Close
Faqja 13 prej 40 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 396
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA FJALIMI I NËNËS TERESE NË OSLLO NË RASTIN E DHURATËS SË ÇMIMIT NOBEL PËR PAQEN. (pjesa e 12th).

    Kurrë nuk mund të harroj ardhjen e 14 profesorëve nga universitetet e ndryshme të Shteteve të Bashkuara.
    Ata erdhën në Kalkutë në shtëpinë tonë.
    Pastaj diskutuam për atë, ç’do të thotë shtëpia për njeriun që po vdes.
    Kemi një shtëpi për njerëzit që po vdesin në Kallkutë, ku kemi marrë 36.000 veta prej rrugëve të Kallkutës, dhe jashtë këtij numër të lartë, 18.000 kanë përjetuar një vdekje të bukur.
    Kanë shkuar kah Zoti; erdhën në shtëpinë tonë dhe na kanë folur për dashuri, për dhembshuri, dhe njëri prej tyre më pyeti: Të lutem, Nënë, më thuaj diçka që nuk do të harroj.
    Unë i thashë: “Buzëqeshni njëri-tjetrit. Gjeni kohë për njëri-tjetrin”.
    Dhe një tjetër më pyeti: “A je e martuar?”, dhe i kam thënë: Po!
    Dhe ndonjëherë më duket shumë e vështirë që t’i buzëqeshi Krishtit, meqë nganjëherë kërkohet aq shumë.
    Përnjëmend kjo është e vërtetë dhe atje është – vjen dashuria kur kërkohet prej nesh.
    Mirëpo, dhe ju mund t’ia jepni atë me gëzim.
    Pikërisht si kam thënë sot, kam thënë se, nëse nuk shkoj në qiell për diçka tjetër, do të shkoj për tërë publicitetin, sepse më ka pastruar, sakrifikuar, dhe, më të vërtetë, më ka bërë të gatshme që të shkoj në Parajsë.
    Mendoj se kemi arsye të jemi të lumtur, kemi me ne Jezu Krishtin dhe ai na do.
    Në qoftë se s’harrojmë që Zoti do çdonjërin prej nesh, na jepet mundësia që t’i duam të tjerët ashtu si ai na do, jo në gjëra të mëdha, por në gjëra të vogla me dashuri të madhe.
    Kështu Norvegjia u bëftë vatër e dashurisë.
    Dhe sa bukur do të ishte kur nga kjo qendër paqja e lufta për dashuri do të shpërndahet.
    Dhe nga ky vend të burojë dashuria për fëmijën që vjen.
    Nëse ju bëheni qiri në botën e paqes, atëherë shpërblimi Nobel i Paqes është një dhuratë e popullit norvegjez.
    Perëndia ju bekoftë”.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 204-5).

    Torrkerry

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHI PËR KËTË KRISHTI ERDHI NË BOTË, QË TË BËHET DASHURIA JONË, EDHE MË TEPËR QË TË JETË USHQIMI YNË”.

    Në dalje nga salla e përcjell për së afërmi. Gazetarët dhe kamerat gjithnjë janë në rrugë, para saj, mbi të, aq sa që njerëzit – gazetarët edhe janë shtrirë për dheu për ta fotografuar nga ndonjë pozitë speciale.
    Ajo, si edhe çdo herë, me duresë dhe dashuri, me fjalë të buta dhe të ëmbla përcjell çdo fotografim.
    Një fotograf e mori për dore, e afroi për t’i ndihmuar në punë të tij, kuptohet në fotografim. Ai, i befasuar nga ky gest kujdesi dhe dashurie, tha: “Oh, Nëna Tereze, çfarë fenomeni mirësie e dashurie je ti. Unë s’të kuptoj mirë, por unë të adhuroj, unë të dua”. Nëna e përcolli më një shikim të ëmbël dhe i tha: “Ti qenke në rrrugë të mirë kah Zoti”.


    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 205).

    Torrkerry

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHI PËR KËTË KRISHTI ERDHI NË BOTË, QË TË BËHET DASHURIA JONË, EDHE MË TEPËR QË TË JETË USHQIMI YNË”.

    Një dëshmi: “Para sallës-Pallatit prapë skena të ngjashme: një festim popullor, një gëzim i pastër shpirtëror, një ngushëllim i madh për mbarë botën, për ditët tona.
    Së shpejti u drejtuam kah hoteli ‘Continental’, ku qe një koktel i vogël, i përzemërt, gati familjar, me biseda vëllazërore dhe me pak pije dhe ushqim.
    Siç dihet Nëna Tereze e refuzoi sillen solemne tradicionale në favor të të varfërve, dhe kjo e rriti edhe më tetër simpatinë dhe dashurinë e Norvegjezëve ndaj saj”.


    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 205).

    Torrkerry

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NE DUHET TË MUNDOHEMI QË BOTËKUPTIMI I SAJ TË REALIZOHET NË MBARË BOTËN.


    Nënë Tereze , në fjalën e rastit (vizita e saj te Ambasada Jugoslave në Osllo) ndër të tjera tha: “Duhet të falënderoj shumë Zotit të dashur, i cili nëpërmjet nesh ka bërë që kaq shumë njerëz të tubohen për këtë dhuratë të paqes. Kur tek ne erdhi ministri i punëve të jashtme të Indisë, ai më tha: ‘A e dini, Nëna Tereze, ne jemi mjaft në përlarje në mes veti, por në Ju ne jemi një...Unë mendoj që kjo dhuratë ka qenë shenjë dashurie...Që t’ia bijmë paqen botës...Fëmijëve të palindur t’iu japim mundësi të lindin. Edhe ata janë fëmijët tanë, edhe ata do t’ia bijnë paqen botës...Edhe ata janë fëmijët e Zotit.

    Të mundohemi të gjithë së bashku që të vijë kjo paqe në botë...Që fëmijët e pa lindur të lindin në paqe dhe dashuri...Edhe ata kanë të drejtë në jetë...Krishti na ka thënë: Duani njëri tjetrin, sikurse unë u kam dashur juve. Nëpërmjet të kësaj dashurie njerëzit kanë për t’iu dijtë se jeni të krishterë...Me gjithë zemër të gjithëve u falënderoj”.


    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 206).

    Torrkerry

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.

    Në takim e parë në aeroportin e Osllos...kur erdhi radha tek ne (përfaqësuësit të dioqezave të Shkupit dhe Kosovës), “miaft u befasua, kur na pa. Mbas përshëndetjes të përzemërt dhe urimeve ajo pyeti:
    “A keni ardhur këtu vetëm për mua?”.
    Ipeshkëvi i përgjigji, si në mahi: “Jo, por kemi ardhur për t’i parë bukuritë natyrore të Norvegjisë”.
    Nëna Tereze, e gëzuar, me sy të përlotur na tha:
    “Po më vjen shumë mirë që keni ardhur, si t’kishte ardhur Nëna Loke imja e vdekur. Zoti iu pagoftë dhe ju ktheftë me të mira!”.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 208).

    Torrkerry

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.

    Gjatë ditëve të qëndrimit të saj në Osllo bëri afërsisht 3000 intervista. E pyesin nëse kjo është e vështirë.
    “Ajo, si gjithmonë e disponuar, na tha: ‘Unë e kam bërë një kontraktë me Krishtin: për do fotografi që ma bëjnë, lë të shëlbohet një shpirt i burgatorit!”
    Pastaj vazhdoi: ‘Po t’mi dashin mua të gjitha këto të holla që i shpenzojnë për fotografime, për të varfërit e mij’...Mbas pak kohe i thamë se të dyjat nevopjten, e ajo përfundoi: ‘Edhe njëra edhe tjetra, të gjitha lë të jenë në lavd të Zotit!’.”

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 208).

    Torrkerry

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.



    Në bisedë një herë e pyetëm: ‘Nëna Tereze, deri më tani bashkësia e Juaj shkon shumë bukur, por çka do të njajë kur nuk do të jeni më JU?’.
    “Nëse Shoqëria ime është vepra e Zotit, ajo edhe më tutje do të zhvillohet dhe do të përparojë, për të mirën e kishës dhe të mbarë njerëzimit.
    Por nëse një ditë motrat e mia nuk do të jenë më plotësisht të Zotit,, besnike deri në fund, atëherë unë do ta lus Zotin që sa më parë ta shkatërrojë Rregullinn tim...”.


    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 209).

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.


    Më 10 dhjethor 1979, dita e pranimit të shpërblimit të paqes, Nëna Tereze e vizitoi Mbretin e Norvegjisë, të cilit ajo i tha:

    “Ju jeni familja e parë e këtij Shteti, pra duhet të jeni e para edhe në mirësi dhe në shenjtëri, shembull për tërë popullsinë!”.
    Pastaj ajo e pyeti Mbretin se a do të vinte në ceremoninë e dorëzimit të ‘Shpërblimit Nobel për paqen’. Mbreti i tha: “Kisha për të ardhur më gësim, por s’dëshiroj ta prishi këtë ditë të madhë për ju. Nëse do të vijë, unë do të jem në qendër të vemendjes. Prandaj më mirë mos të vijë, kështu që së paku një herë edhe ju të jeni personaliteti kryesor”.
    Nëna Tereze iu përgjigj Mbretit me një gatishmëri të pashoqe: “Jo, jo, o Mbret, gabon. Nuk jam as unë as Ju në qendër të vemendjes, por Zoti, prandaj mund të vini lirisht!”.
    Para këtyre fjalëve dhe propozimi, edhe Mbreti mbeti pa gojë, dhe me të vërtetë mori pjesë në këtë ditë të madhe, si duket, për të parën herë.



    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 209).

    Torrkerry

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.


    Një gazetar e pyeti atë: “Nëna Tereze, ju keni lindur në Jugoslavi...jetoni në Indi...motrat tuaja punojnë në shumë vende...si e ndieni veten?”
    Nëna Tereze tha: “Për sa i përket gjakut, dhe prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane për kah nënshtetësia, motër – murgeshë katolike, për kah thirrja, që i përkas tërë botës, ndërsa për kah zemra i përkas plotësisht Zemrës së Krishtit”.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 210).

    Torrkerry

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “KINI NË JU PO ATO NDJENJA...”.

    “Një gazetar i tha:
    ‘Na thuani shkurtimisht si është një ditë e Juaja?’.
    Nëna Tereze: ‘Oh, asgjë posaçe.
    Që 50 vjet punoi tërë ditën,
    por edhe natën deri në 24,
    e shumë herë edhe deri në ora 2 mbas mesnatës,
    kurse zgjohem rregullisht në ora 4’.
    Gazetari mbeti i befasuar, por edhe ne të tjerët.
    Njëri ndër të pranishmit shtoi: ‘Kjo është e pamundshme”.
    Nëna Tereze e shikoi me dashuri dhe atij, si dhe të gjithëve na tha:
    ‘Po, çka është e pamundur për mua dhe për ty,
    nuk është e pamundur edhe për Zotin!’.”

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze: 210).

    Torrkerry

Faqja 13 prej 40 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 02:15
  2. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 00:16
  3. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 00:21
  4. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2003, 09:43
  5. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2003, 07:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •