Ta Nea:Nuk priten rezultate nga bisedimet e reja për emrin
Gazeta e njohur greke “Ta Nea” shkruan sot se nuk priten rezultate pozitive në bisedimet e ardhshme për çështjen e emrit që do të mbahen më 14 dhe 15 gusht në Nju Jork.
Sipas gazetës, gjasat janë tejet minimale për të pasur një rezultat pozitiv në takimin e paralajmëruar midis ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic dhe përfaqësuesve të grupeve negociatore të Shkupit dhe Athinë, transmeton agjencia e lajmeve netpress.
“Pritjet për ndonjë rezultat në takimin e radhës janë shumë minimale, për shkak të retorikës së skajshme të Shkupit dhe pretendimet e reja për të qenë pjesë e agjendës së negociatave. Ndërmjetësi Nimic është i njohur edhe për krizën në raportet midis presidentit Branko Cërvenkovski dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, letrat e kryeministrit Gruevski drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë për çështjen e pakicës maqedonase në Greqi. Sipas burimeve diplomatike, edhe optimistët më të mëdhenjë nuk presin dalje nga ky qorrsokak i krijuar dhe nuk priten ide dhe propozime të reja për zgjidhje”, shkruan gazeta prestigjioze greke “Ta Nea”.
(INA)
Krijoni Kontakt