Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1

    Sa jetegjatesi i jepni qeverise Nano?

    Ne fakt ne forum ka shume kontribute qe mund te flasin edhe per kete teme,po ketu ndoshta do te jete me dukshem.Sic e tha dhe Brari (qe i mat shkrimet me centimetra) nuk eshte kollaj te lexosh gjithe ata aspekte te gjate,shumica mbi 25-30 centim (gjithmone sipas Brarit,mos kujtoni se po bej paralelizem per ti quajtur ato *arlleqe).
    Te lutem Brari nese te citoj shume dhe nuk te pelqen,te me falesh.ndoshta kam mall per nje mikun tim me nick SHQIPTAR ketu ne forum U be kohe qe se kam pare per disa arsye,se pari Albo me mbylli ne Alcatras per agjitacion e propagande,prandaj Operatore te forumit krahas nickut me vendosni percaktimin i burgosur politik ju lutem (Albo shaka eshte),arsye tjeter..s'kisha internet ne shtepi.,pune plot etj.

    Nejse se dola nga tema:
    Une mendoj se sipas pazareve te ndara tashme,Nano do qeverise(dmth do te vjedhe) i qete deri ne fund te mandatit qe ka fituar PS kete rradhe sepse te vetet i ka gjithmone e me teper nen hyqem,dhe me e rendesishmja Daktorri ka rene squk si i thone fjales.Ku mbeten thirrjet Kriminelet,kusaret,mashtruesit etj?Si mund ta shpjegoni kete ju lutem,se kjo nuk ka stol ku te rrije!Vetem mos thoni se kjo behet per hir te Atdheut se nuk e besoni as vete.Sa me koncize djema.

    Shnet e t'mira
    Zani,
    cun nga tirana,mergimtar zemerthyer,dhe bir i nje populli qe sot ose neser,per gjithe padrejtesite do te marri hak!

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ne Shqiperi eshte e veshtire te japesh nje pronostik per jetegjatesine e ne qeverie e aq me teper kur nuk dime ēfare lloj pazaresh kane bere Nano e Berisha. Megjithate po shihet hapur qe Nano po shpartallon pak nga pak klanin Meta ne menyre qe te mos kete me kundershtare brenda partise se tij. Me pas do te kete problem kongresin e PS-se qe te rizgjidhet dhe me bazen puna ndryshon pak e nqs arrin te kaloje dhe kete pike me suskes atehere ēdo gje do ti kaloje pothuajse punes ne administrimin e shtetit.
    Qe eshte puntor dhe teper inteligjent kete e dime te gjithe e nuk po mesojme gje te re, qe ka deshtuar ne administrimin e shtetit disa here e per arsye te ndryshme, po ashtu e dime. Kesaj rradhe Nano eshte kthyer me i forte se kurre e po fuqizohet dita dites, keshtu qe dhe qeveria e tij per momentin ka gjasa qe te jete me kjetegjate se me pare. Sa do te jete gjatesia e saj ? kete sma do mendja se mund ta dije njeri, pasi do te varet se si do te manaxhoje ministrat e tij sidomos ata te dikastereve me strategjike ( disa emra prej tyre jane provuar disa here neper keto poste dhe kane deshtuar plotesosht, e kjo e veshtireson punen e Nanos). E dyta dhe per mendimin tim eshte me e rendesishmja ENERGJIA, pothuajse te gjitha qeverite qe nga 90 e kane neglixhuar dhe kjo ka treguar injorancen me te madhe te qeveritareve tane duke nisur nga Berisha, Nano, Majko e Meta.
    Pa energji asnje lloj ekonomie nuk mund te funksionoje keshtu qe nga ky sektor jetik duhet nisur puna perndryshe qeverija mund te bjere shume shpejt.
    Nano per mendimin tim e filloi shume keq e para duke lene ne postin e ministrit te energjise nje njeri si Viktor Doda i cili as qe ka haberin mbi gjendjen e Keshit qe ai ka nene tytele, e dyta duke hequr njeriun me te afte per energjine qe kishte qeveria shqiptare qe prej vitesh ( zv ministrin Pajtim Bello ) dhe e treta duke vene ne krye te KESH-it nje kalama 31 vjeēar qe nuk ka dhene asnje lloj prove ne manaxhimin e ndonje ndermarje te meparshme qe vjen nga bota e finances dhe qe nuk njef aspak sistemin elektroenergjitik shqiptar dhe problemet e tij, nuk njef boten e inxhinjereve dhe eshte duke hequr nga puna dhe ata pak specialiste te afte qe kishin ngelur....me pak fjale eshte duke e ēuar Kesh-in drejt katastrofes e se bashku me te ka shume mundesi dhe qeverine Nano nqs nuk reagon sa me shpejt.
    Sa per temen e vjedhjeve te Nanos ,Berishes metes apo ku di une nuk e hapa fare se te gjitha qeverite e qeveritaret qe kemi patur kane qene pothuajse njesoj , kane vjedhur sa kan mundur.
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Mendoj qe do te zgjase deri sa te plase skandali i Bankes se kursimeve.Kjo banke nuk do te arrije ti riktheje parate njerezve pasi 90% te kapitalit e ka investuar ne aksione te AOL.Keto aksione jane blere mesatarisht me 58$ nga ajo.Sot AOL kuotohet me 13$ dhe konsiderohet e mbivleresuar

    Me pak fjale do te perseritet histotia"Duam parate tona"Skenari do te jete po ai vetem qe personazhet do te nderrojne.Nuk do te therrasin me "O Sali o zagar"por "O Nano o zagar"
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet nė Bllog
    22
    Nano i shkrete merakoset per fatin e kokes se tij, ti merakosesh per qeverine e Nanos. Nuk e shikon qe cfare kerkon opozita Nano po e firmos e aprovon? Nuk e ben se i dhimbset Shqiperia apo shqiptaret por se i dhimbset koka e vet. Kane ardhur kohe te tilla te keqija qe nuk kane se si ta dredhin bishtin pasi e kane te cekanin mbi koke.

    Lexo ca ka per te thene e bere Berlusconi kur te shkoje ne Shqiperi se shpejti dhe atje do ti mesosh te gjitha pergjigjet e pyetjeve qe mund te kesh.

    Fatet e Shqiperise e gjithe rajonit kalojne permes Romes e jo Athines.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Fati i Shqiperise nuk eshte ne duart e Romes ashtu si thuhet me siper pasi nuk jane italianet ata qe mund ta bejne Shqiperine por shqiptaret. Berlusconi dhe qeveria italiane mund te kontribojne ne permiresimin apo keqesimin e gjendjes ne Shqiperi po ne asnje menyre sdo te ndryshojne gjithēka ne Shqiperi qe ta bejne te funksionoje. Po te ishin aq te zotet kishin rregulluar me kohe Italine e jugut e jo ta linin me keq se vendet afrikane! Nqs nje shtet prishej apo rregullohej kaq kollaj do te dihej formula, po nje shtet nuk ndryshon me shkopin magjik po me pune , reforma fiskale per te nxitur biznesin privat, thjeshtesimin e proēedurave dhe te taksave per biznesin e vogel ne menyre qe sipermaresit te krijojne sa me shume vende pune ne zanatet e tyre e jo te kalojne kohen duke bredhur zyrave te administrates me dokumenta neper duar.
    Mjaft kthyem syte nga bota se nje shtet nuk behet duke lypur por duke punuar.
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Vendndodhja
    atje
    Postime
    9

    Qajini hallin ju Nanos

    Ore ju ja futni kot. Nano e ka ne terezi o vlla. Ka rene ne rehati tani. Paqe me opoziten beri, nje grua shume te mire mori, ne pushtet eshte. Ēja futni kot edhe ju. Per mendimin tim ai edhe mandatin tjeter do arrije ta marri.
    Ciao Everesti 18 4

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet nė Bllog
    22
    Vinny_T une nuk thashe qe Shqiperine do ta beje Berlusconi, une thashe qe qeveria italiane ka ne monitorim teper te ngushte te gjithe jeten politike, shoqerore dhe ekonomike te Shqiperise. Kjo per shume arsye por ajo me kryesorja eshte shkaterrimi i te gjithave fijeve lidhese te politikes me krimin e organizuar ! Italia vuan pasoja direkte nga krimi i organizuar vendas apo ai shqiptar qe eshte bere po aq shqetesues.

    Eshte ky monitorim qe ka bere qe Nano te behet me katolik se Papa ne Shqiperi!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Perkundrazi Berluskoni do ti thote Nanos ne vesh; ēa bo o plak leshoje pak telin per "mafien", se shaka bome, mos e merr seriozisht mre lal. O Albo Mafia eshte RROTA e QERRES (botes) ajo e ve ne levizje. Lufta kundra saj s'eshte veē PROPAGANDE MORALISTE.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2002
    Postime
    126
    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lulja_e_dimrit : 07-11-2002 mė 05:41

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    28
    Po vazhdoi keshtu ...besoj se do jete JETEGJATE.
    Meni

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Alfred Uēi tregon
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  4. Berisha bėn publike ndryshimet nė kabinetin e tij qeverisės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •