Close
Faqja 14 prej 40 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 396
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.

    Më 11.XII.1979 vizitoi familjen Sekuliç. Të gjithë anëtarët ia paraqitën një dhuratë.
    “Papritmas, Franku i vogël u zduk.
    Mbas pak kohë erdhi me disa holla të imta, me dorë të mbyllur,
    u ul në prehërin e Nënës Tereze dhe ia dha ato të holla.
    Ishte ky një gjest që na befasoi të gjithëve.
    Nëna Tereze tha: ‘Kjo është dhuratë edhe më ie madhe se shpërblimi Nobel,
    sepse është prej Zemrës së një fëmijë të pafajshëm’.
    Ato pak të holla i mori me plot falënderim dhe dashuri,
    si dhe shumat më të mëdha duke e vlerësuar dhënësin”.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 211).

    Torrkerry

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FJALIMI I NËNËS TEREZE NË SHKUP MË28 MARS 1978, NË PREZENCËN E AUTORITETEVE KISHTARE TË DIOQEZËS TË SHKUPIT DHE TË PRIZRENIT.
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.

    1) Këto vite kanë qenë mjaft të frytshme.

    “Zoti e deshi kaq shumë botën sa që e dha të Birin nëpërmjet të Zojës së Bekuar, që t’ishte drita jonë, jeta jonë, rruga dhe dashuria jonë. Sot gjendemi këtu të bashkuar, për t’i falënderuar Hyjut për këto pesëdhjetë vjet që kaluan qysh se dola prej Shkupit.
    Këto vite kanë qenë mjaft të frytshme dhe po të duhej prapë ta filloja jetën time, përsëri do të shkoja nga Shkupi, duke e marrë të njëjtën rrugën.
    Në mesin tuaj, me siguri, gjenden shumë pak njerëz që më njohin qysh prej atëherë, por nuk ka rëndësi.
    Kryesorja është që sot jemi së bashku, të lutemi së bashku, t’i falënderojmë Zotit për shumë hire që mi dha, që të mund t’u shërbej më të varfërve në mbarë botën”.


    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 241).

    Torrkerry

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FJALIMI I NËNËS TEREZE NË SHKUP MË28 MARS 1978, NË PREZENCËN E AUTORITETEVE KISHTARE TË DIOQEZËS TË SHKUPIT DHE TË PRIZRENIT.
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.

    2) Atyre u tregojmë së nëpërmjet nesh Zoti i do edhe ata.

    Kongregata jonë quhet, si e dini edhe ju, Misionaret e Dashurisë, bartëse të dashurisë së Zotit.
    Ne kemi edhe shtëpitë për ata që janë para vdekjes.
    I kemi më se 46.000 të sëmurë nga gërbula.
    Motrat e mia dhe unë së bashku me to kujdesohemi për ta, i duam ata, i pastrojmë varrët e tyre, sepse vetë Jezu Krishti ka thënë: Unë isha i uritur, unë isha i sëmurë, unë isha pa shtëpi e ti m’i bëre të gjitha këto.
    Për këtë ne kemi nevojë të madhe për uratë, për vetëmohim, për forcën e madhe, e cila vjen në zemrat tona përmes Kungimit të shenjtë.
    Në Kongregatën tonë ditën e fillojmë me meshën e shenjte dhe me Kungimin e shenjtë; pastaj dalim në punë me të gërbulët, ndër ata që janë duke vdekur, e çka bëjmë?
    Atyre u tregojmë se nëpërmjet nesh Zoti i do edhe ata.
    Prej nga e marrim këto motra gjithë këtë forcë? Prej nga jo vetëm një ditë, jo vetëm një vit, por tërë jetën e japin kështu, për t’u dhënë dashurinë aturë që kanë harruar se çka është dashuria, çka është lumturia, çka është gëzimi.
    Ne sot kemi më se 1450 motra.
    Midis tyre kemi shumë nga ana jonë, dhe mu për këtë unë shpresoj se familjet tona, ju nëna, që jeni zemra e familjeve të juaja, lutuni që Zoti i dashur ta thirrë një fëmijë nga familja juaj për t’u bërë meshtar, për t’u bërë motër.
    Kjo është dhantia më e madhe që mund t’ia japë Zoti një familjeje.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 241).

    Torrkerry

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FJALIMI I NËNËS TEREZE NË SHKUP MË 28 MARS 1978, NË PREZENCËN E AUTORITETEVE KISHTARE TË DIOQEZËS TË SHKUPIT DHE TË PRIZRENIT.
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.


    3) Unë jetova si shtazë në rrugë, por do të vdes si engjull.

    Kush janë ata njerëz, të cilëve ne u shërbejmë?
    Në shtëpitë tona ne i marrim ata njerëz, që janë buzë varrit e të lënë rrugëve.
    Një ditë gjetëm një njeri i cili po vdiste në rrugë.
    E kemi marrë në shtëpinë tonë dhe ai ka thënë: Unë jetova si një shtazë në rrugë, por do të vdes si një engjull, i dashur dhe i shërbyer.
    Motrat tona punojnë edhe natën, duke shkuar për t’i parë njerëzit e sëmurë, njerëzit e uritur, jo vetëm në Indi, në Afrikë...por gjithkund.


    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 242).

    Torrkerry

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FJALIMI I NËNËS TEREZE NË SHKUP MË 28 MARS 1978, NË PREZENCËN E AUTORITETEVE KISHTARE TË DIOQEZËS TË SHKUPIT DHE TË PRIZRENIT.
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.

    4) Familja që nuk lutet...nuk mund të jetojë.

    Nuk ka nevojë të vdesin vetëm nga uria, por mund të vdesin në vetmi, të padashur, duke mos pasur kush të flasë me ta, për ta pasur se paku dikend ndonjë herë, për t’u ndie se dikush i do.
    Këto rastesh mund të hasni edhe në familjet tuaja.

    A e dini se njerëzit sot janë aq të zënë me punë, sa që nuk kanë kohë as të shikohen as të qeshin, t’i ndihmojnë njëri tjetrit.
    Për këtë ne kemi nevojë për uratë.
    Duhet urata të kthehet prape në familje tona, sepse familje që nuk luten , nuk mund të mbeten në bashkësi, nuk mund të jetojnë.


    Për këtë tërë puna e motrave tona, çka ne veprojmë, nuk është asgje tjetër përpos fryt i uratës, bashkimit tonë me Krishtin në Eukaristi, në Kungimin shenjtë.
    Mu për këtë arsye çdo ditë ne punojmë shumë, kemi shumë të sëmurë nga gërbula, shumë njerëz në momente të vdekjes, shumë fëmijë e të tjerë, por çdo ditë, kur të kthehemi në mbëmje në shtëpi e kemi një orë adhurimi.
    Ky adhurim është dhantia më e madhe bashkësisë tonë, Misionarëve të Dashurisë.
    Nga këtu ne nxjerrim forcën, sepse të gjithë befasohen se si këto motra të reja, të gjitha janë të reja, jovetëm se kanë fuqi të punojnë një punë të tillë, por aq më tepër janë kaq të kënaqura me punën që bëjnë. Pra, për këtë ju lutuni për ne”.


    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 243).

    Torrkerry

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA FJALIMI I NËNËS TEREZE NË SHKUP MË 28 MARS 1978, NË PREZENCËN E AUTORITETEVE KISHTARE TË DIOQEZËS TË SHKUPIT DHE TË PRIZRENIT.
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.


    5) Po frikësohem se kur ta ha bukën, përsëri do të kem uri.

    Para disa ditëve e gjetëm një fëmijë të voglë, 7 vjeçare, në rrugë dhe ia sollëm një copë bukë; ne u japim fëmijëve tanë të varfër çdo ditë bukë dhe qumësht.
    Ajovogëlushe e mbante bukën në duart dhe hante ngadalë-ngadalë.
    Unë e pyeta: pse nuk po e ha bukën, ti je e uritur, dje nuk ke ngrënë aspak, as sot nuk ke ngrënë.
    Kjo vogëlushe m’u përgjigj: Po frikësohem se kur ta ha bukën, përsëri do të jem e uritur! Ju këtë nuk mund ta kuptoni! Ju nuk mund të mendoni se ka njerëz që vdesin nga uria.
    Nëse mendojmë, ndoshta nëse shikojmë pak përreth vetes, do t’i shikonim të varfërit tanë!

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 243).

    Torrkerry

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA FJALIMI I NËNËS TEREZE NË SHKUP MË 28 MARS 1978, NË PREZENCËN E AUTORITETEVE KISHTARE TË DIOQEZËS TË SHKUPIT DHE TË PRIZRENIT.
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.


    6) Ajo e di se ata janë të uritur.

    Një ditë erdhi një zotëri dhe tha: Atje është një shtëpi Hindu me tetë fëmijë, disa ditë nuk kanë pasur për të ngënë asgjë, shkoni ju te ata.
    Unë mora orizin dhe shkova.
    Kur mbërrina atje i pashë tetë fëmijë, sytë e tyre shëndrisnin nga uria.
    Nëna e tyre atëherë mori orizin dhe e ndau në dy pjesë dhe doli prej shtëpisë.
    Kur u kthye, unë e pyeta: “Ku shkove? Çka bëre kështu?
    Ajo m’u përgjigj: Ata janë të uritur, ata janë të uritur si ne.
    Kush janë ata që kanë uri?
    Afër shtëpisë së tyre jetonte një familje muslimane, një shtëpi, ishin të uritur.
    Kjo gjë më befasoi shumë: unë nuk çudita pse ajo e ndau ushqimin me ta,
    por më befasoi fakti: ajo e dinte se ajo familje s’ka asgjë për të ngrënë.
    Ajo e dinte se ata kanë uri.

    Ju a i dini të varfërit tuaj, a i dini fort të dashur, se edhe në shtëpitë tona kemi të varfër.
    Kemi njerëz që jetojnë në vetmi, në shtëpi,
    kemi njerëz që jetojnë në podrume,
    a e dini ju këtë?
    Kur isha në Zagreb shumë më thanë se kemi njerëz të varfër.
    Por ku janë këta,, kush e di, ku janë?
    Unë dëshiroj t’i shoh, unë dëshiroj t’i përqafoj, unë dëshiroj t’iu tregoj se i dua!
    Kështu, pra, shkova me zotërinë të një grua në podrum.
    Çka pash unë atje? Të njëjtën varfëri si në Londër.
    Varfëria e njerëzve të tillë është e madhe edhe tek ju.
    A e dini këtë? A e dini dhe a i doni?
    Nëse nuk i njihni nuk mund t’i doni.
    Nëse nuk i doni, nuk mund t’iu shërbeni.
    Por nëse dëshironi t’i doni, filloni prej shtëpisë.
    Në familjen tuaj, në shtëpinë tuaj dhe Zoti i dashur do t’iu ndihmojë, që të jeni dashuria e tij, jeta dhe mëshira e tij.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 243-4).

    Torrkerry

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA FJALIMI I NËNËS TEREZE NË SHKUP MË 28 MARS 1978, NË PREZENCËN E AUTORITETEVE KISHTARE TË DIOQEZËS TË SHKUPIT DHE TË PRIZRENIT.
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.


    7) Ju e keni pru Zotin në jetën time, bine edhe meshtarin.

    Një ditë motrat e gjetën një njeri që jetonte në podrum.
    Ishte i vetmuar, në një qytet shumë të madhe.
    Ato kanë hyrë brenda, e kanë larë dhe pastruar dhomën e tij. Ishte krejt i përlyer.
    Ky nuk ju tha asgjë.
    Kështu motrat bënë me radhë gjatë disa ditëve ai tha: “Ju e keni pru Zotin në jetën time, bine edhe meshtarin.
    Motrat e kanë thirrë dhe pru meshtarin.
    Kështu pra, ai u rrëfye pas gjashtëdhjetë viteve.
    Të nesërmen vdes.
    Shikoni se si Zoti i dashur punon, kur mëshira e tij vie te të gjithë të varfërit.
    Për këtë arsye lutuni për ne, që mos ta prishin punën e Zotit, që të kemi shumë motra, shumë thirrje nga mbarë bota.
    Njerëzit e rinjë dëshirojnë një jetë të tillë, dëshirojnë këso vetëmohimesh.


    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 244).

    Torrkerry

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA FJALIMI I NËNËS TEREZE NË SHKUP MË 28 MARS 1978, NË PREZENCËN E AUTORITETEVE KISHTARE TË DIOQEZËS TË SHKUPIT DHE TË PRIZRENIT.
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.

    8) Nëse dëshironi të shkoni në misione...filloni në shtëpi...

    Qe ju djelmosha të rinjë dhe vajza të reja,, do të vini jo vetëm në Indi, por në mbarë botën.
    Nëse dëshironi të shkoni në misione, filloni misionet në shtëpinë tuaj më parë, e pastaj në mbarë botën.
    Urata ime për juve është kjo:
    Që të jeni të shenjtë! Shenjtëria nuk është një gjë e jashtëzakonshme; ajo është detyrë e jonë e thjeshtë.
    Jezusi tha: të jeni të shenjtë sikurse është Ati juaj në qiell.
    Kështu, pra, lutja ime për çdo njërin këtu dhe në tërë Shkupin është që të jemi të shenjtë.
    Nëpërmjet kësaj shenjtërie, nëse duam njëri-tjetrin, kjo është shenjtëria e gjallë.
    Nga kjo shenjtëri në mund të jemi dashuri e Zotit, mëshira e Zotit në mbarë botën. Qoftë lavdëruar Jezu Krishti!

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 245).

    Torrkerry

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA BISEDA E NËNËS TEREZE ME TELEVIZIONIN E SHKUPIT. MË PRILL1978.

    Tel: Ju gjendeni gjithkund ku ka dukje dhe skena mjerimi. A e përkujtoni ndonjë?
    N.T.: Ka shumë raste të tilla. Fillova t’i mbledh të mjerët që vdisnin rrugëve. Dhe ky ishte fillimi i veprintarisë sime. Sot i kemi 36.000 të tillë. Kanë vdekur më se 16.000 prej tyre, por kanë vdekur të qetë dhe të lumtur.

    Tel: Sa njerëz keni përafërshisht në shtëpitë tuaja në mbarë botën dhe si kujdesoheni për ta?
    N.T.: Ne i kemi më se 112 shtëpi në mbarë botën...
    Krishti i dashur tha se Zoti na do neve më tepër se natyrën, të cilën e ka krijuar Ai dhe për të cilën kujdesohet.
    Ne në jetën tonë e kemi edhe kushtin e katërt: kushtimi i jetës së shërbimit të më të varfërve, me gjithë zemër dhe pa kurfarë shpërblimi, plotësisht, lirisht.
    Në këto 27 vite nuk e kam dëbuar asnjë e, pra, i kemi më se 46.000 të gërbulët, pastaj shtëpitë për ata që janë buzë vdekjes.
    PROVANIA HYJNORE KA QENË GJITHNJË ME NE”.


    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 246).

    Torrkerry

Faqja 14 prej 40 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 02:15
  2. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 00:16
  3. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 00:21
  4. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2003, 09:43
  5. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2003, 07:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •