Thenie dhe poezi nga Nene Tereza
Dashuria është arma jonë:
dashuri për të gërbulurit, për pleqtë,
për ata në prag të vdekjes, për të paralizuarit:
për ata që nuk kanë asgjë
dhe që nuk duhen nga asnjeri...
Thenie dhe poezi nga Nene Tereza
Dashuria është arma jonë:
dashuri për të gërbulurit, për pleqtë,
për ata në prag të vdekjes, për të paralizuarit:
për ata që nuk kanë asgjë
dhe që nuk duhen nga asnjeri...
Thenie dhe poezi nga Nene Tereza
Ka barna dhe mjekime për çfarëdolloj sëmundje.
Por nuk ka duar të mira që t’u shërbejnë dhe zemra bujare që të dashurojnë
dhe nuk besoj se do të mund të mjekohet ndonjëherë sëmundja e tmerrshme e
të mos ndjerit të dashur nga dikush.
Thënie të Nënë Terezës që njihen në të gjithë botën
Nënë Tereza, Çmim Nobel për Paqe në vitin 1979,
e Lume më 2003, ka shumë për t’u mësuar njerëzve
e sidomos kombit ku lindi, atij shqiptar.
Nuk pati shkruar kurrë mësime,
por mësoi me shembull konkret
e, megjithatë, thëniet e saj njihen në të gjithë botën.
Ja disa prej tyre:
- Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.
- Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për Të, por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.
- “Do të jem shenjte” do të thotë ta zhvesh vetveten nga çdo gjë që s’është e Zotit; t’i shkul nga zemra të gjitha gjërat e kësaj bote; të jetoj në varfëri dhe mënjanim; të heq dorë nga dëshirat, prirjet, tekat, idhujt e mi e ta bëj vetveten, me dëshirë, skllave të vullnetit të Zotit.
- Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.
- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.
- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.
- Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.
- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfërit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.
- Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.
- Në Perëndim ka vetmi, të cilën unë e quaj “gërbula e Perëndimit”. Në shumë mënyra, kjo është më keq se ajo e të varfërve tanë në Kalkutë.
- Të varfërit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.
- Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.
- Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.
Letër e Nënë Terezës Konferencës IV Botërore të Gruas në Pekin
Letër e Nënë Terezës drejtuar grave në Konferencën IV Botërore të Gruas në Pekin ne vitin 1995
Në Ditën ndërkombëtare të Gruas, po propozojmë në mënyrë të përmbledhur, Letrën që Nënë Tereza u pati drejtuar pjesëmarrësve të Konferencës së IV të OKB-së mbi të drejtat e gruas, mbajtur në Pekin në gushtin e vitit 1995. Në këtë konferencë morën pjesë 5.307 delegatë zyrtarë e 3.824 përfaqësues të OJC, të cilëve duhet shtuar 3.200 operatorët e mediave e 4.041 gazetarë të ardhur nga 124 shtete të mbarë botës.
Nga Letra e Nënë Terezës (e pjesshme)
“…Më duhet të them se nuk arrij të kuptoj se përse disa pohojnë se burri e gruaja janë saktësisht të barabartë, duke mohuar kështu bukurinë e diversitetit që ekziston midis burrit e gruas.
Dhuratat e Zotit janë të gjitha të mira, por jo domosdoshmërisht të njëjta. I përgjigjem shpesh kujtdo që më thotë se i pëlqen t’i shërbej të varfërve ashtu siç i shërbej unë: “Atë që bëj unë nuk jeni të aftë ta bëni ju. Atë që bëni ju nuk jam e aftë ta bëj unë, por ju e unë së bashku, mund të bëjmë diçka të bukur për Zotin. Kjo vlen dhe për diferencat midis gruas e burrit.
Zoti krijoi secilin prej nesh, çdo qenie humane, për diçka të madhe: të duash e të të duan. Përse Zoti i krijoi burrat e gratë? Sepse dashuria e një gruaje është një nga fytyrat e dashurisë së Zotit. Dashuria e një burri është një tjetër fytyrë e të njëjtës dashuri.
Burri e gruaja janë krijuar për të dashuruar, por secili në mënyrë të ndryshme: burri e gruaja plotësojnë njëri-tjetrin e të dy së bashku shfaqin dashurinë e Zotit shumë më mirë se sa mund ta bënin të ndarë. Kjo fuqi speciale dashurie që kanë gratë nuk është kaq evidente se sa kur ato bëhen nëna.
Qenia nënë është dhurata që Zoti i bën gruas. Sa mirënjohës duhet t’i jemi Zotit për këtë dhuratë që sjell me vete gëzim të madh për një botë të tërë, si për burra dhe për gratë. E këtë dhuratë kaq speciale ne mund ta shkatërrojmë me të keqen e abortit, por dhe me anë të faktit se mendojmë se ka gjëra më të rëndësishme se sa dashuria.
Asnjë punë, asnjë program karriere, asnjë zotërim material, asnjë ide “lirie” mund të zëvendësojë dashurinë. Gjithçka që shkatërron dhuratën e të qenit nënë, që është një dhuratë e Zotit, shkatërron dhuratën më të çmuar që ky Zot i bën grave, atë të dashurisë si grua.
Zoti na ka thënë: “Duaje tjetrit si vetveten”. Por deri sa nuk duam veten si mund të duam tjetri me të njëjtën mënyrë. Por si mund të dua veten kur nuk pranoj si Zoti më ka bërë?
Kushdo që mohon bukurinë e diferencës midis burrit e gruas, nuk pranojnë se si Zoti u ka bërë e pra nuk mund të duan dot tjetrin. Ata nuk mund të sjellin gjë tjetër veçse ndarje, hidhërim e të shkatërrojnë paqen në botë. E aborti shkatërron më shumë se gjithçka paqen në botë sot. E gjithkush që absolutisht kërkon që gruaja e burri të jenë të njëjtë janë të gjithë të favorshëm ndaj abortit.
Në vend të dhimbjes e vdekjes le të sjellim paqen e gëzimin në botë. Për këtë qëllim duhet t’i kërkojmë Zotin dhuratën e paqes e të mësojmë të duhemi e të pranojmë njëri-tjetrin si vëllezër e motra, bijtë e Zotit.
E dimë se ambienti më i mirë ku fëmija mëson të dojë e të lutet është familja, ku babai e nëna është dëshmitari më i mirë i dashurisë e i lutjes. Aty ku ka një krisje apo një ndarje të familjes, shpesh herë fëmijët rriten pa ditur se ç’do të thotë dashuri e lutje.
Një vend me shumë familje të tilla të shkatërruara ka padyshim mjaft probleme. Shpesh kam qenë dëshmitare e faktit, e veçanërisht në vendet e pasura, se fëmijët kërkojnë shpëtim tek droga o në gjëra të tjera në momentin kur duhet të përballojnë indiferencën e familjes.
Nga ana tjetër, kur familjet janë të forta e të bashkuara, fëmijët janë në gjendje të shohin në dashurinë e nënës e të babait dashurinë speciale që Zoti ka për ta e mund të arrijnë ta bëjnë vendin e tyre, një vend ku dashurohet e lutet.
Fëmija është dhurata më e bukur që Zoti mund t’i bëjë familjes: e ky ka nevojë për nënë e babanë, pasi si njëri e tjetri i manifeston dashurinë e Zotit në mënyrë speciale.
Një familje që lutet së bashku, janë së bashku e kur janë së bashku duan njëri-tjetrin ashtu si Zoti i ka dashur të gjithë e secilin. E veprat e dashurisë janë gjithmonë vepra paqeje.
E le të ruajmë në zemrën tonë gëzimin për të dashuruar e ta ndajmë këtë gëzim me të gjithë ata që gjenden në rrugën tonë…”
Nënë Tereza: Vetëm për gra të jashtëzakonshme
Mos harro se lëkura rrudhet,
e flokët mbulohen me borë;
Ditët bëhen vite...
por më e rëndësishmja
nuk ndryshon kurrë!
Forca jote e bindja jote s’njohin moshë.
Shpirti yt e shtrin pëlhurën e merimangës
që mosha ta endi mbi fytyrë!
Pas çdo pikarritje, ka një pikënisje.
Pas çdo suksese, një zhgënjim.
Përderisa je gjallë, gjallëro!
Në qoftë se të mungon çka bëje më parë,
bëje përsëri,
mos rri duke parë fotografi
të zverdhura nga koha!
Mos e lerë të ndryshket hekuri
që ke brenda vetes.
Sillu në mënyrë që, në vend të mëshirës,
të gëzosh respekt.
Kur të rëndojnë vitet e s’mundesh më të vraposh,
ec shpejt.
Kur s’do të mundesh as të ecësh shpejt,
ec!
E kur as të ecësh s’ do të mundesh,
përdore shkopin e shko....
Veç për t’u ndalë,
ti kurrë mos ndalo!
(Nënë Tereza)
Prej autobiografisë së Nanë Tereze
Krijimi âsht hartue tue lidhë së bashku
poetikisht disa fraza të shkrueme mbi murin e
Shishu Bhava - shtëpia a e fëmijëve, themelue prej
Nanë Terezës.
Njeriu nuk han arsye
e veç për vedi mendon.
Po ti duhet ta duesh,
edhe pse ai s’të don!
Po bâne mirë - të qortojnë,
të thonë hirë e pá hirë
se e bân me kënaqë vetvedin;
s’ka gjâ, ti prap bân mirë!
Në se planet synon t’ realizosh,
do të gjêsh rrenacakë e anmiq të vërtetë;
s’ka gjâ, ti rrugën vazhdo
e planet veni në jetë!
E mira që bân sot - nesër bie në harresë;
s’ka gjâ - ti prap bân mirë!
Nderi e thjesht’sia të bâjnë të brishtë,
po t’bâjnë edhe të lirë!
Mbrenda një çasi mund t’shembet,
çka ti ndërtove një jetë.
S’ka gjâ - vazhdo - ndërto;
prej teje diçka ka për t’mbetë!
Në se njerëzinë e ndihmon,
me të rrahë kanë, me t’qitë jashtë!
S’ka gjâ, ti prap vazhdo
me i ndihë edhe me i dashtë!
Gjthçka ké të mirë, epja botës.
E di se bota me të shkelë ka nën thembër:
s’ka gjâ, ti prap epja botës,
gjithçka ké të bukur në zemër!
Krijoni Kontakt