Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    A ka filluar me te vertete Decentralizimi ne Kosove

    UNMIK-u licencon universitetin serb nė veri tė Mitrovicės


    Sipas Gojko Saviqit, deparatmenti i arsimit pranė UNMIK-u i ka dorėzuar sot lejen e punės universitetit serb nė Mitrovicė. ”Me kėtė leje ėshtė pėrcaktuar se universiteti i pėrmbush kushtet e punės sa i pėrket planit dhe programit arsimor, kuadrove dhe standardit studentor", tha Saviq.
    Mjetet pėr punėn e kėtij universiteti do t'i sigurojė qeveria e Serbisė, ndėrkohė qė janė duke u zhvilluar bisedat qė UNMIK-u tė marrė pėrsipėr financimin e rrogave tė tė punėsurve nė kėtė universitet. Po ashtu thuhet se mbetet nė fuqi plani dhe programi i mėparshėm arsimor dhe ai do tė ndryshojė nė pajtim me reformat umniversitare nė Serbi dhe nuk do tė varet nga Ministria e Arsimit tė Kosovės..
    -------------------------
    ---------------------------
    Oj sharkie e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    Po shihet nje pjese e cmimit per "bashkimin e Mitrovices".

    Ne fakt, po paguajme dicka qe nuk kemi "blere". Ende me ligje serbe po veprohet ne pjesen veriore te Mitrovices.

    Entuziazmit te Mitrovicasive, te cilet mbanin shprese se se shpejti do te kthehen ne shtepite e tyre, i erdh fundi!!!
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Serbėt formojnė Kėshillin Rajonal pėr Kosovėn Qendrore


    Tė pakėnaqur me politikėn e partive tė mėdha serbe tė cilat veprojnėnnė Kosovė, partitė e vogėa dhe iniciativat qytetare nė Graēanicė sot krijuan koalicijonin e ri “Kėshilli Rajonal pėr Kosovėn Qėndrore”, detyrė prioritare e sė cilės do tė jetė “mbijetesa e popullit serb nė Kosovė si dhe qė Kosova tė mbetet pjesė e Serbisė”, tha Momēillo Trajkoviq kryetar i cili edhe ėshtė kordinator I kėtij koalicijoni tė ri.”Dėshirojmė qė secila komunė e Serbisė tė marrė pėrsipėr njė nga fshatrat tona kėtu nė Kosovė, dhe se ata tė jenė stabilizator por edhe inicues i zgjedhjevs sė problemeve tona- kjo do tė ishte shumė me rėndėsi sepse kjo do tė thotė lidhje e pėrherėshėme me Serbinė”, tha Trajkoviq.
    Nė formimin e kėtij Kėshilli marin pjes Inicijtivat e Qytetarėve tė Graēanicės, Shtėrpcės, Lipijanit, Obiliqit, iniciativa qyetetare e romėve si dhe sindikata e puntorėve tė Kishnicės, nė krye me Lėvizjen pėr Rezistencė.
    ---------------------------------
    ------------------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-12-2002
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    17
    Persa i perket decentralizimit ne Kosove, une verej se ka nje tendence pozitive ne kete drejtim. Mendoj se permiresim te dukshem ka sidomos ne gjykata e komuna. Megjithese jo te konsoliduara bindshem, tani ne Kosove ka organe te cilat qeverisen nga vendas. Pikerisht keto do te sherbejne si baze per rregullimin e jetes ne gjithe Kosoven me vone, kur kompetencat do te jene krejtesisht ne duart e tyre. Me te vertete ngazellehem, kur shikoj se ketu dita dites po i jepen konturet nje shteti i cili do te qeveriset denjesisht nga qytetaret e tij.

    Persa i perket Mitrovices, per te po paguhet nje cmim i cili per momentin eshte i shtrenjte. Megjithese UNMIKu po ben pazar per universitet, une nuk besoj se UNMIKu ua ve shume veshin deklaratave te serbeve. Ne fund te fundit, ata ate pune kane: te lehin sepse gje tjeter nuk kane ne dore ne pjesen me te madhe te Kosoves. Mua me duken keto deklarata te udheheqesve serbe si nje lloj justifikimi ndaj opinionit te tyre publik i cili kerkon nje rol me aktiv te Serbise ne Kosove. Sic po e veme re, me lehje ose pa lehje, me diplomaci e pa diplomaci, roli i Serbise ne Kosove po shkon gjithnje e me poshte e Mitrovica eshte shume me e bashkuar sot se para tre vjetesh (mua me duket se dallimi eshte si nata me diten). Megjithe kritikat e shumta qe mund te kem per administraten e UNMIKut, prapeseprape duket qe Shtaineri po u jep gjithmone e me teper shanse shqiptareve te ndertojne nje demokraci. Ndoshta eshte me mire te themi qe po i veshtron nese ata mund te ndertojne nje demokraci dhe nje shtet ku vepron ligji i se drejtes...Kjo sot nuk do te thote shume dhe mund te balancohet ne peshore me aspektet negative te qeverisjes nderkombetare, por disa vjetesh do te duket qarte se cdo moment eshte nje gur i rende ne keshtjellen e lirise dhe me shprese te mireqenies se banoreve te Kosoves.

    Une jam shume optimist per te ardhmen e Kosoves.

    Tung.

    Albsniper
    Geg' e tosk', malsi, jallia**)
    jan' nji komb, m'u da, s'duron;
    fund e maj' nji a Shqipnia
    e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

    Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
    ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
    kush e dan me flak' e shkrime
    ēka natyra vet' pėrpoq.***)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Thaēi:Projekti i Qeverisė pėr decentralizim pėrfundimisht e ndan Kosovėn


    Prishtinė, 7 janar (Kosovapress) Time: 10 : 50

    Projekti i Qeverisė sė Kosovės pėr decentralizimin ėshtė jotransparent pėr opozitėn dhe qytetarėt e Kosovės. Ky projekt legalizon enklavat serbe dhe pėrfundimisht ndan Kosovėn, ka thėnė pėr numrin e sotėm tė gazetės “Epoka e re” lideri i partisė mė tė madhe opozitare, PDK, Hashim Thaēi.
    Po tingellon mire kjo pjesa, "lideri i partisė mė tė madhe opozitare," me ne fund aty ku e keni vendin.

    Vec edhe dicka, decentralizimi mund te jete jo-transparent per Opoziten dhe qytetaret qe perfaqeson zeri i Opozites, por jo per qytetaret e Kosoves (sic na paska thene, opozitari Thaci).
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Thaēi:Projekti i Qeverisė pėr decentralizim pėrfundimisht e ndan Kosovėn


    Prishtinė, 7 janar (Kosovapress) Time: 10 : 50

    Projekti i Qeverisė sė Kosovės pėr decentralizimin ėshtė jotransparent pėr opozitėn dhe qytetarėt e Kosovės. Ky projekt legalizon enklavat serbe dhe pėrfundimisht ndan Kosovėn, ka thėnė pėr numrin e sotėm tė gazetės “Epoka e re” lideri i partisė mė tė madhe opozitare, PDK, Hashim Thaēi.
    Tė kthehemi pakė mė herėt,pėrkatėsisht mė 23 Korrik 2004:
    Qeveria e Kosovės ka miratuar dje draft-kornizėn pėr reformimin e administratės lokale,gjegjėsisht decentralizimin e pushtetit nė Kosovė.Ky projekt-kornizė ėshtė rezultat i punės sė pėrbashkėt tė UNMIK-ut dhe Ministrisė sė Shėrbimeve publike tė Qeverisė sė Kosovės dhe parasheh miratimin edhe tė disa ligjeve shtesė pėr rregullimin e pushtetit nė nivelin lokal.
    Sipas zėdhėnėses sė kryeministrit tė Kosovės tė Kosovės,Mimoza Kusari,ky projekt dhe ligjet qė do ta plotėsojnė atė,do tė sigurojnė njė administaratė dhe qeverisje mė tė mirė nė nivelin lokal dhe nė rend tė parė do tė jetė nė funksion tė qytetarėve...
    Grupi punues pėr reformat e vetėqeverisjes lokale ėshtė krijuar nga Unmik-u dhe institucionet vendore,e ku kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsues tė komuniteteve,ata tė Asociacionit tė Komunave tė Kosovės dhe ekspertė ndėrkombėtarė nga Kėshilli i Evropės,OSBE-sė dhe USAID-it.
    marrė nga Zėri

    Pra,siē po shihet projekti pėr decentralizim ka zanafillėn qė nga koha kur kryeministri dhe ministri pėr shėrbime publike ishin nga rradhėt e PDK-sė dhe i njėjti projekt vazhdon edhe me qeverininė e sotme tė Kosovės,andaj ose Thaēi ose gazeta nė fjalė i'a kanė fut kot,ose,ose qė at'herė qenka bėrė ndarja e enklavave serbe,pėrkatėsisht ndarja e Kosovės!
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Thaēi:Projekti i Qeverisė pėr decentralizim pėrfundimisht e ndan Kosovėn

    Prishtinė, 7 janar (Kosovapress) Time: 10 : 50

    Projekti i Qeverisė sė Kosovės pėr decentralizimin ėshtė jotransparent pėr opozitėn dhe qytetarėt e Kosovės. Ky projekt legalizon enklavat serbe dhe pėrfundimisht ndan Kosovėn, ka thėnė pėr numrin e sotėm tė gazetės “Epoka e re” lideri i partisė mė tė madhe opozitare, PDK, Hashim Thaēi.

    Citim Postuar mė parė nga Harudi
    Tė kthehemi pakė mė herėt,pėrkatėsisht mė 23 Korrik 2004:
    Qeveria e Kosovės ka miratuar dje draft-kornizėn pėr reformimin e administratės lokale,gjegjėsisht decentralizimin e pushtetit nė Kosovė.Ky projekt-kornizė ėshtė rezultat i punės sė pėrbashkėt tė UNMIK-ut dhe Ministrisė sė Shėrbimeve publike tė Qeverisė sė Kosovės dhe parasheh miratimin edhe tė disa ligjeve shtesė pėr rregullimin e pushtetit nė nivelin lokal.
    Sipas zėdhėnėses sė kryeministrit tė Kosovės tė Kosovės,Mimoza Kusari,ky projekt dhe ligjet qė do ta plotėsojnė atė,do tė sigurojnė njė administaratė dhe qeverisje mė tė mirė nė nivelin lokal dhe nė rend tė parė do tė jetė nė funksion tė qytetarėve...
    Grupi punues pėr reformat e vetėqeverisjes lokale ėshtė krijuar nga Unmik-u dhe institucionet vendore,e ku kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsues tė komuniteteve,ata tė Asociacionit tė Komunave tė Kosovės dhe ekspertė ndėrkombėtarė nga Kėshilli i Evropės,OSBE-sė dhe USAID-it.
    marrė nga Zėri

    Pra,siē po shihet projekti pėr decentralizim ka zanafillėn qė nga koha kur kryeministri dhe ministri pėr shėrbime publike ishin nga rradhėt e PDK-sė dhe i njėjti projekt vazhdon edhe me qeverininė e sotme tė Kosovės,andaj ose Thaēi ose gazeta nė fjalė i'a kanė fut kot,ose,ose qė at'herė qenka bėrė ndarja e enklavave serbe,pėrkatėsisht ndarja e Kosovės!

    Kur prehen (thern) pasterrmat andej nga katuni, edhe qeneve iu bie hise nga nje cope mishi, mbeturina qe nuk i ha njeriu, kuptohet. I kenaqur nga shija e mire e mishit e me barkun plot, qeni betohet se asnjehere me nu ka per te ngrene m.. Por kur mbaron mishi, qeni perseri me besnikeri i kthehet dietes se vet.

    Hashimin dhe PDKn tashti i ka lene taxhia e UNMIKut. Edhe profitet e majme nga tenderet dhe reketimet tashti jane me te vogla, spse me nuk jane faktor, prandaj ata detyrimisht duhet te hane m.. per te mbijetuar. Bile bile, akome me zi se soji i qeneve, ata tashti jane kthyer e po e hane edhe m..... qe e kane bere vet.

    Kur PDKejcat ishte ne pushtet, ata lehnin e benin ashtu siq u thoshte patroni, tashti nga opozita jane kthyer e po i lehin bishtit te vet, sikurse ben qeni i stresuar kur harrohet nga i zoti.
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Fjalė tė urta shqiptare

    "Qeni i keq t'a bjen ujkun nė torishtė..."
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nėn maskėn e decentralizimit pėrgatitet ndarja e Kosovės-Shkruan Sejdi Veseli





    Kėsaj radhe do tė merrem me njėrin nga veprimet antishqiptare, tė inicuar nga hegjemonistėt serbomėdhenj, tė mbėshtetur fuqimisht nga unmikistanezėt, nga disa qarqe brenda Kėshillit tė Evropės nė union me "Ariun" e Sibirit dhe qė nuk ėshtė duke hasur nė kundėrshtim tė vendosur nga ata, tė cilėt u mandatuan nga vota e popullit. Ky veprim ia heq " petėn lakrorit", dhe ma thotė mendja, ėshtė dėshnia mė e mirė se ėshtė duke na u pėrsėritur historia. Fjalėn e kam pėr tė ashtuquajturin decentralizim tė pushtetit, pėrkatėsisht reformimin e "pushtetit"vendor nė Kosovė.

    Siē dihet, njėra prej temave ndėr mė tė nxehta, e cila flitet dhe pėrflitet kohėve tė fundit, ėshtė kėrkesa e zėshme e disa qarqeve ndėrkombėtare pėr decentralizimin e pushtetit. Kjo temė ka zėnė vend nė kreun e axhendave tė bisedimeve tė "pushtetarėve" vendorė me ndėrkombėtarėt. Fillimisht kjo temė u pėrfol nė tė gjitha mjetet e komunikimit masiv, pėr tė vazhduar koluareve, nė vendet e punės dhe nė tė gjitha familjet shqiptare. Duhet pranuar se decentralizimi, pėrkatėsisht reformimi i pushtetit, paraqet stadin mė tė zhvilluar tė demokracisė sė njė vendi, natyrisht nėse ėshtė eliminuar ēdo formė e tij mbi baza etnike.

    Nė realitet ky farė decentralizimi i "pushtetit," i cili po mėtohet tė implementohet nė Kosovė, ėshtė edhe njė veprim eksperimentues, nė vazhdėn e eksperimentimeve qė bėn UNMIK-u, edhe ky me prapavi serbe qė prejse u instalua nė Kosovė. Ky farė decentralizimi nuk ėshtė gjė tjetėr, pos legjitimim i enklavave serbe. Pra, njė ndarje etnike fillimisht nė kuadėr tė Kosovės e pas njė kohe jo tė largėt shkėputja e tyre nga Kosova. Thėnė shkurt e shqip, po nuk u kundėrshtua me vendosmėri nga tė mandatuarit me votėn e popullit implementimi i kėsaj forme e tė ashtuquajturit decentralizim, nuk mund tė konsiderohet ndryshe, pos kolaboracion i tyre edhe me Beogradin zyrtar, pėr realizimin e planeve hegjemoniste serbomėdha pėr copėzimin e trojeve etnike shqiptare.

    Prapavija e kėtij i ashtuquajturi decentralizim tė "pushtetit"(lexo kantonizim) tė Kosovės, pėr ata tė cilėt nuk u ėshtė errėsuar aftėsia e gjykimit nga ambiciet e sėmuara karrieriste (kolaboracioniste), duket sheshazi. Pra, kur flitet pėr decentralizimin e "pushtetit" nė Kosovė, dua ta pėrsėris, nuk mund t'i iket konstatimit se fjala ėshtė edhe pėr njė eksperiment tė disa qarqeve ndėrkombėtare, tė disponuara armiqėsisht ndaj shqiptarėve.

    Tė flitet pėr decentralizimin e njė pushteti, i cili de facto dhe de jure, nuk ėshtė nė duart e tė zgjedhurve tė popullit me votėn e tij tė lirė, nuk mund tė kuptohet ndryshe, pos si edhe njė lojė e ndyrė e projektuar nga disa qarqe ndėrkombėtare, tė cilat nė raport me popullatėn shqiptare tė Kosovės, vazhdojnė tė sillen si kolonizatorė klasikė. Kėto plane tė disa qarqeve ndėrkombėtare nėn maskėn e decentralizimit tė pushtetit, kundėrmojnė edhe nė diēka tjetėr, shumė tė pakėndshme pėr popullin shumicė, si dhe pėr minoritetet josllave tė Kosovės. Deri te njė pėrfundim i tillė nuk lypset ndonjė analizė e thellė, sepse nė kėtė rast nuk lypset ndonjė dije e lartė shkencore. Mjafton tė merren pėr bazė disa nga veprimet e derisotme tė disa segmenteve ndėrkombėtare me peshė, tė instaluara nė Kosovėn e pasluftės. Me njė analizė edhe sipėrfaqėsore, do tė arrihet nė pėrfundimin se shumica e veprimeve tė ndėrkombėtarėve ishin tė disfavorshme(pėr tė mos thėnė diskriminuese) pėr shqiptarėt si popull shumicė dhe pėr minoritetet josllave, ndėrsa shumė tė favorshme (pėr tė mos thėnė privilegjuese) pėr minoritetin serb.

    Mjerisht, edhe ato kundėrshtime sa pėr sy e faqe tė atyre qė populli ua dha besimin me votėn e tij tė lirė qė tė ndėrtojnė institucionet pushtetore dhe t'i prijnė drejt ditėve mė tė mira, amortizohen nė "party-it" e organizuara nga Monarku i atestuar nga "demokracia" ndėrkombėtare. Mjerisht, pėr votėn e lirė tė popullit, deri nė ditėt e sotme nėpėr kėto "party" u arritėn shumė kompromise pėr shumė tema tė nxehta, pa i pyetur fare institucionet e formuara nga tė zgjedhurit e popullit. Mjerisht, nė kėto "party" u arritėn edhe kompromiset (komplotet) pėr arrestimin e luftėtarėve tė lirisė, natyrisht tė atyre qė ua turbullojnė ujin. Qeveria Haradinaj kėtė temė tė nxehtė e mori nė trashėgim nga qeveria Rexhepi. Andaj deshi apo nuk deshi, kėtė punė tė rėndė dhe me "rėndėsi" pėr tė ardhmen e popullit tė Kosovės duhet ta finalizojė.

    Siē dihet, eksperimenti i quajtur decentralizim ishte njėra prej detyrave tė shtėpisė, ndėr mė kryesoret me tė cilėn duhet tė mirret edhe qeveria Haradinaj. Kjo qeveri e mandatuar me votėn e popullit, e vendosur qė tė realizojė tė gjitha detyrat qė e presin, veēanėrisht ato tė cilat dalin nga vendimet arbitrare tė neokolonizatorėve unmikistanezė, menjėherė ka filluar tė punojė me zell pėr realizimin e kėtij eksperimenti unmikistanez, natyrisht si edhe herave tjera tė porositur nga Beogradi zyrtar.

    Arsyetimet e pėrfaqėsuesve tė zgjedhur nga mandati i kaluar, me votėn e lirė tė popullit tė mashtruar, pėr moskundėrshtimin ndaj veprimeve tė tilla rrėnuese, tė cilat vazhdojnė tė bėhen ndaj fruteve tė luftės ēlirimtare tė UĒK-sė, siē ėshtė edhe paralajmėrimi pėr kantonizimin e Kosovės nė baza etnike, tė kamufluar me gjoja decentralizimin-reformimin e pushtetit, tani pėr tani kukull e unmikistanit, se gjoja do t'i revoltonin "aleatėt", nuk mund tė quhen ndryshe pos sybutėsi e qyqarėve. Kjo sybutėsi tė pėrkujton atė thėnien e popullit: "syri i butė ...!"

    Si pasojė e sybutėsisė sė "pushtetarėve" tanė dhe tė liderėve tė partive tė ish-koalicionit qeveritar, Beogradit dhe UNMIK-ut iu krijuan mundėsitė qė me lehtėsi tė vazhdojė me zbatimin edhe tė kėtij eksperimenti antishqiptar.

    Duhet ta kuptojmė drejt se tendenca e "mėsuesve tė mėdhenj" tė demokracisė evropiane pėr decentralizimin e pushtetit, nė esencė mėton t'i pėrforcojė enklavat serbe tė krijuara nėn kumbarin e tyre, duke ua dhėnė edhe formėn juridike tė domosdoshme pėr realizimin e kėrkesave tė tyre hegjemoniste pėr tė pėrvetėsuar dhe ricopėzuar trojet etnike shqiptare. Prandaj ėshtė koha e fundit qė ata, tė cilėt fituan besimin e popullit me verdiktin e votės sė tij tė lirė, tė arsyetojnė kėtė besim duke u thėnė stop, nė mėnyrė institucionale, me vendosmėri dhe me qartėsinė mė tė madhe, tė gjithė autorėve tė kėtij skenari shumė tė rrezikshėm pėr interesat tona tė drejta kombėtare, kushdoqofshin ata.

    Kundėrshtimi edhe i kėsaj tendence tė "aleatėve" tanė, qysh tani nė nismė, nė rend tė parė ėshtė obligim i atyre qė morėn besimin e popullit pėr ta pėrfaqėsuar atė zyrtarisht. Pėrndryshe, moskundėrshtimi dhe mosveprimi i vendosur i tyre, nė tė ardhmėn jo tė largėt, nuk mund tė cilėsohet ndryshe, pos tradhti ndaj popullit dhe atdheut. Kundėrshtimi i pėrfaqėsuesve shqiptarė dhe i minoriteteve josllave, duhej tė jetė i vendosur dhe i argumentuar mirė. Nė lidhje me kėtė temė ka mjaft argumente tė qėndrueshme, si p.sh.: Shefi i parė i misionit tė Kėshillit Evropian pėr hartimin dhe implementimin e decentralizimit tė pushtetit nė Kosovė, ishte "diplomati" italian, Carlo Civiletti.

    Ky "diplomat" i njė shteti fqinj, pėrveē tjerash, me siguri ishte i interesuar pėr tė implementuar njė eksperiment, tė cilin nuk arriti tė bėjė pėr dhjetė vjetėt e fundit nė vendin e tij. Ėshtė e vėrtetė se kėta "ekspertė" tė Kėshillit tė Evropės nuk posedojnė ndonjė pėrvojė aq tė madhe pėr projektimin dhe zbatimin e kėsaj forme tė decentralizimit, tė cilėn mėtojnė t'ia dhurojnė kosovarėve, edhe pse njė eksperiment tė ngjashėm e kanė implementuar nė Bosnjė dhe Hercegovinė. Pra dihet, se po kolegėt e kėtyre "ekspertėve", duke e kantonizuar Bosnjė dhe Hercegovinėn, arritėn ta shndėrrojnė kėtė vend tė dėrrmuar nga lufta nė njė bombė tė kurdisur, e cila nė ēdo moment mund tė pėlcasė. Pasojat dihen. Por pėr kėtė "mėsuesit" e demokracisė evropiane nuk mėrziten fare, se me fajin e tyre mund tė rimbytet nė gjak dhe zjarr populli i saj i shumėvuajtur. Kryesorja, ata e kryen punėn e tyre "humanitare", i thurėn vetes lėvdata dhe pasi futėn honorare tė majme nė xhepat e tyre, u kthyen nga kishin ardhur.

    Sa nuk ėshtė bėrė tepėr vonė, tė gjithė atyre, tė cilėt po na e imponojnė edhe zbatimin kėtij eksperimenti nė formė tė do farė pilot projekteve nė Graēanicė, Zubin Potok dhe Kaēanik, si njėrin prej standardeve famoze para statusit tė Kosovės, nga ata tė cilėt janė tė mandatuar me votėn e popullit, duhet t'u thuhet nė formė tė prerė, se nuk e kanė pėlqimin e institucioneve qė drejtojnė qė njė eksperiment tė tillė ta bėni edhe nė Kosovė.

    Nuk do tė lejojmė qė me popullin dhe atėmėmėdheun tonė tė bėni eksperimente tė tilla, tė cilėt paraqesin rreziqe me pasoja tė paparashikueshme, jo vetėm pėr Kosovėn dhe Ballkanin e mbarsur me shumė probleme, por edhe mė gjerė.

    Duhet t'u bėhet e qartė edhe kėtyre "ekspertėve" pėr decentralizimin, se nuk mund tė flitet pėr njė gjė tė tillė, e cila do ta stėrngarkonte buxhetin edhe ashtu tė brishtė tė Kosovės.

    Duhet t'u bėhet e qartė edhe kėtyre "ekspertėve" pėr decentralizimin, se nuk mund tė flitet pėr njė gjė tė tillė, nė kohėn kur vendorėt nuk i kanė kompetencat e plota pėr tė qeverisur me vendin e tyre. Duhet t'u bėhet e qartė edhe kėtyre "ekspertėve" pėr decentralizimin, se kur vendorėt do t'i marrin kompetencat dhe pėrgjegjėsitė e plota, pėr organizimin dhe drejtimin e pushtetit nė tė gjitha nivelet, me siguri do ta shqyrtojnė edhe mundėsinė pėr decentralizimin e pushtetit. Po erdhėn nė pėrfundim se njė gjė duhet tė bėhet, me siguri kėtė punė kaq tė ndieshme do ta rregullojnė, sė pari juridikisht, duke aplikuar nė mėnyrė inventive standardet mė tė larta tė demokracisė, gjithnjė nė pėrputhje me kushtet dhe rrethanat e vendit, por kurrėn e kurrės mbi baza etnike.

    Mė: 17 dhjetor 2004 Sejdi Veseli Prishtinė
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Post Pasojat e Rambujesė...

    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    Nėn maskėn e decentralizimit pėrgatitet ndarja e Kosovės-Shkruan Sejdi Veseli

    Qeveria Haradinaj kėtė temė tė nxehtė e mori nė trashėgim nga qeveria Rexhepi. Andaj deshi apo nuk deshi, kėtė punė tė rėndė dhe me "rėndėsi" pėr tė ardhmen e popullit tė Kosovės duhet ta finalizojė.

    Si pasojė e sybutėsisė sė "pushtetarėve" tanė dhe tė liderėve tė partive tė ish-koalicionit qeveritar, Beogradit dhe UNMIK-ut iu krijuan mundėsitė qė me lehtėsi tė vazhdojė me zbatimin edhe tė kėtij eksperimenti antishqiptar.

    Mė: 17 dhjetor 2004 Sejdi Veseli Prishtinė
    Ja kėshtu ndodhė kur nėshkruhen gjėrat pėr tė cilat nuk merrni vesht...Drejtojuni "shokut" Tuaj, Jakup Krasniqi, nėse i kujtohet tė ketė nėnshkruar gjė me interes pėr fatet e ( gjysmės sė) Atdheut... Apo ishte duke shijuar verėn e mirė franceze...?
    U shqyet nga fyti duke u lėvdėruar se kini pėrzėnė serbėt nga pushteti e nga Kosova e tash po na del se qenkan duke bėrė eksperimente me ne...
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Albin Kurti: "Tė gjithėve na mungojnė"
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  4. Bisedimet pėr statusin e Kosovės nė tetor 2005
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •