Zyrtarë nga Abkhazia kanë thënë se ata do ta njohin pavarësinë e Kosovës nëse Prishtina e njeh pavarësinë e dy rajoneve gjeorgjiane, mirëpo ata kanë qenë skeptikë se një gjë e tillë mund të ndodhë. Dy presidentët, ai i Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, kanë vënë theksin në standardet e dyfishta, duke thënë se “nëse dikush mund ta shpallë pavarësinë pse të tjerët nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë”. Ata Kosovën e kanë quajtur “krijesë të rreme” dhe kanë thënë se janë optimistë se shtetet e tyre do t’i njohë bota pasi edhe Kosovën e kanë njohur.
Krijoni Kontakt