Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    uroj qe presidenti te mos marre te tjera pare,pervec atyre qe ka dekleruar ne rrogen mujore!
    fundi fundit ai eshte kryetar shteti prandaj nuk eshte nami te marre 3000 euro!

    ne qe jemi njerez te thjeshte,po marrim thuajse 2500 deri ne 3 mij euro ne muaj,dhe nuk po na con rroga ne rroge!hahahaaa!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Sejdiu trefish më i pasur se Cërvenkovski


    Fatmir Sejdiu, Presidenti i Republikës së Kosovës është një ndër presidentët më të paguar ndër homologët e tij në Ballkan. Burime nga qeveria e Kosovës konfirmojnë për “Balkan Insight” se Kosova është një ndër shtetet me buxhet më të vogël në rajon. Presidenti më i paguar në Ballkan është ai kroat që ia kalon Sejdiut me vetëm 200 euro më shumë në pagën e tij mujore. Agjencia e lajmeve “Balkan Insight” konfirmoi të enjten se Fatmir Sejdiu e ka pagën mujore plot 3 400 euro, duke nisur nga 15 Qershori, ditë në të cilën i konstituua shteti i ri i Kosovës.
    Zëdhënësi i Sejdiut, Xhavit Beqiri e konfirmoi rritjen. Gjithsesi, Beqiri shtoi se përfitimi i Presidentit kosovar është vetëm 3 100 euro dhe se kjo është e ardhura e tij e vetme. “Ai nuk ka përfitime të tjera nga buxheti i shtetit”, tha Beqiri.
    Edhe pse kjo shumë pagese e rendit Sejdiun si Presidentin më të paguar të Ballkanit, ai është dhe Presidenti i shtetit më të varfër të rajonit me një buxhet të vogël, më pak se 1 miliardë euro.
    Ndërkaq Presidenti i Shqipërisë e ka pagën mujore diku rreth 2 100 euro, kurse ai serb, Boris Tadiç merr 1 900 euro në muaj.
    Më pak i paguari ndër presidentët e Ballkanit është presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski me 1 200 euro në muaj, kurse ai malazez, Filip Vujanoviq 100 euro më shumë se Cërvenkovski, pra 1300 euro në muaj.
    Por edhe Presidenti rumun, vend ky anëtar i Bashkimit Evropian (BE) përfiton më pak se Sejdiu. Basescu përfiton shumën mujore prej 2500 eurosh në muaj, edhe pse kapitali i shtetit të tij ia kalon pesëfish atij të Kosovës.
    Gjithsesi më i paguari në Ballkan është Presidenti kroat, dhe Sejdiu renditet i dyti ndër “best-paid” në Ballkan. Kroati Stipe Mesiç përfiton 3 600 euro në muaj, 200 euro më shumë se Sejdiu. Por siç thotë “Balkan Insight”, BPV i Kroacisë është tek 8 500 euro. Referuar Bankës Botërore, BPV i ekonomisë së Kosovës është më pak se 1 500 euro.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    normal pasha zotin, biles merrka pak po te shofesh kosovaret qe vin ne shqipri te cilet levizin vetem per me bo plazh.
    Money Makes Man act Funny

  4. #14
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Po pse a eshte e lehte me qene president i kosoves ne keto momente.
    Ju kosovaret po merni nga 4 mije euro ne muaj ne Evrope dhe doni qe presidenti te paguhet me pak se ju.
    Po te me pyesnin mua un do ia beje rrogen 10 mije euro ne muaj.

    Ne Evrope?

    Ka edhe nga ata qe ne Kosove marrin me shume se Presidenti. Punojne per KFOR, per UNMIK, per EULEX, etj.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    SKRAPARI
    Ju kosovaret po merni nga 4 mije euro ne muaj ne Evrope dhe doni qe presidenti te paguhet me pak se ju.
    Po te me pyesnin mua un do ia beje rrogen 10 mije euro ne muaj.
    extreme
    cncncncn po ai president osht edhe pse nuk jom perkrahs politik i persidentit momental kjo gje eshte shum e ulet nese dukush thot pse presidenti kaq rogen e madhe bile une them se e ka shummm rogen e vogel edhe kjo ngritje qe iu eshte bere
    BEHARI
    fundi fundit ai eshte kryetar shteti prandaj nuk eshte nami te marre 3000 euro!

    ne qe jemi njerez te thjeshte,po marrim thuajse 2500 deri ne 3 mij euro ne muaj,dhe nuk po na con rroga ne rroge!hahahaaa!


    Lajmi bëhet senzacional kur e dimë,se fjala është për kryetarin e Kosovës e jo kryetarin apo të ndonjë të punësuari në një shtet të zhvilluar europian.
    Fjala është për Kosovën,ku gjysma e banorëve të saj (sidomos fëmijët) për çdo natë shkojnë me fjetë të uritur,kurse 20% e kësaj popullate (përsëri shumica janë fëmijë të mitur) rrinë të uritur 24 orë në ditë.


    Alienated
    Ka edhe nga ata qe ne Kosove marrin me shume se Presidenti. Punojne per KFOR, per UNMIK, per EULEX, etj.
    Jam i sigurt që e din,por po e përsërisë edhe një herë:
    Të gjithë ata qytetarë të Kosovës që janë të punësuar në këto organizma ndërkombëtar që janë te vendosur në Kosovë,të gjithë bash të gjithë të punësuarit nuk paguhen as edhe nga një cent nga buxheti i Kosovës,përkatësisht nga tatimpaguesit në Kosovë.
    Për dallim nga Sejdiu dhe kreut politik të Kosovës,të cilët paguhen nga tatimpaguesit e Kosovës.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Nuk e di sa u kanë bërë përshtypje deklarata e Sejdiut dhe zëdhënësit të tij gjtihnjë sipas gazetarit:

    ...Sejdiu ka arsyetuar këtë duke
    thënë se ai nuk ka asnjë përfitim tjetër dhe se me këtë pagë pret edhe
    delegacionet e ndryshme në shtëpinë e tij...
    Kjo i bjen se,kur takohet Sejdiu gjatë ditës me k'to delegacione,mëpastaj i fton edhe me dal për "muhabet goje" kah shpija e tij!Shpijanik i fortë!

    Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, nga muaji i fundit merr pagën 3.100 euro, e jo 3.400 euro, siç ka dalë në disa media.
    Plus/minus 300 euro!Gojëkëqinjët do thoni:
    për pak se kemi k'shyr hiç!

    Presidenti Sejdiu jeton në një shtëpi që e ka në bashkëpronësi me vëllezërit e tij, në Prishtinë,
    Deklarimi i pasurisë para OSBE-s dhe,komisionit qendror të zgjedhjeve ne Kosovë,në zgjedhjet e kaluara.
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu, ka
    deklaruar një pasuri prej rreth 250 mijë euro. Ai në këtë pasuri ka
    përfshirë shtëpinë e tij në Prishtinë.

    Gjithashtu, duhet të ripërsërisim se me këtë pagë, Presidenti Sejdiu i mbulon edhe të gjitha shpenzimet e tjera, që janë të lidhura drejpërdrejt me aktivitetet e tij shtetëror si President i vendit, të cilat kudo në botë mbulohen nga buxheti shtetëror, e jo nga paga e Presidentit.
    Rrenca!Mos ndoshta edhe me kerr të tij privat shkon ne punë apo ndoshta edhe truprojet e shumta të tij po i paguaga nga paga e tij,sejdiu!!!


    Fatmir Sejdiu, dy udhëtime, 14 697 euro
    Kryesuesi i Grupit Negociator të Kosovës, Fatmir Sejdiu, i shoqëruar me
    Ylber Hysajn dhe But Dedaj (këshilltar i Kolë Berishës), gjatë një
    udhëtimi në Vjenë më datën 23 korrik 2006, kanë shpenzuar 3 201.00 euro
    (tre mijë e dyqind e një euro).
    Sejdiu, i shoqëruar nga Muhamet Hamiti, gjatë një udhëtimi në Frankfurt
    (Gjermani) më datën 31 mars 2007, nga Frankfurti në Nju Jorku më 1 prill
    2007 dhe, pastaj nga Nju Jorku në Londër më 3 prill 2007, kanë shpenzuar
    11 496.00 euro (njëmbëdhjetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë
    euro).,,,
    epoka e re 20.06.2007


    Për nevoja të GU gjatë bisedime prishtine-beograd 2006
    Delegacioni i Kosovës që u takua në Vjenë me delegacionin e Beogradit ka
    marrë 10.000 euro, para nga fondi tetëmilionësh i dedikuar për negociatat
    për statusin e Kosovës. Por, derisa ushtruesi i detyrës së sekretarit
    permanent në Qeverinë e Kosovës, Fitim Krasniqi, thotë se fondi ende
    është i paprekur dhe momentalisht po hartohet drafti për mënyrën e
    shpërndarjes dhe menaxhimit të tij, ministri i Ekonomisë dhe Financave...

    Haki Shatri, e thotë të kundërtën.
    "Unë ia kam dhënë dhjetë mijë euro delegacionit që shkoi në Vjenë me
    kërkesë të koordinatorit të ekipit, Blerim Shala, i cili e ka autorizuar
    personin që t'i menaxhojë këto mjete. Raportin për shpenzimin e tyre pres
    ta marrë brenda pesëmbëdhjetë ditëve"...

    CILAT JANË SHPENZIMET MARRAMENDËSE PËR PAGA, UDHËTIME DHE
    TELEFONATA TË GRUPIT TË UNITETIT DHE VARTËSVE TË TYRE,
    GJATË KOHËS SË BISEDIMEVE NË VJENË?!

    Përmbajtja thelbësore e lëndës
    1.Historiku i krijimit të Grupit të Unitetit; Si u kontraktuan nga
    Qeveria e Kosovës anëtarët e Grupit të Unitetit?; Cilat ishin pagat e
    anëtarëve të Grupit të Unitetit, që morën nga Buxheti i Kosovës gjatë
    bisedimeve në Vjenë?!

    Grupi i Unitetit në Kuvendin e Kosovës
    -Sejdiu, Çeku dhe Berisha, 126 mijë euro paga…; Thaçi, Surroi e Shala,
    160 mijë euro paga… ; Skënder Hyseni, Jakup Krasniqi e Ylber Hysa, 120
    mijë euro paga… ; Lutfi Haziri, Ardian Gjini e Naim Jerliu, 88 mijë euro
    paga…; Ibrahim Rugova, për katër muaj, 12 mijë euro pagë; Nexhat Daci,
    për pesë muaj, 13 mijë euro pagë; Bajram Kosumi, për pesë muaj, 13 mijë
    euro pagë; Fatmir Sejdiu, 40 mijë euro pagë; Agim Çeku, 39 mijë euro
    pagë; Kolë Berisha, 46 mijë euro pagë; Hashim Thaçi, 52 mijë euro pagë;
    Veton Surroi, 52 mijë euro pagë; Blerim Shala, 55 mijë euro pagë; Skënder
    Hyseni, 41 mijë euro pagë; Jakup Krasniqi e Ylber Hysa kanë marrë pagë në
    vlerë prej 39 mijë euro ; Lutfi Haziri, 21 mijë euro pagë; Ardian Gjini,
    39 mijë euro pagë; Naim Jerliu, 27 mijë euro;
    mitrovica pres

    ...zonja e parë e vendit, Nezafete Sejdiu, e ka ndërprerë marrëdhënien e punës. As ajo nuk i gëzon privilegjet që i takojnë kudo një zonje të parë të shtetit", thuhet në fund të sqarimit të Zyrës së Presidentit të Republikës...
    Aha!-po doni të silleni si amerikanë.
    Rendit po i'a dini,por çka t'i bajsh Kosova ka qëllu e varfër.Akceptojeni!

    Shembull nga zonja e parë e Danimarkës,për zyrën e presidentit Sejdiu:
    Zonja e parë e Danimarkës,gruaj e kryeministrit danez (DK është shtet monark,nuk ka kryetar shteti)Anne-Mette Rasmussen punon si udhëhesëse e një çerdhe të fëmijëve.Nuk g'zon privilegje të veçanta nga shteti danez dhe nuk mirret me poltikë zyrtare.Jeton nga paga e saj!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    3000 i merr ndersa 30 mij te tjera vetem se jane kaluar ne konton e tij ne te zeze

    Ah politika sa mashtruese qe eshte, nuk thone kote: "Vjedhja me e bukur e ka emrin Politik"
    Sui generis

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    na i sillni te plota si shkrimet e epokes.. si komunikatat e te interesuareve.. e te gjykojme..

    nje gje eshte.. se politika kosovare ka nevoj per shpenzime..
    sic eshte dhe nje gje..qe politika kosovare duhet te jete me e kursyera ne shpenzim te parave te shtetit te ri te kosoves..

    sic eshte dhe nje gje tjeter.. se epoka e re.. pra gazeta qe e quan veten e guximshmja.. e ka veshtire te binde miletin sot sepse e njohin te gjithe si gazete suport (mbeshtetese) .. te bandave kriminale qe vrane dhjetra atdhetare neper prita te pabesa..
    kur nje gazete mbron vrasesit e pergatit terren per vrasje.. e ka humbur te drejten morale te bej moral per paran e shtetit..
    kur mbeshtet krimin.. qe ekzekuton atdhetaret.. nuk te beson kush se te dhimbset buxheti i shtetit..


    --

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Brari
    na i sillni te plota si shkrimet e epokes.. si komunikatat e te interesuareve.. e te gjykojme..
    Tung Brari!
    Mos po dalim prej temës ,nëse fillojmë të sjellim gjithë ato shkrime dhe të gjykojmë/komentojmë shkrimet e Epokës së re!
    Ndoshta t'a lehtëson pak ajo thënja se Epoka është sikurse ajo pula qorre,që një 100 herë i mshon tokës e një herë kokrrës!

    Sa për orientim për ty.
    Shkrimine plotë e gjen tek mitrovicapress të datës 16 korrik 2007.
    Si dhe të dhënat nga raporti i auditoriumit publik për ministrinë e finanacave të Kosovës për vitin 2006 faqe 13.

    T'i kthehemi temës.
    Nëse ke kohë për gjykim,si i kishe gjykuar/komentuar arsyetimin e zyrës së presidentiti Sejdiu ne postimin 4-5,rreth ngritjes së pagës së tij.

    p.sh.,a e beson këtë spjegim/arsyetim të zyrës së tij?

    Gjithashtu, duhet të ripërsërisim se me këtë pagë, Presidenti Sejdiu i mbulon edhe të gjitha shpenzimet e tjera, që janë të lidhura drejpërdrejt me aktivitetet e tij shtetëror si President i vendit, të cilat kudo në botë mbulohen nga buxheti shtetëror, e jo nga paga e Presidentit.
    T'ia përkujtojmë vetëm këtë k'saj zyre:
    Presidenca e ka buxhetin e saj dhjetra milionëshe (euro) për aktivitetet e saj shtetërore,personelin teknik,këshilltarët,truprojet,mbulesën për udhëtime
    mbrenda e jashtë vendit etj,etj..

    ose tjetra:

    Ndërkohë, që nga zgjedhja e z. Fatmir Sejdiu President i Kosovës, bashkëshortja e tij, zonja e parë e vendit, Nezafete Sejdiu, e ka ndërprerë marrëdhënien e punës. As ajo nuk i gëzon privilegjet që i takojnë kudo një zonje të parë të shtetit", thuhet në fund të sqarimit të Zyrës së Presidentit të Republikës.
    Po kjo zonja përse e ndërpreu vijimin ne punë?
    Në Kosovë,të punosh sot llogaritet privilegj,apo kjo zonja ka marrë premtime nga burri isaj se do të fitojë privilegje tjera nga buxheti i Kosovës,nëse e pushon vendin e deritashëm të punës!?

    Çka thua ti Brari?
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sejdiu ka nevoj per gruan ne shtepi sepse kosoves i duhet me mire nje sejdi i qete qe e gjen jemekin gati kur vjen nga puna e qe shpin e gjen te rregullume e keshtu sejdiu te pushoj e te mendoj e te marr energji per te nesermen.. se sa nje sejdi me stres ne shpi lum e lum se po i shkon gruaja ne pun..

    harud.. sejdiun e kemi njeri te mire e momentalisht te pa zevendesueshem.. per ceshtjen..

    epoka e re.. eshte agjensi hajnash e kriminelesh e nuk duhet me u influencue prej saje..

    mos i harroni mavrot e epokes.. fushatat e tyre nxitse e mbrojtese per polpotistet enveriste qe vrisnin pritave.. atdhetaret e mire e luftaret e dalluar..
    un nuk harroj krimet.. e nuk pres nga kriminelet.. se po i ha palla per atdhe e popull e buxhet te shtetit..

    te ruhet kjo fryme qetesie ne politike jo se eshte krejt ne rregull ..por se momenti e kerkon..
    atje mbas podujeves pak kilometra ma tutje vigjelojn putin drashkovicet..

    ldk duhet te zgjohet..te pastrohet nga frikacaket e servilet e polpotistave.. e ne votimet e ardhme.. te fitoj e te ndertoj kosoven moderne e sociale..

    pra duhet pastrue ne te ardhmen kosova nga polpotistet enveriste qe jan tash ne cdo zyre te kosoves.. fale pikerisht frikes se ldk-se ndaj kallashit te tyre te pabese..
    e ne kto radhe te te friksuarve nga kallashi i polpotistave enveriste hyjne krejt politikanet e kosoves duke perfshire dhe vet sejdiun.. por dhe dacin.. dhe lutfiun .. e shum e shum te tjere.. pa llogarit vetonar e dedat e florat e editat etj qe moti u ban sherbetor te polpotistave per hir te guzicave..
    nejse i kam trajtu kto ceshtje her tjera..
    pra kta kemi sot..

    e poplli thot kur ske pulen..ha sorren..


    ...

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •