Close
Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 249
  1. #101
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pasi: Kontesti për emrin është iracional

    Ish-Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Solomon Pasi deklaroi se kontesti për çështjen e emrit është iracional, por pengesë për integrimin e Maqedonisë në NATO.

    Pasi, i cili tash kështilltar në qeverinë e Maqedonisë, theksoi se Maqedonia plotësishtë i ka përmbushur kriteret për në NATO, por kontesti për emrin, është pengesa e vetme në këtë proces.

    Ai theksoi se përkrahja bullgare për pranimin e Maqedonisë në Aleancë në ditët e fundit shkon deri atje që në të gjitha bisedimet dhe takimet zyrtare në NATO, përfaqësuesit bullgarë theksojnë se integrimi i Bullgarisë në NATO nuk do të jetë i plotë derisa në Aleancë nuk hyn edhe Maqedonia.

    Këto komente Pasi i bëri në forumin "Edukim për paqe dhe siguri" që u mbajt dje në organizim të disa asociacioneve joqeveritare nga sfera e NATO-integrimeve.

    (INA)
    Sui generis

  2. #102
    Mund te ndodhe qe Branko te harxhoje veten e tij se ka kohe deri ne zgjedhjet e ardhshme Parlamentare, ndoshta edhe mund te kthehet me ndonje rezultat konkret nga New York-u.

    Cka doo behet me Shqiptaret?

  3. #103
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    cervenkovski nuk do te takohet me dora bakojani ne new york, gjersa gruevski i jep kuroja ''jo ai do te takohet, ai ka pervoj dhe din ti dalloj punet fort mire''....nuk deshirojne tashme te dy te nderojne emrin njeherit branko cervenkovski ishte PER tash sic duket edhe ai eshte bere patriot, por dihet fort mire se nuk ka as NATO as UE pa nderim te emrit....maqedonasirt frigohen mos e humbin identitetin po a me thote dikush cfar identiteti kane ,cfar jane bullgar, serb apo grek.
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  4. #104
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Mund te ndodhe qe Branko te harxhoje veten e tij se ka kohe deri ne zgjedhjet e ardhshme Parlamentare, ndoshta edhe mund te kthehet me ndonje rezultat konkret nga New York-u.

    Cka doo behet me Shqiptaret?
    ne te gjitha anketat e ndara etnike, shqiptaret jane PEr nderim te emrit , pse ? nga fakti se e dime shume mire se keta jane maqedonas FALCO, ne jemi autokton dhe nuk i frigohemi historise, neve nuk na mohohet identiteti. e ata si e kane vjedhur identitein duhet ta kthejne...NE JEMI ME NATO DHE UE apo ?!
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  5. #105
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nimic në takime me Cërvenkovskin dhe Bakojanin

    Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic sot do të zhvilloj takime të ndara me shefen e diplomacisë greke, Dora Bakojani dhe presidentit e Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

    Në këto takime do të bisedohet për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë dhe qëndrimet e Shkupit dhe Athinës për pakon e fundit të propozimeve të parashtruara nga Nimic.

    Cërvenkovski në takimet e tij në Nju Jork, disa herë ka përsëritur se Maqedonia është e gatshme për një zgjidhje fer dhe të kuptueshme e cila e ruan indentitein kombëtar të Maqedonisë.


    (INA)
    Sui generis

  6. #106
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nimic: Bisedimet për emrin janë në një fazë të rëndësishme

    Ndërmjetësi i OKB-së, Mattheë Nimetz pas takimit me shefen e diplomacisë maqedonase deklaroi se bisedimet për emrin janë në një fazë shumë të rëndësishme dhe nuk ndjehet i demoralizuar.

    Ambasadori Nimetz theksoi se në procesin e negociatave ka ende çështje të cilat duhet të zgjidhen.

    "Për disa punë ka qëndrim pozitiv, por ka ende çështje të pazgjidhura që duhet t'i tejkalojmë që të vijmë deri te zgjidhja realiste dhe korrekte", tha Nimetz.

    Lidhur me çështjen e identitetit, ai tha se po bisedohet për emrin e shtetit dhe të gjitha parashtresat tjera nacionale që shkojnë me të, shtetësia e të tjera, e jo për identitet etnik ose historik.

    Ndërkaq, shefja e diplomacisë greke, Dora Bakoyannis serbe sërish përsëriti qëndrimi e Athinës për një emër i cili do të përdorej në komunikim të përgjithshëm, e jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe.

    Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, në këtë takim biseda është përqëndruar në pakon e fundit të propozimeve të parashtruara nga Nimetz.

    Pas këtij takimi, ndërmjetësi Nimitz do të takohet edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.

    Bisedimet për zgjidhjen e emrit nuk kanë të bëjnë fare me sesionin e 63-të të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së. Por është shfrytëzuar prania e presidentit maqedonas Cërvenkovski dhe shefes se diplomacisë greke Bakoyannis .


    Ina
    Sui generis

  7. #107
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Në tetor, propozimi final për emrin

    Në fillim të muajit të ardhshëm ndërmjetësi Nimic do të thëras në bisedime negociatoret grek dhe maqedonas për t’ua prezantuar ndoshta propozimin e tij final rreth zgjidhjes së kontestit të emrit.
    Presidenti Cërvenkovski pas takimit deklaroi sot në Nju Jork se propozimi i fundit është konkretizuar, por nuk mund të sigurojë se ai do të jetë final në raundin e ardhshëm të bisedimeve.
    “Lidhur me vërejtjet që i ka ndëgjuar nga dyja palët ai ka bërë një precizim ose konkretizim të propozimit. Tash në raundin e fundit a do të shkoj me propozim final ose edhe një herë do tu jep mundësi palëve të shpjegojnë propozimet e tyre për modifikim të propozimit unë nuk mund të supozoj”, tha presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.
    Ndërsa, në pyetjen e gazetarëve drejtuar ndërmjetësit Nimic se a do të paraqitni para negociatoreve në takimin e rradhës propozim final, ai u përgjigj: “Nuk dua të komentoj, nuk di a do të paraqes ide të modifikuara ose do ti shqyrtoj ato ekzistuese”.
    Agjensia greke e lajmeve ANA MPA duke u thirrur në burime diplomatike sot njoftoi se pas takimit që pritet të zhvillohet me 6 tetor, Nimic dyja palëve do tu japë afat deri kur duhet të prononcohen rreth propozimit të tij final. Kjo bëhet, shruan agjensia, për shkak se në të kundërtën, bisedimet do të ngriheshin për një periudhë të pacaktuar për shkak të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor dhe në Maqedoni të cilat pritet të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm. Cërvenkovski pas takimit të djeshëm më ndërmjetësin Nimic ka shfrytëzuar rastin që të komentojë edhe deklaratat e kryeministrit Gruevski i cili disa herë përsëriti se prêt që presidenti në Nju Jork të zgjidhë kontestin rreth emrit.
    “Unë jam këtu në Nju jork jo të ndërmjetësoj, bisedoj ose të zgjidh problemin me Greqinë për përdorimin e emrit tonë kushtetues, por për të marrë pjesë në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara siç e kam bërë të njejtën edhe vitet e kaluara dhe siç e bëjnë të njejtën edhe presidentët të pranishëm këtu”, deklaroi Branko Cërvenkovski, president i Maqedonisë.
    Cërvenkovski në Nju Jork rreth çështjes së emrit pritet të bisedojë edhe me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Daniel Frid, ndërsa shefja e diplomacisë greke e cila gjithashtu u takua me ndërmjetësin Nimic, sot pritet ta takojë sekretaren amerikane të shtetit Kondoliza Rajs.


    Alsat
    Sui generis

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Medi1
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ne tok kudo
    Postime
    185
    Gruevski shum i mencur " don ende te ri hypur ne kal " a tjeret tia prujn mizat.
    Gruevski: Presidenti lëshoi shans historik për zgjidhjen e emrit 25/09/2008 22:27:17


    Kryeministri, Nikolla Gruevski theksoi se presidenti Branko Cërvenkovski ka lëshuar shans historik gjatë qëndrimit në Nju-Jork për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.

    "Kemi pasur shpresë të madhe se Cërvenkovski do të veprojë në bisedimet dhe negociatat lidhur me emrin dhe se ndoshta do të ketë sukses të gjejë zgjidhje për shkak se në Nju-Jork ishin të tubuar të gjithë faktorët e rëndërishëm që kanë të bëjnë me kontestin me emrin si Metju Nimic, Daniel Frid, Dora Bakojani, Kondoliza Rajs, Antonio Milloshoski”, tha Gruevski.

    Gruevski u shprehë se fatkeqësishtë, sipas tij presidenti i vendit, nuk e ka pasur as iden për zgjidhjen e emrit, dhe se ideja e tij ka qenë që takohet me presidentin kosovar dhe atë serb.

    “Kam menduar se një mundësi dhe shansë të këtillë historik që të bisedohet për të arritur deri në zgjidhjen, e cila do të ofrohet në referendim Cërvenkovski nuk do ta lëshojë. Megjithatë, për fat të keq, kuptova këtyre ditëve se nuk e ka pasur këtë ide. Nuk e kam ditur se idea e tij ka qenë që të takohet me presidentin serb dhe atë kosovar, që nuk është punë e keqe, por mendova se një tubim i tillë mund të shfrytëzohet si shansë historike, me qëllim që sa më shpejt të bëhemi anëtare të NATO-s dhe t'i fillojmë bisedimet për anëtarësim fuqipotë në BE”, tha Gruevski. (INA)

  9. #109
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Shtypi grek paralajmëron shtyerjen e zgjidhjes për emrin

    Gazeta “Elevterostipos” shkruan se ekziston rreziku i shtyerjes së bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë.

    Gazeta thirret në burime të larta të diplomacisë greke, të cilat paralajmërojnë mossukses të negociatave edhe gjatë vizitës së paralajmëruar të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic për vizitë në Shkup dhe Athinë më 14 dhe 15 gusht.

    Sipas gazetës “Ta Nea” situata nuk është e mirë në kontestin e emrit, sepse bisedimet e javës së ardhshme do të jenë të parat pas letrave nxitëse të kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski drejtuar qendrave ndërkombëtare për çështjen e pakicës maqedonase në Greqi.

    “Navtemboriki” citon shefen e diplomacisë greke Dora Bakojani se vetëm çështja e emrit do të jetë pika kyçe e negociatave midis Shkupit dhe Athinës.


    (INA)
    emrin e shtetit nuk mund ta luaje njeri nuk mund te luaje njeri me identitetin e nje vendi megjithese banoret e naqedonise nuk jane maqedonas po sllave me emrin nuk te drejte te lauje njeri do ishte njesoj sikur te thoshin qe hajde ti heqim emrin amerikes se ata nuk jane amerikan po jane multi etnik
    eshte nje gje krejt pa lidhje

  10. #110
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bakojani: Pa zgjidhje për emrin, Maqedonia larg BE-së dhe NATO-s

    Greqia është pajtuar me aletatët e saj të NATO-s dhe BE-së që ftesa e IRJM-së duhet të zgjatet deri sa të gjindet një zgjidhje për emrin e pranueshme për të dyja palët, tha shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani në Asamblesë e OKB-së.

    Bakojani tha se lidhur me kontestin e emrit, Greqia do të vazhdojë të udhëhiqet në bazë të frymës së Rezolutave të Këshillit të Sigurimit 817 (1993) dhe 845 (1993), njoftoi përmes një kumtese MPJ greke.

    Diplomatja greke shprehu vlerësimet e vendit të saj për punën dhe angazhimin e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së emrit.

    “Dua të shfrytëzoj këtë rastë të shprehë vleresimet tona Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së dhe të dërguarit të tij përsonal, Matheë Nimetz, për përkushtimin e tij dhe angazhimin e tij të palodhshëm për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje”, tha Bakojani.

    (INA)
    Sui generis

Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga BOKE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •