Close
Faqja 8 prej 42 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 412
  1. #71
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me brokoli merrni frymė lehtė

    Njė studim i ri ka treguar se brokoli ka ndikim pozitiv te sėmundjet kronike tė mushkėrive.

    Duhanpirėsit tė cilėt vuajnė nga sėmundjet kronike obstruktive tė mushkėrive kanė nivel tė ulėt tė antioksiduesit tė quajtur NRF-2.

    NRF-2 mbron mushkėritė nga proceset inflamatore, ndėrsa brokoli pengon shkatėrrimin e NRF-2, dhe nė kėtė mėnyrė mbron dėmtimi e mushkėrive.
    Sui generis

  2. #72
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mbipesha dhe aborti

    Femrat e trasha tė cilat kanė abortuar spontanisht, janė tė prira qė sėrish tė abortojnė nė krahasim me femrat me peshė normale trupore.

    Nė njė studim ku kanė marrė pjesė 696 femra tė cilat kanė pasur abort tė pashpjegueshėm, ėshtė zbuluar se rreziku pėr njė tjetėr abort ka qenė 73% mė i madh pėr femrat me mbipeshė trupore nė raport me femrat me peshė normale.

    Autorėt e studimit kanė pohuar se ky hulumtim ėshtė i pari i kėtij lloji i cili shpjegon lidhshmėrinė ndėrmjet indeksit tė masės trupore (BMI) dhe abortit.

    Kėshtu, ėshtė treguar se femrat e trasha tė cilat kanė aborte tė pėrsėritshme, vazhdimisht janė tė rrezikuara pėr njė abort tjetėr, dhe pėr kėtė arsye ato kanė nevojė qė tė dobėsohen nėse dėshirojnė ta mbajnė shtatzėninė deri nė fund.
    Sui generis

  3. #73
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shafrani mbron nga sulmet nė tru

    Studimet e reja kanė zbuluar se pėrbėrėsit aktiv tė mėlmesave indiane mund tė jetė shumė ndihmues nė parandalimin ose para terapisė sė sulmeve nė tru.

    Pėrbėrėsit e shafranit indian mund tė jenė mjaft tė dobishėm nė parandalimit e gjakderdhjeve nė tru, qė janė ndėr shkaktarėt kryesor tė vdekjeve, duke penguar mpiksjen e gjakut nė enė.

    Hulumtuesit ende nuk kanė kuptuar mėnyrėn e veprimit tė shafranit, por mendohet se kjo vjen falė efektit antioksidues dhe antiinflamator.

    Shafrani indian ėshtė dėshmuar tė jetė i dobishėm edhe nė parandalimin e kancerit dhe sėmundjes Alzheimer.
    Sui generis

  4. #74
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Luftoni gjenet, qėndroni tё dobёt

    Sipas studimeve tё reja, madje edhe ata persona tё cilёt janė gjenetikisht tё predisponuar tё kenё kilogramё tё tepėrta, mund tё jenё tё dobėt nёse janė fizikisht aktiv.

    Personat tё cilat kanё dy kopje tё gjenit tё trashёsisё, kanё 70 % gjasa pёr tё qenё obesё (tё shёndoshё).

    Por, hulumtimet e reja kanё treguar se personat me gjenin e rezikshёm tё trashёsisё, tё cilёt vazhdimisht angazhohen fizikisht, kanё masё trupore si edhe ata pa kёtё gjen tё pakёndshёm.

    Obeziteti nuk ёshtё vetėm problem fizik, por edhe shėndetėsorё. Personat e trashё kanё prirje mё tё mёdha pёr tu prekur nga sėmundjet e zemrės dhe diabeti.
    Sui generis

  5. #75
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ushqejeni trurin

    Aktiviteti intelektual nxit apetitin pėr ushqim pėr shkak tė kėrkesė sė organizimit pėr glukozė, pohojnė shkencėtarėt.

    Disa nga participantėt vullnetarė ėshtė dashur ta pėrshkruajnė njė tekst tė cilin e kanė lexuar paraprakisht dhe grupi tjetėr ka zgjidhur disa teste kompjuterike, ndėrsa grupi i kontrollit gjatė gjithė kohės ka pushuar.

    Pas njė kohe tė gjithėve u ėshtė ofruar ushqim. Grupi i cili kishte pėrshkruar tesktin e lexuar kishte konsumuar 203 kcal, ndėrsa zgjidhėsit e testeve 253 kcal mė shumė sesa ata qė kishin pushuar.
    Sui generis

  6. #76
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjidhėnia zvogėlon rrezikun pėr kancer

    Femrat tė cilat nė fazėn mė tė hershme jetėsore japin gji janė mė pak tė rrezikuara pėr t’u sėmurė nga kanceri i gjirit.

    Ky pohim mbėshtetet nė tė dhėnat e grumbulluara nga World Cancer Research Fund, nga 7.000 studime tė realizuara mė parė.

    Nga kėto studime ėshtė treguar se gjidhėnia zvogėlon prirjen pėr zhvillimin e kancerit pėr afėr 4.8%

    Studimet e mėparshme kanė treguar se gjidhėnia zvogėlon prirjen pėr mbipeshė te fėmijėt qė pinė qumėshtin e nėnės dhe ndikon pozitivisht nė mbrojtjen e infeksioneve

    Rekomandohet qė sė paku gjashtė muajt e parė tė jetės, fėmijėt tė ushqehen kryesisht me gji, ndėrsa mė pastaj tė fillojė kombinimi i qumėshtit tė nėnės me ushqime tjera.
    Sui generis

  7. #77
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ushqimi i tepėrt e dėmton trurin

    Njė studim i ri ka zbuluar se ushqimi i tepėrt nuk ndikon negativisht vetėm nė linjėn trupore, por mund ta ērregullojė seriozisht funksionin e trurit.

    Studimet e mėparshme kanė treguar se konsumimi i tepėrt i ushqimit ndikon nė shfaqjen e proceseve inflamatore nė indin muskulor dhe tė mėlēisė, qė pėr pasojė kanė zhvillimin e sėmundjeve metabolike.

    Ndėrsa studimi i ri ka zbuluar se procese tė ngjashme inflamatore vėrehen edhe nė tru pas ngopjes sė tepruar.

    Ky ndryshim ėshtė vėrejtur nė trurin e minjve, mirėpo nėse e njėjta gjė vėrehet edhe te njerėzit, atėherė ky studim mund tė sjellė deri te njohuritė e reja pėr t’i luftuar sėmundjet e zemrės dhe diabetin.
    Sui generis

  8. #78
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe vera edhe lėngu i rrushit tė dobishėm

    Studimet e reja tregojnė se ngjashėm sikurse vera, edhe lėngu i rrushit nga ndikim pozitiv nė mbrojtjen e zemrės dhe parandalimin sėmundjeve kardiovaskulare.

    Alkooli zgjeron enėt e gjakut dhe rrit nivelin e HDL-kolesterolit (“kolesterolit tė mirė”), mirėpo rolin kryesor nė shėndetin e zemrės dhe enėve tė gjakut, e kanė pėrbėrėsit e verės, flavonidet dhe resveratroli.

    Studimet mė tė reja tregojnė se lėngu nga rrushi, ngjashėm me verėn, mbron zemrėn, duke zvogėluar rrezikun e paraqitjes sė ngjizjes sė gjakut dhe ngjitjes sė LDL-kolesterolit (‘kolesterolit tė keq”) nė muret e enėve tė gjakut.
    Sui generis

  9. #79
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtatzėnia dhe skizofrenia

    Stresi nė shtatzėni ėshtė i lidhur me paraqitjen e skizofrenisė.

    Shpeshtėsia e paraqitjes sė skizofrenisė ėshtė mė e lartė te fėmijėt nėnat e tė cilėve nė stadet e hershme tė shtatzėnisė kanė qenė nėn stres.

    Skizofrenia shpesh ėshtė pasojė e stresit tė nėnės gjatė jetės intrauterine, kur nėna ėshtė e ndikuar nga humbja e ndonjė tė dashuri, pėrjetimi i ndonjė tragjedie apo pengesa ndryshme socio-ekonomike.

    Skizofrenia ėshtė gjendej psikiatrike e cila pėrshkruhet si ērregullim mendor i cili karakterizohet me anomali nė perceptimin dhe shprehjen e realitetit.
    Sui generis

  10. #80
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Leximi ndihmon humbjen nė peshė?

    Njė hulumtim i shkencėtarėve amerikanė nga Universiteti Duke sugjeron se leximi mund t’u ndihmojė vajzave qė tė humbin nė peshė.

    Nė studim janė analizuar 31 vajza tė moshave ndėrmjet 9 dhe 13-vjeēare tė cilat kanė lexuar njė libėr, ku protagonisti kryesor ka qenė i trashė dhe ka pasur vėshtirėsi me vetėkontrollin, ndėrsa 33 vajza tjera me moshė tė ngjashme kanė lexuar njė tjetėr libėr, i cili nuk ka pėrmbajtur karaktere me mbipeshė trupore.

    Ndėrsa njė grup prej 17 vajzash nuk kanė lexuar asnjė libėr, dhe ky grup ėshtė konsideruar si grup i kontrollit.

    Pas gjashtė muajsh tė kėtij programi ėshtė vėrejtur zvogėlim i peshės trupore te tė gjitha grupet, mirėpo rezultate mė tė mira janė vėrejtur te grupi i vajzave tė cilat e kishin lexuar librin me personazhin me mbipeshė trupore.

    Te kėto vajza humbja nė peshė ka qenė dyfish mė e madhe sesa ato vajza tė cilat e kanė lexuar librin pa personazh tė trashė, ndėrkohė humbja nė peshė te vajzat tė cilat nuk kanė lexuar aspak, ka qenė shumė e vogėl.
    Sui generis

Faqja 8 prej 42 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Psikologjia nė shėrbim tė shėndetit
    Nga salihaj nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 12:42
  3. Dita Botėrore e shėndetit
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  4. E verteta nuk eshte gjithmone e nevojshme
    Nga Tannhauser nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2006, 23:03
  5. RENDESIA E LUTJES (a eshte e nevojshme te lutemi?)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •