•
Këshilltari ligjor i Gardës, Renaldo Koja, në një deklaratë për median ka bërë fajtor dy deputetët për incidentin e ndodhur në seancën parlamentare të paradites së djeshme. Ai bëri të ditur se, Harasani në mënyrë të veçantë ka ofenduar dhe goditur me grushte punonjësit e shërbimit të Gardës, Arjan Nika dhe Ilir Çelmeta. "Për këtë incident është informuar Topalli dhe Nishani. Punonjësit e shërbimit do të bëjnë kallëzim penal për këtë incident. Garda e Republikës zbaton ligjin njësoj për të gjithë", tha juristi i këtij institucioni Koja.
Krijoni Kontakt