Close
Faqja 33 prej 42 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 412
  1. #321
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ushtrime tė thjeshta pėr mendje tė shėndoshė

    Njė studim i zhvilluar nė Kanada tregon se ushtrimet e rregullta aerobike te personat e moshuar pėrmirėsojnė dukshėm aftėsitė njohėse.

    “Neurobiology of Aging “ njofton se tė dhėnat e grumbulluara nga participantėt e moshuar mbi 65-vjeē, sugjerojnė se femrat fizikisht aktive kanė rezultate pėr 10% mė tė mira nė testet pėr kujtesėn, mendimin dhe inteligjencėn.

    Femrat tė cilat kishin ushtruar me rregull, kanė pasur edhe shtypje mė tė ulėt tė gjakut dhe qarkullim shumė mė tė mirė tė gjakut nė tru, pohojnė shkencėtarėt nga Universiteti i Calgaryt.
    Sui generis

  2. #322
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Enzima qė ndalon kancerin

    Shkencėtarėt kanė arritur tė ndėrtojnė modelin e plotė tė enzimės, e cila ka pėr qėllim kontrollimin e rrjetit sinjalizues, bllokimi i tė cilės mund tė pengojė zhvillimin e kancerit.

    Nė njė hulumtim nėn mbikėqyrje tė shoqatės britanike “Cancer Research UK”, me anė tė kombinimit tė disa metodave dhe modelimit, ėshtė krijuar modeli tredimensional interaktiv i enzimės ‘protein kinaza B’ (PKB).

    PKB ėshtė rregulluesi kryesor i rrugėve sinjalizuese tė cilat pėrcaktojnė sjelljen e qelizave. Gabimet nė kėtė rrugė krijojnė mundėsitė pėr zhvillimin kancerit, kėshtu qė vjen deri te aktivizimi i tepruar i kėsaj enzime.

    Ekspertėt pohojnė se zbulimi, i cili shpjegon se si kjo enzimė vepron, do tė krijojė ide nė kuptimin e mekanizmit tė protein kinazės B dhe nė zhvillimin e terapive tė reja tė cilat do ta kenė shėnjestėr bllokimin e kėsaj enzime.
    Sui generis

  3. #323
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vitamina D dhe aftėsitė njohėse

    Pėr herė tė parė shkencėtarėt kanė arritur tė vėrtetojnė lidhjen ndėrmjet vitaminės D dhe aftėsive njohėse.

    Nė njė studim ku kanė marrė pjesė 2.000 participantė mbi 65-vjeēarė ėshtė treguar se sa mė i ulėt tė jetė niveli i vitaminės D, aq mė shumė humben funksionet njohėse.

    Nė raport me personat tė cilėt kishin nivelin optimal tė vitaminės D, personat me nivel mė tė ulėt tė kėsaj vitamine kishin qenė tė prirė qė t’i kenė dyfish mė tė dobėta funksionet e kujtesės, mendimit dhe inteligjencės.
    Sui generis

  4. #324
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mos vozitni nėn ndikimin e barnave!

    Njė numėr i madh i aksidenteve ndodhin si pasojė e pėrdorimit tė barnave tė ndryshėm, ndėrsa llogaritet se njė numėr i madh i shoferėve tė cilėt janė tė pėrfshirė nė aksidentet frontale kanė qenė nėn ndikimin e barnave tė cilėt zvogėlojnė aftėsitė vozitėse.

    Madje edhe barnat, tė cilat duket se nuk janė aspak tė rrezikshme (p.sh. barnat tė cilat zvogėlojnė simptomat e gripit) shtojnė rrezikun nėse jeni duke vozitur.

    Ne aftėsitė vozitėse mė shumė ndikojnė anksiolitikėt (barnat pėr qetėsim). Ka raste tė shumta kur kėto barna gjenden nė gjakun e shoferėve qė pėsojnė aksidente. Kėto barna ngadalėsojnė reagimin e shoferit dhe pengojnė nė vlerėsimin e largėsisė ndėrmjet dy automjeteve tė cilat janė nė lėvizje.

    Nė grupin e barnave tė cilėt duhet t’i shmangin shoferėt, janė edhe antidepresivėt (kundėr depresionit), pastaj analgjetikėt e fortė (kundėr dhimbjes), antihistaminikėt (kundėr alergjisė) etj.

    Supozohet se nga 3% deri nė 7% e aksidenteve ndodhin si pasojė e pėrdorimit tė kėtyre barnave para dhe gjatė vozitjes.

    Duhet qė tė kalojnė sė paku 12 orė nga marrja e kėtyre barnave deri te momenti i vozitjes. Nėse vendosni tė vozitni mė herėt rrezikoni veten dhe tė tjerėt. Llogaritet se afėr 10% e shoferėve pėrdorin ndonjė lloj tė barnave pėr qetėsim.
    Sui generis

  5. #325
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lėngu i mollės dhe sėmundja Alzheimer

    Gjithnjė e mė shumė po zbulohen fakte qė me anė tė ushqimit mund tė shmanget zvogėlimi i funksioneve njohėse, tė cilat shkaktohen si pasojė e plakjes, ndėrsa nė disa raste parandalojnė edhe shfaqjen e sėmundjes Alzheimer.

    Shkencėtarėt nga Universiteti i Massachusettsit me anė tė analizave laboratorike te minjtė kanė zbuluar se lėngu i mollės pengon humbjen e funksioneve njohėse, tė cilat shfaqen te minjtė e moshuar.

    Gjatė periudhės njė mujore minjtė kanė marrė ekuivalent tė dy gotave tė lėngut tė mollės, ndėrsa nė kėtė periudhė kanė prodhuar shumė mė pak proteinė e cila konsiderohet pėrgjegjėse pėr formimin e tė ashtuquajturave ‘pllaka senile’, tė cilat janė tė pranishme te personat me sėmundjen Alzheimer.

    Autorėt e studimit pohojnė se e njėjta gjė pritet tė ndodhė edhe te eksperimentet nė njerėz.

    Sėmundja Alzheimer apo demenca senile ėshtė sėmundje degjenerative ku humben funksionet njohėse, nė radhė tė parė kujtesa, mendimi dhe inteligjenca.
    Sui generis

  6. #326
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    A e zgjat jetėn ngrėnia e pakėt?

    Ekspertėt rekomandojnė qė nėse keni peshė tė tepruar hani mė pak ushqim pėr tė jetuar mė gjatė, ndėrsa nėse keni trup tė hollė, atėherė shmangia e kalorive do tė ishte e pakuptimtė, madje shumė e rrezikshme shėndetin tuaj.

    Kohėve tė fundit zvogėlimi i konsumimit tė kalorive ėshtė bėrė shumė i popullarizuar si metodė pėr zgjatjen e jetesės, prandaj edhe personat e shėndetshėm dhe me peshė normale e pėrcjellin kėtė strategji, e cila pėr ata ėshtė e gabuar.

    Pėr kėtė arsye, shkencėtarėt, nė bazė tė disa eksperimenteve tė fundit, rekomandojnė qė dieta dhe restrikcioni i kalorive janė tė dobishme te personat, tė cilėt kanė tepricė kilogramėsh, ndėrsa tė dobėtit dhe ata me peshė normale nuk duhet tė qėndrojnė pa ngrėnė.
    Sui generis

  7. #327
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ēaji i gjelbėr dhe kanceri i gjirit

    Konsumimi i rregullt i ēajit tė gjelbėr mund ta zvogėlojė rrezikun e paraqitjes sė kancerit tė gjirit pėr 12%.

    Shkencėtarėt kanė ardhur nė kėtė pėrfundim, pasi kanė analizuar shprehitė ushqyese dhe tė konsumimit tė ēajit te 3.454 femra tė sėmura me kancer tė gjirit dhe 3.474 femra tė shėndosha, tė moshave ndėrmjet 20 dhe 74 vjeēare.

    Supozohet se meritor pėr kėtė efekt pozitiv tė ēajit tė gjelbėr janė polifenolet e pranishme nė tė.
    Sui generis

  8. #328
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ekstrakti i farave tė rrushit mjekon leukeminė

    Shkencėtarėt nga Universiteti i Kentuckyt kanė zbuluar se ekstrakti i fituar nga farat e rrushit lufton qelizat e leukemisė, ndėrkaq ky ekstrakt nuk i dėmton qelizat e shėndosha.

    Supozohet se ky ekstrakt vepron duke aktivizuar proteinėn JNK, e cila rregullon ciklin jetėsor tė qelizės.

    Deri mė tani ėshtė ditur se ekstrakti i farave tė rrushit, nė studimet ‘in vitro’ jep rezultate tė mira te karcinoma e lėkurės, gjirit, mushkėrive, lukthit, zorrės sė trashė dhe prostatės, ndėrsa ky ėshtė studimi i parė i cili tregon veprimin pozitiv edhe nė mjekimin e leukemisė.
    Sui generis

  9. #329
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Acidet omega-3-yndyrore nė menopauzė

    Acidet omega-3-yndyrore lehtėsojnė tendosjen psikologjike dhe simptomat e depresionit, nga tė cilat shpesh vuajnė femrat para menopauze dhe ato tė cilat janė nė menopauzė.

    Nė studim kanė marrė pjesė 120 femra tė moshave ndėrmjet 40 dhe 55 vjeēare. Ato janė ndarė nė dy grupe: grupi i parė ēdo ditė kanė marrė kapsula tė cilat pėrmbanin 1 g acid eikozapentaenoik (EPA), acid i rėndėsishėm omega-3-yndyror. Ndėrsa grupi tjetėr kanė marrė placebo

    Pas tetė javėsh shkencėtarėt kanė vėrejtur pėrmirėsim tė dukshėm nė grupin i cili ka marrė acide omega-3-yndyrore. Te kėta femra janė lehtėsuar dukshėm simptomat e depresionit dhe tensionit psikik.
    Sui generis

  10. #330
    Di gje njeri, se per ē'fare perdoren ( ne mjeksi ) farat e molles?

Faqja 33 prej 42 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Psikologjia nė shėrbim tė shėndetit
    Nga salihaj nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 12:42
  3. Dita Botėrore e shėndetit
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  4. E verteta nuk eshte gjithmone e nevojshme
    Nga Tannhauser nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2006, 23:03
  5. RENDESIA E LUTJES (a eshte e nevojshme te lutemi?)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •