Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    62 vjetori i kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri

    Urdhëri "Nderi i Kombit" për komunën e Postribes në Shkodër

    Pëllumb Sulo, Postribe
    Zëri i Amerikës
    09-09-2008


    Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dekoroi sot me Urdhërin "Nderi i Kombit" komunën e Postribes, në Shkodër, në 62 vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri. Presidenti Topi shprehu mbështetjen për viktimat e krimeve të komunizmit, të cilët tha ai, ende nuk janë dëmshpërblyer, rehabilituar dhe integruar, siç e meritojnë në shoqërinë demokratike. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli tha se përmes miratimit të ligjit te pastërtisë së figurave, parlamenti do të denoje krimet e komunizmit, ndërsa ish të përndjekurit politikë shpallën një levizje, pikërisht për të nxitur dënimin e këtyre krimeve.

    VOA


    Respekt per te gjithe ata shqiptare qe paten guximin ti kthejne pushken regjimit komunist te Enver Hoxhes.

  2. #2
    Topi ne Shkoder per “kryengritjen e Postribes”



    Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të marrë pjesë nesër në ceremoninë e 62-vjetorit të Kryengritjes Antikomuniste të Postribës, në rrethin e Shkodrës. Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, gjatë kësaj ceremonie, ku do të jenë të pranishëm edhe drejtues të pushtetit lokal, Presidenti Topi do të dekorojë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, komunën e Postribës. Kryengritja e armatosur e 9 shtatorit të vitit 1946 në Postribë është cilësuar si e para kryengritje antikomuniste në të gjithë vendet e Evropës Lindore. Kryengritja e Postribës kujtohet në Shkodër si një nga ngjarjet më të dhimbshme, pasi diktatura komuniste vrau gjatë përleshjes 21 burra, si dhe pushkatoi më pas pa gjyq 19 të tjerë. Ndërsa 13 persona u dënuan me burg të përjetshëm, 123 të tjerë u dënuan me vite të ndryshme burgimi, si dhe u dogjën 18 shtëpi.

    Qëllimi i kryengritjes ishte të sulmonin pikat kryesore të pushtetit lokal të asaj kohe në Shkodër dhe më pas të rrisnin pjesëmarrjen për të marshuar drejt Tiranës, deri në çlirimin e plotë të vendit nga forcat komuniste. Por kryengritja e Postribës dështoi për shkak të mungesës së organizimit.

    Burimi: Gazeta Shqip


    Erion Veliaj: "Ne komunizem ishim te varfer por dinjitoze"

  3. #3
    Revolta e '46-es, 21 të vrarë dhe 143 të internuar



    Anila Dushi


    Sulmi i datës 9 shtator 1946 dhe përplasja me armë me forcat ushtarake, që sollën 19 të pushkatuar dhe 18 shtëpi të djegura

    Shkodër- Rebelim me jehonë të madhe dhe shumë pasoja. Statistikat numërojnë21 të vrarë, 19 të pushkatuar me dhe pa gjyq, 18 shtëpi të djegura, 13 të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 143 të dënuar me burgime të rënda e internime. Të gjitha këto, pas sulmit me armë të 9 shtatorit të vitit 1946.

    Sulmi

    Sulmi i postribasve filloi duke zbardhur 9 shtatori i vitit 1946. Gjithçka nisi ndaj kazermave të Rusit, ku çdo familje postribase kishte pjesëmarrësin e vet në të. Ishin rreth 300 persona që u grumbulluan në vendin e quajtur Fusha e Shtojit që në 02.00 të mëngjesit, pasi sulmi do fillonte pa zbardhur drita. Forcat kryengritëse u ndanë në tre grupe. Osman Haxhia, Imer Beqiri, Myrto e Jakup Dani, Manush Cafi, Selim Raci e Adullah Saiti ishin prijwsat, që e gjithë Shqipëria ua kishte mësuar emrat qysh më1920-ën në luftën e Koplikut. Ishin po ata që më 1939 iu prinë postribasve liridashës në pritën me pushkë që Shkodra u bëri trupave pushtuese fashiste.

    Luftimet zgjatën mbi 1 orë në kazermat e Rusit. Kryengritësit u ndanë në 2 grupe: njëri grup në drejtim të ushtrisë, tjetri në drejtim të qytetit, ku ishin forcat qeveritare, për t'i paralizuar ato.

    Përplasja me armë

    Forcat mbrojtëse të regjimit organizuan bllokimin e udhëkryqeve për të mos lejuar depërtimin e kryengritësve në brendësi të qytetit dhe të bllokonin mbështetjen e mundshme të qytetarëve të Shkodrës. Menjëherë nisen kontigjente forcash të armatosura nga rrethe të tjera, që mbërrijnë në Shkodër dhe bllokojnë qytetin nga të gjitha anët, sidomos në drejtimet nga Guri i Zi, nga Oblika, nga Berdica dhe Nënshkodra. Pas një shkëmbimi të gjatë zjarresh nga dy palët, një grup kryengritësish arrijnë të depërtojnë deri në afërsi të Dugajve të Reja. Aty ndodhin edhe përleshje trup me trup, ndërsa pak metra më tej, në afërsi të spitalit,u vra Elez Bazi nga fshati Kullaj.

    Forcat qeveritare duke përfituar nga epërsia numerike, mjetet e armatimet që dispononin arritën të pengojnë kryengritësit dhe të hidheshin në kundërsulm. Kryengritësit kaluan në tërheqje, por dhe duke u mbrojtur. Gjatë tërheqjes mbeti i vrarë Januz Salja, që deri sa dha frymë i dha mundësi shokëve të largoheshin. Nga forcat qeveritare, sipas informacionit zyrtar të komandantit të ushtrisë së qarkut të Shkodrës, Mus Daci dërguar në Tiranë, u numëruan një i vrarë e dy të plagosur. Sipas të njëjtit burim, kryengritësit u tërhoqën nga Fusha e Shtojit. Në afërsi të Hotit të Ri mbeti i plagosur Osman Hyseni ngaRraseku. Ai harxhoi fishekët e fundit të karabinës duke luftuar, por dy plumba mitralozi e plagosën rëndë, ndërsa ushtarët e qeverisë e lidhën të plagosur pas kamionit në të cilin ndodheshin duke e tërhequr zvarrë. Ashtu i gjallë u dërgua në Mes, ku e vranë në sy të njerëzit që ishin mbledhur aty. Dy ditë e lanë pa varrosur, por fëmijët e tij, Hasani dhe vajza, Zykja i bënë nderet e fundit.

    Tërheqja dhe pushkatimi

    Duke u tërhequr, kryengritësit arritën në fshatin Kullaj. SahitDuli, që kishte djalin pjesëmarrës në kryengritje pozicionohet pas një shkëmbi për të penguar forcat e ushtrisë që po hynin në brendësi të fshatit. Por, kapet nga ushtarët së bashku me dy bashkëfshatarë të tij, që dërgohen në burgun e Shkodrës. Aty, i lanë një natë, ndërsa të nesërmen i çojnë në fushën e Shtojit, ku së bashku me të tjerë i pushkatojnë. Janë 8 kryengritës, Qazim Rroji, RexhepIdrizi, MetushAlija, ReshitBeqiri, Halil Dauti, SyloGjetja, YmerZeneli e Brahim Selimi, që u pushkatuan pa gjyq dhe ui hodhën të gjithë në një gropë të përbashkët. Në kodër Boks arrestohet Ymer Beqirin dhe pas pak minutash e pushkatojnë para syve të të birit dhe në sytë e fshatarëve, të mbledhur në sheshin e xhamisë. Në të njëjtin vend, pas 2-3 orësh u kapën Sadik Mlloja dhe AvdiZeqiri, i cili ishte kosovar dhe punonte si argat në Postribë. Imer Zeqiri u qëllohet me

    13 plumba u mbulua me gurë, pasi e menduan të vdekur. Por sipas të dhënave, në darkë ai u ngrit dhe ngadalë shkojë deri tek shtëpia e tij, ku vdiq më pas nga plagët e marra. Në fshatin Domën u kapën Idriz Ibra me Halit Metin dhe u pushkatuan pranë njëri-tjetrit. Janë plot 21 pjesëtarë të kësaj kryengritje nga zona e Postribës, që u vranë e pushkatuan nga regjimi komunist.

    Persekutimi i mëvonshëm

    Shtypja e kryengritjes ishte fillimi i vuajtjes së atyre që menduan të thyenin ngritjen e një regjimi diktatorial. Shtypja e kryengritjes u pasua me hakmarrjen masive të regjimit ndaj krahinës që guxoi ta kundërshtonte e t'i kundërvihej me armë. Kontrollet e ushtrisë dhe sigurimsave nisën në çdo shtëpi të Postribës. Dhjetëra prej tyre përfunduan të djegura, ndërkohë që u sekuestruan shumë bagëti. Operacioni ndëshkimor mbi fshatrat e krahinës "rebele " drejtohej nga Zoj Themeli. Në fshatin Kullaj, të dhënat e kohës flasin për 4 shtëpi të djegura, ato të Jakup Danit, Fetah Çelës, Isa Nuzit e Halil Ahmetit e kështu me radhë në shumë fshatra të tjerë të zonës. Raprezaljetvazhduannë çdo fshat. Në fshatin Dragoç u kap Hys Velushi, që upushkatua para bashkëfshatarëve të tij, ndërsa një orë më pas të njëjtin fat pati edhe 30-vjeçari, AhmetZeneli. Seria e pushkatimeve në sy të njerëzve, për tu bërë shembull, vijoi në fshatinDrisht, me Hajdar Danin, që më pas i dogjën edhe shtëpinë. Në ditët që pasuan shumë banorë të Postribës u arrestuan, burgosën e internuan. Në burg vdes ngatorturat pa u provuar fajësia e tij, Muho Fetahu, për të cilin nuk u mbajt asnjë proçes-verbal i thjeshtë. Sipas historianëve, atë e hodhën në një gropë, ku nuk i dihet as vendi. Ndëshkimi vazhdoi dhe mbi të gjithë ata që ishin organizatorë të kësaj kryengritjeje dhe që jetonin në qytetin e Shkodrës apo fshatra të tjerë. ElezMërturin nga Myselimi medatë 11 shtator e morën ushtar. I plagosur ngaplagët që aikishte marrë në kryengritje dhe nga frika se mos identifikohej, gjë që do sillte pasoja për familjen e tij, ai vret veten. Postriba që kishte luftuar kundër austro-hungarezëve, serbo-malazezëve, pushtuesve italianë e gjermanë, tani po ndëshkohej nga bashkëkombasit e vet.

    Postriba

    Vendi që ngjizi kryengritjen

    Postriba shtrihet në verilindje të Shkodrës në një largësi rreth 5 km nga qyteti. Me qendër te Ura e Mesit, e përbërë nga 12 fshatra, populli i kësaj zone, historikisht përmendet për trimëri, besë, bujari dhe punëdashës. Ura e Mesit është një monument i gjallë kulture e ndërtuar në kohë të Bushatllive. Kalaja e Drishtit është ndërtuar në mesjetwn e hershme para sundimit të Venedikut. Rrugë të vjetra të shtruara me kalldrëm e lidhin atë me Shkodrën. Një vend të rëndësishëm zënë banorët e Postribës, në historinë e rrethit të Shkodrës dhe të Shqipërisë. Rrëzë malit të Maramajt, ajo rrethohet nga objekte të vyera që dëshmojnë hershmërinë e kësaj treve të banuar nga një popull autokton, objekte këto pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. Drishti që qëndron mbi kokën e krahinës, Balshi, Shurdhahu, Danja, tumat ilire, tregojnë lashtësinë e zonës, ndërsa Ura e Mesit, 300 vjeçare është një dëshmi e punës dhe artit të mrekullueshëm të njerëzve të kësaj treve, që shquhen për bujarinë e tyre, trimërinë, besën, urtësinë e mikpritjen. Postriba për Shkodrën është, jo vetëm një vazhdim i saj, por prej 60 vitesh ajo është dhe një simbol. Kjo jo vetëm për njerëzit, luftën e heroizmin e tyre, solidaritetin dhe kontributin e tyre në historinë e vendit. Por mbi të gjitha, në këta 60 vjet, Postriba u kthye në një simbol për shkak të qëndresës dhe persekutimit të pashembullt që i bëri për rreth 40 vjet diktatura komuniste kësaj zone. Banorët e Postribës janë pjesëmarrës aktivë në luftwrat kundër serbo-malazezëve si në Hot, Ulqin, Grudë, Tivar, Malësi të Madhe, Tarabosh, Bardhaj, Koplik etj. Më pas në vitin 1939, postribasit e pritën pushtuesin fashist italian me armë në dorë tek Ura e Baçallekut, kuu shqua biri i saj Cen Ademi nga Boksi. Gjatë Luftës së dytë Botërore, banorët e kësaj treve morën pjesë aktivisht në luftën kundër pushtuesveduke i hapur dyert e kullave të tyre, luftëtarëve të lirisë dhe duke krijuar çetën partizane, e gjashta në vend.

    Lista e të vrarëve dhe pushkatuarve në këtë kryengritje

    1-ELEZ BAZI ( Kullaj )

    2-JANUZ SALJA (Boks )

    3-OSMAN HYSENI (RRASEKU I BOKSIT)

    4-SAHIT DULI ( Kullaj )

    5-REXHEPIDRIZI( Kullaj )

    6-METUSHALIJA ( Kullaj )

    7- RESHITBEQIRI( Kullaj )

    8-HALIL DAUTI ( Kullaj )

    9-SYLOGJETJA ( Myselim )

    10-YMERZENELI( Kullaj )

    11-AHMET ZENELI( Kullaj )

    12-BRAHIMSELIMI ( Kullaj )

    13- IMERBEQIRI (Boks)

    14-IDRIZIBRA(Boks)

    15-HYSVELUSHI (Dragoc)

    16-HAJDARDANI (Drisht )

    17-MUHOFETAHU(Kullaj, vdes në burg nga torturat )

    18- HALITMETI (Boks)

    19-MUSTAF ELEZ MERTURI (Myselim)

    20-AVDIZEQIRI ( kosovar që ka jetuar në Boks )

    21-IMER ZEQIRI ( Groposetper se gjallipas shume plumbash ne Boks)

    Nga qyteti i Shkodrës pushkatohen me gjyq e pa gjyq:

    MURATHAXHIJA

    ABDULLAHKAZAZI,

    CAFDRAGUSHA,

    CINSERREQI,

    DULOKALI,

    NUHOROSHI,

    RASIMGJYREZI,

    KOLASHIKU,

    RIFATKOPLIKU

    BILBILHAJNI

    PAULINPALI.

    Nga Guri i Zi pushkatohen

    PJETERSHANDEDA ME TE SHOQEN MARIJEN

    TISHPASHUKU

    TOMMARKGJINI

    ZEFLAZERMATIJA

    LUIGJPASHUKU.

    Në Krebaj të bregut të Bunës pushkatohen

    CANHALITI

    MUSTAFAJAKUPI

    Dënohen me burgim të përjetshëm :

    NGAPOSTRIBA:

    OSMANHAXHIJA

    ABDULLAHSAHITI

    JAKUPDANI

    SELIMRAÇI

    MYRTODANI

    IMER ADEMI.

    NGA SHKODRA :

    KELÇOBA

    KARLSERREQI,

    SABRIKAZAZI

    MUHARREM BEQJA

    NGARRAGAMI:

    ZYBERHYSENI

    SHABANABDULLAHI

    ZEFDARRAGJATI

    Me dënime të tjera të rënda u dënuan :

    Nga fshati URA E SHTREJTË

    ISUF HASANI

    HASAN ISUF MEHAJ

    ISA ISUFI

    IMER SELIMI-MYRTJA

    BRAHIM SELIMI-MYRTJA

    JAKUP VULAJ

    AHMET LICI,BURG +INTERNIM

    ISEN AHMET REKAJ , BURG+ INTERNIM

    HASAN AHMET REKAJ,INTERNIM

    SULEJMAN AHMET REKAJ,INTERNIM

    LIC AHMET REKAJ,INTERNIM

    HAVA REKAJ , INTERNIM

    HAJRIJE HASAN REKAJ, INTERNIM

    SAIT ISEN REKAJ, INTERNIM

    RRUSTEM ISEN REKAJ,INTERNIM

    MINE ISEN REKAJ, INTERNIM

    LAJE AHMET REKAJ , INTERNIM

    HAXHI AHMET REKAJ, INTERNIM

    FAHRIJELIC REKAJ , INTERNIM

    SHKURTE HAXHI REKAJ, INTERNIM

    ABAZ SULEJMAN REKAJ, INTERNIM

    OSMAN HAXHI REKAJ ,INTERNIM

    BRAHIMISUF VULA, INTERNIM

    LAJE BEL VULAJ, INTERNIM

    AISHE BAJRAM VULAJ, VDES NË INTERNIM

    NJOME MEHMET VULAJ

    AHMET SMAJLI-KURTAJ, INTERNIM

    SIBE LIC KURTAJ, INTERNIM

    BAJRAM AHMET KURTAJ, INTERNIM

    KURT AHMET KURTAJ, INTERNIM

    LAN AHMET KURTAJ, INTERNIM

    ISEN AHMET KURTAJ, INTERNIM

    FERIDE BAJRAMKURTAJ, INTERNIM

    ADEM ISUF HASANI, INTERNIM

    RABIJE RESHIT MEAJ,INTERNIM

    NUSE MUL MEAJ ,INTERNIM

    SULLTANE ISA MEAJ ,INTERNIM

    SELIM ZENELI-MYRTJA,INTERNIM

    SHKURTE HALILI,INTERNIM

    FATIME ISUFI,INTERNIM

    AISHE SELIMI,INTERNIM

    RAMADAN ISUFI,INTERNIM

    Nga fshatiDOMËN

    REXHEPMILANI

    ISENELEZI

    IMERADEM MILANI

    YMERZENELGURI

    BRAHIMSHABANI

    SYLO TURK GURI

    RAM ISUF URUÇI

    BEQIR CAF KOPRIJA

    BUJAR SALO MILANI

    SADIK MURAT STENA

    BISHO OSMAN TUSHA

    JANUZ BISHO TUSHA

    AVDI BISHO TUSHA

    OSMAN BISHO TUSHA

    Nga fshati MES

    MANUSH CAFI

    RRUSTEMHAXHIJA

    SADIK RAMA

    KASEM RAMA

    MEHMET ISLAM URAJ

    Nga fshati MYSELIM

    MUHO DYLI

    MEHMETDYLI

    SAIT ISENI

    MYRTO MANUSHI

    Nga fshati KULLAJ

    ABDULLAH SAITI

    MEHMETSALJA

    HAXHI SALJA

    JUPRRUSTJA

    IMERMYRTJA

    JAKUP DANI

    HAJDARDANI

    DERVISHTAFI

    TAIPISAJA

    VELI RRUSTJA

    HAMZA ZEJNUNI

    Nga fshati BOKS

    OSMAN HAXHIJA- SPAHIJA

    ÇEL MURATI- SHABAJ

    SADIK IMERI- SHABAJ

    BESHIR BRAHIMI- SHABAJ

    SHABAN ADEMI- SPAHIJA

    BAJRAM CUFI-BIBAJ

    HAXHI ADEMI-SHABAJ

    BEQIR HAXHIJA"

    DAUT BAZI - SHABAJ

    ELEZ REXHEPI-PLANGAJ

    BAZ SYLEJMANI - SHABAJ

    HAXHI ADEMI-SPAHIJA

    JAKUP BRAHIMI-SHABAJ

    RAM ISUFI-PLANGAJ

    Nga fshati DRAGOÇ

    SELIM RAÇI

    JEMINZYBERI

    HAJDAR TAFA

    TAF HAJDARI

    MUHOKUPI

    ZEJNUNRAÇI

    SMAJL DULI

    HASANGRUDA

    BAJRAMREXHEPI

    QAZIMHAXHIJA

    SANIJE AHMET PASKALI-5 VJET INTERNIM

    BAJRAMHALIM PASKALI-5 VJET INTERNIM

    SHPRESAHALIM PASKALI-5 VJET INTERNIM

    HAXHIHALIM PASKALI-5 VJET INTERNIM

    HAJRUSHHALIM PASKALI -5 VJET INTERNIM

    Nga fshati DRISHT

    MYRTODANI

    ZYBER DERVISH BUHAJ

    NUZ HALIL BUSHI

    JAKUP BRAHIMI

    ALI BRAHIMI

    GJETOZYBERI

    DAN CENI-CURRI

    AVDI HALIL DUSHA

    Nga fshati RRASH-VORFË

    IDRIZ TAHIRI

    DERVISH IDRIZI

    MALO MUSTAFA

    HAXHI RRASHI

    ELEZHAXHIJA

    TE DENUAR NGA QYTETI

    1-BILBIL HAJNI

    2-RIFATKOPLIKU

    3-XHEVATHARDOLLI

    4-KOLASHIKU

    5-SMAJLHALILI

    6-KELCOBA

    7-KARLSERREQI,

    8-SABRIKAZAZI

    9-MUHARREM BEQJA

    NGARRAGAMI DHE GURITEZIu dënuan

    1-ZYBERISENI

    2-SHABANABDULLAHI

    3- TISHPASHUKU

    4-PJETERSHANDEDA

    5-MARIJE DEDA

    6-TOMMARKGJINI

    7-ZEFLAZERMATIJA

    NGA OBLIKA :

    1-CANHALITI

    2-MUSTAFAJAKUPI

    3-MUHARREM SAITI

    NGAHOTII RI

    HAXHI RRASHI

    ELEZHAXHIJA

    PJETERLULI

    ZEFLEKA

    GJELOSHVATA

    Gazeta Shekulli qershor 2007

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mire bejne qe kujtojne keto ndodhi kunder komunizmit.
    Por me vjen shume keq qe po na i sjellin ne kujtese ata qe qene ne sherbim te komunizmit

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Kur shikon gjithe ata te vrare te vjen vertet shume keq por kur mendon se kane luftuar dhe kane dhene jeten per te rrezuar komunizmin ne shqiperi , i gjithe vendi i kujton per kete liri dhe demokraci qe kemi sot .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Doli dhe Jozefina e tha do ti denojme krimet e komunizmit. Ska turp ska biba e Saliut. Po ka 12 vjet ne pushtet Jozefina tani do ti denoje krimet e komunizmit?

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anëtarësuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79
    u mbythen duke i denu krimet e komunizmit , po ata qe i kryen keto krime kur do denohen?.....Nexhmije hoxha, ramiz Alia, .......a mor komb shk...ate qe nuk u bere bjehere i zgjuar.
    vec nje diktature antikomuniste e djathte do ishte shpetimi i shqiperise nga klyshet e kuq e bijt e tyre.
    LAVDI KUJTIMIT TE NJERZVE TE MIRE QE LUFTUAN E DHANE JETEN KUNDER KOMUNIZMIT.

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli 18 shtator 2008

    Për të vërtetën kanë nevojë të gjithë
    Ismail Kadare

    Pas rënies së komunizmit, pikërisht në kohën që u duk se shumë gjëra do të viheshin në vend ose, së paku, do t’i nënshtroheshin një procesi sqarimi e lustracioni, faza e parë e qortimit të fajit historik, ndodhi e kundërta. Një mjegull e një pështjellim që sa vinte dendësohej u shtri në mënyrë këmbëngulëse në të gjitha fushat e jetës.

    Fakti që sot, në kohën që po shkruhen këta rreshta, Shqipëria, për turp të saj, ende po lëkundet t’i hapë ose jo arkivat e fshehtë, të dënojë ose jo krimet e komunizmit, dëshmon më së miri katastrofën morale që ky vend e pranoi si një kalendar të përditshëm. Një vend që refuzon të shqyrtojë ndërgjegjen e vet, tregon se nuk ka asnjë vullnet t’i thotë lamtumirë së keqes, rob i së cilës ka qenë.

    Para ca kohe ende na dukej se ende e kishim të drejtën të krenoheshim që përmbysja e diktaturës ndodhi te ne pa përplasje. Dyshoj se së shpejti, në qoftë se ende nuk do t’u japim plotësisht të drejtë atyre që mendonin se një përplasje do të ishte, ndoshta, më e shëndetshme se ky flirt i shëmtuar më të keqen, së paku do t’i dëgjojmë me vëmendje. Flirti ka qenë dhe vazhdon të jetë tepër i rëndë. Ai po thyen në mes moralin shqiptar dhe thyerja e këtij morali është baza ushqyese e korrupsionit, kundër të cilit flasim aq shumë e bëjmë aq pak.

    Për t’u kthyer në fushën e kulturës, kemi qenë të gjithë dëshmitarë se si druajtja e ditëve të para u kaloi shumë shpejt njerëzve që ishin zhytur në krim, denonciatorëve, ata që pa asnjë mëshirë kishin çuar drejt burgut ose pushkatimit kolegët e tyre, ata që as vendet e quajtura “borgjeze”, demokracitë europiane, nuk i falnin. Druajtja iu doli shpejt, sepse shumë shpejt e kuptuan se ata, jo vetëm nuk dënoheshin, por, përkundrazi, filluan të çmohen. Të dy krahët e politikës i quanin thesar të paçmuar dijenitë që kishin për militantët e përlyer të krahut kundërshtar (dijeni të grumbulluara gjatë kohës që kishin qenë në pushtet), sepse në këtë mënyrë do të mund te shantazhonin krahun tjetër, sipas parimit: ti mos prek të mitë, unë s’prek të tutë.

    Kjo ndodhi në të gjitha fushat, e sidomos në kulturë. Dhe kështu, llumit të kulturës shqiptare jo vetëm i doli droja, por u ndie i inkurajuar si dikur dhe, si dikur, me oreks të shtuar nisi të kërkojë poste, ndere, dekorata, tituj akademike etj., që qeveritë shqiptare të të dy krahëve, me një bujari të paparë po ua jepnin dhe vazhdojnë t’ua japin ende sot.

    Zërat që u ngritën kundër një flame të tillë, shkrimet dhe librat që u botuan, ndër të cilat vepra monumentale, si “Rrno vetëm për me tregue” e At Zef Pllumit, ose vepra të rëndësishme e tronditëse, si “Lufta civile në Shqipëri” e Uran Butkës, “Disidentë të rremë” e Sadik Bejkos, e të tjera si këto, nuk e ndalën dot përroin e turbullt që nga rrënojat e diktaturës po ngrinte prapë në sipërfaqe njerëzit e saj.

    Në sulmin e saj e keqja sa vente bëhej më e pafytyrë. Jo vetëm s’dukej asnjë shenjë e ndëshkimit për denonciatorët e veglat e terrorit komunist, por postet që ata zinin arrinin përherë lartësi të reja.

    Gjithë Shqipëria e dinte, ndërkaq, se ata kishin zënë vend në parlament, në partitë politike, në qeveritë e të dy krahëve, por Shqipëria e lodhur ose e papërgjegjshme u pajtua me këtë shëmti. Gjithë Shqipëria i shikonte dhe vazhdon t’i shikojë përnatë në ekranet e televizorëve, ose edhe më keq, në tribuna festive, ku, shëmturisht të mallëngjyer, marrin tituj nderi, ata, shumë prej të cilëve do ta kishin vendin në burg.

    Dhe Shqipëria, e lodhur, prapë hesht dhe mësohet me të keqen.

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •