Përshëndetje të gjithëve...
A jeni ju studentë?
E shohim të arsyeshme të diskutojmë pakëz lidhur me problemet e studentëve dhe peripecitë e tyre që i hasin në studimet që bëjnë...
Anëtarë të Forumit Shqiptar, ju që ishit student, por edhe ju që jeni tani, kam përshtypjen se në studimet tuaja keni patur ose keni ca probleme që ju pengojnë në punën tuaj studimore...!!!
Pse keni probleme me studime? Cilat janë ato? Kush është shkaktar i tyre? Prej nga vijnë ato? Ku duken më së tepërmi? Cilët janë faktorët kryesor që juve ju sjellin probleme? Këtyre dhe pyetjeve të tilla, ne mund t`u japim përgjigje së bashku. Dëshiroj që të njihemi me përvojat tuaja gjatë studimeve dhe problemeve që keni patur.
Uroj që ky të jetë një diskutim i hapur, i sinqertë, i mirëkuptueshëm dhe tejet kostruktiv.
Presim postimet tuaja dhe të njihemi me realitetin e studimeve tona...
Përshëndetje dhe respekte për të gjithë. Me mirëkuptim, nga Dar_di.
Krijoni Kontakt