Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Papa Benediktit XVI katekizmat kushtuar Shėn Palit

    Katekizmi i Benediktit XVI nė audiencė: Shėn Pali na mėson se tė jesh apostull, do tė thotė ta kumtosh gėzimin e Krishtit nė botė.



    Ambienti nė tė cilin jetoi Shėn Pali

    02.07.2008

    Tė dashur vėllezėr e motra,

    Po filloj sot njė cikėl tė ri katekizmi, kushtuar apostullit tė madh, Shėn Palit. Atij, siē e dini, i blatohet ky vit, qė vijon nga festa liturgjike e Shenjtorėve Pjetėr e Pal e 29 qershorit 2008, deri mė 28 qershor 2009. Apostulli Pal, figurė e jashtėzakonshme, pothuajse e paimitueshme e, megjithatė, nxitėse, ėshtė pėr ne shembull i pėrkushtimit tė plotė ndaj Zotit e Kishės sė tij, pėrveēse njeri qė bashkėpunoi ngushtė me njerėzimin e me kulturat e ndryshme. Ėshtė e drejtė, prandaj, t’i kushtohet vėmendje e posaēme, e jo vetėm duke e nderuar kujtimin e tij, por edhe duke u pėrpjekur tė kuptojmė atė qė dėshiron tė na thotė edhe ne, tė krishterėve tė sotėm. Nė kėtė takim tė parė dėshirojmė tė ndalemi pikėrisht tek ambienti nė tė cilin jetoi e punoi. Njė temė e tillė duket se na ēon larg nga koha jonė, duke pasur parasysh se duhet tė kthehemi pėr disa ēaste nė botėn e dymijė vjetėve mė parė. E gjithsesi, kjo ėshtė e vėrtetė vetėm nė dukje, e vetėm pjesėrisht, mbasi vėrejmė se, nė aspekte tė ndryshme, rrethanat shoqėroro–kulturore tė sotme nuk ndryshojė shumė nga ato tė atėhershmet.

    Faktori i parė e themelor, qė duhet pasur parasysh, ėshtė lidhja ndėrmjet mjedisit nė tė cilin lindi e u rrit Pali e mjedisit global, nė tė cilin jetoi mė pas. Ai i pėrkiste njė kulture tė mirėpėrcaktuar e tė kufizuar, natyrisht minoritare, asaj tė popullit tė Izraelit e tė traditės sė tij. Nė botėn e lashtė e sidomos brenda perandorisė romake, si na mėsojnė studiuesit e kėsaj ēėshtje, hebrenjtė asokohe pėrbėnin rreth 10% tė popullsisė sė pėrgjithshme; kėtu, nė Romė, pastaj, numri i tyre rreth gjysmės sė shekullit I, edhe mė i vogėl, arrinte shumė-shumė nė 3% tė banorėve tė qytetit.

    Besimet e tyre e stili i jetės sė tyre, siē ndodh edhe sot e kėsaj dite, i dallonin plotėsisht nga mjedisi rrethues; e kjo mund tė kishte dy rezultate: talljen, qė mund tė ēonte nė intolerancė, ose admirimin, qė shprehej nė forma tė ndryshme tė simpatisė, si nė rastin e njerėzve, tė cilėt e druanin Hyjin, ose tė prozelitėve, paganė qė mblidheshin nė Sinagogė e besonin nė Hyjin e Izraelit. Si shembuj konkretė tė kėsaj sjelljeje tė dyfishtė, mund tė citojmė, nga njėra anė, gjykimin e mprehtė tė njė oratori, siē ishte Ciceroni, i cili e pėrbuzte besimin e tyre e edhe qytetin e Jeruzalemit (cfr Pro Flacco, 66-69) e, nga na tjetėr, sjelljen e gruas sė Neronit, Popesė, qė kujtohet nga Jozef Flavio si ‘simpatizante’ e Judejve (cfr Antichitą giudaiche 20, 195.252; Vita 16), pa harruar se Jul Qesari u kishte njohur zyrtarisht tė drejta tė posaēme, pėr tė cilat flet historiani i lartpėrmendur, Jozef Flavio (cfr ibid. 14,200-216). Sigurisht numri i hebrenjve, siē ngjet edhe sot, ishte shumė mė i madh jashtė trojeve tė Izraelit, dmth nė diasporė, sesa nė trojet qė asokohe tė tjerėt i quanin Palestinė.

    Nuk na ēudit, prandaj, fakti se edhe vetė Pali ishte objekt i vlerėsimit kontrastues, tė dyfishtė. Njė gjė ėshtė e sigurtė: veēantia e kulturės dhe e fesė judaike zinte qetėsisht vendin e vet brenda njė institucioni gjithdepėrtues, si perandoria romake. Mė e vėshtirė e mė e shqetė do tė ishte pozita e grupit tė atyre, hebrenj apo neopaganė, qė do tė pranonin me fe vetjen e Jezusit tė Nazaretit, nė atė masė qė ata do tė dalloheshin si nga judaizmi, ashtu edhe nga paganizmi sundues.

    Sidoqoftė, impenjimi i Palit u favorizua nga dy faktorė. I pari ishte kultura greke, ose mė mirė tė themi, helenistike, e cila pas Aleksandrit tė Madh, qe bėrė pasuri e pėrbashkėt, tė paktėn e Mesdheut lindor dhe e Lindjes sė Mesme, duke pėrfshirė nė vetvete shumė elemente tė kulturave e tė popujve qė tradicionalisht mbaheshin si barbarė. Njė shkrimtar i kohės pohon se Aleksandri ‘urdhėroi qė tė gjithė ta konsideronin si atdhe tokėn mbarė… e qė ndėrmjet Grekut e Barbarit tė mos bėhej mė kurrfarė dallimi” (Plutarku, De Alexandri Magni fortuna aut virtute, §§ 6.8). Faktori i dytė qe struktura politiko-administrative e perandorisė romake, qė garantonte paqen e stabilitetin nga Britania nė Egjiptin jugor, duke njėsuar njė territor me pėrmasa tė papara. Nė kėtė hapėsirė mund tė lėvizej me liri e siguri tė mjaftueshme, duke shfrytėzuar edhe sistemin e jashtėzakonshėm rrugor e duke gjetur nė ēdo pikarritjeje karakteristika tė njėllojta kulturore tė cilat, pa dėmtuar vlerat vendase, pėrbėnin njė ind tė pėrbashkėt njėsimi super parte, aq sa filozofi hebre Filoni Aleksandrin, bashkėkohas me vetė Palin, e lavdėron perandorin August sepse “ krijoi njė bashkėsi tė harmonishme me tė gjthė popujt e egėr… duke u bėrė ai vetė rojtar i paqes”. (Legatio ad Caium, §§ 146.147).

    Vizioni universalistik, tipik pėr personalitetin e Shėn Palit, tė paktėn pėr Palin e krishterė, pas ngjarjes sė udhės sė Damaskut, shtytjen kryesore, natyrisht, e merr nga feja nė Jezu Krishtin, sepse figura e tė Ngjallurit tashmė e kapėrcen ēdo kufizim sektar; e nė tė vėrtetė pėr Apostullin ‘nuk ka mė hebré as grek, skllav as tė lirė, mashkull as femėr, por tė gjithė janė njė gjė e vemte nė Jezu Krishtin” (Gal 3,28). Por edhe situata historike-kulturore e mjedisi i kohės, nuk mund tė mos ndikonin mbi rrugėt qė zgjodhi Apostulli. Dikush e ka quajtur Palin “njeri i tri kulturave”, duke pasur parasysh prejardhjen e tij judaike, gjuhėn e tij greke e privilegjin e tij si ‘civis romanus’ (nėnshtetas romak), siē e vėrteton edhe emri i tij me origjinė latine.

    Ėshtė pėr t’u kujtuar nė mėnyrė tė posaēme filozofia stoike, sunduese nė kohėn e Palit, e cila ndikoi, ndonėse nė mėnyrė tė kufizuar, edhe mbi krishterimin. Nuk mundemi, prandaj, tė mos i kujtojmė emrat e disa filozofėve stoikė, si nismėtarėt e kėsaj filozofie, Xenonin e Kleantin, e pastaj ata qė kronologjikisht janė mė afėr Palit, si Seneka, Musoni dhe Epiteti: nė veprat e tyre gjinden vlera tė larta humaniteti e urtie, qė natyrisht do tė pėrvetėsoheshin edhe nga krishtėrimi. Njė studiues i kėsaj lėnde, shkruan: Stoa1 … kumtoi njė ideal tė ri, qė i impononte, po, njeriut, detyrat ndaj tė afėrmit, por njėkohėsiht e ēlironte nga tė gjitha lidhjet fizike e kombėtare, duke e bėrė qenie pastėrtisht shpirtėrore” (M. Pohlenz, La Stoa, I, Firenze 1978, faq. 565s).

    Tė mendojmė, pėr shembull, pėr doktrinėn e universit, kuptuar si i vetmi trup i madh i harmonishėm e, rrjedhimisht, pėr doktrinėn e barazisė tė tė gjithė njerėzve, pa asnjė dallim shoqėror, pėr barazimin, sė paku nė parim, ndėrmjet burrit e gruas, e pastaj pėr idealin e thjeshtėsisė nė gjithēka e tė masės sė drejtė nė sundimin e vetvetes, pėr tė shmangur ēdo teprim. Kur Pali u shkruan Filipianėve : “Mundohuni tė keni pėr zemėr gjithēka ėshtė e vėrtetė, gjithēka ėshtė e ndershme, gjithēka ėshtė e pastėr, gjithēka ėshtė e denjė pėr dashuri, gjithēka ėshtė e denjė pėr lavd, gjithēka ėshtė virtyt”. (Fil 4,8), nuk bėn tjetėr, veēse i rikthehet njė koncepti humanistik, karakteristik pėr kėtė tip filozofie.

    Nė kohėn e Palit nisi tė ndjehej fort edhe kriza e feve tradicionale, tė paktėn nė aspektet e tyre mitologjike e qytetare. Pasi Lukreci, njė shekull mė pėpara, pati shprehur polemikisht mendimin se “Feja ishte bėrė shkas pėr shumė krime” (De rerum natura, 1, 1001), njė filozof si Seneka, duke kapėrcyer ēdo ritualizėm tė jashtėm, mėsonte se “Zoti ėshtė pranė teje, ėshtė me ty, ėshtė brenda teje” (Letrat Lucilit, 41, 1). Nė tė njėjtėn mėnyrė, kur Pali i drejtohet njė auditori filozofėsh epikurean e stoikė nė Areopagun e Athinės, thotė tekstualisht se “Zoti nuk banon nė tempujt e ndėrtuar nga dora e njeriut… por jemi ne qė nė Tė jetojmė, lėvizim e jemi”. (Vap. 17, 24.28). Me kėtė ai natyrisht rikujton besimin judaik nė njė Zot tė vetėm, qė nuk mund tė paraqitet me pamje njerėzore, por qė mund tė kuptohet pėrmes njė feje, tė cilėn dėgjuesit e tij e njihnin mirė. Duhet tė kemi parasysh edhe faktin se shumė kulte pagane nuk i kushtonin vėmendje tė veēantė tempujve zyrtarė dhe e zhvillonin veprimtarinė e tyre nė vende private, qė ndihmonin pėr hapat e parė tė ndjekėsve tė rinj. Nuk tė ēudit, prandaj, fakti, qė edhe takimet e para tė tė krishterėve (ekklesķai), siē vėrtetojnė sidomos Letrat e Shėn Palit, mbaheshin nė shtėpi private. Duhet tė kujtojmė, sė fundi, se askohe nuk kishte ende asnjė ndėrtesė publike. Pastaj mbledhjet e tė krishterėve duhet t’u dukeshin bashkėkohėsve, si njė variant i thjeshtė i praktikės sė tyre fetare mė intime. Gjithsesi ndryshimet ndėrmjet kulteve pagane e atij tė krishterė, nuk janė tė pakta e kanė tė bėjnė sa me ndėrgjegjen identitare tė pjesėmarrėsve, aq edhe me pjesėmarrjen e pėrbashkėt tė burrave e tė grave, me kremtimin e ‘Darkės sė Zotit’ dhe me leximin e Shkrimit Shenjt.

    Nė pėrfundim tė kėtij shikimi tė shpejtė mbi mjedisin kulturor tė shekullit I tė epokės sė krishterė, duket qartė se Shėn Palin nuk mund ta kuptojmė drejtė, nė se nuk e vendosim nė sfondin, sa judaik aq edhe pagan, tė kohės. Nė kėtė mėnyrė figura e tij fiton kuptimin e vėrtetė historik dhe ideologjik, duke na zbuluar njėkohėsisht pėrkimin, por edhe origjinalitetin e tij pėrballė ambientit. E kjo, nė pėrgjithėsi, vlen edhe pėr krishtėrimin, duke pasur parasysh se Shėn Pali Apostull, nga i cili tė gjithė kemi akoma shumė pėr tė mėsuar, ishte paradigmė e tij e dorės sė parė.

    1 Nė Greqinė e lashtė ‘stoą’ quheshin portikėt, qė shėrbenin pėr t’i mbrojtur nga dielli e nga shiu, njerėzit qė frekuentonin Sheshet (Agorą) ku zhvilloheshin veprimtaritė kryesore politike dhe ekonomike tė polis (qytetit) e ku filozofė, si stoiku Xenon, mbanin fjalimet e tyre. Prej kėndej termi stoicizėm pėr sistemin filozofik tė Xenonit.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #2
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Katekizmi i Benediktit XVI nė audiencė: Shėn Pali na mėson se tė jesh apostull, do tė thotė ta kumtosh gėzimin e Krishtit nė botė.


    Jetėshkrimi i Shėn Palit


    27.08.2008

    Tė dashur vėllezėr e motra,
    nė katekizmin e fundit para pushimeve – dy muaj mė parė, nė ditėt e para tė korrikut, pata filluar njė seri tė re tematikash me rastin e vitit kushtuar Shėn Palit, duke u ndaluar tek bota nė tė cilėn jetoi Shenjti. Sot do tė rifilloj e do tė vijoj reflektimin mbi Apostullin e Popujve, duke propozuar jetėshkrimin e tij tė shkurtėr. Me qenė se do t’ia kushtojmė tė mėrkurėn e ardhshme ngjarjes sė madhe qė ndodhi nė rrugėn e Damaskut, kthimit tė Palit, qė e ndryshoi plotėsisht jetėn e tij, pas takimit me Krishtin, sot do tė ndalohemi shkurtimisht sė bashku tek jeta e tij. Kulmet jetėshkrimore tė Palit i gjejmė pėrkatėsisht nė Letrėn drejtuar Filemonit, nė tė cilėn e quan veten ‘plak’ (Fil 9: presbżtes) dhe nė veprat e Apostujve, tė cilat nė ēastin e mbytjes sė Shtjefnit me gurė, e cilėsojnė ‘tė ri’ (7, 58: neanķas). Tė dyja cilėsimet janė tė pėrgjithshme, por, sipas llogarive tė lashta ‘i ri’ quhej njeriu rreth tė tridhjetave, ndėrsa ‘plak’, kur arrinte tė gjashtėdhjetat. Data e lindjes sė Shėn Palit varet, nė mėnyrė absolute, nga datimi i Letrės drejtuar Filemonit. Sipas traditės, letra u shkrua gjatė burgimit romak, nė mesin e viteve ’60. Pali duhet tė ketė lindur nė vitin 8, kėshtu duhet tė ishte pak a shumė gjashtėdhjetė vjeē, ndėrsa nė ēastin e mbytjes me gurė tė Shtjefnit, ishte 30 vjeē. Kjo duhet tė jetė kronologjia e saktė. E Viti kushtuar Shėn Palit, qė po kremtojmė, ndjek pikėrisht kėtė kronologji. U zgjodh 2008-ta, duke menduar se Shenjti lindi pak a shumė nė vitin 8.

    Sidoqoftė, ai lindi nė Tars tė Cilicisė (cfr At 22,3). Qyteti ishte kryeqendėr e zonės e nė vitin 51 pas Krishtit aty pati qenė prokonsull vetė Marko Tulio Ciceroni, ndėrsa dhjetė vjet mė pas, nė vitin 41, Tarsi qe vendi i takimit tė parė tė Mark Antonit me Kleoptarėn. Hebre i diasporės, Pali fliste greqisht, megjithėse kishte njė emėr me zanafillė latine, tė prejardhur, pėr bashkėtingėllim, nga emri hebraik Saul/ Saulos, e kishte nėnshtetėsinė romake. (cfr Vap 22, 25-28). Pali, pra, ndodhej nė kufirin e tri kulturave tė ndryshme – romake, greke e hebraike - e ndoshta edhe pėr kėtė arsye, ishte i gatshėm t’i pėrshtatej frymės universalistike, ndėrmjetėsimit mes kulturave, universalitetit tė vėrtetė. Ai mėsoi edhe njė punė dore, tė cilėn ka mundėsi ta ketė ushtruar edhe i jati, atė tė mjeshtrit ‘pėr prodhimin e ēadrave’ (cfr Vap 18,3: skenopoiņs), qė mbase duhet ta kuptojmė si zeje pėr punimin e leshit tė ashpėr tė dhisė ose tė fijeve tė linit, pėr tė bėrė rrogoza ose ēadra (cfr Vap 20,33-35). Rreth moshės 12-13 vjeē, moshė nė tė cilėn djali hebre bėhet mitzvą (hyn nė moshėn e pjekurisė), Pali u largua nga Tarsi, pėr tė shkuar nė Jeruzalem, ku u edukua nga Gamalieli-Plaku, nip i Rabinit tė madh Hillél, sipas rregullave mė tė rrepta tė farizeizmit, duke u bėrė zelltar i flaktė pėr mbrojtjen e Torahut mosaik (cfr Gal 1,14; Fil 3,5-6; At 22,3;23;6;26,5). “Pikėrisht mbi bazėn e ortodoksisė tė fuqishme fetare, qė e mėsoi nė shkollėn e Hillélit, nė Jeruzalem, ai pa nė lėvizjen qė njihej si e Jezusit tė Nazaretit, njė rrezik tė madh pėr identitetin judaik, pėr ortodoksinė e vėrtetė tė etėrve.

    Qė kėtu shpjegohet fakti pse ishte krenar kur e persekutonte Kishėn e Hyjit, siē e pohon ai vetė tri herė me radhė nė Letrat e tij (1Cor 15,9; Gal 1,13; Fil 3,6). Ndonėse nuk ėshtė e lehtė ta pėrfytyrosh konkretisht kėtė persekutim, gjithsesi sjellja e tij ishte shprehje e intolerancės. E megjithatė, pikėrisht nė kėto rrethana, do tė bėnte kthesėn e madhe nė rrugėn drejt Damaskut. Por kjo ngjarje do tė jetė nė qendėr tė vėmendjes nė katekizmin e ardhshėm. Natyrisht, qė nga ky ēast, jeta e tij ndryshoi e ai u bė apostull i palodhshėm i Ungjillit. Nė fakt Pali hyri nė histori mė shumė pėr atė qė bėri si i krishterė, madje si apostull, sesa si farize. Tradita e ndan veprimtarinė e tij apostolike mbi bazėn e tre udhėtimeve misionare, tė cilave u shtohet i katėrti: ai i shkuarjes nė Romė si i burgosur. Tė gjitha tregohen nga Luka nė Veprat. Por kur flasim pėr udhėtimet misionare, tė parin duhet ta dallojmė nga dy tė tjerėt.

    Pėr tė parin (cfr Vap 13-14) Pali nuk pati pėrgjegjėsi tė drejtpėdrejtė, sepse udhėtimi, nė tė vėrtetė, i qe besuar Barnabės. Ata u nisėn sė bashku nga Anatolia mbi Oront, tė dėrguar nga kjo Kishė (cfr Vap 13,1-3) e pasi ngritėn spirancėn nga porti i Seleuēisė nė bregdetin sirian, pėrshkuan ishullin e Qipros, nga Salamina, nė Paf; prej kėtu arritėn nė bregdetin jugor tė Anatolisė, Turqia e sotme, e u kapėn nė qytetet e Atalisė, nė Pergė tė Panfilisė, Antioki tė Pisidisė, Ikon, Listėr e Derbe e, qė kėtu, u kthyen nė pikėnisje. Lindi kėshtu Kisha e popujve, Kisha e paganėve. E ndėrkohė, posaēėrisht nė Jeruzalem, lindte diskutimi i vėshtirė: deri nė ē’pikė kėta tė krishterė, tė ardhur nga paganizmi, ishin tė detyruar tė hynin edhe nė jetėn e ligjit tė Izraelit (nė ndjekjen e riteve fetare e normave tė ndryshme, qė e veēonin Izraelin nga pjesa tjetėr e botės), pėr t’u bėrė vėrtetė pjesėtarė tė premtimeve tė profetėve e pėr tė hyrė faktikisht nė trashėgiminė e Izraelit. Qė tė zgjidhej kjo ēėshtje, themelore pėr lindjen e Kishės sė ardhshme, u mblodh nė Jeruzalem i ashtuquajturi Koncili i Apostujve, pėr tė vendosur mbi kėtė problem, nga i cili varej lindja reale e Kishės universale. U vendos tė mos ua impononin paganėve tė kthyer nė fenė e krishterė, nėnshtrimin ndaj ligjit tė Moisiut (cfr Vap 15,6-30): pra nuk ishin tė detyruar t’i respektonin normat e Judaizmit; e vetmja domosdoshmėri ishte t’i pėrkisnin Krishtit, tė jetonin me Krishtin e sipas fjalėve tė tij. Kėshtu, duke qenė tė Krishtit, ishin edhe tė Abrahamit, tė Hyjit e pjesėtarė tė tė gjitha premtimeve. Pas kėsaj ngjarjeje vendimtare, Pali u nda nga Barnaba, zdrypi nė Siri e nisi udhėtimin e dytė misionar (cfr Vap 15,36-18,22). Pėrshkoi Sirin e Cilicinė, pa rishtas qytetin e Listrės, ku mori me vete Timoteun (figurė tepėr e rėndėsishme e Kishės nė fasha, bir i njė hebreje e njė pagani), dhe e rrethpreu; pėrshkoi pastaj Anatolinė qėndrore e arriti nė qytetin e Troades nė bregdetin verior tė Detit Egje. E kėtu i ndodhi pėrsėri njė ngjarje e rėndėsishme: pa nė ėndėrr njė maqedon nga ana tjetėr e detit, dmth nė Evropė, qė i thoshte: “Eja e mė ndihmo!”. Ishte Evropa e ardhshme, qė kėrkonte ndihmėn e dritėn e Ungjillit. I shtyrė nga ky vegim, hyri nė Evropė. Qė kėtu ngriti spirancėn pėr Maqedoni, duke hyrė kėshtu nė Evropė. Zbarkoi nė Neapoli, arriti nė Filipi, ku themeloi njė bashkėsi tė bukur, pastaj kaloi nė Selanik e, i nisur qė kėtu pėr shkak tė vėshtirėsive qė i krijuan Judenjtė, kaloi nėpėr Berea e arriti nė Athinė. Nė kėtė kryeqytet tė kulturės sė lashtė greke u predikoi, mė parė nė Agorą e mė pas nė Areņpag, paganėve e grekėve. E fjalimi nė Areņpag, pėr tė cilin flitet nė Veprat e Apostujve, ėshtė model qė tregon si duhet ēuar Ungjilli nė kulturėn greke, si mund t’i bėsh grekėt tė kuptojnė se ky Zot i tė krishterėve, i hebrenjve, nuk ishte Hyj i huaj pėr kulturėn e tyre, por Hyji i panjohur, i pritur prej tyre, pėrgjigje e vėrtetė pėr pyetjet mė tė thella tė kulturės sė tyre. Nga Athina, pastaj, arriti nė Korint, ku u ndalua njė vit e gjysėm. E kėtu kemi njė ngjarje kronologjikisht shumė tė sigurtė, mė tė sigurtėn e gjithė jetėshkrimit tė tij, sepse gjatė qėndrimit nė Korint, atij iu desh tė paraqitej para Qeveritarit tė provincės senatoriale tė Akajės, Prokonsullit Galioni, i akuzuar se ushtronte njė kult tė paligjshėm. Mbi Galionin dhe kohėn e tij, nė Korint ruhet njė mbishkrim i lashtė, i gjetur nė Delfi, ku thuhet se ishte Prokonsull nė Korint ndėrmjet viteve 51 e 53. Prej kėndej, kėtu kemi njė datė absolutisht tė sigurtė. Pali ndenji nė Korint pikėrisht gjatė kėtyre viteve. Mund tė hamendėsojmė se arriti pak a shumė nė vitin 50 e ndenji aty deri nė vitin 52. Nga Korinti, pastaj, duke kaluar nėpėr Ēenkre, port lindor i qytetit, u drejtua nga Palestina, duke kaluar nėpėr Ēezarenė Bregdetare, prej nga u ngjit nė Jeruzalem, pėr t’u kthyer, pastaj, nė Antiokinė mbi Oront.

    Udhėtimi i tretė misionar (cfr Vap 18,23-21,16) filloi si gjithnjė nė Antiokinė, qė qe bėrė pikė zanafille e Kishės sė paganėve, e misionit tė paganėve e ishte edhe vendi ku lindi termi ‘tė krishterė’. Kėtu, pėr herė tė parė, na thotė Shėn Luka, ndjekėsit e Jezusit u thirrėn ‘tė krishterė’. Qė aty Pali shkoi drejt e nė Efez, kryeqytet i provincės sė Azisė, ku qėndroi dy vjet, duke kryer njė shėrbim, qė pati ndikim tė madh nė zonė. Nga Efezi Pali shkroi letrat drejtuar Selanikasve e Korintianėve. Por popullsia qytetit u ēua peshė kundėr tij, duke u nisur nga argjendarėt vendas, tė cilėve po u pakėsoheshin fitimet, pėr shkak tė kufizimit tė kultit tė Artemidės (tempulli qė i kushtohej asaj nė Efez, Artemysion, ishte njė nga shtatė mrekullitė e botės sė lashtė); prandaj atij iu desh tė ikte drejt veriut. Si pėrshkoi rishtas Maqedoninė, zbriti pėrsėri nė Greqi, ndoshta nė Korint, ku ndenji tre muaj e shkroi Letrėn e famshme drejtuar Romakėve, qė pėrmbledh gjithė kumtimin e tij. Qė kėtu u rikthye nė Maqedoni e, me anije, arriti nė Troade e pastaj, duke shkelur paksa ishujt Mitilenė, Kio, Samo, arriti nė Milet, ku mbajti njė fjalim tė rėndėsishėm para Pleqve tė Kishės sė Efezit, duke pėrshkruar portretin e bariut tė vėrtetė tė Kishės (cfr Vap 20). Prej kėndej u rinis, duke shpalosur velat drejt Tirit, prej nga arriti nė Ēezarenė Bregdetare, pėr t’u ngjitur edhe njė herė nė Jeruzalem. Kėtu u arrestua pėr njė keqkuptim: disa Judenj kishin marrė pėr paganė ca judenj tė tjerė me origjinė greke, tė cilėt Pali i kishte lejuar tė shkelnin nė zonėn tempullare ku mund tė hynin vetėm izraelitėt. Shpėtoi nga dėnimi i caktuar me vdekje, falė ndėrmjetėsisė sė tribunit romak tė rojes nė zonėn e Tempullit (cfr Vap 21,27-36); kjo ndodhi kur nė Judé ishte Prokuror perandorak Anton Feliēe. Pasi kaloi ca kohė nė burg (nuk dihet mirė sesa), e me qenė se, si qytetar romak, kishte tė drejtė apelimi nga Qesari (qė asokohe ishte Neroni) Prokurori i mėpasėm, Porcio Festo, e nisi nė Romė tė shoqėruar me roje ushtarake.

    Nė udhėtimin drejt Romės preku ishujt mesdhetarė tė Kretės e tė Maltės, e pastaj qytetin e Sirakuzės, Regjo Kalabrien e Pozuolin. Tė krishterėt e Romės dolėn ta prisnin nė Rrugėn Apia deri nė Forin e Apios (rreth 70 kilometra nė jug tė kryeqytetit) e tė tjerė, deri tek Tri Tavernat (rreth 40 km). Nė Romė u takua me delegatėt e bashkėsisė hebraike, tė cilėve u tregoi se ishte nė zinxhirė pėr shkak tė ‘shpresės sė Izraelit’ (cfr Vap 28, 20). Por rrėfimi i Lukės pėrfundon duke zėnė nė gojė dy vjetėt e kaluara nė Romė nėn mbikqyrje tė lehtė ushtarake, pa cekur fare ndonjė vendim nga ana e Qesarit (Neronit) e aq mė pak, vdekjen e tė akuzuarit. Tradita e mėvonshme flet pėr lirimin e tij, qė duhet t’i ketė krijuar, pastaj, mundėsitė si pėr tė bėrė njė udhėtim nė Spanjė, ashtu edhe njė tjetėr nė Lindje, e mė saktėsisht nė Kretė, nė Efez e nė Nikopoli tė Epirit. Gjithnjė mbi bazė hamendjesh, flitet pėr njė arrestim tė dytė e edhe pėr njė burgim tė dytė nė Romė (ku duhet tė ketė shkruar Letrat e ashtuqajtura Baritore, dmth dy letrat Timoteut e Titit), e njė proces gjyqėsor, me pėrfundim negativ.

    Sidoqoftė, njė sėrė shkaqesh i shtyjnė shumė studiues tė Shėn Palit ta pėrfundojnė jetėshkrimin e Apostullit me rrėfimin e Shėn Lukės nė Veprat
    Pėr martirizimin e tij do tė flasim mė pas, nė ciklin e kėtyre katekizmave. Tani pėr tani, nė kėtė listė tė shkurtėr tė udhėtimeve tė Palit, mjafton tė shėnojmė se ai iu kushtua kumtimit tė Ungjillit, pa i kursyer energjitė, duke pėrballuar njė sėrė provash tė rėnda, listėn e tė cilave na e la nė Letrėn e dytė drejtuar Korintianėve (cfr 11,21-28). Nga ana tjetėr ėshtė ai qė shkruan: “Gjithēka bėj pėr Ungjillin’(1 Kor 9,23), duke u marrė bujarisht me atė, qė e quan ‘shqetėsimi pėr tė gjitha Kishat” (2 Kor 11, 28). Shikojmė njė impenjim, qė mund tė shpjegohet vetėm pėrmes njė shpirti tė rrėmbyer nga drita e Ungjillit, tė dashuruar me Krishtin, njė shpirti tė mbėshtetur nga bindja e thellė: ėshtė e nevojshme t’i ēohet botės drita e Krishtit, t’u kumtohet tė gjithėve Ungjilli. Kjo, mė duket, ėshtė gjithēka mbetet nga kjo pėrmbledhje e udhėtimeve tė Palit: tė shikosh pasionin e tij pėr Ungjillin, pėr tė kuptuar madhėshtinė, bukurinė, madje nevojėn e thellė qė ka Ungjilli pėr ne tė gjithė. Tė lutemi qė Zoti, i cili e bėri Palin ta shohė dritėn e Tij, ta dėgjojė Fjalėn e Tij t’i preku thellė zemrėn, tė na ndihmojė edhe ne ta shohim dritėn e Tij, qė edhe zemra jonė tė preket nga Fjala e Tij e tė mundemi edhe ne t’ia japim dritėn e Ungjillit e tė vėrtetėn e Krishtit botės sė sotme, tė etur pėr tė”.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  3. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Katekizmi i Benediktit XVI nė audiencė: Shėn Pali na mėson se tė jesh apostull, do tė thotė ta kumtosh gėzimin e Krishtit nė botė


    Kthimi ėshtė fryt i takimit personal me Krishtin.

    03. 09. 2008

    Tė dashur vėllezėr e motra,

    katekizmi i sotėm do t’i kushtohet pėrvojės, qė jetoi Shėn Pali nė rrugėn e Damaskut e, prej kėndej, ngjarjes, e cila zakonisht njihet si kthimi i tij. Pikėrisht nė udhėn drejt Damaskut, nė 30 vjetėt e para tė shekullit I, e pas njė periudhe nė tė cilėn e kishte pėrndjekur Kishėn, nė jetėn e Palit ndodhi njė ngjarje vendimtare. Shumė ėshtė shkruar pėr tė e, natyrisht, nė disa kėndvėshtrime. Ėshtė e qartė se atje ndodhi njė kthesė, madje njė pėrmbysje e perspektivės. Atėherė ai, krejt papritmas, nisi ta shikojė si ‘humbje’ e ‘pleh’ gjithēka qė mė parė ishte pėr tė kulmi i idealit, gati –gati, arsyeja e jetės sė tij (cfr Fil 3,7-8). Ē’kishte ngjarė?

    Lidhur me kėtė, kemi dy tipe burimesh. I pari, mė i njohuri, janė rrėfimet qė dolėn nga penda e Lukės, i cili e tregon tri herė me radhė kėtė ngjarje nė Veprat e Apostujve (cfr 9,1-19;22,3-21;26,4-23). Lexuesi mesatar ndoshta tundohet tė ndalet tepėr tek disa hollėsira, siē ėshtė drita nga qielli, rrėzimi pėrdhe, zėri qė thėrret, verbimi, shėrimi pasi i bie perdja nga sytė e ngjinesa. Por tė gjitha kėto hollėsira na ēojnė nė qendėr tė ngjarjes: Krishti i ngjallur duket si dritė verbuese e i flet Saulit, ia shndėrron mendimin e tij e vetė jetėn. Shkėlqimi i tė Ngjallurit e verbon: duket kėshtu, edhe nga jashtė, ajo qė po ndodhte nė shpirtin e tij, verbėria, qė e pengonte pėr tė parė tė vėrtetėn, dritėn e Krishtit. E pastaj, ‘po-ja’ pėrfundimtare, tė cilėn ia tha Krishtit nė pagėzim, ia hap rishtas sytė e tij, e bėn tė shohė.

    Nė Kishėn e lashtė pagėzimi quhej edhe ‘ndriēim’, sepse ky sakrament jep dritė, tė bėn tė shikosh vėrtetė. Kjo, qė shprehet kėshtu teologjikisht, pėr Palin realizohet edhe fizikisht: i shėruar nga verbėria e tij shpirtėrore, nis tė shikojė qartė. Shėn Pali, pra, u shndėrrua jo nga njė mendim, por nga njė ngjarje, nga prania e papėrballueshme e tė Ngjallurit, pėr tė cilėn nuk do tė mund tė dyshonte kurrė mė, sepse ishte tepėr e fortė qartėsia e kėsaj ngjarjeje, e kėtij takimi. E shndėrroi thellėsisht jetėn e Palit; nė kėtė kuptim mund e duhet folur pėr kthim. Ky takim ėshtė nė qendėr tė rrėfimit tė Shėn Lukės, i cili ka shumė mundėsi tė ketė pėrdorur njė tregim, qė mbase ishte krijuar nė bashkėsinė e Damaskut. Pėr kėtė na bind ngjyrimi lokal, qė jepet pėrmes pranisė sė Ananisė dhe emrave, si emrit tė rrugės, ashtu edhe tė pronarit tė shtėpisė, ku banoi Pali (cfr Vap 9-11).

    Tipin e dytė tė burimeve mbi kthimin, e gjejmė tek vetė Letrat e Shėn Palit. Ai nuk flet kurrė me hollėsira pėr kėtė ngjarje, e unė besoj se e bėn kėtė nga qė mendon se tė gjithė i njihnin ēastet kryesore tė kėsaj historie, tė gjithė e dinin se nga persekutues, ai u shndėrrua nė Apostull tė zellshėm tė Krishtit. E kjo nuk ishte pasojė e njė reflektimi, por e njė ngjarjeje tė jashtėzakonshme, e takimit me tė Ngjallurin. Ndonėse nuk tregon hollėsira, Pali e cek disa herė kėtė fakt tepėr tė rėndėsishėm, duke theksuar se edhe ai ėshtė dėshmitar i ngjalljes sė Jezusit e se, njėlloj si Apostujt e tjerė, edhe ai mori nga Jezusi zbulesėn, sė bashku me misionin e apostullit. Teksti mė i qartė mbi kėtė pikė, gjindet nė tregimin e tij mbi atė qė pėrbėn qendrėn e historisė sė shėlbimit: vdekjen e ngjalljen e Jezusit dhe dukjet para dėshmitarėve (cfr 1 Kor 15). Duke pėrdorur fjalė tė traditės tepėr tė lashtė, tė cilat edhe ai i mori nga Kisha e Jeruzalemit, thotė se Jezusi i vdekur nė kryq, i varrosur e i ngjallur, i duket, pas ngjalljes, mė parė Ēefės, dmth Pjetrit, mė pas tė Dymbėdhjetėve, pastaj pesėqind vėllezėrve, shumė nga tė cilėt nė atė kohė jetonin akoma. Pastaj Jakut e pastaj tė gjithė Apostujve. E pas kėtij rrėfimi, tė marrė nga tradita, shton “Mė sė fundi m’u dėftua edhe mua” (1 Kor 15,8). Kėshtu lė tė kuptohet se kjo ėshtė baza e apostullimit tė tij dhe e jetės sė tij tė re. Ka edhe tekste tė tjera, tė cilat tregojnė tė njėjtėn gjė: “Nėpėr Jezu Krishtin ne morėm hirin tė jemi apostuj” (cfr Rom 1,5); e akoma “Po a nuk e pashė unė Jezusin, Zotin tonė?” (1 Kor, 9,1), fjalė me tė cilat nėnkupton njė gjė, qė e dinė tė gjithė. E sė fundi, teksti mė i pėrhapur lexohet nė Gal 1,15-17: “Po kur Atij, qė mė zgjodhi qysh nė kraharorin e nėnės dhe mė thirri me hirin e tij, i pėlqeu tė ma zbulojė Birin e vet pėr ta shpallur ndėr paganė, menjėherė, pa u kėshilluar me asnjė njeri e pa u ngjitur aspak nė Jeruzalem te ata qė ishin apostuj para meje, shkova nė Arabi e pastaj u ktheva nė Damask”. Nė kėtė ‘vetmbrojtje’ nėnvizon me forcė se edhe ai ėshtė dėshmitar i vėrtetė i tė Ngjallurit, ka misionin e vet, tė marrė drejtpėdrejtė nga i Ngjalluri.

    Mund tė shikojmė, kėshtu, se dy burimet, Veprat e Apostujve dhe Letrat e Shėn Palit, pėrkojnė e pėrputhen nė pikėn themelore: i Ngjalluri i foli Palit, e thirri nė misionin e apostullit, e bėri apostull tė vėrtetė, dėshmitar tė ngjalljes, me detyrėn e veēantė t’ua kumtonte Ungjillin paganėve tė botės greko-romake. E njėkohėsisht Pali mėsoi se, ndonėse nė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejtė me tė Ngjallurin, ai duhet tė hynte nė bashkimin e Kishės, duhet tė pagėzohej, duhet tė jetonte nė pėrkim me apostujt e tjerė. Vetėm nė kėtė bashkim me tė gjithė, mund tė ishte apostull i vėrtetė, siē shkruan ai vetė nė Letrėn e parė drejtuar Korintianėve: “Si unė, ashtu edhe ata, kėshtu predikojmė e kėshtu edhe ju besuat” (15, 11). Kumtimi i tė Ngjallurit ėshtė njė i vetėm, sepse edhe Krishti ėshtė njė i vetėm.

    Siē shihet, nė tė gjitha kėto fragmente, Pali nuk e shpjegon kurrė kėtė ēast si kthim. Pse? Ka shumė hamendje, por pėr mua shkaku ėshtė i qartė. Kjo kthesė e jetės sė tij, ky shndėrrim i gjithė qenies sė tij, nuk qe fryt i njė procesi psikologjik, i njė pjekurie ose evolucioni intelektual e moral, por erdhi nga jashtė: nuk qe fryt i mendimit tė tij, por i takimit me Krishtin Jezus. Nė kėtė kuptim, nuk ishte thjeshtė kthim, pjekuri e ‘unit’ tė tij, por vdekje e ringjallje pėr atė vetė: vdiq njė ekzistencė e tij e njė tjetėr, e re, lindi me Krishtin e Ngjallur. Nė asnjė mėnyrė tjetėr nuk mund tė shpjegohet kjo pėrtėritje e Palit. Tė gjitha analizat psikologjike nuk mund ta sqarojnė e as ta zgjidhin problemin. Vetėm ngjarja, takimi i madh me Krishtin, ėshtė kyēi qė na ndihmon tė kuptojmė ē’kishte ngjarė: vdekje e ringjallje, pėrtėritje nga ana e Atij, qė iu duk e foli me tė. Nė kėtė kuptim mė tė thellė mund e duhet tė flasim pėr kthim. Ky takim ėshtė pėrtėritje e vėrtetė, qė ia ndryshoi gjithė rrjedhėn e jetės sė tij. Tani mund tė thuhet se gjithēka, qė mė parė pėr tė ishte thelbėsore e themelore, bėhet ‘pleh’; nuk ėshtė mė ‘fitim’, por humbje, sepse tashmė vlen vetėm jeta nė Krishtin.

    Gjithsesi nuk duhet tė mendojmė se Pali hyri nė njė shteg tė verbėr. Pėrkundrazi, sepse Krishti i Ngjallur ėshtė drita e sė vėrtetės, ėshtė drita e vetė Hyjit. Kjo ia zgjėroi zemrėn, qė nė tė tė kishte vend pėr tė gjithė. Nė kėtė ēast ai nuk e humbi ēka ishte e bukur dhe e vėrtetė nė jetėn e tij, nė trashėgiminė e tij, por e kuptoi nė mėnyrė tė re urtinė, vėrtetėsinė, thellėsinė e ligjit e tė profetėve, tė cilėt i pėrvetėsoi nė njė mėnyrė tė re. Njėkohėsisht arsyeja e tij kuptoi nė mėnyrė tė re edhe urtinė e paganėve: duke ia pasė hapur gjithė zemrėn e vet Krishtit, fitoi zotėsinė tė dialogonte me tė gjithė, u aftėsua tė bėhej gjithēka pėr tė gjithė. Kėshtu mund tė ishte vėrtetė apostull i paganėve.

    Duke parė tani veten tonė, nuk mund tė mos pyesim ē’do tė thotė gjithė kjo pėr ne? Do tė thotė se edhe pėr ne, krishterimi nuk ėshtė filozofi e re, e as moral i ri. Jemi tė krishterė, vetėm nė se takojmė Krishtin. Natyrisht Ai nuk na duket nė kėtė mėnyrė tė pakundėrshtueshme, tė ndritshme, siē bėri me Palin, pėr ta kthyer nė Apostull tė tė gjithė popujve. Por edhe ne mund ta takojmė Krishtin nė leximin e Shkrimit Shenjt, nė lutje, nė jetėn liturgjike tė Kishės. Mund ta prekim zemrėn e Krishtit e tė ndjejmė se edhe Ai e prek zemrėn tonė. Vetėm nė kėtė marrėdhėnie personale me Krishtin, vetėm nė kėtė takim me tė Ngjallurin, bėhemi vėrtetė tė krishterė. E kėshtu hapet arsyeja jonė, na hapet parasysh gjithė urtia e Krishtit e gjithė pasuria e sė vėrtetės. Prandaj t’i lutemi Zotit tė na ndriēojė, t’i dhurojė botės sonė takimin me praninė e Tij: e kėshtu, tė na japė njė fe tė gjallė, njė zemėr tė hapur, njė dashuri tė madhe pėr tė gjithė, tė aftė pėr t’ia ndryshuar faqen botės.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  4. #4
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Katekizmi i Benediktit XVI nė audiencė: Shėn Pali na mėson se tė jesh apostull, do tė thotė ta kumtosh gėzimin e Krishtit nė botė.

    10.09.2008

    Ėshtė katekizmi i katėrt, qė Benedikti XVI ia kushton Shėn Palit. Tė mėrkurėn e kaluar, Papa foli pėr rrugėn e Damaskut, duke theksuar se kthimi ėshtė fryt i takimit tė njeriut me Krishtin. Ndėrsa sot u ndalua tek karakteristikat e Shėn Palit si apostull dhe pėrfundoi duke uruar qė dėshmitarėt e Ungjillit nė tė gjitha kohėt, tė jenė kryesisht ‘apostuj tė gėzimit tė Krishtit’.

    Nė shėrbim tė Ungjillit ‘njėzet e katėr orė mbi njėzet e katėr’. Guximtar deri nė vetėmohim, ai duroi – nė emėr e pėr dashuri tė Jezusit - rrahje, burgime, mbytje nė det, lodhje, udhėtime rraskapitėse. Pali i Tarsit – shpjegoi Papa - e dinte mirėfilli se fjala ‘apostull’ nė greqisht do tė thotė ‘i dėrguar’, ambasador i dėrguar nga dikush, pėr tė cilin duhet tė shkrish pa kursim vetveten. E duke qenė ky ‘Dikush’ vetė Krishti, qė e pati rrėmbyer tek Portat e Damaskut, Pali e di po aq mirė – dhe e vė shumė herė nė dukje nė Letrat e tij – se ishte njė thirrje e mirėfilltė shpirtėrore qė tė bėhej apostull, e jo njė akt qė varej nga vullneti njerėzor:

    “Si pėrfundim, mund tė themi se apostullimin e krijon Zoti, jo hamendja vetjake. Apostull nuk bėhesh vetvetiu; ėshtė Zoti ai qė tė bėn tė tillė; prandaj apostullimi ka nevojė pėr lidhje tė pėrhershme me Zotin. Jo mė kot Pali thotė se ėshtė ‘i thirrur pėr tė qenė apostull’, dmth jo nga ana e njerėzve, as nga ana e njė njeriu, por nga ana e Jezu Krishtit dhe e Hyjit Atė”.

    Ishte, prandaj, pothuajse i pėrzgjedhur nga hiri i Hyjit – shpjegoi Papa – e ndonėse nga njėra anė e pranon plotėsisht epėrsinė e tė Dymbėdhjetėve, tė zgjedhur nga Jezusi gjatė jetės sė tij tokėsore – duke u vetėmbrojtur nė mė se njė rast si ‘i fundmi i apostujve’ – nga ana tjetėr shpreh njė koncept mė tė gjėrė tė impenjimit, qė duhet tė ketė kumtuesi i Ungjillit:

    “Duket qartė, prandaj, se koncepti i Palit mbi apostullimin nuk kufizohet vetėm tek grupi i tė Dymbėdhjetėve. Pa dyshim ai di ta dallojė mirė rastin e tij nga i atyre, qė kishin qenė apostuj para tij: atyre u njeh njė vend krejt tė posaēėm nė jetėn e Kishės. E megjithatė, siē e dinė tė gjithė, edhe Shėn Pali e quan veten Apostull nė kuptimin mė tė ngushtė tė kėsaj fjale. Sigurisht qė, nė kohėn e bashkėsive tė para tė krishtera, askush nuk pėrshkoi mė shumė kilometra se ai, nėpėr tokė e nėpėr det, gjithnjė me njė qėllim tė vetėm: tė kumtonte Ungjillin”.

    Tė jesh i pėrzgjedhur me nismė hyjnore e tė jesh i dėrguar, janė dy nga tri karakteristikat, qė vuri nė dukje Benedikti XVI, duke shpjeguar si e koncepton termin apostull nė pėrvojėn e Shėn Palit. Karakteristika e tretė ka tė bėjė me ‘ushtrimin e kumtimit tė Ungjillit’, e si pasojė, me themelimin e kishave. Titulli i Apostullit – pohoi Papa – nuk ėshtė e nuk mund tė jetė titull nderi. Ai e impenjon konkretisht e edhe dramatikisht gjithė qenien e subjektit pėrkatės:

    “Njė element tipik i apostullimit tė vėrtetė, qė vihet mirė nė dukje nga Shėn Pali, ėshtė njė lloj njėsimi i Ungjilit me ungjillėzuesin, qė tė dy tė paracaktuar pėr tė njėjtin fat. Askush, si Pali, nuk e vuri kaq me forcė nė dukje se kumtimi i kryqit tė Krishtit duket si ‘shkandull e marrėzi’ e se shumėkush e keqkupton ose nuk e pranon. Kjo ndodhte asokohe e nuk ėshtė pėr t’u ēuditur nė se e njėjta gjė ndodh edhe sot.(…). Ky mbetet misioni i tė gjithė apostujve tė Krishtit, nė tė gjitha kohėt: tė jenė bashkėpunėtorė tė gėzimit tė vėrtetė”.

    Nė ēastin e pėrshėndetjeve pėrfundimtare, pasi iu drejtua posaēėrisht pjesėmarrėsve nė Seminarin e komunikimeve shoqėrore, organizuar nga Universiteti Papnor i Kryqit Shenjt, Benedikti XVI i kushtoi, duke pasur parasysh shtegtimin nė Lurdė, pėr ku do tė niset mė 12 shtator, njė mendim marian tė rinjve, tė sėmurėve e tė sapomartuarve: “Pėr juve, tė rinj – tha Papa – i lutem Zotit t’ju dhurojė njė fe gjithnjė mė tė pjekur; pėr juve, tė sėmurė, njė fe gjithnjė mė tė fortė e pėr ju tė sapomartuar, njė fe gjithnjė mė tė thellė”.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    "Tė jesh apostull, do tė thotė ta kumtosh me gėzim Krishtin nė botė".


    10. 09. 2008.

    Tė dashur vėllezėr e motra,
    Tė mėrkurėn e kaluar fola pėr kthesėn e madhe nė jetėn e Shėn Palit, pas takimit me Krishtin e ngjallur. Jezusi hyri nė jetėn e tij dhe e shndėrroi nga persekutes, nė apostull. Ku takim shėnoi fillimin e misionit tė tij: Pali nuk mund tė jetonte si mė parė, tani e ndjente veten tė ngarkuar nga Zoti me detyrėn pėr tė shpallur Ungjillin e tij, si apostull. E pikėrisht pėr kėtė mėnyrė tė re jetese, kur ai u bė apostull i Krishtit, dua t’ju flas sot. Ne zakonisht, duke ndjekur Ungjillin, i njohim tė Dymbėdhjetėt me titullin e apostujve, duke kuptuar me kėtė fjalė, ata qė ishin shokėt e jetės sė Jezusit dhe qė dėgjonin mėsimin e tij. Por edhe Pali e ndjen veten apostull e duket qartė, prandaj, se koncepti i Palit mbi apostullimin nuk kufizohet vetėm tek grupi i tė Dymbėdhjetėve. Pa dyshim ai di ta dallojė mirė rastin e tij nga i atyre, qė kishin qenė apostuj para tij (Gal 1,17): atyre u njeh njė vend krejt tė posaēėm nė jetėn e Kishės. E megjithatė, siē e dinė tė gjithė, edhe Shėn Pali e quan veten Apostull nė kuptimin mė tė ngushtė tė kėsaj fjale. Sigurisht qė, nė kohėn e bashkėsive tė para tė krishtera, askush nuk pėrshkoi mė shumė kilometra se ai, nėpėr tokė e nėpėr det, gjithnjė me njė qėllim tė vetėm: tė kumtonte Ungjillin.

    Pra Pali kishte pėr apostullimin njė koncept mė tė gjėrė, se ai qė lidhej me grupin e tė Dymbėdhjetėve, koncept qė e ndeshim kryesisht tek Shėn Luka nė Veprat (cfr Vap 1,2,26;6,2). Nė tė vėrtetė, nė Letrėn e parė drejtuar Korintianėve, Pali i dallon qartė tė ‘Dymbėdhjetėt’ nga ‘tė gjithė apostujt’, duke i pėrmendur si dy grupe tė ndryshme, qė patėn fatin tė jenė dėshmitarė tė dukjeve tė tė Ngjallurit (cfr 14,5.7). Nė tė njėjtin tekst, mė pas, ai e quan pėrvujtėrisht vetveten si ‘mė i fundmi i apostujve’, duke e krahasuar deri me njė dėshtak e duke pohuar tekstualisht: “Unė nuk jam i denjė as tė quhem apostull, sepse e kam salvuar Kishėn e Krishtit. Por nė saje tė hirit tė Hyjit, jam ky qė jam, dhe hiri i tij nė lidhje me mua, nuk ka qenė i kotė; madje u mundova tė veproj mė shumė se tė gjithė ata, jo unė vetėm, por edhe hiri i Hyjit me mua” (1 Kor 15,9-10). Metaforėn dėshtak, pėrmes sė cilės shprehet kulmi i pėrvujtėrisė, e gjejmė edhe nė Letrėn drejtuar Romakėve nga Shėn Injaci i Antiokisė: “Jam mė i fundmi i tė gjithėve, jam dėshtak; por do tė mė jepet hiri tė jem diēka, nė se arrij tek Zoti” (9,2). Kėtė, qė thotė Ipeshkvi i Antiokisė lidhur me martirizimin e tij tė afėrt, duke parashikuar se ai do ta pėrmbysė gjendjen e tij si njeri i padenjė, Shėn Pali e thotė lidhur me detyrėn e tij apostolike: nė tė gjen shprehjen fekonditeti i hirit tė Hyjit, qė di ta shndėrrojė njė njeri tė papėrkryer, nė njė apostull tė shkėlqyer. Nga persektues, nė themelues Kishash: kėtė bėri Hyji me njė, qė nė pikėpamje ungjillore, mund tė shikohej si fundėrri!

    Po cili ėshtė koncepti i dytė i Shėn Palit, ai qė i bėn atė e tė tjerėt apostuj? Nė Letrat e tij duken tri karakteristikat themelore, qė duhet t’i ketė apostulli. E para ėshtė ‘tė ketė parė Zotin’(cfr. 1 Kor 9,1), dmth tė ketė pasė me Tė njė takim vendimtar pėr jetėn e vet. Edhe nė Letrėn drejtuar Galatėve (cfr 1, 15-16), do tė thotė se ishte i thirrur, pothuajse i zgjedhur, me hirin e Hyjit, tė cilit i pėlqeu t’i zbulonte Birin e vet, pėr ta shpallur ndėr paganė. Si pėrfundim, mund tė themi se apostullimin e krijon Zoti, jo hamendja vetjake. Apostull nuk bėhesh vetvetiu; ėshtė Zoti ai qė tė bėn tė tillė; prandaj apostullimi ka nevojė pėr lidhje tė pėrhershme me Zotin. Jo mė kot Pali thotė se ėshtė ‘i thirrur pėr tė qenė apostull’ (Rom 1,1), dmth jo nga ana e njerėzve, as nga ana e njė njeriu, por nga ana e Jezu Krishtit dhe e Hyjit Atė” (Gal 1,1). Kjo ėshtė karakteristika numėr njė: ta kesh parė Zotin, tė jesh i thirrur prej Tij.

    Karakteristika e dytė ėshtė ‘tė jesh i dėrguar’. Vetė termi grek ‘apóstolos’ do tė thotė pikėrisht ‘i dėrguar’, dmth ambasador, mbartės i njė mesazhi; ai qė duhet tė veprojė si i dėrguar e pėrfaqėsues i dikujt. Prandaj Pali e quan veten ‘apostull i Jezu Krishtit’ (1 Kor 1,1; 2 Kor 1,1), dmth delegat i tij, i vėnė plotėsisht nė shėrbim tė tij, aq sa tė quhej edhe ‘shėrbėtor i Jezu Krishtit’(Rom 1,1). Edhe njė herė del nė plan tė parė ideja se nisma ėshtė e dikujt tjetėr, e Hyjit nė Jezu Krishtin, tė cilit i detyrohesh plotėsisht; por sidomos nėnvizohet fakti se mori njė mision, tė cilin duhet ta kryejė nė emėr tė tij, duke vėnė plotėsisht nė plan tė dytė ēdo interes vetjak.

    Karakteristika e tretė ka tė bėjė me ushtrimin e ‘kumtimit tė Ungjillit’, e si pasojė, me themelimin e Kishave. Titulli i ‘apostullit’ nuk ėshtė e nuk mund tė jetė titull nderi. Ai e impenjon konkretisht e edhe dramatikisht gjithė qenien e subjektit pėrkatės. Nė Letrėn e parė drejtuar Korintianėve, Pali thotė: “Po unė, a nuk jam apostull? Po a nuk e pashė Jezusin, Zotin tonė? A nuk jeni ju vepra ime nė Zotin?’ (9,1). Po kėshtu nė Letrėn e dytė drejtuar Korintianėve, pohon: “Letra jonė jeni ju…, letra e shkruar prej Krishtit, e shkruar jo me bojė, por me shpirtin e Hyjit tė gjallė” (3,2-3).

    Nuk na ēudit, prandaj, fakti qė Gjon Krizostomi flet pėr Palin, si pėr ‘njė shpirt prej diamanti” (Panegirici, 1,8), dhe vijon tė thotė: “Ashtu si zjarri, kur i shtojmė materiale tė ndryshme, ndizet mė shumė, kėshtu edhe Pali, me fjalėn e tij, i fitonte pėr ēėshtjen e vet tė gjithė ata, me tė cilėt lidhej, e edhe ata, qė e luftonin, tė cilėt pushtoheshin nga fjalimet e tij e bėheshin ushqim i ri pėr kėtė zjarr shpirtėror” (ibid., 7,11). Kjo shpjegon pse Pali i quan apostujt ‘bashkėpunėtorė tė Hyjit’ (1 Kor 3,9; 2 Kor 6,1), hiri i tė cilit vepron me ta. Njė element tipik i apostullimit tė vėrtetė, qė vihet mirė nė dukje nga Shėn Pali, ėshtė njė lloj njėsimi i Ungjillit me ungjillėzuesin, qė tė dy tė paracaktuar pėr tė njėjtin fat. Askush, si Pali, nuk e vuri kaq me forcė nė dukje se kumtimi i kryqit tė Krishtit duket si ‘shkandull e marrėzi’ (1 Kor 1,23), e se shumkush e keqkupton ose nuk e pranon. Kjo ndodhte asokohe e nuk ėshtė pėr t’u ēuditur nė se e njėjta gjė ndodh edhe sot. Fatit qė tė dukej ‘shkandull e marrėzi’, nuk do t’i shpėtonte as Pali Apostull, i cili e di mirė kėtė: kjo ėshtė pervoja e jetės sė tij. Korintianėve u shkruan, jo pa njė hije ironie: “E pra unė mendoj se Hyji ne, apostujve, na vuri nė vendin e fundit, si tė dėnuar pėr vdekje, sepse u bėmė lojė pėr botėn, pėr engjėjt e pėr njerėzit. Ne tė marrė pėr shkak tė Krishtit, ju tė urtė nė Krishtin; ne tė dobėt, ju tė fortė; ju tė nderuar e ne tė pėrbuzur. Deri tani s’ngihemi me bukė as me ujė, jemi tė zhveshur e tė shtypur, tė paplang e tė pashtėpi, lodhemi duke punuar me duart tona. Na shajnė, e ne flasim mirė pėr ta. Na salvojnė, e ne durojmė; na shpifen e ne ngushėllojmė. U bėmė deri mė sot, si fundėrritė e botės, porsi plehrat e gjithkujt”(1 Kor 4,9-13). Ėshtė autoportreti i jetės apostolike tė Shėn Palit: ndėrmjet gjithė kėtyre vuajtjeve, mbizotėron gėzimi se ėshtė mbartės i bekimit tė Hyjit e i hirit tė Ungjillit.

    Sidoqoftė, Pali ka tė pėrbashkėt me filozofinė stoike tė kohės sė tij, idenė e qėndrimit tė palėkundur nė mes tė vėshtirėsive qė has; por ai e kapėrcen perspektivėn thjeshtė humanistike, duke rikujtuar se i pėrket Hyjit nė Krishtin: “Kush do tė na ndajė prej dashurisė sė Krishtit? Vėshtirėsia? Ngushtica? Salvimi? Uria? Lakuriqėsia? Rreziku? Shpata? Sikurse ėshtė nė Shkrimin Shenjt: Pėr shkak tėnd na vrasin si njė ditė pėr ditė, na ēmojnė porsi dele tė caktuara pėr t’u prerė. E prapėseprap, nė tė gjitha kėto, jemi mė se ngadhėnjyes, nė saje tė Atij qė na deshi. Jam plotėsisht i bindur se as vdekja, as jeta, as ėngjėjt as pushtetet, as e tashmja, as e ardhshmja, as fuqitė, as lartėsitė as humnerat e asnjė krijesė tjetėr, nuk do tė mund tė na ndajė prej dashurisė sė Hyjit, qė na u dėftua nė Jezu Krishtin, Zotin tonė” (Rom 8,35-39). Kjo ėshtė siguria. Gėzimi i thellė qė i prin apostullit nė gjithė kėto ngjarje: asgjė nuk nuk do tė mund tė na ndajė prej dashurisė sė Hyjit. E kjo dashuri ėshtė pasuria e vėrtetė e jetės njerėzore.

    Siē shihet, Shėn Pali e kishte vėnė gjithė jetėn nė shėrbim tė Ungjillit; mund tė themi ‘njėzet e katėr orė mbi njėzet e katėr’. E kryente detyrėn e tij me besnikėri e me gėzim, ‘pėr tė shpėtuar me ēdo kusht ndonjėrin’(1 Kor 9,22). E pėrsa u pėrket Kishave, ndonėse e dinte se kishte me ta njė lidhje atėsie (cfr 1 Cor 4,15), madje edhe amėsie (cfr Gal 4, 19), vihej plotėsisht nė shėrbim tė tyre, duke deklaruar nė mėnyrė tė admirueshme: “Ne nuk duam tė sillemi si pronarė tė fesė suaj, por jemi bashkėpunėtorė tė gėzimit tuaj” (2 Kor 1,24).
    E ky vijon tė jetė misioni i tė gjithė apostujve tė Krishtit, nė tė gjitha kohėt: tė jenė bashkėpunėtorė tė gėzimit tė vėrtetė.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  6. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Katekizmi i Benediktit XVI nė audiencė:
    Feja lind nga takimi me Krishtin e ngjallur, nė jetėn e Kishės.


    24.09.2008

    Tė dashur vėllezėr e motra,
    sot dėshiroj tė flas mbi marrėdhėniet ndėrmjet Shėn Palit e Apostujve, qė e ndoqėn Krishtin pėrpara tij. Kėto marrėdhėnie shquheshin gjithnjė nga respekti i thellė, e njėkohėsisht nga ēiltėrsia me tė cilėn Apostulli i Popujve mbronte tė vėrtetėn e Ungjillit. Ndonėse edhe ai ishte bashkėkohės me Jezusin e Nazaretit, nuk pati kurrė mundėsi ta takojė gjatė jetės sė Tij publike. Prandaj, kur u verbua nė rrugėn e Damaskut, ndjeu nevojėn tė kėshillohej me dishepujt e parė tė Mėsuesit, qė i zgjodhi Ai vetė pėr ta ēuar Ungjillin deri nė skajet mė tė largėta tė tokės.

    Nė Letrėn drejtuar Galatasve, Pali pėrpilon njė relacion kushtuar marrėdhėnieve me disa nga tė Dymbėdhjetėt: nė mėnyrė tė posaēme me Pjetrin, i cili qe zgjedhur si Kephas, fjalė aramaike, qė do tė thotė shkėmb, mbi tė cilin po ngrihej Kisha (cfr Gal 2,9), me Jakun, ‘vėllain e Zotit’ (cfr Gal 1,19) e me Gjonin (cfr Gal 2,9): Pali nuk ngurron t’i njohė si shtyllat e Kishės. Posaēėrisht i rėndėsishėm ėshtė takimi me Kefėn (Pjetrin), nė Jeruzalem; Pali ndenji pranė tij 15 ditė ‘pėr t’u kėshilluar me tė’ (cfr Gal 1, 19), ose mė mirė tė themi, pėr t’u njohur me jetėn tokėsore tė Krishtit tė Ngjallur, i cili e kishte ‘rrėmbyer’ nė rrugėn e Damaskut e po ia ndryshonte rrėnjėsisht jetėn: nga persekutues i Kishės sė Zotit, u bė ungjillėzues i asaj feje nė Mesinė e kryqėzuar e Birin e Hyjit tė cilėn, nė tė kaluarėn, kishte bėrė ēmos ta shkatėrronte (cfr Gal 1,23).


    Ē’ njoftime mori Pali pėr Jezusin gjatė tri vjetėve pas takimit tė Damaskut? Nė Letrėn e parė drejtuar Korintianėve mund tė dallojmė dy fragmente, me tė cilat Pali u njoh nė Jeruzalem, tė pėrpiluara si elemente qėndrore tė traditės sė krishterė, traditė themelore. Ai i transmeton gojarisht, ashtu si i ka marrė, me njė formulė shumė solemne: “Dhe njėmend, mė sė pari ju shpalla ato tė vėrteta, qė edhe unė vetė i mora”. Ngul kėmbė, kėshtu, pėr besnikėrinė mbi gjithēka ka marrė, pėr t’ua transmetuar besnikėrisht tė krishterėve tė rinj. Janė elemente themelore e lidhen me Eukaristinė e me Ngjalljen e Krishtit. Ėshtė fjala pėr fragmente tė formuluara qė nė vitet tridhjetė. Arrijmė, kėshtu, tek vdekja, varrosja nė zemėr tė tokės e tek Ngjallja e Jezusit (cfr 1 Cor 15,3-4). Po i kujtojmė njerėn e tjetrėn: fjalėt e Jezusit nė Darkėn e mbrame, (cfr 1 Cor 11,23-25) pėr Palin janė vėrtetė qendėr e jetės sė Kishės: Kisha ndėrtohet duke u nisur nga kjo qendėr e duke u bėrė kėshtu vetvetja. Pėrtej kėsaj qendre eukaristike, nė tė cilėn rilind gjithnjė Kisha – edhe pėr teologjinė e Shėn Palit, pėr gjithė mendimin e tij – kėto fjalė patėn ndikim tė dukshėm nė marrėdhėniet vetjake tė Palit me Jezusin. Nga njėra anė dėshmojnė se Eukaristia ndriēon mallkimin e kryqit, duke e bėrė bekim (Gal, 3,13-14), e nga ana tjetėr shpjegojnė rėndėsinė e vetė vdekjes e ngjalljes sė Jezusit. Nė Letrat e tij, ajo ‘pėr ju’ e themelimit tė Eukaristisė, bėhet ‘pėr mua’ (Gal, 2,20), duke u pėrvetėsuar, sepse e di qė nė atė ‘ju’, ishte ai vetė e se Jezusi e pranonte dhe e donte; e nga ana tjetėr ‘pėr tė gjithė’ (2 Kor 5-14): kjo ‘pėr ju’ bėhet ‘pėr mua’ e ‘pėr Kishėn’ (Ef 5,25), bėhet flijim shpėrblyes i kryqit ‘pėr tė gjithė’ (cfr Rom 3,25). Kisha themelohet e njihet si ‘Korpi i Krishtit’ nga Eukaristia e nė Eukaristi (1 Kor 12,27), e ushqyer ēdo ditė nga forca e Shpirtit tė Krishtit tė Ngjallur.

    Teksti tjetėr, mbi Ringjalljen, transmeton pėrsėri tė njėjtėn formulė besnikėrie. Shkruan Shėn Pali: “E njėmend, mė sė pari ju shpall ato tė vėrteta, qė edhe unė vetė i mora: se Krishti vdiq pėr mėkatet tona, sikurse e paralajmėroi Shkrimi Shenjt, qe varrosur e tė tretėn ditė u ngjall sė vdekuri, si u tha nė Shkrimin Shenjt, e iu duk Kefės e pastaj tė Dymbėdhjetėve”(1 Kor 15,3-5). Edhe nė kėtė traditė, qė iu transmetua Palit, rikujtohet kjo ‘pėr mėkatet tona’, e cila thekson se Krishti ia dhuroi vetveten Atit, pėr tė na ēliruar nga mėkatet e nga vdekja. Nga ky dhurim i vetvetes, Pali krijon shprehjet mė prekėse e mė rrėmbyese tė marrėdhėnieve tona me Krishtin: “Atė qė kurrė nuk bėri mėkat, Hyji pėr ne e bėri mėkat, nė mėnyrė qė nė Tė ne tė bėhemi drejtėsi e Hyjit” (2 Kor 8,9). Ia vlen tė kujtosh komentin me tė cilin murgu i asokoshėm agostinian, Martin Luteri, i shoqėronte kėto shprehje paradoksale tė Palit: “Ky ėshtė misteri i madhėrishėm i hirit hyjnor pėr mėkatarėt: qė pėrmes njė shkėmbimi mahnitės, mėkatet tona nuk janė mė tonat, por tė Krishtit, e drejtėsia e Krishtit nuk ėshtė mė e Krishtit, por jona” (Koment i Psalmeve tė 1513-1515). E kėshtu u shpėtuam.

    Nė kerygma (kumtimin) fillestar, transmetuar gojė mė gojė, meriton tė vihet nė dukje pėrdorimi i foljes “u ngjall”, nė vend tė ‘qe ngjallur’, pėrdorimi i sė cilės do tė ishte mė logjik, nė vijim tė ‘vdiq’ ... e u varros”. Forma foljore ‘u ngjall’ u zgjodh pėr tė nėnvizuar se ngjallja e Krishtit ka tė bėjė me tė tashmen e jetės sė besimtarėve: mund ta pėrkthejmė kėshtu: “u ngjall e vijon tė jetojė” nė Eukaristi e nė Kishė. Kėshtu tė gjitha Shkrimet Shenjte bėjnė dėshmi pėr vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit, sepse – siē shkruante Ugo San Vitore – “tė gjitha Shkrimet hyjnore pėrbėjnė njė libėr tė vetėm, e ky libėr ėshtė Krishti, nga qė i gjithė Shkrimi Shenjt flet pėr Krishtin e pėrplotėsohet nė Krishtin”. (De arca Noe, 2,8). Nė se Shėn Ambrozi i Milanos mund tė thotė se ‘nė Shkrimin Shenjt ne lexojmė Krishtin’, kėtė e bėn sepse Kisha e zanafillės i lexonte tė gjitha Shkrimet e Shenjta tė Izraelit duke u nisur nga Krishti e duke u kthyer tek Krishti.

    Pėrsėritja e dukjeve tė Krishtit tė ngjallur Kefės, tė Dymbėdhjetėve, mė se pesėqind vėllezėrve e Jakut, mbyllet me cekjen se Krishti iu duk edhe vetė Palit nė rrugėn e Damaskut: “E mė sė fundi m’u dėftua edhe mua, dėshtakut” (1 Kor 15,8). Me qė ai e persekutoi Kishėn e Hyjit, nė kėtė rrėfim shpreh mendimin se ėshtė i padenjė pėr tė qenė apostull, me tė njėjtėn vlerė si ata qė i paraprinė. Por Hiri i Hyjit nė tė nuk ishte i kotė (1Kor 15,10). Sidoqoftė pohimi se e merr fuqinė nga Hiri hyjnor, e bashkon Palin me dėshmitarėt e parė tė ngjalljes sė Krishtit: ‘Si unė, ashtu edhe ata: kėshtu predikojmė e kėshtu edhe ju besuat (1 Kor 15,11). Ėshtė i rėndėsishėm identiteti e uniciteti i kumtimit tė Ungjillit: si ata, ashtu edhe unė, predikojmė tė njėjtėn fe, tė njėjtin Ungjill tė Jezu Krishtit, qė vdiq e u ngjall e qė na dhurohet nė tė Shenjtnueshmin Sakrament tė Eukaristisė.

    Rėndėsia qė i jep ai Traditės sė gjallė tė Kishės, tė cilėn ajo ua pėrcjell bashkėsive tė saj, dėshmon sa i gabuar ėshtė vizioni i atyre, qė mendojnė se Pali ėshtė shpikės i krishterimit. Para se ta kumtonte Jezu Krishtin, Zotin e tij, ai e takoi nė rrugėn e Damaskut dhe e ndoqi pas nė Kishė, duke e vėzhguar jetėn e Tij nė tė Dymbėdhjetėt e nė tė gjithė ata, qė e ndoqėn pas, rrugėve tė Galilesė. Nė katekizmat e ardhshme do tė kemi mundėsi tė thellohemi nė ndihmesėn qė i dha Pali Kishės sė zanafillės: por misioni qė mori nga Krishti i Ngjallur pėr ungjillėzimin e paganėve ka nevojė tė pėrforcohet e tė garantohet nga ata, qė i dhanė atij e Barnabės dorėn e djathtė, nė shenjė miratimi tė apostullimit tė tyre, tė ungjillėzimit tė tyre e tė pranimit tė tyre nė tė vetmin bashkim me Kishėn e Krishtit (cfr Gal 2,9). Kuptohet atėherė se shprehja “por edhe nėse e kemi njohur Krishtin nė mėnyrė thjesht njerėzore” (2 Kor 5,16), nuk do tė thotė se jeta e Tij tokėsore ėshtė pa vlerė pėr pjekurinė tonė nė fe, pėrkundrazi, qė nga ēasti i Ngjalljes sė Tij e ndryshon mėnyrėn e lidhjes sonė me Tė. Ai ėshtė njėkohėsisht Biri i Hyjit ‘pasardhės i Davidit pėr kah trupi, por i dėftuar Bir i Hyjit me pushtet sipas Shpirtit Shenjt mbas ngjalljes prej tė vdekurve”, siē do tė kujtojė Pali nė fillim tė Letrės drejtuar Romakėve (1, 3-4).

    Sa mė shumė pėrpiqemi tė gjejmė gjurmėt e Jezusit tė Nazaretit nėpėr rrugėt e Galilesė, aq mė tepėr mund tė kuptojmė se Ai mori mbi vete natyrėn tonė njerėzore, duke u bėrė si ne nė gjithēka, pėrveē mėkatit.
    Feja jonė nuk lind nga njė mit, as nga njė ide, por nga takimi me tė Ngjallurin, nė jetėn e Kishės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 03-10-2008 mė 18:51
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  7. #7
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Katekizmi i Benediktit XVI nė audiencė:
    Krishterimi ėshtė liri pėr ta pranuar Ungjillin e pėr t’i shėrbyer.


    01.10.2008

    Tė dashur vėllezėr e motra
    Respekti e nderimi qė pati gjithnjė Pali pėr tė Dymbėdhjetėt, nuk pakėsohet kur ai mbron me zemėr tė hapur tė vėrtetėn e Ungjillit, qė nuk ėshtė tjetėr, veēse Jezu Krishti, Zoti. Dėshiroj sot tė ndalem tek dy episode, qė dėshmojnė pėr nderimin e, njėkohėsisht lirinė, me tė cilėn Apostulli i drejtohet Kefės e dhe Apostujve tė tjerė: tek i ashtuquajturi ‘Koncili i Jeruzalemit’ dhe tek aksidenti i Antiokisė sė Sirisė, pėr tė cilat shkruhet nė Letrėn drejtuar Galatasve (cfr 2,1-10;2,11-14).

    Ēdo Koncil e ēdo Sinod i Kishės ėshtė ‘ngjarje e Shpirtit Shenjt’ e pėrfshin, nė sa kryhet, instancat e mbarė popullit tė Zotit: kėtė e provuan personalisht tė gjithė ata qė patėn dhuratėn tė merrnin pjesė nė Koncilin II tė Vatikanit. Prandaj Shėn Luka, duke na dhėnė njoftime mbi Koncilin e Kishės, mbajtur nė Jeruzalem, e hap kėshtu letrėn qė Apostujt ua dėrguan me kėtė rast bashkėsive tė krishtera tė diasporės: “Vendosėm, pra, Shpirti Shenjt e ne …” (Vap 15,28). Shpirti Shenjt, qė vepron nė mbarė Kishėn, i merr pėr dore Apostujt e u prin nė rrugė tė reja pėr realizmin e planeve tė tij: ėshtė ai Mjeshtri kryesor i ndėrtimit tė Kishės.

    Asambleja e Jeruzalemit u mbajt nė njė ēast tensioni jo tė paktė nė gjirin e Bashkėsive tė zanafillės. Ishte fjala pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes nė se duhej t’u kėrkohej paganėve, qė po e pranonin Jezu Krishtin, Zotin, tė rrethpriteshin, apo duheshin lėnė tė lirė nga Ligji mosaik, dmth nga rregullat qė duheshin respektuar pėr tė qenė njerėz tė drejtė, qė i nėnshtroheshin Ligjit, e posaēėrisht, tė liruar nga normat qė kishin tė bėnin me pastrimet e kultit, me ushqimet e pastra e tė papastra e me tė shtunėn. Pėr Asamblenė e Jeruzalemit flet edhe Shėn Pali nė Gal 2,1-10: katėrmbėdhjetė vjet pas takimit me Krishtin e ngjallur nė Damask – jemi nė gjysmėn e viteve 40 pas Krishtit – Pali niset sė bashku me Barnabėn nga Antiokia pėr nė Siri, i shoqėruar nga Titi, bashkėpunėtori i tij besnik i cili, duke qenė me origjinė greke, nuk ishte detyruar tė rrethpritej pėr tė hyrė nė Kishė. Nė kėtė rast Pali u paraqet tė Dymbėdhjetėve, tė njohur si njerėzit mė tė rėndėsishėm, ungjillin e tij tė lirisė nga Ligji (cfr Gal 2,6). Nė dritėn e takimit me Krishtin e ngjallur, ai kishte kuptuar se nė ēastin e kalimit tek Ungjilli i Krishtit, nuk ishte mė e nevojshme qė paganėt tė rrethpriteshin, t’u nėnshtroheshin rregullave qė kishin tė bėnin me ushqimin e me tė shtunėn, pėr t’u dalluar si tė drejtė: Krishti ėshtė drejtėsia jonė, prandaj ėshtė ‘e drejtė’ gjithēka pėrkon me Tė. Nuk ėshtė nevoja pėr shenja tė tjera dalluese, qė tė jesh i drejtė. Nė Letrėn drejtuar Galatasve, tregon, me pak fjalė, zhvillimin e asamblesė: me entuziazėm kujton se ungjilli i lirimit nga Ligji qe miratuar nga Jaku, Kefa e Gjoni, “shtyllat” , qė i dhanė atij e Barnabės dorėn e djathtė si shenjė bashkimi kishtar nė Krishtin (cfr. Gal 2,9). Nė se, siē kujtuam mė parė, pėr Lukėn Koncili i Jeruzalemit shpreh veprimin e Shpirtit Shenjt, pėr Palin pėrfaqėson njohjen vendimtare tė lirisė, qė e pranuan tė gjithė pjesėmarrėsit: lirim nga detyrimet me prejardhje nga rrethprerja e nga Ligji; ajo liri pėr tė cilėn “Krishti na liroi, qė tė mbeteshim krejt tė lirė” e tė mos lejonim mė tė na vinin zgjedhėn e skllavėrisė (cfr Gal 5,1). Tė dyja mėnyrat me tė cilat Pali e Luka e pėrshkruajnė asamblenė e Jeruzalemit, kanė tė pėrbashkėt veprimin ēlirues tė Shpirtit Shenjt, sepse “Aty ku ėshtė Shpirti i Zotit, aty ėshtė edhe liria”, do tė thotė nė Letrėn e dytė drejtuar Korintianėve (cfr 3,17).

    Gjithsesi, siē duket qartė nė Letrat e Shėn Palit, liria e krishterė nuk mund tė identifikohet kurrė me liberalizmin apo shthurjen e as me dėshirėn pėr tė bėrė si tė duash; ajo realizohet nė pėrkim me Krishtin e, prej kėndej, nė shėrbimin ndaj vėllezėrve, sidomos atyre qė kanė mė shumė nevojė. Prandaj pėrshkrimi qė i bėn Pali asamblesė, mbyllet me kujtimin e porosisė qė dhanė Apostujt: “Na porositėn vetėm t’i kujtojmė tė vobektėt; gjė qė jam kujdesur ta bėj nė mėnyrė tė veēantė” (Gal 2,10). Ēdo Koncil lind nga Kisha e nė Kishė kthehet: nė kėtė rast kthehet me vėmendjen pėr tė varfėrit qė, sipas shėnimeve tė ndryshme tė Palit nė Letrat e tij, janė sidomos ata tė Kishės sė Jeruzalemit. Nė shqetėsimin pėr tė varfėrit, pėr tė cilin shkruhet posaēėrisht, nė Letrėn e parė drejtuar Korintianėve (cfr 8-9) e nė pjesėn pėrfundimtare tė Letrės drejtuar Romakėve (cfr Rom. 15), Pali tregon se ėshtė besnik ndaj vendimeve tė marra gjatė asamblesė.

    Ndoshta nuk jemi mė nė gjendje ta kuptojmė plotėsisht vėmendjen qė Pali e bashkėsitė e tij i kushtonin mbledhjes sė lėmoshėve pėr tė varfėrit e Jeruzalemit. Ishte fjala pėr njė nismė krejt tė re nė panoramėn e veprimtarive fetare: nuk ishte e detyrueshme, por e lirė, e vetvetishme, tipike pėr tė gjitha Kishat qė themeloi Pali nė shtegtimin e tij drejt Perėndimit. Mbledhja e lėmoshės shprehte detyrimin e bashkėsive pėr Kishėn e tyre nėnė tė Palestinės, nga e cila kishin marrė dhuratėn e parrėfyeshme tė Ungjillit. Aq e madhe ėshtė vlera qė i jep Pali kėtij gjesti tė ndarjes sė pėrbashkėt tė pasurisė, sa rrallė herė e quan thjeshtė ‘lėmoshė’: pėr tė ky ėshtė ‘shėrbim’, ‘bekim’, ‘dashuri’, ‘hir’, madje ‘liturgji”(2 Kor 9). Na ēudit nė mėnyrė tė veēantė termi i fundit, qė i jep mbledhjes sė parave vlerė kultuale: nga njėra anė, ėshtė gjest liturgjik ose ‘shėrbim’, qė ēdo bashkėsi e kryen pėr Zotin; nga ana tjetėr ėshtė veprim dashurie i bėrė nė favor tė popullit. Dashuria pėr tė varfėrit e kulti i brendshėm i Kishės shkojnė krah pėr krah, dashuri pėr tė varfėrit e liturgji. Tė dy horizontet janė tė pranishme nė ēdo liturgji tė kremtuar e tė jetuar nė Kishė, e cila pėr vetė natyrėn e saj, i kundėrvihet ndarjes sė kultit nga jeta, fesė nga veprat, lutjes nga bamirėsia pėr vėllezėrit. Kėshtu Koncili i Jeruzalemit lindi pėr tė zgjidhur ēėshtjen mbi qėndrimin ndaj paganėve, qė vinin nė fe, duke zgjedhur rrugėn e lirimit nga rrethprerja e nga respektimi i detyrimeve tė imponuara prej Ligjit; e ēėshtja zgjidhet nė njė instancė kishtare e baritore, qė ka nė qendėr fenė e Krishtit dhe dashurinė pėr tė varfėrit e Jeruzalemit e tė mbarė Kishės.

    Rasti i dytė ėshtė episodi i njohur i Antiokisė, nė Siri, i cili dėshmon pėr lirinė shpirtėrore qė gėzonte Pali: ē’ qėndrim duhej mbajtur nė rastin e uljes nė njė sofėr me besimtarėt e prejardhur nga hebrenjtė e ata me prejardhje nga paganėt? Lind kėtu njė tjetėr epiqendėr e nėnshtrimit ndaj ligjit mosaik: dallimi ndėrmjet ushqimeve tė pastra e tė papsastra, qė hapte njė hendek tė thellė ndėrmjet hebrenjve praktikantė e paganėve. Nė fillin Kefa, Pjetri, ulej nė sofėr me njėrėn e me tjetrėn palė, por me arritjen e disa tė krishterėve, tė lidhur me Jakun, ‘vėllain e Zotit’(Gal 1, 19), Pjetri nisi t’i shmangej uljes nė njė sofėr me paganėt, pėr tė mos i shkandulluar tė krishterėt, qė ndiqnin rregullat e pastėrtisė sė ushqimit; e kėshtu nisi tė bėjė edhe Barnaba. Njė veprim i tillė i ndante thellėsisht tė krishterėt e ardhur nga rrethprerja nga tė krishterėt e ardhur nga paganizmi. Kjo sjellje, qė kėrcėnonte realisht bashkimin dhe lirinė e Kishės, shkaktoi reagimin e zjarrtė tė Palit, qė arriti deri atje, sa t’i akuzonte Pjetrin e tė tjerėt pėr hipokrizi: “Nė se ti qė je hebre, jeton si paganėt e jo si hebre, pse i detyron paganėt tė jetojnė si hebrenj?” (Gal 2, 14).

    Nė tė vėrtetė shqetėsimet e Palit, nga njėra anė, dhe tė Pjetrit e tė Barnabės, nga ana tjetėr, nuk ishin tė njėjta: pėr kėta tė fundit, ndarja nga paganėt shikohej si mėnyrė pėr t’i mbrojtur e pėr tė mos i shkandulluar besimtarėt, qė vinin nga judaizmi: ndėrsa Pali e shikonte si rrezik, qė mund tė krijonte keqkuptime pėr shėlbimin universal nė Krishtin, i cili u flijua njėlloj si pėr paganėt, ashtu edhe pėr judenjtė. Nė se shfajsimi realizohet vetėm pėr virtyt tė fesė nė Krishtin, nga pėrkimi me Tė, pa kurrfarė veprimi nga ana e Ligjit, ē’kuptim do tė kishte tė respektohej akoma pastėrtia e ushqimeve gjatė ngrėnies nė sofėr? Ndoshta kishte edhe shumė ndryshime tė tjera nė perspektivat e Pjetrit e tė Palit: sė pari, pėr tė mos i humbur judenjtė, qė kishin pranuar Ungjillin; sė dyti pėr tė mos ia pakėsuar vlerėn shėlbuese vdekjes sė Krishtit pėr tė gjithė besimtarėt.

    Ėshtė pėr t’u ēuditur, por duke u shkruar tė krishterėve tė Romės, disa vjet mė vonė (rreth gjysmės sė viteve 50 pas Krishtit), Pali vetė do tė gjindej pėrballė njė situate tė njėjtė e do t’u kėrkonte tė fortėve tė mos hanin ushqime tė papastra, pėr tė mos i humbur ose pėr tė mos i shkandulluar tė ligshtit: “Ėshtė mirė tė mos hash mish e tė mos pish verė e tė mos hash ndonjė gjė tjetėr, qė mund tė shkandullojė vėllaun tėnd” (Rom 14,21). Aksidenti i Antiokisė u bė, kėshtu, mėsim sa pėr Pjetrin, aq edhe pėr Palin. Vetėm dialogu i sinqertė, me zemėr tė hapur pėr tė vėrtetat e Ungjillit, mund ta orientojė rrugėn e Kishės: “Nė tė vėrtetė mbretėria e Hyjit nuk ėshtė ēėshtje gjellėsh a pijesh, por ėshtė drejtėsi, paqe e gėzim nė Shpirtin Shenjt” (Rom 14, 17). Ėshtė njė mėsim qė duhet ta nxėmė tė gjithė: me karizmat e ndryshme, qė iu besuan Pjetrit e Palit, ta lemė tė gjithė veten tė udhėhiqemi nga Shpirti Shenjt, duke u pėrpjekur tė jetojmė nė lirinė, qė orientohet nga besimi nė Krishtin dhe konkretizohet nė shėrbimin ndaj vėllezėrve. Themelore ėshtė tė jesh gjithnjė mė shumė nė pėrkim me Krishtin. Kėshtu njeriu mund tė bėhet vėrtetė i lirė e kėshtu mund ta shprehim thelbin kryesor tė ligjit, qė ėshtė dashuria pėr Hyjin e pėr tė afėrmin. T’i lutemi Zotit tė na mėsojė t’i jetojmė ndjenjat e tij, pėr tė mėsuar prej Tij lirinė e vėrtetė e dashurinė Ungjillore qė pėrfshin ēdo qenie njerėzore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 07-10-2008 mė 15:51
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  8. #8
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    "Jezusi jeton sot, me ne”.


    08.10.2008
    Tė dashur vėllezėr e motra,

    nė katekizmat e fundit kushtuar Shėn Palit, fola pėr takimin e tij me Krishtin, qė ia shndėrroi thellėsisht jetėn e, pastaj, pėr marrėdhėniet me tė dymbėdhjetė Apostujt e thirrur nga Jezusi – posaēėrisht me Jakun, Kefėn e Gjonin, si dhe pėr lidhjet qė pati me Kishėn e Jeruzalemit. Mbetet tani ēėshtja mbi njohuritė qė kishte Shėn Pali pėr Jezusin tokėsor, pėr jetėn e tij, pėr mėsimet e tij, pėr mundimet e tij. Para se tė hyjmė nė kėtė ēėshtje, mund tė jetė e nevojshme tė shėnojmė se vetė Shėn Pali dallon dy mėnyra pėr ta njohur Jezusin, ose ēdo njeri tjetėr. Nė Letrėn e dytė drejtuar Korintianėve, shkruan: “Kėshtu pra, qysh tani nuk njohim mė askėnd nė mėnyrė thjeshtė njerėzore, por edhe nė se e kemi njohur Krishtin nė mėnyrė njerėzore, nuk e njohim mė ashtu” (5,16).

    Tė njohėsh sipas mishit e gjakut, nė mėnyrė thjeshtė njerėzore, do tė thotė tė njohėsh vetėm nga pamja e jashtme, sipas kriterit tė dukjes; mund ta kesh parė njė njeri disa herė, duke ia njohur tiparet dhe hollėsitė e tjera tė sjelljes: si flet, si ecėn etj. etj. Por, nė se e njeh njeriun nė kėtė mėnyrė, nuk mund tė thuash se e njeh me tė vėrtetė, sepse nuk njeh thelbin e tij. Vetėm me zemėr njihet vėrtetė njeriu. Farizenjtė e saduēenjtė e njohėn Jezusin nė mėnyrė thjeshtė njerėzore, i dėgjuan mėsimet e tij, mėsuan shumė hollėsira qė kishin tė bėnin me tė, por nuk munden ta njohin nė tė vėrtetėn e tij. Ka njė dallim analog nė njė nga fjalėt e Jezusit. Pas Shndėrrimit, ai i pyet Apostujt: “Ē’thonė njerėzit, kush ėshtė biri i njeriut?” dhe “Po ju, ē’thoni, kush jam unė?”. Njerėzia e njohin, por cektėsisht, dinė shumė gjėra pėr tė, por nuk e njohin me tė vėrtetė. Ndėrsa tė Dymbėdhjetėt, falė miqėsisė, qė ka tė bėjė me zemrėn, e kuptuan nė thelb e nisėn ta marrin vesh se kush ėshtė Jezusi. E edhe sot kemi mėnyra tė ndryshme pėr ta njohur tjetrin: ka njerėz tė ditur, qė e njohin me hollėsi jetėn e Krishtit, e njerėz tė thjeshtė tė cilėt, megjithėse qė nuk i njohin fare hollėsitė, e njohin nė tė vėrtetėn e Tij: “Zemra i flet zemrės”. E Pali dėshiron tė na thotė se e njeh Jezusin kėshtu, me zemėr, e se vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė njihet vėrtetė tjetri, pėr t’u thelluar mė pas, edhe nė hollėsitė.

    Pasi e thamė kėtė, prapėseprapė mbetet pėr t’u sqaruar ēėshtja: sa i njohu Pali jetėn konkrete, fjalėt, mundimet, mrekullitė e Jezusit? Mund ta mbajmė si tė sigurtė faktin se nuk e takoi asnjėherė gjatė jetės sė tij tokėsore. Natyrisht, pėrmes Apostujve e Kishės nė fasha, ai njohu edhe hollėsitė e jetės tokėsore tė Jezusit. Nė letrat e tij mund tė gjejmė tri forma njoftimesh pėr Jezusin para Pashkėve. Nė radhė tė parė kemi pohimet e qarta e tė drejtpėdrejta. Pali flet pėr prejardhjen davidike tė Jezusit (cfr Rom 1,3), ia njeh “vėllezėrit”, gjakun e gjininė (1Kor 9,5; Gal 1,19), njeh hollėsitė e Darkės sė Mbrame (cfr 1 Kor 11,23), di fjalėt e tjera tė Jezusit, pėr shembull di ē’ka thėnė pėr pazgjidhshmėrinė e martesės (cfr 1Kor 7,10; Mk 10, 11-12), pėr nevojėn qė kush kumton Ungjillin, duhet tė mbahet nga bashkėsia, sepse ėshtė punėtor e i denjė pėr pagė (cfr 1 Kor 9,14; Lk 10, 7): Pali njeh edhe fjalėt qė tha Jezusi nė Darkėn e Mbrame (cfr 1 Kor 11, 24-25; Lk 22, 19-20) e njeh mirė edhe kryqin e Jezusit. Kėto janė fjalėt e ngjarjet e jetės sė Jezusit, qė i kujton drejtpėdrejtė.

    Nė rend tė dytė, nė disa fraza tė Letrave tė Shėn Palit, mund tė shikojmė sesi ai e hedh disa herė fjalėn pėr traditėn e vėrtetuar tė Ungjijve sinoptikė. Pėr shembull, fjalėt qė lexojmė nė Letrėn drejtuar Selanikasve, sipas sė cilės “Dita e Zotit do tė vijė shi ashtu si vjen hajduti natėn”(5,2), nuk mund tė shpjegohen me njė kthim tek profecitė e Besėlidhjes sė Vjetėr, sepse krahasimi me hajdutin e natės gjindet vetėm nė Ungjillin e Mateut e tė Lukės, prej kėndej mund tė themi se ėshtė marrė nga tradita sinoptike. Kėshtu, kur lexojmė se “ Hyji zgjodhi tė marrėt para syve tė botės… ” (1 Kor 1, 27-28), ndjehet jehona besnike e fjalės sė Jezusit pėr njerėzit e thjeshtė e tė varfėr (cfr Mt 5,3; 11,25; 19, 30). Kemi, pastaj, fjalėt e shqiptuara nga Jezusi nė ngazėllimin mesianik: “Po tė bekoj, o Atė, Zot i qiellit e i tokės, sepse ua fshehe kėto sende tė urtėve e tė menēurve, e ua zbulove tė vegjėlve”. Pali e di – ėshtė pėrvoja e tij misionare – sa tė vėrteta janė fjalėt, sipas tė cilave pikėrisht tė vegjlit e hapin zemrėn pėr tė pranuar Jezusin. Edhe cekja e nėnshtrimit tė Jezusit ‘deri nė vdekje’, qė lexohet nė Fil. 2,8, nuk mund tė mos na e kujtojė gatishmėrinė e Jezusit tokėsor pėr tė bėrė vullnetin e Atit tė vet (cfr. Mk 3,35; Gjn 4,34). Duket qartė se Pali i njeh mirė mundimet e Jezusit, kryqin e tij, mėnyrėn si i jetoi ēastet e fundit tė jetės. Kryqi i Jezusit dhe tradita mbi ngjarjen e kryqit, ėshtė nė qendėr tė Kerygmės sė Shėn Palit. Njė shtyllė tjetėr e jetės sė Jezusit, ashtu si e njeh Shėn Pali, ėshtė Predikimi nė Mal, nga i cili citon disa elemente pothuajse fjalė pėr fjalė, kur u shkruan Romakėve: “Duajeni njėri-tjetrin... Bekoni salvuesit tuaj!... Jetoni nė paqe me tė gjithė… ngadhėnjeni mbi tė keqen me vepra tė mira…”. Kėshtu mund tė themi se nė Letrat e tij pasqyrohet besnikėrisht Predikimi nė Mal (cfr Mt. 5-7).

    Nė fund, mund tė vėrejmė njė mėnyrė tė tretė tė pranisė sė fjalėve tė Jezusit nė Letrat e Shėn Palit; ėshtė mėnyra e zhvendosjes sė traditės para Pashkėve, nė situatėn pas Pashkėve. Njė rast tipik ėshtė tema e Mbretėrisė sė Hyjit. Ajo ėshtė sigurisht nė qendėr tė predikimit tė Jezusit historik (cfr Mt 3,2; Mk 1,15; Lk 4,43). Te Pali vėrehet njė zhvendosje e kėsaj tematike, sepse pas ngjalljes ėshtė e natyrshme qė vetė Jezusi, i Ngjalluri, tė jetė Mbretėria e Hyjit. Mbretėria arrin atje, ku ėshtė duke arritur Jezusi. E kėshtu ėshtė e natyrshme qė tema e Mbretėrisė sė Hyjit, nė tė cilin pėrshpejtohej misteri i Jezusit, tė shndėrrohet nė kristologji. Gjithsesi tė njėjtat rregulla, qė kėrkon Jezusi pėr tė hyrė nė Mbretėrinė e Hyjit, vlejnė pikė pėr pikė edhe pėr Palin, lidhur me shfajsimin pėrmes fesė: si hyrja nė Mbretėri, ashtu edhe shfajsimi, kėrkojnė njė sjellje pėrvujtėrie dhe gatishmėrie tė madhe, tė ēliruar nga fodullėku, pėr ta pranuar hirin e Hyjit. Pėr shembull, shembėlltyra e farizeut dhe e publikanit (cfr Lk 18,9-14) na jep njė mėsim qė e gjejmė pikė pėr pikė edhe tek Pali, kur ngul kėmbė se i krishteri e ka pėr detyrė tė heqė dorė nga ēdo mburrje pėrpara Zotit. Edhe fjalėt e Jezusit mbi publikanėt e gratė e pėrdala, mė tė gatshme se farizejtė pėr ta pranuar Ungjillin (cfr Mt 21,31; Lk. 7,36-50), e ulja e tij nė sofėr me ta (cfr Mt 9,10-13; Lk. 15,1-2) pėrputhen plotėsisht me doktrinėn e Shėn Palit pėr dashurinė pėrdėllyese tė Hyjit ndaj mėkatarėve. (cfr Rom 5,8-10; e Ef 2,3-5). Kėshtu tema e Mbretėrisė sė Hyjit propozohet rishtas, por nė njė formė tė re, gjithnjė besnike ndaj traditės sė Jezusit historik.

    Njė shembull tjetėr i shndėrrimit besnik tė thelbit doktrinor tė kėrkuar nga Jezusi gjindet nė ‘titujt’ me tė cilėt e kujton. Para Pashkėve vetė Jezusi e quan veten Biri i njeriut; pas Pashkėve bėhet e qartė se Biri i njeriut ėshtė edhe Biri i Hyjit. Por titulli mė i pėlqyer nga Pali pėr tė cilėsuar Jezusin, ėshtė Kżrios, “Zot” (cfr Fil 2,9-11), qė vė nė dukje karakterin hyjnor tė Jezusit. Zoti Jezus, me kėtė titull duket nė dritėn e plotė tė ngjalljes sė Tij. Mbi Malin e Ullinjve, nė ēastin e ankthit tė fundit tė Jezusit (cfr Mk 14,36), dishepujt para se tė flejnė, e dėgjuan si fliste me Atin dhe e quante “Abbį-Atė”. Ėshtė njė fjalė shumė familjare, e njėjtė me fjalėn tonė “babi”- qė pėrdoret vetėm nga fėmijėt nė shenjė dashurie pėr atin e tyre. Deri nė kėtė ēast as qė mund tė mendohej qė njė hebrč tė pėrdorte njė fjalė tė tillė pėr t’iu drejtuar Hyjit; por Jezusi, duke qenė Bir i vėrtetė, nė kėtė orė intimiteti, flet kėshtu e thotė: “Abbį, Atė”. Nė Letrat e Shėn Palit drejtuar Romakėve e Galatėve, ēuditėrisht kjo fjalė, qė tregon pa kurrfarė dyshimi bijėsinė e Jezusit, vihet nė gojėn e tė pagėzuarve (cfr Rom 8,15; Gal 4,6), sepse kanė marrė ‘Shpirtin e Birit’ e tani mbartin nė vetvete Shpirtin Shenjt e mund tė flasin si Jezusi e me Jezusin, si bij tė vėrtetė, qė i drejtohen Atit tė tyre, mund tė thonė “Abbį”, sepse janė bėrė bij nė Birin.

    E nė fund, dua tė cek pėrmasėn shėlbuese tė vdekjes sė Jezusit, qė e gjejmė nė fjalėt ungjillore, sipas tė cilave ‘Biri i njeriut nuk erdhi pėr tė qenė i shėrbyer, por qė tė shėrbejė e tė japė jetėn e vet si shpėrblim pėr tė gjithė”(Mk.10,45; Mt 20, 28). Pasqyrimi besnik i kėsaj fjale tė Jezusit duket nė doktrinėn paoline mbi vdekjen e Jezusit si shpėrblim (cfr 1 Kor 6,20), si shėlbim (cfr Rom 3,24), si ēlirim (cfr Gal 5,1), e si pajtim (cfr Rom 5,10; 2 Kor 5,18-20). Kėtu ėshtė qendra e teologjisė sė Shėn Palit, qė bazohet mbi kėtė fjalė tė Jezusit.

    Si pėrfundim, Shėn Pali nuk mendon pėr Jezusin duke e parė me syrin e historianit, si njė personalitet tė sė kaluarės. Natyrisht e njeh traditėn e madhe mbi jetėn, fjalėt, vdekjen e ngjalljen e Jezusit, por nuk i shikon kėto si ngjarje qė i pėrkasin sė kaluarės; i propozon si realitet tė Jezusit tė gjallė. Pėr Palin, fjalėt e veprat e Jezusit nuk kanė tė bėjnė me kohė historike, me tė kaluarėn. Jezusi jeton tani e flet tani me ne, e jeton pėr ne e me ne.Kjo ėshtė mėnyra e vėrtetė pėr ta njohur Jezusin e pėr ta pranuar traditėn, qė flet pėr Tė. Duhet tė mėsohemi edhe ne ta njohim Jezusin jo sipas mėnyrės njerėzore, si person i sė kaluarės, por si Zotin tonė e Vėllain tonė, qė ėshtė sot me ne e qė na tregon si tė jetojmė e si tė vdesim.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  9. #9
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Papa Benediktit XVI katekizmat kushtuar Shėn Palit

    Kisha ėshtė Korpi i Krishtit



    15.10.2008

    Tė dashur vėllezėr e motra,

    nė katekizmin e sė mėrkurės sė kaluar fola pėr lidhjen e Palit me Jezusin nė jetėn e tij tokėsore para-Pashkėve. Pyetja ishte: “Ē’ka ditur Pali pėr jetėn e Jezusit, pėr fjalėt e tij, pėr mundimet e tij?”. Sot dėshiroj tė flas pėr mėsimet e Palit kushtuar Kishės. Duhet tė fillojmė me pohimin se kjo fjalė, ‘Chiesa’ nė gjuhėn italiane; ‘Église’ nė atė franceze; ‘Iglesia’ nė spanjisht, ėshtė marrė nga greqishtja “ekklesķa’, por vjen nga Besėlidhja e Vjetėr e do tė thotė mbledhje e popullit tė Izraelit, e thirrur nga Zoti; posaēėrisht mbledhja tek kėmbėt e Malit Sinai. Sot ka kuptimin e bashkėsisė sė re tė besimtarėve nė Krishtin, qė e ndjejnė veten bashkėsi e Hyjit, thirrje e re e mbarė popujve nga ana e Hyjit e para Tij. Fjala ‘ekklesķa’ duket pėr herė tė parė nė penėn e Palit, i cili ėshtė autori i parė i njė shkrimi tė krishterė. Kėtė e gjejmė nė incipit apo nė fillimin e Letrės sė parė drejtuar Selanikasve, nė tė cilėn Pali i drejtohet tekstualisht ‘Kishės sė Selanikasve’ (cfr pastaj edhe ‘Kisha e Laodiēezėve” nė Kol 4,16). Nė Letrat e tjera ai flet pėr Kishėn e Hyjit qė ėshtė nė Korint (1 Kor 1,2; 2Kor 1,1) , qė ėshtė nė Galacķ (Gal 1,2 etj) – pėr kishat e veēanta, pra, - por thotė edhe se persekutoi ‘Kishėn e Hyjit’: jo njė bashkėsi tė caktuar vendase, por ‘Kishėn e Hyjit’. Kėshtu ne vėrejmė se fjala ‘Kishė’ ka kuptim shumėplanėsh: nga njėra anė tregon bashkėsitė e Hyjit nė njė vend tė caktuar (njė qytet, njė vend, njė shtėpi), por nga ana tjetėr, tregon edhe Kishėn nė tėrėsinė e saj. E kėshtu shikojmė se “Kisha e Hyjit” nuk ėshtė shumė e bashkėsive tė ndryshme vendase, por se Kishat e ndryshme vendase, nga ana e tyre, janė realizimi i Kishės sė vetme tė Hyjit. Tė gjitha sė bashku janė “Kisha e Hyjit”, qė u prin Kishave tė veēanta vendase dhe shprehet e realizohet nė to.

    Ka rėndėsi tė vėrejmė se fjala “Kishė” pothuajse gjithnjė shoqėrohet nga cilėsimi “e Hyjit”: nuk ėshtė shoqatė njerėzore e lindur nga ide e interesa tė pėrbashkėta, por thirrje e bėrė nga vetė Zoti. Zoti e mbledh e prandaj ėshtė njė e vetme nė tė gjitha marrėdhėniet e saj e ėshtė gjithnjė Kisha e Zotit. Uniteti i Hyjit krijon unitetin e Kishės nė tė gjitha vendet ku ndodhet. Mė pas, nė Letrėn drejtuar Efezianėve, Pali do ta pėrpunojė shumė herė konceptin e unitetit tė Kishės, si vazhdimėsi tė konceptit tė Popullit tė Hyjit, Izraelit, tė cilin pofetėt e konsideronin si ‘nusja e Hyjit’, i thirrur tė jetonte njė marrėdhėnie martesore me Tė. Pali e paraqet Kishėn e Hyjit si ‘fat tė Krishtit’ nė dashuri, njė trup i vetėm e njė shpirt i vetėm me vetė Krishtin. Dihet se Pali i ri qe kundėrshtar i egėr i lėvizjes sė re, tė themeluar nga Kisha e Krishtit. Qe kundėrshtar, sepse pa nė kėtė lėvizje njė kėrcėnim kundėr besnikėrisė ndaj traditės sė Popullit tė Hyjit, qė gjallėronte nga besimi nė njė Zot tė vetėm. Njė besnikėri e tillė gjente shprehjen e vet sidomos nė rrethprerjen, nė mbajtjen e rregullave tė pastėrtisė sė kultit, nė mospėrdorimin e disa gjellėve, nė respektimin e sė shtunės. Kėtė besnikėri izraelitėt e kishin paguar me gjakun e martirėve, nė periudhėn e Makabejve, kur regjimi helenist donte t’i detyronte tė gjithė popujt t’i pėrshtateshin kulturės helenistike. Shumė izraelitė e patėn mbrojtur me gjak traditėn e veēantė tė Izraelit. Martirėt e patėn paguar me jetė identitetin e popullit tė tyre, qė shprehej pėrmes kėtyre elementeve. Pas takimit me Krishtin e ngjallur, Pali e kuptoi se tė krishterėt nuk ishin tradhtarė; pėrkundrazi, nė situatėn e re, Hyji i Izraelit, pėrmes Krishtit, e kishte shtrirė thirrjen e vet, duke ua drejtuar tė gjithė njerėzve e duke u bėrė kėshtu, Zoti i gjithė popujve. Nė kėtė mėnyrė realizohej besnikėria ndaj Hyjit tė vetėm; nuk ndjehej mė nevoja pėr shenja dalluese, tė krijuara nga normat e ligjet e veēanta, sepse tė gjithė ishin tė thirrur, nė larminė e tyre, tė bėnin pjesė nė njė popull tė vetėm, nė popullin e Hyjit tė ‘Kishės sė Zotit’ nė Krishtin.

    Ajo qė Pali e pati tepėr tė qartė nė situatėn e re, ishte vlera themelore e themeluese e Krishtit dhe e ‘fjalės’ qė Ai kumtonte. Pali e dinte mirė se jo vetėm qė nuk mund tė bėhesh i krishterė me detyrim, por edhe se nė formėn e brendshme tė bashkėsisė sė re, pjesėt institucionale lidheshin nė mėnyrė tė pashmangshme me ‘fjalėn’ e gjallė, me kumtimin e Krishtit tė gjallė, nė tė cilėn Hyji i hap rrugėn mbarė popujve dhe i bashkon nė popullin e vetėm tė Hyjit. Kuptohet atėhere pse Luka nė Veprat e Apostujve pėrdor shumė herė, nė lidhje me Palin, sintagmėn ‘me kumtue Fjalėn” (Vap 4,29.31; 8,25; 11,19; 13,46; 14,25; 16,6.32) duke dashur qėllimisht tė nxjerrė sa mė shumė qė tė ishte e mundur nė pah, karakterin vendimtar tė ‘Fjalės sė Hyjit’ nė kumtim. Konkretisht kjo fjalė s’ėshtė tjetėr, veēse kryqi e ngjallja e Krishtit, nė tė cilėn u pėrmbushėn Shkrimet Shenjte. Misteri i Pashkėve, qė shkaktoi kthesėn e tij nė rrugėn e Damaskut, ėshtė nė qendėr tė predikimit tė Apostullit (cfr 1Kor 2,2; 15, 14). Ky mister, i kumtuar nė fjalė, realizohet nė sakramentet e Pagėzimit e tė Eukaristisė e bėhet, pastaj, realitet nė dashurinė e krishterė. Veprimtaria ungjillėzuese e Shėn Palit nuk ka synim tjetėr, veēse tė themelojė bashkėsinė e besimtarėve, popullin e Hyjit, nė Krishtin. Kjo ide ėshtė e rrėnjosur nė vetė etimologjinė e fjalės ‘“ekklesķa’, tė cilėn Pali, e me tė mbarė krishterimi, e zgjodhi nė vend tė termit ‘sinagogė’, jo vetėm pse nė zanafillė i pari ėshtė mė laik (sepse rrjedh nga praktika greke e mbledhjes politike, e jo thjeshtė fetare), por edhe pse tė krijon drejtpėrdrejtė idenė mė teologjike tė njė thirrjeje ab extra (nga jashtė), e jo thjeshtė tė njė mbledhjeje tė pėrbashkėt; besimtarėt janė tė thirrur nga Hyji, i cili i mbledh nė njė bashkėsi, nė Kishėn e vet.

    Nė kėtė vijė mund ta kuptojmė edhe konceptin fillestar tė Kishės si ‘Korp i Krishtit”, pėrdorur sė pari nga Shėn Pali. Lidhur me kėtė, duhet tė kemi parasysh dy pėrmasat e kėtij koncepti. Njėra ėshtė me karakter sociologjik e, sipas saj, korpi pėrbėhet nga gjymtyrėt e veta e nuk mund tė jetojė pa to. Ky shpjegim duket nė Letrėn drejtuar Romakėve e edhe nė Letrėn e parė drejtuar Korintianėve, nė tė cilėn Pali merr njė figurė, qė ekzistonte nė sociologjinė romake: ai thotė se njė popull ėshtė si trupi me gjymtyrė tė ndryshme. Secila nga gjymtyrėt ka funksionin e vet, por tė gjitha – edhe mė tė voglat e mė tė parėndėsishmet nė dukje – janė tė nevojshme, qė trupi tė jetojė e tė realizojė lidhjen e vet organike. Me tė drejtė Apostulli vėren se nė Kishė ka thirrje tė shumta: profetė, apostuj, mėsues, njerėz tė thjeshtė, tė gjithė tė thirrur ta jetojnė ditė pėr ditė dashurinė e krishterė, tė gjithė njėlloj tė nevojshėm pėr tė realizuar bashkimin e gjallė tė kėtij organizmi shpirtėror.

    Sipas shpjegimit tjetėr, Kisha ėshtė vetė Korpi i Krishtit. Pali mendon se Kisha nuk ėshtė vetėm organizėm, por bėhet vėrtet Korpi i Krishtit nė sakramentin e Eukaristisė, ku tė gjithė e marrim Korpin e Tij dhe bėhemi realisht Korpi i Tij. Realizohet kėshtu, misteri martesor, qė i bėn tė gjithė njė trup tė vetėm e njė shpirt tė vetėm nė Krishtin. E kėshtu realiteti shkon shumė pėrtej shembėllesės sociologjike e shpreh thelbin mė tė thellė, dmth bashkimin e gjithė tė pagėzuarve nė Krishtin, tė cilėt Apostulli i konsideron ‘njė’ nė Krishtin, tė bėrė njė nė sakramentin e “Korpit tė Tij”.

    Duke u shprehur kėshtu, Pali dėshmon qė e di mirė, e na lė ta kuptojmė edhe ne, se Kisha nuk ėshtė e tija e nuk ėshtė as jona: Kisha ėshtė Korpi i Krishtit, ėshtė ‘Kisha e Hyjit’, “ara e Hyjit”, ‘ndėrtesa e Hyjit’… ‘tempulli i Hyjit’ (1 Kor 3,9.16).

    Ky emėrtim i fundit ėshtė posaēėrisht interesant, sepse i jep njė rrjete marrėdhėniesh ndėrvetjake, termin i cili zakonisht shėrbente pėr tė treguar njė vend fizik, qė konsiderohej si i shenjtė. Lidhja e Kishės me tempullin fiton dy pėrmasa plotėsuese: nga njėra anė bashkėsia kishtare fiton karakteristikėn e veēimit e tė pastėrtisė sė ndėrtesės shenjte por, nga ana tjetėr, e kapėrcen konceptin e njė hapėsire materiale, pėr t’ia dhėnė kėtė vlerė realitetit tė njė bashkėsie tė gjallė feje. Nė se mė parė tempujt shikoheshin si vende tė pranisė sė Hyjit, tani dihet e shihet se Zoti nuk banon mė nė ndėrtesa tė ngritura me gurė, por vendi i pranisė sė Hyjit nė botė ėshtė bashkėsia e gjallė e besimtarėve.

    Meriton njė diskutim mė vete termi ‘populli i Hyjit’, tė cilin Pali e pėrdor kryesisht pėr popullin e Besėlidhjes sė Vjetėr e pastaj pėr paganėt, qė ‘nuk ishin popull’, por qė u bėnė edhe ata popull i Hyjit, falė lidhjes sė tyre me Krishtin, pėrmes Fjalės e sakramentit. E nė fund, edhe njė ngjyrim i mbram. Nė Letrėn drejtuar Timoteut, Pali e cilėson Kishėn si ‘shtėpinė e Hyjit”(1 Tm. 3,15); e ky ėshtė njė pėrkufizim vėrtetė origjinal, sepse e shikon Kishėn si strukturė komunitare, nė tė cilėn ndėrmjet njerėzve krijohen marrėdhėnie tė ngrohta me karaker familjar. Apostulli na ndihmon ta kuptojmė gjithnjė mė thellė misterin e Kishės, si mbledhje e Hyjit nė botė, nė pėrmasat e saj tė ndryshme. Kjo ėshtė madhėshtia e Kishės e madhėshtia e thirrjes sonė: jemi tempull i Hyjit nė botė, vend ky Zoti banon me tė vėrtetė, e njėkohėsisht jemi bashkėsi, familje e Hyjit, i Cili ėshtė dashuri. Si familje e shtėpi e Hyjit, duhet tė realizojmė nė botė dashurinė e Hyjit e kėshtu, me forcėn qė vjen nga feja, tė jemi vend i shenjtė i pranisė sė Tij.

    Ta lusim Zotin tė na japė hirin pėr tė qenė realisht gjithnjė mė shumė Kisha e tij, Korpi i Tij, vendi i pranisė sė dashurisė sė Tij nė botėn tonė e nė historinė tonė.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  10. #10
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Krishti i ngjallur - nė qendėr tė planit shėlbues tė Hyjit pėr njeriun.


    22.10.2008

    Tė dashur vėllezėr e motra,
    nė katekizmat e javėve tė kaluara medituam mbi ‘shndėrrimin’ e Shėn Palit, fryt i takimit personal me Krishtin e kryqėzuar e tė ngjallur dhe shpjeguam lidhjet e Apostullit me Jezusin tokėsor. Sot dėshiroj tė flas pėr mėsimin qė na la Shėn Pali mbi Krishtin e ngjallur, qendėr nė misterin e shėlbimit, pėr kristologjinė e tij. Nė tė vėrtetė Krishti i ngjallur “tė cilin Hyji e lartoi e i dha njė emėr, qė ėshtė mbi ēdo emėr tjetėr”, mbetet gjithnjė nė qendėr tė reflektimit tė tij. Pėr Apostullin, Krishti ėshtė kriteri i vlerėsimit tė ngarjeve e tė sendeve, caku i ēdo pėrpjekjeje qė bėn pėr tė kumtuar Ungjillin, pasioni i madh, qė u jep forcė hapave tė tij nėpėr rrugėt e botės. E ėshtė fjala pėr Krishtin e gjallė, konkret: Krishtin – thotė Pali – “qė mė deshi e flijoi veteveten pėr mua” (Gal 2,20) . Ky Krisht qė mė do, me tė cilin mund tė flas, qė mė dėgjon e mė jep pėrgjigje, ky ėshtė realisht fillesa prej nga duhet tė nisemi, pėr tė gjetur rrugėn e vėrtetė nė histori.

    Kush i ka lexuar shkrimet e Shėn Palit, e di se ai nuk merret me faktet e veēanta tė jetės sė Krishtit, ndonėse mund tė mendojmė se nė katekizmat e tij duhet tė ketė folur shumė mė tepėr pėr Jezusin para Pashkėve, sesa shkruan nė Letrat, tė cilat janė kėshillime nė situata tė caktuara. Qėllimi i tij kryesor baritor e teologjik synonte aq shumė nė pėrforcimin e bashkėsive nė fasha, sa ishte e natyrshme qė ta pėrqendronte gjithēka nė kumtimin e Jezu Krishtit si ‘Zot’, qė ėshtė i gjallė e i pranishėm nė mes tė vėllezėrve tė vet e nxėnėsve tė vet. Qė kėtu, karakteristika themelore e kristologjisė sė Shėn Palit, qė zhvillon thellėsitė e misterit me njė shqetėsim tė pėrhershėm e tė pėrpiktė: duhet kumtuar, sigurisht, Jezusi i gjallė, mėsimi i Tij, por mbi tė gjitha, duhet kumtuar realiteti qendror i vdekjes e i ngjalljes sė Tij, si kulm i jetės sė Tij tokėsore e rrėnjė e zhvillimit tė mėtejshėm tė tė gjithė fesė sė krishterė, tė tė gjithė realitetit tė Kishės.

    Pėr Apostullin, ngjallja nuk ėshtė ngjarje nė vetvete, e shkėputur nga vdekja; i Ngjalluri ėshtė gjithnjė ai, qė mė parė u kryqėzua. Edhe i ngjallur, i ka tė hapura plagėt, shenjat e Mundimeve, e mund tė themi me Paskalin, se ai vuan deri nė fund tė fundit tė botės, ndonėse ėshtė i gjallė e jeton nė ne e pėr ne. Qė Krishti i Ngjallur ishte edhe i Kryqėzuari, Pali e kuptoi nė takimin me Tė rrugės sė Damaskut: nė atė ēast iu zbulua me qartėsi se i Kryqėzuari ėshtė i Ngjalluri e i Ngjalluri ėshtė i Kryqėzuari, qė i thotė Palit: “Pse po mė salvon?” (At 9,4). Pali persekuton Krishtin nė Kishė, e atėhere kupton se kryqi nuk ėshtė ‘mallkim i Hyjit’, (Dt 21,23) por flijim pėr shėlbimin tonė.

    Apostulli kundron i mahnitur tė fshehtėn e tė Kryqėzuarit-tė ngjallur e, pėrmes vuajtjeve qė pėson Krishti nė korpin e tij (pėrmasė tokėsore) arrin tek burimi i asaj jete tė amshua, nė tė cilėn Ai ėshtė njė gjė e vetme me Atin (pėrmasė para-kohore): “Kur erdhi koha e caktuar – shkruan ai - Hyji dėrgoi Birin e vet tė lindur prej gruaje, tė nėnshtruar ligjit, qė t’i shpėrblente tė nėnshtruarit e Ligjit e qė ne ta fitonim bijėsinė nė shpirt” (Gal 4,4-5). Kėto dy pėrmasa, paraekzitenca e amshuar pranė Atit e zbritja e Zotit pėrmes mishėrimit, kumtohen qė nė Besėlidhjen e Vjetėr, nė figurėn e Urtisė. Nė Librat sapiencialė tė Besėlidhjes sė Vjetėr gjejmė disa tekste, qė e lartojnė rolin e Urtisė, e cila ekzistonte qė para krijimit tė botės. Me kėtė sy duhen lexuar fragmente si ky i Psalmit 90: “Para se tė lindin malet, para se tė bėhej toka e rruzulli, prej amshimit tė amshimit ti je Hyj” (v.2): ose fragmente si ky, qė flet pėr Urtinė krijuese: “Zoti mė krijoi si fillesė e udhėve tė veta, pėrpara ēdo vepre tė tij, qė nė zanafillė. U shugurova para amshimit, qė nė kohėt e lashta, para se tė krijohej toka” (Fu 8,22-23). Prekės edhe lavdėrimi i Urtisė nė Librin me tė njėjtin emėr: “Urtia shtrihet skaj mė skaj botės e e drejton mrekullisht rruzullimin” (Ur 8,1).

    Tė njėjtat tekste sapienciale, qė flasin pėr paraekzistencėn e amshuar tė Urtisė, flasin edhe pėr zbritjen e saj, pėr pėruljen e kėsaj Urtie, qė e nguli ēadrėn ndėrmjet njerėzve. Kėshtu dėgjojmė jehonėn e fjalėve tė Ungjillit tė Gjonit, qė flet pėr ēadrėn e korpit tė Zotit. U krijua ēadra e Besėlidhjes sė Vjetėr: kėtu ėshtė tempulli, kulti sipas ‘Thorą”; por nė kėndvėshtrimin e Besėlidhjes sė Re mund tė kuptojmė se kjo ishte vetėm shembėlltyrė e njė ēadre shumė mė reale e mė kuptimplote: ēadrės sė korpit tė Krishtit. E shikojmė qė nė Librat e Besėlidhjes sė Vjetėr se kjo pėrulje e Urtisė, zbritja e saj pėrmes mishėrimit, krijon edhe mundėsinė qė ajo tė mos pranohet. Shėn Pali, duke zhvilluar kristologjinė e tij, na kujton pikėrisht kėtė mundėsi sapienciale: pranon se Jezusi ėshtė urtia e amshuar, qė ka ekzistuar gjithnjė, urtia qė zbret e ngul ēadrėn ndėrmjet nesh e kėshtu ai mund ta pėrshkruajė Krishtin si “fuqi e Hyjit e dije e Hyjit”, mund tė thotė se Krishti u bė pėr ne “dije qė vjen prej Hyjit, drejtėsi, shenjtėrim e shpėrblim” (1 Kor 1,24.30). Pali sqaron edhe se Krishti, njėlloj si Urtia, mund tė mos pranohet, sidomos nga sunduesit e kėsaj bote (cfr 1 Kor 2,6-9), gjė qė mund tė krijojė nė planet e Hyjit, njė situatė paradoksale, kryqin, i cili kthehet nė rrugė shėlbimi pėr mbarė gjininė njerėzore.


    Ky cikėl sapiencial, qė e shikon Urtinė duke u pėrulur, pėr t’u lartuar mė pas pėrsėri, pavarėsisht nga mospranimi, zhvillohet mė tej nė himnin e famshėm, qė pėrfshihet nė Letrėn drejtuar Filipianėve (cfr 2,6-11). Ėshtė njė nga tekstet mė tė larta tė Besėlidhjes sė Re. Shumica e ekzegjetėve mendojnė se kjo perikope ka lidhje me njė tekst tė mėparshėm tė Letrės drejtuar Filipianėve. Kjo e dhėnė ka rėndėsi tė madhe, sepse tregon qė judeo-kristianizmi, para Shėn Palit, besonte nė hyjninė e Krishtit. Me fjalė tė tjera, besimi nė hyjninė e Krishtit nuk ėshtė shpikje helenistike, e bėrė shumė kohė pas jetės tokėsore tė Jezusit, njė shpikje qė, duke harruar se Ai qe njeri, e hyjnizoi; nė tė vėrtetė shikojmė se judeo-kristianizmi besonte se Jezusi ishte Hyj, madje mund tė themi edhe se vetė Apostujt, nė ēastet e mėdha tė jetės sė Mėsuesit tė tyre, e kuptuan se Ai ishte Biri i Hyjit, siē u shpreh Shėn Pjetri nė Ēezarč tė Filipit: “Ti je Mesia, Biri i Hyjit tė gjallė!” (Mt 16,16). Por tė rikthehemi tek Letra drejtuar Filipianėve. Ky tekst pėrbėhet nga tri strofa, qė shpjegojnė ēastet kryesore tė jetės sė Krishtit. Paraekzistenca e tij shprehet me fjalėt: “Jezu Krishti, megjithėse ishte me natyrė hyjnore, nuk e mbajti porsi visar tė fshehur unjėsimin e vet me Hyjin” (v.6); nė strofėn e dytė vjen pastaj pėrulja e vullnetshme e Birit: “e zhveshi vetveten e mori gjendjen e shėrbėtorit” (v.7) dhe e pėruli vetveten “duke iu shtruar dėgjesės deri nė vdekje, e nė vdekje tė kryqit” (v. 8). Strofa e tretė e himnit kumton pėrgjigjen e Atit pėr pėruljen e Birit: “Pėr kėtė arsye Hyji e lartoi e i dha njė emėr, i cili ėshtė mbi ēdo emėr tjetėr” (v. 9). Ajo qė bie mė shumė nė sy ėshtė kontrasti ndėrmjet pėruljes sė plotė e lumnimit tė mėpasėm nė lavdinė e Hyjit. Duket qartė se strofa e dytė ėshtė nė kontrast me pretendimin e Adamit, qė deshi tė bėhej vetė Hyj; ėshtė nė kontrast edhe me sjelljen e ndėrtuesve tė kullės sė Babelit, qė donin ta ngrinin vetė urėn drejt qiellit e tė bėheshin vetė hyjni. Por kjo nismė arrogante i ēoi nė vetėshkatėrrim: nuk arrihet kėshtu nė qiell, nė lumninė e vėrtetė, tek Hyji. E gjesti i Birit tė Hyjit ėshtė pikėrisht i kundėrt: s’ėshtė krenia, por pėrvujtėria, ajo qė realizon dashurinė, e dashuria ėshtė hyjnore. Pėrulja e pėrvujtėria e plotė e Krishtit, me tė cilėn i kundėrvihet krenisė njerėzore, ėshtė shprehje e vetė dashurisė hyjnore: pas saj vjen ai lartim nė qiell, drejt tė cilit Hyji na tėrheq me dashurinė e tij.

    Pėrveē Letrės drejtuar Filipianėve, ka edhe copa tė tjera tė shkrimeve tė Shėn Palit, nė tė cilat lidhet ngushtė tema e paraekzistencės e ajo e zbritjes sė Biri tė Hyjit mbi tokė. Njė pohim tė njėjsimit tė Dijes me Krishtin, me tė gjitha pasojat kozmike e antropologjike, qė lidhen me tė, e gjejmė edhe nė Letrėn e parė drejtuar Timoteut: “Ai u dėftua nė mishėrim, u pėrligj nė Shpirtin (Shenjt), iu duk engjėjve, iu kumtua paganėve, u besua nė botė, u lartua nė lumnķ! (3,16). Pikėrisht mbi kėto premtime mund ta pėrcaktojmė funksionin e Krishtit si i vetmi Ndėrmjetės pranė Perėndisė sė Besėlidhjes sė Vjetėr e njerėzve (cfr 1 Tim 2,5 nė lidhje me Is. 43, 10-11;44,6). Ėshtė Krishti ura e vėrtetė qė na ēon nė qiell, nė bashkim me Hyjin.

    E, nė mbarim, edhe dy fjalė mbi zhvillimet e fundme tė kristologjisė sė Shėn Palit nė Letrat drejtuar Kolosianėve e Efezianėve. Nė tė parėn, Krishti cilėsohet si i lindur para tė gjitha krijesave (1,15-20). Kjo fjalė ‘i parėlindur’ tregon se i pari ndėr shumė bij, i pari ndėr shumė vėllezėr e motra, zbriti pėr tė na bėrė vėllezėrit e tij e motrat e tija. Nė Letrėn drejtuar Efezianėve gjejmė njė shpjegim tė bukur tė planit hyjnor, kur Pali thotė se nė Krishtin Hyji deshi t’i pėrkryente plotėsisht tė gjitha sendet (cfr. Ef 1,23). Krishti ėshtė pėrkryerje e tė gjitha sendeve, i pėrmbledh tė gjitha e na prin drejt Hyjit. E kėshtu na pėrfshin nė njė lėvizje zbritjeje e ngjitjeje, duke na ftuar tė marrim pjesė nė pėrvujtėrinė e tij, dmth nė dashurinė e tij ndaj tė afėrmit, pėr tė qenė kėshtu pjesėmarrės edhe nė lumnimin e tij, duke u bėrė me tė, bij nė Birin. T’i lutemi Zotit tė na ndihmojė qė tė kemi tė njėjtėn pėrvujtėri e tė njėjtėn dashuri, pėr tė marrė pjesė, kėshtu, edhe nė hyjnizimin e tij.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •