NËSE ZOTI NA KA DHËNË NEVE NËNËN TEREZE ËSHTË EDHE SEPSE AI DËSHIRON QË T’I NDËRROJMË METODA TONA BARITORE SIPAS SHEMBUJVE TË SAJ.
Kur e hapi një shtëpi në USA, Nëna Tereze tha:
“ Varfëria ka gjithkund, por këtu varfëria më e madhe është që s’janë të pranuar, s’janë të dashur – thotë Nëna Tereze, posaçe duke menduar në zezaket -. Motrat edhe atje i vizitojnë familjet e varfëra, iu ndihmojnë dhe i mjekojnë të sëmurët, i edukojnë fëmijët. Me një fjalë, aty ku ende ka shumë probleme, ato luftojnë kundër dishkriminimit racial duke iu shërbyer të gjithëve pa dallim dhe me dashuri”.
Këtu e kemi paraqitur zhvillimin e parë, në të gjitha kontinentet, por ka ende shumë e shumë vende, shtëpi, qëndra që janë themeluar apo dita ditës përhapen në shumë shtete. Shi për këtë Nëna Tereze mundohet gjithnjë të jetë në lidhje me të gjitha.
Unë i njoh personalisht të gjitha motrat e mia dhe me të gjitha jam gjithnjë në lidhje. Mundohem që t’i vizitoj sa më shpesh, kuptohet sipas mundësisë, edhe pse vizitat zvogëlohen me rritjen e numrit të motrave dhe të shtëpive të reja.
Shpesh iu shkruaj dhe më shkruajnë ato mua. Edhe pse jemni të shpërndara në tërë botën, ne prapëseprapë jemi si një familje...”.
NËNA TEREZE
(Nëna jonë Tereze: 148)
Torkerry
Krijoni Kontakt