Pasi: Kontesti për emrin është iracional
Ish-Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Solomon Pasi deklaroi se kontesti për çështjen e emrit është iracional, por pengesë për integrimin e Maqedonisë në NATO.
Pasi, i cili tash kështilltar në qeverinë e Maqedonisë, theksoi se Maqedonia plotësishtë i ka përmbushur kriteret për në NATO, por kontesti për emrin, është pengesa e vetme në këtë proces.
Ai theksoi se përkrahja bullgare për pranimin e Maqedonisë në Aleancë në ditët e fundit shkon deri atje që në të gjitha bisedimet dhe takimet zyrtare në NATO, përfaqësuesit bullgarë theksojnë se integrimi i Bullgarisë në NATO nuk do të jetë i plotë derisa në Aleancë nuk hyn edhe Maqedonia.
Këto komente Pasi i bëri në forumin "Edukim për paqe dhe siguri" që u mbajt dje në organizim të disa asociacioneve joqeveritare nga sfera e NATO-integrimeve.
(INA)
Krijoni Kontakt