Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK), shënoi 9 vjetorin e themelimit në ish-Shkollën e Policisë në Vushtrri
Vushtrri, shtator 2008- Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim ish -Shkolla e Policisë në Vushtrri, është shënuar 9 vjetori i Themelimit të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK). Të pranishëm në këtë solemnitet përveç shumë policëve kanë qenë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, Ministri i Punëve të Brendëshme Zenun Pajaziti, përfaqësues të Policisë vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të UNMIK-ut, EULEX-it si dhe shumë të ftuar të tjerë. Dy liderët kryesor të Kosovës Sejdiu dhe Thaçi, në fjalët e tyre me këtë rast kanë uruar dhe vlerësuar lartë punën e SHPK-së, duke mos lënë anash as policët që kanë rënë në vendet e tyre të punës, ku Republika e Kosovës do të përkujdeset për këto raste.
Hajdin ISLAMI. VushtrriaPRESS
www.vushtrriapress.shqipo.com
www.vushtrriapress.tk
Krijoni Kontakt