Close
Faqja 22 prej 25 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 249
  1. #211
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndërmjetësi Nimic në Shkup

    Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara (KB) në kontestin për emrin Metju Nimic sot pasdite do të zhvillojë një takim pune me ministrin e Jashtëm Antonio Milloshoski. Vizita e tij në Shkup, vijoi pas bisedimeve që zhvilloi me ambasadorët e dy shteteve, Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis, më 22 qershor në selinë e Kombe të Bashkuara në Gjenevë. Pas takimit me negociatorët Jolevski dhe Vasilakis, ndërmjetësi Metju Nimic tha se ka ardhur koha për intensifikimin e bisedimeve për gjetjen e ndonjë zgjidhje kompromisi për çështjen e emrit. Gjatë ditës së nesërme Nimci pritet të takohet edhe me presidentin Ivanov dhe me kryeministrin Gruevski.
    Pas vizitës në Shkup, Nimic bisedimet do t’i vazhdojë në Athinë, ku do të takohet me krerët më të lartë politik të Greqisë.

    Alsat
    Sui generis

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar RaPSouL për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #212
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nimic nesër deklarohet për emrin

    Ndërmjetësuesi i KB-së për kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit, Metju Nimic, sot në Shkup realizoi një takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski.

    Pas takimit, i cili zgjati pothuaj një orë e gjysëm, Nimici tha se deri nesër nuk do të japë kurrëfarë deklaratë.

    "Me ministrin kishim bisedë shumë të mirë dhe të gjatë. Do të flas nesër, e jo sot", theksoi Nimic, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse ka ardhur në Maqedoni me propozim të ri.

    Ai nesër do të ketë takime të ndara me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Pas takimit me Gruevskin në Qeveri do të mbajë konferencë për shtyp.

    Nimic pastaj do të udhëtojë për në Athinë, ku do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme Dora Bakojani dhe nga negocuesi Vasilakis.

    (INA)
    Sui generis

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar RaPSouL për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #213
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çështja e emrit, Nimic kërkon modifikime

    Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në kontestin rreth emrit të Maqedonisë, Metju Nimic, në bisedimet e sotme me kreun shtetëror në Shkup propozoi ndryshime të caktuara të propozimit të fundit për emrin të dhënë në tetor të vitit të kaluar.

    "Kryeministrit i propozova ndryshime të caktuara të propozimit të tetorit dhe kërkova nga Qeveria që të mendojë për këtë pako në tërësi, së bashku me ndryshimet", dekalro Nimici pas takimit me kryeministrin Nikola Gruevski.

    I pyetur se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë ai nuk dha asnjë detaj, sepse, siç tha, në opinion nuk është bërë publik as propozimi.

    Nimici paralajmëroi se për ndryshimet e propozuara do të bisedojë edhe me ministren greke të Punëve të Jashtme Dora Bakojani dhe me negocuesin Adamantios Vasilakis në Athinë ku largohet pasdite. Ndërmjetësuesi Nimic paraprakisht u takua edhe me presidentin Gjorgje Ivanov.

    Ai mbrëmë është takuar edhe me negociatorin maqedonas, Zoran Jolevski, dhe me shefin e diplomacisë, Antonio Milloshoski, por nuk janë dhënë detaje për rrjedhën e bisedimeve.

    (INA)
    Sui generis

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar RaPSouL për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #214
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Karamanlis dërgon porosi për Shkupin dhe Ankaran

    Kryeministri grek Kostas Karamanlis sot sërish fajsoi autoritetet maqedone për nacionalizëm dhe për ndryshimin e historisë.
    Karamanlis nga foltorja e Kongresit të tetë të trakasve, që mbahet në qytetin verior të Komotinit akuzoi Shkupin për "nacionalizëm, sjellje provokuese dhe për qëndrim të ngurt".
    "Për herë të fundit dua t'i drejtohem Shkupit dhe të përsëris se historia shekullore as nuk fshihet e as që shkruhet përsëri. Përsëris se për çështjet kombëtare Greqia ka qëndrime të qarta dhe nuk do të lëshojë pe për as një hap", theksoi Karamanlis.
    Ai në kongres dërgoi porosi edhe për Turqinë, duke theksuar se "rruga evropiane çon drejt respektimit të obligimeve ndërkombëtare".
    "Ne grekët duam që Ballkani të jetë regjion i stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë. Drejtimi ynë është e drejta ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare dhe respektimi i ndërsjellë" tha Karamanlis.

    (MIA)
    Sui generis

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar RaPSouL për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #215
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Greqia sot do t'i përgjigjet Nimicit për propozimet e fundit

    Përfaqësuesi grek në bisedimet për emrin, Ademantios Vasilakis, sot në Nju-Jork, ndërmjetësit të KB-së, Metju Nimic do t'ia dorëzojë përgjigjen e Athinës për pakon e tij të fundit të ideve që e prezantoi gjatë vizitës së korrikut në Maqedoni dhe në Greqi.
    Nimic, deri në fund të javës duhet t'i marë edhe qëndrimet e Maqedonisë nga ambasadori, Zoran Jolevski, i cili këto ditë ishte në Shkup, në konsultime me kreun shtetëror për definimin e përgjigjes që duhet t'i parashtrohet ndërmjetësit.
    Gazeta "Katimerini" sot kumton se Athina, në parim, është e kënaqur nga pakoja e fundit e ideve të Nimicit, në të cilat, siç pohon, zgjidhja bazohet në emrin "Republika veriore e Maqedonisë". gazeta vlerëson se ka sinjale pozitive ngaqë propozimet janë të pranueshme edhe për Shkupin.
    problem më i madh, shkruan "Katimerini", tani është se si do të përdorej emri i mundshëm i kompromisit. Greqia dëshiron që ai të jetë për përdorimin e përgjithshëm ndërkombëtar, përderisa Maqedonia insiston që ato vende të cilat e kanë pranuar nën emrin kushtetues, të vazhdojnë ta përdorin.
    mediumet greke paralajmërojnë se pas marrjes së përgjigjeve, Nimic do të formulojë propozim të ri të plotësuar,. që së shpejti do t'ua prezantojë të dyja vendeve.
    Ndërmjetësi i KB-së, pas vizitës së korrikut në Maqedoni dhe në greqi, shfaqi optimizëm se është i mundshëm përfundimi i problemit shumëvjeçar.
    "Tek të dyja palët ekziston dëshirlë e fuqishme për gjetjen e zgjidhjes, e cila do të jetë e interesit të përbashkët. Besoj se jemi shumë afër gjetjes së zgjidhjes dhe për këtë arsye jam më tepër optimist se më parë", deklaroi Nimic.
    megjithatë, në mungesë të informatës zyrtare për përmbajtjen e propozimeve të tij, që të dyja palët formalisht mbeten në pozicionet e tyre të vjetra - maqedonia për "formulën e dyfishtë" ndërsa Greqia pëe emër për përdorim të përgjithshëm "erga omnes".

    /mia/
    Sui generis

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar RaPSouL për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #216
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nimici mendon për propozim të modifikuar për emrin

    Ndërmjetësi i OKB-së për emrin Metju Nimic po mendon për një pako të modifikuar të ideve për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Athinës dhe Shkupit.

    Në pakon e propozimeve të reja do të përfshihen vërejtjet dhe propozimet e prezantuara nga palët negociatore që janë të prezantuar nga maqedonasi Zoran Jolevski dhe ai grek Adamantios Vasilakis, të cilët u takuan këtë javë me ndërmjetësin Nimic në Nju Jork.

    Gazeta greke “Impresia” shkruan se pakoja e modifikuar do të bazohet kryesisht në idetë e ndërmjetësit Nimic, i cili prezantoi ato gjatë vizitës së tij të fundit muajin e kaluar në Shkup dhe Athinë.

    Siç bëjnë të ditur mediat greke, ndërmjetësi i OKB-së planifikon që të përshpejtojë procesin e negociatave për emrin, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Gazeta “Etnos” shkruan se baza e pakos së re sërish do të jetë emri “Maqedonia Veriore”, por duhet të precizohet përdorimi i këtij emri.

    (INA)
    Sui generis

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar RaPSouL për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #217
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    MPJ: Mediat greke spekulojnë për rrjedhën e negociatave për emrin

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë përmes një komunikate për media njoftoi se me kujdes të posaçëm duhet të interpretohen porosi të caktuara, të cilat publikohen në disa media greke lidhur me kontestin bilateral rreth emrit kushtetues të Maqedonisë.

    "Pasi gjendemi në një moment të rëndësishëm dhe serioz nga dialogu, i cili po zhvillohet nën patronazhin e ndërmjetësuesit Metju Nimic, lidhur me kontesin me emrin kushtetues të Maqedonisë, njoftojmë se duhet me kujdes të posaçëm të intepretohen porosi të caktuara, të cilat i publikojnë disa media greke lidhur me kontestin bilateral", thuhet në kumtesën e MPJ-së.

    Shpesh ndodh që disa media greke, shtojnë nga MPJ-ja, me qëllim publikojnë infromata ose spekulime të caktuara, të cilat kanë për qëllim ta defokusojnë vëmendjen e opinionit ose ta devalvojnë pozitën e njërës palë në kontesin.

    Për këto shkaqe, edhe një herë MPJ-ja përmend se nga pala e Maqedonisë, i dërguari i posaçëm i Republikës së Maqedonisë, ambasadori Zoran Jolevski është ai, deklaratat e të cilit janë relevante dhe i shprehin pozitat e shtetit lidhur me kontestin me emrin.

    (INA)
    Sui generis

  14. #218
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fuere i kundërpërgjigjet Gruevskit

    Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere i është kundërpërgjigjur kryeministrit Nikolla Gruevski lidhur me referendumin për emrin. “Ju i keni dëgjuar tashmë të gjitha porositë që kanë ardhur nga komisionioneri për zgjerim Oli Rhen dhe Havier Solana se cfarë mendojnë ata për idenë dhe organizimin e referendumit. Sidoqoftë prap po themi se është një çështje që duhet të vendosë vetë vendi. Nëse prapë në fund vendoset që të organizohet referendum neve presim që ky referendum dhe vetë Qeveria të sigurojnë klimën më të mundshme, më të mirë dhe më pozitive me qëllim që gjërat të rrjedhin ashtu siç duhet dhe gjithë kjo para se të organizohet, të arrihet konsenzus midis të gjitha partive politike për shkak se flasim për një çështje që është shumë e ndjeshme dhe është shumë me rëndësi që vetë qytetarët të udhëzohen mirë para se të organizohet”, ka theksuar Fuere, duke shtuar se është pak herët të mendohet për çështjen e referendumit sepse sipas tij, ekzistojnë edhe shumë ura tjera që duhet të kalohen.

    (INA)
    Sui generis

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar RaPSouL për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #219
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vankovska: Kam frikë nga zgjidhja e shpejtë për emrin

    Zgjidhja e mundshme e kontestit për emrin deri në fillim të dhjetorit do të jetë e ngutshme, kurse opinioni i Maqedonisë do ta përjetojë si një dhembje, thotë në deklaratën për Televizionin ALSAT, profesoresha Biljana Vankovska. Ajo konsideron se takimi mes Gruevskit dhe Papandreut në Bruksel është rezultat i presionit të fortë ndërkombëtar, veçanërisht ndaj Maqedonisë.
    ”Nëse ka njëfarë zgjidhje ajo do të jetë aq e dhunshme sa që mendoj se maqedonasit do të përjetojnë dhembshëm kështu që do të jetë kundër-produktive. Mendoj se është ideale një mini-marrëveshje për një kohë të caktuar në të cilën Gruevski do të obligohej që në ato afate kohore ta respektojë atë që i ka premtuar popullit dhe atë që u ka premtuar të huajve”, deklaroi profesoresha Biljana Vankovska.
    Duke folur për referendumin, Vankovska tha se Gruevski tani është futur në istikamet e veta dhe është shumë vështirë të largohet nga ajo që premtonte se nuk do të ofrojë zgjidhje për emrin pa shkuar në referendum.
    “Një gjasë e vogël për të dalë nga ky kurth me siguri është referendumi konsultativ. Është fakt se ai partnerëve të vet ndërkombëtar, do t’u thotë, po unë do ta konsultoj popullin, por vendimi megjithatë do të jetë nga udhëheqja e shtetit. Është shumë vështirë që në orën dymbëdhjetë pa pesë, të shpresoni në një zgjidhje ideale dhe kjo mua më frikëson”, theksoi Vakovska.
    Për profesorin Dimitar Mirçev si prioritet shtetëror në këtë moment nuk duhet të jetë nëse do të ketë ose jo referendum lidhur me këtë çështje.
    ”Çështje parësore është që të arrihet njëfarë kompromisi, i cili do të jetë i pranueshëm. Çdo kompromis për të dy palët i ka anët e veta të mira dhe të dobëta dhe unë shpresoj se qeveria e jonë, shteti, do ta respektojë disponimin dhe qëndrimet e opinionit tonë”, deklaroi Mirçev.
    Ndërkohë Vankovska konsideron se njëri nga fajtorët kryesor për këtë situatë të krijuar, është ndërmjetësi Metju Nimic, i cili sipas saj, nuk e ka kryer me sukses punën dhe aspak nuk ka treguar rezultate deri më tani.

    Alsat
    Sui generis

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar RaPSouL për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #220
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Postime
    16
    eshte nje pyetje e cila ne vete ngerthen shum pergjigje por vetem njera eshte e vertet e cka do te thot se ne jemi shqiptar po pse po mundohemi ta cveshim petkun e shqiptaris e jo te mburremi me at qka jemi.
    eshte me se e vertet se jemi shqiptar dhe se ne kto troje datojm shum me heret se te ishin maqedonasit po ku jan ata historianet tan qe heshtin dhe nuk ngren ze kunder kesaj padrejtesie po ku jan ata politikanet tane te ci;et mburren me ate se jan shqiptar dhe mashtyrojn popullin e mjer me mashtrimet e tyre klasike ku eshte i madhi si quhet Ali ahmeti i cili shitej patiot luftonte per popullin shqiptar e tash eshte futur ne rrugen epolitikes se felliqur dhe po mburet me ate se po ban marveshje me vmrn e cila ashte nje produkt i uidbes dhe se piksinim e ka shkatrrimin e shqiptareve po ku jan ata politikanet tjere te cilet po ne ket menyr shiten patriot te kombit shqiptar nje fjale e urte thot se trim asht ai qe qet pushk per vatan e jo ai qe qet pushk per te mar hakun e vellait .
    te gjitha keto u harruan na u be nje fyrje ne sy dhe nuk po mund ta kuptojm kush na e beri shqiptaret e shitur apo maqedonasit nuk po mund te kuptojm ende se kush eshte trathtari nuk po mund te dime se nga ksuh te mrohemi nga shqoiptaret apo nga maqedonasit nuk po e njohim armikun .
    pse nuk ngriten ne kemb patriotet e vertet qe i mbrojn interesat e shqipetareve interesat e kombit po me ket po tregojm se nuk po egostojn patriotet nuk po egzistojn forcat mbrojtese intelektuale te kombit shqiptar .te gjith kemi nje flamur te gjith kemi nje shqiponj pse nuk po mund te themi si i madhy yn PASHKO VASA mos shikoni kisha e xhamia se fe e shqiptarit eshte shqiptaria jemi ne te njejten gjendje ku jan forcat e reja pse po heshtim ku jemi ne rinia spe poo asimilohemi dit e me teper .
    pse po na ndodhin kto fyerje te poshtera te cilat po na iritojn po spo i kushtojm rendesi ku kjo eshte qeshtje e rendesishme per xhdo njeri qe e ndjen veten te pakten shqiptar

    O VLLEZER E MOTRA NE JEMI SHQIPTAR


    ne kemi histori ne kemi te kaluar ne kemi identitet ne kemi bagazh te madh te njerezve te medhej po ku jemi ne pse spo behemi edhe me te medhej se ata ju ftoj ne bashkim komtar ju ftoj qe te mbroj idenititetin e kombit shqipetar ju bej thirrje edhe vellezerve dhe motrave kosovar se edhe ata jan nje gjak nje emer nje komb sikur ne jan shqiptar ore mos te kerkjn identitet tjeter sepse e kan identitetin e tyre jane shqiptar herdo kur do jemi SHQIPERIA E MADHE edhe ne qofte nuk ddo mundemi me teritor po me zemer o shqipetar te zgjohemi nga gjumi e kemi amanet nga te medhejt e kemi amanet nga shqipetaret ndaj shqipetareve ndaj atetheut .
    ku jeni o shqipetaret e atdheut tash e kemi rastin per tu kundervi padrejtsive qe po na behen me vite te tera tash e kemi rastin qe ne te jemi ata qe jemi shqipetar .
    maqedonasit po mundohen ta ndryshojn dentitetin e tyre po mos harroni o politikan shqiptar e o intelektual se edhe nejetojm ne keto teritore edhhe ne jemi bashkeshtetas kemi rol kemi fuqi por si duket ne kemi fuqi veten ndaj vellezerve tan kemi fuqi shqiptaret ndaj shqiptareve .
    kjo eshte mjerimi kafshat qe skaperdihet ta zen frymen e te zen trishtimi eshte o vellezer mjerimi jemi ne te njeten situat a spo e kuptojm se po mundohen te na zhduin por na u ka then rasti qe te dalim fitimtar te shpetojm ne ket stuhi e cila eshte krijuar pse se shfrytezojm ket rast kjo eshte thirrje qe te jemi ne ata qe jemi mjaft me genjeshtra patriotike atdhedashese po le te fillohet te punohet per at dashuri te veprohet ne emer te asaj dashurije dashuris se atdheut te jemi ata qe jemi
    JEMI SHQIPTAR ME SHUM MBURRJE E SHUM KRENARI . kerkoj falje per gabime teknike

Faqja 22 prej 25 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga BOKE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •