Close
Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 396
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FLITET SHPESH PËR KRISHTERIMIN, PËR SHENJTËRINË...Nuk janë një teori, nuk janë një moral, nuk janë një kulturë, nuk janë një filozofi, nuk janë një teologji...Janë avenimenti nëpërmjet të cilit Krishti mishërohet në ne e ne pranojmë që ai të na “hyjnizojë”. Nëna Tereze na mëson këtë.


    “E di se kur preki gjymtyrët të cilat qelben në çdo anë, unë jam duke e prekur trupin e Krishtit, në të njëjtën mënyrë sikurse e pranoj nën hije të Bukës në Kungimin Shenjtë.
    Kjo bindje, ky besim edhe më jep kurajë dhe fuqi, që përndryshe me siguri nuk do ta kisha, po mos të besoja se jam duke e prekur – mjekuar Krishtin nën hije të të gërbulurëve”.
    Për një vepër – punë kaq të vështirë dhe të rrezikshëm me të vërtetë lypset të jetë feja e fortë dhe dashuria e madhe, jo vetëm për të lëvizur edhe kodrat e malet, por aq më e tepër sot tërë opinionin publik botëror, për t’i prekur zemrat e njerëzve, e të pasurve në dobi të të varfërve, të gërbulurve për t’iu kthyer dëshirën për jetën, për t’i rrëzuar shumë paragjykime apo besime të gabuara fetare, për ta afruar mbarë njerëzimin për një vepër të tillë....Ky është fryti i fesë së gjallë, e cila ia jep njeriut një shikim të ri, më të thellë, që nuk e lë që njeriu të jetojë në periferi, në sypërfaqe të jetës apo të njarjeve botërore, në atë të fenomenologjisë së përditshme, por e shtyn, e nxiton për një shikim shumë më të thellë, i cili, në frymëzim të dashurisë dhe të bijësisë na bën të kujtojmë problemet, vuajtjet, çeshtjet, tragjeditë e të tjerëve dhe jo vetëm këtë, por edhe të angazhohemi deri në fund të ndërmarrim diçka për ta, në këtë rast për të gërbulurit.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.94-95)

    Torrkerry.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “Nevojat e kohës janë vullneti i Hyjit për ne” (Atë Teodozi Florentini).
    Shënjtëria është të jesh i vetëdijshëm se Zoti të therret me ngjarjet e përditshme, me realitetin e përditshëm.

    “Ku të tjerët shohin vajë dhe mjerim, i krishteri lypset ta shohë dhe ta zbulojë Krishtin, i cili vuan dhe shansën, mundësinë që edhe ne të bashkëpunojmë me Kryqin e Krishtit, t’i ndihmojmë dhe t’ia lehtësojmë, aq sa kemi mundësi.
    Ku të tjerët shohin mjerime, padrejtësira, pra protestojnë, apo me armë dëshirojnë ta fitojnë mundësinë e jetës,, të drejtat e tyre, i krishteri armatoset me dashuri, vetëmohim, duresë dhe del në sheshin e jetës së përditshme për të bërë mirë, për të qenë dëshmitar i dashurisë.
    Ku të tjerët shohin vdekje , absurde, i krishteri sheh jetënm shpreson, dhe angazhohet pas kursim, lufton për një ardhmëri të re”

    (Nëna jonë Tereze, faq.94-95)

    Torrkerry.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FLITET SHPESH PËR KRISHTERIMIN, PËR SHENJTËRINË...Nuk janë një teori, nuk janë një moral, nuk janë një kulturë, nuk janë një filozofi, nuk janë një teologji...Janë avenimenti nëpërmjet të cilit Krishti mishërohet në ne e ne pranojmë që ai të na “hyjnizojë”. Nëna Tereze na mëson këtë.


    NËNA TEREZE DHE ABORTUSI.

    “Abortusi është fillimi i të këqijave në botë” (në Osllo)
    Dhe në Catania ë prill të vitit 1977:
    “Abortusi është vrasje në kraharorin e nënës, është një mëkat i rëndë kundër urdhërit të pestë ‘mos vra!’.
    Ne duhet të shpresojmë se do të kemi mundësi ta ushqejmë edhe një femjë tjetër, ose ta ndihmojmë një person buzë vdekjes sepse në këtë na ndihmon Jezu Krishti. Në këto 27 vite që iu kemi kushtuar të varfërve, kemi pasur me mijëra e mijëra njerëz dhe kurrë deri më sot nuk kam refuzuar – dëbuar asnjë, sepse s’kam pasur se çka t’i japë...
    Ja një shembull nga jeta: Një herë u sëmua një person, i cili kishte nevojë për një bari që nuk gjendej në tërë Indinë. Unë kam pasur të drejtë ta marrë atë bari kudo dhe kurdo.
    Kur deshta ta dërgoj një për ta marrë, një njeri ërdhi tek ne dhe e pruni një paketë me ilaçe. Për çdo ditë tek ne vijnë njerëz të panjohur, bëmirës tanë e bijnë ilaçe,ushqim rrobe dhe gjëra të tjera të nevojshme... i lënë para derës sonë. Edhe atë ditë, pra, erdhi një paketë me ilaçe, dhe shi në krye të paketës e gjeta atë ilaç.
    Kjo është Provania dhe dashuria e Zotit, i cili na përcjellë dhe na ndihmon”.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.96-97)

    Torrkerry.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    AJO NUK ËSHTË VETËM NJË NDER PËR KISHËN TONË DHE PËR KOMBIN TONË: PËR NE AJO ËSHTE NJË IMPENJIM TË FORTË, NJË THIRRJE PËR TË NDRYSHUAR MENTALITETIN DHE PUNËN BARITORE.



    “Abortusi është një shenjë e qartë se vendi që e pranon dhe njerëzit e tillë që e bëjnë, janë të varfër në shpirt, që dmth, se njerëzit kanë frikë për të ushqyer edhe një fëmjë, prandaj, më parë se të lindin, e mbysin”

    Nëna Tereze e nderon jetën në çdo moiment dhe kohë, si dhanti të madhe të Zotit, pra edhe të atyre që janë buzë vdekjes, të gërbulurve, të përjashtuarve nga familja dhe nga shoqëria, të uriturve dhe të sëmurëve, si edhe jetën në kraharorin e nënës. Kudo që jeta është kërcënuar, në rrezik, ajo dëshiron ta mbrojë pa kurrfarë pretendimesh politike, shoqërore, por në emër të Zotit, në emër të dashurisë së krishterë, i cili është dhënësi dhe zotëruesi i jetës.


    (Nëna jonë Tereze, faq.97)

    Torrkerry

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Në Milano, në festimin e madh popullor të jetës, në stadiumin e San Siros, para 100.000 njerëzve, Nëna Tereze foli mbi problemin e abortusit, mbi dinjitetin dhe të drejtat në jetë, ku ndër tjera tha:

    “Jeta e fëmijës së palindur është një dhuratë e Zotit, dhurata më e madhe që Zoti mund t’ia bëjë një familjes njerëzore.
    Sot ka shumë vende në botë që e përdorin abortusin, sterilizimin dhe mjetet tjera për t’iu shmangur jetës, për ta mbytur jetën në fillimet e saja: kjo është shenja më evidente se këta janë popujt më të varfër ndër të varfërit, sepse nuk kanë guxim ta pranojnë edhe një jetë më tepër.
    Jeta e fëmijës së palindur dhe jeta e të varfërve tanë, të cilët i gjejmë rrugëve të Kalkutës, të Romës apo të çdo qyteti tjetër, jeta e fëmijëve dhe e të moshuarve është e njëjta, është jeta jonë, dmth. Është dhurata e Zotit”.


    (Nëna jonë Tereze, faq.97)

    Torrkerry

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    ME RASTIN E FESTËS SË SHENJTËRVE SHQIPËTARË ÇFARË I DALLON ATA PREJ ATYRE QË BËJNË VETËM VEPRA TË MIRA


    Përpara këtij takimi në Milano, organizatrorët e kërtij manifestimi masovik, si dhe ipeshkvijnjt e Lombardisë dëshironin që Nëna Tereze mos të fliste mbi problemin e abortusit, për të evituar që kjo ngjarje të mos interpretohet si një gjest politik, por të mbesë një festim fetar, popullor. Nëna Tereze tha:
    “Jo, unë nuk mund të shukatëm, por do t’i them dy gjëra:e para është kjo : jeta është dhantia e Zotit dhe e dyta që abortusi është vrasje”
    Siç dihet Nëna Tereze dhe Indira Gandi gjatë shumë viteve kanë bashkëpunuar në favor të të varfërve të Indisë, kanë qenë dhe edhe sot kanë dashamire të vërteta të popullatës më të varfër, të gërbulurve, i ndihmojnë dhe e përkrahin njëra tjetrën në këto aksione të mëdha dhe humanitare. Mirpo kur është në pyetje jeta, atëherë s’ka më as mik as dashamir, por mbi të gjitha është vlera e jetës, jeta. Indira Gandi urdhëroi sterilizimin e popullatës në disa vise të Indisë. Nëna Tereze u vu në anë tëjetës, pra, u çua kundër këtij vendimi, pra edhe kundër kryeministreshës dhe qeverisë. Ky është qëndrimi i saj radikal, radikalizmi i krishterë dhe angazhimi maksimal për ta mbrojtur jetën.


    Me simpati: crici_01
    Ndryshuar për herë të fundit nga crici_01 : 05-11-2008 më 15:02

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    RËNDËSIA E URATËS.

    “Për këtë, tërë puna e motrave tona, çka ne veprojmë, nuk është asgjë tjetër, përveç fryt i uratës, i bashkimit tonë me Krishtin në Eukaristi, në Kungimin Shenjtë> Shi për këtë arsye çdo ditë ne punojmë shumë, kemi shumë të sëmurë nga gërbula, shume njerës në momente të vdekjes, shumë fëmijë dhe të tjerë, por, për çdo ditë kur të kthehemi në mbrëmje në shtëpi e kemi një orë adhurimi. Ky adhurim është dhantia më e madhe e bashkësisë sonë, Misionareve të Dashurisë. Nga këtu e nxjerrim forcën...
    Pra, për këtë ju lutuni për ne...
    Edhe shtëpitë e motrave Misionare të Dashurisë, në këtë kontekst të kësaj jete të re, e kanë një domethënie krejt specifike.
    Shtëpitë tona janë shtëpitë e të varfërve dhe rrugët ku vdesin njerëzit nga uria. Kuvendi na nevojitet vetëm për pak orë pushimi dhe për uratë-lutje. Kemi shumë nevojë për uratë. Pa fuqi të uratëve jeta e jonë do të ishte e pamundur”.

    (Nëna jonë Tereze, faq.101-102)

    Torrkerry

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Në Shkup të gjithëve na tha:
    “Urata ime për ju është kjo: që të jeni të shenjtë!...Për këtë ne kemi nevojë për uratë. Duhet prapë urata të kthehet në familje, në familjet tona, sepse familja që nuk lutet së bashku, nuk mund të mbetet në bashkësi, nuk mund të jetojë...
    Shpesh më bie ndër mend nëna ime dhe babai i im dhe të gjithë të tjerët se si lutnin çdo mbrëmje. Unë shpresoj se familjet tona shqiptare ende e mbajnë këtë, sepse kjo është dhurata më e madhe e Zotit, që familja të jetë e bashkuar, sepse familja që nuk lutet së bashku as nuk do të jetojë së bashku. Për këtë ruanje apo kthene prapë uratën në familje tuaja. Kështu nëpërmjet të uratës, do të fitoni edhe thirrje shenjte...
    Lutuni që Zoti ta bekojë këtë punë, ndër këta njerëz, të cilët aq shumë vuajnë, që t’iu bijmë këtyre njerëzve paqen dhe gëzimin tonë”.

    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.102-103)

    Torrkerry

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    AJO NUK ËSHTË VETËM NJË NDER PËR KISHËN TONË DHE PËR KOMBIN TONË: PËR NE AJO ËSHTE NJË IMPENJIM TË FORTË, NJË THIRRJE PËR TË NDRYSHUAR MENTALITETIN DHE PUNËN BARITORE.



    “Ne jemi një bashkësi rregulltare kontemplative në botë, kontemplative në punë, në aksion. Nëse një ditë s’do të kishte pasur më të varfër, të uritur, të mjeruar, të gërbulur, ne do të mbylleshim në kuvend dhe do t’i kushtoheshin plotësisht jetës kontemplative, uratës në plotësi...
    Por më duket se kurrë nuk do të vimë deri te kjo. Po më duket se nuk kemi kurrfarë konkurence në punën tonë, ndërsa vuajtje dhe mjerime ka në çdo anë të botës, në çdo hap, jo vetëm ato materiale, por aq më tepër rritën dhe përhapen vuajtjet dhe mjierimi shpirtëror, pra...
    E cila është gjëja më e rëndësishme për jetën shpirtërore?
    Në rend të parë urata, përkujtimi, si përgatitje për takimin tonë më të thellë me Zotin, për Kungimin shenjtë dhe për jetë, që Atë ta takojmë dhe t’i shërbëjmë përmes njerëzve”.



    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.103-104)

    Torrkerry

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Një herë unë isha tek ajo me një koileg timin. Ky që i lumtur që e njohtova me Nënës Tereze. Filluam bisedën spontane, si dhe çdo herë, me pak fjalë, të matura dhe të zgjedhura, por me shumë fe dhe dashuri. Nëna Tereze e shikoi gjatë dhe në një fygurë ia shkroi këto fjalë:

    Ti je i thirrur për shenjtëri, për shërbim të plot të Zotit, për ta udhëhequr
    Popullin, njerëzit kah Zoti, ka shenjtëria. Për ta arritur këtë, për veti dhe për fetarët e tu, lutu shumë më tepër, me zemër të pastër dhe me fe. Lëshoju plotësisht në dorë të Zotit. Mos u lëkund dhe mos ki frikë. Zoti të bekoftë.


    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.104)

    Torrkerry

  11. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Zoti ia ka dhënë këtë person të shenjtë kishës tonë që është në Shqipëri.
    Duke e njohur më mirë, mund të kuptoimë çfarë Zoti dëshiron prej nesh!
    AJO NUK ËSHTË VETËM NJË NDER PËR KISHËN TONË DHE PËR KOMBIN TONË: PËR NE AJO ËSHTE NJË IMPENJIM TË FORTË, NJË THIRRJE PËR TË NDRYSHUAR MENTALITETIN DHE PUNËN BARITORE.


    “Për t’u lutur mirë, më së pari nevojtet heshtja, qetësia...sepse kemi nevojë për ta zbuluar Zotin, e ai nuk mund të takohet në zhurmë dhe shqetësime...Për këtë na jep shembull edhe Krishti: Ai tërhihej në qetësi...Në qetësi do t,na dëgjojë Zoti, në qetësi do t’i flasë shpirtit tonë”

    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.105)

    Torrkerry

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Zoti ia ka dhënë këtë person të shenjtë kishës tonë që është në Shqipëri.
    Duke e njohur më mirë, mund të kuptoimë çfarë Zoti dëshiron prej nesh!
    AJO NUK ËSHTË VETËM NJË NDER PËR KISHËN TONË DHE PËR KOMBIN TONË: PËR NE AJO ËSHTE NJË IMPENJIM TË FORTË, NJË THIRRJE PËR TË NDRYSHUAR MENTALITETIN DHE PUNËN BARITORE.


    Cila është urata me e mirë, më e bukur, për jetën dhe për veprimtarinë Tuaj?
    “Shpesh herë, urata më e mirë, më e bukur për ne është shikimi i thellë dhe i dashur i Krishtit të gozhduar në Kryq për ne. E shikoj, e dua, më do, kjo është urata më e përsosur, vetëdija e jonë se jemi të shikuar, të përcjellë, të dashur, të ecim hapave të Tij dhe ta duam”
    Dhe edhe: “O Jezu, që vuan, sa ëmbël është me të shërbyer Ty, me vuajtë së bashku me Ty!”.


    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.105)

    Torrkerry

  13. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    Nga një leter që Nëna Tereze ia ka shkruar motrave të vet:

    Ne e kemi vetëm një lutje, një lutje cilësore, qenësore: Ky është vetë Krishti. Është vetëm një zë që ngritet kah qielli prej tokës: Ky është zëri i Krishtit...Pra, m’u lutë, së pari domethënë të jemi të bashkuara me Krishtin.
    Shumë thirrje janë në krizë, nuk do të realizohen, shumë familje janë në ngushtica, do të thehen, dhe do të shpërndahen, shumë njerëz e kanë humbur kuptimin e jetës dhe të veprimtarisë, do të jenë të pakënaqur, të zbrazët, sepse e kanë harruar, kanë qitë e lënë uratën.
    Pa uratë,, pa Zotin, nuk jemi asgjë, s’do të bëjmë asgjë”.


    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.105)

    Torrkerry

  14. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NËNA TEREZE, NJË SHEMBULL SHENJTËRIE NË JETËN E PËRDITSHËM.

    Urata kërkon përgatitje, në rend të parë heshtje dhe dashuri, si një bisedë, takim me Zotin. Ja si shkruan Nëna Tereze mbi këtë:
    “Prapë po kthehem me një pikë të rëndësishme: heshtja-qetësia dhe dashuria. Shukja-heshtja-qetësia na aftëson që ta ndijimë zërin e Krishtit.Heshtja –mbyllja e syve do të na ndihmojë që ta shohim Zotin.
    Sytë tanë janë si dy dritare nëpërmjet të cilave Krishti dhe bota vijnë në zemrën tonë. Shumë herë lypset të kemi guxim, forcë shpirtërore për t’i mbajtur të mbyllur...Qetësia e zemrës na bën të ngjashëm me Zonjën e Bekuar, e cila të gjitha këto gjëra i ruante në zemër”.



    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.106)

    Torrkerry

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NËNA TEREZE, NJË SHEMBULL SHENJTËRIE NË JETËN E PËRDITSHËM.

    Urata kërkon përgatitje, në rend të parë heshtje dhe dashuri, si një bisedë, takim me Zotin. Ja si shkruan Nëna Tereze mbi këtë:
    “Prapë po kthehem me një pikë të rëndësishme: heshtja-qetësia dhe dashuria. Shukja-heshtja-qetësia na aftëson që ta ndijimë zërin e Krishtit.Heshtja –mbyllja e syve do të na ndihmojë që ta shohim Zotin.
    Sytë tanë janë si dy dritare nëpërmjet të cilave Krishti dhe bota vijnë në zemrën tonë. Shumë herë lypset të kemi guxim, forcë shpirtërore për t’i mbajtur të mbyllur...Qetësia e zemrës na bën të ngjashëm me Zonjën e Bekuar, e cila të gjitha këto gjëra i ruante në zemër”.



    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.106)

    Torrkerry

  16. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NËNA TEREZE, NJË SHEMBULL SHENJTËRIE NË JETËN E PËRDITSHËM.


    “Puna pa dasshuri wshtw njw robwri”


    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.106)

    Torrkerry



    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.106)

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 14-11-2008 më 06:04

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NËNA TEREZE, NJË SHEMBULL SHENJTËRIE NË JETËN E PËRDITSHËM.

    Kungimi i përditshëm, ushqimi me Zotin, takimi me Krishtin, mesha shenjtë, si sofra e dashurisë hyjnore për ne janë momentet më të rëndësishëm të ditës, të jetës.
    Nëna Tereze shkon në punë, ndër të varfër dhe të gërbulur, ndër mjerimet e papashme njerëzore, e armatosur me Zotin, me Krishtin, për t’iu pruar edhe atyre Zotin, gëzimin, dashurinë dhe afërsinë e tij.

    “Sikurse Jezu Krishti është bërë për ne bukë – ushqim, në disponimin për ne, për jetën tonë, ashtu edhe ne lypset të jemi përt të tjerët, për çdo njeri. Bënju, pra, buke për të tjerët...”.

    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.106)

    Torrkerry

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NËNA TEREZE, NJË SHEMBULL SHENJTËRIE NË JETËN E PËRDITSHËM.

    “Jeta jonë është e lidhur ngushtë me jetën e Jezu Krishtit, me kungimin shenjtë. Nëse ne e njohim dhe e pranojmë Jezu Krishtin nën hyje e Bukës, të hostjës, atëherë duhet ta njohim Atë të pranishëm edhe në të tjerët, në të varfër, në të mjeruar”.

    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.111)

    Torrkerry

  19. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    9
    Faliminderit,Torrkerry per këto fjal te bukura per Nënë Terezen.
    Nuk di se çfare do beja pa shenimet e tuaja, kaq te bukura.

  20. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NËNA TEREZE, NJË SHEMBULL SHENJTËRIE NË JETËN E PËRDITSHËM.


    “Ejani të bekuarit e Atit tim, trashigoni Mretërinë që është bërë gati për ju që prej fillimit të botës, sepse, pata uri e më dhatë të ha, pata et, e më dhatë të pi, isha shtegtar e më përbujtët, isha i zhveshur e i sëmurë e erdhet të më shihni, isha në burg e erdhet te unë”

    Këtu më së miri shihet identifikimi i Krishtit me çdo njëri, edhe më të vegjëlit, pra edhe dëshira dhe urdhëri i tij që t’i bëjmë mirë çdokujt, pa kurrëfarë dallimi, në dashuri, sikurse t’ia bëjmë këtë vetë Jezu Krishtit. Këtë, më së miri e ka kuptuar dhe e jeton, gjithnjë me jetë – vepra e tregon – e dëshmon Nëna jonë Tereze, duke jetuar dhe punuar vetëm për të tjerët , e udhëhequr, e përkrahur dhe e frymëzuar nga dashuria e Krishtit.

    Ajo e ka kuptuar, pranuar me fe praninë e Krishtit në Kungim, por këtë prani e ka zgjëruar edhe në jetë të përditshme, në njerëz.

    Në Romë, mbas një adhurimi na tha: “Tani po dalim prej kapelës (kishës) për ta njohur, për ta dashur dhe për t’i shërbyer të njëjtit Krisht që e adhuruam në Kungimin shenjtë. Pra adhurimi dhe dashuria ndaj Tij vazhdojnë , por vetëm në një mënyrë të ndryshme. Si po shihni, ne jemi të lumtura, sepse mund ta prekim Korpin e Krishtit 24 orë në ditë”.

    NËNË TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.112)

    Torrkerry

Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 02:15
  2. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 00:16
  3. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 00:21
  4. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2003, 09:43
  5. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2003, 07:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •