Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kriza e Demokracisė

    Shkruan: Ndue Ukaj

    Shoqėria shqiptare, nėpėr mbarė hapėsirat ku jeton, edhe nė kėtė fillimėvit ėshtė gdhirė me ankthin e pasigurisė, me hallet e shumta e shpresat e vogla, me paperspektivėn e tmerrshme dhe vizionet e cunguara: shoqėria shqiptare edhe nė kėtė vit numėron me ankth regjistrin e pafundmė tė problemeve, tė cilat, sipas gjitha parashikimeve s’do marrin fund as kėtė vit. Pa drita, pa punė, me infrastrukturė shkatėrrues, pa pėrkujdesje shėndetėsore, me korrupsion tė madh, me qeveri mediokre, etj. duket fizionomia e jetės shqiptare. Kjo pasiguri e ky kaos, artikuluar me gjuhėn mė tė thjeshtė, ka vetėm njė adresė: politikėn, atė qė, siē thoshte dijetari Faik Konica shkatėrroj Shqipėrinė (lexo shqiptarėt).

    Derisa pėrcjellim zhvillimet politikė nėpėr hapėsirat shqiptare, s’kemi sesi tė mos gjėmojmė me tė njėjtat klithma, sikur tė Atė Gjergj Fishta: Ruaje Zot Shqypnin nga Shqyptaret. S’do mend se kriza e pėrgjithshme shqiptare, degradimi dhe deformimi qė po ndodh kudo, i ka kundėrshtarėt e vet, pikėrisht ata tė cilėt janė tė thirrur tė krijojnė zgjedhje mė optimale, tek politika e politikanėt. Nė tė kaluarėn, kemi pasur adresa (mbase shpeshherė i kemi shpikur) ku t’i hidhnim fajet pėr moszhvillimin tonė, ndėrsa sot, shpiken armiq, e kėta i kemi brenda. Nė gjithė kėtė amulli e paperspektivė, kundėrshtarėt e brendshėm tė cilėt bluajnė kombin dhe frenojnė pėrparimin, janė ata qė kanė marr pėrsipėr drejtimin e tij: politikanėt, por, duke mos pėrjashtuar nė kėtė rast as elitat tona, akademitė, mediat, tė cilat shpeshherė janė treguar konformiste dhe heshtin kėtė stagnim e degradim.

    Demokracia, sistemi politikė qė po mėtojmė tė ndėrtojmė, nuk ka asnjė armik mė tė madh se partitė politike, ato organizata tė cilat janė krijuar dhe kanė mision avancimin e demokracisė.

    Duke parė pafytyrėsinė e klasės politike, sikurse nė Prishtinė ashtu edhe nė Tiranė, ka pak, ose thėnė troē aspak shpresa, se kombi ynė ėshtė gati tė pėrmbyll kapitullin e stėrvėshtirė tė kėtij tranzicioni tė lodhshėm; tranzicion ky qė nė dimensionet shqiptare ka marrė trajta mė tė veēantė, nė kuadėr tė shoqėrive perėndimore, dhe si i tillė, ka arritur nė pėrmasa trishtuese tė pėrēudnoj shoqėrinė tonė, deri nė shkallmim- nga pasojat e sė cilit proces, vėshtirė do mėkėmbemi shpejt, pėr tė hyrė nė rrugėn e lartėsimit dhe zhvillimit tė kėnaqshėm.

    Nė njė shoqėri, ku manipulimi nė emėr tė kombit, punėve tė shtetit, ėshtė mė se normal, madje normė; nė njė shoqėri ku mediokriteti dhe injoranca dominon punėt e konsolidimit tė vendit; nė njė shoqėri ku dėshira pėr lavdi dhe vetėkėnaqėsia janė tipar dalluese e mbisunduese, nė njė shoqėri ku sistemi i vlerave ėshtė pėrmbysur, vėshtirė tė shihet epilogu i procesit tė tranzicionit, sepse institucionalizimi i kėtyre veseve e sėmundjeve shoqėrore, ka ndėrtuar njė digė, qė pengon ēdo alternativė pėrparimtare. Pėr tė sforcuar kėtė ide, flasin tensionet absurde, sikundėr nė politikėn e Tiranės zyrtare, mes pozitės dhe opozitės, po ashtu zhvillimet aspak demokratike nė partinė mė tė madhe tė Kosovės dhe qeverinė e saj tė degraduar, aq sa nuk shkon mė.

    Ne kemi shumė mangėsi si komb, por, ajo qė predominon dhe ėshtė kryesėmundja e kombit tonė, mbetetė mos aftėsia pėr t’u bashkuar rreth koncepti tė sė mirave tė pėrbashkėta, postulati themelor mbi cilėn ėshtė ngritur dhe qėndron qytetėrimit perėndimor, vlerat dhe sistemi perėndimor. Nė dimensionet tona shoqėrore, kultura e tė mirave tė pėrbashkėta nuk ekziston.

    Mė shumė se pėr ēdo gjė, shoqėria jonė ka nevojė emergjente pėr edukim tė mirėfilltė; edukim nė frymė perėndimore, edukim pėr tė mirat e pėrbashkėta e pėr interesat e pėrbashkėta. Ky edukim, duhet tė formėsoj kulturėn e vlerave tė pėrbashkėta, e interesave tė pėrbashkėta, pėr t’u manifestuar ne veprime konkrete. Duke u pasuruar mė kėso ide e ideale, atėherė edhe objektivat tona realizohen mė lehtė. Shoqėria jonė ka nevojė pėr edukim shumėplanėsh, emancipim tė pėrgjithshėm e transformime esenciale, si kushte themelore pėr t’u lartėsuar si komb, pėr tė tejkaluar kėtė tranzicion tė stėrlodhshėm dhe kėtė gjendje degraduese. Nė tė vėrtetė, nė korpusin e sfidave tė shumta, kjo ėshtė sfida mė e rėnd, e cila, po tė tejkalohet do influencon nė gjitha segmentet me rėndėsi kombėtare, duke mundėsuar pėr t’u lartėsuar drejtė vlerave tė pėrbashkėta e qėllimeve pozitive. Nė kėtė mėnyrė edhe do tė shmanget shpirtngushtėsia qė ka mbėrthyer tė ashtuquajturat elita tona politike, kulturore etj. Por, ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, do tė shmangemi nga kultura e mbrapsht e vetėkėnaqėsisė dhe lavdisė, dy komponente, tė cilat po na rėndojnė nėpėr rrugėtimet tona, si dhe po na pengojnė pėr tė gjykuar drejtė procesit dhe pozicionin tonė karshi tyre.

    Jeta jonė publike, organizimi i saj i shumėformshėm, nėse e analizojmė nė raporte racionale me modelet e qytetėruara, shohim se pėrfaqėson, pėr fat tė keq, modelin mė tė prapambetura tė menduarit dhe tė jetuarit nė Europė e mė gjerė. Andaj, edhe brenda organizimeve tona politike, kulturore, shoqėrore, kemi aq shumė ēudira, degradime e antivlera, aq sa gjitha sondazhet, nė vėnė nė fund tė listave pėr tė keq.

    Zhvillimet e fundit politike nėpėr hapėsirat shqiptare, (tė fokusuara tek zgjedhjet nė LDK dhe reflektimet e tyre ne Kuvend e Qeveri, si dhe nė Shqipėri tė ndėrlidhura me procesin e shenjtė tė demokracisė: zgjedhjet), pėr mendimin tim, mė tė drejtė, na vėnė para njė sprove aspak tė lehtė, madje, pse tė mos themi, shtrojnė njė dilemė tė ankthshme: ēfarė ėshtė demokracia shqiptare? Apo, edhe pyetjen e dilemėn tjetėr, edhe mė ekstreme: a ekziston nė botėkuptimin e njerėzve tė cilėt bėjnė politikat nė hapėsirat shqiptare, koncepti i demokracisė esenciale, apo demokracia ėshtė vetėm njė teori abstrakte, mbrapa sė cilės fshihen maskat e gjithfarshme, tė cilat mbjellin urrejtje, mos bashkėpunim, jo tolerancė. Gjithēka shohim tė ndodh nė botėn e politikės shqiptare, ka tė bėj mė gjithēka tjetėr, pėrveē me demokracinė, tė menduarit demokratik, sjelljet demokratike dhe veprimet demokratike. Pra, demokracia nė ambientin shqiptar, akoma mbetet fluks i jashtme, jo qenėsore, i pranuar vetėm por t’iu pėrgjigjur trendėve dhe rrethanave mė tė gjėra politike, e jo mendėsi, pėr tė krijuar alternativa pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Tė gjithė ne qė kalojmė me ankth kėtė tranzicion tė stėrlodhshėm, nė tė cilin politika mbetet top tema e opinionit publik, kemi shpresuar, e, mbase ende kemi kuraje tė shpresojmė, nė tejkalimin e mendėsisė primitive tė bėrit politikė, drejtė ndėrtimit tė njė sistemi perėndimor, nė tė menduar e nė tė jetuar; sistem ky qė nėnkupton transformime e shndėrrime esenciale, e, tė cilat ndėrrime, pėr fatin e keq, tek ne, nė vend qė tė iniciohen nga politika, bash nga kjo bllokohen.

    Politika shqiptare, e futur nė rrethin vicioz tė marrjes me vetveten, nuk ka arritur tė zhvillohen, tė pasurohen, tė hapėt ndaj vlerave dhe ideve tė reja.

    Sot, duket se kemi ardhur tek pyetja e dilema: si tė shpėtohet demokracia shqiptare? Ky shpėtim ėshtė i vėshtirė, por jo i pamundur, ėshtė i dhimbshėm pėr momentin, por mundėsi pėr tė nesėrmen. Andaj, duhet bėrė, duhet, nė mos pėr asgjė tjetėr, pėr tė shpėtuar demokracinė shqiptare dhe kėshtu, kombin, pėrgjithėsisht.

    Ėshtė thėnė dhe vazhdon tė thuhet, ky vit ėshtė i shqiptarėve. Tanimė gjendemi para sfidave e dilemave qė duket edhe njėherė na largojnė nė fazėn embrionale tė pyetjes: a ėshtė kombi ynė i pjekur tė hyj denjėsisht nė korpusin e vendeve tė lira, tė zhvilluara, demokratike e pėrparimtare, qė i quajmė: Familje Perėndimore. Gjitha parametrat e sotėm, mbase edhe parashenjat e sė ardhmes, po tregojnė njė realitet aspak shpresėdhėnės dhe ky qėllim, sa vjen duket mė i vėshtirė, pėr fajin e vetėm, tė politikės.

    Nė mes retorikės dhe praktikės, nė vendin tonė ka nevojė pėr t’u funksionalizuar demokracia pluraliste, e cila, do tė shmangte njėmendėsinė politike, qė sjell tirani e autokraci, jo bashkėpunim- drejtė sistemit tė mirėfilltė tė koordinimit tė vlerave tė pėrbashkėta, sė kėndejmi edhe qėllimeve tė pėrbashkėta. Nė tė kundėrtėn, do tė kemi edhe njė kohė tė gjatė modelin e rremė tė demokracisė nacionaliste (instrumentalizimi me fatet dhe proceset e vendit) dhe gjendje tė mjerė nė vend.

    Me sistemim e vlerave tė pėrbashkėta s’ka kompromis, ngase koncepti i interesit tė pėrbashkėt, ėshtė njėri ndėr postulatet e demokracisė.
    Nėse mohojmė kėtė, mohojmė dhe deformojmė demokracinė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Slene forcat e kuqe me ec para jo. Sipas tyre duhet tju kthejne pushtetin edhe i her edhe ta kthejne shqiperine ne germadhe edhe te arrine perseri majat e koprrupsionit boteror. Se sapo ka nis me ec i cik mire tani qeveria e tanishme, por ka natyren me thatesi ne shpin edhe forcat e kuqe qe kane mbush xhepat me leke duke vjedh populline shkrete edhe rrebelohen se nuk e kane pushtetin me edhe duan ta marrin me cdo kush.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Gjendja ėshtė e tillė qė shqiptarėt janė tė tradhėtuar prej politikės sė tyre. Ata po shiten dita-ditės, po kthehen nė njė lėndė pėr pėrpunim nė kuzhinat fqinje, e veēanėrisht asaj greke, qė ka shpallur edhe lajtmotivin e saj se "po punojmė pėr helenizimin e Shqipėrisė". Kombi i parė nė Ballkan pėr nga popullsia, shqiptarėt, gjenden nė pikė tė hallit nė kėto kohė, jo prej pafuqisė njerėzore, jo prej mungesės sė potencialit ekonomik, jo prej mungesės sė potenciali intelektual, por vetėm e vetėm prej tradhėtisė. Pra, shqiptarėt pėrballė tradhėtisė sė politikės, ēfarė duhet tė bėjnė?! Pėrgjigja mė e thjeshtė pėr tu thėnė por dhe mė e vėshtira pėr tu kryer ėshtė: -Tė pėrmbysin politikėn tradhėtare. Por, nuk ėshtė fjala kėtu pėr tė pėrmbysur Berishön apo Nanon, apo vetėm ata. Virusi i tradhėtisė ka depėrtuar thellė nė protagonizmin e sotėm politik, dhe nuk bėhet fjalė pėr emra individėsh. Ajo qė duhet pėrmbysur apo ndryshuar rrėnjėsisht ėshtė fryma politike, orientimi ndaj interesave tė shoqėrisė kombėtare shqiptare nė Ballkan, rezistenca e fuqishme ndaj fqinjėve agresorė. Tė gjitha kėto nuk mund tė arrihen nėse ende do tė vazhdojė fryma kapitullante, tolerante, ikja prej vetvehtes, ikja prej nacionalizmit. Nacionalizmi nuk ėshtė i vjetėr, as i tejkaluar, madje ne e kemi mjaft tė nevojshėm tė kalojmė njė periudhė ku tė mbretėrojė fryma nacionaliste dhe tė sundojė politika nacionaliste, pasi ėshtė njė stad qė duhet pėrjetuar pėr tė ecur mė tej, ashtu si kombet e tjerė europianė. Ėshtė njė shteg prej tė cilit historia na ka privuar deri mė tash, pėr hir tė nacionalizmave agresivė tė tė tjerėve. Le tė kalojmė njėherė nėpėr kėtė shteg, e nėse duam mė pas, e kapėrcejmė pėrsėri. Q.V.


    Sabri Selmani

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Demokracia, sistemi politikė qė po mėtojmė tė ndėrtojmė, nuk ka asnjė armik mė tė madh se partitė politike, ato organizata tė cilat janė krijuar dhe kanė mision avancimin e demokracisė.
    Se pari, demokracia nuk eshte misioni i partive politike, demokracia eshte sistemi i ngritur mbi aspiraten e njerezve qe te jetojne te lire. Partite politike jane vetem perfaqesues te interesave te atyre njerezve te lire qe jetojne ne Shqiperi apo Kosove. Me kete dua te them, qe mbrojta dhe avancimi i demokracise nuk eshte pergjegjesia kryesore e partive politike, eshte pergjegjesia kryesore e cdo shtetasi te lire shqiptar qe aspiron lirine. E thene me fjale te tjera, demokracia ne Shqiperine komuniste nuk agoi kur Ramiz Alia dhe Kuvendi Popullor lejoi pluralizmin politik, por kur ata qindra mijera shqiptare dolen ne rruge per te kerkuar lirine e humbur per plot 5 dekada.

    Se dyti, ata njerez qe presin ndryshimin nga politika, jane njerez qe ende nuk e kane kuptuar plotesisht se cfare do te thote te jetosh ne nje shoqeri te lire e demokratike. Qeveria ka detyrat e saja por eshte kryekeput gabim te presesh ndryshimet ne shoqerine shqiptare prej politikes dhe qeverise. Eshte inisiativa private, jane sherbimet private, jane shkollat me te mira publike e private, ato qe sjellin ndryshimin e gjithanshem ne jeten e vendit si ne aspektin material, si ne aspektin shpirteror, si ne intelektin e nje populli.

    Se treti, dhe ajo me kryesorja qe shqiptare ende nuk e kane kuptuar, te jetuarit ne demokraci dhe te qenit demokrat nuk eshte nje identitet politik, eshte nje menyre te jetuari e te menduari ne liri. Bile une do te thosha qe liria per njerezit qe zgjedhin te jetojne jeten e tyre ne demokraci eshte me e rendesishme se buka qe hane, me e rendesishme se varferia materiale apo problemet shoqerore.

    Une nuk jam pesimist per te ardhmen, bile jam me optimist se kurre ndonjehere tjeter pasi sot shoh breza te tere shqiptaresh qe rriten ne liri te plote ne 5 shtete ne Ballkan. Mund te jene te varfer, mund te hasin ne shume veshtiresi jete, por ate te shenjten e kane te tyren, lirine per te zgjedhur te jetojne jeten e tyre ashtu sic u pelqen.

    Te besh me faj partite politike, politikanet apo qeverine, nuk tregon gje tjeter vecse nje mungese vullneti per te pranuar ate tjetren: ne demokraci, nuk vendosin partite politike, politikanet apo diktatoret, vendos vota e lire e cdo shtetasi. Dhe pergjegjesia finale per situaten ne vend mbetet po mbi shpatullat e shtetasit, mbi shpatullat e mia, mbi shpatullat e tua.

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    Kriza e demokracisė
    Nga menyra e bashkangjitjes se fjaleve duket pak komuniste, por ma merr mendja e ke shkruar ne kete menyre me nxitim!
    Jane njerzit qe i krijojne krizat dhe jo demokracia. Demokracia eshte themelore dhe e padiskutushme per nje komb dhe eshte princip universal.
    Ne Shqiperi gjate viteve 90 pati nje grup ishkomunistesh qe thonin ja dhe demokracia, ja dhe te drejtat e njeriut! U larguan te tere njerezit, probleme me dritat, ujin e pijshem, papunesi, e probleme shoqerore etj etj! Gjithashtu thone qe nuk ka patur kaq krim te organizuar dhe pa organizuar ne kohen e "babes".
    Njerezit e paditur dhe te keputur i hane keto gjepura te ishkomunisteve dhe hafijeve dhe manipulohen kollaj!
    Cfare nuk thuhet ose i tregohet popullit eshte qe secili individ shqiptar ka mendjen dhe menyren e te menduarit te vet me te gjitha te drejtat qe ja garanton demokracia dhe kushtetuta! Dhe kjo e drejte nuk ushtrohet ose publikohet qe kombi te kuptoje qe mund te ushtroje kete te drejte por lehet injorant nga te gjithe partite politike!
    Shkencetaret e politikes orgumentojne qe duhet te vije zhvillimi/integrimi nga poshte - lart dmth nga populli tek politikanet ne qeveri apo nga qeveria tek populli dembel e llafazan! Une jam i mendimit sic thote dhe Iliri qe populli duhet te dija ti mbaje pergjegjes politikane dhe kerkoje ndryshim!
    Me sa po shoh keto vitet e fundit loja e politikaneve Nano, Berisha etj etj ka qene pa lidhje dhe shume e dobet!
    Ne nje artikull te The Economist kritikohet Premier Berisha per zgjidhjet e dobeta dhe konviniente per energjine shqiptare :
    http://www.economist.com/world/europ...ory_id=8677184
    Para ca kohesh deklarohet (kryeministri) qe se shpjeti jo vetem do kemi drita por dhe do exportojme! COL (Crying Out Loud)!
    Ky eshte prononcim e nxituar dhe pa lidhje dhe me te vertete "ja fut pordhes" lideri demokrat! Si ai Chemical Ali qe po thoshte po i luftojme amerikanet dhe po i debojme jashte Irakut pak pasi filloi pushtimi.
    Shqiperia do vazhdoje te vuaje sepse shqipetaret jane individe te korruptuar dhe tafmaqare ne pergjithesi. Jemi shume krenar per prejardhjen tone qe do te thote mburremi dhe levdojme bemat e te tjereve, dhe shmangim ate qe kerkohet nga ne - pergjegjshmeri, seriozitet, edukim e urtesi!
    Tung

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Te besh me faj partite politike, politikanet apo qeverine, nuk tregon gje tjeter vecse nje mungese vullneti per te pranuar ate tjetren: ne demokraci, nuk vendosin partite politike, politikanet apo diktatoret, vendos vota e lire e cdo shtetasi. Dhe pergjegjesia finale per situaten ne vend mbetet po mbi shpatullat e shtetasit, mbi shpatullat e mia, mbi shpatullat e tua.

    Albo
    Kriza e domokracise eshte fenomen boteror sot! Me voten nuk ben asgje.... se vota eshte shitur ne TV-te para se ti te shkosh ne qendren votimore. Ti si qytetar amerikan duhet ta kishe kuptuar mire kete gje, qe vota sot nuk ka asnje fuqi!

    Fatkeqesisht njetrajtesia eikonolatrike e modelit votimor, qe po arrin sukses akoma edhe ne shtete ku ideali ka pas qene kriteri kryesor i votimit (France, Gjermani, Itali), e tregon mese qarte se kush ka lekun dhe reklamen e ka siguruar voten para se te vendosim ti dhe une bashke!

    Problemi eshte me i madh: kjo lloj ikonolatrie, i ujdisur e kurdisur nga ata qe zoterojne lekun, largon politikanet nga masat popullore. Ekziston ndonje krize me e madhe per demokracine sesa kjo e fundit?

    flm

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Kriza e domokracise eshte fenomen boteror sot! Me voten nuk ben asgje.... se vota eshte shitur ne TV-te para se ti te shkosh ne qendren votimore. Ti si qytetar amerikan duhet ta kishe kuptuar mire kete gje, qe vota sot nuk ka asnje fuqi!
    Nuk e di se per cilen Amerike po flet ti, pasi ate Ameriken ne te cilen une jetoj, vota jo vetem qe ka vlere, por ka vlere me shume se kurre ne historine e saj. Diferencat e ngushta ne vota ne zgjedhjet presidenciale u kane dhene mesim te gjithe Amerikaneve se ajo qe tingellon si klishe: "cdo vote ka vlere" eshte ne fakt me e vertete se kurre ne sistemin zgjedhor amerikan. Pa harruar edhe zgjedhjet legjislative, ku vetem ne dy zgjedhjet e fundit pushteti ka levizur nga duart e demokrateve ne duart e republikaneve, dhe nga duart e republikaneve ne duart e demokrateve ne kongres.

    Dhe jo vetem ne Amerike por edhe ne boten shqiptare vlera e votes po vjen duke u ngritur. Pushteti ndryshoi duart ne korrik 2005 ne Shqiperi me voten e lire te shqiptareve. Shqiptaret sapo votuan ne zgjedhjet e tyre lokale dhe vota e tyre deshmon se asnje force politike nuk mund ta marri si te falur voten e bastioneve te tyre. Shqiptaret ne Kosove kane votuar dy here deri me sot per te zgjedhur njerezit qe do ti udheheqin ne qeveri dhe ne bisedimet per statusin final te Kosoves. Institucionet demokratike po lindin ne Kosove nga ajo vota e lire e shqiptareve. Zgjedhjet ne Maqedoni rezuar nje koalicion dhe sollen ne pushtet nje koalicion tjeter, perseri me voten e shqiptareve. Zgjedhjet ne Malin e Zi sollen pavaresine e atij vendi fale votes se lire te minoritetit shqiptar qe jeton ne Malin e Zi.

    Pra problemi nuk eshte se demokracia boterore eshte ne krize, problemi eshte se ju nuk arrini te kuptoni e lexoni si duhet voten e lire te njerezve te lire.

    Albo

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga Albo

    Pra problemi nuk eshte se demokracia boterore eshte ne krize, problemi eshte se ju nuk arrini te kuptoni e lexoni si duhet voten e lire te njerezve te lire.

    Albo
    Po ju qe sollet Berishen ne fuqi me voten qorre e keni kuptuar me mire se une?

    E pra ti dhe kopeja tjeter e demokracise keni fuqi: qe te besoni se c'ju thone, te besoni se keni te drejte te zgjidhni ate qe makiazhohet me teper ne TV-ne qe ta kane vene per bibel/fe dhe ate qe kjo feja jote/TV-ja zgjedh ne cdo rast si shenjtorin tend mbrojtes, ikonen e se cilit nuk eshte e nevojshme ta vesh ne asnje faqe muri dhe ne asnje altar se ekrani i ri i Philipsit mund ta zmadhoj edhe ne 30 inc apo sa me teper fuqi ka xhepi jot. Dhe nuk eshte e nevojes ti drejtohesh ti ikones, se te drejtohet ikona ty ne cdo cast (ikona kesaj radhe ka dhe ze... mund te jesh ne banjo dhe ta degjosh se si do te shpetoj).

    Pra kjo eshte fuqia jote demokratike: te zhgaravisesh nje leter ne nje dhome te mbyllur dhe pastaj te shkosh i gezuar rrugeve duke menduar se ndryshove dicka megjithese nuk ke ndryshuar asgje!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Po ju qe sollet Berishen ne fuqi me voten qorre e keni kuptuar me mire se une?

    E pra ti dhe kopeja tjeter e demokracise keni fuqi: qe te besoni se c'ju thone, te besoni se keni te drejte te zgjidhni ate qe makiazhohet me teper ne TV-ne qe ta kane vene per bibel/fe dhe ate qe kjo feja jote/TV-ja zgjedh ne cdo rast si shenjtorin tend mbrojtes, ikonen e se cilit nuk eshte e nevojshme ta vesh ne asnje faqe muri dhe ne asnje altar se ekrani i ri i Philipsit mund ta zmadhoj edhe ne 30 inc apo sa me teper fuqi ka xhepi jot. Dhe nuk eshte e nevojes ti drejtohesh ti ikones, se te drejtohet ikona ty ne cdo cast (ikona kesaj radhe ka dhe ze... mund te jesh ne banjo dhe ta degjosh se si do te shpetoj).

    Pra kjo eshte fuqia jote demokratike: te zhgaravisesh nje leter ne nje dhome te mbyllur dhe pastaj te shkosh i gezuar rrugeve duke menduar se ndryshove dicka megjithese nuk ke ndryshuar asgje!
    Ky eshte reagimi tipik i "revolucionareve te kuq" qe nuk e presin ndryshimin tek vota e lire e njerezve por tek "revolucioni". Mendoja se vetem studentet shqiptare ne Bolonja, Itali ishin te infektuar nga "idete revolucionare" por me sa shoh edhe produktet e universiteteve greke nuk mbeten mbrapa ne kete drejtim.

    Viva Che Guevara!
    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252
    por me sa shoh edhe produktet e universiteteve greke nuk mbeten mbrapa ne kete drejtim.
    LOL
    Po Greqia eshte vend drejtues i anarkise revolucionare komuniste antiglobaliste. Ne vende si Italia, Spanja, Portugalia, Franca, Gerqia, Gjermania dhe UK deri diku brizi i vjeter i profesoreve jane te brymosur me idete komuniste dhe jane very dobet. Kur i degjon ne shpjegim mesimi e ve re nostalgjine per komunizmin edhe ata kane durim te gjate per kete pune duke rekrutuar ushtare anarkiste per deshirat e tyre te erreta.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •