Mbėrrijnė nė Greqi klandestinėt, bora i bllokoi nė male

KORCE- Njė aventurė me njė fund tė mirė ajo e 4 shqiptarėve tė cilėt nė tentativėn prė tė kaluar ilegalisht nė tokėn helene mbetėn tė bllokuar pėr disa orė nga bora nė malet e shtetit fqinj.

Katėr klandestinė, dy nga qyteti i Shkodrės dhe dy nga Peshkopia kishin planifikuar qė nė mbrėmjen e sė enjtes nga Korca do tė hynin ilegalisht nė tokėn greke nga Kapshtica. Pasi kanė pėrshkuar njė rrugė prej 4 orėsh kur kanė kaluar kufirin shqiptar dhe kanė hyrė nė malet e shtetit fqinj janė bllokuar nga errėsia e plotė dhe dėbora e dendur e cila shkonte deri nė 50 cm.

Rreth orės 20.00 tė sė enjtes njėri prej klandestinėve Azis Muca ka telefonuar nė tv NEWS24 pėr tė kėrkuar ndihmė: “Ndodhemi nė tokėn greke, nė mal, ka rreth 50 cm borė, jemi tė bllokuar qė nė orėn 18.00 tė pasdites. Nuk e dinim rrugėn, nuk kishim ardhur asnjėherė kėtej. Njėri prej nesh ėshtė operuar nga stomaku dhe tani nga tė ftohtėt ka tė dridhura, ethe dhe dhimbje stomaku, nuk mund tė kthehemi ” ka deklaruar mbrėmė nė njė lidhje telefonike pėr tv Azis Muca.

Menjėherė pas apelit nė NEWS24 policia e qarkut tė Korcės ėshtė vėnė nė kontakt telefonik me celular me klandestinėt e bllokuar duke i sugjeruar dhe rrugėn qė duhej tė ndiqnin pėr tė dalė nė fshatin mė tė afėrt.

Rreth orės 23. 30 minuta nė njė kontakt tjetėr telefonik me NEWS24, Azis Muca pohoi se bashkė me shokun e tij tė sėmurė kishin nisur tė ecin nė drejtimin e sugjeruar nga policia dhe arrinin tė shikonin dritat e njė fshati, qė sipas tij ndodhej rreth 30 minuta larg.

Rreth orės 01. 30 mintua tė mėngjesit tė sė premtes u mėsua se klandestinėt kishin kontaktuar me familjarėt e tyre duke i thėnė se kishin mbėrritur nė fshatin grek, Dedrohor tė Greqisė dhe se ishin shėndosh e mirė.
shėndosh e mirė.

(s.g/BalkanWeb)