Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7

Tema: Temat Fetare

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569

    Temat Fetare

    Para disa javesh po bisedoja me nje mik dhe meqe eshte i ri ne boten e internetit i propozova forumin shqiptar dhe besa i hapa nje llogari te re, i tregova si funksionon etj.

    Dje e takova serish dhe e pyeta nese i kishte pelqyer dhe nga fjalet qe degjova u pendova fort qe e kisha udhequar te hynte ne kete forum. Ai gati me akuzoi edhe mua nga mllefi qe kishte mbledhur me ato qe kishte lexuar ne temat fetare.

    Ai eshte nje intelektual me fakultet dhe ka rreth 50 vjet dhe me tha. I bera keto vjet, kam pasur dhe kam shok nga te gjitha fete, katolik e ortodoks e musliman, por asnjehere nuk kam degjuar te kete patur ndonje konflikt fetar ne trojet shqiptare. Ajo qe kam lexuar ne ate forum, me ka irituar pa mase dhe te gjithe ata tipat qe shkruajne pa pushim ne tema fetare, jane direkt persona te paguar per te mjellur perqarje mes shqiptareve. Me tha qe edhe sikur te mos kete asnje forum tjeter nuk do te hynte me ketu. Kjo eshte ngjarje e vertete dhe nese kerkohet nga administratori do ti jepja edhe emrin.

    Ne fakt kete mendim kam edhe une dhe besoj shumica e anetareve serioz te ketij forumi. Ne fakt nuk ekziston ndonje perqarje fetare mes nesh, dhe atehere cili eshte qellimi i gjith ketyre postimeve te ndyra qe ndodhin ketu ne emer te fese.

    Cfare do te propozoja une?

    Psh eshte shume e thjeshte: Ekzistojne grupet fetare dhe do te krijoja nje opcion qe vetem ata qe anetarsohen ne ato grupe munde te flasin ne grupin e caktuar. Psh muslimanet flasin ne grupin musliman, katoliket dhe ortodoks ne grupet e veta. Nese dikush futet ne grupet qe nuk i perket me postimin e pare qe fyen perjashtohet nga grupi perkates.
    Pra une mendoj qe temat fetare nuk duhet te kene karakter pjesemarrjesh per te gjithe, vetem do te munde te lexoheshin nga te gjithe dhe te sherbejne vetem per dhenje keshillash fetare qe do te beheshin nga personat kompetent.
    Forumet e tilla si toleranca fetare do te duhet te mbylleshin fare ose te pakten te ju nderrohej emri ne fyerjet fetare.

    Ne fund fare ju kerkoj falje per kete teme, vetem me vjen keq ky si forumi me i lexuar shqiptar, po humb famen e vet, dhe antaret e vet shum serioz per shkak te disa personave qe paguhen nga sherbime jo shqiptare per te mbjellur perqarje mes nesh.

    Normalisht nese kjo teme ju duket e pa vend jeni te lire ta hedhni ne kosh duke mos harruar se ne kete menyre jeni duke hedhur ne kosh nje numer te madh te anetareve serioz qe ka dhe qe do te munde te kishte forumi.

  2. #2
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Pėrshėndetje.



    Megjithėse nuk mė je drejtuar mua personalisht mendova tė tė jap njė pėrgjigje duke qenė se bėj pjesė nė njė grupim fetar dhe nė njė farė mėnyre pėrgjegjės pėr atė grup. Ti ngre njė problem qė ngre shumė diskutim por mė mirė ti bie shkurt.

    Porblemi i parė dhe vjen nga mos respektimi i rregullores sė Forumit Shqiptar pikėrisht nga pjesėtarėt komuniteteve fetare. Ėshtė bėrė e qartė qė ēdo besimtar duhet tė shprehet dhe tė diskutojė brenda komunitetit tė tij. Kur kjo pikė e rregullores shkelet me tė dyja kėmbėt aty fillojnė problemet, ankesat, irritimet dhe mė pas fillojnė ofendimet. Toleranca Fetare ka rolin e saj dhe duke u nisur nga vete titulli i seksionit kuptohet edhe roli. Fatkeqėsisht duke mos pasur njė vend ku besimtarėt tė diskutojnė me njėri - tjetrin diskutime qė mė tepėr janė tė tipit 'unė ose feja ime kemi tė drejtė dhe ju jeni gabim' dhe pėrplasje tė tjera, Toleranca ėshtė kthyer pa ekzagjerim nė njė shesh beteje.

    Problemi i dytė krijohet nga vetė mungesa e seriozitetit qė karakterizon njė pjesė jo tė vogėl tė atyre qė marrin pjesė nė kėto diskutime. Ky ėshtė edhe problemi kryesor.


    Personalisht nuk besoj se ka njerėz tė paguar pėr tė mbjellė pėrēarje fetare megjithėse nuk pėrjashtohet mundėsia e ekzistencės sė tyre. Pėrplasjet vijnė si shkak i thellimit nė besim. Me fjalė tė tjera, dikur pse jo edhe sot shumė shqiptarė i thonė vetes i krishterė apo mysliman por nuk e kanė edhe shumė idenė se ēdo tė thotė tė jesh i krishterė apo mysliman. I kanė ngjitur vetes njė tabelė fetare por nuk e vrasin mendjen shumė tė thellohen nė besimin e tyre. U mjafton tabela pa e vrarė mendjen pėr hollėsitė.

    Nėse e ke vėnė re kėtu ka njerėz tė cilėt interesohen mė tepėr se sa tabela dhe janė thelluar nė besimin e tyre. Pa gjykuar se kush e ka drejt dhe kush e ka shtrembėr gjithsecili jep mendimin e tij dhe gjykon nė bazė tė asaj qė beson. Kėshtu lindin bisedat e pafund tė ēdo lloj forme dhe karakteri.

    Njė pjesė e pėrgjegjėsisė bie edhe mbi moderatorėt qė janė pėrgjegjės pėr mirėbajtjen e atyre seksioneve. Por punėn e tyre e gjykon dikush tjetėr dhe jo unė. Gjithsesi uroj tė ketė edhe njė pėrgjigje nga ana e kompetentėve.

    Kalofsh mirė.

    ns
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 07-09-2008 mė 12:48
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  3. #3
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anėtarėsuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Pershendetje Mendim edhe un kam vrejt nje gje te till mirpo ato jan evidente nga vet menyra e nisjes se bisedes, por ne duhet ta lufotojm kete dukuri me ane te mires pasi nuk mund te themi se ka postime te keqija ka shum postime te mira nese i referohemi Komunitetit Islam qe numri i te lexuarve rritet dita dites. Per cfare arsye ? Te vetmen arsye pasi qe jan tema shum te mira me permbajtje per tu admiruar prandaj nuk mund ta anashkalojm punen e e shume antareve qe i jan dedikuar me tema te ndryshem K.I. Njeriu cdoher ndodhet nene kritika dhe ajo eshte normale po ne jemi nejrez dhe duhet te dijm ti perballojm ato sfida . Nje gje e till nuk ndodh vetem neper forume por edhe ne jeten normale parandaj nuk duhet te na habit edhe aq kto konfrotime fetare . Cdo te mire.

  4. #4
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Ato qe thuhen ktu dalin nga vete njerezit, jo se nuk mund te kete njerez apostafat qe paguhen per te perqare por shumica e njerezve jane njerez te tille te cilet e frenojne vedin ne publik per shkat se shume fetare neqoftese kritikohen apo feja e tyne ata bahen shme fanatike dhe mund te ndolle ndaj ngaterrese.

    Prandaj vijne ketu dhe shprehin mendimet e tyne dhe moskenaqesin qe kan ndaj ndonje feje dhe mirsjelljen qe ajo fe ka ne trojet tona.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-06-2008
    Postime
    83
    Ne teresi,shkrim interesant dhe qellim-mire.Une do t`i shtoja ketij propozimi edhe kete;- qe komunitetet e caktuara dhe besimtaret e atij komuniteti qe diskutojne per problemet ,idet dhe filozofine e tyre, te kene nenforume me antaresim dhe kod te vecante,ne menyre qe mos te pengohen nga jokompetentet per ceshtje feje dhe besimi te caktuar.

    Jam i sigurt se keto ide, do te priten ne teh te thikes nga shume antare,me arsyetim se shkilet e drejta e fjales se lire etj., etj.,por, une mendoj se cdo shoqeri e organizuar -ka disa kufizime -kur behet fjale per probleme tejet te ndjeshme dhe komplekse-cfare paraqet kompleksi i ceshtjeve fetare ne kombin tone.
    Kur them kete,nisem edhe prej nje fakti historik.Keto perplasje,antagonizma dhe dubioza nderfetare kane ekzistuar edhe ne kohen e Rilindjes Kombetare Shqiptare,ndoshta ne forma edhe me te vrazhde se sa sot,por une personalisht kurr nuk kam hasur ne perplasje konceptesh dhe intolerance te kesaj shkalle dhe natyre,sic po ndodhe tashti.Shkohet deri ne ekstrem ku propozohet zhdukja e feve dhe besimev te caktuara,etiketohen besimtare te besimive te caktuara deri ne apsurd te formes; se jane grek,sllav,arab,magjyp etj., etj.,
    Ndoshta keto propozime do te tingellojne si teper iluministe dhe romantike per kohen,por per shkak ujit te pist..., mos ta hudhim edhe femijen nga korita,gje qe kam pershtypjen se po na ndodhe nganjehere.

    Jungjatjeta dhe diskutim te mbare !!!

  6. #6
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Edhe une i bashkangjitem mendimit te "Nismetarit" forumet fetare jane jashte kontrollit. Aty fyhet pa kontroll nga te dy palet.

  7. #7
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Faleminderit pėr vėrejtjen dhe sugjerimin.

    Stafi administrativ po merret me kėtė ēėshtje, do mundohemi tė ndėrmarrim sa mė parė masat e duhura. Sigurisht do ju kthejmė edhe njė pėrgjigje nė temė.


    Gjithė tė mirat nė vazhdim.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Tema tė Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombėtar dhe vetėdija fetare
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •