Close
Faqja 39 prej 42 FillimFillim ... 293738394041 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 412
  1. #381
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tė varurat nga droga duhet tė japin gji

    Edhe nėnat tė cilat pėr shkak tė vartėsisė nga drogat opioide janė nė terapi me metadon, pavarėsisht nga vartėsia duhet t’u japin gji fėmijėve tė tyre me qėllim qė tė zvogėlohet mundėsia e shfaqjes sė sindromės sė abstinencės te fėmijėt e tyre, njofton njė studim i ri.

    Nė studim ėshtė treguar se thuajse gjysma prej 450 tė porsalindurve pjesėmarrės nė studim, nėnat e tė cilėve merrnin metadon, kishin nevojė tė mjekohen nga sindroma e abstinencės. Por, gjithashtu ėshtė vėrtetuar se nevoja pėr ta trajtuar abstinencėn ishte shumė mė e vogėl nėse nėnat iu kanė dhėnė gji fėmijėve tė tyre, sė paku 72 orė.

    Autorėt e studimit thonė se sasitė e vogla tė metadonit me anė tė qumėshtit arrijnė te fėmija dhe nė kėtė mėnyrė zvogėlojnė simptomat e abstinencės.

    Sindroma e abstinencės nėnkupton simptomat dhe ndryshimet nė sjelljen e personit tė varur nga ndonjė lloj droge nė momentin kur nuk e merr drogėn, ndėrkohė kėto simptoma nė tė shumtėn e rasteve janė tė kundėrta me efektet qė i jep droga.
    Sui generis

  2. #382
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjumi i pasditės i lidhur me diabetin

    Edhe pse ekspertėt kohėve tė fundit kanė rekomanduar gjumin e pasdites pėr tė shmangur sėmundjet e zemrės dhe trurit, studimet e reja tregojnė njė lidhshmėri tė fjetjes pasdite dhe sėmundjes sė sheqerit.

    Personat tė cilėt rregullisht flenė pas ngrėnies sė drekės janė mė tė prirė pėr tė zhvilluar diabetin tip 2, sugjeron studimi i shkencėtarėve britanikė.

    Hulumtuesit nga Universiteti i Birminghamit kanė pėrcjellė afėr 16.500 participantė, me ē’rast kanė vėrtetuar se ata tė cilėt flinin pasdite, ishin tė rrezikuar pėr 26% qė tė sėmuren nga diabeti tip 2.

    Kėto rezultate shkencėtarėt i shpjegojnė me veprimin e disa faktorėve: kohėzgjatja e shkurtė e gjumit tė natės, zvogėlimi i aktivitetit trupor, teprica e kilogramėve dhe faktorėt gjenetikė.
    Sui generis

  3. #383
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kripa antidepresiv natyror

    Me anė tė studimeve nė minjtė laboratorikė, shkencėtarėt kanė zbuluar se minjve tė cilėve u mungonte kloruri i natriumit- kripa e kuzhinės, nuk merren mė me "aktivitetet tė cilat i bėjnė tė kėnaqur".

    Autorėt e studimit nuk mund tė vėrtetojnė nėse vėrtet shkaktohet depresion te minjtė qė kanė mungesė tė kripės sė kuzhinės, por ata kanė vėrejtur humbje tė kėnaqėsisė nė realizimin e aktiviteteve.

    Ideja qė kripa ėshtė njė bar natyror kundėr depresionit, mund ta shpjegojė arsyen pse njerėzit janė tė prirė qė tė konsumojnė ushqimin e kripur, pėrkundėr faktit se marrja e tepėrt e kripės shton rrezikun pėr hipertension, sėmundje tė zemrės dhe sėmundje tė tjera.
    Sui generis

  4. #384
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Terapi mjekuese pėr leukeminė

    Shkencėtarė kinezė kanė arritur ta mposhtin leukeminė me terapi, e cila ėshtė njė kombinimi i toksinave dhe derivateve tė vitaminės A, njofton "Makfaks".

    Njė ekip i shkencėtarėve kinezė nga Universiteti i Shangait, tė kryesuar nga Ministri aktual i Shėndetėsisė i Kinės, Chan Xhu, pas dy dekadash tė punės hulumtuese erdhi deri te rezultatet inkurajuese duke kombinuar terapinė qė pėrmban arsen dhe acid retinoik.

    Profesori Chan ka treguar se nga 85 pacientė tė sėmurė nga leukemia, te tė cilėt ėshtė zbatuar kjo terapi, 80 prej tyre janė shėruar.

    Thelbi i terapisė ėshtė qė qelizat e sėmura tė shėrohen dhe tė vazhdojnė tė zhvillohen, ndėrsa qelizat normale tė mos dėmtohen.

    Derivati i vitaminės A nxitė pjekurinė e qelizave, ndėrsa arseni vepron kundėr qelizave malinje.

    Leukemia ėshtė njė kancer i qelizave tė bardha tė gjakut, ku rritja dhe zhvillimi i kėtyre qelizave ėshtė anormal.
    Sui generis

  5. #385
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Kalciumi, vitamina D dhe diabeti

    Konsumimi i shtuar i kalciumit dhe vitaminės mund ta rregullojė nivelin e insulinės dhe nė kėtė mėnyrė tė ofrojė mbrojtje nga diabeti, pavarėsisht konsumimit tė zakonshėm tė qumėshtit dhe produkteve tė qumėshtit, pohon studimi i ri.

    Shkencėtarėt kanė analizuar marrjen e pėrgjithshme tė kalciumit dhe vitaminės D, nivelin e tyre nė organizėm, si dhe nivelin e insulinės te femrat dhe meshkujt e shėndoshė.

    Rezultatet kanė treguar se meshkujt dhe femrat me nivel mė tė lartė tė vitaminės D dhe kalciumit reagojnė mė sė miri nė rregullimin e prodhimit tė insulinės (hormonit i cili rregullon marrjen e glukozės nga qelizat).

  6. #386
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dieta zvogėlon masėn e tumorit

    Dihet se zvogėlimi i konsumimit tė ushqimit zvogėlon edhe rritjen e tumoreve tė caktuar, ndėrsa tani ėshtė zbuluar se pse ndodh kėshtu dhe si ndodh.

    Ndjeshmėria e tumoreve tė caktuar nė zvogėlimin e konsumimit tė ushqimit, varet nga aktivizimi i enzimės fosfoinozitol-3-kinazės,e cila ka rol tė rėndėsishėm nė pėrhapjen e qelizave tumorale. Nėse kjo enzimė aktivizohet, atėherė pengohet zvogėlimi i masės tumorale.

    Autorėt e studimit pohojnė se me anė tė modulimit tė aktivizimit tė kėsaj enzime, ėshtė e mundur qė edhe tumori rezistent ndaj kufizimit tė ushqimit tė shndėrrohet nė tumor tė ndjeshėm, masa e tė cilit zvogėlohet duke zvogėluar konsumimin e ushqimit.
    Sui generis

  7. #387
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zbulohet gjeni pėrgjegjės pėr sulmet nė zemėr

    Shkencėtarėt holandezw kanė zbuluar njė gjen i cili ėshtė pėrgjegjės pėr insuficiencėn akute tė zemrės te tė rinjtė, shkruan revista shkencore "American Journal od Human Genetics".

    Shkencėtarėt gjatė kohės sė studimit kanė vėrejtur fibrilacion idiopatik tė ventrikulit, njė ērregullim i ritmit tė zemrės deri tash jo aq i njohur dhe i pashpjegueshėm.

    Personat qė vuajnė nga ky ērregullim ndjejnė kontraksione tė shpejta tė muskulit tė zemrės, tė cilat e bllokojnė funksionimin normal tė saj dhe ngopjen e qelizave, qė sjell edhe te sulmi nė zemėr.

    Nėse ērregullimi nuk vėrehet dhe shėrohet me kohė, truri ngadalė do tė fillojė tė marrė mė pak oksigjen se sa ėshtė i nevojshėm, qė nė fund do tė rezultojė me njė vdekje tė papritur.

    Ēdo i katėrti nga personat tė cilėt vuajnė nga kjo formė e kėtij defekti tė trashėguar gjenetik, mė sė shpeshti vdesin para moshėn 50-vjeēare tė jetės.

    Shkencėtarėt kanė zbuluar se pėr kėtė ērregullim ėshtė pėrgjegjės njė fragment i kromozomit 7q36.
    Sui generis

  8. #388
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ulcera e rrezikshme

    Njė studim i ri njofton se pacientėt me ulcerė hemorragjike tė lukthit tė cilėt pranohen nė spital gjatė vikendeve, janė shumė mė tė rrezikuar pėr tė mos mbijetuar, nė krahasim me pacientėt tė cilėt lajmėrohen nė spital gjatė ditėve tė tjera tė javės.

    Pėrveē kėsaj, pacientėt tė cilėt pranohen nė spital gjatė fundjavės, janė mė tė prirė qė t’i nėnshtrohen operacionit pėr ta mjekuar sėmundjen, kėshtu qė duhet tė kalojnė kohė mė tė gjatė nė spital.

    Arsyeja pse ndodh kjo nuk ėshtė e njohur, prandaj ekspertėt janė duke hulumtuar pėr ta zbuluar pse ulcera ėshtė mė e rrezikshme gjatė vikendeve.
    Sui generis

  9. #389
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vaji i ullirit me vitamina mbron eshtrat

    Shkencėtarėt italian kanė shpjeguar se si vaji i ullirit mund tė jetė i mirė edhe pėr shėndetin e eshtrave.

    Pesėmbėdhjetė gra gjatė tri javėve ēdo ditė kanė konsumuar nga 20 ml vaj ulliri tė freskėt tė pasuruar me vitaminat D, K dhe B6.

    Rezultatet e kėtij studimi tė shkurtėr kanė treguar se vitaminat me tė cilat ėshtė pasuruar vaji i ulliri kishin njė efekt pozitiv nė biomarkerėt nė gjak, qė tregonin metabolizmin e indit kockor. Kjo do tė thotė se vaji i ullirit i pasuruar me vitamina pengon dobėsimin e masės kockore.
    Sui generis

  10. #390
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vegjetarianėt mė rrallė sėmuren nga kanceri

    Njė studimi i realizuar nė Universitetin e Oxfordit sugjeron se ushqimi vegjetarian mund tė mbrojė nga zhvillimi i kancerit.

    Revista “American Journal of Clinical Nutrition” ka publikuar tė dhėnat e grumbulluara nga 52.700 vullnetarė tė moshave ndėrmjet 20 dhe 89 vjeē, qė ka rezultuar me tė dhėnat se mungesa e mishit nė ushqim zvogėlon rrezikun e sėmundjes nga llojet e ndryshme tė kancerit.

    Hulumtuesit kanė qenė tė befasuar kur kanė kuptuar se vegjetarianėt janė mė tė rrezikuar pėr t’u sėmurė nga kanceri i zorrės sė trashė, njė formė e karcinomės e cila nė stadet e hershme ėshtė e lidhur pikėrisht me konsumimin e mishit.

    Krahas vegjetarianėve mė pak tė rrezikuar nga kanceri ishin personat tė cilėt ishin konsumues tė shpeshtė tė peshkut.
    Sui generis

Faqja 39 prej 42 FillimFillim ... 293738394041 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Psikologjia nė shėrbim tė shėndetit
    Nga salihaj nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 12:42
  3. Dita Botėrore e shėndetit
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  4. E verteta nuk eshte gjithmone e nevojshme
    Nga Tannhauser nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2006, 23:03
  5. RENDESIA E LUTJES (a eshte e nevojshme te lutemi?)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •