Gruevski: Jemi në pritje të emrit të ri nga ndërmjetësi Nimic
Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se Maqedonia mbetet që gjatë periudhës së ardhshme të shoh se çfarë propozimi do të japë ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic për çështjen e emrit.
Ai këtë e deklaroi pas takimit me ambasadorin e sapoemëruar amerikan në Maqedoni, Filip Riker dhe pas takimit informativ me presidentin Branko Cërvenkovski për çështjen e emrit.
“Gjatë periudhës së ardhshme mbetet të shofim se çfarë propozimi do të jap Nimic. Siç është e njohur ka paralajmërime për propozim të ri, për të cilin jemi në pritje për tu njohur”, deklaroi kryeministri Gruevski, duke mos detaje të tjera lidhur me takimin informues me presidentin Cërvenkovski.
Ai tha se në takimin e parë me ambasadorin amerikan Filip Riker ka pasur bisedë interesante për të gjitha çështjet e rëndësishme lidhur me Maqedoninë dhe SHBA-të.
“Nga ana jonë kemi reafirmuar pozitën për anëtarësim në NATO dhe BE dhe për partneritetin strategjik me SHBA-të, ndërsa kemi hapur edhe diskutime për çështje të ndryshme”, deklaroi Gruevski. Ai shprehur bindjen se Maqedonia do të ketë bashkëpunim të mirë me ambasadorin e sapoemëruar amerikan.
(netpress/INA)
Krijoni Kontakt