Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    man of honor Maska e trinity
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88

    *

    Pra siē thame ne fillimet e tij komuniteti i krishtere ishte i barabarte dhe i pergjithshem nga del edhe emri.
    Kisha Katolike = Komunitet i pergjithshem

    Roma pretendonte perparesine e Doktrines per disa motive;
    jo vetem se ishte kryeqendra e perandorise por se ne Rome ndodhen varret e dy prej me te rendesishmeve apostuj te Krishtit;
    Pjetri dhe Pali.Sidomos ky i fundit kishte nje merite te madhe ne perhapjen e Fjales dhe organizimin e komunitetit te krishtere.

    Kjo perparesi e Romes nuk pranohej aspak nga kishat e lindjes qe edhe ata kishin merite te madhe pasi tre Koncilet e pare ishin bere ne ato Territore.
    Nje nga pikat me te diskutuara jane pranimi i autoritetit te Papes dhe mosvenia ne dyshim e vendimeve te ti.

  2. #22
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    ortodoksit e katoliket

    Reer Trinity
    Eshte hera e pare,qe degjoj se vendi ku jane martirizu' dy nga Apostojt ma te rendesishem paska pase rendesi nderi per Romen.Jo.Ndoshta ti don te thuash(une isha i lodh me shpjegu' n'detaj),se Roma mbeshtetur ne nji tradite jo e miratuar nga ndergjegja e mbarekrishtere,qe e ka burimin tek Mateu:16-18,ne mos gaboj(si kam qef citimet me vargje sikunder protestantet se jane shenje varferie ne te shprehur,jo se ne nuk dijme) dhe ma vone tek fundi i Ungjillit te shen Joanit,pretendojne se Apostollit Shen Pjeter iu dha prej Krishtit vendi i pare midis apostojve.Gje qe nuk perkon me gjithe ndergjegjen Katolike(mbarekrishtere).Ketu e ka dhe burimin pontifikati(i pari,kreu)papal.
    Dhe po ashtu jo vetem tre,por te gjitha koncilet u bene ne lindje,nje vend me prirje per spekulime filosofike dhe teologjike.Por dhe kjo nuk i jep prioritet Lindjes.
    Ortodoksit kembengulin se ato cka u vendosen nga te dyja Kishat para ndarjes,ato kane ruajtur dhe vazhdojne ta ruajne deri dhe ne detaj.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Postime
    48

    deshmuesit

    Me fal deshmues per kete nderhyrje. Ti thua se feja eshte pjese e jetes shpirterore te njerzve te nje populli dhe ke te drejte, por nuk duhet ta identifikojme fene me kombin.Kur vjen fjala per komb te gjithe ngrihen per flamur dhe jo per fe sepse pa fe kombi egziston kurse pa kombe nuk ka fe.
    Ti e quajte komunizmin satanik sepse ai doli kunder fese(duhet ta dish qe komunizmi ishte nje doktrine utopike qe nuk u zbatua ne asnje vend dhe as ne Shqiperi) Nuk e di nese e ke degjuar shprehjen e Marksit "Atehere kur ndergjegja te arrije shkallen me te larte atehere vjen komunizmi" Me fal ku gjendet satanizmi ne kete shprehje te thene nga nje ateist???? A mund ti quajme te gjithe njerezit qe e pasuan heretike? Por nese po, sipas kesaj llogjike duhet te quajme satanike e heretike te gjithe ata njerez te medhenj ata shkencetare qe dolen kunder fese sepse ajo ndalonte perparimin dhe zhvillimin ndalonte mendimin e lire. Per pasoje feja ka marre gjate historise goditje te forta qe e kane ulur imazhin e saj kudo ne bote.
    Dhe dicka tjeter deshmues ndergjegja,zhvillimi, perparimi e mira arrihen edhe pa besuar ne fe sepse ka plot njerez ateiste qe jane njerez me moral e virtyte ashtu sic ka dhe fetare qe jane demone te vertete. Une besoj ne zot dhe bashke me te besoj dhe te vlerat njerzore te cilat jane te pavdekshme.
    Me respekt
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2005, 07:33
  3. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52
  4. katoliket
    Nga i krishteri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 17-06-2002, 14:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •