Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    PS, Lista 2009, Edi Rama me të vetët

    PS, Lista 2009, Edi Rama me të vetët


    AURORA THOMOLLARI


    Kush janë njerëzit më të besuar të Edi Ramës në parti, që presin të jenë në krye të listave të kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Socialistët e rinj që po hartojnë programin e partisë dhe socialistët e vjetër që janë vënë në pikëpyetje për kandidimin. Sistemi i ri zgjedhor me lista të mbyllura favorizon të rinjtë. Flasin Kastriot Islami dhe Ylli Manjani





    “Vetëm 5 veta, e kemi të sigurt kandidimin nga grupi ynë”, - u shpreh një deputet i njohur i PS-së në një bisedë miqësore. E ngaqë ai vetë ndihej i sigurt për emrin e tij, la të nënkuptohej se shumë kolegë të tij socialistë, pavarësisht rrugës së gjatë politike brenda partisë, nuk do të ishin në listat e reja të deputetëve. Dhe kjo ka një arsye logjike. Ndryshimi i kryesimit të PS-së para tre vitesh solli në mënyrë të pashmangshme dhe ndryshimin e njerëzve të saj, duke sjellë në këtë parti të vjetër njerëz të rinj, të etur për të punuar, por pa teserë socialiste dhe pa militantizmin me të cilin identifikohen përgjithësisht njerëzit e zyrave partiake. Por shumë shpejt këta socialiste të rinj, duke punuar si të ishin në një zyrë administrate dhe jo në një parti politike, kanë fituar jo vetëm besimin e kryetarit, por me bekimin e tij ata kanë krijuar tashmë imazhin e tyre publik. Gati çdo ditë i shohim nëpër konferenca shtypi e debate publike. E nuk duket më aspak në çudi se Rama do të bëjë një listë kandidatësh për deputetë të “reformuar”, duke hequr nga kandidimi kastën e vjetër socialiste, që ka një jetë të tërë që kandidon dhe zgjidhet nën siglën e PS-së. Nuk duket çudi për faktin se Rama nuk hezitoi ta bënte këtë reformë me dy nga strukturat më të rëndësishme të partisë, kryesinë dhe Asamblenë Kombëtare. Me grupin parlamentar, i cili është i konfiguruar nga Fatos Nano në 2005-n, Rama kishte mjaft probleme në fillim. Tashmë, pas 3 vjetësh shumë nga kritizerët e fillimit i janë afruar atij, duke siguruar një gjysmëpremtimi për t’u bërë pjesë e listës së re, ndërsa kundërshtarët e betuar kanë ikur fare nga grupi. Nuk dihet nëse Rama do të ketë probleme me bazën e partisë, por ka shumë shanse që jo, pasi listat e mbyllura që parashikohen në sistemin e ri zgjedhor lënë shumë hapësirë për futjen e emrave të rinj, që nuk njihen nga baza.

    Përfaqësues të dy gjeneratave të ndryshme në PS, Kastriot Islami, një veteran në këtë parti dhe një nga mendjet e reja të ardhura në 2005-n, njeri i afërt i Ramës, juristi Ylli Manjani, flasin për “standard” për këtë betejë socialiste. E ndërsa Islami nuk sheh asnjë problem në futjen e të rinjve në garë, duke i besuar seleksionimit të demokracisë, Manjani pranon që ka ambicie, por jo rivalitet mes dy grupimeve.



    Listat e reja, kush do jetë ekipi i ri i PS-së



    Për pak muaj, selia rozë do të zbardhë 100 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme vendore. E në këtë pikë, ku asgjë nuk është hedhur në letër, të gjithë, që nga deputetët, anëtarët e kryesisë e deri të anëtari më i thjeshtë, kanë të drejtë të hedhin mendime, të bëjnë hamendësime, për listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë. Kjo bazuar në performancën e tre viteve të fundit, të deputetëve të grupit parlamentar dhe të njerëzve që punojnë afër PS-së. Kush nuk ka dalë kundër vijës së kryetarit të partisë e ka më të thjeshtë dhe të besueshme të mendojë se do jetë fatlum që të jetë në listën përfundimtare, në të kundër vështirë të besosh se vetëm me lëvizjet e muajve të fundit të bindësh kryetarin për t’u përfshirë në listë. Duke mos iu referuar statistikave, por me një shikim të përgjithshëm mbi deputetët aktualë të PS, si dhe ata që hyjnë e dalin në zyrat e selisë rozë, të angazhuar me nismat e Edi Ramës, kemi arritur të japim një listë të afërme mbi atë që do të dalë shumë muaj më vonë.

    Deputetët aktualë

    Për plot katër vite kryetarit Rama i duhet të përballet me ekipin që zgjodhi paraardhësi i tij, Fatos Nano, ndaj zgjedhjet e ardhshme janë një rrugë e mirë që pranë tij të afrojë njerëzit që i besojnë dhe i beson më shumë. Për tre vitet që kanë kaluar, grupit parlamentar ka kaluar nëpër ngjarje që mund të përmenden në historinë e kësaj partie. Së pari, që në muajt e parë të drejtimit iu desh të bindte deputetët për risitë e tij. Më tej u përball me deputetët mbështetës të ish-kryetarit Nano e së fundmi me përjashtimit e gjashtë prej tyre, për shkak se shkelën vendimet e para nga strukturat e partisë. Kjo bëri që grupi të ndahej në të Ramës dhe në të Nanos, një përcaktim që sot duket se e ka humbur kuptimin, pasi pjesa më e madhe e tyre, ata që kanë më shumë shanse, i janë vënë punës për të garantuar një kandidim të mundshëm. Ndërkohë që brenda këtij grupi ekzistojnë ata që quhen kasta e vjetër, jo vetëm e grupit parlamentar, por e gjithë partisë. Këta të fundit, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që mund të ndajnë me kreun e PS-së kanë një as nën dorë, popullaritetin brenda partisë, por edhe eksperiencën e gjatë në politikë. Përballë këtyre të fundit, kryesocialisti Edi Rama i duhet të dorëzohet dhe të pranojë pa kushte kandidimin e tyre ose të gjejnë ndonjë taktikë për t’i lënë nga fundi i listës së 2009-s. Ndërkohë që brenda gjithë grupit kuvendor janë edhe ata deputetë që kanë shanse të kandidimit për shkak që po konsumojnë mandatin e parë, çka u duhet edhe një mandat i ri për të treguar se sa të aftë janë në politikë.

    Të rinjtë

    Paralelisht me zhvillimet në grupin parlamentar, selia rozë u rikonstruktua tërësisht, çka solli edhe hapjen e zyrave të reja, brenda të cilave kryesisht u panë njerëz të rinj të sjellë aty nga kryetari i ri. Fillimisht pati reagime nga një pjesë e atyre që kishin vite në parti, duke akuzuar Ramën se kishte sjellë njerëz nga bashkia në parti, por që me kalimin e kohës i asimiluan dhe ekzistenca e tyre u bë e padukshme dhe pastaj e nevojshme. Kjo në kuadër të nisjes së punës për hartimin e programit. Kryesisht ata që janë ngarkuar si përgjegjës për çështje të ndryshme të hartimit të programit qeverisës të PS-së kur të vijë në pushtet janë njerëz të rinj, të paangazhuar më parë në politikë dhe të panjohur në strukturat bazë të partisë. Detyra e rëndësishme që kryetari i partisë u ka lënë për t’u përmbushur, është një nga pikat bindëse që kanë shansin për t’u përzgjedhur në listën për kandidatë për deputetë.



    Emra për kandidatë edhe nga qarqet



    Përveç dy burimeve të prejardhjes së kandidaturave për deputetet, figurat e spikatura të qarqeve do të jenë një tjetër burim që do të plotësojë listën e plotë me 100 emra të kandidatëve për deputetë. Kjo është deklaruar dy muaj më parë edhe nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare. “Në krye të listave do të jenë emra të spikatur të qarqeve”, - është shprehur Rama, duke përcaktuar se ai dhe mjaft figura të tjera të PS-së do të jenë në fundit të tyre, çka sipas Ramës, presupozon që emrat që do të vijnë direkt nga baza kanë më shumë shans të zgjidhen deputetë. Kjo nuk ka tingëlluar mirë tek veshët e shumë eksponentëve të PS-së, të cilëve u vihet në rrezik në këtë mënyrë jokandidimi, por rizgjedhja.



    Grupi i besuar i Ramës, që po harton programin e partisë



    Armand Sharra

    Ylli Manjani

    Ervin Qafmolla

    Bledi Cuci

    Damian Gjiknuri

    Gjergj Teneqexhiu

    Taulant Balla

    Ervin Bushati

    Arben Molla

    Edlira Baraj

    Rezar Kola

    Gjergj Luca

    Andis Harasani

    Arben Ahmetaj

    Besnik Dervishi

    Ervin Begu

    Auron Tare

    Besnik Baraj

    Zamir Dedej

    Artan Lame

    Majlinda Dhuka

    lir Beqja

    Bujar Rreme

    Silva Bino

    Arben Kumbaro

    Artan Shkreli

    Ledi Shamku

    Artur Lama



    Lista e deputetëve, mundësitë e kandidimit



    Albert Caçi- Jo

    Alfred Dalipi-Jo

    Andis Harasani-Po

    Arben Isaraj-Po

    Arben Malaj-Në pikëpyetje

    Arta Dade-Po

    Ben Blushi-Po

    Besnik Dervishi-Po

    Blendi Klosi-Po

    Elmaz Sherifi- Në pikëpyetje

    Fatmir Xhafaj -Po

    Fatmir Xhindi- Jo

    Fatos Nano – Në pikëpyetje

    Flamur Hoxha – Në pikëpyetje

    Gramoz Ruçi - Po

    Kastriot Islami- Po

    Luan Memushi - Jo

    Marko Bello- Po

    Musa Ulqini –Në pikëpyetje

    Namik Dokle-Po

    Ndriçim Hysa-Po

    Pandeli Majko-Po

    Qemal Minxhozi-Po

    Rajmonda Stefa-Në pikëpyetje

    Rapush Tola- Në pikëpyetje

    Sadri Abazi-Po

    Shpetim Idrizi-Po

    Stefan Cipa-Po

    Taulant Balla-Po

    Valentina Leskaj-Po

    Vangjel Tavo-Në pikëpyetje

    Ylli Bufi-Po

    Erion Braçe-Po

    Bashkim Fino-Në pikëpyetje

    Ermelinda Meksi-Po




    06/09/2008

    Gazeta Standard

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    This is revolution alla Rama

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bij e nipombesa xhelatesh enveriste jane nje pjese..qe i pashe ne ato lista..
    pjeasa tjeter..hajdute te sofistikuar te llojit harason..
    pjesa tjeter shpifsa te regjur ndonse te rinj ne moshe..pra nga soji gebelso enveroist erion brace edvinist..

    pra..asgje te re nga strofulla e vampireve..
    ata qe kan qene.. jan freskuar me me te eger e me te pacipe..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 06-09-2008 më 16:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •