Close
Faqja 12 prej 25 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 249
  1. #111
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski: Jemi në pritje të emrit të ri nga ndërmjetësi Nimic

    Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se Maqedonia mbetet që gjatë periudhës së ardhshme të shoh se çfarë propozimi do të japë ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic për çështjen e emrit.

    Ai këtë e deklaroi pas takimit me ambasadorin e sapoemëruar amerikan në Maqedoni, Filip Riker dhe pas takimit informativ me presidentin Branko Cërvenkovski për çështjen e emrit.

    “Gjatë periudhës së ardhshme mbetet të shofim se çfarë propozimi do të jap Nimic. Siç është e njohur ka paralajmërime për propozim të ri, për të cilin jemi në pritje për tu njohur”, deklaroi kryeministri Gruevski, duke mos detaje të tjera lidhur me takimin informues me presidentin Cërvenkovski.

    Ai tha se në takimin e parë me ambasadorin amerikan Filip Riker ka pasur bisedë interesante për të gjitha çështjet e rëndësishme lidhur me Maqedoninë dhe SHBA-të.

    “Nga ana jonë kemi reafirmuar pozitën për anëtarësim në NATO dhe BE dhe për partneritetin strategjik me SHBA-të, ndërsa kemi hapur edhe diskutime për çështje të ndryshme”, deklaroi Gruevski. Ai shprehur bindjen se Maqedonia do të ketë bashkëpunim të mirë me ambasadorin e sapoemëruar amerikan.


    (netpress/INA)
    Sui generis

  2. #112
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski:Referendumi në fund do të vendos për çështjen e emrit

    Kryeministri Nikolla Gruevski në një fjalim drejtpërdrejt për mediat ka drejtuar akuza në adresë të presidentit Branko Cërvenkovski dhe ka sqaruar pozicionimet e Qeverisë lidhur me çështjen e emrit.

    “Bëhet fjalë për akuzat dhe shpifjet e papritura të hedhura nga ana e zotit Branko Cërvenkovski disa orë mbrëmë pas një takimi të realizuar. Maqedonia është në fazën përfundimtare të ciklit të bisedimet që po udhëhiqen në OKB-së me ndërmjetësim të Metju Nimic dhe këto bisedime janë të rëndësishme për Maqedoninë”, theksoi kryeministri Gruevski.

    Sipas tij, këto bisedime nuk janë diçka që dikush të ndërtojë karrierë politike dhe të promovohet si lider i ardhshëm opozitar, nuk janë bisedime që duhet të tregtohet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

    “Këto janë bisedime që duhet të bashkohemi së bashku me aleatët tanë, pa asnjë rezervë të gjejmë zgjidhje më të mirë duke u bazuar në interesat shtetërore”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski.

    Ai tha se në mbledhjen një javore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i është ofruar shansi që presidenti me pjesëmarrjen e tij të shfrytëzojë mundësitë për të gjetur një zgjidhje në procesin për emrin.

    Gruevski ka pyetur publikisht presidentin Cërvenkovski se çka do të përfitojë ai nga përhapja e energjisë negative dhe rritjen e tensioneve për çështjen e emrit dhe çka do të fitojë shteti?

    Ai paralajmëroi se referendumi do të jetë procesi i fundit që ka të bëjë me çështjen e emrit, ku qytetarët do të shprehin zërin e tyre.

    “Kam propozuar dhe premtuar se për problemin e emrit më në fund duhet të dëgjohet zëri i popullit nëpërmjet referendumit. Nuk ka guxim më të madh dhe demokraci më të madhe që për një çështje të tillë kruciale të vendosin qytetarët. Kryeministri Gruevski në paraqitjen e tij publike i ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

    (INA)
    Sui generis

  3. #113
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski i kërkon Nimiç të dorëzojë propozimin e ri për emrin

    SHKUP - Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski kërkon propozimin e ri të emrit nga ndërmjetësi Metju Nimiç. Gruevski i ka kërkuar Nimiçit të adresojë variantin e tij për çështjen e emrit të Maqedonisë në qeverinë greke dhe atë maqedonase. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta greke “Elevteros Tipos”. Gazeta duke cituar burime diplomatike nënvijëzon se është e mundur që ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimiç së shpejti të vizitojë Athinën dhe Shkupit, duke u dorëzuar propozimin e ri për emrin liderëve politik të vendit, prej të cilëve do të kërkonte edhe pranimin ose jo të këtij propozimi. Burimet e njëjta paralajmërojnë dilemën se një kërkesë të tillë Gruevski e ka bërë pas konsultimeve me diplomacinë amerikane.


    (a.s/Balkanweb/INA)
    Sui generis

  4. #114
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Beer:Çështja e emrit të debatohet në Parlament

    Euro-deputetja Anxhelika Ber e ka mbështetur edhe idesë së Kryeministrit Nikolla Gruevski që për emrin të deklarohen qytetarët përmes referendumit.
    Kontesti rreth emrit me Greqinë duhet të jetë çështje e hapur dhe për të, të debatohet edhe në parlament. Kështu shprehet euro-deputetja, Anxhelika Ber, e cila i jep mbështetje edhe idesë së Kryeministrit që për emrin të deklarohen qytetarët përmes referendumit.

    "Mendoj se është çështje e cila duhet të jetë publike, që me qëllim që të gjendet një bazë e përbashkët, një kompromis. Ndryshe ajo zgjidhje nuk do të ishte funksionale. E para debati në parlament do të ishte i mirë, gjithashtu edhe çështja e referendumit për shembull do të ishte mënyrë e mirë për të gjetur zgjidhje", tha euro-deputetja, Anxhelika Ber.

    "Më la përshtypje sugjerimi I zonjës Ber se për këtë çështje dhe për dallimet në Maqedoni, të cilat kohëve të fundit dolën edhe në opinion, duhet të diskutohet në parlament. Ishte e befasuar se pse për këto çështje nuk diskutohet në parlament", kryetari I PRSD-së Tito Petkovski.

    Ndryshe nga Petkovski, deputeti I VMRO-DPMNE-së,Nikollovski shprehet se nuk ka se për çfarë të diskutohet në Parlament, sepse sipas tij nuk ka propozim konkret.
    "Në rast se dëshironi të bisedoni, duhet të keni se për çka të diskutoni. Për fat të keq në këtë moment pozicionet të cilat I ka Republika Greke janë largë zgjidhjes.. Ashtu që ne nuk kemi se për çka të diskutojmë. Atë që eventualisht do ta kishim diskutuar që për momentin është qëndrim grek, do të ishte në kundërshtim të madh me interesat shtetërore dhe nacionale të Maqedonisë', tha deputeti i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski.

    Me eurodeputetin, Ber u takua edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti i cili gjatë këtij takimi ka shprehur qëndrimin e partisë së tij, se BDI mbështet emrin kushtetues të Maqedonisë.Ahmeti ka thënë se duhet të ketë zgjidhje të shpejtë për të mos ngecur procesi euro-integrues.


    Alsat
    Sui generis

  5. #115
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    LSDM kërkon që liderët të bisedojnë për emrin

    Lidhja socialdemokrate në takimin e nesërm të liderve të partive më të mëdha të vendit do të propozojë të bisedohet për çështjen e emrit.
    "Besojmë se kryeministri me sjelljen e tij joserioze nuk do të jep propozime më të këqija se ndërmjetësi Metju Nimic që të çojë bisedimet në rrugë pa zgjidhje", tha zëdhënësi i LSDM Emilian Stankoviq.
    Sipas tij kryeministri Gruevski në 20 muaj e qeverisjes së tij manipulon me qytetarët duke izoluar vendin.
    "20 muaj ka heshtur ndërsa dje tha se i duhet edhe një ditë. Kjo ditë është nesër. Do ta presim qëndrimin e kryeministrit Nikolla Gruevski në takimin e nesërm të liderëve", theksoi Stankoviq.


    Alsat
    Sui generis

  6. #116
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Milloshoski nuk komenton rreth propozimit të ri për emrin

    Shefi i diplomacisë maqedonase Milloshoski nuk deshi të komentoj qëndrimin e qeverisë sa i përket propozimit të ri të ndërmjetësit për emrin Metju Nimic, i cili duhet të arrijë së shpejti, me arsyetim se propozimi akoma nuk është dorëzuar zyrtarisht.

    Ai porositi që mos t'i jepet konotacion politik kësaj çështje ndërsa nuk munguan kritikat edhe ndaj presidentit të shtetit për takimet në Nju Jork që ka zhvilluar në mungesë të tij. Sipas Milloshoskit takimet e tilla dëmtoj imazhin e shtetit.
    “Përderisa zgjidhja apo oferta zyrtare nuk dorëzohet, nuk do të komentojmë. Unë vetëm do thoja se ky debat nuk duhet shumë të politizohet. Për fat të keq zotëri Crvenkovski në Nju Jork kishte mundësinë së bashku me mua t'i paraqesë qëndrimet tona por ai zgjodhi atë ta bëj në katër sy. Ishte një lëshim nga ana e tij, i cili vlerësoj se nuk do të përsëritet në të ardhmen”, deklaoi Antonio Milloshoski, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
    Ndërkaq, homologu i tij kroat Jandrokoviq shpreson në arritjen e shpejt të kompromisit mes Greqisë dhe Maqedonisë me qëllim të anëtarësimit në NATO.
    “Kroacia ka mbështetur dhe vazhdon të mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO . Ne pranuam Maqedoninë me emrin kushtetues dhe shpresojmë se me Greqinë do të gjendet kompromis që të mund Maqedonia ta vazhdoj rrugën për në NATO”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq.
    Komentet u bënë pas takimit të dy homologëve të cilët marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë dhe Kroacisë i vlerësuan pozitivisht.


    Alsat
    Sui generis

  7. #117
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shefer:Pa zgjidhur emrin nuk ka ftesë për NATO

    Vendimi i Bukureshtit për NATO-n përbën një bazë mbi të cilën duhet të veprojë Alenca, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Shefer pas takimit me presidentin Cërvenkovski.
    NATO nuk mund ta ftojë Maqedoninë të bëhet vend anëtar dhe as të ndryshojë qëndrimin e marrë në Samititin e Bukureshtit pa u zgjidhur çështja e emrit. Këtë i përsëriti Sekretari i Përgjithshëm Jap de Hop Shefer Presidentit të Maqedonisë Branko Cërvenkovski në takimin që zhvilluan në selinë e Aleancës në Bruksel.

    "Vendimi i Bukureshtit qëndron dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë. Dhe ju e dini se çfarë vendosën aleatët atje. Unë mund ta kuptoj se ishte një zhgënjim por është gjithashtu një fakt i jetës që në Bukuresht u morr një vendim i cili për NATOn përbën një bazë mbi të cilën duhet të veprojë.", deklaroi Jaap de Hoop Scheffer.

    Pasi u informua nga Cërvenkovski mbi negociatat e reja në Nju Jork për emrin, Shefer shprehu shpresën e tij që të mund të gjendet një zgjidhje.

    Një tjetër problem që u prek nga të dy ishte mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet e fundit në Maqedoni.

    "Pikë së pari dua të them se nuk ka mbetur asnjë person në Maqedoni që nuk është zhgënjyer nga mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet në qershor dhe ky është një fakt. Por në këtë moment nuk ka asnjë kusht tjetër që ne duhet të përmbushim për tu bërë anëtarë të NATOs përveç çështjes së emrit.", tha presidenti Branko Cërvenkovski.

    Jaap de Hoop Scheffer ftoi autoritetet maqedone të ndreqin parregullsitë zgjedhore. "Një nga elementët e rëndësishëm të procesit të reformave është sigurisht edhe reforma zgjedhore. Kjo gjë nuk duhet të bëhet pengesë në rrugën tuaj", shtoi ai.

    Në lidhje me problemet e komunikimit së fundmi mes Presidenti dhe Kryeministrit, Shefer u përgjigj se nuk i takon atij të përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë.

    "Zakonisht i qëndroj shumë larg përgjigjes së pyetjeve se kush jeton me kë në çështjet e bashkëjetësës politike. Më seriozisht unë si Sekretar i Përgjithshëm nuk do të ndërhyj në politikat e brendshme. Por ajo që është e rëndësishme është që ç'do vend që aspiron për anëtarësim në NATO dhe njësoj në BE duhet të ketë një kulturë normale demokratike.", thekkoi Shefer.

    I pyetur nga Alsat nëse e ka marrë letren e PDSHsë me ankesat për shkelje të ligjit të amnistisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATOs u përgjigj se nuk e mohon që ka dëgjuar për një letër të tillë por se nuk e ka marrë ende atë prandaj edhe nuk preferon ta komentojë.


    Alsat
    Sui generis

  8. #118
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Propozimi i Nimicit, bazë për pyetje në referendum

    Versioni përfundimtar i propozimit të mediatorit Metju Nimic për emër kompromisi, që do të shpaloset javën e ardhshme, do të jetë bazë për votimin në referendum në Maqedoni.
    Këtë mbrëmë e lajmëroi televizioni "A2", duke saktësuar se mediatori Nimic tashmë e ka hartuar propozimin, të cilin më 6 tetor në formë të shkruar në Nju-Jork do t`ua dorëzojë palëve negociatore.

    Sipas paralajmërimeve, kryeministri Gruevski menjëherë në seancë qeveritare do ta shqyrtojë ofertën e ndërmjetësuesit të KB-ve, e më pas me propozimin do të njoftohen edhe liderët e partive politike.

    Kjo do të jetë bazë për votimin në referendum dhe pajtueshmëri nga populli lidhur me atë nëse është e pranueshme pakoja e ndërmjetësuesit, si zëvendësim për anëtarësimin në NATO, lajmëron "A2".

    Një zyrtar i lartë i paemërtuar qeveritar për burimin e njëjtë deklaroi se është i bindur në epilog pozitiv në prononcimin në referendum.

    Burimet e njëjta, e hedhin poshtë mundësinë se me referendumin Maqedonia do t`i lëshojë shanset për në NATO dhe se nuk përjashtohet mundësia që në mars ose prill të vitit të ardhshëm të fitohet ftesë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, si rezultat i kompromisit me Greqinë.

    /Makfaks/
    Sui generis

  9. #119
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Të hënën takimi i liderëve për emrin

    Të hënën në Shkup do të zhvillohet takimi i liderëve të katër partive më të mëdha politike ku do të diskutohet për çështjen e emrit.

    Në takimin e thirrur nga kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ku janë të pranishëm liderët e LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe presidenti i vendit Branko Cërvenkovski.

    Takimi zhvillohet para negociatave midis ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimic dhe dy palëve negociuese greke dhe maqedonase, të caktuara kah mesi i javës së ardhshme ku pritet të prezantohet propozimi final për zgjidhjen e kontestit të emrit.

    VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski përmban propozimin e formulës së dyfisht, ku në planin ndërkombëtarë dhe në raport me Greqinë të përdoret një emër i ri do të dal nga kompromisi me palën greke, ndërsa në marrëdhëniet dypalëshe dhe brenda vendit të përdoret emri kushtetues Republika e Maqedonisë.

    Lidhja Social Demokrate (LSDM) dje doli me propozim konkret për zgjidhjen e kontestit të emrit, me të cilin siç thuhet nuk rrezikohet identiteti nacional, gjuha dhe kultura maqedonase.

    BDI njoftoi se mbështesin emrin aktual kushtetues, por sipas kësaj partie do të mbështesin çdo zgjidhje të re të përbashkët. Edhe PDSH ka bërë të ditur se me rëndësi të veçant për vendin është zgjidhja e problemit, që të mos bllokohen proceset evrointegruese të Maqedonisë.

    (INA)
    Sui generis

  10. #120
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Milloshoski:Nuk presim shumë nga takimi i liderëve

    Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi se nuk do të ketë pritje të mëdha nga takimi i së hënës mes liderëve të partive kryesore, presidentit dhe kryeministrit.

    Milloshoski është shprehur i rezervuar lidhur me zhvillimin e këtij takimi, i cili i paraprinë një raundi të ri të bisedimeve, që konsiderohet të jetë një nga ato të fundit për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Shkupit dhe Athinës.

    Ai ka kritikuar qëndrimin e shprehur të opozitës maqedonase, Lidhjes Social Demokrate për propozimin e bërë për emrin, sipas të cilit referenca IRJM dueht të zëvendësohet me një emër të ri me përmbajtje gjeografike pa u rrezikuar identiteti kombëtar, gjuha dhe kultura maqedonase. “Opozita duhet të ketë të qartë se çka nënkupton paraqitja e një pozicioni në public në periudhën kur vendi është në negociata intensive”, deklaroi Milloshoski. Pas takimit të liderëve, të mërkurën ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimic do të zhvillojë takim të përbashkët në Nju Jork me palët negociatore të Greqisë dhe Maqedonisë.


    (INA)
    Sui generis

Faqja 12 prej 25 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga BOKE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •