Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ka Vetem DINAMO
    Anëtarësuar
    18-07-2008
    Vendndodhja
    Stadiumi "DINAMO"
    Postime
    447
    Ilir Përnaska, në librin e rekordeve

    Legjenda shqiptare, mes golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kampionatet elitare

    Ilir Përnaska, një prej futbollistëve më të mëdhenj të vendit tonë, ka hyrë në librin e rekordeve botërore. Ish-sulmuesi shqiptar është përfshirë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit për Histori dhe Statistika (IFFHS) në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kampionatet elitarë në të gjithë botën. I lindur më 14 shtator të vitit 1951, talenti i tij shpërtheu që në moshë fare të re. Në fakt, kur ishte vetëm 20 vjeç, në kampionatin e parë me Dinamon, Përnaska u shpall golashënuesi më i mirë i Shqipërisë, me 19 rrjeta të shënuara në vitin 1971. Klasi i tij i lartë, për të cilin kujtohet me nostalgji edhe në ditët e sotme, nuk u frenua me kaq. Pas atij viti Përnaska u shpall golashënuesi më i mirë i vendit tonë edhe në pesë kampionatet në vazhdim (nga viti 1972 deri në 1976-ën). Ilir Përnaska luajti për një dekadë me Dinamon, prej korrikut 1971 deri më qershor 1981 dhe ishte padyshim një prej pikave më të forta të ekipit. Së bashku me titullin të sezonit të kaluar, dinamovitët janë kurorëzuar 17 herë kampionë në historinë e tyre, ndërkohë që në këtë "palmares" sulmuesi ka lënë jo pak gjurmë. Përveçse është shpallur gjashtë herë golashënues, ai e ndihmoi skuadrën që të fitonte pesë herë kampionatin. I klasifikuar mes futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Shqipërisë, Përnaska ishte pjesë e padiskutueshme edhe e ekipit Kombëtar. Me fanellën kuqezi ai ka luajtur 15 ndeshje, duke shënuar 5 gola. Megjithatë, paraqitjet ndërkombëtare të tijat, por edhe të shumë yjeve të tjerë si Safet Berisha, Petrit Dibra, Vasillaq Zëri, apo portieri Jani Kaçi, u komprometuan nga sistemi komunist. Gjatë periudhës 1976-1980, Kombëtarja dhe klubet shqiptare nuk kanë luajtur asnjë ndeshje zyrtare në nivel ndërkombëtar, pas vendimit të drejtuesve të shtetit.

    Libri i rekordeve

    Vendin e parë në librin e rekordeve për golashënues e mban legjenda e futbollit brazilian, Romario de Souza Faria, që ndërmjet viteve 1986-2005 është shpallur 14 herë golashënues në kampionatin brazilian, holandez e atë spanjoll. Pas tij renditet çekosllovaku Jozef Bikan (1933-1950) me 12 "Këpucë të Arta", ndërsa podiumi plotësohet nga më i madhi i të gjitha kohërave, Edson Arantes do Nashimento "Pele", që ndërmjet viteve 1957-1973 është shpallur 11 herë si goleador. Në klasifikimin e IFFHS-së spikasin edhe Alfredo di Stefano, Ferenc Pushkash, Uve Seler e Ziko (8 herë), ndërsa pas tyre vijnë edhe Euzebio Ferreira da Silva e Gerd Myler me shtatë tituj golashënuesish. Përveçse është përfshirë në librin e rekordeve, Përnaska mund të krenohet edhe me faktin se qëndron përkrah emrave të mëdhenj të futbollit botëror. Gjashtë herë golashënues të kampionateve elitare janë edhe legjenda argjentinase Diego Armando Maradona dhe legjenda holandeze Marko Van Basten.

    Karriera


    I lindur më 14 shtator të vitit 1951, talenti i tij shpërtheu që në moshë fare të re: kur ishte vetëm 20 vjeç, në kampionatin e parë me Dinamon, u shpall golashënuesi më i mirë me 19 rrjeta
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 10-09-2008 më 16:41

Tema të Ngjashme

  1. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  2. Roli i Akides së Selefëve në bashkimin e muslimanëve
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Libri i Skenderbeut ne Vajmar
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 04:34
  5. Shteti injoron librin
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2002, 01:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •