Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808

    Ministrat e qeverisë së parë shqiptarë

    Me këtë temë dua që të përkujtojë atdhetarët e famshëm që rrezikuan çdo gjë për krijimin e shtetit të parë shqiptarë në kohët moderne. Çdo njëri nga këta persona sipas mendimit tim duhet që të kenë statusin e kolosëve te çdo shqiptarë, por përveç Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Mit'hat Frashrit dhe Esat Pashë Toptanit për të tjerët është shkruar pothuajse shumë pakëz dhe njohuria për ta te gjeneratat e reja është pothuajse minimale. Do të filloj me një nga figurat më pakë të njohura me Dom Nikollë Kaçorrin.

    DOM NIKOLLË KAÇORRI, PRIFTI KATOLIK QË FESTONTE PASHKË E BAJRAM

    Nga GJIN KAÇORRI

    E Djelë, 11.28.2010, 11:17am (GMT+1)

    Një vështrim mbi jetën dhe veprën e Dom Nikoll Kaçorrit, Nënkryetar i Qeverisë së Vlorës më 1912. Dom Nikoll Kaçorri klerik e atdhetar i madh, krahu i djathtë i Ismail Qemalit, i lënë pothuaj në harresë.

    Që në fëmijëri kam dëgjuar të moshuarit në kuvende odash në biseda të thjeshta… në rapsodë duke kënduar për Dom Nikoll Kaçorrin. Kureshtja kalonte në krenari të ligjshme, sepse isha i të njëjtës gjenezë e fisi. Kureshtja ka bërë që të lexoj literaturë në këtë sens, kam pyetur të moshuar të cilët i kanë edhe sot të freskëta kujtimet e 1912 (shpalljen e Pavarësisë), pa llogaritur theniet e brezave transmetues dhe kjo më ka shtyrë të shkruaj këto pak rreshta. Të parët tanë kanë patur lidhje të rregullta dhe porosia e tyre vazhdimisht ka qenë e prerë: "me Kaçorrajt e Lurës katolikë dhe myslimanë jemi fis."

    Krenarinë për imzot Dom Nikoll Kaçorrin do të ma shtonte edhe profesori i letërsisë në shkollë të mesme (S.G.) më vonë profesor në universitetin "A.Xhuvani" në Elbasan, i cili me shaka më thoshte "Kaçorri, ti je fisi i flamurit" . Në fillim impresionohesha, sepse e konsideronim pedagogun si hyjnor (e tillë ishte kultivuar) e në fund ndjehesha krenar. Vazhdimisht kam menduar se si ka mundësi të lihet në heshtje, të shkruhet shumë pak, dhe pse nuk i jepet vendi që meriton Dom Nikoll Kaçorrit nënkryetarit të qeverisë së Vlorës më 1912! Kam ndier një brengë, dhe këtë e kam parë edhe tek të tjerë.Rrallë burra kanë kontribuar më shumë për Shqipërinë, i pajisur me kulturë perëndimore, me erudicion të lartë. Atdhetari Nikoll Kaçorri lindi në vitin 1865 në Lurën e mrekullive të natyrës shqiptare, e 12 liqenjve malorë, e rrethuar me kunorën e ahut, pishës e arrnenit dhe me burimet e krojet që e bëjnë këtë trevë shumë të admirueshme për turistët. Lura një krahinë me tradita të mira, me një bashkëjetesë ndërfetare që rrallë në botë ekziston, dhe prifti patriot ishte burim paqeje. Nëna me fe myslimane, i ati katolik, po në këtë familje axha i Nikoll Kaçorrit mysliman… në një shtëpi ku festoheshin Pashkët dhe Bajrami, ku harmonia në familje ishte një model për mirë. Askund në Shqipëri nuk gjejnë zbatim në jetë ligjërata e drejtë, shprehja e përjetshme e Vaso Pashës "Feja e shqiptarit asht shqiptaria" .

    Me kalimin e kohës kompletohet me shkollë të rregullt, kulturë të lartë duke mbaruar në vitin 1890 në Zvicër për teologji, politikë, filozofi e magjistraturë me nota të shkëlqyera, kjo gjithçka me ndihmën e kishës dhe priftërinjve. Me emërimin në Dioqezën e Durrësit (Delbnisht, Kurbin) si prift ai i vihet me mish e me shpirt çështjes kombëtare, kjo në plan të parë, po kështu edhe në anën fetare ai shndriste mes kolegëve të tij. Shpejt avancon, ishte ndër të parët në organizimin e shoqërive patriotike "Vllaznia", "Bashkimi" Durrës (1907 -1909). Atje takoheshin intelektualët më me zë, duke patur si problem primar dhe imediat – rilindjen e Shqipërisë, arsimimin dhe gjuha shqipe. Me aktivitetin dhe veprimtarinë e tij luan rolin kryesor, duke u bërë pikë "nevralgjike", këtë e vërtetojnë letërkëmbimet, duke filluar nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Aqif Pashë Elbasani, Shtjefën Gjeçovi, Haxhi Vebi Dibra etj.. Në mend po më vijnë fjalët e Plakut, kur i thoshte në anë të oxhakut: "Të gjithë ju gjaqet t’i falni, luftën turkut mos ia ndalni"… Këto vargje e sa sa e të tjera me autor "popullin" e frymëzojnë Dom Nikoll Kaçorrin për të punuar për shqiptarizëm.

    Ai me një zgjuarsi të rrallë, në polemika me klerikë myslimanë dhe ortodoksë, – të cilët predikonin, të parët gjuhën arabisht dhe turqisht, të dytët greqisht, – porosiste: "Të predikojmë në gjuhën shqipe, se Zoti na ndigjon edhe shqip!" Sundimi i turkut për 500 vjet e lëndon shumë priftin atdhetar, duke patur njohje të shumta si analist i shumë fushave arrin në përfundimin: "Sundimi turk është burim i gjithë të këqijave" . Dom Nikoll Kaçorri në aktivitetin e tij paraqitet jo vetëm si njeri i penës e ideolog, por edhe një organizator luftarak. Pajis popullin me 500 armë, armë që u shpërndanë në Kthellë të Mirditës. Në bashkërendim me Gjin Pjetrin e Skurajve, si askush tjetër, i paraprin shpalljes së pavarësisë, duke udhëhequr me pushkë e penë kryengritjen mbarëkombëtare nga veriu në jug, në gjithë Shqipërinë etnike. Po të ishte zbatuar strategjia Kaçorri ndoshta rrjedha historike mund të kishin marrë kahje pozitive. Në Kongresin e Manastirit dhe në Kongresin e Elbasanit përsëri ndër më të nderuarit ishte me at Preng Doçin, Luigj Gurakuqin, at Gjergj Fishtën, sinteza: Gjithçka për gjuhën shqipe . Momentet që po kalonte Shqipëria ishin shumë të vështira, shtetet fqinje po pregatiteshin për ta copëtuar, e sëmura e Bosforit ishte në shtratin e vdekjes duke dhënë shpirt, Shqipëria ishte në rrezik. Ajo ishte në udhëkryqin e historisë.

    Më 20 nëntor 1912 pas një pune me kancelaritë e Europës, plaku i Vlorës Ismail Bej Vlora mbërrin në Durrës me vapor austriak, me armë e fishekë të blerë në shërbim të pavarësisë së Shqipërisë. Ishte prifti atdhetar Nikoll Kaçorri që realizoi ardhjen në Durrës me masa sigurie gjatë udhëtimit dhe më vonë në Durrës dhe Vlorë kontributi i rinisë dhe intelektualëve durrsakë është i padiskutueshëm, pa mohuar ndihmën dhe nga krahinat e tjera dhe nga Mirdita (Kthella) kanë qenë të shumta por mund të veçojmë Gjok Ded Kaçorrin, Frrok Gjok Dushin, Adem Dik Cara (të dokumentuara). Nuk ishte rastësi që sapo Ismail Qemali mbërriti në Durrës nderi i takoi Nikoll Kaçorrit ta priste siç pret burri – burrin me bukë e besë, ai i dha një tabllo të qartë se ngritja e flamurit në Durrës ishte shumë e vështirë, deri në pamundësi. Këtë e vërtetojnë më së miri dhe mbledhja e 22 nëntorit 1912 që organizoi Ismail Qemali në Durrës, ku pati shumë kundërshtime pasi spiunët turq, serbë dhe grekë kishin bërë punën e tyre.

    Gjendja ishte mjaft kritike si e tillë u la për në Vlorë më 27 nëntor 1912 nga 87 delegatë kishin mbërritur 41, pjesëmarrja nuk ishte e plotë, ushtria turke ndodhej në Lushnje, Berat, Leskovik e Këlcyrë. Grekët kishin marrë Himarën duke dalë në Llogara, serbët priteshin nga ora në orë drejt Tiranës e Durrësit, malazezët kishin rrethuar Shkodrën. Kjo nuk do spjegim, gjithçka është e qartë, Shqipëria e kombi ishte në rrezik. Në mbledhjen e 41 delegatëve që kishin mbërritur në Vlorë, atdhetari Nikoll Kaçorri ngrihet e thotë: "Në qoftë për nesër, vdesim sot, o flamur o dekë!" Këto thirrje u bënë himn për të gjithë pjesëmarrësit. Në këtë moment mund të themi se del si figurë më lart se bashkëpunëtorët e tij dhe ka plotësisht të drejtë historiani dhe studiuesi i mirëfilltë, lurasi Sali Ajazi që e ka përcaktuar si "politikan të nxehtë", por rezultativ në momente sfide dhe kritike. Sot, – përgjigjet me lot në sy plaku i nderuar Ismail Bej Vlora, – në mes të një gëzimi të papërshkruar shpallet pavarësia e Shqipërisë…. "pas vjen historia."

    Dom Nikoll Kaçorri me vota 100% u zgjodh Nënkryetar i qeverisë së Vlorës 1912. Filmi "Nëntori i fundit" i kohes se komunizmit paraqet Imzot Kaçorrin kur i drejtohet për firmosjen e aktit historik dhe Kaçorri firmos aktin e shpalljes së lirisë. Ky është realitet që të gjithë e kemi njohur, por është tjetra e keqe e kohes se komunizmit, kur dalin në ballkon në momentin e ngritjes së flamurit vihen në pamjen e parë në ballkon dy persona të tjerë. Ky është një mashtrim, ky është një gabim trashanik, që duhet riparuar. Pupulli nga veriu në jug e ka thënë fjalën e vet, në vargjet e këngës:

    "Dom Nikolla (Kaçorri) shqipe mali

    Krahu i djathtë i Ismail Qemalit".

    Në vitin 1962 me rastin e 50 vjetorit të pavarësisë Nikoll Kaçorrit i jepet dekorata me urdhër "Për veprimtari patriotike e klasit të dytë".

    Megjithatë pothuajse nuk përmendet apo përmendet fare pak. Vetëm shkolla 8-vjeçare Lurë dhe rruga para kishës së Durrësit ku ka dhënë meshë prifti atdhetar, mbajnë emrin e tij, dhe kjo sa për fasadë. Shteti monist i centruar brenda një "rrjeti kuadratik" nuk e vlerësoi. Po me këtë "ecje" e përcjellje të njëtrajtshme vazhdohet në këto vite demokraci. Të çudit fakti që edhe presidentët, kryeministrat, kryetarët e partive të mazhorancës dhe opozitës, nuk kanë pyetur për këtë figure të madhe të kombit tonë.

    Duhet të pranojmë që historianët, letrarët mirditorë e kanë thënë fjalën e tyre për Nikoll Kaçorrin. Po kështu edhe krahinat e tjera, por këto thënie të vërteta kanë rënë në vesh të shurdhër. Është nder për shkrimtarët, historianët ta kenë në qendër të krijimtarisë së tyre që në këtë mënyrë të plotësohet një boshllëk i madh në historiografinë shqiptare, pasi vendoset në vendin që i takon dhe e meriton në "kullën e përtjetshme" të Shqipërisë një nga figurat e mëdha të kombit tonë, Dom Nikoll Kaçorri, Nënkryetari i qeverisë së parë shqiptare të Vlorës më 1912.

    Huazuar nga Voice of Albanians - Zëri i Shqipëtarve
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 24-01-2012 më 17:31
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  2. #2
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808

    Petro Poga - Ministri i Drejtësis

    Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

    Petro Poga ishte një ndër figurat e apostujtve të shqiptarizmës në brezin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Lindi në Erind të Gjirokastrës ku edhe ndoqi mësimet e para. Më pas shkollohet në Gjimnazin e Janinës dhe pastaj në degën e Drejtësisë së Universitetit të Stambollit ku fitoi një kulturë të gjerë. Njihte mirë disa gjuhë të huaja si frëngjisht, gjermanisht, greqisht dhe turqisht. Në Stamboll bashkëpunoi me vëllezërit Naim Frashëri, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, si dhe me Jani Vreton, Koto Hoxhin, Shahin Kolonjën, Hasan Tahsinin dhe Ismail Qemalin. Në vitin 1884 themeloi dhe botoi gazetën "Drita" të Stambollit, që me pas e vijoi botimin patrioti rilindas Pandeli Sotiri. Ne kujtimet e tij, Petro shkruan: "Fletorja Drita e zgjoi idealin e shenjtë Kombëtar dhe ndikoi për crrënjosjen nga zemrat e shqiptarëve të mendimit që fetë nuk e ndryshojnë kombin, duke mos mundur të ndryshojnë gjuhën dhe zakonet që formojnë Kombin." Në vitet 1906-1908, Petro Poga gjendet në Gjirokastër ku dha ndihmesën në përhapjen e gjuhës shqipe dhe ndjenjave Kombëtare. Roli i tij më i dukshëm u shfaq në themelimin e Klubit Patriotik "Drita" të Gjirokastrës, të cilin me vone e udhëhoqën atdhetarët Hasan Xhiku, Idriz Guri, Hysen Hoxha dhe Elmaz Boce.


    Në vitin 1912 Petro Poga mbështeti fuqimisht kryengritjen antiosmane të Shqipërisë së Jugut. Në Nëntor të vitit 1912, parësia e Gjirokastrës e zgjedh delegat në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Petro Poga bëhet kështu një nga nënshkruesit e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, Petro Poga caktohet Ministër i Drejtësisë si pjesë e Qeverisë së Parë Shqiptare, post të cilin e mban deri në vitet '20. Krahas kësaj detyre, Ismail Qemali dhe Qeveria e Vlorës e ngarkuan edhe me detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë 1913-1915. Së bashku me avokatët e shquar Kristaq Tutulani dhe Feim Mezhgorani harton Statusin që shkëputi Gjykatën Shqiptare nga juridiksioni i Perandorisë Osmane. Pas veprimtarisë në Vlorë, shkoi në Durrës ku iu dha posti i Ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Princ Vidit. Më 25 dhjetor, 1918 ishte përfaqësues i Gjirokastrës në Kongresin e Durrësit, ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i kabinetit të Turhan Pashës. Së bashku me Luigj Gurakuqin në diskutimet e tij në këtë Kongres ata kërkuan të respektoheshin liritë fetare sipas parimeve evropiane. Një pjesë të madhe të jetës Petro Poga ia kushtoi Drejtësisë Shqiptare. Mendja e tij u shfaq edhe në hartimin e Legjislacionit Shqiptar dhe ndërtimit të Kushtetutës së Mbretërisë më 1928. Vitet e fundit të jetës Petro Poga i kaloi në vendlindjen e tij, Erind.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  3. #3
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808

    PANDELI CALE (1879 – 1923) - Ministri i Bujqësisë

    Lindi në Korçë. Kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 1900-1904 punon në koloninë e Bukureshtit. Më 1904 kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Gërmenjin dhe Mid’hat Frashërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë” më 1908. Në shkurt 1909, sekretar i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe si vetëdashës shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos manifestin e pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Emërohet Ministër i Bujqësisë, Iindustrisë dhe Tregëtisë. Vitet e Luftës së Parë Botërore i kalon në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë. Më 1919 kthehet në atdhe. Më 1920 hartues dhe firmëtar i Protokollit të Kapshticës. Më 1920 Prefekt i Korçës. Në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar. Vdiq i sëmurë në një spital të Selanikut.

    Huazuar nga faqja Bashkia Korçë
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 24-01-2012 më 17:11
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  4. #4
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808

    Lef Nosi - Ministri i Post-Telegrafit

    Lef Nosi, nderimi i mbramë
    Lajmi Shqip Sunday, 30/12/2007

    Në qytetin e Elbasanit u zhvillua, dje, një ceremoni nderimi me rastin e dekorimit të patriotit të shquar Lef Nosi, me pjesëmarrjen e veçantë të familjes Nosi, pikërisht mbesës së tij, Adelina Kosturi (Nosi) dhe birit të saj, Skënder Kosturi.Akademiku dhe personaliteti kombëtar, Lef Nosi, është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu” disa ditë më parë.

    Në ceremoni ishin të pranishëm deputetët Durim Hushi i PS-së dhe Aurel Bylykbashi i PD-së, së bashku me kryetarin e bashkisë, Qazim Sejdni, prefekti Rezart Kovaçi, si dhe intelektualë të qytetit të Elbasanit.

    Për vlerat e Lef Nosit si një figurë poliedrike dhe atdhetare, folën Adelina Kosturi dhe Skënder Kosturi, protagonistë të kësaj ceremonie, si dhe oratorë të ndryshëm që morën fjalën, vlerësuan veprën e madhe patriotike të Nosit.



    Në këtë ceremoni nderimi dhe përkujtimi, ishin të pranishëm Engjëll Dakli, nipi i Ahmet Daklit, miku i ngushtë i Lefit, Irena Bitri (Floqi), vajza e Thanas Floqit, nënshkruesit e Pavarësisë Kombëtare, bashkë me Nosin, familja Camurri nga Mengli i Elbasanit, bashkudhëtarët e Lef Nosit dhe ndihmësit e tij të afërt në kohëra të vështira të diktaturës, si dhe Jorgji Santo, djali i Santo Santos, ndihmës të afërt të Lef Nosit. Bashkë edhe me shumë të ftuar të tjerë pa dallime partiake, e cila ishte njëherësh dhe një përgjigje e merituar ndaj deklarimit të paskrupullt të Ben Blushit, në Kuvendin Shqiptar ndaj Lef Nosit, duke dashur ta denigrojë figurën e tij. Qazim Sejdini, kryebashkiaku i Elbasanit u shpreh se “jo vetëm që ne Lef Nosi na bën nder, por nderi i tij është që, na la vepra të mëdha siç ishte Shpallja e Pavarësisë Kombëtare, një nga aktet madhore”. Sot Lef Nosi, ky monument i vlerave kombëtare është edhe “Qytetar Nderi” i qytetit të Elbasanit dhe në të ardhmen do të ketë edhe bustin e tij në mes të qytetit. Deputeti Durim Hushi, në fjalën e vet theksoi se “Lef Nosi është mbi partitë. Më vjen keq për atë që ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë nga deputeti i majtë Blushi, ishte një incident i panevojshëm. Lef Nosi është firmëtari i Pavarësisë Kombëtare.



    Ai ishte një elbasanas që i bëri nder Elbasanit të tij”. Deputeti Aurel Bylykbashi, pasi vlerësoi veprën madhore të Lef Nosit, nënvizoi se “Lef Nosi, ky elbasanas i madh, realizoi vepra të mëdha në dobi të kombit. Lef Nosi na bën nder edhe sot e kësaj dite, me aktivitetin e tij atdhetar në shërbim të kombit”. Për organizatorin e kësaj ceremonie, Skënder Kosturi, “Lef Nosi ishte një shqiptar i mirë dhe që me mendjen dhe veprat e tij i shërbeu shqiptarëve pa partishmëri, por me devotshmëri dhe shqiptarizëm të thellë e të ndjerë në shpirt”.

    Huazuar nga Lajmi shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 24-01-2012 më 17:34
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  5. #5
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    (huazuar nga revisa Koha)
    16/11/2011 15:25:00 KOHA


    Pikërisht më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit kombëtar, në fshatin e tij të lindjes në Gradec, do të inaugurohet busti i Mehmet Pashë Derralla, i njohur si Ministër i parë i Mbrojtjes në qeverinë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali. Krahas inaugurimit të bustit të tij, falë mbështetjes së pakursyer të banorëve dhe mërgimtarëve të fshatit, në varrezat e fshatit do të përurohet edhe Lapidari i lirisë që u dedikohet të ekzekutuarve të masakrës së Gradecit gjatë vitit 1913 nga ushtria serbe

    Driton ZENKU/KOHA

    Gostivar, 16 nëntor - Festa e 28 Nëntorit, për banorët e fshatit Gradec, do të jetë një festë e dyfishtë. Pikërisht në këtë datë, në fshatin e tij të lindjes do të ngrihet busti i heroit kombëtar Mehmet Pashë Derralla, i njohur në analet e historisë si Ministër i parë i Mbrojtjes në qeverinë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali. Në Ditën e Flamurit, po ashtu do të përurohet edhe Lapidari i lirisë që u dedikohet të ekzekutuarve të masakrës së Gradecit gjatë fillimit të shekullit XX. Neset Dauti, i ngarkuar për marrëdhënie me publikun nga Këshilli Organizativ, potencoi se në organizimin qendror të 28 Nëntorit, të ftuar janë edhe ministrat e Mbrojtjes të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, Fatmir Besimi, Arben Imami dhe Agim Çeku.
    “Në fshatin e tij të lindjes, në përfundim e sipër janë përgatitjet për ngritjen e bustit të heroit tonë kombëtarë, gjeneralit të parë të Ushtrisë së Shtetit të Pavarur të Shqipërisë, Mehmet Pashë Derralla. Të gjithë gradecasit janë të fokusuar në organizimin e manifestimi qendror dedikuar personaliteteve të këtij fshati. Busti i gjeneralit Mehmet Pashë Derralla do të vendoset pikërisht në sheshin e fshatit Gradec, shesh ky që mban emrin e tij. Aktiviteti është i mbështetur nga qytetarët e fshatit Gradec, kurse në këtë përvjetor, të ftuar janë që të tre ministrat shqiptarë të mbrojtjes të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”, potencoi Dauti.
    Krahas inaugurimit të bustit, fal mbështetjes së pakursyer të banorëve dhe mërgimtarëve të fshatit, në varrezat e fshatit do të përurohet edhe Lapidari i lirisë që u dedikohet të ekzekutuarve të masakrës së Gradecit gjatë fillimit të shekullit XX.
    “Ky lapidar në varrezat e fshatit Gradec simbolizon një masakër pas Luftës së Parë Botërore. Me mbarimin e Luftës së parë, ushtria serbe ka masakruar gjyshërit dhe stërgjyshërit tonë. Me iniciativën e fshatarëve dhe mërgimtarëve tanë në Gjermani, Zvicër, Itali dhe gjithandej shteteve të Evropës, u morr vendim që të ndërtohet Lapidari i lirisë për të masakruarit e fshatit tonë”, potencoi Arif Mehmeti, anëtar i Këshillit organizativ. Ndërtimi i bustit të Mehmet Pashë Derrallës si dhe Lapidarit të lirisë që do t’u dedikohet të ekzekutuarve të masakrës së Gradecit, janë vepër artistike e profesorëve të artit figurativ: Meli Zenku, Irfan Islami si dhe Luan Zenku, që të tre nga regjini i Pollogut.
    “Lapidari që u kushtohet të masakruarve të vitit 1913 është vepër artistike, e cila përmban elemente moderne, është e stilizuar dhe përmban tre ngjyrat bazë, domethënë ngjyrat e flamurit, kuq dhe zi, dhe ngjyrën e bardhë si simbol i paqes, por në rastin konkret, edhe ngjyrën e plisit shqiptar. Busti i Mehmet Pashë Derrallës është realizuar në teknikën e modelimit dhe do të vendoset në një postament që do të përmbajë simbolikën e shqipes, është formë e gjashtëkëndëshit që simbolizon gjashtë shtetet ku jetojnë shqiptarët. Kjo për shkak se veprimtaria e Mehmet Pashë Derrallës, nuk ka qenë e anuar vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por të të gjitha trojeve etnike”, potencoi Luan Zenku, profesor i artit figurativ. Se banorët e fshatit Gradec janë shpirtërisht të lidhur me veprimtarinë dhe personalitetin e Mehmet Pashë Derrallës, dëshmon edhe emërtimi i institucioneve dhe vendbanimeve me emrin e tij. Shkolla fillore e fshatit mban pikërisht emrin e tij. Krahas sheshit, që po ashtu është emëruar me emrin e tij, edhe një vendbanim i Gradecit quhet si Mëhalla e Derrallajve.


    Ministër i parë i mbrojtjes !

    Mehmet Pashë Derralla u lindi në vitin 1843 në Gradec të Gostivarit. Njihet në memorien
    Historike si një ndër protagonistët e Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878 dhe ishte një nga
    nënshkruesit e deklaratës së pavarësisë. Dita e Festës Kombëtare të Ushtrisë, 4 dhjetor 1912, kohë në të cilën qe ministër Mbrojtje, lidhet dhe me emrin e kontributin e Mehmet Dërrallës. Me formimin e shtetit shqiptar, respektivisht shpalljen e Pavarësisë gjatë 28 nëntorit të vitit 1912, Kuvendi i mbledhur në Vlorë ku ishin të përfshira gjitha viset shqiptare, ministër i Mbrojtjes i qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemali, u zgjodh Mehmet Pashë Derralla, i propozuar në këtë post të lartë nga Isa Boletini. Në moshën 35-vjeçare u gradua Pasha (Gjeneral) i Perandorisë Osmane. Ishte një nga protagonistët kryesorë të qëndresës shekullore përballë sulmeve serbo-malazeze, të cilat synonin pushtimin e Shqipërisë veriore. Nën komandën e tij, luftëtarët shqiptarë i gozhduan forcat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi. Arsimin fillor e kreu në Tetovë, kurse atë të mesëm në qytetin e Shkupit. Pas shkollimit në vendlindje, studimet e larta i ndoqi në Akademinë Ushtarake të Turqisë. Pas diplomimit, do të shërbente për disa vite në një regjiment këmbësorie në Anadoll dhe njëherazi, atij do t’i jepej e drejta për të ndjekur shkollën e lartë të Shtatmadhorisë në Stamboll, që ishte niveli më i lartë i arsimimit ushtarak në Turqi. “Mehmet Pashë Dërralla si Ministër i parë e meriton që t’i ngrihet përmendorja në fshatin e tij të lindjes. Edhe sheshi ku do të vendoset përmendorja do ta merr emrin e tij”, theksoi Arif Mehmeti, banor i këtij fshati.

    Si u masakruan 163 burra të fshatit !

    Gjatë fillimit të shekullit XX, banorët e fshatit Gradec, vendbanim i njohur ndryshe me emrin e vjetër si Draodacum, ishin në shënjestër të bandave serbo-sllave madje duke përjetuar një ndër masakrat më të mëdha të mbajtura mend në këtë rajon, kur pa asnjë fije faji u vranë 163 bura. Duke përshkruar ngjarjen, Arif Mehmeti potencon se shkas ishte bërë vrasje e një ushtari serb me emrin Zafir. Si hakmarrje, ushtria serbe ka urdhëruar që të gjithë burrat e fshatit të grumbullohen në afërsi të varrezave të fshatit, nga ku dhe u pushkatuan. “Sipas të tregimeve të pleqve dhe stërgjyshërve tanë, shkas është bërë vrasja e një ushtari serb, pra me këtë shpifje erdhi deri te masakrimi. I mblodhën të gjithë meshkujt prej nëpër shtëpitë e tyre. Me duar lidhur i kanë nxjerr në qendër të katundit duke i rrahur dhe në formën më barbare. Pikërisht këtu te varrezat, i kanë pushkatuar të gjithë ato. Fort pak prej tyre arrijnë të mbijetojnë, konkretisht vetëm tre veta. Nga dëshmitë e tyre ka ngelur e vërteta e kësaj ngjarje”, sqaron Mehmeti.

    Derrallajt gjithandej trojeve shqiptare !
    Edhe pse familja e tij e ngushtë është shuar nga dora e përgjakur e ushtrisë serbe, familja më e gjerë e tij vazhdon të lëshojë rrënjët si në fshatin e tij të lindjes, ashtu edhe në vendbanimet e tjera të banuara me shqiptar. Madje, në fshatin Gradec, ekziston edhe Mëhalla e Derrallajve. Fatmire Haliti, mësimdhënëse e Historisë dhe mbesa e fisit Derralla, thotë se fisi i Derrallajve sot përbën një pjesë bukur të mirë të banorëve të fshatit Gradec. “Fisi i Derrallajve sot ndodhet në fshatin Gradec, në qytetin e Tetovës dhe në disa qytete të Shqipërisë. Edhe pse familja e ngushtë e Mehmet Pashë Derrallës u shua, fisi i tij vazhdon të mbajë epitetin dhe krenarinë e figurës së ndritshme të tij. Jemi krenar që sot banorët e fshatit ku lindi dhe u rrit ai, janë më të bashkuar se kurrë dhe nderojnë personalitetin e tij të shquar”, potencoi Fatmirja, mbesa e fisit Derralla.
    Pasi që moderatorët janë duke fjetur atëherë po më duhet që të citoj vetveten
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •