Close
Faqja 6 prej 42 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 412
  1. #51
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Trashja zvogėlon kapacitet reproduktiv tė meshkujve

    Mbipesha kufizon mundėsinė pėr t’u bėrė baba, madje edhe te meshkujt e shėndoshė.

    Tė dhėnat e grumbulluara nga 87 meshkuj tė moshave ndėrmjet 19 dhe 48 vjeē, kanė sugjeruar se participantėt e trashė i kanė pasur mundėsitė e kufizuar pėr tė pasur fėmijė.

    Te kėta pjesėmarrės ėshtė vėrejtur ndryshim hormonal i cili mund tė shkaktojė reduktimin e kapacitet reproduktiv.

    Autorėt e studimit mendojnė se kjo ndodh si pasojė e vėshtirėsimit tė lidhjes sinjalizuese ndėrmjet hipotallamusit dhe testiseve, qė vjen deri te zvogėlimi i nivelit tė hormonit testosteron dhe disa hormoneve tjera nė gjakun e meshkujve tė trashė, dhe nga ana tjetėr vjen deri te ngritja e nivelit tė estrogjenit.
    Sui generis

  2. #52
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mė mirė thjerrėzat se operacioni me laser

    Thjerrėzat e kontaktit do tė ketė pėrparėsi nė tė ardhmen nė korrektimin e shikimit, pavarėsisht operacioneve tė syrit me laser, pohojnė shkencėtarėt britanikė.

    Dallimi ndėrmjet operacionit me laser dhe thjerrėzave tė kontaktit ėshtė pėr faktin, se thjerrėzat mund tė shfrytėzohen te tė gjithė njerėzit, ndėrsa kirurgjia me laser ėshtė e kufizuar vetėm nė disa ērregullime tė cilat mund t’i pėrmirėsojė.

    Terapia laserike nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr tė gjithė. Ajo paraqet njė ndėrhyrje kirurgjike e cila bart nė vete tė gjitha pasojat e ndėrhyrjeve tjera kirurgjike, siē ėshtė p.sh. infeksioni.
    Sui generis

  3. #53
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rrushi i zi lufton sulmet nё zemėr

    Nga rrushi i zi nuk bёhen vetėm verėrat, por ky fryt edhe nёse konsumohet edhe i freskёt ёshtё njё bar i ēuditshёm kundėr sulmeve nё zemėr, ka treguar njё studim i fundit shkencor.

    Shkencёtarёt nga Unitersiteti i Madridit, kanё bёrё njё analizё tё atyre pjesėve tё rrushit tё cilat janė mё tё pasur me proteina. Ėshtё nxjerrė njё ekstrakt i cili pėrmban proteina dhe antioksidues, pёr ndryshim prej pemėve tjera tё cilat kanё pak proteina dhe vetėm antioksidues.

    Shkencёtarёt me ekstraktin e rrushit kanё bёrё njё varg hulumtimesh, nga tё cilat kanё nxjerrё pėrfundimin se konsumimi i saj e ka ulur presionin e gjakut pёr 5% , kolesterolin pёr 14%, veēanėrisht kolesterolin e keq (i njohur si LDL).

    Shkencёtarёt kёshillojnё se nёse rrushi pėrfshihet nё ushqimin e pёrditshёm, mund ta zvogėlojё rrezikun pёr sulme nё zemėr deri nё 50%. Ekstrakti i rrushit mund tё ndihmojё veēanėrisht njerёzit tё cilёt vuajnė nga presioni i lartё i gjakut si dhe niveli i rritur i kolesterolit.
    Sui generis

  4. #54
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Boronica mbron eshtrat

    Osteoporoza pas menopauzės ėshtė shkaktari mė i shpeshtė i humbjes sė masės eshtėrore tė cilin e pėrcjell procesi normal i plakjes.

    Studimet e mėparshme kanė treguar se pemėt dhe perimet kanė ndikim mbrojtės tek eshtrat dhe kjo si meritė e substancave fitokimike tė pranishme nė to.

    Boronica pėrmban substanca fitokimike tė cilat mbrojnė nga sėmundjet e zemrės, ndėrsa studimet e fundit tregojnė se boronicat pėrveē ndikimit pozitiv nė zemėr (ku ndikojnė pozitivisht edhe kumbullat e thata), janė shumė tė dobishme pėr parandalimit e zhvillimit tė osteoporozės, gjegjėsisht pengojnė zhvillimin e sėmundjeve tė eshtrave.
    Sui generis

  5. #55
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vitamina D dhe skleroza multiple

    Fėmijėt tė cilėt kanė mungesė tė madhe tė nivelit tė vitaminės D, janė tė rrezikuar pėr ta zhvilluat sklerozėn multiple, njoftojnė shkencėtarėt kanadezė.

    Rezultatet e studimit tė realizuar nė Universitetin e Torontos bazohen nga tė dhėnat e grumbulluara prej 125 fėmijėve.

    Kėto tė dhėna kanė treguar se njė vit para diagnostikimit me sklerozė multiple, 68% e fėmijėve kanė nivel tė ulėt tė vitaminės D.

    Llogaritet se afėr 2.5 milionė njerėz vuajnė nga skleroza multiple, e cila ėshtė nj sėmundje autoimune ku sistemi imun sulmon sistemin nervor qendror duke shkaktuar demielinizim.
    Sui generis

  6. #56
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Antidepresivёt tё dёmshme pёr spermėn

    Pёrdorimi i shpeshtё i antidepresivёve mund tё jetё i dёmshёm pёr AND-nё e spermatozoideve, gjё qё mund ta zvogėlojё aftёsinё fekonduese tё meshkujve, thonё studimet e fundit.

    Hulumtimi i bёrё nё 35 meshkuj tё cilёt kanё marrё paroxetine, ka treguar se numri i spermatozoideve me ADN tё dėmtuar nga 13.8 para trajtimit, ёshtё rritur nё 30.3 % pas vetėm katёr javėsh.

    Rezultatet e hulumtimit tё spermatozoideve me ADN tё dėmtuar, kanё treguar se kjo ёshtё njё prej problemeve mё tё shpeshta pёr krijimin e familjes, veēanėrisht pёr ēiftet qё pėrpiqen tё jenё prindėr.

    Antidepresivёt janė barnat mё sё shpeshti tё pёrshkrueshme pёr problemet me depresionin.
    Sui generis

  7. #57
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vitamina C ul shtypjen e gjakut

    Disa studime tё reja italiane kanё zbuluar se dhėnia e vitaminės C nё mёnyrё intravenoze mund ta zvogėlojё presionin e gjakut.

    Nё kёto studime kanё marrё pjesё 12 tё studiuar me presion tё rritur tё gjakut. Tё gjithё tё hulumtuarve u ёshtё dhёnё 3 gram vitaminё C. Rezultatet kanё treguar se ka pasur ulje tё presionit prej 7%, 5 minuta pas marrjes sё vitaminёs C.

    Shkencёtarёt mendojnė se vitamina C ul aktivitetin e tepruar tё sistemit nervor qendror, duke e zvogėluar nё kёtё mёnyrё presionin e rritur tё gjakut.
    Sui generis

  8. #58
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fėstėku ndihmon nė uljen e kolesterolit tė keq

    Frytet arrore (me lėvore tė fortė), ulin rrezikun e prekjes nga sėmundjet e zemrės. A vlen kjo edhe pėr fėstėkun?

    Shkencėtarėt kanė hulumtuar doza tė ndryshme tė kėtyre fryteve brejtėse (10% dhe 20% tė energjisė ditore) dhe rezultatet kanė treguar se edhe fėstėku, si edhe frytet e tjera nga ky grup, ka ndikim pozitiv nė shėndet.

    Pas konsumimit tė kėtij fryti ka ardhur deri tek zvogėlimi i LDL kolesterolit (tė keq), ndėrsa doza mė e madhe ėshtė treguar me efekt edhe mė tė madh.

    Hulumtuesit kanė vėrtetuar se frytet arrore pėrmbajnė antioksiduesin e quajtur luteinė. Por fėstėku pėrmban nivele tė larta tė fitosterolit, njė substancė tjetėr qė mund tė ulė nivelin e kolesterolit dhe tė reduktojė rrezikun e kancerit.
    Sui generis

  9. #59
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pėr tė mos u sėmurur nga kanceri i gjirit

    Faktorėt qė ju rrezikojnė; Si ta shmangni; Duke u vetėdiagnostikuar; Dhe duke bėrė kontrolle tė herėpashershme.

    Pavarėsisht se nuk bėn pjesė nė tumoret me shkallė rrezikshmėrie tė lartė, tumori i gjirit ėshtė njė sėmundje qė prek kryesisht femrat, sidomos pas moshės 35 vjeē. Sipas statistikave, nė 100 mijė femra 44 prej tyre rrezikojnė tė preken nga tumori nė gji.

    Por duket se me kapjen e shpejtė dhe diagnostikimin nė kohė, kanceri i gjirit mund tė kurohet dhe pas shėrimit tė plotė, mundėsia pėr tė vazhduar njė jetė normale ėshtė e sigurt, pa harruar konsultimet e herėpashershme me mjekun. Dhe nuk ėshtė aspak e vėshtirė.

    Pėrveē konsultave dhe vizitave tek mjeku specialist, edhe ju vetė mund tė vetėdiagnostikoheni dhe tė drejtoheni tek mjeku nė rast se vėreni diēka tė dyshimtė qė ju shqetėson.

    Vetėdiagnostikimi, ka tė bėjė me shikimin dhe prekjen. Njė femėr qė i ka kaluar tė 20 vjetėt duhet tė mėsojė qė njė herė nė muaj tė bėjė njė kontroll tė imtėsishėm tė gjirit. Pėr ta bėrė kėtė, duhet tė zhvisheni nga mesi e lart, tė dilni para pasqyrės dhe tė shikoni me vėmendje nėse tė dy gjokset kanė madhėsi tė barabartė (duke marrė parasysh qė disa femra e kanė vetė njė gji mė tė madh se tjetri), nėse qėndrojnė tė dy nė tė njėjtin nivel.

    Nėse vini re se njėri prej gjinjve ėshtė mė i rėnė apo mė i vogėl, duhet tė drejtoheni menjėherė tek specialisti.

    Pa harruar tė shikoni me vėmendje edhe kokrrat, tė cilat duhet tė kini parasysh qė gjithmonė duhet tė jenė nė qendėr tė gjoksit. Pastaj ngrini duart lart dhe shikoni nėse vini re ndonjė tėrheqje tė lėkurės apo nėse njėri nga gjinjtė ngrihet mė lart se tjetri. Mė pas filloni tė bėni njė kontroll tė imtėsishėm me dorė. Me gishtat e dorės filloni tė bėni lėvizje nga poshtė lart mbi sipėrfaqen e gjirit si nė figurė, dhe pastaj lėvizje nė formė rrezesh nė qendėr tė gjirit. Nėse gjatė prekjes dora ju kap ndonjė kokėrr apo diēka tjetėr tė dyshimtė, tregon se ju nevojitet njė vizitė tek mjeku specialist.

    Nė formimin e kancerit nė gji ndikojnė disa faktorė dhe mė kryesori prej tyre ėshtė seksi. Femrat janė gjithmonė mė tė predispozuara pėr tė pasur kancer gjiri. Por kjo nuk do tė thotė se meshkujt pėrjashtohen. Rrallė, por ndodh qė edhe njė burrė tė ketė tumor nė gji. Megjithatė pėrqindja ėshtė shumė e vogėl, rreth 1,4 pėr qind.

    Faktor tjetėr risku ėshtė mosha. Me rritjen e moshės rritet edhe mundėsia pėr t’u prekur. Kryesisht kufiri fillon nga 35 vjeē e lart. Pa lėnė mėnjanė edhe trashėgiminė. Nė shumė raste kanceri i gjirit mund tė jetė i trashėgueshėm nga nėna tek vajza apo nga njėra motėr tek tjetra.

    Qėndron gjithmonė i pranishėm rreziku kur njėri prej gjinjve ka pasur tumor, mundėsitė janė dhjetė herė mė tė larta qė tumori tė prekė edhe gjirin tjetėr. Kėshtu qė ato femra qė janė kuruar mė parė nga njė tumor nė gji, duhet qė herė pas herė tė bėjnė vizita dhe konsulta tek specialisti pėr tė mbrojtur gjirin e shėndoshė.

    Edhe rrezet jonizuese janė tė rrezikshme. Bėhet fjalė pėr rreze tė shkaktuara p.sh. nga aparatet e radioskopisė, por pas moshės 40 vjeē ky rrezatim ėshtė i papėrfillshėm. Ndėr faktorėt kryesorė bėjnė pjesė edhe ata endokrinė dhe riprodhues.

    Si pėr shembull mosha e ardhjes sė menstruacioneve. Risku ėshtė mė i madh kur menstruacionet kanė ardhur rreth moshės 12 vjeē dhe mė i vogėl pas moshės 16 vjeē.

    Gjithashtu edhe menopauza pėrbėn njė faktor rreziku qė shtohet me lėnien e hershme tė menstruacioneve. Pa harruar kėtu edhe lindshmėrinė. Duket se lindja para moshės 20 vjeē dhe e sa mė shumė fėmijėve, kthehet nė mburojė mbrojtėse pėr kancerin nė gji.

    Por edhe kontracepsioni duhet marrė parasysh si faktor, kur vazhdohet gjatė dhe fillohet nė moshė shumė tė re. Ndoshta nuk e dinit, por edhe dieta luan rol shumė tė rėndėsishėm nė mbrojtjen ndaj tumorit tė gjirit.

    Dieta hiperkalorike dhe e pasur me yndyra shtazore duhet tė zėvendėsohet me ushqime tė lehta me bazė frutash dhe perimesh, pėr tė qenė mė tė sigurta. Gjithashtu obeziteti pėrbėn njė nga shkaktarėt e prekjes sė tumorit nė gji. Gratė mbi peshė duken mė tė rrezikuara nga tumori nė gji.

    Simptomat

    Cilat janė disa nga simptomat e prekjes sė mundshme nga tumori nė gji? Ndėr simptomat mė kryesore bėn pjesė ndryshimi i gjirit, i madhėsisė ose i formės, tėrheqja e lėkurės ose plagė tė ndryshme, spostim apo sekrecione nga kokrra e gjirit si dhe gjėndra tė dukshme nė zonėn e sqetullave.

    Diagnostikimi

    Ndėr metodat e diagnostikimit tė kancerit nė gji e para ėshtė ekzaminimi klinik, qė ka tė bėjė me vetėdiagnostikimin me anė tė shikimit dhe prekjes, qė duhet tė fillojė pas moshės 20 vjeē.

    Kurse sa i pėrket diagnostikimit nga mjeku specialist, njė metodė shumė e pėrdorshme ėshtė mamografia, qė ka tė bėjė me kėqyrjen e gjirit nė njė aparaturė tė specializuar.

    Shkalla e saktėsisė sė mamografisė ėshtė 85-90 pėr qind. Diagnostikimi me metodėn e mamografisė nuk kėshillohet para moshės 35 vjeē dhe nė periudhėn e shtatzėnisė.

    Ekografia ėshtė njė metodė shumė e pėrdorshme pėr tė rėnė nė gjurmė tė kancerit nė gji dhe citologjia, qė ka tė bėjė me ekzaminimin e materialit tė shkėputur nga zona dyshuese. Diagnostikimi me metodėn dhe citologjisė jep 90-95 pėr qind siguri.

    Ėshtė e kėshillueshme qė vetėdiagnostikimi tė bėhet njė herė nė muaj, vizita klinike tek specialisti njė herė nė gjashtė muaj, kurse mamografia ēdo dy vjet.

    Mjekimi

    Pas rėnies nė gjurmėt e tumorit nė gji janė disa mėnyra mjekimi. E para ėshtė kirurgjia qė ka tė bėjė me heqjen e tumorit dhe nyejve limfatike duke ruajtur gjirin. Kimioterapia e cila aplikohet pas operacionit, por edhe para tij, gjithashtu edhe hormonoterapia dhe terapia radioaktive.

    Megjithatė gjithmonė duhet tė mbani parasysh se kanceri i gjirit nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve ėshtė i shėrueshėm dhe mundėsia e vazhdimit tė njė jete normale ėshtė mė se e sigurt.
    Sui generis

  10. #60
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Me ushtrime fizike pėr ta lėnė duhanin

    Njė hulumtim i realizuar te femrat shtatzėna sugjeron se aktiviteti fizik ndihmon nė suksesin e lėnies sė duhanit.

    Rezultatet e shkencėtarėve nga Universiteti londinez St. George, pohojnė se ushtrimet trupore kanė ndikim tė ngjashėm me flasterėt nikotinikė nė ndėrprerjen e duhanpirjes.

    Nikotina mund tė sjellė deri te zvogėlimi i masės trupore tė tė porsalindurit, rrit rrezikun pėr vdekjen e foshnjės nė muajt e parė tė lindjes, mund tė krijojė vėshtirėsi nė mėsim dhe komplikime nė fazėn e mėvonshme tė fėmijėrisė.

    Tė dhėnat nė SHBA dhe Britani tė Madhe kanė treguar se nga 17% deri nė 20% e femrave vazhdojnė pirjen e duhanit edhe gjatė shtatzėnisė.
    Sui generis

Faqja 6 prej 42 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Psikologjia nė shėrbim tė shėndetit
    Nga salihaj nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 12:42
  3. Dita Botėrore e shėndetit
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  4. E verteta nuk eshte gjithmone e nevojshme
    Nga Tannhauser nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2006, 23:03
  5. RENDESIA E LUTJES (a eshte e nevojshme te lutemi?)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •