Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    FATOS NANO me llogari bankare nė Amerike!..

    Te zbardhet llogaria sekrete bankare e Nanos ne Amerike

    21 nentor 2002

    Drejtuar z.Alfred Moisiu

    President i Republikes se Shqiperise

    Tirane, Shqiperi

    Shkelqesise suaj,

    Kur pata nderin t'ju takoja gjate vizites suaj te fundit ne New York, ne vazhdim te komunikimit me ju dhe keshilltaret tuaj, une sugjerova te themelohej nje komision presidencial per te hetuar korrupsionin qe ka perfshire nivele te larta te politikes shqiptare.

    Qe nga koha e takimit tone, une kam filluar te hetoj mbi korrupsionin ne Shqiperi. Ne nje moment te caktuar, me erdhi nje informacion ku thuhej se Fatos Nano ka ose ka pasur nje llogari prane Credit Suisse First Boston (CSFB) ose nje prej degeve te saj. Une nuk e di nese ky informacion eshte i sakte, por me eshte ofruar nga nje burim teper i besueshem. Duke dashur te respektoj "USA Patriot Act", une kam detyrimin si qytetar amerikan qe te ve ne dijeni te kesaj ceshtjeje zyrtaret e vendit perkates. Keshtu, ne lidhje me korrespondencen time te dates 18 tetor me CSFB, kam vene ne dijeni z.Gary Lynch, Keshillin e Pergjithshem te CSFB, si dhe zyrtaret e larte te divizionit te ekzekutivit ne Departamentin Amerikan te Shtetit per Thesarin, Sigurine dhe Komisionin e Kembimit.

    Ju duhet te jeni ne dijeni se nese nje llogari e tille ekziston dhe ka asete te konsiderueshme nuk do te jete e mundur qe Fatos Nano te justifikoje akumulimin e aseteve te tilla me asnje mjet ligjor. Keshtu, nese konfirmohet se Fatos Nano ka nje llogari tek CSFB-ja, do t'ju lutesha qe te beni nje kerkese formale per Shtetet e Bashkuara ose qeverite e tjera qe mund te kene lidhje, per te ngrire keto fonde dhe te filloje nje hetim qe te gjendet burimi i tyre. Une besoj se ju, si president, keni nje pergjegjesi te madhe ne zbulimin e ketij informacioni per popullin shqiptar. Une kam kontaktuar CSFB ne lidhje me letren time te 18 tetorit, megjithate per shkak te detyrimit qe kane ata per te ruajtur sekretin e klientit, eshte e kuptueshme qe ata nuk mund t'u japin te tilla informacione, per klientet e tyre, paleve te paautorizuara. Megjithate, ajo qe me duket shqetesuese eshte se nje perfaqesues i CSFB-se me tha se "ata nuk mund te konfirmojne, por as te mohojne" ekzistencen e ndonje llogarie ne perfitim te Fatos Nanos. Eshte e qarte qe nese Nano nuk ka llogari, gjerat do te ishin me te thjeshta nese CSFB-ja do ta pohonte kete. Megjithate fakti qe CSFB, nese do te kete presionin e duhur nuk do ta mohoje ekzistencen e llogarise se Nanos, ngre dyshime serioze mbi kete ceshtje.

    Ne baze te Aktit Patriotik Amerikan CSFB-ja eshte e detyruar ta zbuloje kete informacion per Departamentin Amerikan te Thesarit. S rrjedhim, une me shume respekt kerkoj qe zyra juaj te kontaktoje ambasadorin Jeffrey me qellim qe te behet nje kerkese formale per Thesarin Amerikan, per statusin e ketij hetimi. Nese vertetohet se Fatos Nano ka nje llogari prane CSFB-se, duhet te jete detyra e presidentit t'i beje thirrje qeverise shqiptare qe te filloje hetimet mbi burimin e ketij fondi.

    Dua t'u ve ne dijeni, se une vec te tjerash po perpiqem te zbuloj nese Fatos Nano, apo dhe zyrtare te tjere shqiptare kane llogari neper institucionet financiare. Nese zoti Nano pretendon se nuk ka asnje llogari te tille, do te jete ne interes te tij, te qeverise shqiptare dhe te popullit shqiptar qe ai ta beje kete nepermjet nje deklarate te shkruar . Pervec kesaj, une sugjeroj qe qeveria shqiptare te marre nje autorizim me shkrim nga zoti Nano qe t'i jape autoritetin nje komisioni presidencial per te kerkuar informacione nga institucionet financiare jashte Shqiperise me qellim qe te zbuloje nese ai ose anetare te familjes, direkt apo indirekt kane llogari ne to. Nese do te me kerkohej, une do ta mireprisja ftesen per te asistuar ne nje komision te tille deri ne perfundim te misionit te tij. Nese z.Nano nuk ka llogari te tilla ai duhet ta mbeshtese me entuziasem kete perpjekje sepse kjo do t'i jape atij mundesine te hedhe poshte njehere e pergjithmone akuzat e shumta qe jane bere per perfshirjen e tij ne praktika korrupsioni dhe aktivitete ilegale.Per mendimin tim, cdo perpjekje e zyrtareve shqiptare apo amerikane, ose e perfaqesuesve te institucioneve financiare per te manipuluar, injoruar ose mbuluar ndonje evidence te ekzistences, nese ka, te llogarive te z.Fatos Nano duhet cilesuar si nje perpjekje qe pengon drejtesine dhe duhet gjykuar nga kjo.

    Faleminderit per vemendjen qe tregoni ndaj kesaj ceshtje.

    Me respekt

    Gary Q.Kokalari

    (Letra i eshte derguar per dijeni edhe Senatorit Joseph R.Biden,

    Nensekretarit Sekretarit Jimmy Gurule, Ambasadori James F.Jeffrey, Senatorit Richard G.Lugar)

    Kerkese per te hetuar mbi llogarine e Nanos
    Leter drejtuar Gary Lynch:

    18 tetor 2002

    Mr.Gary G.Lynch

    Global General Counsel

    Credit Suisse First Boston

    Eleven Madison Avenue

    New York, NY10010

    I dashur z.Lynch:

    Kam marre informacione qe Fatos Nano, kryeministri aktual shqiptar, ne menyre direkte ose indirekte ka nje llogari rrjedhese ne institutin tuaj dhe ndoshta edhe ne institute te tjera. Po ju shkruaj per t'u kerkuar ndihme me anen e ndonje deklarate te vlefshme qe verteton nese ky informacion eshte i sakte, ne varesi te mases se aseteve. Ky veprim mund t'ju kerkohet nga institucionet perkatese amerikane apo te huaja.

    Pothuaj gjate gjithe jetes se tij, Fatos Nano ka qene figure politike ne Shqiperi. Si i tille ai nuk ka pasur mjete legale per te akumuluar asete te tilla financiare, dhe nese Nano zoteron asete domethenese financiare ai i ka siguruar ato nepermjet praktikave te korruptuara, dhe aktiviteteve ilegale.

    Ju duhet te jeni ne dijeni per disa nga akuzat kunder z.Nano:

    1.Ne nje raport te marsit 2002 nga Radio Free Europe (kopje e bashkangjitur) tregon se z.Dritan Prifti, nje anetar i parlamentit shqiptar dhe ish ministe i energjise akuzoi Fatos Nanos se ishte perpjekur te pastronte rreth 1 miliard dollare. Z.Prifti ka thene me tej se bashkepunetoret e tij jane anetare te krimit te organizuar.

    2.Ne gusht 2002, ne nje artikull per z.Nano(Kopje e bashkangjitur) ne gazeten e mirenjohur italiane "L'Expresso" titulluar "Padrino i Shqiperise", Nano akuzohet se ka lidhje me grupe nderkombetare te krimit te organizuar te perfshira ne kontrabande cigaresh ne nje qark kriminelesh me baze ne Napoli.

    3.Nje zyrtar i Departamentit Amerikan te Shtetit me informoi se gjate cerekut te pare te vitit 2000, z.Nano, bashke me gruan e tij dhe dy badyguarde private, udhetuan per ne Washington, DC nga Parisi nepermjet nje Concorde me nje cmim perafersisht 35000 dollare. Mr.Nano e ka bere kete udhetim me cilesine e kryetarit te Partise Socialiste dhe me sa di une as partia e tij dhe as qeveria shqiptare nuk ka firmosur per keto shpenzime.

    Gjate ketij udhetimi, z.Nano shkoi ne Atlantic City, NY ku humbi rreth 35000 dollare ne nje kazino, sipas nje zyrtari te departamentit amerikan te shtetit, i cili eshte ne dijeni te itinerarit te Nanos. Duke patur parasysh Statusin ekonomik te Shqiperise si vendi me i varfer i Evropes dhe pagesen domethenese te politikaneve shqiptare, nese informacioni mbi viziten e z.Nano eshte i sakte dhe fondet e perdorura per keto ekspedita jane siguruar ne menyre ilegale.

    Sic mund ta dini, Akti Patriotik Amerikan kerkon qe institucionet financiare te raportojne se cila marredhenie financiare duhet te kene lidhje me terorizmin apo krimet e tjera. Ata qe e thyejne kete marreveshje duhet te vleresojne aktivitetet e klienteve te tyre dhe lidhjet me rreziqet e pastrimit te parave, dhe Thesari Amerikan u kerkon ketyre firmave te raportojne mbi transaksionet e tyre qe mund te kene lidhje me dhunimin jo vetem te ligjeve federale por edhe atyre te jashtme. Ju duhet gjithashtu te jeni ne dijeni se eshte nje dhunim per ligjin shqiptar qe nje qytetar shqiptar te transferoje me shume se 10 000 dollare jashte Shqiperise.

    Ne driten e akuzave kunder z.Nano dhe ne perputhje me Aktin Patriotik Amerikan, po kerkoj ndihmen tuaj ne vertetimin e faktit nese Nano ose anetaret e familjes se tij te kene ose kane pasur ndonje llogari rrjedhese ne institucionin tuaj, ndoshta ne zyren amerikane apo edhe ne zyrat tuaja ne Evrope ose ne grupin tuaj te bankave private. A mund te konfirmoni nese z.Nano ka ose ka pasur asete tek Credit Suisse First Boston ose ne cdo partner te tij? Ju kerkoj gjithashtu ti ngrini keto fonde dhe t'ua kaloni kete ceshtje agjencive perkatese qe do te merren me hetime te metejshme. Do te kontaktoj me zyren tuaj per te percaktuar drejtimin e duhur per kete ceshtje.

    Ju faleminderit

    Sinqerisht,

    Gary Q.Kokalari

    Kopjo e kesaj letre i eshte derguar edhe Jimmy Gurule, Nensekretarit te Ekzekutivit ne Departamentin Amerikan te Thesarit.

  2. #2
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    E vlersoj shume punen e antarit te lobit shqiptar ne USA, Gary Kokolari, qe ne keto dite te veshtira ekonomike qe po i kaloni populli i Shqiperise, ne nje forme eshte duke ndihmuar ne zbardhjen e fakteve te korupcionit dhe krimit te organizuar ne te cilen jane zhytur kreret me te larte te Shqiperise duke e lene popullin ne mjerim total.

    Populli thote: Gjaku nuk eshte uje.
    z. Kokolari eshte deshmi per kete thenje, qe ka nje gjak te paster shqiptar, veprat e tij na tregojne per kete.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Idmon
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    detroit
    Postime
    81
    NUK MECUDIT FAKTI QE NANO KA LLOGARI BANKARE NE AMERIKE PASI DIHET QE AI PER VJEDHJE U FUT NE BURK DHE DOMOSDO ATO PARA TE VJEDHURA I PASKA NE BANGAT KETU NE AMERIKE .POR MUA ME SHQETESON SI POPULLI SHQIPETAR LEJON QE TA DREJTOJE NJE NJERI HAJDUT NJE NJERI IMORAL NJE NJERI PIANEC MEGJITHEATE POPULLI SHQIPETAR SHUME GJERA I KUPTON ME VONESE KETU NUK PERJASHTOJ NDOSHTA DHE VETEN TIME . UROJ POPULLIN SHQIPETAR QE NE TE ARDHMEN NE KRYE TE EGZEKUTIVIT TE ZGJEDH NJERZ TE NDERSHEM TE ZOTE ME SHPIRT DHE GJAK SHQIPETARI QE TE MENDOJE DHE TE PUNOJE PER ATEPOPULL TE SHUM VUAJTUR , KURSE HAJDUTET TE TIPIT NANO APO NANOVIC TE DRGOHEN PARA DREJTESIS MADJE TE BEHET DHE SEKUESTRIMI I GJITHE PASURIS SE TYRE TE LEVISSHME DHE PA LEVISSHME DHE JO VETEM TE NANOS POR TE GJITH NANOVE SHQIPETARE PERFSHI DHE DOSHNOREN ETIJ.
    nuk ka rendesi

  4. #4
    My-SeLf Maska e Erban
    Anėtarėsuar
    22-09-2002
    Vendndodhja
    Iher Per Iher ITA
    Postime
    68
    Me te vertet ai nuk ka vetem me uSa por ne zvicer greqi po e po edhe ne shum vendet te tjera te Europes.
    Absurditet.....JeTa

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    aty.....ketu....
    Postime
    18
    Si ka mundesi qe gjith ato akuza dhe fakte te bera nga ish ministri i energjitikes Z. Tritan Prifti edhe sot e kasaj dite nuk dihet se ku jane dhe cfare u be me to ?
    Pse u shuan si flake kashte?

    CUDI !!!!

Tema tė Ngjashme

  1. Vajza e Berishės: Pasuria nga UNMIK, 800 mijė USD
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 272
    Postimi i Fundit: 20-05-2010, 04:11
  2. Al-Kaeda, zbulohen shtatė llogari bankare nė Shqipėri
    Nga diikush nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 14:58
  3. Llogari bankare tė veēanta apo tė pėrbashkėt?
    Nga AgainstAllOdds nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 03:45
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Greqi, 90 % e shqiptareve me llogari bankare
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-09-2003, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •