ZGJEDHJA E PILOT-KOMUNAVE PĖR DECENTRALIZIM KUNDĖRSHTOHET NGA PDK-JA
Zijadin Gashi, Prishtinė
Qeveria e Kosovės sė shpejti do tė shpallė vendimin pėr pilot-komunat, me tė cilat gjatė 18 muajve tė ardhshėm, do tė testohet zbatimi i decentralizimit. Kėto do tė jenė pilot-komuna tė reja, qė sipas zėdhėnėsit tė qeverisė Arben Qirezi, do tė marrin mbi vete tė njėjtat kompetenca qė kanė dhe komunat egzistuese. Nė anėn tjetėr, subjekti mė i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovės, e ka konsideruar kėtė vendim tė qeverisė, si jo nė harmoni me draftin kornizė pėr decentralizimin, duke e parė atė si mundėsi reale pėr ndarjen e Kosovės nė vija etnike. Sidoqoftė, zėdhėnėsi Qirezi tha se vendimi pritet tė shpallet shpejt ku do tė testohet zbatimi i kėtij procesi nė Kosovė:
Pilot-komunat janė projekte qė do tė zgjasin 18 muaj, kohė, gjatė sė cilės do tė testohet funksionimi i pushtetit lokal nėpėr komunitete tė ndryshme tė Kosovės, tha zėdhėnėsi Qirezi.
Ndėrkaq shefi i Grupit Parlamentar tė PDK-sė, Jakup Krasniqi, tha se partia e tij e ka shtruar tashmė kėrkesėn qė Kuvendi i Kosovės ta shqyrtojė vendimin e qeverisė, pasi sipas tij, ai bie ndesh me parimet e draftit-kornizė dhe lė mundėsi tė mėdha pėr shtimin e komunave etnike, qė do tė mund tė shndėrrohen nė enklava tė reja:
Komunat etnike, sidomos me shumicė serbe, nuk janė integruar nė asnjė formė nė jetėn institucionale nė Kosovė dhe krijimi i komunave tė reja mbi baza etnike, vetėm do ta shtonte enklavizimin e Kosovės, por nuk do ta ndihmonte integrimin e komunitetit serb nė institucionet e Kosovės.
Zoti Krasniqi tha po ashtu, se draftikornizė parasheh qė testimi i reformės, apo decentralizimit, tė bėhet nė kuadėr tė komunave egzistuese, duke shpėrndarė kompetenca dhe pėrgjegjėsi nė disa njėsi nėnkomunale, qė do duheshin krijuar dhe jo nė komuna tė reja. Sipas tij, Kosova nuk ka nevojė pėr komuna tė reja etnike, si dhe nuk ka buxhet pėr infrastrukturėn dhe administratėn e domosdoshme nė rast tė formimit tė komunave tė reja nė Kosovė. Mbi tė gjitha, shton Krasniqi, ndryshimi i kufinjve tė komunave bie ndesh dhe me Kornizėn Kushtetuese:
Nėse bėhet fjalė pėr ndryshimin e territorit tė komunės, kjo ėshtė ēėshtje politike dhe me kėtė ēėshtje nuk mund tė merren grupet teknike tė punės, por me kėtė ēėshtje duhet tė merret parlamenti. Prandaj ne kėrkojmė qė parlamenti ta formojė njė grup pėr decentralizimin dhe parlamenti ta marė pėrgjegjėsinė, nėse ėshtė nevoja, edhe pėr krijimin e komunave tė reja. Por, mendoj qė krijimi i komunave tė reja bie ndesh edhe me rekomandimet e Kėshillit tė Evropės, qė janė dhėnė lidhur me reformimin e pushtetit lokal nė Kosovė, theksoi Krasniqi.
Nė anėn tjetėr, zėdhėnėsi i qeverisė Arben Qirezi, tha se vendimi mbi kriteret pėr pilot-komunat do tė merret nė nivele politike dhe nė bashkėpunim me administratėn ndėrkombėtare:
Sa i pėrket pėrzgjedhjes sė lokaliteteve ku do tė fillojė projekti i pilot komunave, kėto do tė merren nė nivel politik, do tė jenė vendime politike tė marra nga ana e qeverisė sė Kosovės dhe UNMIK-ut, tha Qirezi.
Ndėrkohė, njėri nga liderėt e serbėve tė Kosovės, Oliver Ivanoviē, thotė se decentralizimi duhet tė pėrfshijė krijimin e mė tepėr se 40 komunave tė reja nė Kosovė:
Disa komuna duhet tė formohen nė territore ku serbėt pėrbėjnė shumicėn, tha Ivanoviē, duke shtuar se kjo nuk nėnkupton se tė gjitha komunat e reja duhet tė jenė njė-etnike, por gjithashtu edhe komuna shumė-etnike.
Kuvendi i Kosovės do tė mblidhet mė 26 janar, kur do tė shqyrtohet nėse edhe ky institucion do tė pėrfshihet nė procesin e decentralizimit siē e kėrkon opozita.
Krijoni Kontakt