buke e thekur kjo . per hir te shijeve te mija
MONOLOGU I PRAGVDEKJES::
"Rruge,njerez,
pafundesi rrugesh,
jete njerezish"
Kur te jem lodhur
keto do jene vargjet qe do nisin
monologun tim te pragvdekjes
"Rruge,njerez,
rruge te bukura,
njerez qe jetuan"
Kur te ndjehem gati,
keto do jene vargjet
qe do mbyllin
monologun tim te pragvdekjes.
Monolgun tim,une,
Personazh i nje libri te paperfunduar te kamyse.
----------------------
Kupolat e arta:
Mbi kupolat e arta te xhamise blu
nje tufe pellumbash ngrihet ne fluturim
te trembur nga kenge me vargje rutine.
Une me nje filozof indian
flasim per histori zanash te pashkruara
Nen kupolat e arta te xhamise blu,
endrra dhe gjemime topash te dikurshem
perplasen me kollonat roje.
Nje shkrimtari shekspirian
sapo i erdhi frymezimi per librin e tij te jetes.
Prane kupolave te arta te xhamise blu,
nje piktor oriental
vizaton portete kalimtaresh,
nje nepunes i lodhur
diskuton per cmimin e fytyres se tij qe te mbyllet ne leter.
Nga kupolat e xhamise blu,
mu kujtuan vargjet e migjenit:
"Minare dhe kisha grrisin qiellin"
Para syve te mi qielli derdh lot nga gjashte sy.
Kupola te arta,
gjemime topash,kollona roje,
portrete kalimtaresh,qiell i plagosur.
Mbi kupolat e arta te xhamise blu.
----------
ZVARRITEM
Zvarritem...
neper shkallet e dashurise sime.
Deboj...
lekuren time te vjeter
Ndjej..
te rene qe rritet per ty
Shijoj...
nxehtesine qe krijohet nga bashkimi i trupave tane.
Prek...
gjurmet ne forme loti qe lashe ne lekuren tende
Uleras...
Kur te kafshoj ty me keqardhje.
Qaj...
ndersa te thith gjakun
Zvarritem...
Neper shkallet e dashurise sime.
( Kush jam une?
...Kur me prene krahet me therriten gjarpe)
------------
Krijoni Kontakt