Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Krishterimi pa Ngjalljen e Krishtit do tė ishte pa kuptim.



    05.11.2008
    Tė dashur vėllezėr e motra,“Nė se Krishti nuk u ngjall, predikimi ynė ėshtė i kotė, si e kotė ėshtė edhe feja jonė... e ju jeni gjithnjė nė mėkate tuaja”(1 Kor 15, 14.17). Me kėto fjalė tė forta nė Letrėn e parė drejtuar Korintianėve, Shėn Pali thekson rėndėsinė vendimtare qė ka pėr tė ngjallja e Krishtit.

    Nė kėtė ngjarje gjejmė zgjidhjen e problemit tė shtruar nga drama e Kryqit. Vetėm Kryqi nuk do tė mund ta shpjegonte fenė e krishterė, madje do tė mbetej tragjedi, qė do tė tregonte se jeta ėshtė krejt pa kuptim. Misteri i Pashkėve duhet parė nė faktin se ky i Kryqėzuar u ngjall nė tė tretėn ditė, sipas Shkrimeve (1 Kor 15,4) - kėshtu dėshmon tradita parakristiane. E kėtu ėshtė edhe ēelėsi i kristologjisė sė Shėn Palit: gjithēka sillet rreth kėsaj qendre gravitacionale. Mėsimi i Shėn Palit Apostull niset nga e arrin gjithnjė tek misteri i Atij qė Ati e ngjalli nga vdekja. Ngjallja ėshtė njė e dhėnė themelore, gati-gati njė aksiomė paraprake (cfr 1 Kor 15,12), mbi bazėn e sė cilės Pali mund ta formulojė kumtimin e tij (kerygma) sintetik: Ai qė u kryqėzua e qė e dėshmoi kėshtu dashurinė e pakufishme tė Hyjit pėr njeriun , u ngjall e ėshtė i gjallė mes nesh.

    Ka shumė rėndėsi tė kuptohet lidhja ndėrmjet kumtimit e ngjalljes, ashtu si e formulon Pali, e asaj qė pėrdorej nė bashkėsitė e para tė krishtera para Shėn Palit. Kėtu mund tė shikohet vėrtetė rėndėsia e traditės qė i paraprin Apostullit e qė ai, me respket e vėmendje tė madhe, dėshiron t’ua dorėzojė tė tjerėve. Teksti mbi ngjalljen, qė pėrfshihet nė kapitullin 15, 1-11 tė Letrės sė parė drejtuar Korintianėve, vė mirė nė dukje lidhjen ndėrmjet ’marrjes’ e ‘pėrcjelljes’. Shėn Pali i jep shumė rėndėsi formulimit fjalė pėr fjalė tė traditės; nė pėrfundim tė fragmentit qė merr nė shqyrtim, nėnvizon: “Ndėrkaq, si unė, si ata, kėshtu kemi predikuar e kėshtu kemi besuar” (1 Kor 15,11), duke vėnė kėshtu nė dukje unitein e kerigmės, tė kumtimit pėr tė gjithė besimtarėt e pėr tė gjithė ata qė do ta kumtojnė ngjalljen e Krishtit. Tradita me tė cilėn rilidhet, ėshtė burimi prej nga e merr atė qė ritransmeton. Origjinaliteti i kristologjisė sė tij nuk e cėnon kurrė besnikėrinė ndaj traditės. Kerigma e Apostujve i paraprin gjithnjė pėrpunimit personal nga ana e Palit; ēdo argumentim i tij pėrkon me traditėn e pėrbashkėt, nė tė cilėn shprehet feja, e pranuar nga tė gjitha Kishat, qė janė njė Kishė e vetme. E kėshtu Shėn Pali jep njė model tė vlefshėm pėr tė gjitha kohėt lidhur me mėnyrėn si duhet bėrė teologjia e si duhet predikuar.

    Teologu, predikatari, nuk krijon vizione tė reja tė botės e tė jetės, por ėshtė nė shėrbim tė sė vėrtetės sė transmetuar, nė shėrbim tė faktit real tė Krishtit, tė Kryqit, tė Ngjalljes. Detyra e tij ėshtė tė japė ndihmesėn qė sot, pas fjalėve tė lashta, tė kuptohet realiteti i “Hyjit me ne”, domethėnė realiteti i jetės sė vėrtetė.

    E kėtu ėshtė e nevojshme tė saktėsojmė: Shėn Pali, nė kumtimin e ngjalljes, nuk shqetėsohet tė paraqesė njė shtjellim doktrinor organik - nuk e ka ndėr mend tė shkruajė njė doracak teologjie - por e pėrballon temėn duke iu pėrgjigjur dyshimeve dhe pyetjeve konkrete qė i bėnin besimtarėt; ishte pra, njė bisedė rastėsore, por plot me fe e me teologji tė jetuar. Nė tė vėrehet pėrqendrimi tek ajo qė ėshtė themelore: ne tė gjithė u ‘shfajsuam’, domethėnė u bėmė tė drejtė, u shėlbuam, nga Krishti, qė vdiq e u ngjall pėr ne. Del nė pah sidomos, fakti i ngjalljes, pa tė cilin jeta e krishterė do tė ishte krejtėsisht e kotė. Nė atė mėngjes Pashkėsh ndodhi diēka e jashtėzakonshme, diēka e re e njėkohėsisht shumė konkrete, e shoqėruar me shenja tepėr tė sakta, tė vėrtetuara nga njė mori dėshmitarėsh. Edhe pėr Palin, ashtu si pėr autorėt e tjerė tė Besėlidhjes sė Re, ngjallja lidhet ngushtė me dėshminė e atyre qė e njohėn nga afėr tė Ngjallurin. Ėshtė fjala pėr tė parė e pėr tė ndjerė jo vetėm me sy e me shqisa, por edhe me dritėn shpirtėrore, qė tė bėn ta njohėsh atė, qė shqisat e jashtme e vėrtetojnė si tė dhėnė objektive. Prandaj Pali - ashtu si katėr Ungjijtė - i jep rėndėsi tė dorės sė parė temės sė dukjeve, tė cilat janė kusht themelor pėr tė besuar nė tė Ngjallurin, qė e la varrin bosh. Kėto dy fakte janė tepėr tė rėndėsihme: varri i zbrazur e Jezusi qė u duk me tė vėrtetė. Krijohet kėshtu zinxhiri i traditės e cila, pėrmes dėshmisė sė Apostujve e tė dishepujve tė parė, arrin tek breznitė e mėvonshme, e deri tek ne. Pasoja e parė ose mėnyra e parė pėr ta shprehur kėtė dėshmi, ėshtė ta predikosh ngjalljen e Krishtit si pėrmbledhje tė kumtimit ungjillor e si pikė kulmore tė rrugės shėlbuese. Kėtė Pali e bėn nė raste nga mė tė ndryshmet: mund tė shfletohen Letrat dhe Veprat e Apostujve nė tė cilat duket qartė se gjėja themelore pėr tė ėshtė tė jetė dėshmitar i ngjalljes. Dėshiroj tė citoj vetėm njė tekst: Pali, i arrestuar nė Jeruzalem, ndodhet para Sinedrit, si i akuzuar. Nė kėtė rrethanė, kur vihet nė lojė vetė jeta e tij, ai tregon cili ėshtė kuptimi e cila pėrmbajtja e gjithė predikimit tė vet: “Unė jam thirrur nė gjyq, pėr arsye tė shpresės nė tė ngjallur prej sė vdekurish”. (At 23, 6). Tė njėjtin refren Pali e pėrsėrit vazhdimisht nė Letrat (cfr 1 Sel 1,9s; 4,13-18), nė tė cilat kujton edhe pėrvojėn e tij vetjake, takimin vetjak me Krishtin e ngjallur. (cfr Gal 1,15-16; 1 Kor 9,1).

    Por mund tė na lindė pyetja: ē’kuptim ka pėr Shėn Palin ngjarja e ngjalljes sė Jezusit? Ē’na thotė ne, pas dymijė vjetėsh? A ėshtė aktual edhe pėr ne pohimi ‘Krishti u ngjall?’. Pse ngjallja pėr tė e edhe pėr ne ėshtė njė temė kaq vendimtare? Pali i jep solemnisht pėrgjigje kėsaj pyetje nė fillim tė Letrės drejtuar Romakėve, tė cilėn e nis duke kujtuar: “Ungjillin e Hyjit.. mbi tė Birin e vet, tė lindur prej fisit tė Davidit simbas natyrės njerėzore, tė caktuar qė prej amshimit Bir i Hyjit nė fuqķ tė Shpirtit Shenjtnues nėpėrmjet tė ngjallurit prej sė vdekurit (Rom 1, 3-4. Pali e di mirė dhe e thotė shumė herė se Jezusi ishte Biri i Hyjit gjithnjė, qė nė ēastin kur u mishėrua. Risia e ngjalljes qėndron nė faktin se Jezusi, i lartuar nga pėrvujtėria e jetės sė tij tokėsore, caktohet si Bir i Hyjit, ‘me pushtet’. Jezusi i pėrulur deri nė vdekje tė kryqit, mund t’u thotė tani tė Njėmbėdhjetėve: “Mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė (Mt 28,18). Realizohet ajo qė thotė Psalmi 2, 8: “ Prej mejet lyp e kam pėr tė dhėnė nė trashigim fiset, e nė zotėrim, kufijtė e tokės”. Prandaj me ngjalljen Ungjilli i Krishtit fillon t’u kumtohet mbarė popujve - fillon Mbretėria e Zotit, kjo mbretėri e re qė nuk njeh pushtet tjetėr, pėrveē atij tė sė vėrtetės e tė dashurisė. Ngjallja zbulon kėshtu pėrfundimisht identitetin e vėrtetė dhe madhėshtinė e jashtėzakonshme tė tė Kryqėzuarit. Dinjitet i pakrahasueshėm e tejet i lartė: ‘Jezusi ėshtė Zot!’.
    Per Shėn Palin identiteti i fshehtė i Jezusit, mė shumė se nė mishėrim, zbulohet nė misterin e ngjalljes. Ndėrsa titulli Krisht, dmth ‘Mesi’, ‘i lyer me vaj tė shugurimit’, tek Pali ka prirjen tė bėhet emėr i pėrveēėm i Jezusit, emri Zot tregon lidhjen e tij vetjake me besimtarėt e titulli Biri i Hyjit shėrben pėr tė shpjeguar lidhjen e thellė tė Jezusit me Hyjin, lidhje qė zbulohet plotėsisht nė ngjarjen e Pashkėve. Mund tė thuhet kėshtu se Jezusi u ngjall pėr tė qenė Zot i tė vdekurve e i tė gjallėve (cfr Rom 14,9 e 2 Kor 5,15) ose, me fjalė tė tjera, Shėlbuesi ynė (cfr Rom 4, 25).


    E gjithė kjo na ēon nė pėrfundime shumė tė rėndėsishme pėr jetėn tonė tė fesė, sepse jemi tė thirrur tė marrim pjesė me gjithė shpirt nė ngjarjen e vdekjes e tė ngjalljes sė Krishtit. Thotė Apostulli: “Kemi vdekur me Krishtin’ e besojmė edhe se me tė ‘kemi pėr tė jetuar’, duke e ditur se Krishti i ngjallur nga tė vdekurit, nuk vdes mė; vdekja nuk ka mė pushtet mbi tė”. (Rom 6, 8-9). Kjo na kujton se duhet tė marrim pjesė nė mundimet e Jezusit, qė i paraprijnė kohės sė lume, kur do tė jemi plotėsisht tė ngjashėm me Tė pėrmes ringjalljes, drejt sė cilės synojmė me shpresė. E kjo i ndodhi edhe Shėn Palit, pervoja personale e tė cilit pėrshkruhet nė Letrat me tone sa tė trishtueshme, aq edhe realiste: “.. me qėllim qė tė mund ta njoh Atė, tė njoh pushtetin e tė ngjallurit tė Tij e pjesėmarrjen nė mundime tė Tija, duke i pėrgjarė vdekjes sė tij, pėr tė mbėrrijtė, sė mbramit, nė ngjalljen prej tė vdekurve” (Fil 3,10-11; cfr 2 Tim 2,8-12). Teologjia e Kryqit nuk ėshtė teori – ėshtė realitet i jetės sė krishterė. Tė jetosh nė fenė e Jezu Krishtit, tė jetosh vėrtetėsinė e dashurinė, nėnkupton vetmohimin e pėrditshėm, nėnkupton vuajtjet. Krishterimi nuk ėshtė udhė e rehatisė, pėrkundrazi, ėshtė ngjitje e vėshtirė, e ndriēuar nga drita e Krishtit e nga shpresa e madhe qė lind prej Tij.
    Shėn Agostini thotė: tė krishterėve nuk u kursehet vuajtja, madje u takon pak mė tepėr se tė tjerėve, sepse tė jetosh fenė, do tė thotė tė kesh guxim ta pėrballosh mė nė thellėsi jetėn e historinė. Gjithsesi vetėm kėshtu, duke e provuar vuajtjen, e njohim thellėsisht jetėn, me bukurinė e saj e me shpresėn qė na ngjall Krishti i kryqėzuar e i ngjallur. Besimtari ndodhet ndėrmjet dy skajeve: nga njėra anė ringjallja, qė nė njė farė mėnyre vepron tashmė nė ne (cfr Kol 3,1-4; Ef 2,6); nga ana tjeter, nxitimi pėr t’u radhitur nė kėtė proces, qė i ēon tė gjithė e gjithēka drejt pėrsosurisė, pėrshkruar nė Letrėn drejtuar Romakėve, me njė figurė tė shkėlqyer: ashtu si mbarė krijesa rėnkon e vuan deri mė sot porsi nė dhimbje tė lindjes; edhe ne, qė kemi farėn e Shpirtit (Shenjt), rėnkojmė brenda vetes nė pritje qė tė njihemi si bij nė shpirt me anėn e shpėrblimit e tė ringjalljes sė korpit tonė. (cfr Rom 8, 18-23).



    Pėrmbledhtas, mund tė themi me Palin se besimtari i vėrtetė arrin tė shėlbohet duke shpallur me gojė tė vet se Jezusi ėshtė Zoti e duke besuar me zemėr tė vet se Hyji e ngjalli prej sė vdekurish (cfr Rom 10,9). E rėndėsishme ėshtė sidomos zemra, qė beson nė Krishtin e qė nė fe ‘e prek’ tė Ngjallurin; por nuk mjafton ta mbajmė fenė nė zemėr, duhet ta pohojmė e ta dėshmojmė me gojė, me jetėn tonė, duke e bėrė kėshtu tė pranishme tė vėrtetėn e Kryqit e tė ngjalljes nė historinė tonė. Nė kėtė mėnyrė i krishteri bėn pjesė nė atė proces, falė tė cilit Adami i parė, tokėsor, qė i nėnshtrohet prishmėrisė dhe vdekjes, shndėrrohet nė Adamin e fundit, qiellor, qė s’e njeh prishmėrinė. (1 Kor 15,20-22.42-49). Ky proces nisi me ngjalljen e Krishtit, nė tė cilin mbėshtetet shpresa se njė ditė do tė mund tė hyjmė edhe ne, me Krishtin, nė atdheun tonė tė vėrtetė, qė ėshtė nė Qiell. Me kėtė shpresė nė zemėr vijojmė me guxim e me gėzim.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #12
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Papa Benediktit XVI katekizmat kushtuar Shėn Palit

    Pa Krishtin, edhe sot pėr botėn ardhmėria ėshtė e errėt



    12.11.2008

    Tė dashur vėllezėr e motra,

    tema e ringjalljes, tek e cila u ndaluam javėn e kaluar, hap njė perspektivė tė re, atė tė pritjes sė kthimit tė Zotit, e prandaj na nxit tė reflektojmė pėr lidhjen ndėrmjet kohės sė tashme, kohės sė Kishės e tė Mbretėrisė sė Krishtit, e sė ardhmes (éschaton) qė na pret, kur Krishti do t’ia dorėzojė Mbretėrinė Hyjit Atė. (cfr 1 Kor 15,24). Ēdo ligjėratė e krishterė pėr mbarimin, qė quhet eskatologji, niset gjithnjė nga ringjallja: nė kėtė ngjarje mbarimi ka filluar tashmė e, nė njė farė mėnyre, ėshtė edhe i pranishėm.

    Ka shumė mundėsi qė Shėn Pali ta ketė shkruar nė vitin 52 letrėn e tij tė parė, Letrėn e parė drejtuar Selanikasve, ku flet pikėrisht pėr kėtė kthim tė Jezusit, tė quajtur parusia, ardhja, prania e re, pėrfundimtare dhe e dukshme (cfr 4, 13-18). Selanikase, qė kanė dyshimet e tyre e problemet e tyre, Apostulli u shkruan kėshtu: “Nė se pėrnjėmend besojmė se Krishti vdiq e u ngjall, po ashtu duhet tė besojmė edhe se Hyji, pėr hir tė Jezusit, do t’i marrė me vete ata, tė cilėt vdesin. (4, 14). E vijon: “Sė pari do tė ngjallen ata qė dhanė shpirt nė Krishtin. Ne, pastaj, tė gjallėt, qė mė atė ēast do tė jemi nė jetė, do tė bashkohemi me ta e, tė mbartur nga retė, do t’i dalim para Krishtit nė qiell e kėshtu do tė rrimė nė amshim me Zotin (4,16-17). Pali e pėrshkruan parusinė e Krishtit me gjallėri tė madhe e me figuura simbolike, qė pėrcjellin njė mesazh tė thjeshtė e tė thellė: nė fund do tė jemi me Zotin. Ky ėshtė, pėrtej figurave, mesazhi themelor: ardhmėria jonė ėshtė ‘tė jemi nė Zotin’; si besimtarė, ne jemi me Zotin qė nė jetė; ardhmėria jonė, jeta e pasosur, tashmė ka filluar.

    Nė Letrėn e dytė drejtuar Selanikasve, Pali ndryshon pamjen: flet pėr ngjarjet e hidhura, qė duhet t’i paraprijnė mbarimit. Nuk duhet tė gėnjehemi - thotė - sikur dita e Zotit tė ishte e shpejtė, sipas llogaritjeve kronologjike: “Pėrsį i pėrket ardhjes sė Zotit tonė Jezu Krishtit e bashkimit tonė me tė, ju lutemi, vėllezėr, mos ndėrroni mendim menjėherė, mos u frikėsoni as para frymėzimeve gjoja tė Shpirtit, fryt i fantazisė suej, as prej fjalėve qė dėgjohen e as deri prej ndonjė letre, e cila mund t’ju bjerė nė dorė si tė ishte jona, gati sikur dita e gjyqit tė Zotit tė ishte e shpejtė. Mos t’ju gėnjejė kush nė asnjė mėnyrė!” (2,1-3). Vijimi i kėtij teksti kumton se pėrpara do tė vijė largimi prej fesė e do tė zbulohet njeriu i mėkatit, biri i dėnimit, ende i paidentifikuar mirė, tė cilin tradita do ta quajė Antikrishti. Por kjo Letėr e Shėn Palit ka sidomos qėllim praktik; ai shkruan: “Nė tė vėrtetė, kur ne ishim mes jush, ju dhamė ketė porosķ: kush s’do tė punojė, nuk duhet as tė hajė. E njėmend, po dėgjojmė se disa nga ju jetojnė pa kurrfarė rregulle, pa bėrė gjė prej gjėje e gjithnjė nė pėrtaci. Kėta soj njerėzish i urdhėrojmė, duke i qortuar nė Zotin tonė Jezu Krishtin, ta hanė bukėn e gojės duke punuar nė paqe”. (3,10-12). Me fjalė tė tjera, pritja e parusisė tė Jezusit nuk na shkėput nga impenjimi nė kėtė botė, pėrkundrazi, krijon pėrgjegjėsinė para Gjykatėsit hyjnor lidhur me veprimin tonė nė kėtė botė. E pikėrisht nė kėtė mėnyrė rritet pėrgjegjėsia jonė pėr tė punuar nė e pėr kėtė botė. Tė njėjtėn gjė do ta shohim tė dielėn e ardhshme nė Ungjillin e talenteve, nė tė cilin Zoti na kujton se ua ka besuar talentet tė gjithėve e Gjykatėsi do tė na kėrkojė llogari pėr ta, duke na thėnė: “A sollėt fryte?”. Prandaj mund tė themi se pritja e kthimit tė Zotit na ngarkon me pėrgjegjėsi pėr kėtė botė.

    E njėjta gjė dhe e njėjta lidhje ndėrmjet parusisė - rikthimit tė Gjykatėsit/ Shėlbues - dhe impenjimit tonė nė jetė, duket nė njė rrethanė tjetėr e me aspekte tė tjera nė Letrėn drejtuar Filipianėve. Pali, qė ėshtė nė burg, pret vendimin, qė mund tė jetė dėnim me vdekje. Nė kėtė gjendje mendon se nė tė ardhmen do tė jetė me Zotin, por mendon edhe pėr bashkėsinė e Filipit, qė ka nevojė pėr atin e vet, pėr Palin, e shkruan: “Nė tė vėrtetė, pėr mua tė jetoj ėshtė Krishti e tė vdesėsh ėshtė fitim. Por nė se tė jetosh me trup, domethėnė tė kesh mundėsi pėr tė punuar me fryt nė dobi tė tė tjerėve, atėhere pėrnjėmend unė nuk di ēka duhet tė zgjedh. E njėmend, gjindem ngusht ndėrmjet kėtyre dy mundėsive: mė njėrėn anė dėshiroj tė ēlirohem prej trupit, qė tė jem me Krishtin, ēka do tė ishte fort mė mirė; nė tjetrėn anė ėshtė e nevojshme pėr ju, qė unė tė vazhdoj tė rri nė trup. Pėrsa mė pėrket mua, jam i bindur se do tė mbetem me ju e do tė vazhdoj tė jem pėr ndihmė tė tė gjithėve, pėr pėrparim e gėzim tė fesė suaj, kėshtu qė, me ardhjen time rishtas ndėr ju, krenaria juaj ndaj meje tė shtohet pėrherė e mė tepėr nė Krishtin”(1, 21.26). Pali nuk ka frikė nga vdekja, pėrkundrazi: pėrmes saj ai do tė ishte plotėsisht me Krishtin. Por Pali merr pjesė edhe nė ndjenjat e Krishtit, i cili nuk jetoi vetėm pėr vete, por pėr ne. Tė jetojė pėr tė tjerėt kthehet nė program tė jetės sė tij e prandaj ėshtė gati tė bėjė deri nė fund vullnetin e Zotit, atij Zoti, qė do tė vendosė. Ėshtė i gatshėm, sidomos, edhe nė tė ardhmen, tė jetojė mbi kėtė tokė pėr tė tjerėt, tė jetojė pėr Krishtin, tė jetojė pėr praninė e tij tė gjallė e kėshtu, pėr pėrtėritjen e botės. E ne e shikojmė se qenia me Krishtin i krijon njė liri tė madhe shpirtėrore: liri pėrballė kėrcėnimit tė vdekjes, por edhe liri pėrballė tė gjitha detyrave e vuajtjeve tė jetės. Ėshtė i gatshėm pėr Hyjin e me tė vėrtetė i lirė.

    E pasi shqyrtuam aspekte tė ndryshme tė pritjes sė parusisė sė Krishtit, mund tė pyesim: ē’qėndrim duhet tė mbajė i krishteri pėrballė realiteteve tė fundme: vdekjes, mbarimit tė botės? Sė pari, duhet tė jetė i sigurtė se Krishti ėshtė ngjallur, ėshtė me Atin, e pikėrisht kėshtu ėshtė me ne, pėrgjithmonė. E askush nuk ėshtė mė i fortė se Krishti, sepse Ai ėshtė me Atin, ėshtė me ne. Jemi, prandaj, tė sigurtė, tė ēliruar nga frika. Kjo ishte pasojė themelore i predikimit tė krishterė. Frika nga shpirtėrat, nga hyjnitė, ishte shumė e pėrhapur nė mbarė botėn e lashtė. E edhe sot misionarėt, sė bashku me shumė elemente tė mira tė besimeve natyrore, gjejnė frikėn nga shpirtėrat, nga fuqitė ogurzeza qė na kėrcėnojnė. Krishti jeton, ka fituar mbi vdekjen e mbi tė gjitha kėto fuqi. Nė kėtė siguri, nė kėtė liri, nė kėtė gėzim jetojmė. Ky ėshtė aspekti i parė i tė jetuarit tonė lidhur me tė ardhmen.

    Nė radhė tė dytė, siguria se Krishti ėshtė me mua. E se nė Krishtin bota e ardhme tashmė ka filluar. Kjo na jep edhe sigurinė e shpresės. Ardhmėria nuk ėshtė terrinė, nė tė cilėn askush nuk e di nga t’ia mbajė. Nuk ėshtė kėshtu. Pa Krishtin, edhe sot pėr botėn ardhmėria ėshtė e errėt, shikohet me shumė frikė. I krishteri e di se drita e Krishtit ėshtė mė e fortė, e prandaj shpresa mbi tė cilėn e mbėshtet jetėn e tij, nuk ėshtė e vagėlluar; ėshtė shpresė qė i jep siguri e guxim pėr tė pėrballuar tė ardhmen.

    Pastaj, qėndrimi i tretė. Gjykatėsi qė kthehet – gjykatės e shėlbues njėherit – na la detyrėn tė jetojmė nė kėtė botė sipas mėnyrės sė Tij tė jetesės. Na dorėzoi talentet e Tij. Prandaj qėndrimi ynė i tretė ėshtė: pėrgjegėsi pėr botėn, pėr vėllezėrit pėrpara Krishtit, e njėkohėsisht edhe siguri nė mėshirėn e Tij. Tė dyja kėto sende janė tė rėndėsishme. Ne jetojmė sikur e mira dhe keqja tė ishin tė njėllojta, sepse Zoti mund tė jetė vetėm i mėshirshėm. Kjo ėshtė e gabuar. Nė tė vėrtetė jetojmė tė ngarkuar me pėrgjegjėsi tė madhe. Kemi talentet, jemi ngarkuar tė punojmė, qė kjo botė t’ia hapė zemrėn Krishtit, tė rinohet. Por edhe duke punuar e duke e ditur, nė pėrgjegjėsinė tonė, se Zoti ėshtė gjykatės i vėrtetė, kemi edhe sigurinė se ky gjykatės ėshtė i mirė, e njohim fytyrėn e tij, fytyrėn e Krishtit tė ngjallur, tė Krishtit tė kryqėzuar pėr ne. Prandaj mund tė jemi tė sigurtė nė mirėsinė e Tij e tė ecim pėrpara me guxim tė madh.

    Njė mėsim tjetėr i Shėn Palit lidhur me eskatologjinė ėshtė ai i universalitetit tė thirrjes nė fe, qė bashkon Judenjtė e Gjentilėt, domethėnė paganėt, si shenjė e pėrshpejtimit tė realietit tė ardhshėm, pėr tė cilin mund tė themi se ne tashmė rrimė nė qiell me Jezu Krishtin, pėr tė dėshmuar nė shekujt e ardhshėm pasurinė e hirit (cfr Ef. 2,6s): ajo qė duhet tė vinte pas kthehet nė pėrpara, pėr ta bėrė tė dukshėm gjendjen e realizimit fillestar nė tė cilėn jetojmė. Domethėnė pėr t’i bėrė tė durueshme vuajtjet e tanishme, tė cilat nuk janė tė denja tė krahasohen me lumturinė e ardhshme, qė do tė zbulohet nė ne” (cfr Rom 8,18). Ecet nė fe, jo nė vegim, e edhe nė se do tė ishte e pėlqyeshme ta lėshonim trupin tonė e tė banonim pranė Zotit, ajo qė ka rėndėsi, nė fund tė fundit, duke qėndruar nė trup ose duke e lėshuar atė, ėshtė qė t’i pėlqejmė Atij ( cfr 2 Kor 5,7-9).


    Sė fundi, njė pikė tjetėr, qė ndoshta na duket disi e vėshtirė. Shėn Pali, nė pėrfundim tė Letrės sė tij drejtuar Korintianėve pėrsėrit e vė edhe nė gojė tė korintianėve njė lutje tė bashkėsive tė para tė zonės palestineze: Maraną thą! qė fjalė pėr fjalė do tė thotė: “O Zoti ynė, Eja” (16,22). Ishte lutja e krishterimit tė parė, e edhe Libri i fundit i Besėlidhjes sė Re, Zbulesa, mbyllet me kėtė lutje: “O Zot, eja!”. A mund tė lutemi edhe ne kėshtu? Mė duket se sot, nė jetėn tonė e nė botėn tonė, ėshtė vėshtirė tė lutemi qė tė vijė fundi i kėsaj bote, tė vijė Jeruzalemi i ri, tė vijė gjyqi i fundit e gjykatėsi, Krishti.
    E mendoj sinqerisht: nė qoftė se nuk e marrim guximin tė lutemi kėshtu pėr disa arsye, gjithsesi, nė mėnyrė tė drejtė e korrekte edhe ne mund tė lutemi, ashtu si tė krishterėt e parė, e tė themi: “Eja, Jezus!”, gjė qė nuk do tė thotė se duam tė vijė tani fundi i botės, por se duam tė marrė fund kjo botė e padrejtė. Duam tė ndryshojė nė themel e, tė fillojė qytetėrimi i dashurisė, tė jetojmė nė njė botė, nė tė cilėn tė mbretėrojė drejtėsia e paqja, pa dhunė e pa uri. Kėtė dėshirojmė. Po si mund tė arrihet e gjithė kjo, pa praninė e Krishtit? Pa praninė e Zotit nuk mund tė kemi kurrė njė botė tė re e tė drejtė prandaj, nė rrethanat e kohės sonė, edhe ne duhet tė themi, e me urgjencė tė madhe: Eja, Zot! Eja nė mėnyrėn tėnde, nė mėnyrat qė di Ti. Eja atje ku ka padrejtėsi e dhunė. Eja nė kampet e refugjatėve nė Darfur, nė Veri tė Kivusė e nė vise tė tjera tė botės. Eja atje ku sundon droga. Eja edhe ndėrmjet tė pasurve, qė tė kanė harruar, qė jetojnė vetėm pėr vetveten. Eja atje ku je fare i panjohur. Eja nė botė e rinoje botėn e sotme. Eja edhe nė zemrat tona! Pėrtėrije jetėn tonė. Eja nė shpirtin tonė, qė ne tė bėhemi drita e Zotit, prania jote. Nė kėtė kuptim lutemi me Shėn Palin ‘Maraną thą’, “Eja Zot Jezus”, e lutemi me gjithė zemėr qė Krishti tė jetė vėrtetė i pranishėm sot e ta rinojė botėn tonė!
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  3. #13
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Papa Benediktit XVI katekizmat kushtuar Shėn Palit
    "Dhe e dimė tashti se njeriu nuk shfajsohet nė sajė tė veprave tė Ligjit, por vetėm nė sajė tė fesė nė Jezus Krishtin"


    19.11.2008

    Tė dashur vėllezėr e motra,
    nė rrugėn qė po pėrshkojmė, tė udhėhequr nga Shėn Pali, po ndalohemi tani tek njė temė, qė ėshtė nė qendėr tė mosmarrėveshjeve tė shekullit tė Reformės: tek ēėshtja e shfajsimit. Si bėhet i drejtė njeriu para syve tė Zotit? Kur Pali takoi Krishtin e ngjallur nė rrugėn e Damaskut, ishte njeri i realizuar: i pacėnueshėm pėrsa i pėrket drejtėsisė dhe jetės nė pikėpamje tė Ligjit (Fil 3, 6), ua kalonte shumė bashkėmoshtarėve nė kryerjen e veprave tė pėrshkruara nga Ligji i Moisiut dhe mbronte me zell traditat e etėrve (cfr Gal 1-14). Shndritja nė rrugėn e Damaskut ia ndryshoi jetėn rrėnjėsisht: nisi t’i shikojė tė gjitha meritat, fituar gjatė njė karriere fetare tė ndershme, si ‘fundėrri’, para naltėsive tė njohjes sė Jezu Krishtit (cfr Fil 3, 8).

    Letra drejtuar Filipianėve na jep njė dėshmi prekėse tė kalimit tė Shėn Palit nga njė drejtėsi e bazuar mbi Ligjin dhe e fituar me anė tė veprave tė tij, nė njė drejtėsi tė fituar nga feja nė Krishtin: ai e kuptoi se gjithēka, qė deri atėherė i qe dukur si fitim, nė tė vėrtetė pėrballė Zotit ishte humbje e vendosi, prandaj, ta shkrinte gjithė jetėn e vet pėr Jezu Krishtin (cfr Fil 3,7).

    Thesari i fshehur nė arė e margaritari i ēmuar, pėr blerjen e tė cilit shitet gjithēka tjetėr, nuk ishin mė veprat e Ligjit, por Jezu Krishti, Zoti i tij.

    Lidhja e Palit me Krishtin e ngjallur tashmė bėhet aq e thellė, sa ta shtyjė tė pohojė se pėr tė Krishti ishte jetė e vdekja fitesė (Fil 1, 21). E jo sepse e pėrbuzte jetėn, por sepse kishte kuptuar se pėr tė, tė jetuarit nuk kishte tjetėr qėllim e as tjetėr dėshirė, veē arritjes tek Krishtit, si nė njė garė atletike, pėr tė ndenjur gjithnjė me Tė: Krishti i ngjallur ishte bėrė fillesa e fundi i jetės sė tij, shkaku e caku i vrapimit tė tij. Vetėm shqetėsimi pėr pjekurinė e fesė sė atyre qė kishte ungjillėzuar e kujdesi i pėrditshėm pėr tė gjitha Kishat, qė kishte themeluar (cfr 2 Kor 11,28) e bėnin ta ngadalėsonte vrapin drejt Zotit tė tij tė vetėm, pėr tė pritur dishepujt, qė tė mund tė vraponin bashkė me tė drejt cakut. Nė se nė mbajtjen e mėparshme tė Ligjit nuk kishte asgjė tė qortueshme nė pikėpamje tė pastėrtisė morale, pasi u rrėmbye nga Krishti, fort pak i interesonte ta gjykonte vetveten (cfr 1 Kor 4,3-4); kufizohej vetėm tė propozonte vijimin e vrapit, qė tė arrinte tek Jezu Krishti, qė e kishte bėrė aq shumė pėr vete (cfr Fil 3,12).

    E pikėrisht pėrmes kėsaj pėrvoje personale nė lidhje me Jezusin, Pali vė nė qendėr tė Ungjillit tė tij papajtueshmėrinė ndėrmjet dy rrugėve tė mundshme, tė cilat e ēojnė njeriun tek drejtėsia: njėra, qė pėrbėhet nga veprat e Ligjit, tjetra, e bazuar mbi hirin e fesė nė Krishtin. Mundėsia pėr arritjen e drejtėsisė pėrmes veprave tė Ligjit ose pėrmes fesė nė Jezu Krishtin, bėhet njė nga arsyetimet kryesore qė pėrshkojnė Letrat e tij. “Ne jemi prej natyre hebrenj e jo mėkatarė nga paganizmi. Dhe e dimė tashti se njeriu nuk shfajsohet nė sajė tė veprave tė Ligjit, por vetėm nė sajė tė fesė nė Jezu Krishtin. Prandaj ne besuam nė Krishtin, qė ta fitojmė drejtėsinė nga feja e Krishtit, e jo nga veprat e Ligjit, sepse askush nuk do tė mund ta fitojė drejtėsinė me anė tė veprave tė Ligjit (Gal 2,15-16). Ndėrsa tė krishterėve tė Romės u kujton se “tė gjithė kanė mėkatuar e janė tė pėrjashtuar nga lumnia e Hyut, por janė pėrligjur falas me anė tė hirit tė tij, nė fuqi tė shpėrblimit tė kryer prej Jezu Krishtit. (Rom. 3, 23-24). E shton: “Ne besojmė, njėmend, se njeriu shpėrblehet me anė tė fesė, pavarėsisht nga veprat e pėrshkruara prej Ligjit (Ibid 28). Luteri e pėrktheu kėtė: “i shfajsuar vetėm me anė tė fesė”. Do tė rikthehem nė kėtė pikė nė fund tė katekizmit. Mė parė duhet tė sqarojmė ē’ishte ky ‘Ligj’, nga i cili u ēliruam e ē’ishin kėto ‘vepra tė Ligjit’, qė nuk shfajsojnė. Qė nė bashkėsinė e Korintit ekzistonte opinioni, qė mė pas do tė pėrsėritej sistematikisht nė histori; besohej se ishte fjala pėr ligjin moral e se liria e krishterė s’ishte tjetėr, veēse ēlirim nga etika. Kėshtu nė Korint qarkullonte shprehja “πάντα μοι έξεστιν” ‘mė lejohet gjithēka’. Ėshtė e qartė se ky shpjegim ishte i gabuar: liria e krishterė nuk ėshtė libertinizėm; ēlirimi pėr tė cilin flet Shėn Pali, nuk ėshtė ēlirim nga detyra pėr tė bėrė mirė.

    Por ē’kuptim ka Ligji, nga i cili nuk u ēliruam e qė nuk tė shpėton? Pėr Shėn Palin, ashtu si pėr tė gjithė bashkėkohėsit, fjala Ligj nėnkuptonte Torah nė tėrėsinė e tij, dmth tė pesė librat e Moisiut. Torah, sipas kuptimit farizeik, tė cilin Pali e kishte studiuar dhe e kishte bėrė tė vetin, pėrmblidhte njė sėrė sjelljesh, qė nisnin nga thelbi etik, deri tek sjelljet rituale e kultuale, sipas tė cilave pėrcaktohej cili njeri ishte i drejtė. Nė mėnyrė tė posaēme, rrethprerja, respektimi i sė shtunės, etj. Kėto sjellje kujtohen shpesh edhe nė diskutimet e Jezusit me bashkėkohėsit e tij.
    Tė gjitha kėto rregulla, qė shprehin njė pėrkatėsi shoqėrore, kulturore e fetare, qenė bėrė posaēėrisht tė rėndėsishme nė kohėn e kulturės helenistike, duke filluar nga shekulli III para Krishtit. Kjo kulturė, kulturė universale e kohės, kulturė racionale, kulturė politeiste, nė dukje tolerante, ushtronte njė presion tė fortė nė drejtim tė sheshimit kulturor, duke kėrcėnuar kėshtu identitetin e Izraelit, i cili detyrohej politikisht tė bėnte pjesė nė kėtė identitet tė pėrbashkėt tė kulturės helenistike, gjė qė kishte si pasojė humbjen e identitetit vetjak e, prej kėndej, edhe humbjen e trashėgimisė sė ēmuar tė besimit tė Etėrve, tė besimit nė njė Hyj tė vetėm e nė premtimet e Hyjit.

    Kundėr kėtij presioni kulturor, qė kėrcėnonte jo vetėm identitetin izraelitik, por edhe besimin nė njė Zot tė vetėm e nė premtimet e tij, ishte e nevojshme tė krijohej njė mur, qė t’i dallonte mirė palėt, njė mburojė pėr tė mbrojtur e pėr tė shpėtuar trashėgiminė e ēmuar tė fesė: ku mur ishin pikėrisht rregullat e normat judaike. Palit, qė ishte kapur fort pas kėtyre normave, pikėrisht pėr tė mbrojtur dhuratėn e Hyjit, tė trashėgimisė sė fesė nė njė Hyj tė vetėm, i dukej se ky identitet kėrcėnohej nga liria e tė krishterėve: prandaj i persekutonte. Nė ēastin e takimit tė tij me Krishtin e ngjallur, kuptoi se me Ngjalljen e Krishtit gjithēka kishte ndryshuar plotėsisht: me Krishtin, Hyji i Izraelit, Hyji i vetėm e i vėrtetė, bėhet Hyj i mbarė popujve. Muri – kėshtu thotė nė Letrėn drejtuar Efezianėve – ndėrmjet Izraelit e paganėve, nuk ėshtė mė i nevojshėm: ėshtė Krishti, ai qė i mbron kundėr politeizmit e dredhimeve tė tij; ėshtė Krishti ai, qė i bashkon me e nė tė vetmin Hyj; ėshtė Krishti ai, qė garanton identitetin tonė, nė larminė e kulturave. Muri nuk ėshtė mė i nevojshėm, identiteti ynė i pėrbashkėt nė larminė e kulturave, ėshtė Krishti, e ėshtė Ai qė na bėn tė drejtė. Tė jesh i drejtė do tė thotė tė jesh me Krishtin e nė Krishtin. E kjo mjafton. Nuk ėshtė nevoja pėr rregulla tė tjera. Prandaj shprehja ‘vetėm feja’ e Luterit, ėshtė e vėrtetė, nė se nuk i kundėrvė fenė me mėshirėn, fenė me dashurinė. Fe do tė thotė tė shikosh Krishtin, t’i besosh Krishtit, tė jesh i lidhur ngushtė me Krishtin, tė bėhesh njė me Krishtin, me jetėn e tij. E jeta e Krishtit ėshtė dashuri. Prej kėndej, tė besosh do tė thotė tė bėhesh njė me Krishtin e tė hysh nė dashurinė e Tij. Prandaj nė Letrėn drejtuar Galatasve, nė tė cilėn zhvillon doktrinėn e tij mbi shfajsimin, flet pėr fenė qė vepron pėrmes dashurisė (Gal 5, 14)


    Pali e di se i tėrė ligji pėrmblidhet nė dashurinė e dyfishtė pėr Zotin e pėr tė afėrmin. Kėshtu, nė bashkimin me Krishtin nė fenė, qė krijon dashurinė, Ligji realizohet plotėsisht. Bėhemi tė drejtė, duke hyrė nė bashkim me Krishtin, qė ėshtė dashuri. Tė njėjtėn gjė e shikojmė nė Ungjilin e sė dielės sė ardhshme, nė Solemnitetin e Krishtit Mbret. Ėshtė Ungjilli i gjykatėsit, qė gjykon vetėm pėrmes dashurisė. Prej kėndej, Ai bėn vetėm kėtė pyetje: “A mė vizitove kur isha i sėmurė? Kur isha nė burg? Mė dhe tė ha, kur isha i uritur; mė veshe kur isha lakuriq?’. E kėshtu ėshtė dashuria qė tregon sa i drejtė ėshtė njeriu. Nė pėrfundim tė kėtij Ungjilli, gati-gati mund tė themi: vetėm dashuri, vetėm bamirėsi. E ndėrmjet kėtij Ungjilli e Shėn Palit nuk ka asnjė kundėrshtim. Ėshtė i njėjti vizion, sipas tė cilit bashkimi me Krishtin, besimi nė Krishtin krijon dashuri. E dashuria ėshtė realizim i bashkimit me Krishtin. Vetėm kėshtu jemi tė drejtė, duke qenė tė bashkuar me Tė e nė kurrnjė mėnyrė tjetėr.

    Nė pėrfundim mundemi vetėm ta lusim Zotin tė na ndihmojė tė besojmė. Tė besojmė me tė vėrtetė; e kėshtu besimi bėhet jetė, bashkim me Krishtin, shndėrrim i jetės sonė. E kėshtu, tė shndėrruar nga dashuria e Tij, nga dashuria pėr Hyjin e pėr tė afėrmin, mund tė jemi me tė vėrtetė tė drejtė para syve tė Zotit.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  4. #14
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Papa Benediktit XVI katekizmat kushtuar Shėn Palit
    Ardhja e Krishtit e mund tė keqen e mėkatit tė rrjedhshėm.



    03.12.2008

    [I]Tė dashur vėllezėr e motra,

    nė katekizmin e sotėm do tė ndalemi tek lidhjet ndėrmjet Adamit e Krishtit, skicuar nga Pali nė faqen e njohur tė Letrės drejtuar Romakėve (5,12-21), nė tė cilėn i dorėzon Kishės vijat themelore tė doktrinės mbi mėkatin e rrjedhshėm. Nė tė vėrtetė, qė nė Letrėn e parė drejtuar Korintianėve, duke prekur temėn e fesė lidhur me ringjalljen, Pali pati pėrdorur krahasimin ndėrmjet stėrgjyshit tė parė e Krishtit: “Sikurse tė gjithė vdesin nė Adamin, ashtu tė gjithė do tė fitojnė jetėn nė Krishtin.... i pari njeri, Adami, u bė qenie e gjallė, i mbrami Adam u kthye nė shpirt qė jep jetė” (1 Kor 15,22.45). Me Letrėn drejtuar Romakėve (5,12-21) krahasimi i Krishtit me Adamin bėhet mė i hollėsishėm e mė i qartė. Pali pėrshkon udhėn e shėlbimit nga Adami, tek Ligji e nga kjo, tek Krishti. Nė qendėr tė skenės nuk ėshtė aq Adami, me pasojat e mėkatit mbi njerėzimin, sa Jezu Krishti e hiri qė, pėrmes Tij, u ndikua me begati mbi njerėzimin.

    Pėrsėritja e shprehjes ‘shumė mė tepėr’, qė ka tė bėjė me Krishtin, nėnvizon se dhurata e marrė prej Tij e kalon shumfish masėn e mėkatit tė Adamit dhe pasojat qė pati mbi njerėzimin, kėshtu qė Pali mund tė arrijė nė pėrfundimin: “Por aty ku mėkati e mbushi masėn e vet, aty edhe hiri e kaloi ketė masė” (Rom 5,20). Prandaj nė vėnien ballpėrballė tė Adamit me Krishtin, Shėn Pali nxjerr nė pah ultėsinė e njeriut tė parė nė krahasim me lartėsinė e tė dytit.


    Nga ana tjetėr, Pali e cek mėkatin e Adamit, pikėrisht pėr tė vėnė nė dukje dhuratėn e pamatshme tė hirit, nė Krishtin: mund tė thuhet se po tė mos kishte dashur tė dėshmonte qendėrsinė e hirit, ai nuk do tė ishte marrė aq shumė me mėkatin qė: “pėr shkak tė njė njeriu tė vetėm hyri nė botė, e nėpėrmjet mėkatit, edhe vdekja”. Prandaj nė se nė fenė e Kishės fitoi pjekurinė vetėdija e dogmės sė mėkatit tė rrjedhshėm, kjo u arrit sepse ajo lidhet pazgjidhshmėrisht me njė dogmė tjetėr, me atė tė shėlbimit e tė lirisė nė Krishtin. Si pasojė nuk duhet tė merremi kurrė me mėkatin e Adamit e tė njerėzimit, duke e shkėputur nga konteksti shėlbues, por duhet t’i kuptojmė gjithnjė lidhur ngushtė me shfajsimin e Krishtit.

    Por, si njerėz tė kohėve tona, duhet tė pyesim: ē’ėshtė ky mėkat i rrjedhshėm? Ē’na mėson Shėn Pali, ē’na mėson Kisha? A ia vlen ta ndjekėsh edhe sot kėtė doktrinė? Shumkush mendon se, nė dritėn e historisė sė evolucionit, nuk ka mė vend pėr doktrinėn e njė farė mėkati tė parė, qė mė pas rėndoi mbi gjithė historinė e njerėzmit. E, si pasojė, edhe ēėshtja e Shpėrblimit dhe e Shpėrblyesit do ta humbiste bazėn e saj. Atėherė ekziston mėkati i rrjedhshėm apo nuk ekziston? Qė tė mund tė pėrgjigjemi, duhet tė dallojmė dy aspekte tė doktrinės sė mėkatit tė rrjedhshėm. Kemi njė realitet empirik, dmth konkret, tė dukshėm, tė qartė pėr tė gjithė. Ėshtė njė aspekt i mistershėm, qė ka tė bėjė me bazėn ontologjike tė kėtij fakti. E dhėna empirike ėshtė kontradikta qė ekziston nė vetė qenien tonė. Nga njėra anė ēdo njeri e di se duhet tė bėjė mirė e nė zemėr tė vet edhe dėshiron ta bėjė kėtė. Por njėkohėsisht, ndjen edhe shtytjen tjetėr pėr tė bėrė tė kundėrtėn, pėr tė ndjekur udhėn e egoizmit, tė dhunės, prirjen pėr tė bėrė vetėm atė qė i pėlqen, duke e ditur mirėfilli se vepron kundėr sė mirės, kundėr Zotit e kundėr tė afėrmit. Shėn Pali nė Letrėn e tij drejtuar Romakėve, e shpreh kėshtu kėtė ligj, qė e ka secili nė vetvete: “Ėshtė, po, nė mua, dėshira e sė mirės, por jo aftėsia pėr ta ēuar nė vend; e njėmend, unė nuk e bėj tė mirėn qė dua, por tė keqen, tė cilėn nuk e dua(Rom 7, 18-19). Kjo kundėrshti nė brendėsi tė qenies sonė, nuk ėshtė teori. Secili nga ne e provon ēdo ditė. E sidomos e vėrejmė ēdo ditė rreth nesh mbizotėrimin e kėtij vullneti tė dytė. Mjafton tė mendojmė pėr lajmet e pėrditshme, qė flasin pėr padrejtėsi, dhunė, mashtrim, flligėshti. E shikojmė ēdo ditė: ėshtė fakt!

    Si pasojė e pushtetit qė ka e keqja mbi shpirtin tonė, nė histori nis tė rrjedhė njė lumė i ndyrė, qė e helmatis gjeografinė e historisė njerėzore. Mendimtari i madh francez, Blez Paskal, foli pėr ‘njė natyrė tė dytė’, qė vihet pėrmbi natyrėn tonė tė mirė fillestare. Kjo ‘natyrė e dytė’ bėn qė e keqja tė duket si diēka normale pėr njeriun. Kėshtu edhe shprehja, qė pėrdoret rėndom “Kjo ėshtė njerėzore”, mund tė ketė kuptimin: ky njeri ėshtė i mirė, vepron ashtu si duhet tė veprojė njė njeri i vėrtetė. Por ‘kjo ėshtė njerėzore’ mund tė ketė edhe kuptimin e rremė: kuptimin sipas tė cilit e keqja ėshtė normale, ėshtė njerėzore. E keqja duket sikur ėshtė bėrė natyrė e dytė. Kjo kundėrshti e qenies njerėzore, e historisė sonė, duhet tė ngjallė e ngjall edhe sot, dėshirėn pėr t’u ēliruar nga e keqja. E njėmend, dėshira qė bota tė ndryshojė e premtimi se do tė ndėrtohet njė botė me drejtėsi, paqe, mirėsi, janė tė pranishme kudo: nė politikė, pėr shembull, tė gjithė s’pushojnė sė pėrsėrituri se duhet ndryshuar bota, se duhet krijuar njė botė mė e drejtė. E pikėrisht kjo ėshtė shprehje e dėshirės pėr t’u ēliruar nga ndeshja e dy forcave tė kundėrta, qė ndeshen nė shpirtin tonė.

    Mund tė themi, pra, se prania e pushtetit tė sė keqes nė zemrėn e njeriut e nė histori ėshtė e pamohueshme. Ēėshtja ėshtė: si shpjegohet kjo e keqe? Nė historinė e mendimit, duke lėnė mėnjanė fenė e krishterė, ekziston njė model fillestar shpjegimi, me disa ndryshime. Ky model thotė: vetė qenia njerėzore ėshtė kontradiktore, mbart nė vetvete si tė mirėn, ashtu edhe tė keqen. Nė lashtėsi kjo ide pėrmbante opinionin se ekzitonin dy fillime, tė dy qė nė zanafillė; dy fillimet janė nė tė njėjtin nivel, prandaj kjo kundėrshti ėshtė e gjithėpranishme, qė nga zanafilla e njeriut. Prej kėndej kontradika nė qenien tonė s’ėshtė tjetėr, veēse kundėrvėnie e kėtyre dy fillimeve, qė po i quajmė hyjnore. Nė variantin evolucionistik, ateist, i njėjti vizion i botės pėrsėritet nė mėnyrė tė re. Edhe pse, nė kėtė konceptim, vizioni i qenies ėshtė monistik, hamendėsohet se qenia, si e tillė, qė nė zanafillė mbart nė vetvete tė keqen e tė mirėn. Vetė njeriu nuk ėshtė thjeshtė i mirė, por mund tė bėjė si tė keqen, ashtu edhe tė mirėn. E keqja ėshtė njė lloj element i zanafillės, ashtu si e mira. E, sipas kėtij varianti, historia njerėzore zhvillon vetėm modelin, qė ishte i pranishėm nė tė gjithė evolucionin e mėparshėm. Ajo qė tė krishterėt e quajnė mėkati i rrjedhshėm, s’ėshtė tjetėr veēse karakteri i pėrzjerė i qenies njerėzore, njė pėrzjerje e sė mirės me tė keqen qė, sipas kėsaj teorie, i pėrket vetė brumit tė njeriut. Kemi tė bėjmė me njė vizion tė pa shpresė: po tė jetė kėshtu, atėherė e keqja ėshtė e pathyeshme. Nė fund llogaritet vetėm interesi vetjak. E ēdo progres do tė paguhet medoemos me njė lumė tė sė keqes e edhe kush dėshiron t’i shėrbejė progresit, do tė ishte i detyruar ta paguante kėtė haraē. Politika, nė fund tė fundit, ngrihet pikėrisht mbi themelet e kėtyre parakushteve; e pasojat po i shohim tė gjithė. Ky mendim modern, nė fund, s’mund tė krijojė tjetėr, veēse trishtim e cinizėm.


    E kėshtu pyesim pėrsėri: ē’thotė feja, e dėshmuar nga Shėn Pali? Si pikė e parė, ajo vėrteton faktin e ndeshjes ndėrmjet dy natyrave, faktin e kėsaj sė keqeje, hija e sė cilės shtrihet mbi gjithė krijimin. Dėgjuam Kapitullin e 7-tė tė Letrės drejtuar Romakėve, e mund t’i shtojmė edhe Kapitullin e 8-tė. E keqja ekziston, vetėm kaq. Si shpjegim, nė kundėrshtim me dualizmat e monizmat, tė cilat i shqyrtuam shkurtmisht, e qė na u duken tė trishta, feja na thotė: ekzistojnė dy mistere tė dritės e njė mister i natės, i cili mbėshtillet me misteret e dritės. Misteri i parė i dritės ėshtė ky: feja na thotė se nuk kemi dy fillime, njė tė mirė e njė tė keq, por kemi njė fillim tė vetėm, Hyjin krijues, e ky fillim ėshtė i mirė, vetėm i mirė, pa asnjė hije tė sė keqes. Prej kėndej mund tė themi se njeriu nuk ėshtė pėrzjerje e sė mirės dhe e sė keqes, njeriu, si i tillė, ėshtė i mirė, e prandaj ėshtė mirė tė jesh, ėshtė mirė tė jetosh. Ky ėshtė kumti i fesė: ėshtė vetėm njė burim i mirė, Krijuesi, e prandaj tė jesh ėshtė gjė e mirė, ėshtė gjė e mirė tė jesh burrė, tė jesh grua, jeta ėshtė e mirė. Pastaj pason njė mister errėsire, nate. E keqja nuk vjen nga vetė njeriu, nuk vjen nga burimi. E keqja vjen nga liria e krijuar, nga liria e shpėrdoruar.

    Si u bė e mundur, si ndodhi? Kjo mbetet e errėt. E keqja nuk ėshtė logjike. Vetėm Zoti dhe e mira janė logjike, janė dritė. E keqja mbetet misterioze. Ėshtė paraqitur pėrmes figurave tė mėdha, si e shikojmė nė Kapitullin 3 tė Librit tė Zanafillės, me vegimin e dy pemėve, tė gjarpėrit e tė njeriut mėkatar. Figurė e madhe, qė na bėn ta marrim me mend atė qė ndodhi, por pa e shpjeguar, sepse nuk mund tė shpjegohet ajo, qė ėshtė e palogjikshme. Mund tė hamendsojmė, por jo tė shpjegojmė; e nuk mundemi as ta tregojmė si njė fakt pranė njė fakti tjetėr, sepse kemi tė bėjmė me njė realitet shumė mė tė thellė. Mbetet mister i errėsirės, i natės. Por menjėherė pas vjen misteri i dritės. E keqja vjen nga njė burim i nėnshtruar. Zoti, me dritėn e vet, ėshtė mė i fortė. Prandaj, mbi tė keqen mund tė fitohet. E prandaj edhe krijesa, njeriu, mund tė shėrohet. Vizionet dualiste, e edhe monizmi i evolucionizmit, nuk mund tė thonė se njeriu ėshtė i shėrueshėm; por nė se e keqja vjen vetėm nga njė burim i nėnshtruar, atėherė ėshtė e vėrtetė edhe se njeriu mund tė shėrohet. E Libri i Dijes thotė: “E njėmend, ai e krijoi gjithēka qė tė jetojė; krijesat e botės janė jetėdhėnėse, nė to s’ka helm vdekjeje, as mbretėria e ferrit s’ka pushtet mbi to (1,14). E, sė mbrami, pika e fundme, njeriu jo vetėm qė ėshtė i shėrueshėm, por ėshtė shėruar vėrtetė.

    Zoti solli shėrimin. Hyri vetė nė histori. Burimit tė pėrhershėm tė sė keqes i kundėrvuri burimin e pastėr tė sė mirės. Krishti i kryqėzuar e i ngjallur, Adami i ri, i kundėrvė lumit tė ndyrė tė sė keqes, njė lumė drite. E ky lumė ėshtė i pranishėm nė histori: shikojmė shenjtorėt, shenjtorėt e mėdhenj, por edhe shenjtorėt e pėrvujtė, besimtarėt e thjeshtė. Shohim se lumi i dritės, qė vjen nga Krishti, ėshtė i pranishėm, ėshtė i fortė.

    Vėllezėr e motra, ėshtė Koha e Ardhjes. Nė gjuhėn e Kishės fjala ‘Ardhje’ ka dy kuptime: prani e pritje. Prani: drita ėshtė e pranishme, Krishti ėshtė Adami i ri, ėshtė me ne e mes nesh. Drita tashmė ndriēon e duhet t’i hapim mirė sytė pėr ta parė e pėr tė hyrė nė lumin e dritės. Duhet, sidomos, t’i jemi mirėnjohės Zotit, qė hyri vetė nė histori, si burim i ri drite. Por Ardhje ka edhe kuptimin e pritjes. Nata e errėt e sė keqes ėshtė ende e fortė. E prandaj nė Kohėn e Ardhjes lutemi sė bashku me popullin e lashtė tė Zotit: “Rorate cęli desuper” - “Riniu, o qiej, prej empirit, e retė tė rigojnė tė drejtin”.

    E lutemi papushim:
    “Eja, Jezus; eja, jepi forcė dritės e mirėsisė; eja atje, ku sundon gėnjeshtra, mosnjohja e Zotit, dhuna, padrejtėsia;
    eja, o Zot Jezus, jepi forcė sė mirės nė botė e ndihmona tė jemi mbartės tė dritės sate, veprimtarė tė paqes sate, dėshmitarė tė sė vėrtetės sate.

    Eja, Zot Jezus!”.[/I]
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #15
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Papa Benediktit XVI katekizmat kushtuar Shėn Palit
    Jezus Krishti ėshtė fillesė e jetės sė re pėr njeriun.



    10.12.2008
    Tė dashur vėllezėr e motra,

    duke ndjekur Shėn Palin, nė katekizmin e sė mėrkurės sė kaluar pamė dy gjėra. E para ėshtė se historia jonė njerėzore, qė nga fillimet e saj, njolloset nga shpėrdorimi i lirisė sė krijuar, qė kėrkon tė emancipohet nga Vullneti hyjnor. E kėshtu nuk e gjen lirinė e vėrtetė, por i kundėrvihet sė vėrtetės dhe, si pasojė, e shtrembėron realitetin tonė njerėzor. Shtrembėron, posaēėrisht, marrėdhėniet kryesore: atė me Zotin, tė burrit me gruan e tė njeriut me tokėn. E kemi thėnė se kjo ndotje e historisė sonė pėrhapet nė tė gjithė indin e saj e se ky faj i trashėguar shkoi duke u shtuar e tani e shikojmė kudo. Kjo ėshtė gjėja e parė. E dyta: nga Shėn Pali mėsuam se ekziston njė fillim i ri nė histori, i cili nis prej historisė nė Jezu Krishtin, nė Atė qė ėshtė njeri e Hyj. Me Tė, qė vjen nga Hyji, fillon njė histori e re, e formuar nga ‘po’-ja qė Ai i tha Atit, e formuar jo nga nga krenaria e njė emancipimi tė rremė, por nga dashuria e vėrtetėsia.

    Por tani lind pyetja: si mund tė arrijė tek unė kjo histori e re? Me historinė e parė tė pėrlyer jemi tė lidhur nė mėnyrė tė pazgjidhshme pėrmes prejardhjes sonė biologjike, me qė tė gjithė njerėzit i pėrkasin tė vetmit korp tė njerėzimit. Po bashkimi me Jezusin, lindja e re pėr t’u bėrė pjesėtar i njerėzimit tė ri, si realizohet? Si arrin Jezusi nė jetėn time, nė qenien time? Pėrgjigja kryesore e Shėn Palit, e gjithė Besėlidhjes sė Re, ėshtė: Jezusi hyn nė jetėn tonė pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt. Nė se historia e parė fillon , si tė themi, me biologjinė, e dyta fillon nė Shpirtin Shenjt, Shpirtin e Krishtit tė ngjallur. Ky Shpirt, me Rrėshajėt, krijoi fillesėn e njerėzimit tė ri, tė bashkėsisė sė re, tė Kishės, Korpit tė Krishtit.

    Megjithatė, duhet tė jemi edhe mė konkretė: ky Shpirt i Krishtit, Shpirti Shenjt, si mund tė bėhet shpirti im? Pėrgjigja ėshtė se kjo mund tė bėhet nė tri mėnyra, lidhur ngushtė njėra me tjetrėn: e para ėshtė kjo: Shpirti i Krishtit troket nė zemrėn time, mė prek nė shpirt. Por me qė njerėzimi duhet tė jetė njė korp i vėrtetė e me qė Shpirti Shenjt duhet tė na bashkojė e tė krijojė njė bashkėsi tė vėrtetė, sepse ėshtė karakteristikė e fillimit tė ri t’u jepet fund pėrēarjeve e tė krijohet bashkimi i tė shkapėrndarėve, Shpirtit tė Krishtit i shėrbejnė dy elemente bashkimi tė dukshėm: kumtimi i Fjalės sė Zotit dhe Sakramentet, posaēėrisht Pagėzimi dhe Eukaristia. Nė Letrėn drejtuar Romakėve Shėn Pali thotė: “Po tė dėshmosh me gojė se Jezusi ėshtė Zoti e po tė besosh me zemėr se Hyu e ka ngjallur sė vdekuri, do tė shėlbohesh” (10,9), dmth do tė hysh nė historinė e re, histori e jetės, jo e vdekjes. Mė pas Shėn Pali vijon: “Tashti, si mund ta thėrresin nė ndihmė, nė se nuk besojnė mė pėrpara nė tė? E si mund tė besojnė nė tė, nė se nuk kanė dėgjuar tė flitet pėr tė? E si mund tė dėgjojnė tė flitet pėr tė, nė se askush nuk do t’ua predikojė? E si mund ta predikojė kush, nė se nuk ėshtė pėrpara i dėrguar?” (Rom 10, 14-15). Nė njė fragment tjetėr, thotė edhe kėtė: “Feja varet nga predikimi e predikimi realizohet nėpėr fjalėn e Krishtit (Rom 10,17). Feja nuk ėshtė prodhim i mendimit tonė, i reflektimit tonė, ėshtė diēka e re, qė nuk mund ta shpikim, por vetėm ta marrin si dhuratė, si njė tė re, qė vjen nga Zoti. Feja nuk vjen nga leximi, por nga dėgjimi. Nuk ėshtė vetėm shpirtėrore, por ėshtė marrėdhėnie, hamendėson njė takim, ekzistencėn e tjetrit, qė e kumton dhe e krijon bashkimin.

    E sė fundi, kumtimi: ai qė kumton, nuk flet pėr vetveten, por ėshtė i dėrguar. Ėshtė nė njė strukuturė misioni, qė nis me Jezusin e dėrguar nga Ati, kalon nėpėr Apostujt - vetė fjala apostuj do tė thotė ‘tė dėrguar’ - e vijon me ministerin, me misionin e transmetuar nga Apostujt. Indi i ri i historisė duket nė kėtė strukturė tė misioneve, nė tė cilėn dėgjojmė tė flasė vetė Zoti, dėgjojmė fjalėn e tij, Biri flet me ne, arrin deri tek ne. Fjala bėhet njeri, Jezus, pėr tė krijuar realisht njerėzimin e ri. Prandaj fjala e kumtimit bėhet Sakrament i pagėzimit, qė ėshtė rilindje nga uji e nga Shpirti, siē do tė thotė Shėn Gjoni. Nė Kapitullin e gjashtė tė Letrės drejtuar Romakėve, Shėn Pali flet nė njė mėnyrė shumė tė thellė pėr Pagėzimin: “A nuk e dini ndoshta se gjithsa jemi pagėzuar nė Jezu Krishtin, jemi pagėzuar nė vdekjen e tij? Nėpėrmjet Pagėzimit u varrosėm nė vdekje sė bashku me tė, nė mėnyrė qė, ashtu sikurse Krishti u ngjall prej sė vdekuri pėr lumni tė Atit, ashtu edhe ne tė mund tė ecim nė njė jetė tė re” (Rom 6, 3-4).

    Nė kėtė katekizėm, natyrisht, nuk mund tė hyj nė shpjegimin e hollėsishėm tė kėtij teksti jo tė lehtė. Dėshiroj tė ndalem shkurtimisht mbi tri gjėra. E para “jemi pagėzuar” ėshtė njė pėsore. Askush nuk mund tė pagėzojė vetveten, ka nevojė pėr tjetrin. Askush nuk mund tė bėhet i krishterė vetvetiu. Tė bėhesh i krishterė do tė thotė tė kalosh nėpėr njė proces pėsor. Mund tė bėhemi tė krishterė vetėm pėrmes njė tjetri. E ky ‘tjetri’ qė na bėn tė krishterė e qė na jep dhuratėn e fesė, ėshtė nė radhė tė parė bashkėsia e besimtarėve, Kisha. Nga Kisha marrim fenė, duke nisur prej Pagėzimit. Nė se nuk kėrkojmė formimin nga kjo bashkėsi, nuk mund tė bėhemi tė krishterė. Krishtėrimi i pavarur, i vetprodhuar, kundėrshton vetveten. Nė radhė tė parė, ‘tjetri’ ėshtė bashkėsia e besimtarėve, Kisha, por nė radhė tė dytė edhe kjo bashkėsi nuk vepron vetiu, sipas dėshirave e ideve tė veta. Edhe bashkėsia jeton nė tė njėjtin proces pėsor: vetėm Krishti mund ta themelojė Kishėn. Krishti ėshtė dhuruesi i vėrtetė i Sakramenteve. Kjo ėshtė pika e parė: askush nuk pagėzon vetveten, askush nuk bėhet i krishterė vetvetiu. Tė krishterė bėhemi.

    Gjėja e dytė ėshtė kjo: Pagėzimi ėshtė mė shumė se pastrim. Ėshtė vdekje e ringjallje. Vetė Pali, nė Letrėn drejtuar Galatėve, duke folur pėr kthesėn e jetės sė tij, qė u realizua nė takimin me Krishtin e ngjallur, na e pėrshkruan kėtė me fjalėn: vdiqa. Nė kėtė ēast nis vėrtetė njė jetė e re. Tė bėhesh i krishterė ėshtė shumė mė tepėr se njė operacion kozmetik, qė mund t’i shtojė diēka tė bukur njė ekzitence pak a shumė tė plotė. Ėshtė njė fillesė e re, ėshtė rilindje, vdekje e ringjallje. Natyrisht nė ringjallje ridel nė dritė gjithēka qė ishte e mirė nė jetėn e mėparshme.

    Sė treti: edhe materia bėn pjesė nė Sakrament. Krishterimi nuk ėshtė realitet pastėrtisht shpirtėror. Ka tė bėjė edhe me korpin. Ka tė bėjė me kozmosin. Shtrihet drejt tokės sė re e qiejve tė rinj. Tė rikthehemi tek fjala e fundit e tekstit tė Shėn Palit, qė thotė: “Kėshtu mund tė ecim nė njė jetė tė re”. Ky element na nxit tė gjithėve tė shqyrtojmė ndėrgjegjen: tė ecim nė njė jetė tė re. Kaq pėr Pagėzimim.

    Tė kalojmė tashti tek Sakramenti i Eukaristisė. Nė katekizmat e kaluara theksova me ē’ respekt tė thellė e transmetoi Shėn Pali traditėn mbi Eukaristinė, tė cilėn e mori nga vetė dėshmitarėt e natės sė mbrame. I transmetoi kėto fjalė, si njė thesar tė ēmuar qė i qe besuar, pėr ta ruajur besnikėrisht. E kėshtu nė kėto fjalė dėgjojmė realisht dėshmitarėt e natės sė mbrame. Dėgjojmė fjalėt e Apostullit: “Ēka ju mėsova, e mora drejtpėrdrejtė nga Zoti, domethėnė se Jezu Krishti, Zoti ynė, shi nė atė natė, nė tė cilėn po tradhtohej, mori bukėn, u fal nderės, e theu e tha: ‘Merreni e hajeni, ky ėshtė korpi im, qė do tė flijohet pėr ju: bėjeni ketė nė pėrkujtimin tim!’. Baras, nė mbarim tė darkės, mori kelkun e tha: ‘Ky kelk me gjakun tim, ėshtė Testamenti i Ri: gjithsa herė ta pini, bėjeni ketė nė pėrkujtimin tim!’. (1 Kor 11.23). Tekst me kuptim tejet tė thellė. Edhe kėtu, nė kėtė katekizėm, po bėj vetėm dy vėrejtje tė vogla. Pali i transmeton fjalėt e Zotit mbi kelkun kėshtu: “Ky kelk me gjakun tim, ėshtė Besėlidhja e Re”. Kėto fjalė na kujtojnė dy tekste themelore tė Besėlidhjes sė Vjetėr. I pari ėshtė Libri i Jeremisė Profet nė tė cilin ēeket premtimi i Besėlidhjes sė Re. Jezusi u thotė dishepujve tė vet e na thotė edhe ne: “Tani, nė kėtė ēast, me mua e me vdekjen time, lidhet Besa e re; nga gjaku im nis nė botė historia e re e njerėzimit”. Por nė kėto fjalė ndjehet edhe prania e ēastit tė lidhjes sė besės nė Sinai, ku Mosiu pati thėnė: “Ja Gjaku i besės qė Zoti lidhi me ju mbi bazė tė kėtyre fjalėve” (Es 24,8). Atje ishte fjala pėr gjakun e bagėtive. Gjaku i bagėtive mund tė ishte vetėm shprehje e njė dėshire, pritje e flijimit tė vėrtetė, tė kultit tė vėrtetė. Me dhantinė e kelkut, Zoti na dhuron flijimin e vėrtetė. Flija e vėrtetė ėshtė dashuria e Birit. Me dhuratėn e kėsaj dashurie, dashuri e amshuar, bota hyn nė besėlidhjen e re. Tė kremtosh Eukaristinė do tė thotė se Krishti na jep vetveten, dashurinė e tij, pėr tė na bėrė tė ngjashėm me vetveten e pėr tė krijuar kėshtu njė botė tė re.

    Aspekti i dytė i rėndėsishėm i doktrinės mbi Eukaristinė duket nė tė njėtėn Letėr drejtuar Korintianėve, nė tė cilėn Pali thotė: “Kelku i bekimit, tė cilin ne e bekojmė, a s’ėshtė, thua, njė bashkim me gjakun e Krishtit? E Buka, tė cilėn ne e thejmė, a s’ ėshtė, thua, bashkim me korpin e Krishtit? E me qė kemi njė bukė tė vetme, edhe pse shumė, ne bėhemi njė korp i vetėm: e njė mend, tė gjithė marrim pjesė nė tė vetmen bukė (10,16-17). Edhe nė kėto fjalė duket karakteri vetjak e karakteri shoqėror i Sakramentit tė Eukaristisė. Krishti bashkohet personalisht me secilin nga ne, por i njėjti Krisht bashkohet edhe me burrin e me gruan pranė meje. E buka ėshtė imja, por edhe e tjetrit. Kėshtu Krishti na bashkon tė gjithėve me Vetveten, e na bashkon tė gjithėve me njėri-tjetrin. Nė Kungim marrim Krishtin. Por Krishti bashkohet njėlloj edhe me tė afėrmin tim. Krishti e i afėrmi janė tė pandashėm nė Eukaristi. E kėshtu tė gjithė jemi njė bukė e vetme, njė korp i vetėm. Eukaristia pa solidaritetin me tė tjerėt, ėshtė Eukaristi e shpėrdoruar. E kėtu arrijmė tek rrėnja e njėkohėsisht, tek qendra e doktrinės mbi Kishėn si Korp i Krishtit, i Krishtit tė ngjallur.

    Shikojmė edhe gjithė realizmin e kėsaj doktrine. Krishti na dhuron nė Eukaristi korpin e vet, jep vetveten nė korpin e vet e kėshtu na bėn korpin e tij, na bashkon me korpin e tij tė ngjallur. Nė se njeriu ha bukė tė zakonshme, kjo bukė, pėrmes procesit tė tretjes, bėhet pjesė e trupit tė tij, duke u shndėrruar nė lėndė tė jetės njerėzore. Kurse nė Kungim realizohet procesi i kundėrt. Krishti Zot na bėn njė gjė tė vetme me vetveten, na pėrfshin nė korpin e vet tė lumnueshėm e kėshtu ne, tė gjithė sė bashku, bėhemi Korpi i tij. Kush lexon vetėm kapitullin e 12-tė tė Letrės drejtuar Korintianėve dhe kapitullin e 12-tė tė Letrės drejtuar Romakėve, mund tė mendojė se fjala mbi korpin e Krishtit si organizėm i karizmave, ėshtė vetėm njė lloj shembėlltyre shoqėroro-teologjike. Nė tė vėrtetė nė politologjinė romake shembėlltyra e korpit me shumė gjymtyrė, qė formojnė njė njėsitė vetme, pėrdorej pėr vetė Shtetin, pėr tė shpjeguar se Shteti ėshtė organizėm, ku secili luan rolin e vet e se shumllojshmėria e larmia e funksioneve formojnė njė trup, ku secili ka vendin e vet. Duke lexuar vetėm kapitullin e 12-tė tė Letrės drejtuar Korintianėve mund tė mendohet se Pali kufizohet vetėm nė pėrdorimin e kėsaj shprehjeje pėr Kishėn e se edhe kėtu kemi tė bėjmė vetėm me sociologjinė e Kishės. Por duke pasur parasysh pikėrisht kapitullin e dhjetė, shikojmė se realizmi i Kishės ėshtė krejt tjetėr, shumė mė i thellė e mė i vėrtetė se ai i shtetit-organizėm. E kjo, sepse Krishti na dhuron me tė vėrtetė korpin e vet e na bėn korpin e vet. Bashkohemi realisht me korpin e ngjallur tė Krishtit, e kėshtu edhe me njėri tjetrin. Kisha nuk ėshtė vetėm njė korporacion si Shteti. Ėshtė korp, nuk ėshtė organizatė, por organizėm.

    Nė pėrfundim, dy fjalė edhe pėr Sakramentin e martesės. Pėr kėtė Sakrament flitet shkurtimisht qė nė Letrėn drejtuar Korintianėve, ndėrsa nė Letrėn drejtuar Efezianėve shtjellohet teologjia e plotė e martesės. Kėtu Pali e quan martesėn ‘mister tė madh’. E thotė kėtė nė kuptimin e Krishtit e tė Kishės sė tij (5,32). Nė kėtė fragment shikojmė lidhjen e anasjelletė, qė pėrvijohet nė njė pėrmasė vertikale. Nėnshtrimi i ndėrsjelltė duhet shprehur me gjuhėn e dashurisė, qė e ka modelin e vet nė dashurinė e Krishtit pėr Kishėn. Kjo lidhje Krisht-Kishė vė nė plan tė parė aspektin teologal tė dashurisė bashkėshortore, larton lidhjen ndjesore ndėrmjet bashkėshortėve. Njė martesė e vėrtetė mund tė jetė e qėndrueshme, nė se gjatė rritjes njerėzore e ndjesore, mbetet e lidhur ngushtė me fjalėn e Zotit e me premtimet e Pagėzimit. Krishti e shenjtėroi Kishėn, duke e pastruar pėrmes ujit, shoqėruar me Fjalėn e Zotit. Pjesėmarrja nė korpin e gjakun e Zotit nuk bėn tjetėr, veēse ta ēimentojė, pėrveēse ta bėjė tė dukshėm, bashkimin, qė realizohet pėrmes hirit tė pazgjidhshėm.

    E nė fund, tė dėgjojmė fjalėn e Shėn Palit drejtuar Filipianėve: “Zoti ėshtė afėr” (Fil 4,5). Mė duket se e kemi kuptuar qė, pėrmes Fjalės e pėrmes Sakramenteve, Zoti ėshtė pranė nė gjithė jetėn tonė. Ta lusim tė na prekė deri nė fund tė shpirtit kjo afėrsi, qė tė lindė kėshtu gėzimi - ai gėzim qė lind vetėm kur Krisht ėshtė vėrtetė pranė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 21-12-2008 mė 14:14
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  6. #16
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Papa Benediktit XVI katekizmat kushtuar Shėn Palit
    Kush ėshtė me Krishtin, s’ka kurrfarė frike!




    14. 01. 2009
    Tė dashur vėllezėr e motra,
    Ndėrmjet Letrave tė Shėn Palit, gjejmė dy, drejtuar Kolosianėve e Efezianėve, tė cilat nė njė farė mase mund tė konsiderohen binjake. E kjo, sepse si njėra, ashtu edhe tjetra, kanė shprehje, qė gjinden vetėm ndėr to, e ėshtė llogaritur se njė e treta e fjalėve tė Letrės drejtuar Kolosianėve, gjindet edhe nė atė, drejtuar Efezianėve.

    Pėr shembull, ndėrsa nė Letrėn drejtuar Kolosianėve lexohet fjalė pėr fjalė ftesa: “Kėndoni Hyjit me gjithė zemėr e plot mirėnjohje psalme, himne lavdie e kėngė tė pėrshpirtshme (Kol 3,16), nė Letrėn drejtuar Efezianėve tė krishterėt kėshillohen njėlloj “tė jetojnė nė shoqėri me njėri-tjetrin e ta kalojnė kohėn me himne e me kėngė shpirtėrore, duke i lartuar kėto nė nderė e nė lavdi tė Zotit, me gjithė zemėr” (Ef 5,19). Mund tė meditojmė mbi kėto fjalė: zemra duhet tė kėndojė, e kėshtu edhe zėri, me psalme e me himne, pėr tė hyrė nė traditėn e lutjes sė mbarė Kishės sė Besėlidhjes sė Vjetėr e tė Re; mėsojmė kėshtu tė jemi tė bashkuar me njėri-tjetrin e me Hyjin. Pėrveē tjerash, nė tė dyja Letrat gjejmė tė ashtuquajturin ‘kod shtėpijak’, qė mungon nė Letrat e tjera tė Shėn Palit, domethėnė njė sėrė porosish pėr burrat e gratė, prindėrit e bijtė, zotėrinjtė e skllevėrit (cfr pėrkatėsisht Kol 3,18-4,1 e Ef 5,22-6,9).

    Edhe mė e rėndėsishme ėshtė tė vėresh se vetėm nė kėto dy Letra Jezu Krishti kujtohet me titullin ‘kryet’, kefalé. E ky titull pėrdoret me dy kuptime. Nė kuptimin e parė, Krishti paraqitet si kryet e Kishės (cfr Kol 2,18-19 e Ef 4,15-16). E edhe kjo ka dy kuptime: sė pari kuptojmė se ai ėshtė sundimtari, drejtuesi, pėrgjegjėsi, qė i prin bashkėsisė sė krishterė si kryet e saj e Zoti i saj (cfr Kol 1,18); “Ai ėshtė edhe kryet e trupit, domethėnė Kishės”; e pastaj kuptimi tjetėr, Ai ėshtė si kryet, qė lidh me nerva e gjallėron tė gjitha gjymtyrėt e korpit, tė cilin e kryeson (nė tė vėrtetė, sipas Kol 2, 19, duhet mbajtur lidhje me kryet, nėpėrmjet tė cilit i gjithė trupi, i ushqyer e i lidhur nėpėr pejza e lidhėza, rritet me rritjen e Zotit). E kjo do tė thotė se nuk ėshtė vetėm njė qė komandon, por njė qė ėshtė i lidhur nė mėnyrė tė pazgjidhshme me ne, nga i cili vjen edhe forca pėr tė vepruar nė mėnyrė tė drejtė.

    Nė tė dyja rastet, Kisha i nėnshtrohet Krishtit, si pėr tė ndjekur drejtimin e tij tė lartė – urdhėrimet – ashtu edhe pėr t’i pranuar tė gjitha ndikimet e tij jetike. Urdhėrimet e tij nuk janė vetėm fjalė, urdhėra, por janė forcė jetike, qė vijnė prej tij e na ndihmojnė.

    Kjo ide zhvillohet nė mėnyrė tė posaēme nė Letrėn drejtuar Efezianėve, nė tė cilėn deri misteret e Kishės, nė vend qė tė jepen nga Shpirti Shenjt (si te 1 Kor 12), jepen nga Krishti i ngjallur: ėshtė Ai, “qė disa i caktoi porsi apostuj, tė tjerė, mandej, si profetė, prap tė tjerė porsi ungjilltarė, tė tjerė porsi barinj e mėsues” (4,11). E ėshtė Ai, “prej tė cilit gjithė trupi fiton harmoni e kompaktėsi nėpėrmjet ēdo lloj gjymtyre, e cila nga ana e vet ushqen pjesėt e tjera, simbas energjisė sė veēantė e nė ketė mėnyrė korpi nė vetvete shkon duke u rritur nė dashuri” (4,16). Krishti dėshiron “ta bėjė Kishėn e vet t’i dalė para plot lumni, pa asnjė njollė apo hije rrudhe a ēfarėdo tė mete tjetėr tė ngjashme me kėto, por shenjte e tė papėrlyer” (Ef 5,27): me kėtė na thotė se forca me tė cilėn e ndėrton Kishėn, me tė cilėn i prin Kishės, me tė cilėn i tregon rrugėn e drejtė Kishės, ėshtė pikėrisht dashuria e Tij.

    Kėshtu pra, kuptimi i parė ėshtė Krishti kryet e Kishės: si nė kuptimin e prijėsit, ashtu edhe tė frymėzuesit e tė gjallėruesit pėr virtyt tė dashurisė sė Tij. Pastaj, nė kuptimin e dytė, Krishti ėshtė jo vetėm krye i Kishės, por edhe krye i pushteteve qiellore dhe i mbarė kozmosit. Kėshtu nė Letrėn drejtuar Kolosianėve, lexojmė: “i ēarmatosi principatat e pushtetet, i bėri kėta botėrisht tė marrin pjesė nė kalimin ngadhėnjyes” tė Tij (2,15). Po kėshtu, nė Letrėn drejtuar Efezianėve, shkruhet se me ngjalljen e tij, Hyji e vuri Krishtin “pėrmbi ēdo rend principate e autoriteti, mbi ēdo pushtet e mbi ēdo zotėrues e mbi ēdo tjetėr emėr, qė mund tė jepet jo veē nė kėtė shekull, por edhe nė atė tė ardhshmin” (1,21). Me kėto fjalė tė dyja Letrat na dorėzojnė njė mesazh jashtėzakonisht pozitiv e tė frytshėm. Kėtė: Krishti nuk ka pse tė ketė frikė nga asnjė konkurrues i mundshėm, sepse qėndron mbi ēfarėdo forme tė pushtetit, qė do tė mendonte ta poshtėronte njeriun. Vetėm Ai “na deshi e dhuroi vetveten pėr ne” (Ef 5,2). Prandaj, nė se jemi tė bashkuar me Krishtin, nuk duhet tė kemi frikė nga asnjė armik e nga asnjė fatkeqėsi; por kjo do tė thotė se duhet tė lidhemi fort me Tė, pa u shkėputur kurrė.

    Pėr botėn pagane, qė besonte nė njė botė pėrplot me shpirtra, nė shumicėn e rasteve tė rrezikshėm, pėrballė tė cilėve njeriu duhet tė mbrohej, kumti sipas tė cilit Krishti ishte ngadhėnjyesi i vėrtetė e se ai qė ishte me Krishtin, nuk duhet tė kishte frikė nga askush, dukej si ēlirim i vėrtetė. E njėjta gjė vlen edhe pėr paganizmin e sotėm, sepse edhe ndjekėsit e sotėm tė ideologjive tė ngjashme e shikojnė botėn pėrplot me fuqi kėrcėnuese. Kėtyre duhet t’u kumtojmė se Krishti ėshtė fitimitari, kėshtuqė kush ėshtė me Krishtin, kush rri i bashkuar me Tė, nuk duhet tė ketė frikė nga asgjė e nga askush. Mė duket se kjo ėshtė shumė e rėndėsishme edhe pėr ne, qė duhet tė mėsohemi t’u bėjmė ballė tė gjitha frikėrave, sepse Ai ėshtė mbi ēdo sundim, ėshtė Zotėria i vėrtetė i botės.

    Madje mbarė kozmosi i nėnshtrohet Atij, e nė Tė pėrmblidhet, si nė kryet e vet. Janė tė famshme fjalėt e Letrės drejtuar Efezianėve, tė cilat flasin pėr planin e Zotit “qė t’i pėrmbledhė nė Krishtin tė gjitha sendet, ato tė qiellit, sikurse ato tė tokės” (1,10). Njėlloj nė Letrėn drejtuar Kolosianėve lexohet se: “nė Tė u krijua ēdo gjė, nė qiell e nė dhe, ēka shihet e ēka nuk shihet” (1,16) e se “me gjakun e kryqit tė tij ... pajtoi me vete gjithēka si nė qiell, ashtu nė dhe”(1,20). Prandaj nuk ėshtė, nga njėra anė, bota e madhe materiale, e nga ana tjetėr realiteti i vogėl i historisė sė tokės sonė, bota e njerėzve: gjithēka ėshtė njė nė Krishtin. Ai ėshtė kryet e kozmosit; edhe kozmosi u krijua prej Tij, u krijua pėr ne, me qė jemi tė bashkuar me Tė. Ėshtė njė vizion racional e personalistik i universit. E, mendoj, vizion mė universalistik se ky as qė mund tė konceptohej, e ky i pėrshtatet vetėm Krishtit tė ngjallur. Krishti ėshtė Pantokrįtor, tė cilit i nėnshtrohen tė gjitha sendet: mendimi tė shkon pikėrisht tek Krishti Pantokrįtor, qė mbush pėrplot gungat absidale tė Kishave bizantine, ku paraqitet i ulur lart, mbi botėn mbarė, ose mbi ylberin, pėr tė treguar barazinė me vetė Hyjin, nė tė djathtėn e tė cilit rri ndenjur (cfr Ef 1,20; Kol 3,1), e prej kėndej edhe rolin e tij tė pashoq si prijės i fateve njerėzore.

    Njė vizion ky, qė mund tė konceptohet vetėm nga Kisha, jo nė kuptimin se ajo dėshiron tė pėrvetėsojė padrejtėsisht atė qė nuk i pėrket, por nė njė kyptim tjetėr, tė dyfishtė: si pėr arsyen se Kisha e pranon qė, nė njė farė mėnyre, Krishti ėshtė mė i madh se ajo, me qė zotėrimi i tij shtrihet edhe pėrtej kufijve tė saj, ashtu edhe sepse vetėm Kisha cilėsohet si korpi i Krishtit, e jo kozmosi. E gjithė kjo do tė thotė se ne duhet t’i shikojmė me sy pozitiv realitetet tokėsore, sepse Krishti i pėrmbledh nė vetvete, e njėkohėsisht duhet ta jetojmė plotėsisht identitetin tonė tė veēantė kishtar, qė ėshtė mė afėr identitetit tė vetė Krishtit.

    Kemi pastaj edhe njė koncept tjetėr tė veēantė, tipik pėr kėto dy Letra e ėshtė koncepti i ‘misterit’. Njė herė flitet pėr “misterin e vullndetit” tė Hyjit (Ef 1,9) e herė tė tjera pėr ‘Misterin e Krishtit’ (Ef 3,4; Kol 4,3), madje flitet edhe pėr ‘misterin e Hyjit, qė ėshtė Krishti, nė tė cilin fshihen tė gjitha thesaret e urtisė e tė dijes” (Kol 3,2-3). E kjo ėshtė shenjė e planit tė pashqyrtueshėm hyjnor mbi fatet e njeriut, tė popujve e tė botės. Me kėtė gjuhė tė dy Letrat na thonė se kuptimi i kėtij misteri gjindet nė Krishtin. Nė se jemi me Krishtin, edhe pse me mendje nuk mund ta kuptojmė gjithēka, e dimė se jemi nė bėrthamėn e ‘misterit’ e nė rrugėn e sė vėrtetės. Ėshtė Ai , nė tėrėsinė e tij, e jo vetėm nė njė aspekt tė vetjes sė tij ose nė njė ēast tė jetės sė tij, qė pėrmbledh nė vetvete pėrmbushjen e planit tė pashqyrtueshėm hyjnor tė shėlbimit. Nė tė merr trajtė ajo, qė quhet “dija e gjithanėshme e Hyjit” (Ef 3,10), sepse nė Tė “gjindet e mishėruar gjithė plotnia e Hyjnisė” (Kol 2,9). Prandaj tani e tutje nuk ėshtė e mundur tė mendosh e ta adhurosh dashamirėsinė e Hyjit, gatishmėrinė e tij sunduese, pa u ballafaquar personalisht me vetė Krishtin, nė tė cilin ky ‘mister’ mishėrohet e mund tė konceptohet qartė. Arrihet, kėshtu, tek kundrimi i “visareve tė pashqyrtueshme tė Krishtit” (Ef 3, 8), qė kapėrcejnė ēdo njohuri njerėzore. E jo sepse Hyji nuk la gjurmė tė kalimit tė tij, mbasi vetė Krishti ėshtė gjurmė e Hyjit, gjurma e tij mė e thellė; por kuptohet menjėherė “se cila ėshtė hapėsia, gjatėsia, lartėsia e thellėsia” e kėtij misteri, qė kapėrcen ēdo njohuri (Ef 3,18-19). E, duke e ditur mirėfilli se shumė sende qėndrojnė mbi aftėsitė tona racionale, duhet tė kemi besim tek kundrimi i pėrvujtė e i gėzueshėm jo vetėm i mendjes por edhe i zemrės. Etėrit e Kishės na thonė se dashuria kupton shumė mė tepėr sesa vetė arsyeja.

    Duhet shtuar edhe ndonjė fjalė pėr konceptin e mėsipėrm, qė e shikon Kishėn si fat tė Krishtit. Nė Letrėn e dytė drejtuar Korintianėve, Pali e pati krahasuar bashkėsinė e krishterė me njė tė fejuar, duke shkruar kėshtu: “Unė, nė tė vėrtetė, kam si njė farė zilie hyjnore ndaj jush, mbasi jam unė, qė ju fejova pėr tė njėjtin dhėndėrr, pėr t’ju paraqitur porsi vashė tė panjollė para Krishtit (2 Cor 11,2). Letra drejtuar Efezianėve e zhvillon mė tej kėtė figurė, duke saktėsuar se Kisha nuk ėshtė vetėm e fejuara, por nusja e vėrtetė e Krishtit. Ai e fitoi e kėtė e bėri me ēmimin e vetė jetės sė tij: siē thotė teksti “dhuroi vetveten pėr tė” (Ef 5, 25). Cila dėshmi e dashurisė mund tė jetė mė e madhe se kjo? Por mbi tė gjitha, ai shqetėsohet pėr bukurinė e saj: jo vetėm pėr atė qė e fitoi me Pagėzimin, por edhe pėr atė qė duhet tė rritet ēdo ditė, falė njė jete shembullore “pa rrudha e pa njolla”, nė sjelljen e saj morale (cfr Ef 5,26-27). Prej kėtu e tek pėrvoja e zakonshme e martesės sė krishterė rruga ėshtė e shkurtėr; madje nuk ėshtė krejt e qartė pėr kė e kishte fjalėn autori, kur nisi letrėn: pėr lidhjen Krisht-Kishė, nė dritėn e sė cilės duhej menduar pėr bashkimin e burrit me gruan, apo pėr lidhjen bashkėshortore, nė dritėn e sė cilės duhej menduar pėr lidhjen ndėrmjet Krishtit e Kishės. Por tė dy kėto aspekte e ndriēojnė anasjelltas njėri-tjetrin: mėsojmė ē’ėshtė martesa, nė dritėn e bashkimit tė Krishtit me Kishėn; mėsojmė sesi Krishti bashkohet me ne, duke menduar pėr misterin e martesės. Sidoqoftė, letra ėshtė nė gjysmė tė rrugės ndėrmjet Ozesė profet, qė fliste pėr lidhjen ndėrmjet Hyjit e popullit tė tij, duke pėrdorur termin e dasmės sė kryer (cfr Oz. 2,4.16.21) e Vegimtarit tė Zbulesės, qė do ta shpjegonte takimin eskatologjik tė Kishės me Qengjin, si martesė gazmore e pa tė metė (cfr Ap 19,7-9;21,9).

    Ka ende shumė pėr tė thėnė, por mė duket se, nga sa thamė, mund tė kuptohet qė kėto dy Letra pėrmbajnė njė katekizėm tė madh, nga i cili mund tė mėsojmė jo vetėm si tė jemi tė krishterė tė mirė, por edhe si tė bėhemi njerėz tė vėrtetė. Nė se nisim tė kuptojmė se kozmosi ėshtė gjurma e Krishtit, mėsojmė tė krijojmė marrėdhėnie tė drejta me kozmosin e me tė gjitha problemet e mbrojtjes sė tij. Mėsojmė ta shikojmė me arsye, por me njė arsye tė vėnė nė lėvizje nga dashuria, me pėrvujtėri e respekt, qė na krijojnė mundėsitė tė veprojmė nė mėnyrė tė drejtė. E po tė mendojmė se Kisha ėshtė korpi i Krishtit, se Krishti flijoi pėr tė vetveten, mėsojmė si tė jetojmė me Krishtin, me njė dashuri tė anasjelltė, dashuri qė na bashkon me Hyjin e na bėn tė shikojmė tek tjetri fytyrėn e Krishtit, tė vetė Krishtit. Ta lusim Zotin tė na ndihmojė ta meditojmė mirė Shkrimin Shenjt, Fjalėn e tij, e tė mėsojmė kėshtu tė jetojmė vėrtetė mirė.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  7. #17
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Papa Benediktit XVI katekizmat kushtuar Shėn Palit"Me kryqin e Krishtit - akti mė i lartė i dashurisė hyjnore"



    07.01.2009

    Tė dashur vėllezėr e motra,
    nė kėtė audiencė tė parė tė pėrgjithshme tė vitit 2009, dėshirojmė t’ju bėjmė tė gjithėve urimet mė tė pėrzemėrta pėr vitin e ri, qė sapo filloi. Ta pėrtėrijmė impenjimin pėr t’ia hapur Krishtit mendjen e zemrėn, qė tė jemi miqtė e tij tė vėrtetė. Shoqėria e tij do tė bėjė qė ky vit, pavarėsisht nga vėshtirėsitė e pashmangshme, tė jetė kohė plot gėzim e paqe. Vetėm nė se jemi tė bashkuar me Krishtin, viti i ri do tė jetė i mirė e i lum.

    Edhe Shėn Pali na jep shembullin e impenjimit pėr t’u bashkuar me Krishtin. Duke vijuar katekizmat kushtuar Shenjtit, sot po reflektojmė mbi njė nga aspektet e rėndėsishme tė mendimit tė tij, atė qė ka tė bėjė me kultin e ushtruar nga tė krishterėt. Nė tė kaluarėn flitej pėr njė prirje antikultuale tė Apostullit, pėr njė ‘shpirtėzim’ tė idesė sė kultit. Sot e kuptojmė mė mirė se Pali nė kryqin e Krishtit shikon njė kthesė historike, qė e shndėrron dhe e rison rrėnjėsisht realitetin e kultit. E ky vizion i ri i kultit del nė pah posaēėrisht nė tre tekste tė Letrės drejtuar Romakėve.

    1. Nė Rom 3, 25, pasi flet pėr ‘shpėrblimin e kryer nga Jezu Krishti’, Pali vijon me njė formulė, qė pėr ne ėshtė misterioze, e thotė kėshtu: “Hyji e paracaktoi tė jetė mjet shpėrblimi me anė tė fesė, nė gjakun e derdhur prej tij”. Me kėtė shprehje, qė ne na duket e ēuditshme - ‘mjet shpėrblimi’ - Shėn Pali ka parasysh ‘shpėrblyesin’ e tempullit tė lashtė, domethėnė kapakun e arkės sė Besėlidhjes, qė ishte menduar si pikė takimi ndėrmjet Hyjit e njeriut, pikė e pranisė sė tij misterioze nė botėn e njerėzve. Ky ‘shpėrblyes’, nė ditėn e madhe tė pajtimit - “yom kippur” - spėrkatej me gjakun e bagėtive tė flijuara - gjak qė simbolikisht i ēonte mėkatet e vitit tė kaluar nė takim me Zotin e kėshtu mėkatet, tė hedhura nė pafundėsinė e mirėsisė hyjnore, thitheshin nga forca e Hyjit, shlyheshin, faleshin. E niste rishtas jeta.

    Shėn Pali e cek kėtė rit e thotė: ky rit ishte shprehje e dėshirės pėr t’i shkarkuar tė gjitha fajet tona nė pafundėsinė e mėshirės hyjnore e kėshtu, pėr t’i zhdukur. Por ky proces nuk mund tė realizohet me gjakun e bagėtive. Ishte i nevojshėm njė takim mė real ndėrmjet fajit njerėzor e dashurisė hyjnore. Ky takim u realizua nė kryqin e Krishtit. Krishti, Biri i vėrtetė i Hyjit, i bėrė njeri i vėrtetė, mori mbi vete gjithė fajin tonė. Ai vetė ėshtė vendi i takimit ndėrmjet mjerimit njerėzor e mėshirės hyjnore; nė zemrėn e tij shkrihet masa e trishtė e sė keqes sė kryer nga njerėzimi e pėrtėrihet jeta.

    Duke folur pėr kėtė ndryshim, Shėn Pali thotė: Me kryqin e Krishtit - akti mė i lartė i dashurisė hyjnore, qė u bė dashuri njerėzore - kulti i vjetėr i flijimit tė bagėtive nė tempullin e Jeruzalemit merr fund. Ky kult simbolik, kult i dėshirės, tani zėvendėsohet me kultin real: dashuria e Hyjit tė mishėruar nė Krishtin pėrmbushet plotėsisht me vdekjen nė kryq. Prej kėndej mund tė themi se ky nuk ėshtė shpirtėzim i kultit real, por pėrkundrazi, kulti real, dashuria e vėrtetė hyjnore-njerėzore, zėvendėson kultin simbolik e tė pėrkohshėm. Kryqi i Krishtit, dashuria e tij me mish e gjak, ėshtė kulti real, qė pėrkon me realitetin e Hyjit e tė njeriut. Qė para rrėnimit tė jashtėm tė tempullit, pėr Palin epoka e tempullit dhe e kultit tė tij kishte marrė fund: e kėshtu Pali ėshtė nė pėrkim tė plotė me fjalėt e Jezusit, i cili kishte kumtuar fundin e tempullit tė vjetėr e ngritjen e tempullit tė ri ‘qė nuk do tė ndėrtohej nga duar njeriu” – tempullit tė korpit tė tij tė ngjallur (cfr Mk. 14-58;Gjn 2,19ss). Ky ėshtė teksti i parė.

    2. Teksti i dytė, pėr tė cilin dėshiroj t’ju flas sot, gjindet nė versetin e parė tė Kapitullit tė dytė tė Letrės drejtuar Romakėve. E kemi dėgjuar e po e pėrsėris edhe njė herė: “Vėllezėr, po ju kėshilloj, pėr mėshirė tė Perėndisė, t’i falni trupat tuaj porsi flije tė gjalla, shenjte e tė pėlqyeshme para Hyjit; e ky ėshtė kulti juaj shpirtėror”. Nė kėto fjalė vėrejmė njė paradoks tė dukshėm: ndėrsa flijimi kėrkon vdekjen e viktimės, Pali na flet pėr tė nė lidhje me jetėn e tė krishterit. Shprehja ‘t’i falni trupat tuaj’, duke pasur mbrapa konceptin e flijimit, merr ngjyrimin e kultit “tė mblatimit, tė flijimit”. Nxitja ‘pėr t’i falur trupat’, ka tė bėjė me njeriun nė tėrėsi; e kjo shihet nė Rom. 6,13 ku ai fton ‘pėr t’ia kushtuar vetveten Hyjit, porsi krijesa tė gjalla”. Pėrmendja e qartė e pėrmasės fizike tė tė krishterit, pėrkon me ftesėn ‘Jepini lumni Hyjit nė korpin tuaj” (1 Cor 6,20); ėshtė, pra, fjala pėr ta nderuar Hyjin nė jetėn konkrete tė pėrditshme, qė pėrbėhet nga lidhje tė dukshme e tė perceptueshme.

    Njė sjellje tė tillė Pali e cilėson si “flije e gjallė, shenjte, e pėlqyeshme para Hyjit”. E pikėrisht kėtu takojmė fjalėn ‘flije’. Nė pėrdorimin e zakonshėm, ky term bėn pjesė nė kontekstin e njė ceremonie tė shenjtė dhe shėrben pėr tė treguar therjen e njė bagėtie, njė pjesė e sė cilės mund tė digjet nė nder tė zotave e pjesa tjetėr, tė hahet nga gostarėt. Pali e zbaton nė jetėn e tė krishterit. Pėr ta cilėsuar kėtė flije, ai pėrdor tre epitete. I pari ‘e gjallė’ – shpreh gjallėrinė. I dyti – “shenjte’ kujton idenė e Shėn Palit lidhur me shenjtėrinė, qė nuk lidhet me vende e as me sende, por me vetė tė krishterėt. I treti ‘i pėlqyeshėm para Hyjit’ – tė kujton, ndoshta shprehjen e zakonshme biblike tė flijimit “me erė e kėndshme nė nderė tė Zotit’(cfr Lev 1,13.17; 23,18; 26,31;etj).

    Menjėherė mė pas Pali e quan kėshtu kėtė mėnyrė jetese: ‘ky ėshtė kulti juaj shpirtėror’. Kometuesit e tekstit e dinė mirė se shprehja greke (tēn logikēn latreķan) nuk pėrkthehet lehtė. Bibla latine e pėrkthen “rationabile obsequium”. E njėjta fjalė “rationabile” duket nė Lutjen e parė eukaristike, nė Kanunin Romak: pėrmes saj lutet Hyji qė ta pranojė kėtė dhuratė si “rationabile”. Pėrkthimi i zakonshėm italian ‘kult shpirtėror’ nuk i pasqyron tė gjitha ngjyrimet e tekstit grek (e as tė atij latin). Sidoqoftė, nuk ėshtė fjala pėr njė kult mė pak real, ose vetėm metaforik, por pėr njė kult mė konkret e realistik – njė kult nė tė cilin njeriu vetė, nė tėrsinė e tij, si qenie e pajisur me arsye, bėhet adhurim, lumnim i Hyjit tė gjallė.

    Kjo formulė e Shėn Palit, qė pėrsėritet mė pas nė Lutjen Eukaristike romake, ėshtė fryt i zhvillimit tė gjatė tė pėrvojės fetare nė shekujt pas Krishtit. Nė kėtė pėrvojė takohen zhvillime teologjike tė Besėlidhjes sė Vjetėr e rryma tė mendimit grek. Dėshiroj tė vė nė dukje tė paktėn ndonjė element tė kėtij zhvillimi. Profetėt e shumė Psalme i kritikojnė fuqimisht flijimet e pėrgjakshme tė tempullit. Psalmi 50 (49) pėr shembull, thotė: “Po tė kisha uri, sigurisht s’do ta pėrmendja, bota mbarė ėshtė imja me gjithė ēka pėrmbrenda. Thua do ta ha mishin e mėzetėrve? Thua do tė pi gjakun e sqepėve? Falja Hyjit njė flije lavdi…(vv12-14)”, Nė tė njėjtin kuptim Psalmi qė pason, 51 (50) thotė: “… ti flijet nuk i pranon, e nė se se tė bėj therore, ti s’i pėlqen. Njė shpirt i penduar ėshtė flije para Zotit: njė zemėr tė thyer e tė pėrvujtė ti, o Zot, s’e pėrbuzė” (vv 18s). Nė Librin e Danielit, nė kohėn e rrenimit tė tempullit nga regjimi helenistik (shek II para Krishtit), gjejmė njė hap tė ri nė kėtė drejtim. Nė mes tė zjarrit, domethėnė tė persekutimit, tė vuajtjes – Azaria lutet kėshtu: “Tashti nuk kemi as kryetarė, as profetė, as prijės; as therore, as flije, as mblatė, as kźm; as vend ku tė paraqesim frytet e para, as elterė pėr tė gjetur mėshirė. Eh! Sikur tė mund tė pranoheshim, me zemėr tė penduar e me shpirt tė pėrvujtė, porsi kurbanet e deshve e tė mėzetėrve, porsi mija qengjash tė majm. Kėsodore tė jetė sot flija jonė pėrpara tejet, e tė dalė e pėlqyeshme...” (Dan 3. 38 ss). Nė kushtet e shkatėrrimi tė shenjtėrores e tė kultit, nė kėtė gjendje tė mungesės sė ēdo shenje tė pranisė sė Hyjit, besimtari mblaton si flije tė vėrtetė, zemrėn e penduar – dėshirėn e tij pėr Hyjin.

    Shikojmė njė zhvillim tė rėndėsishėm, tė bukur, por me njė rrezik. Kemi shpirtėzimin, moralizmin e kultit: kulti bėhet njė gjė qė i pėrket vetėm zemrės, shpirtit. Por mungon korpi, mungon bashkėsia. Kėshtu kuptohet pėr shembull se Psalmi 51 e edhe Libri i Danielit, megjithėse kritikojnė kultin, e dėshirojnė kthimin nė kohėn e flijimeve. Por kėtu bėhet fjalė pėr njė kohė tė re, pėr njė flijim tė ri, nė njė sintezė qė nuk mund tė parashikohej ende, nuk mund as tė mendohej.

    Por, tė kthehemi tek Shėn Pali. Ai ėshtė trashėgimtar i kėtyre zhvillimeve, i dėshirės pėr kultin e vėrtetė, nė tė cilin njeriu vetė bėhet lumni e Hyjit, adhurim i gjallė me gjithė vetveten. Nė kėtė kuptim u thotė Romakėve “Falni trupin tuaj porsi flije tė gjallė, … e ky ėshtė kulti juaj shpirtėror” (Rom 12, 1). Pali pėrsėrit kėshtu ēka kishte thėnė nė kapitullim 3: Koha e flijimit tė bagėtive, flijimi simbolik, kishte marrė fund. Po kėtu shikojmė rrezikun e keqkuptimit: ku kult i ri mund tė shpjegohet nė kuptimin moralistik: duke falur jetėn tonė, e bėjmė ne kultin e vėrtetė. Nė kėtė mėnyrė kulti me kafshė do tė zėvendėsohej nga moralizmi: njeriu mund ta bėjė gjithēka vetė, me pėrpjekjen e tij morale. E ky sigurisht nuk ishte qėllimi i Shėn Palit. Gjithsesi nuk mund tė mos lindė pyetja: Si duhet ta shpjegojmė kėtė ‘kult shpirtėror tė arsyeshėm?’. Pali mendon gjithnjė se ne jemi bėrė ‘njė nė Krishtin Jezus’ (Gal 3,28), se kemi vdekur nė pagėzim (cfr Rom 1) e tani jetojmė me Krishtin, pėr Krishtin e nė Krishtin. Nė kėtė bashkim - e vetėm kėshtu - mund tė bėhemi nė Tė e me Tė ‘flije e gjallė’, mund tė falim kultin e vėrtetė. Bagėtitė e flijuara duhej tė zevendėsonin njeriun, vetėflijimin e njeriut, e nuk mundnin. Jezu Krishti, duke ia dhuruar veten Atit e ne, nuk zevendėson, por merr vėrtetė mbi vete njeriun, fajet tona e dėshirėn tonė: na pėrfaqėson vėrtetė, na merr mbi vete. Nė bashkimin me Krishtin, realizuar nė fe e nė sakramente, pavarėsisht nga mungesat tona, ne bėhemi flije e gjallė: realizohet kulti i vėrtetė.

    Kjo pėrmbledhje gjindet nė fund tė Kanunit romak, nė tė cilin Kisha lutet qė falja e kėsaj flije, tė bėhet ‘rationabile’ - pėr t’u realizuar, kėshtu, kulti shpirtėror. Kisha e di se nė Kungimin Shenjt bėhet i pranishėm vetėdhurimi i Krishtit, flijimi i tij. Por Kisha lutet edhe qė bashkėsia kremtore tė bėhet vėrtetė njė me Krishtin, tė shndėrrohet; lutet qė ne vetė tė bėhemi, ēka nuk mund tė jemi me forcat tona: flije ‘rationabile’, qė i pėlqen Zotit. Kėshtu lutja eukaristike i kupton drejtė fjalėt e Shėn Palit. Shėn Agostini e sqaroi kėtė mrekullisht mirė nė Librin e 10-tė tė veprės sė tij ‘Qyteti i Hyjit’. Po citoj vetėm dy fraza: “Kjo ėshtė flija e tė krishterėve: megjithėse shumė, jemi njė korp i vetėm nė Krishtin”... “E gjithė bashkėsia (civitas) e shpėrblyer, domethėnė shoqėria e bashkėria e shenjtorėve, i mblatohet Hyjit nėpėrmjet Kryemeshtarit, qė dhuroi vetveten” (10,6: 47,27 ss).

    3. Nė fund, edhe pak fjalė pėr tekstin e tretė tė Letrės drejtuar Romakėve qė pėrmban kultin e ri. Nė kapitullin e 15-tė, Shėn Pali thotė kėshtu: “...hiri qė m’u dha nga Perėndia, dua tė them qė tė jem ministėr i Jezu Krishtit ndėr paganė, duke ushtruar ngarkesėn shenjte tė Ungjillit tė Zotit, kėshtu qė mblata e paganėve, e shenjtėruar nga Shpirti Shenjt, tė kthehet nė njė mblatė tė pėlqyeshme” (15, 15 ss). Dėshiroj tė nėnvizoj vetėm dy aspekte tė kėtij teksti tė mrekullueshėm, me terminologji tė pashembullt nė letrat e Shėn Palit. Mbi tė gjitha Shėn Pali e shpjegon veprimtarinė e tij misionare ndėrmjet popujve tė botės, pėr tė ndėrtuar Kishėn universale, si veprimtari meshtarake. Apostulli i Ungjillit ėshtė meshtar i vėrtetė, bėn atė qė ėshtė qendra e meshtarisė: pėrgatit flijimin e vėrtetė. E pastaj, aspekti i dytė: qėllimi i veprimtarisė misionare ėshtė - mund tė themi - liturgjia kozmike: qė popujt, tė bashkuar nė Krishtin, bota, tė bėhet si e tillė, lumnia e Hyjit, “flija e pėlqyer, e shenjtėruar nė Shpirtin Shenjt”. Kėtu duket aspekti dinamik, aspekti i shpresės nė konceptin e Shėn Palit pėr kultin: vetėflijimi i Krishtit ka prirjen t’i tėrheqė tė gjithė drejt bashkimit me korpin e vet, pėr ta bėrė kėshtu njė, mbarė botėn. Vetėm nė bashkim me Krishtin, Njeriun model, njė me Hyjin, bota, bėhet ashtu si e dėshirojmė tė gjithė: pasqyrė e dashurisė hyjnore. Ky dinamizėm ėshtė gjithnjė i pranishėm nė Eukaristi - e po ky dinamizėm duhet ta frymėzojė e ta formojė gjithė jetėn tonė.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  8. #18
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Papa Benediktit XVI katekizmat kushtuar Shėn Palit

    “Pėrsį mė pėrket mua, gjaku im ėshtė he-he kah derdhet porsi flije dhe ka ardhur tashmė koha t’i shpalos velat”

    Fundi i jetės tokėsore tė Shėn Palit.
    04.02.2009

    Tė dashur vėllezėr e motra,

    seria e katekizmit tonė kushtuar figurės sė Shėn Palit arriti nė pėrfundim: dėshirojmė tė flasim sot pėr mbarimin e jetės sė tij tokėsore. Tradita e lashtė kristiane dėshmon njė zėri se Shėn Pali vdiq i martirizuar nė Romė. Shkrimet e Besėlidhjes sė Re nuk e kujtojnė kėtė fakt. Veprat e Apostujve e pėrfundojnė rrėfimin e tyre duke cekur se Apostulli ishte nė burg, por megjithatė mund t’i priste tė gjithė ata, qė shkonin pėr ta takuar. (cfr At 28,30-31). Vetėm nė Letrėn e dytė drejtuar Timoteut gjejmė kėto fjalė paralajmėruese: “Pėrsį mė pėrket mua, gjaku im ėshtė he-he kah derdhet porsi flije dhe ka ardhur tashmė koha t’i shpalos velat” (2 Tm 4,6; cfr Fil 2,17). Pėrdoren dy figura, ajo kultuale e flijimit, qė e pati pėrdorur edhe nė Letrėn drejtuar Filipianėve, duke e shpjeguar martirizimin si pjesė pėrbėrėse e flijimit tė Jezusit, e ajo detare e shpalosjes sė velave: dy figura tė cilat, marrė sė bashku, nėnkuptojnė me takt vdekjen e tij tė afėrme, e njė vdekje tė pėrgjakshme.

    Dėshmia e parė e qartė mbi fundin e Shėn Palit na vjen nga gjysma e viteve 90 tė shekullit I, rreth 30 vjet pas vdekjes sė Apostullit. Gjindet nė Letrėn qė Kisha e Romės, me ipeshkvin e saj, Klementin I, ia drejton Kishės sė Korintit. Nė kėtė tekst epistolar, tė krishterėt ftohen ta kenė gjithnjė parasysh shembullin e Apostujve; e menjėherė pasi kujtohet martirizimi i Pjetrit, lexojmė kėto fjalė: “Pėr shkak tė zilive e grindjeve, Pali u detyrua tė na tregojė si mund tė merret ēmimi i duresės. I arrestuar shtatė herė, i internuar, i gjuajtur me gurė, qe kasnec i Krishtit nė lindje e nė perėndim e, pėr fenė e tij, fitoi njė lavdi tė panjollė. Pasi pati predikuar drejtėsinė nė mbarė botėn e pati arritur deri nė skajet e perėndimit, pėrballoi martirizimin para sundimtarėve; kėshtu u nis nga kjo botė e arriti nė vendin shenjt, duke u bėrė modeli mė i lartė i durimit”(1 Klem 5,2). Duresa pėr tė cilėn flitet, ėshtė shprehje e bashkimit me mundimet e Krishtit, e bujarisė dhe e forcės shpirtėrore, me tė cilėn pranoi njė shtegtim tė gjatė, plot vuajtje, aq sa tė mund tė thoshte: “Unė mbart nė trupin tim varrėt e Jezusit” (Gal, 6.17). Dėgjuam nė tekstin e Shėn Klementit se Pali kishte arritur deri nė ‘skajet e perėndimit’. Diskutohet nė se kėtu ceket njė udhėtim qė Shėn Pali duhet ta ketė bėrė nė Spanjė. Kjo nuk ėshtė e sigurtė, por ėshtė e vėrtetė se Shėn Pali, nė Letrėn drejtuar Romakėve, shpreh dėshirėn pėr tė shkuar nė Spanjė (cfr Rm. 15,24).

    Shumė interesant ėshtė, ndėrkaq, nė Letrėn e Klementit, kujtimi i dy emrave tė Pjetrit e tė Palit njėri pas tjetrit, ndonėse ata radhiten anasjelltas nė dėshminė qė sjell nė shekullin IV Euzebi i Ēezaresė i cili, duke folur pėr perandorin Neron, do tė shkruante: “Gjatė sundimit tė tij, Palit iu pre koka pikėrisht nė Romė e Pjetri u kryqėzua. Rrėfimi vėrtetohet nga emrat e Pjetrit e tė Palit, qė ruhen edhe sot e kėsaj dite mbi varret e tyre nė kėtė qytet”(Hist. Eccl 2,25,5). Euzebi vijon mė tej, duke sjellė deklaratėn e njė meshatri romak, me emrin Gaio, qė i pėrket shekullit II: “Unė mund tė tė tregoj pėr trofetė e dy apostujve: nė se do tė shkosh nė Vatikan ose nė Rrugėn Ostiense, do t’i gjesh trofetė e themeluesve tė Kishės” (ibid 2,25,6-7). Trofetė janė monumentet e ngritura mbi varret e tyre, e fjala ėshtė pėr vetė vendvarrosjen e Pjetrit e tė Palit, tė cilėt edhe sot, pas dymijė vjetėsh, vijojmė t’i nderojmė nė tė njėjtat vende: si kėtu, nė Vatikan, vend ku u kryqėzua Shėn Pjetri, ashtu edhe nė Bazilikėn e Shėn Palit jashtė Mureve nė Rrugėn Ostiense, ku ruhen reliket e Apostullit tė Popujve.

    Ėshtė interesante tė vėmė nė dukje se dy Apostujt e mėdhenj kujtohen sė bashku. Ndonėse asnjė burim i lashtė nuk flet pėr shėrbimin e tyre tė njėkohshėm nė Romė, tradita e mėpasme kristiane, mbi bazėn e varrimit tė tė dyve nė kryeqytetin e perandorisė, i kujton sė bashku si themelues tė Kishės sė Romės.
    Nė shkrimet e Irineut tė Lionit, aty nga fundi i shekullit II, lidhur me vazhdimėsinė apostolike nė Kisha tė ndryshme, lexojmė: “Me qė do tė shkonim tepėr gjatė, nė se do tė numėronim vazhdimėsinė e tė gjitha Kishave, por marrim Kishėn tejet tė madhe e tė lashtė, tė njohur nga tė gjithė, Kishėn e themeluar e tė vendosur nė Romė nga dy apostujt e lavdishėm, Pjetri e Pali” (Adv. haer.3,3,2).

    Por ta lėmė tani mėnjanė figurėn e Pjetrit e tė pėrqendrohemi tek ajo e Palit. Pėrshkrimin e plotė tė martirizimit tė Shėn Palit e gjejmė nė ‘Veprat e Palit’, shkruar nga fundi i shekullit II. Ato tregojnė se Neroni e dėnoi Palin me prerjen e kokės, vendim qė u ekzekutua menjėherė (cfr 9,5). Data e vdekjes ndryshon nė fondet e lashta, tė cilat e vendosin ndėrmjet persekutimit tė shpėrthyer nga vetė Neroni pas djegies sė Romės nė korrik tė vitit 64 dhe vitit tė fundit tė mbretėrimit tė tij, dmth vitit 68 (cfr Gerolamo, De viris ill 5,8). Llogaritja varet shumė nga kronologjia e arritjes sė Palit nė Romė, diskutim nė tė cilin kėtu nuk mund tė hyjmė. Tradita e mėpasme saktėson dy elemete tė tjera. Njėri, mė legjendari, rrėfen se martirizimi u krye nė njė vend, qė njihet me emrin Acque Salvię nė Rrugėn Laurentina, me tre kėrcime tė kokės, qė shkaktuan shpėrthimin e tre burimeve, prandaj vendi deri mė sot quhet “Tre Burimet” (Veprat e Pjetrit e tė Palit tė Pseudo Marēelit, shekulli V). Tjetri pėrkon me dėshminė e lashtė tė Gaios, qė e kujtuam mė sipėr. Sipas saj, Shėn Pali jo vetėm qė u varros “jashtė qytetit… nė miljen e dytė mbi Rrugėn Ostiense”, por edhe, mė saktėsisht “nė bashtinėn e Luēinės”, matronė e krishterė (Mundimet e Palit tė Pseudo Abdisė, nė shekullin VI). Kėtu, nė shekullin IV, perandori Kostandin ngriti Kishėn e parė, qė u zgjėrua shumė ndėrmjet shekullit IV e V nga perandorėt Valentiniani, Teodosi e Arkadi. Pas djegies sė vitit 1800, u ngrit Bazilika e sotme e Shėn Palit jashtė Mureve.

    Sidoqoftė, figura e Apostullit i kapėrcen kufijtė e jetės sė tij tokėsore e edhe tė vdekjes sė tij; ai na la njė trashėgimi tė jashtėzakonshme shpirtėrore. Edhe ai, si dishepull i Jezusit, u bė shenjė kundėrshtie. Ndėrsa ndėr tė ashtuquajturit ‘ebionitė’ – njė rrymė judeo-kristiane, konsiderohej si felėshues i ligjit mozaik, nė ‘Veprat e Apostujve’ figura e Shėn Palit kujtohet me nderim tė madh. Dėshiroj tani tė lė mėnjanė letėrsinė apokrife, si Veprat e Palit e tė Teklės dhe njė letėrkėmbim apokrif ndėrmjet Palit e filozofit Seneka. Ka rėndėsi tė vėrejmė, sidomos, se Letrat e Shėn Palit hyjnė shumė shpejt nė Liturgji, ku struktura profet-apostull-Ungjill ėshtė vendimtare pėr formėn e Liturgjisė sė Fjalės sė Zotit. Kėshtu, falė kėsaj ‘pranie’ nė liturgjinė e Kishės, mendimi i Apostullit bėhet menjėherė ushqim shpirtėror pėr besimtarėt e tė gjitha kohėve. Ishte, prandaj, e natyrshme qė Etėrit e Kishės, e pastaj tė gjithė teologėt, tė ushqeheshin nga Letrat e Shėn Palit dhe nga pėrshpirtėria e Tij. Kėshtu ai mbeti nė shekuj, deri nė ditėt tona, mėsues i vėrtetė e Apostull i Popujve. I pari koment patristik, qė arriti deri nė ditėt tona mbi njė shkrim tė Besėlidhjes sė Re, ėshtė ai i teologut tė madh aleksandrin, Origjenit, i cili komentoi Letrėn e Shėn Palit drejtuar Romakėve. Pėr fat tė keq ky koment u ruajt vetėm pjesėrisht. Shėn Gjon Gojarti jo vetėm i komentoi Letrat e Shėn Palit, por shkroi pėr tė edhe shtatė Panegjirikė, qė meritojnė tė kujtohen.

    Shėn Agostini e bėri hapin vendimtar tė kthesėss sė tij, pikėrisht nėn ndikimin e fuqishėm tė Shėn Palit e tek Pali do tė rikthehej gjatė gjithė jetės. Fryt i kėtij dialogu tė vazhdueshėm me Apostullin, ėshtė teologjia e tij e madhe katolike e edhe ajo protestante e tė gjitha kohėve. Shėn Toma i Akuinit na la njė koment tė bukur tė Letrave tė Shėn Palit, fryt i pjekurisė mė tė plotė tė ekzegjezės mesjetare. Njė kthesė e vėrtetė u vėrejt nė shekulin XVI me Reformėn protestante. Ēasti vendimtar i jetės sė Luterit ishte i ashuquajturi “Turmerlebnis” (1517) nė tė cilin, nė njė tė imtė, gjeti njė intepretim tė ri tė doktrinės sė Shėn Palit mbi shfajsimin. Ky interpretim e ēliroi nga brerjet e ndėrgjegjes e nga ankthet e jetės sė tij tė mėparėshme, duke i dhuruar njė jetė tė re, njė besim tė pakufishėm nė mirėsinė e Zotit, qė fal gjithēka, pa asnjė kusht. Nga ky ēast Luteri identifikoi legalizmin judeo-kristian, tė dėnuar nga Apostulli, me rregullat e jetės sė Kishės katolike. E prej kėndej, Kisha iu duk si shprehje e skllavėrisė sė ligjit, sė cilės i kundėrvuri lirinė e Ungjillit. Koncili i Trentit, nga viti 1545 deri mė 1563, e shpjegoi thellėsisht ēėshtjen e shfajsimit dhe gjeti nė vijėn e gjithė traditės katolike, sintezėn ndėrmjet ligjit e Ungjillit, nė pėrputhje me mesazhin e Shkrimit Shenjt, tė lexuar nė tėrėsinė e nė unitetin e tij.

    Shekulli XIX, duke shfrytėzuar trashėgiminė mė tė mirė tė Iluminizmit, pati njė rigjallėrim tė paolinizmit, posaēėrisht nė planin e punės shkencore, qė u bė pėr interpretimin historiko-kritik tė Shkrimit Shenjt. Pavarėsisht nga fakti se edhe nė kėtė shekull, ashtu si mė pas, nė shekullin e njėzetė, nisi njė sulm i mirėfilltė, qė synonte ta nxinte figurėn e Shėn Palit. Mendoj nė mėnyrė tė veēantė pėr Niēen, qė tallej me teologjinė e pėrvujtėrisė sė Shėn Palit, duke i kundėrvėnė asaj teologjinė e njeriut tė fortė e tė pushtetshėm. Por le ta lėmė mėnjanė kėtė e tė shikojmė rrymėn themelore tė shpjegimit tė ri shkencor tė Shkrimit Shenjt e tė paolinizmit tė ri tė kėtij shekulli. Kėtu u nėnvizua posaēėrisht koncepti i lirisė, qė zė vend kryesor nė mendimin e Shėn Palit: nė tė shikojmė zemrėn e mendimit paolin, ashtu si e mori me mend Luteri. Por koncepti i lirisė tani interpretohet rishtas nė kontekstin e liberalizmit modern. E pastaj nėnvizohet fort ndryshimi ndėrmjet predikimit tė Shėn Palit e predikimit tė Krishtit. E Shėn Pali duket kėshtu gati-gati si tė ishte themelues i krishterimit. Ėshtė e vėrtetė se te Shėn Pali qendėrsia e Mbretėrisė sė Hyjit, vendimtare pėr predikimin e Jezusit, shndėrrohet nė qendėrsi tė kristologjisė, nė tė cilėn themelor ėshtė misteri i Pashkėve. E nga Misteri i Pashkėve burojnė Sakramenti i Pagėzimit e i Eukaristisė, si prani e pėrhershme e kėtij misteri, nga i cili rritet Korpi i Krishtit, ndėrtohet Kisha. Por tani, pa hyrė nė hollėsira, do tė thosha se pikėrisht nė qendėrsinė e re tė kristologjisė e tė misterit tė Pashkėve, realizohet Mbretėria e Hyjit, bėhet konkret, i pranishėm, veprues kumtimi i vėrtetė i Jezusit. Me pėrparimin e ekzegjezės, posaēėrisht nė dyqind vjetėt e fundit, rritet edhe pėrkimi ndėrmjet ekzegjezės katolike dhe ekzegjezės protestante, duke arritur, kėshtu, nė njė marrėveshje tė konsiderueshme, pikėrisht nė pikėn qė ishte nė zanafillė tė mosmarrėveshjeve mė tė mėdha historike. Prej kėndej lind njė shpresė e madhe pėr ēėshtjen e ekumenizmit, qė Koncili II i Vatikanit e ka aq shumė nė qendėr tė vėmendjes.

    Dua tė cek shkurtimisht edhe lėvizjet e reja fetare, qė lindėn nė epokėn moderne brenda Kishės katolike, meqė mbajnė emrin e Shėn Palit. Kėshtu ndodhi nė shekullin XVI me ‘Kongregatėn e Shėn Palit”, rregulltarėt e sė cilės njihen me emrin Barnabitė; nė shekullin XIX me ‘Misionarėt e Shėn Palit’ ose Paulistėt e, nė shekullin XX, me Familjen poliedrike paoline, themeluar nga i Lumi Xhakomo Alberione, pėr tė kujtuar mė pas institutin shekullar “Shoqėria e Shėn Palit”.
    Me njė fjalė, mbetet e ndritshme para nesh figura e njė apostulli dhe e njė mendimtari tė krishterė, jashtėzakonisht prodhimtar e i thellė, nga njohja e tė cilit mund tė pėrfitojnė tė gjithė. Nė njė nga Panegjirikėt e tij, Shėn Gjon Krizostomi bėri njė krahasim origjinal ndėrmjet Shėn Palit e Noes, duke u shprehur kėshtu: “Pali nuk mblodhi dėrrasa pėr tė bėrė njė arkė; por, nė vend qė tė pėrdorte copa druri, shkroi letrat e kėshtu shpėtoi nga mesi i dallgėve, jo dy, tre a pesė anėtarė tė familjes sė vet, por mbarė ekumenen1, qė ishte nė rrezik tė mbytej”(Panegjer. 1,5). Pikėrisht kėtė Apostulli Pal mund ta bėjė akoma e gjithnjė. Ushqimi me mėsimet e tij, me shembullin e tij apostolik e me doktrinėn e tij, do tė ishte njė nxitje, madje njė garanci pėr fuqizmin e identitetit tė krishterė tė secilit nga ne, pėr risimin e mbarė Kishės.


    ___
    1 Ekumene – termi ecumene (edhe oikoumene) rrjedh nga greqishtja οἰκουμένη, pjesore e foljes οἰκέω, " me banue": οἰκουμένη (γῆ) tregonte atė pjesė tė Tokės qė njihej e banohej nga njeriu; prej kėndej mund tė themi se ecumene ėshtė “shtėpia nė tė cilėn jetojmė tė gjithė”. Termi, me kalimin e kohės, mori dy kuptime: atė gjeografik, qė ka tė bėjė me pėrshkrimin e botės sė njohur, e atė filozofiko-fetar, qė ka tė bėjė me njerėz, tė cilėt i pėrkasin njė grupi, tė lidhur ngushtė me njė fe ose me njė teori filozofike.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  4. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •