Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1

    Mijëra vajza të virgjëra konkurrojnë për Mbretin

    Mijëra vajza të virgjëra, gjysmë të zhveshura kanë konkurruar për të fituar Mbretin e Swzilandës, një zonë në Afrikën e Jugut, me një kërcim tradicional të zonës.

    Duke ecur midis turmës që kërcente, dhe i veshur me një lëkurë leopardi, monarku absolut i shtetit Afrikan pritej të zgjidhte gruan e tij të 14-të.

    Kritikët thonë se Mswati, bën një jetë të shthurur dhe harxhon shumë para, ndërkohë që dy të tretat e vendit të tij jetojnë në varfëri të plotë. Ai ka vendosur një shembull të keq duke lejuar poligaminë dhe seksin te adoleshentët, në një vend ku 40% e adoleshentëve janë me SIDA.

    “Kam ardhur këtu të kërcej. Shpresoj që mbreti të më zgjedhë pasi është bukur të jetosh në pallatin e mbretit. Gratë e tij jetojnë mirë” – thotë Tenene Dlamini, 16 vjeç, e veshur me një veshje tradicionale ngjyrë kafe.

    “Ai bën gjithçka për ato. Ato nuk punojnë”.

    Dita e kërcimit është e shënuar në kalendarin Swaziland që kur Mswati e vendosi në vitin 1999.

    Që atëherë, shumë gra nga Swazilandi vijnë në fshatin mbretërore të Ludzidzinit për të treguar admirimin e tyre për monarkun.

    “E respektoj mbretin dhe kulturën tonë” – tha Nontobeko Sidlamini, 16 vjeç, e cila mban një veshje me lëkurë kafshësh dhe një byzylyk ku shkruhej “Seksi pret”.

    Disa vajza thanë se nuk kanë dëshirë të bëhen pjesë e poligamisë së mbretit dhe kishin ardhur në ceremoni vetëm për të provuar virgjërinë e tyre.

    “Motra ime është gruaja e 10-të e mbretit. Nuk mendoj se mund të më zgjedhë mua pasi ai ka zgjedhur motrën time” – tha Zandisile Ntentesa, një punonjëse 21 –vjeçare.

    Mbreti, i rrethuar nga bodigardë me pistoleta dhe shkopa, merr gjithmonë vërejtje nga kritikët guximtarë.

    Muajin e kaluar, revista Forbes e renditi në vendin e 15-të si monarku më i pasur në botë. Ai ishte i vetmi afrikan në listë.

    Gjatë ceremonisë, njëra nga gratë e mbretit u paraqit në një BMW luksoze. Policia u kërkoi njerëzve të kalonin nga ana tjetër dhe të mos i afroheshin makinës:

    Ja dhe fatlumi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Lum si Mbreti per veten e vet
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  3. #3
    Aiiiiii c'na keni lodhe me keto budallakina.
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    Aiiiiii c'na keni lodhe me keto budallakina.
    Budallakina, hahaha. Nuk jane budallakina oj dardaneshe, jane kuriozitete nga shkenca e jeta
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    T'a imagjinosh kete ne kale dhe mundet, po mbi makine, edhe dylbite thyhen..

  6. #6
    Budallakina, hahaha. Nuk jane budallakina oj dardaneshe, jane kuriozitete nga shkenca e jeta
    tu kane perzi pak kabllat , po me duket
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    tu kane perzi pak kabllat , po me duket
    Do vish te mi lirosh ti kabllat?!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    ua sa i shumtut ai dhe me qen burri i vetem ne bote do vdisa me mire beqare..kan lujt menc njerzit!
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  9. #9
    Do vish te mi lirosh ti kabllat?!
    hehe, une mundem vetem me ti shkyq :P
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    “Motra ime është gruaja e 10-të e mbretit. Nuk mendoj se mund të më zgjedhë mua pasi ai ka zgjedhur motrën time” – tha Zandisile Ntentesa, një punonjëse 21 –vjeçare.
    O moj Zandisile shyqyr qe nuk te genjen mendja

    21 vjec quhesh pensioniste moj shoqe

    hahahahahahahahahahaha
    BASHKIMI BEN FUQINE!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mijëra pelegrinë zbarkojnë te Shën Joan Vladimiri
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-06-2025, 00:13
  2. Mijera tone ndotje hidrokarbure pushtojne bregdetin e Semanit‏
    Nga bnik në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 09:58
  3. Krimet e Rënda: Zbuluam një megalaborator dhe mijëra dokumente
    Nga dardajan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 15-03-2007, 16:11
  4. Deri kur do të vazhdojnë talljet me fenë islame?
    Nga Omari në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 00:40
  5. Bibla dhe TERRORIZMI...
    Nga i fundit në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 17:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •