Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Një shqiptar kandidat për deputet në Montreal

    Ditën e djelë, më 7 shtator, kryeministri aktual i Kanadasë, Stafan Harper me kërkesën formale drejtuar guvernatores së përgjithëshme të Kanadasë i dha udhë fushatës elektorale për Dhomën e Komunave, parlamenti i vendit. Kanadezët janë thirrur pra, të votojnë më 14 tetor 2008.

    Lulzim Laloshi, ish-kryetari i Komunitetit shqiptar të Kebekut në Montreal, përfaqëson Partinë Konsevatore në pushtet në njërën nga zonat më të vështira në ishullin e Montrealit, në Outremont. Pra

    Zona elektorale e Outremont tradicionalish zonë e Partisë Liberale, në shtator 2007, me anë të zgjedhjeve të pjesëshme, ra në dorën e Partisë së Re demokrate që zgjodhi të parin deputet të saj në Kebek.

    Kuptohet që lufta për këtë zonë do jetë e pamëshirëshme pasi në këtë zonë nuk bëhet fjalë për një post deputeti por mbi të gjitha për prestigjin e dy shefave të opozitës si Stefan Dion që do të donte ti kthehej kjo zonë elektorale simbol i liberalëve, Xhak Lejton i neo-demokratëve do të donte të ruante zonën e fituar nga krahu i tij i djathtë në Kebek, Tomas Mulker.

    Kuptohet se në çfare kushtesh gjendet pra përfaqësuesi i partisë në pushtet që duhet theksuar që gjer më sot nuk ka arritur të nxjerr asnjë deputet në Montreal ashtu sikurse nuk ka mundur të zgjedh deputet as në dy qytetet e tjera të mëdha si Toronto dhe Vankuver.

    Dhjetë deputetët që Partia Konservatore mundi të zgjidhte në Kebek në zgjedhjet e fundit, ndodhen në zona rurale por dhe në kryeqytetin e provincës dhe rrethina.

    A do të vazhdoj vala konservatore të shënoj pikë edhe në këto zgjedhje në Kebek dhe sidomos në Montreal ? Ngelet për tu parë.


    Lulzim Laloshi ka lindur në Elbasan më 30 prill 1976. Ka mbrritur në Kanada para dhjetë vjetësh. Është diplomuar në Universitetin e Montrealit në informatikë dhe ka themeluar kompaninë LALTEK.
    Aktivist i komunitetit shqiptar të Kebekut ne Montreal ai e ka drejtuar këtë komunitet për 1 vit nga 2007-2008.(A.Nuro.)

    Iliria news agency
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Hallall, ishe zgjidhet!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    bravo i lumte larte e me larte shkofte se e paskam dhe patriot

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  4. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •