Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Tek po shikoja skenat e dokumentarit Faith and Doubt at Ground Zero, e cila dje u shfaq ne Kendin Amerikan ne Tetove, m'u rikthyen ne kujtese ato imazhet shqetesuese te cilat me kishin percjellur per nje kohe te gjate pas 11 Shtatorit, 2001.

    Njerez te pergjakur qe po dilnin nga germadhat, ca te tjere duke ikur, te tjere qe s'ishin ne gjendje te iknin, zjarrfikesit qe rrezikonin jetet e tyre per te shpetuar te tjeret, njerez qe po kercenin nga Kullat Binjake. Me bie tani ndermend pyetja e nje fotografi qe thoshte ne kete dokumentar: Pse po kercenin? A e dinin qe s'do mbijetonin? Apo e pane nga lart nje kopesht te bukur me rruge te gjera e me bukuri parajse? Apo e pane Zotin qe ju tha se i priste krahehapur? Une s'do e beja nje gje te tille kurre - thoshte fotografi.

    Nje zjarrfikes e kishte humbur te birin ne WTC. Fill me pas kishte ikur ne kishen me te afert dhe qortohej me Zotin. "Me merr mua e me kthe te birin. Ai eshte i ri. Kjo s'eshte e drejte."

    ...jane ca skena qe te rrenqethin trupin kur i sheh, dhe do doje qe e gjithe kjo te ishte nje enderr, nje realizim i Hollywoodit. Do doje qe te ishte e fundit fare. Ate deshiroja me 11 Shtator 2001. Ate deshiroj edhe sot e kesaj dite.

    7 vite me pas, jo vetem qe Bota nuk eshte me e sigurte, por eshte akoma me e rrezikshme. Skenat shqetesuese te 11 Shtatorit qe me rikthyen trishtimin dje vazhdojne te me shfaqen cdo dite ne TV. Irak, Afganistan, Gjeorgji... Dhe cdo dite e me teper po familjarizohemi, po na behet si nje e keqe e domosdoshme.

    National Geographic Channel dje jepte nje emision per sulmet e 11 Shtatorit ku thuhej se qe nga viti 1991 eshte planifikuar ky sulm (dhe ca te tjere), biles ne vitin 1994 eshte vertetuar nje gje e tille, kur dy terroriste arabe arestohen diku ne Azi dhe ju konfiskohet nje kompjutor Lap Top ne te cilin kishin qene dhe detajet e sulmit, pra perdorimi i aeroplaneve si predha per te goditur objekte simbole te Amerikes, ne token Amerikane. Kishin zgjedhur edhe Qendren Tregtare Boterore si Simbol i Dominimit Global te Amerikes - thoshte NGC dje. Dhe CIA e dinte nje gje te ketille, por nuk ndermorri asgje per te evituar te keqen.

    Nderkohe dicka tjeter s'me le rehat. Terrori, terrorizmi dhe terroristet. Kane ndryshuar gje definicionet e tyre?!

    Le te shohim:

    TERRORIZËM m. sh.

    1. Zbatimi i dhunës së egër e të pamëshirshme nga një regjim shtypës a nga një organizatë reaksionare e kundërrevolucionare ndaj popullit e ndaj kundërshtarëve të vet politikë, që arrin deri në asgjësimin fizik të tyre; masa terrori; politikë terrori. Terrorizim i hapur.
    Fjalor Shqip Online


    ter·ror·ism
    –noun

    1. the use of violence and threats to intimidate or coerce, esp. for political purposes.
    2. the state of fear and submission produced by terrorism or terrorization.
    3. a terroristic method of governing or of resisting a government.
    Dictionary.com

    Kater avione u rrembyen, dhe u drejtuan ne Qendren Tregtare Boterore te njohur si Kullat Binjake, ne Shtabin Qendror te Ministrise se Mbrojtjes se SHBA te njohur si Pentagon, dhe nje tjeter avion qe u rrezua para se te "arrinte cakun" ne Washington DC, mbase Shtepine e Bardhe, apo Kapitolin. U sulmua EKONOMIA Amerikane dhe MBROTJA AMERIKANE, nderkohe qe (sipas gjitha gjasave) do sulmohej dhe ADMINISTRATA UDHEHEQESE AMERIKANE. U vrane vetem 2,999 (duke mos perfshire 19 sulmuesit) dhe u lenduan mbi 6,291.

    Kater avione mund te perplaseshin ne kater pallate rezidenciale ne New York, Chicago, Boston, Houston, San Francisco, Los Angeles, etj, dhe do vrisnin (mbase) 30,000 njerez te pafajshem.
    A nuk munden?
    Sa terroriste ishin keta qe zgjodhen caqe administrative, jo thjeshte civile (sic do ishin banesat rezidenciale)?
    Pse zgjodhen shtyllat e ekonomise Amerikane dhe ato te Mbrojtjes?

    Duke dashur qe kurre me mos perseriten gjera te tilla, duke dashur qe kurre mos kete vuajtje civilesh, humbje jetesh, terror, duke deshiruar thellesisht qe pasardhesit tane te jetojne ne nje bote me te rehatshme, me te qete, pa terror (te cfaredo lloji), pa luftera, le te gjejme thelbin e problemit per te evituar cfaredo tmerri qe mund te na shkaterroje te ardhmen.

    Ndjej keqardhje per te gjitha viktimat civile kudo qe bien ne Bote, dhe ndaj ngushellimet me te thella me te gjithe te afermit e tyre.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  2. #32
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Nuk harrohet dhimbja dhe humbja tragjike e gjithe atyre jeterave te pafajshme, nuk falet kurre krimi, por duhet te tejkalohet mentaliteti i mendjengushtesise i pas 11 Shtatorit ne Amerike dhe kudo.

    11 Shtatori 2001, ishte sulm mbi civilizimin njerezore, la pasoja te perjetshme tek ata qe humben me te dashurit ate dite tmerri...rane viktima te nje vdekje te tmerrshme pjestare te kombeve te gjithe botes..ne mesin e tyre edhe disa shqiptare.
    Demi dhe djega te paharrueshme perjete por,pasojat mos qofshin te perjetshme per njerezimin.

    Do shkruaj dy fjale per nje segment te pashkruar per nje pafajsi te shkelur dhe dhunuar me po te njejten menyre......u ndal ora e arsyes me 11 Shtator 2001 nga nje grup terrorist gjakprishur...dhe vazhdoi te humbe arsyen njerezimi, humbi besimi ne individin , njeriun ...filloi te hapet rruga per hegjemonine e paarsyeshem...Amerika merrte fytyren e tyre, thuajse kishin fituar keta "te derguarit e dreqit"
    Me mijera te vrare ate dite, me miljona te lenduar ne shpirt ate dite lan pasoja thuajse te perjetshme.
    Vrasesit ate dite erresuan mendjen e administrates Amerikane-...qe me shpikje dhe fabrikime shfrytesuan kete rast te pa pame tragjik per nje kryqezate, per nje lufte poashtu fanatike te pakuptimte, qe do derdhte gjakun me dhjetfishin apo njeqindfishin e kufomave te hakmarrjes...per te barazuar vehten me ata vrasesit barbare nuk do te riparohej zemra e thyer as shpirti i djegur.
    Kjo ndodhi: me sulmin ne Irak, me vrasjen e qindra mijera civileve te pafajshem..ndodhi me nencmimin...arrestimin dhe lincimin e mijera muslimaneve ne Amerike...me dhunimin dhe perdhunimin e tyre te paarsye...ndodhi pergjithsimi...ndodhi sketerra ku me kriminele u barazua nje fe e tere- komplet uniforme.
    Humbi te shenjten Amerika ate dite bashke me viktimat plotesisht te pafajshme : humbi te gjykuarit drejt dhe pa paragjykime,si kombi me i perparuem dhe civilizuar ne bote...gjykimi me mendje individuale u barazua me pergjithesimin e turpshem.

    Koha edhe kur nuk sheron plaget e pasherueshme te 11 Shtatorit 2001, koha i cel syte dhe mendjen arsyes...amerikanet nuk duhet te behen si ata vrasesit barbare dhe te pamend qe nuk zgjedhin moshe, gjini dhe komb nder viktimat e veta..Amerika dhe amerikanet dijne me mire se aq...dijne te hakmerren ku duhet dhe si duhet dhe jo te vrasin me dhjetra mijera gra dhe femije te pafajshem per tu hakmarre kunder plangprishesve qe s'njohin moshe dhe gjini dhe dashuri familjare.
    Me barazimin me ata Amerika dhe amerikanet behen cak i nje sulmi te perjetshem nga nje ushtri e re qe tash me me "arsye" kerkon hakmarrje kunder amerikaneve .
    Amerika dhe amerikanet jane shpresa e shpetimit dhe shpresa e ardhmerise per njerezimin anekend botes prandaj duhet te sillen si te tille....dhe une besoj se te tille shpetimtare jane.

    Kujtimi i dhembjes se 11 Shtatorit 2001 me preku edhe sot, ate dite dhe sot ndaje dhembjen me ata qe humben me te dashurit e tyre...

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 12-09-2008 më 12:43
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #33
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin

    kush jane ata te cilet mbiellin urrejtje.....??
    kush jane ata te cilet okupojne teritore te huaja..??
    Kush jane ata te cilet bombardojne dhe vrasin civile te pafajshem??
    Kush jan ata te cilet abuzojne sexsualisht me femij te mitur!
    kush jane ata te cilet ushtrojne turturat me cnjerzore ndaj njerzve te pafajshem..??
    kush jane ata te cilet vetem per nafte pranojne te i fusin zjarrin botes..?
    Kush eshte ai popull qe nuk deshiron te jetoje i lire ne trojet e veta..??

    http://uk.youtube.com/watch?v=ThyCwhjRXhg

    O shoku le te pranojme qe SHBA-ja ka bere ato veprime (te denueshme moralisht dhe ligjerisht)qe dihen dhe le te supozojme qe keto veprime ti shumezojme me 10.

    Le te analizojme 20 vitet e fundit:
    A e ke shtruar pyetjen qe nese SHBA-ja nuk do te ekzistonte apo nese SHBA-ja nuk do te nderhynte ne politiken e jashtme, sot bota do te ishte ne kaos?

    Sa u vrane ne Bosnje? 200000! Dhe sa te tjere do te vriteshin nqs nuk do te ishte marreveshja e Dejtonit (qe ne fund te fundit erdhi si pasoje e presionit amerikan)!

    Sa u vrane ne Kosove? 10000! Dhe sa te tjere do te vriteshin nqs SHBA nuk do te nderhynte?!?! (Dihet se cili qe qendrimi i anetareve te tjere te NATO-s per nderhyrjen ne Kosov)

    Po ne Uganda, Somali, etj.

    Kerko ne internet dhe shiko se sa e sa miliarda $ ushqime, ndihma etj dergon USA ne vendet afrikane dhe me gjere? Kerko se cila eshte shuma qe derdh USA ne arkat e OKB?

    Me thuaj sikur te ishe para 50 vitesh çfare do te mendoje per luften ne Kore?
    Po sot çfare mendon? A e di se Koreja ka GDP rreth 26-30000 $? Po sikur USA te mos kishte nderhyre sa do te ishte GDP?!?

    Ndonjehere mendoj se njerez qe mendojne keshtu jane ose sllave ose kane bere ndonje shkolle ne Siri, Iran, Pakistan!!!
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Ngushellime familjeve te viktimave te pafajshme.

    Kush eshte Amerika dhe masakrat qe ka bere gjate historise i dime shum mire. Mjafton te permendesh dy bombat atomike qe hodhen ne Japoni.
    Por kjo nuk do te thote qe duhet te justifikojme kasapet e 11 shtatorit. Nqs nje hebre do te vriste 3 mije gjerman, nuk besoj se do te thonim: hajt mor se gjermanet vrane 6 milion hebre dhe e meritojne.

    Nje gje me ben pershtypje: nuk po lexoj komente te myslimaneve qe kujtojne viktimat e kesaj masakre. Kjo gje i jep te drejte atyre qe thone (un nuk jam dakord) se te gjithe myslimanet e perkrahin terrorizmin.

  5. #35
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Ngushellime familjeve te viktimave te pafajshme.

    Kush eshte Amerika dhe masakrat qe ka bere gjate historise i dime shum mire. Mjafton te permendesh dy bombat atomike qe hodhen ne Japoni.
    Por kjo nuk do te thote qe duhet te justifikojme kasapet e 11 shtatorit. Nqs nje hebre do te vriste 3 mije gjerman, nuk besoj se do te thonim: hajt mor se gjermanet vrane 6 milion hebre dhe e meritojne.

    Nje gje me ben pershtypje: nuk po lexoj komente te myslimaneve qe kujtojne viktimat e kesaj masakre. Kjo gje i jep te drejte atyre qe thone (un nuk jam dakord) se te gjithe myslimanet e perkrahin terrorizmin.
    pershendetje Patrioto!
    edhe une i perkas besimit mysliman,por te them te drejten ,per mendimin tim terroriste dhe prodhues te terrorizmit jane keta te cilet bejne keto masakra !
    ja shikoj dhe nje here!
    http://www.youtube.com/watch?v=1q88U7nDens
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 14-09-2008 më 06:16

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    pershendetje Patrioto!
    edhe une i perkas besimit mysliman,por te them te drejten ,per mendimin tim terroriste dhe prodhues te terrorizmit jane keta te cilet bejne keto masakra !
    ja shikoj dhe nje here!
    [AME]http://uk.youtube.com/watch?v=ThyCwhjRXhg[/url
    Tjeta jote Behar
    Nuk e pashe ket video se nuk e ke vu mire linkun, por perseri po ben te njejtin gabim. Po mundohesh te justifikosh terrorizmin me masakrat qe kane ba amerikanet.
    Si i thone asaj fjales: po lan mùtin me shùrre.....

  7. #37
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Tjeta jote Behar
    Nuk e pashe ket video se nuk e ke vu mire linkun, por perseri po ben te njejtin gabim. Po mundohesh te justifikosh terrorizmin me masakrat qe kane ba amerikanet.
    Si i thone asaj fjales: po lan mùtin me shùrre.....
    pershendetje perseri PURO SHKODRAN!!
    se pari nje puro shkodran duhet ta dije mire se mysliman dhe katolik ne shkoder jane ne unitet te plote dhe nuk e shikojne njeri tjetrin me sy te keq!!!
    se dyti as une dhe as ti, nuk kemi perse te lajme M....tin me sh...rr sic thua ti,meqense nuk jemi ne te dy ata te cilet kemi bere keto krime!!
    ata te cilet kane bere dhe sajojne keto krime jane keta ketu;

    prandaj duhet te jemi realist,me vjen keq per ata 3000veta qe vdiqen ne kullat binjake,por me vjen akoma dhe me keq per miliona njerez femij e te moshuar qe vriten padrejtesish dhe barbarisht nga keta qe pretendojne se po mundohen te sjellin "demokraci"!!por realiteti eshte krejt ndryshe ,okupo,dhe vraj njerz te pafajshem vetem per nafte,gjoja se po luftojme terrorizmin!!!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Behar a kan ndodh kto sene para sulmeve te 11 shtatorit gjema veq ni sen qe ka bo amerika krime tilla para atyre sulmeve ???


    une nuk po du me i justifiku kto krime tcilat kan ndodh mas 11 shtatorit po jom ka du met kallxu qe mos tkish ndodh 11 shtatori as kto krime skishin me ndodh po kjo osht thjesh Hakmarje .
    Ndryshuar për herë të fundit nga extreme : 14-09-2008 më 06:41
    We are all Aliens

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    pershendetje perseri PURO SHKODRAN!!
    se pari nje puro shkodran duhet ta dije mire se mysliman dhe katolik ne shkoder jane ne unitet te plote dhe nuk e shikojne njeri tjetrin me sy te keq!!!
    Behar, e di dhe jam shum krenar por nuk e kuptoj pse ma thua mua ket gje. Un nuk jam katolik.
    [QUOTE]se dyti as une dhe as ti, nuk kemi perse te lajme M....tin me sh...rr sic thua ti,meqense nuk jemi ne te dy ata te cilet kemi bere keto krime!!
    Ket e thashe me humor se e di qe nuk i ke ba ti kto krime. E thashe me kuptimin qe nuk duhet te themi qe eshte mire ti pergjigjesh krimeve me terrorizem
    ata te cilet kane bere dhe sajojne keto krime jane keta ketu;
    http://www.youtube.com/watch?v=1q88U7nDens
    Un e thashe qe ne fillim se amerikanet nuk jane te pafajshem
    me vjen keq per ata 3000veta qe vdiqen ne kullat binjake,por me vjen akoma dhe me keq per miliona njerez femij e te moshuar qe vriten padrejtesish dhe barbarisht nga keta qe pretendojne se po mundohen te sjellin "demokraci"!!
    Kjo eshte ajo qe duhet te thone myslimanet ne ket forum. Por nuk po i shof....

  10. #40
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Behar a kan ndodh kto sene para sulmeve te 11 shtatorit gjema veq ni sen qe ka bo amerika krime tilla para atyre sulmeve ???


    une nuk po du me i justifiku kto krime tcilat kan ndodh mas 11 shtatorit po jom ka du met kallxu qe mos tkish ndodh 11 shtatori as kto krime skishin me ndodh po kjo osht thjesh Hakmarje .
    realisht ,ti nuk duhet te besh nje pyetje te tille,pasi ti,por dhe e gjithe bota i di krimet qe Use ka bere!!
    krimi dhe terrorizmi nuk ka filluar ne 2001 sic ti pretendon,por ka filluar me heret!!
    pasi me kerkove prova po te sjelli nje argument ku tregon krimet okupimet dhe vrasjet e civilve te pafajshem,qe Amerika ka bere para vitit 2001!!


    ketu jane krimet e bera nga amerika,ne vitin 1991 kur okupoi Irakun,dhe vrau mijra femij te pa fajshem!!
    besoj qe e kuptove tani!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 14-09-2008 më 07:18

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •