Close
Faqja 29 prej 42 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 412
  1. #281
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mposhtni sėmundjen Alzheimer me ushtrime

    Ushtrimet trupore tė cilat pėrfshijnė nxehjen dhe zgjatjen, dhe tė cilat kryhen sė paku tri herė nė javė me nga 75 minuta mund tė pėrmirėsojė gjendjen e pacientėve me demencė.

    Ushtrimet e organizuara tė cilat janė tė dizajnuara pėr pėrmirėsimin e forcės, fleksibilitetit, lėvizshmėrisė dhe koordinimit, mund ta pėrmirėsojnė gjendjen e pėrgjithshme tė pacientėt me sėmundjen Alzheimer (demencėn senile).

    Personat me kėtė sėmundje tė cilėt i kanė tė kufizuara mundėsitė fizike, janė shumė pak tė aftė pėr kryerjen e aktiviteteve tė pėrditshme, gjė qė ndikon nė kualitetin e tyre jetėsor.
    Shkencėtarėt nga Universiteti i Madridit (“Universidad Europa de Madrid”) kanė analizuar ndikimin e ushtrimeve fizike te pacientėt me sėmundjen Alzheimer, femra dhe meshkuj me moshė mbi 70 vjeē, brenda 12 javėsh. Ushtrimet kanė qenė tė thjeshta: nxehje, zgjatje, ecje, lėvizje tė nyjave, trajnime me gomė elastike, si edhe trajnime tė koordinimit me anė tė topit.

    Rezultatet kanė treguar pėrmirėsim tė dukshim tė fuqisė dhe fleksibilitetit, edhe tė pjesės sė sipėrme edhe tė pjesės sė poshtme tė trupit; aftėsi tė mbajtjes sė baraspeshės, aftėsi tė ecjes mė tė lehtė dhe qėndrimit nė njė pozitė. Nė kėtė mėnyrė kėta pacientė ka krijuar aftėsi pėr tė kryer aktivitetet e pėrditshme, shkuarjen nė tualet, ēuarjen nga krevati, mbajtjen e higjienės personale etj.
    Sui generis

  2. #282
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ushtrimet trupore mbrojnė nga osteoporoza

    Ushtrimet trupore nė moshėn e adoleshencės ndihmojnė nė ruajtjen e shėndetit tė eshtrave pas menopauzės, njoftojnė shkencėtarėt japonezė.

    Revista “British Journal of Sports Medicine” ka publikuar rezultatet e njė studimi ku kanė marrė pjese 46 femra tė moshės mbi 52-vjeēare, tė cilat iu janė pėrgjigjur pyetjeve tė ekspertėve nga Universiteti i Suzukit nė lidhje me aktivitetin trupor nė moshėn e adoleshencės

    Nė bazė tė kėtyre rezultateve ėshtė treguar se aktiviteti trupor nė moshė tė re, siē ėshtė p.sh. notimi, nė moshėn e mėvonshme iu ndihmon femrave nė ruajtjen e shėndetit tė eshtrave dhe nė kėtė mėnyrė pengon zhvillimin e osteoporozės.
    Sui generis

  3. #283
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Infeksionet e rrugėve tė frymėmarrjes

    Dimri dhe ditėt me lagėshti, rritin numrin e tė infektuarve me infeksione tė rrugėve tė frymėmarrjes, ndėrsa kjo ndodh si pasojė e rėnies sė imunitetit dhe ndikimit tė kushteve sezonale pėr favorizimin e zhvillimit tė infeksioneve virale.

    Infeksionet virale rrugėve tė frymėmarrjes janė shkaku mė i shpeshtė i sėmundjeve te njeriu (si te fėmijėt po ashtu edhe tek tė rriturit). Kėto infeksione janė infeksione ngjitėse. Bartja e tyre bėhet nga personi i sėmurė te i shėndoshi, me anė tė spėrklave tė ajrit ku gjendet virusi.

    Nga infeksionet e traktit respirator rrezikohen tė gjitha grupmoshat. Megjithatė rreziku kryesor ekziston te tė sėmurėt me sėmundje kronike, nė radhė tė parė tė mushkėrive, pastaj me sėmundje tė rėnda tė zemrės, sėmundje tė gjakut dhe tė sėmurėt me sėmundje tė tjera kronike si dhe me imunodeficiencė.

    Kėto infeksione mund tė jen tė lehta, tė mesme ose tė rėnda. Mund tė shfaqen pneumonitė e ndryshme virale te fėmijėt tė cilėt mund tė jenė si komplikime tė gripit ose parainfluencės, bronkiti, bronkioliti, format e rėnda tė pneumonisė tė cilat mund tė shkaktojė pamjaftueshmėri respiratore.

    Pasqyra klinike tek infeksionet virale karakterizohet me shkuarje tė hundėve, dhimbje ne fyt, kollitje, plogėshti, kokėdhimbje, dhimbje tė muskujve, ethe, temperaturė etj., ndėrsa nė rastet mė tė rėnda edhe vėshtirėsi nė frymėmarrje.
    Sui generis

  4. #284
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndotėsit e ndryshėm zvogėlojnė numrin e spermatozoideve

    Vitet e fundit, studimet e ndryshme tregojnė njė shkallė tė uljes sė aftėsive riprodhuese tė meshkujve nė moshė tė mesme, si dhe ekzistojnė tė dhėna pėr rritje tė numri tė sėmurėve me kancer tė testiseve.

    Ekspertėt pohojnė se kjo ndodh si rezultat i substancave kimike tė pranishme gati nė tė gjitha produktet e pėrdorimit tė pėrditshėm, si dhe ato tė cilat pėrdoren pėr zbutjen e plastikės, tė cilat veprojnė direkt nė organizėm, duke shkaktuar ndryshime nė sistemin hormonal.

    Nė dy dekadat e fundit, shkencėtarėt francezė kanė llogaritur se vetėm kryeqytetasit e Francės kanė tė zvogėluar pėr 40% numrin e spermatozoideve, ndėrsa spermatozoidet ekzistuese kanė formė tė ērregullt si edhe lėvizshmėri mė tė vogėl.

    Produktet e ndryshme kozmetike, sapunėt, parfumet, kremrat, substancat e pranishme nė plastikė etj., kanė ndikim negativ nė numrin e qelizave seksuale mashkullore, dhe nė kėtė mėnyrė zvogėlojnė aftėsinė riprodhuese tė tyre. Kėshtu, shumė spitale nė Francė, duke pasur parasysh se produktet e lartpėrmendura mund tė kenė ndikim te foshnja e palindur ende (fetusi), kanė vendosur disa rregulla tė cilat e ndalojnė pėrdorimin e kėtyre substancave edhe gjatė shtatzėnisė.
    Sui generis

  5. #285
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Adhuruesit e pornografisė janė depresivė

    Personat tė cilėt rregullisht vizitojnė sajtet pornografike, janė tipa mė depresivė dhe mė anksiozė se tė tjerėt. Megjithatė nuk ėshtė vėrtetuar nėse, pikėrisht gjendja depresive dhe e ankthit, i shtyn ata ta ‘konsumojnė’ pornografinė, ose ndodh e kundėrta.

    Personat tė cilėt kalojnė shumė kohė nė faqet e internetit, tė cilat kanė pėrmbajtje pornografike janė tė prirė mė tepėr qė tė kalojnė nė depresion, njoftojnė shkencėtarėt australianė.

    Ata kanė studiuar mbi 1.300 vullnetarė nė Melbourne, tė cilėt kanė qėndruar mė shumė se 12 orė nė faqet pornografike tė internetit. Ndėrsa rezultatet kanė treguar se mė shumė se njė e katėrta e tyre (mė shumė se 25%) vuanin nga shenjat klinike tė depresionit.

    Tridhjetė pėr qind e tyre kishin nivel tė lartė tė ankthit, ndėrsa 35% kishin tė zhvilluar njė shkallė tė caktuar stresi, nga vlera mesatare deri nė njė shkallė tė larė. Prania e ankthit dhe stresit ka qenė nė proporcion me kohėn e kaluar nėpėr faqet pornografike: sa mė gjatė qė kanė pėrcjellė kėto sajte aq mė tė shprehura kanė qenė simptomat dhe shenjat e anksiozitetit dhe stresit.

    Mirėpo ky studim nuk ka arritur ta zbulojė nėse personat anksiozė dhe depresivė janė tė prirė ndaj pornografisė, ose nėse ndodh e kundėrta, se pornografia nxit paraqitjen e stresit, ankthit dhe depresionit.
    Sui generis

  6. #286
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mė mirė gjumė se makiato

    Ekspertėt pohojnė se pėr tė pasur njė ditė mė tė mirė dhe pėr tė qenė mė tė kthjellėt duhet qė nė vend tė kafesė nė mesditė tė bėni njė sy gjumė.

    Pas disa eksperimenteve, shkencėtarėt kanė ardhur nė pėrfundim se gjumi ka ndikim shumė mė tė mirė nė nxitjen e efektivitetit trupor dhe mendor sesa kafeina.

    Njė grup prej 60 vullnetarėsh janė pėrfshirė nė njė eksperiment, ku disa prej tyre kanė fjetur afėr dy orė, disa kanė marrė tableta me 200 mg kafeinė (sa dy filxhanė kafe), ndėrsa tė tretėt kanė marrė placebo.

    Mė vonė tė gjithė kėta participantė u janė nėnshtruar disa testeve ku kanė qenė tė obliguar nė zgjidhjen e detyrave. Grupi i participantėve tė cilėt kanė fjetur kanė qenė shumė mė tė suksesshėm se dy grupet tjera.
    Sui generis

  7. #287
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Konsumimi i njė veze ēdo mėngjes ėshtė i dėmshėm

    Ekspertėt pohojnė se konsumimi madje i vetėm njė veze nė ditė mund tė shkaktojė diabet.

    Edhe pse ekziston mendimi se vezėt janė tė shėndetshme pėr shkak se janė pėrplot me vitamina, njė studim mė i ri i realizuar nga shkencėtarėt nė Boston, ka treguar se nuk ėshtė tamam ashtu.

    Studimi ka pėrfshirė analizėn e 57.000 participantėve, femra dhe meshkuj, ndėrsa rezultatet kanė treguar se konsumimi i vetėm njė veze nė ditė shton rrezikun pėr zhvillimin e diabetit pėr 60% te meshkujt dhe pėr 77% te femrat.

    Diabeti ėshtė njėra nga sėmundjet mė tė pėrhapura nė botėn bashkėkohore, ndėrsa shkaktohet si rezultat i njė ērregullimi, i cili shkakton rritjen e nivelit tė sheqerit nė gjak.
    Sui generis

  8. #288
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mungesa kronike e gjumit sėmundje e kohės moderne

    Nė kohėn moderne njerėzit flenė mė pak se kurrė, ndėrsa fajtori kryesor ėshtė mėnyra dhe stili jetėsor i kohės sė sotme. Edhe pse mungesėn e gjumit mund ta kompensojmė gjatė vikendeve, megjithatė pasojat tė cilat i lė pagjumėsia nė shėndet, do tė vėrejmė mė vonė.

    Njė hulumtim i realizuar kėtė vit nė SHBA ka treguar se tė rriturit flenė mesatarisht 6 orė e 48 minuta brenda natės, pavarėsisht se rekomandimet shkencore janė qė njeriu tė flejė tetė orė nė ditė.

    Njė tjetėr element negativ sa i takon fjetjes, ėshtė koha e gjumit. Shuam njerėz si pasojė e mėnyrės sė tyre jetėsore, nuk flenė tėrė natėn ndėrsa flenė ditėn. Duke pasur parasysh faktin qė gjumi mė kualitativ bėhet natėn, kjo mėnyrė jetėsore mund tė shkaktojė ndryshime metabolike. Shkencėtarėt kėtė veti e kanė emėrtuar si “sindroma e shtyrjes sė gjumit”.

    Nė kohėn kur jetojmė, nė shumė vende tė botės ekziston e ashtuquajtura “bulimi a gjumit”. Kjo ėshtė gjendje e tillė kur njeriu fle mesatarisht pesė apo gjashtė orė nė ditė ,ndėrsa gjumin e humbur e kompenson gjatė vikendeve. Njė veprim i tillė aktualisht ėshtė i pranueshėm edhe pėr mjekėt, pasi qė ata nuk e dinė se ēka ndodh me njė person, i cili mund tė jetojė me vite tė tėra nė mungesė kronike tė gjumit.
    Sui generis

  9. #289
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kremrat hidratuese dhe kanceri i lėkurės

    Kremrat hidratuese tė cilat ēdo ditė i pėrdorin miliona njerėz kanė shtuar rrezikun pėr zhvillimin e llojeve tė ndryshme tė kancerit tė lėkurės.

    Hulumtimet e realizuara nga njė grup shkencėtarėsh nė Universitetit Rutgers nė New Jersey kanė treguar se kremrat hidratuese kanė shtuar veprimin kancerogjen tė rrezeve tė diellit, gjegjėsisht tė rrezeve ultravjollce, ndaj tė cilave janė ekspozuar minjtė eksperimentalė.

    Eksperimentet janė realizuar nė atė mėnyrė qė minjtė janė ekspozuar ndaj njė sasie tė madhe te rrezeve ultravjollce, aq sa njeriu mund tė absorbojė gjatė jetės sė tij, dhe pastaj janė lyer me kremra hidratues. Rezultatet kanė treguar se kėto kremra kanė rritur rrezikun pėr shfaqjen e ndonjė lloji tė tumorit pėr 69%.

    Pas kėtij eksperimentimi, autorėt e studimit kanė pohuar se nė tė ardhmen veprimi negativ i kėtyre kremrave duhet tė vėrtetohet edhe te njeriu. Ndėrsa deri sa tė ndodh kjo ata rekomandojnė qė kėta kremra duhet tė pėrdoren sa mė rrallė.
    Sui generis

  10. #290
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Piperina rregullon disponimin

    Piperina ėshtė alkaloidi kryesor i piperit tė zi, tė cilit edhe i vishen shumė efekte farmakologjike, si antiinflamator, alangjetik ndėrsa parandalon edhe tė thatin nė stomak.

    Hulumtimet e reja laboratorike nė minj ia pėrshkruajnė kėsaj substanceje edhe njė efekt tė rėndėsishėm, atė antidepresiv. Gjatė eksperimenteve ėshtė vėrejtur pėrmirėsim i funksioneve konjitive (njohėse).

    Por, para se nė treg tė paraqitet ushqimi funksional me piperin pėr disponim tė mirė, duket tė bėhet edhe disa hulumtime shtesė, pasi disa studime tė tjera, tė zhvilluara po ashtu nė kafshė eksperimentale, kanė treguar se piperina mund tė jetė edhe toksike pėr sistemin reproduktiv mashkullor.
    Sui generis

Faqja 29 prej 42 FillimFillim ... 19272829303139 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Psikologjia nė shėrbim tė shėndetit
    Nga salihaj nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 12:42
  3. Dita Botėrore e shėndetit
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  4. E verteta nuk eshte gjithmone e nevojshme
    Nga Tannhauser nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2006, 23:03
  5. RENDESIA E LUTJES (a eshte e nevojshme te lutemi?)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •