Close
Faqja 2 prej 25 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 249
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ta Nea:Nuk priten rezultate nga bisedimet e reja për emrin

    Gazeta e njohur greke “Ta Nea” shkruan sot se nuk priten rezultate pozitive në bisedimet e ardhshme për çështjen e emrit që do të mbahen më 14 dhe 15 gusht në Nju Jork.

    Sipas gazetës, gjasat janë tejet minimale për të pasur një rezultat pozitiv në takimin e paralajmëruar midis ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic dhe përfaqësuesve të grupeve negociatore të Shkupit dhe Athinë, transmeton agjencia e lajmeve netpress.

    “Pritjet për ndonjë rezultat në takimin e radhës janë shumë minimale, për shkak të retorikës së skajshme të Shkupit dhe pretendimet e reja për të qenë pjesë e agjendës së negociatave. Ndërmjetësi Nimic është i njohur edhe për krizën në raportet midis presidentit Branko Cërvenkovski dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, letrat e kryeministrit Gruevski drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë për çështjen e pakicës maqedonase në Greqi. Sipas burimeve diplomatike, edhe optimistët më të mëdhenjë nuk presin dalje nga ky qorrsokak i krijuar dhe nuk priten ide dhe propozime të reja për zgjidhje”, shkruan gazeta prestigjioze greke “Ta Nea”.


    (INA)
    Sui generis

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kriza për emrin, propozohet “Maqedonia veriore”

    “Maqedonia veriore” duket se do të jetë propozimi i radhës i ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimiç për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë. Ndërkohë televizioni “Kanal5”, referuar burimeve diplomatike, tha se javën tjetër Nimiç do të bëjë një tjetër vizitë në Shkup dhe Athinë.

    SHKUP - Gazetat greke “Katimerini” dhe “To Vima” sot kanë shkruar se Nimiç ka menduar të japë një tjetër propozim për emrin e Maqedonisë. “Maqedonia veriore” do të jetë emri që ndërmjetësi i OKB-së do ti paraqesë të dyja palëve, asaj maqedonase dhe palës greke. Sipas këtyre gazetave Nimiç pretendon të arrijë ndonjë zgjidhje të mundshme të çështjes në muajin shtator.
    Ndërkohë sipas televizionit “Kanal5” e cila u ëhstë referuar burimeve diplomatike, Nimiç do të bëjë një tjetër vizitë në Shkup dhe Athinë në javën që vjen.
    Këtë javë, konkretisht në datat 14 dhe 15 gusht, Nimiç do të zhvillojë takime në Neë York me palët negociatore, atë greke të udhëhequr nga diplomati Adamantios Vasilakis dhe maqedonase të udhëhequr nga Nikola Dimitrov.
    Ndërmjetësi i OKB-së do të njihet me qëndrimet e dyja palëve për zgjidhjen e çështjes së emrit, pas fushatës së fundit në planin diplomatik midis zyrtarëve të të dyja vendeve. “Pasi të dëgjojë të dyja palët negociatare, Nimiç planifikon të bëjë një vizitë në rajon për të biseduar me krerët shtetëror për arritjen e një kompromisi”, bën të ditur “Kanal5”.
    Sipas mediave greke, përshpejtimi i procesit është nxitur nga administrata amerikane, e cila kërkon zgjidhje të shpejtë të emrit, me qëllim që Maqedonia të jetë anëtare e Aleancës Veriatlantike para përfundimit të mandatit presidencial të Xhorxh Bush.



    (a.s/Balkanweb/INA)
    Sui generis

  3. #13
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    Se cila temë do të qëndrojë kryetemë e vendos unë dhe jo ju.


    Gjithë të mirat.
    Ti nuk je ne rrjedha ne Maqedoni dhe ska nevoje te tregohesh diktatorial ketu. Une vetem dhash nje mendim timin ne kontekst te problemit e jo te forumit.

  4. #14
    Larguar nga forumi Maska e Embelsira
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Vendndodhja
    Po te mori mendja hajde dhe ti !!!
    Postime
    127
    Mbi te gjitha duhet nje atentat asaj Bakojanit ti behet ose vetem te frigohet pak se dicka me acaron me deklaratat e saj.
    Kodi:
    Larguar per shkaqe personale

  5. #15
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Po te ishin Shiptaret dikushi do t'ia kishin lene emrin Emathia. Por keto gjera mbeten si gjithmone vetem endrra te pa realizueshme, se neve Shqiptarve nuk po na intereson ashtu diçka si nacionalizmi dhe patriotizmi, neve po na intereson vetem euro dhe dollari per gjepin personal.

  6. #16
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    se neve Shqiptarve nuk po na intereson ashtu diçka si nacionalizmi dhe patriotizmi, neve po na intereson vetem euro dhe dollari per gjepin personal.
    per veten tende flet ketu...apo nese po eshte ne regull nese jo ske drejt te flasish ne emer te gjith shqiptareve.
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  7. #17
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Athina përveç emrit nuk pranon të bisedojë me Shkupin për çështje tjera, shkruajnë të mërkurën gazetat greke, duke e komentuar raundin e ri të ardhshëm të negociatave maqedono-greke në Nju-Jork, i cili është i pari pas letrave që ua dërgoi kryeministri Nikolla Gruevski shumë organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve në të cilën tregon për ekzistimin e pakicës maqedonase në Greqi.
    “Nafetmoboriki” e transmetoi deklaratën e shefes së diplomacisë greke Dora Bakojani se vetëm emri dhe zbatimi i tij janë temë e negociatave që zhvillohen me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara. Gazeta thekson se Gruevski ka dërguar letër deri në Bashkimin Evropian, NATO, KB, OSBE, në Këshillin e Evropës dhe deri në vendet anëtare të G-8-ës. Athina druan se Shkupi mund të insistojë të bisedohet për këtë çështje dhe për këtë shkak dëshiron parakohe ta paralajmërojë ndërmjetësuesin Metju Nimicin të mos e zgjerojë rendin e ditës të negociatave, shkruan “Etnos”.
    Greqia, shton gazeta, nuk pret përparim të veçantë nga raundi i ri i negociatave në Nju-Jork më 14 dhe 15 gusht.
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  8. #18
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    IHT: Kontesti për emrin, ka lidhje me krizën Gjeorgji-Rusi

    Kontesti për emrin mes Athinës dhe Shkupit, sipas burimeve në Uashington, ka lidhje me krizën Gjeorgji-Rusi.

    Këtë, në tekstin e gazetës "Interneshënëll Heralld Tribjun", e shkruan Edvard Xhozefi.

    Sipas Xhozefit, është e nevojitet që Maqedonisë menjëherë t`i dërgohet ftesë për anëtarësim në NATO, e me këtë t`i dërgohet porosi vendimtare Moskës.

    Ndërkohë, Athina duhet të dënohet për lidhjet me Rusinë dhe për synimet që ta pengojë aderimin e Maqedonisë në NATO.

    "Me dërgimin e ftesës për Maqedoninë, NATO jo vetëm që do të tregojë se ka ndër mend ta vazhdojë zgjerimin, por edhe do ta mbrojë të drejtën e integritetit territorial të shteteve të vogla, kështu që Moskë do ta kuptojë vendosmërinë e Perëndimit lidhur me "kontestet e ngrira", qofshin ato në Gjeorgji, në Maqedoni, në Kosovë, ku Serbia vazhdon t`i mbështesë serbët, të cilët janë kundër shtetit të ri", thekson Xhozefi.


    /Makfaks/
    Sui generis

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rajs shpreson në zgjidhje të shpejt për emrin

    WASHINGTON – Maqedonia duhet të anëtarësohet në NATO dhe çështja e emrit nuk duhet të jetë pengesë për këtë. Në këtë mënyrë është shprehur Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs teksa ka dalë në një konferencë për situatën në Gjeorgji. “Qëndrimi jonë është që Maqedonia duhet të anëtarësohet në NATO. Shpresat janë që konteksti rreth emrit, tash do të mund të zgjidhet më shpejtë. Bisedova me kolegët e mi grek, si dhe maqedonas. Kjo është diçka që nuk duhet ta pengoj anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dhe në këtë drejtim jemi duke punuar”, tha Rajs. Sekretarja amerikane e Shtetit përfundoi duke thënë se nisja e procesit të anëtarësimit do të sjellë arsye dhe motive për realizimin e reformave të brendshme për demokratizimin e mëtutjeshëm.



    (a.s/Balkanweb/INA)
    Sui generis

  10. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mediat greke: "Maqedonia Veriore" në pesë variante, propozim i Nimicit

    Ndërmjetësuesi i posaçëm i KB-së për bisedimet Maqedoni-Greqi, Metju Nimic, i cili dje në Nju-Jork pati takime me përfaqësuesit e dy vendeve, këmbëngul në atë që vendimi përfundimtar duhet të bazohet në emrin, i cili do t'i përfshijë fjalët "Maqedonia Veriore", shkruan sot gazeta greke "Etnos".

    Sipas burimeve në Nju-Jork, në të cilat bazohet gazeta, Nimici në takimin e djeshëm e ka propozuar pikërisht atë emër në pesë variante.

    "Kathimerini" sërish, shkruan se Nimic pothuajse 12 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së përkohshme në vitin 1995 nuk ka ndërmarrë nismë serioze për mbylljen e kësaj çështje, ndërsa tani përnjëherë e ka intensifikuar tërë procesin. Kjo sipas gazetës, është për shkak interesit të SHBA-së për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

    "Nga momenti prej kur Uashingtoni dhe shtetet e mëdha evropiane intersohen për kontestin, Nimici ndjenë se ka shansa serioze për sukses, shkruan "Kathimerini", duke theksuar se sipas planeve të mediatorit, shtatori mund të jetë muaji kyç për zgjidhjen e problemit.

    Mediat greke sot e transmetuan deklaratën e Metju Nimicit pas takimit në Nju-Jork me përfaqësuesit e Maqedonisë se "kontesti është zgjidhës" dhe se çështja kryesore në bisedime është preocesi i emrit, siç është e parashikuar edhe me rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe Marrëveshjes së përkohëshme. Kjo sipas tyre, është përgjigje "për orvajtjet e Shkupit të zgjerojë rendin e ditës të bisedimeve me çështje të tjera". sn/mb/13:03



    Mia
    Sui generis

Faqja 2 prej 25 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga BOKE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •