Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga Roi Lexo Postimin
    100 vjetori i Pavarsise

    Sa ma fat qe jam
    Nuk e marr me mend
    Andaj morra lapsin
    Qe ta mbaj ne mend

    Gjyshi me tregonte
    Gjithmon per nje fest
    Eshte festa jote e bukur
    Kuq e zi mori Rines

    Qe sa vite e kujtoj
    Kur vinte nentori
    Ai gjithmon me thoshte
    Urime festa e zotit

    Tani mire e kuptoj
    Perse me tha keto fjal
    Vuajti shume per kete dite
    Une kete 100 vjetor ta gezoj

    Un jam shume krenare
    Per ate qe gyshi me mesoj
    100 vjetorin e pavarsise
    Ai ne zemren time do ta festoj

    Urime urime per 100 vjetor
    Me gjyshin tim ne zemer
    pavarsin te gjithe shqiptareve
    JU Urojm.

    Urime Roi, Ju dëshiroj të gjitha të mirat...
    Po ku keni humbur i nderuar?

  2. #32
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Vjersha për të dashurit tanë: Fëmijët

    Dola eshte e semure

    Dola ka temperature,
    i djeg balli porsi furre.

    Po ilacet nuk i pi,
    i mbledh buzet dhe ben: <<Iii!>>

    -Nuk i dua, jane te hidhur!
    Po bertet me ze te ngjirur.

    Vijne rrotull ne shtepi,
    si t'ia bejne, s'di njeri.

    Pa vjen mjeku dhe i flet:
    -Hape gojen, hajde shpejt!

    Pa shiko aty ne bark
    qesh semundja pa merak...

    E degjon?... Degjo si qesh,
    i hap buzet vesh me vesh.

    Dola hesht, shikon perqark
    e ve doren permbi bark.

    -Hajde shpejt te pime ilacet!-
    E puth mjeku ne dy faqet.-

    Vertet pak te hidherojne,
    po semundjen ta largojne.

    Dola s'flet, po rri mendon...
    Ka gabuar, e kupton.

    Dhe tani gabimin ndien,
    doren zgjat, ilacet merr.

    Sigurisht nje dite me pas
    do jete prape shend e gaz.

    (Betim Muco)

  3. #33
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Vjersha për të dashurit tanë: Fëmijët

    Ku do futesh pa mustaqe?

    O macok, more macok,
    qenke fare camarrok!

    Hop ketu e hop atje,
    dy gure bashke nuk i le.

    M'i fut lapsat nen kolltuk,
    kur te shaj, s'ke fare turp.

    Mbledh mustaqet me inat
    sikur te ka njeri faj.

    Po ta dish qe ne mengjes
    une mustaqet do te t'i pres.

    Ku do futesh pa mustaqe?
    S'do kesh sy e s'do kesh faqe!

    (Betim Muco)

  4. #34
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Vjersha për të dashurit tanë: Fëmijët

    Vajza dhe Hena

    -Hene, moj e bukura hene,
    te prita, ku ishe mbreme?
    Per ty gjumi s'me ka zene!

    -Cupeze, moj symanare,
    mbreme rete s'me lane fare
    te te shihja ne dritare.

    -Hene e verdhe porsi ftua,
    eja dhe luaj me mua,
    ja, dhe topi im u shpua...

    -Po s'jam top, moj, po jam hene,
    driten dielli me ka dhene,
    Token tuaj kam per nene.

    (Betim Muco)

  5. #35
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Vjersha për të dashurit tanë: Fëmijët

    Bien fletet

    Bien fletet lehte,
    bien permbi toke,
    pemet zhveshur mbeten,
    ndoshta kane ftohte.

    Token e mbulojne
    me jorgan me gjethe,
    dheun mbajne ngrohte
    dhe mardhin per vete.

    Sa cudi qe pemet,
    ndryshe nga ne njerezit,
    veshin rroba veres
    dhe dimrit i zhveshin...

    (Betim Muco)

  6. #36
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Vjersha për të dashurit tanë: Fëmijët

    Pergjigjet buzagaz

    Shetitje doli Dola jone
    me babin e saj sot,
    shikon perqark si e cuditur
    dhe pyetje beka plot.

    Pse dielli qenka sa nje top
    dhe hena diten s'ndrit?
    Po yjet kush i ndez mbi bote,
    pyjet kush i ujit?

    Po cezmat lart kush i leshon
    qe nis e bie shi?
    Dhe c'gjuhe flasin keta zogjte
    qe s'i merr vesh njeri?

    Po lopa pse ha camcakez?
    Ja dhembet si i lot...
    Po pemet kush i bojatis,
    kush e fryn eren fort?

    Babi pergjigjet e pergjigjet,
    merzitet per nje cast.
    Pastaj kujton femijerine,
    pergjigjet buzagaz!

    (Betim Muco)

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  5. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •