Close
Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 249
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Çështja e emrit të Maqedonisë

    Përshëndetje anëtarë të nderuar.


    Në këtë temë do të diskutohet reth cështjes së emrit të Maqedonisë, cdo lajm ose artikull që ka të bëj me temën në fjalë e ka vendin këtu...


    Prej sot dhe në ditët në vijim cdo ndodhi më të re reth cështjes së e emrit do tua sjell tek kjo temë, poashtu në këtë temë janë të mirëpritur mendimet e secilit gjithashtu edhe propozimet e secilit për emrin e Maqedonisë.


    Debat të këndshëm.
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtypi grek paralajmëron shtyerjen e zgjidhjes për emrin

    Gazeta “Elevterostipos” shkruan se ekziston rreziku i shtyerjes së bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë.

    Gazeta thirret në burime të larta të diplomacisë greke, të cilat paralajmërojnë mossukses të negociatave edhe gjatë vizitës së paralajmëruar të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic për vizitë në Shkup dhe Athinë më 14 dhe 15 gusht.

    Sipas gazetës “Ta Nea” situata nuk është e mirë në kontestin e emrit, sepse bisedimet e javës së ardhshme do të jenë të parat pas letrave nxitëse të kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski drejtuar qendrave ndërkombëtare për çështjen e pakicës maqedonase në Greqi.

    “Navtemboriki” citon shefen e diplomacisë greke Dora Bakojani se vetëm çështja e emrit do të jetë pika kyçe e negociatave midis Shkupit dhe Athinës.


    (INA)
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bakojani: Athina negocion vetëm për çështjen e emrit

    Athina do të negocioj vetëm për çështjen emrit në bisedimet të cilat udhëhiqen nga ndërmjetësuesi, Metju Nimic, ka deklaruar shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani për gazetën greke “Express”.

    Bakojani këtë e ka thënë me rastin e ftesës së ndërmjetësuesit Nimic, për fillimin e një raundi të ri bisedimesh për emrin, më 14 dhe 15 gushtë në Nju Jork me negociatorët, Nikolla Dimitrov dhe Adamantis Vasilakis.

    Siç njofton gazeta, ministrja greke ka theksuar se, raundi i ri i negociatave për emrin do të filloj me qëndrimet tashmë të njohura për opinionin e gjërë.

    Autoritetet greke vazhdojnë të mohojnë egzistimin e pakicës maqedonase në Greqi.

    Athina zyrtarte disa herë përsëritur se me Maqedoninë do të negociojnë vetëm për çështjen e emrit.



    (INA)
    Sui generis

  4. #4
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    S'ka nevoje kjo teme te jete kryeteme pasi vet fakti se askush nuk na pyeten per emrin dhe as qe jemi ne rrjedha ( ne shqiptaret ) ne bisedime kot se i vrasim gishtat ne tastature.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Maqedonia si shtet pa bosht kurrizore qe eshte provoj te shantazhoje edhe te luaje edhe me Greqine siq eshte mesuar te luaj non stop me shqiptarine, por rezultati ishte mbetja pa hy ne Nato, 1 me 0 per Greqine. Rezultati vetem do te thellohet ne kete drejtim dhe sme vjen aspak keq.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Maqedonia Nuk Shpres Te Ekzistoje Si Shtet Do Ishte Mire Te Shperbehej Dhe Territoret Shqiptre Te Bashkoheshin Me Shqiperi E Kosove Dhe Pjesa E Ngelur Me Serbine Dhe Keshtu Kenaqeshin Dhe Serbet Si Dhe Greket

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bakojani kërkon ndalimin e emërtimit Maqedoni në Lojrat Olimpike

    Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani deklaroi se Athina zyrtare do të kërkojë ndërhyrje të Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë nëse sportistët nga Shkupi në hapjen e Lojrave Olimpike do të defilojnë me emrin Maqedoni.

    “Do të ndërmarrin të gjitha aktivitetet e nevojshme në planin politike dhe sportiv nëse Shkupi nuk plotëson kërkesat tona dhe nuk i përmbahet atyre në hapjen e Lojrave Olimpike”, deklaroi sot shefja e diplomacisë së Greqisë, Dora Bakojani, njofton agjencia e lajmeve ANA-MPA.

    Athina zyrtare i dërgoi notë proteste Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë për shkak të disa shkrimeve të publikuara në faqen zyrtare të Lojrave Olimpike me fjalët Maqedoni dhe maqedonas.

    Shefja e diplomacisë greke, Bakojani theksoi se Maqedonia duhet të njihet si IRJM, e cila me këtë emër është e regjistruar nga OKB-ja dhe që është përdorur në olimpiadat e kaluara në Athinë dhe Sidnej.

    Reagime kundër përdorimit të emrit Maqedoni sot ka patur edhe nga Komiteti Olimpik i Greqisë, i cili kërkoi që Shkupi të njihet me emërtimin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.


    (INA)
    Sui generis

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Republika e Re Demokratike e Maqedonisë propozimi i ri i Nimiçit

    SHKUP – Republika e Re Demokratike e Maqedonisë, RRDM është një nga propozimet e fundit për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Athinës dhe Shkupit. Të paktën kështu ka shkruar sot gazeta greke “Elevteros Tipos”. Sipas të përditshmes një javë para zhvillimit të bisedimeve të reja për emrin të ndërmjetësuara nga ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç, po qarkullojnë zëra për plan të ri për zgjidhjen e kontestit të emrit, ku propozohet si emër Republika e Re Demokratike e Maqedonisë.
    “Nga ana tjetër, diplomacia greke nuk ka komentuar këtë informacion. Ndërsa disa burime pranë qeverisë në Athinë konfirmojnë se Greqia nuk do të tërhiqet nga pozicioni i saj dhe nuk do të pranojë një emër të tillë”, shkruan gazeta “Elevteros Tipos”.



    (a.s/Balkanweb/INA)
    Sui generis

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski pret propozim më të mirë për emrin nga Nimic

    Ndërmjetësuesit Metju Nimic, qartë i është bërë e ditur se në cilat kahje mund të mendohet për çështjen e emrit.

    Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, lidhur me spekulimet e mediumeve greke se në takimin e ardhshëm ndërmjetësuesi ndërkombëtar do të propozoj emrin “Republika e Re Demokratike e Maqedonisë”.

    “Përderisa Nimic jep propozim të ngjajshmë me atë, do të kaloj siç kaloi edhe herën e fundit”, tha Gruevski, i cili la të kuptohet se nuk do të pranoj propozimin e lartpërmendur.

    Ai shpreson se Nimic do të propozoj emër më të mirë se herën e kaluar.


    (INA)
    Sui generis

  10. #10
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar më parë nga Coca-Cola Lexo Postimin
    S'ka nevoje kjo teme te jete kryeteme pasi vet fakti se askush nuk na pyeten per emrin dhe as qe jemi ne rrjedha ( ne shqiptaret ) ne bisedime kot se i vrasim gishtat ne tastature.
    Se cila temë do të qëndrojë kryetemë e vendos unë dhe jo ju.


    Gjithë të mirat.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga BOKE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 16:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •