Close
Faqja 34 prej 42 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 412
  1. #331
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Di gje njeri, se per ē'fare perdoren ( ne mjeksi ) farat e molles?
    Po tė lexosh postimin tim mė lart me nr #328 do tė kuptosh se nga faret e frutave dhe perimeve tė ndryshme mund tė fitohen ilaēe tė llojllojshme dhe lėngje tė ndryshme tė dobishme dhe mjekuese pėr ndonjė sėmundje. Sa i pėrket pyetjes tėnde nuk jam nė dijeni reth farave tė mollės ndoshta nėse gjej dikund diēka nė lidhje me pyetjen tėnde do ta sjell kėtu tek kjo temė.

    Me tmira!
    Sui generis

  2. #332
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lindja e parakohshme dhe autizmi

    Tė dhėnat e grumbulluara nė SHBA tregojnė se fėmijėt e lindur para kohe janė dy deri tre herė mė shumė tė rrezikuar qė tė shfaqin simptoma tė autizmit para moshės dyvjeēare.

    Revista “Journal of Pediatrics” ka publikuar rezultatet e grumbulluara nga 988 fėmijė tė lindur sė paku tre muaj para kohe.

    Shkaktarėt e ērregullimeve tė cilat vėshtirėsojnė komunikimin dhe ndėrveprimin e fėmijėve me rrethin mbetet tė panjohur. Mirėpo shkencėtarėt nga Universiteti i Bostonit pohojnė se studimet e mėparshme kanė treguar se njė gjen luan rol nė kėtė mekanizėm, po ashtu edhe ambienti jetėsor konsiderohet si faktor nxitės i autizmit.

    Studimi i fundit jep hipotezėn se lindja para kohe nuk ėshtė e lidhur nė mėnyrė direkte me shfaqjen e autizmit, porse shkaktari i cili nxit autizmin, ėshtė njėkohėsisht edhe shkaktar i lindjes para kohe.

    Pėrveē autizmit, lindja para kohe ėshtė e lidhur me rrezikun e lartė pėr t’u zhvilluar retardimi mendor, paraliza cerebrale, vėshtirėsi tė funksionit tė mushkėrive, si edhe humbje tė dėgjimit apo shikimit.
    Sui generis

  3. #333
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Largoni kilogramėt me ecje

    Njė studim i ri tregon se sa mė shumė tė ecni aq mė pak kilogramė do tė fitoni me kalimin e viteve.

    Ekspertėt gjatė pesėmbėdhjetė viteve kanė pėrcjellė shprehitė e 5.000 participantėve, meshkuj dhe femra. Nga tė dhėnat e fituara kanė arritur nė pėrfundim se ecja prej gjysmė ore nė ditė zvogėlon pėr gjysmė kilogrami shtimin nė peshė, i cili ėshtė i lidhur me kalimin e moshės.

    Tė ecurit ėshtė formė e pranueshme e aktivitetit trupor thuajse nga e gjitha popullata, pėr kėtė arsye autorėt e studimit ua rekomandojnė tė gjithėve ecjen e pėrditshme.
    Sui generis

  4. #334
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Funksionet e trurit dhe ērregullimi i tė ushqyerit

    Disa studime tė reja thonė se nė paraqitjen e disa ērregullimeve nė ushqim, e veēanėrisht nė bulimi, mund tė fajėsohet truri.

    Shkencėtarėt i kanė krahasuar fotografimet e trurit tė femrave me ērregullime nė tė ushqyer me ata tė femrave tė shėndosha. Rezultatet kanė treguar se femrat tė cilat kanė vuajtur nga ērregullimet nė ushqim kanė probleme me kontrollin e instinktit, andaj janė edhe mė impulsive.

    Dallimet janė vėrejtur nė disa pjesė tė trurit tė cilat janė pėrgjegjėse pėr kontrollin e sjelljes sė vullnetshme.

    Pasojė e kėsaj, siē thonė shkencėtarėt, ėshtė konsumimi i pa menduar mirė dhe vėshtirėsitė nė kontrollimin e konsumimit tė ushqimit.
    Sui generis

  5. #335
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Akullorja e shėndetshme pёr trurin

    Shkencёtarёt britanik kanё zbuluar se akullorja ёshtё shumё e dobishme pёr shėndetin dhe ndihmon nё parandalimin e kancerit dhe sulmeve nё tru dhe zemėr.

    Ata kanё incizuar trurin me anё tё rezonancės magnetike dhe kanё zbuluar se vetėm njё lugё akullore mund ta nxisё qendrėn e kėnaqёsisё nё tru.

    Njё dobi shtesё ёshtё se gjysmё luge akullore nga vanilja jep rreth 17mg kolinё, njё substancё qё mund tё ulё pėrqendrimin e homocisteinёs nё gjak pёr 9%. Homocisteina ёshtё njё komponentё mbrojtėse nga karcinoma, sulmi nё zemėr dhe nё tru si dhe demenca (ēmenduria).
    Sui generis

  6. #336
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ēokollatė tė zezė pėr tė ardhme tė ndritshme

    Shkencėtarėt italianė tė cilėt ka studiuar shprehitė ushqyese tė disa vullnetarėve dhe
    pėrqendrimin e proteinės C-reaktive (e cila ėshtė tregues i inflamacionit), kanė ardhur nė pėrfundim se ngrėnia e njė rendi tė ēokollatės sė zezė (20 g) ēdo tė tretėn ditė, zvogėlon dukshėm rrezikun nga sėmundjet e zemrės.

    Njė pjesė ēokollatė (20 gramė) ka 100 kcal. Lajmi i mirė ėshtė se 20 gramė ēokollatė mjafton pėr shėndet tė mirė.

    Ndėrkohė, rezultatet e kėtij studimi kanė treguar se sasia mė e madhe e ēokollatės nuk siguron dobi shtesė.
    Sui generis

  7. #337

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Rapsoul po sme the ndonje gje per kete Gripin qe ka rene,FSH-ja do humbi nje anetare te pazevendesueshme si Una.

  8. #338
    '' ID Withheld '' Maska e eraldi`007
    Anėtarėsuar
    06-04-2003
    Vendndodhja
    Kashmir
    Postime
    38
    hihihihi o La Lune te ka kap gripi i pules :P
    Kaq kisha per te thene.. !

  9. #339
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vezėt dhe diabeti

    Konsumimi i pėrditshėm i vezėve ėshtė i lidhur me paraqitjen e diabetit tip 2, sugjeron njė studim i shkencėtarėve tė Universitetit tė Harvardit.

    Duke pėrcjellė 57.000 tė rritur, hulumtuesit kanė vėrtetuar se konsumimi i pėrditshėm i vetėm njė veze, shton rrezikun pėr t’u sėmurė nga diabeti tip 2, prej 58% deri 77%, njofton revista “Diabetes Care”.

    Ky studim nuk e ka zbuluar mekanizmin me tė cilin vezėt rrezikojnė pėr shfaqjen e diabetit, ndėrsa shkencėtarėt besojnė se rolin kryesor e luan kolesteroli, i cili ėshtė faktor i njohur qė nxit sėmundjen e sheqerit.

    Megjithatė, autorėt e studimit rekomandojnė qė tė mos shmanget tėrėsisht konsumimi i vezėve, pasi qė mban substanca shumė tė rėndėsishme ushqyese (proteina, vitamine, minerale, si edhe tė a.q. yndyra tė pangopura), por tė kufizohet konsumi tyre.
    Sui generis

  10. #340
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    E keqja nuk vjen vetėm

    Njė studim i ri tregon se meshkujt tė cilėt nė moshė tė re pėrjetojnė disfunksionin erektil janė shumė tė rrezikuar pėr tė zhvilluar sėmundjet e zemrės, nė krahasim me ata tė cilėt nuk kanė probleme tė kėtilla.

    Shkencėtarėt nga klinika e njohur amerikane “Mayo” kanė zbuluar se meshkujt tė cilėt pėrjetojnė disfunksionin erektil apo impotencė, janė tė rrezikuar pėr 80% qė tė sėmuren nga sėmundjet e zemrės, ndėrsa rreziku ėshtė mė i madh nėse disfunksioni erektil ndodh ndėrmjet moshės 40 deri 49-vjeēare.

    Kėto rezultatet bazohen nė studimin dhjetėvjeēar, nė tė cilin kanė marrė pjesė mė shumė se 1.400 meshkuj, shkruan revista “Mayo Clinic Proceedings”.
    Sui generis

Faqja 34 prej 42 FillimFillim ... 243233343536 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Psikologjia nė shėrbim tė shėndetit
    Nga salihaj nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 12:42
  3. Dita Botėrore e shėndetit
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  4. E verteta nuk eshte gjithmone e nevojshme
    Nga Tannhauser nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2006, 23:03
  5. RENDESIA E LUTJES (a eshte e nevojshme te lutemi?)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •