
Postuar më parë nga
Albo
Edvin Rama po e ndjen qe i ka ditet e numeruara ne krye te PS. Zgjedhjet e ardhshme jane testi i tij i pare i vertete politik, zgjedhjet parlamentare, ku shqiptaret do te votojne per here te pare mbi lidershipin e tij politik te PS. Dhe sfida per Ramen ne kete qershor eshte e trefishte: a) sfida politike me koalicionin qeverises se Berishes b) sfida per lidershipin e se majtes me Ilir Meten c) sfida per mbijetese ne politiken shqiptare pas qershorit 2009.
Per te paren, Rama nuk ka ndonje iluzion se PS mund ti fitoje keto zgjedhje. Ai e ka te qarte qe Berisha do te fitoje nje mandat te dyte, dhe kete e beri te qarte duke bashkepunuar me poziten per nje seri ligjesh themelore. Per te dyten, Rama eshte i shqetesuar pasi i druhet rritjes se elektoratit te LSI dhe partive te tjera te dala nga gjiri i PS, qe detyrimisht do te thote nje ulje te ndjeshme te elektoratit te PS nen drejtimin e tij. Nese LSI arrin te thyeje 10% e votes ne vend, do te thote qe nje pjese e mire e elektoratit tradicional socialist preferojne lidershipin e Metes se sa lidershipin e Rames.
Pika e trete eshte edhe shqetesimi i vertete i Rames. Te larguarit nga PS kane 4 vjet qe pergatiten per ta sulmuar lidershipin e tij e ate personalisht diten pas zgjedhjeve kur humbja e socialisteve te jete shpallur. Nuk do te jete me kryetar partie, por fale politikes se tij ne krye te PS ne keto 4 vjet, Rama ka shume pak miq ne kupolen socialiste. Ai shkeli me kembe "solidaritetin komunist" duke larguar e perjashtuar ata qe mbajten gjalle PS ne keto 2 dekada. Shpresa e tij eshte qe do te mund te siguroje te pakten nje karrige deputeti, tani qe po i mbaron edhe mandati i kryebashkiakut. Dhe frika me e madhe e Rames, ajo qe e le pa gjume naten, eshte se cfare e pret atehere kur nuk eshte me "i plotfuqishem" apo "Zoti 10%". Si do te reagojne klientela e tij e plotfuqishme interesat e te cileve do te demtohen ndjeshem nga ringritja ne krye te PS dhe ne krye te Tiranes te emrave te rinj.
Rama shpreson se humbja e zgjedhjeve ne 2009 do te jete e pranueshme: Berisha dhe koalicioni i tij nuk do te zgjerojne fitoren e 2005, dhe LSI nuk do te rrisi ndjeshem elektoratin e vete ne kurriz te PS.
Albo
Krijoni Kontakt