Close
Faqja 10 prej 42 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 412
  1. #91
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjenet, mbipesha dhe kanceri

    Shkencėtarėt kanė gjetur njė lidhje tė trefishtė ndėrmjet gjeneve, mbipeshės dhe kancerit tė zorrės sė trashė.

    Studimi ėshtė orientuar te gjeni i quajtur ADIPOQ, i cili shkakton prodhimin e hormonit qė shkakton trashjen, i quajtur adiponektin.

    Hulumtimi ka treguar se ata tė cilėt trashėgojnė formėn mė tė shpeshtė tė gjenit ADIPOQ, janė 30% mė pak tė rrezikuar pėr ta zhvilluar kancerin zorrės sė trashė nė krahasim me personat tjerė.

    Njė e treta e tė sėmurėve me kancer tė zorrės sė trashė kanė histori familjare tė sėmundjes, ndėrsa tani shkencėtarėt janė shumė afėr zbulimit tė sekuencės sė saktė tė ADN-sė ose mutacionit brenda gjenit ADIPOQ i cili ndikon nė rrezikun zhvillimit tė kancerit tė zorrės.
    Sui generis

  2. #92
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ushqimi i tė shtunės dhe pushimi i tė dielės- kombinim i keq

    Kuptohet qė vikendi ėshtė kohė pėr pushim, mirėpo as gjatė vikendit nuk duhet pushuar nga kontrollimi i masės trupore.

    Nė bazė tė krahasimeve tė cilat janė bėrė nė rritjen e peshės te personat tė cilėt kontrollojnė masėn trupore me anė tė zvogėlimit tė konsumimit tė energjisė dhe ushtrimeve, ėshtė treguar se gjatė fundjavės kilogramėt rriten mė shumė.

    Kjo shpjegohet me ushqimet e shumta gjatė tė shtunės dhe mosaktivitetit trupor gjatė tė dielės.
    Sui generis

  3. #93
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vitamina K1 ndihmon nė parandalimin e diabetit

    Njė studim i ri, i cili gjerėsisht do tė publikohet nė edicionin e radhės tė revistės Diabetes Care, ka nxjerrė pėrfundimin se konsumimi i produkteve tė pasura me vitaminė K1, mund tė ulė rrezikun e diabetit nė njerėzit e moshuar.

    Studimi ka treguar se personat tė cilėt kishin marrė vitaminė k1, kishin njė rrezik tė reduktuar tė zhvillimit tė rezistencės sė insulinės.

    Rezistenca e insulinės ėshtė njė gjendje kur nė organizėm prodhohet sasi normale tė insulinės (hormonit i cili ul sheqerin nė gjak), por insulina nuk ka pėrgjigje adekuate nė muskuj dhe mėlēi.

    Burrat, tė cilėt kishin marrė vitaminė k1, kishin pasur njė reduktim tė dukshėm tė rezistencės ndaj insulinės, krahasuar me grupin qė nuk kanė marrė vitaminė k1. Por kjo ishte vetėm tek meshkujt, dhe njė gjė e tillė nuk ėshtė vėrtetuar tek femrat.

    Vitamina K1 gjendet nė bimėt e gjelbra, ndėrsa sasi mė tė mėdha pėrmbajnė spinaqi, lakėrjeshilja, majdanozi dhe bronkolit.
    Sui generis

  4. #94
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ushqimi mediteran dhe astma

    Ushqimi mediteran mund t’i mbrojė fėmijėt nga paraqitja e astmės.

    Sipas rezultateve nga hulumtimet e realizuara nė Meksikė, ushqimi mediteran mund t’i mbrojė fėmijėt nga zhvillimi i astmės dhe rinitit alergjik.

    Kėto hulumtime kanė ofruar tė dhėna shtesė se ushqimi i shėndetshėm ėshtė kyē pėr shėndetin e fėmijėve dhe tė rriturve nė pėrgjithėsi.

    Ushqimi mediteran pėrmban sasi tė madhe tė perimeve, pemėve, lajthi, arra, fara tė ndryshme, peshq dhe drithėra, ndėrkaq pėrmban sasi tė vogėl tė produkteve tė qumėshtit, mishit dhe yndyrave.
    Sui generis

  5. #95
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lėndėt plastike mė tė dėmshme se qė ėshtė menduar

    Edhe pse FDA (Administrata Amerikane pėr Barna dhe Ushqim) e ka shpallur lėndėn bisfenol A si tė sigurt, studimet e reja nxjerrin se kjo lėndė mund tė jetė e rrezikshme pėr sėmundjet e zemrės, diabetin dhe mund tė dėmtojė mėlēinė.

    Nė studime janė pėrfshirė 145 persona tė moshės nga 18 deri nė 74 vjet. Sa mė i madh ka qenė pėrqendrimi i bisfenol A nė urinė, gjasat qė personat e eksperimentuar tė preken nga sėmundjet kronike kanė qenė mė tė mėdha.

    Bisfenol A shpesh shfrytėzohet nė prodhimin e plastikėve pėr ushqimin e paketuar, por shqetėsimi mė i madh vjen nga pėrdorimi i kėsaj lėnde nė prodhimin e shisheve pėr fėmijė si dhe paketimin e ushqimit tė fėmijėve.

    Hulumtimet e mėhershme e kanė lidhur bisfenolin A me dėmtimin e trurit dhe organeve reproduktive si dhe tė sistemit imun.
    Sui generis

  6. #96
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Alkooli gjatė shtatzėnisė

    Britanikėt kanė dhėnė njė numėr rekomandimesh lidhur me konsumimin e alkoolit gjatė shtatzėnisė.

    Shtatzėnave dhe femrave tė cilat planifikojnė shtazani u rekomandohet mospirje e alkoolit tre muajt e parė pėr shkak tė rrezikut nga aborti.

    Nėse shtatzėna vendos qė tė konsumojė alkool, atėherė kufiri ėshtė 1-2 njėsi (1 njėsi definohet si 300 ml birrė, 80 ml verė ose 25 ml alkool i fortė) brenda javės.

    Pėr konsumimin e kėtillė tė alkoolit nuk ka tė dhėna pėr dėmtimin e foshnjės.

    Konsumimi i tepruar i alkoolit gjatė shtatzėnisė mund tė shkaktojnė sindromėn fetale alkoolike, me retardim mendor dhe fizik tė fėmijės.

    Pėr kėtė arsye pėr tė qenė tė sigurt ėshtė mė mirė qė tė shmanget krejtėsisht alkooli gjatė shtatzėnisė.
    Sui generis

  7. #97
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sindroma metabolike dhe kanceri i zorrės sė trashė

    Personat e goditur nga sindroma metabolike janė pėr 75% mė tė rrezikuar qė tė sėmuren nga kanceri i zorrės sė trashė, njoftojnė shkencėtarėt amerikanė pranė Fakultetit tė Mjekėsisė nė South Carolina.

    Sindroma metabolike ėshtė kombinim i shtypjes sė rritur tė gjakut, diabetit dhe pėrqendrimit tė tepruar tė kolesterolit nė gjak, pėrkatėsisht kėto tri gjendje lidhen edhe me peshėn e lartė trupore.

    Mė herėt ėshtė treguar se sindroma metabolike rrit rrezikun pėr sėmundje tė zemrės dhe sulmin nė tru, ndėrsa rezultatet e studimeve tė reja kanė treguar pėr rolin e tij edhe nė shfaqjen e kancerit tė zorrės sė trashė.
    Sui generis

  8. #98
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Depresioni pas lindjes

    Numri i ri i revistės "Nutrition Bulletin" tregon rėndėsinė e ushqimit nė etiologjinė e depresionit pas lindjes.

    Simptomat e kėsaj gjendjeje paraqiten te 13-20 % e nėnave tė reja, ndėrsa pasojat janė tė kėqija edhe pėr nėnėn edhe pėr fėmijėn.

    Shkaktarėt e kėsaj gjendjeje nuk janė plotėsisht tė qartė, ndėrsa bėhet fjalė pėr njė etiologji me spektėr tė gjerė.

    Hulumtimet e publikuara deri mė tani kanė treguar se vitaminat e grupit B mund tė jenė tė dobishme te depresioni pas lindjes, si edhe disa minerale (siē ėshtė kalciumi, magnezi dhe zinku), ndėrsa njė pjesė e studimeve janė marrė me hulumtimin e ndikimit acideve omega-3-yndyrore dhe konsumimi i peshqve te kjo sėmundje.

    Deri mė tani rezultate mė tė fuqishme ekzistojnė pėr riboflavinėn (vitamina B2), kalciumin dhe zinkun, pėr tė cilėt thuhet se luajnė rol tė rėndėsishėm nė lehtėsimin e simptomave tė depresionit pas lindjes, derisa roli i acideve omega-3-yndyrore ende nuk ėshtė sqaruar mirė.
    Sui generis

  9. #99
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zbulohen gjenet e rėnies sė flokėve

    Shkencėtarėt kanė zbuluar gjenet e pranishme te 1/7 e meshkujve, tė cilėt ofrojnė rrezik pėr rėnien e flokėve,- njė formė e shpeshtė e rėnies sė flokėve me ē’rast ato fillojnė tė bien pas eshtrave temporale dhe formojnė njė linjė nė formė tė shkronjės M.

    Gjatė analizimit tė mė shumė se 1.120 personave, shkencėtarėt nga Universiteti McGill, Kolegji King i Londrės dhe nga kompania farmaceutike “GlaxoSmithKline”, kanė zbuluar dy variante gjenetike tė cilat shkaktojnė kėtė rrezik pėr rėnien e flokėve.

    Gjenet janė tė pranishme nė kromozomin 20 dhe deri sa tė zbulohen barnat pėr to, rreziku pėr rėnien e flokėve ėshtė shtatė herė mė i madh sesa te personat tė cilėt nuk e i kanė kėto gjene.
    Sui generis

  10. #100
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kujdesuni pėr zemrėn tuaj

    Pėr tė pasur njė zemėr tė shėndoshė duhet tė aplikoni disa shprehi pozitive jetėsore, ndėrsa duhet t’i shmangni disa tė tjera.

    Aktiviteti fizik – Ushtrimet e rregullta fizike kanė ndikime tė shumta pozitive, ato mbajnė indeksin e peshės trupore (BMI) nė vlera normale, ulin nivelin e kolesterolit nė gjak, ulin tensionin arterial dhe nė kėtė mėnyrė, zvogėlojnė mundėsinė e paraqitjes sė sėmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

    Shmangni duhanin – Duhani pavarėsisht nivelit tė nikotinės qė pėrmban ėshtė shumė i rrezikshėm pėr zhvillimin e aterosklerozės qė pėr rrjedhojė mund tė pasojė infarkti i zemrės apo goditja nė tru.

    Dieta – Ushqimi juaj duhet tė pėrmbajė pemė, perime, peshk, drithėra etj. Kufizimi i pėrdorimit tė yndyrave duhet tė jetė hapi i parė. Mishi, qumėshti, gjalpi etj, duhet tė konsumohen nė sasi tė vogėl.

    Kontrollimet e vazhdueshme – Matja e shtypjes sė gjakut dhe analiza e nivelit tė kolesterolit nė gjak janė faktorė tė cilėt mund t’u ndihmojnė tė parandaloni sėmundjet e zemrės, pasi qė kėto janė dy faktorė paraprirės tė ērregullimeve kardiovaskulare.
    Sui generis

Faqja 10 prej 42 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Psikologjia nė shėrbim tė shėndetit
    Nga salihaj nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 12:42
  3. Dita Botėrore e shėndetit
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  4. E verteta nuk eshte gjithmone e nevojshme
    Nga Tannhauser nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 16-09-2006, 23:03
  5. RENDESIA E LUTJES (a eshte e nevojshme te lutemi?)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •