Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592

    Pėrkrenarja ilire

    Pėrkrenarja ilire / Hasan Ceka

    Para njė gjysmėshekulli, duke trajtuar pėrkrenaret trake, B. Shrėderi pėrshkruante edhe dis pėrkrenare tė tipit ilir, tė njohura nė atė kohė, dhe i quajti kėto si pėrkrenare karakteristike tė Ballkanit Verior1. Mė vonė, kėto pėrkrenare, duke u mbėshtetur nė faktin se shtrirja e tyre ishte nė krahina tė Ilirisė, u quajtėn me tė drejtė si pėrkrenare ilire2. Por, kur nga gėrmimet gjermane nė Olympia filluan tė dalin njė numėri mirė kėsi pėrkrenaresh, u vu nė dyshim prejardhja e tyre ilire, dhe, si rrjedhim fjala ilire u pajis qysh prej asaj kohe me thonjėza. Fillon kėshtu pėrpjekja pėr tė gjetur nė tokė greke prototipin e pėrkrenares ilire.

    Orvatja e parė nė kėtė drejtim u krye nga E. Kukahni, i cili kujtoi se e zbuloi stėrgjyshin e pėrkrenares sonė nė njė helmetė tė kohės arkaike, tė gjetur nė ishullin e Qipros dhe e ripagėzoi pėrkrenaren ilire me njė emėr tė ri, duke e quajtur pėrkrenare ishullore-ilire3. Teza e tij se pėrkrenarja ilire e ka prejardhjen nga simotra e saj arkaike e Qipros, gjeti pėrkrahje tė kufizuar nė rrethet shkencore dhe disa arkeologė e pėrdorin termin ishullore-ilire dhe sot e kėsaj dite (kupto vitet e studimit, Dragut). Hulumtues tė tjerė, qė pėr njėrėn ose tjetrėn arsye nuk pajtoheshin me emėrtimet e sipėrme, e pagėzuan pėrkrenaren tonė helmeta iliro-greke4 ose edhe greko-ilire5.

    Pak vjet mė parė, E. Kunce, nė njė studim tė hollėsishėm qė i kushton pėrkrenares ilire6 e hodhi poshtė me plot tė drejtė prejardhjen e saj ishullore, por duke u mbėshtetur nė njė pėrkrenare bronxi nė formė koni tė periudhės gjeometrike, tė zbuluar para pak vitesh nė Argo tė Peloponezit dhe duke dashur tė provonte me ēdo kusht prejardhjen greke tė pėrkrenares ilire, sheh tani tek kjo prototipin e helmetės sonė.

    Pėr nga ndėrtimi dhe forma e saj e jashtme, po tė pėrjashtojmė nė kėtė mes kornizėn katėrkėndėshe tė fytyrės, pėrkrenarja e kohės gjeometrike, e gjetur nė Argos nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me pėrkrenaren ilire; vetė Kunces i ėshtė dashur tė pohonte se ndėrmjet pėrkrenares ilire dhe asaj tė Argos ka njė shkėputje tė thellė dhe se pėrkrenarja ilire duhet tė merret si njė fillim i ri7. Me gjithė kėtė konstatim dhe mungesėn e plotė, deri mė sot tė paktėn, tė njė pėrkrenareje qė mund tė shėrbente si kapėrcim ndėrmjet pėrkrenares sė Argos dhe shoqes sė saj ilire, vazhdohet tė ngurohet nė prejardhjen helene tė pėrkrenares sonė dhe bėhen pėrpjekje pėr ta vėrtetuar kėtė prejardhje duke u mbėshtetur nė disa argumenta tė tjera jo fort bindėse.

    Siē dihet nė Olympia ėshtė zbuluar njė sasi e madhe pėrkrenaresh ilire. Kėto zbulime si edhe gjetja e pėrkrenares gjeometrike tė Argos kėrkohen tė lidhen ngushtė me njėra-tjetrėn dhe tė vlerėsohen si argument pėr tė vėrtetuar prejardhjen peloponeze tė pėrkrenares sonė. Shumica dėrrmuese e objekteve arkeologjike tė zbuluara nė Olympia, nė radhė tė parė armėt, janė ex-voto, kushtime tė sjella nga tė katėr anėt e botės antike. Ky ėshtė njė njė fakt i njohur dhe nuk kemi pse tė zgjatemi nė kėtė pikė.

    Prandaj, gjetjet e Olympisė nuk kanė, asnjė fuqi vėrtetuese, aq mė tepėr nė ēėshtjen e pėrkrenares ilire, tė cilat nuk dime tė kenė dalė nė dritė nė asnjė vend tjetėr tė Peloponezit. Pra nuk ka asnjė arsye bindėse qė pėrkrenaret ilire tė jenė pėrdorur nė dhe aq mė pak tė jenė prodhuar nė Peloponez. Nga ana tjetėr, dihet se Epidami-Dyrrahu ka pasur nė Olympia njė thesauros tė vetin dhe se apoloniatėt, me njė tė dhjetėn e plaēkės qė zunė pas pushtimit tė qytetit ilir Thronion, ngritėn po nė Olympia njė pėrmendore tė madhe skulpturale tė punuar prej njėrit nga mjeshtrit mė tė mirė tė kohės, nga Lykia, i biri i Myronit.

    Dihet gjithashtu fare mirė se tė dy kolonitė e pėrmendura greke tė bregdetit ilir kanė qenė vazhdimisht nė luftė me ilirėt. Prandaj ėshtė afėr mendjes se njė pjesė e plaēkės sė zėnė, nė radhė tė parė armėt, kanė qenė depozituar nė shenjė falenderimi nė Olympia. Pėrkrenarja me mbishkrimin "jam i Verzanit tė (birit tė) Grabos", e zbuluar nė Olympia nuk mund tė ketė prejardhje tjetėr veēse nga brigjet ilire tė pėrmendura, ku ky emėr thjesht ilir ėshtė i njohur dhe pėrmendet edhe nė mbishkrimet8. Nė rastin tonė nuk mund tė jetė fjala pėr njė dhuratė nga vetė Verzani, por pėr njė kushtim nga kolonistėt helenė, tė cilėt korrėn nė njė betejė tė papėrcaktuar mirė njė fitore tė madhe kundėr ilirėve.

    Nė kėtė betejė ra, me sa duket, dhe vetė udhėheqėsi i ilirėve, dhe pėrkrenarja e tij qė u mor si trofe pėrfundoi mė nė fund nė Olympia si ex-voto. Tek ky Verzan ne duhet tė shohim ndoshta tė birin (apo gjyshin) e atij Grabos, i cili nė gjysmėn e parė tė shek. IV p.e.s ishte i lidhur nė aleancė me Olynthin kundėr Maqedonisė9. Pėrkrenare tė tjera ilire me vendgjetje tė sigurt, tė dala nga toka greke, njohim vetėm dy, njėra e zbuluar nė Akropolin e Athinės, tjetra nė Lindos tė Rodit10. Ajo e Akropolit ėshtė shėnuar me grafitin Αθηναια

    Ėshtė pra njė kushtim qė i bėhet Athinasė (dhe si ex-voto hyn nė grupin e pėrkrenareve tė Olympisė), prandaj nuk ka as pėr kėtė helmetė ndonjė arsye pse tė vlerėsohet si dokument pėr tė vėrtetuar qė kjo formė pėrkrenareje tė ketė qenė helene. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr pėrkrenaren ilire tė Lindos, tė zbuluar nė gėrmadhat e tempullit tė Athinasė, e cila gėzonte njė nderim tė madh nė botėn helene. Edhe kėtu nuk mund tė jetė fjala veēse pėr njė trofe, qė iu rrėmbye nė luftė kundėrshtarit dhe u depozitua nė tempullin e Athinasė nė shenjė mirėnjohjeje ndaj perėndeshės qė i dha dorė nė njė fitore tė panjohur tė korrur kundėr barbarėve ilirė ose maqedonas.

    Pra edhe kjo pėrkrenare duhet tė pėrjashtohet si dokument vėrtetues i prejardhjes helene tė pėrkrenares sonė11. Janė bėrė pėrpjekje pėr tė vlerėsuar si mbėshtetje pėr dokumentimin e prejardhjes helene tė pėrkrenares ilire edhe dy pėrkrenare tė Muzeut tė Athinės12, qė kanė pasė hyrė nė inventarin e kėtij muzeu para Lufėts Ballkanike, d.m.th. para se tė hynin nė pėrbėrien e shtetit grek toka epirote, maqedone e trake.

    Por, ky pohim, sipas mendimit tonė, nuk mjafton pėr tė vėrtetuar se pėrkrenaret nė fjalė dolėn nė dritė me tė vėrtetė brenda truallit tė Heladės antike. Ne dimė se kleri i lartė i shėrbimit fetar ortodoks, nė mbarė vilajetet shqiptare e maqedone tė kohės turke, pėrbėhej nga shtetas helenė apo elementė besnikė tė megali idesė greke dhe se - e kam fjalėn kėtu pėr vendin tonė - shumė monumente arkeologjike, vepra arti, kodikė etj. qė u ranė nė dorė kėtyre morėn rrugėn pėr nė Patriarkanėn e Stambollit dhe, nėpėrmjet kėsaj, pėr nė Athinė.

    Ėshtė bėrė pėrpjekje pėr ta mbėshtetur tezėn e prejardhjes greke tė pėrkrenares ilire edhe me argumete tė tjere, nė radhė tė parė tė nxjerra nga thesari i pasur figurativ i vazove. Por edhe kėtu, dokumentimi ėshtė shumė i ēalė dhe nuk qėndron veēse me pahir nė kėmbė. Nga mijėra e mijėra pėrkrenare tė pikturuar mbi njė vazot, numėrohen me gisht ata pak ekzemplarė qė mendohen se shėmbėllejnė me pėrkrenaret ilire13. E sigurt ėshtė vetėm pėrkrenarja e pikturuar mbi njė vazo tė Ruvos (Apulje), sot nė Muzeun e Bolonjės, por kjo ka tė keqen se mbron kokėn e njė amazone dhe jo tė luftėtarėve helenė14.

    Sikurse dihet, nė artin figurativ grek, amazonat pajisen, pothuajse pa pėrjashtim pa armė, qė ndryshojnė kryekėput prej atyre tė kundėrshtarėve tė tyre helenė, prandaj nuk ka asnjė arsye bindėse pse pikėrisht pėrkrenarja qė mbron kokėn e amazonės mbi enėn e Ruvos tė jetė greke. Meqėnėse nė gjuhėn e artit helen amazonat zakonisht unifikohen me barbarėt, d.m.th. me popujt jo grek, piktori i vazos nė fjalė i veshi amazonės njė nga pėrkrenaret barbare qė njihte ai vetė, pėrkrenaren ilire. Nė skulpturė nuk njohim deri mė sot veēse paraqitje pėrkrenaresh tipike helene, asnjė ilire.

    Ena e Ruvos nuk ėshtė e vetmuar. Edhe mbi njė objekt tjetėr arkeologjik na pėrfytyrohet nė mėnyrė tė qartė pėrkrenarja ilire, mbi njė pjatė argjendi, tė zbuluar nė njė varr tumular tė njė prijėsi trak15. Njėri nga luftėtarėt e hipur mbi katėr karrocat qė zbukurojnė nė reliev buzėt e njė pjate argjendi, mban mbi krye njė pėrkreare ilire. Mbishkrimi Δαδαλεμε i ngulitur nė buzėt e saj, mbishkrim ky qė pėrsėritet nė tė gjitha enėt prej argjendi tė gjetura nė tė njėjtin varr dhe qė nga botuesit shpjegohet si emėr trak16, na mėson se enėt nė fjalė ka shumė tė ngjarė tė jenė punuar me porosi. Prandaj edhe artisti nuk ka veshur figurat e tij me helmetat e njohura greke, por me tė tilla qė mbaheshin mė tepėr nga popujt johelenė tė Ballkanit. Sikurse shohim edhe nė kėtė rast, pėrfytyrimi nuk vėrteton veēse tė kundėrtėn e asaj qė kėrkohet tė nxirret.

    Njė fushė tjetėr e veprimtarisė ku na janė pėrfytyruar pėrkrenaret ilire janė monedhat, por kėto nuk kishin si tė shfrytėzoheshin veēse pėr qėllime datimi, pasi kanė qenė prerė pa pėrjashtim jashtė Greqisė, nga dinastitė e qyteteve maqedone ose ilire17, dhe si tė tilla nuk shpinin ujė nė mullirin e atyre qė e kėrkonin atdheun e pėrkrenaren ilire nė Greqi. Duke qenė se monedhat nė fjalė flasin me njė gjuhė tė qartė, pra, nuk kishte si tė mohohej haptazi lidhja e ngushtė e pėrkrenares sė tipit ilir me botėn johelene nė Veri tė Greqisė, pėrdorimi i saj i gjerė nė krahinat maqedone e ilire, u kėrkua tė shpjegohet me marrėdhėniet e ngushta qė kishin filluar tė vendoseshin ndėrmjet kėtyre trevave e Greqisė pas themelimit tė kolonive helene nė brigjet e Maqedonisė.

    Pėr ta bėrė mė tė besueshme kėtė hipotezė pėr shek. VII e mė poshtė, si qendėr prodhimi e pėrkrenares ilire nuk merret mė vetėm Peloponezi, por, pa paraqitur ndonjė arsye dhe pa pasur as mbėshtetjen mė tė vogėl arkeologjike ose burimore, supozohet krijimi i punishteve filiale nė kolonitė greke tė brigjeve tė Maqedonisė18. Mė e arsyeshme, por jo mė fort bindėse, do tė ishte sikur pėrkrenarja ilire tė ishte sjellė nė Iliri e Maqedoni nėpėrmjet kolonive korintike tė Adriatikut dhe prej kėtej tė kishte kaluar nė toka kufitare tė Maqedonisė. Pėr mendimin tonė nuk ndodhi as njėra, as tjetra pėrderisa nuk ėshtė provuar prejardhja peloponeze greke e pėrkrenares ilire.

    Sikurse dihet, nė Greqi dhe kolonitė e saj kanė qenė nė pėrdorim kryesisht dy tipa pėrkrenaresh: atikja dhe korintikja. Prandaj, edhe nė tokat barbare tė hinterlandit tė kolonive helene, nė rastin tonė tė Iliri e Maqedoni, duhet tė ishin pėrhapur logjikisht vetėm kėta dy tipa pėrkrenaresh, bile nė Iliri, si zonė e ndikimit kulturor tė Korintit, duhet tė gjenin kryesisht tipin e dytė19. Por gjetjet arkeologjike nuk e vėrtetojnė njė gjė tė tillė pėr tokat e Ilirisė.

    Dhe kjo ėshtė e kuptueshme kur sjellim ndėr mend se ilirėt ishin metalurgė tė zotė dhe se kėtė aftėsi qindvjeēare tė trashėguar qysh nga koha e bronzit ata mundėn ta ruanin deri thellė nė kohėn romake (pirustėt). Do tė tingėllonte si e pabesueshme qė kėta ilirė, tė cilėt i kalitnin vetė armėt e tyre dhe dinin t'i pėrpunonin, me anė rrahjesh ose tė derdhjes nė forma, shumė nga objektet e mrekullueshme prej bornzi, tė mos kenė prodhuar pėr luftėtarin e tyre edhe njė tip tė veēantė pėrkrenareje tė t'i pėrgjigjej shijes sė tyre artistike. Kjo helmetė ishte pikėrisht pėrkrenarja qė po trajtojmė. Nga ana tjetėr, nuk shoh asgjė tė jashtėzakonshme nė rast se punishtet e kolonive helene tė bregdetit tė kenė prodhuar pėrkrenare e sende tė tjera, pėr nevojat e shijen e popullsive autoktone tė prapatokės tė tyre. Nė Dyrrah kishte njė istitucion tė veēantė qė merrej posaēėrisht me ēėshtjet e marrėdhėnieve tregtare me ilirėt20.

    Pėrpunimi i supozuar i pėrkrenares ilire nė punishtet e kolonive helene, edhe sikur njė ditė tė gjente vėrtetim arkeologjik, nuk thotė kurrgjė pėr atdheun e pėrkrenares sonė. Po tė kishte qenė nė pėrdorim tek helenėt pėrkrenarja ilire, gėrmimet arkeologjike qė janė duke u zhvilluar nė mėnyrė sistematike nė tė katėr anėt e Greqisė do tė kishin nxjerrė, ashtu sikurse ndodh me pėrkrenaret atike e korintike, nė mos me qindra, me dhjetėra pėrkrenare ilire dhe gjetja tyre nuk do tė ishte kufizuar vetėm nė vendet e shenjta tė botės helene21. Pse vallė as artistėt, as dhe zejtarėt grekė tė mos e kenė pėrfillur pėrkrenaren ilire nė veprat e mrekullueshme qė na kanė lėnė, pėrderisa edhe kjo formė, jo mė pak elegante, qenkėrka pjellė e gjenisė helene? Kėto janė pyetje qė do tė kėrkonin pėrgjigje para se tė thuhej fjala e fundit mbi prejardhjen greke tė pėrkrenares ilire. Meqė pėrgjigjja do tė ishte mohuese, pėr arsye se nuk ka si del nė gėrmime e as nuk mund tė zbatohet nė art njė armė qė nuk ėshtė e popullit, ėshtė e preferuar mė mirė qė kėtė pyetje tė kalohen nė heshtje.

    T'i hedhim tani njė vėshtrim gjetjeve tė pėrkrenareve ilire nė vende tė tjera. Jashtė Greqisė, kėto zbulohen kryesisht nė Maqedoni dhe sidomos nė toka tė Ilirisė. Aty-kėtu ndonjė ekzemplar ėshtė gjetur edhe nė Paoni e Daki, por kėto janė gjetje tė shkėputura dhe janė konsideruar me tė drejtė si tė importuara nga vetė Iliria. Pėr sa i pėrket vendit tonė, pėrkrenare tė tipit ilir nuk njihen tė kenė dalė deri mė sot nė jug tė lumit Seman (Apsos), kėshtu qė edhe Epiri, si trevė e ndikimit tė fortė tė kulturės helene, pėrjashtohet sot si vendgjetje e kėsaj helmete.

  2. #2
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Nė kundėrshtim me sa dimė pėr gjetjet e Greqisė, pėrkrenaret ilire tė zbuluara nė Iliri e Maqedoni, pėr aq sa njihen rrethanat e gjetjeve, i pėrkasin kryesisht invetareve tė varreve, qofshin kėto tuma apo varre tė dysta. Nė treva ilire e maqedone, qė kishin marrėdhėnie tregtare me botėn helene, shpeshherė, sė bashku me kėto helmeta gjenden ndėr varre edhe objekte me prejardhje greke22. Po a duhet tė nxirrnim prej kėsaj menjėherė konkluzionin se pėrkrenarja ilire ka qenė gjithashtu e importuar nga Greqia?

    Objektet greke tė kallura nė kėto varre sė bashku me to, nuk mund tė pėrdoren, mendoj unė, si argument pėrcaktues. Shumė-shumė, siē do tė ishte e natyrshme pėr Maqedoninė dhe Ilirinė e jugut, objektet greke do tė dėshmonin nė kėto raste se ē'shkallė ndikimi kishte arritur tė ushtronte kultura helene nė shtresat sunduese ilire, prijėsave tė tė cilave u pėrkisnin padyshim kėto pėrkrenare.
    Edhe nė njė fushė tjetėr dokumentohet shprehimisht prejardhja jogreke e pėrkrenares sonė: nė numizmatikė. Disa prej mbretėrve maqedonė e ilirė, bile edhe qytete23, pėrdornin mbi monedhat e tyre si emblemė pikėrisht kėtė pėrkrenare: as korintiken, as dhe atiken, qė ishin mė elegante.

    Dhe kjo nuk ndodh sepse pikėrisht ky tip pėrkrenareje "greke" i pėlqente e i pėrshtatej mė tepėr shijes sė tyre, po sepse ishte armė e luftėtarit ilir, e prodhuar po nga ata mjeshtėr vendas qė kalitnin edhe armėt e tjera. Mburojat karakteristike ilire, qė zbukurojnė zakonisht faqen e kėtyre monedhave do tė ishin njė dėshmi tjetėr pėrforcuese e prejardhjes ilire tė kėtyre pėrkrenareve. Zbukurimet qė mbulojnė sipėrfaqen e kėtyre mburojave janė tė huaja pėr thesarin ornamental helen, prandaj dhe mburoja vetė, ashtu si pėrkrenarja qė e shoqėron, nuk kanė si tė jenė armė mbrojtėse greke. Nuk ėshtė, mė duket mua, aspak e rastit qė njė mburojė e tillė tė jetė gdhendur pikėrisht mbi njėrėn anė tė ngushtė tė njė relievi nga Apolonia, ku paraqitet lufta me amazonat (amazonamahia).

    Po tė niseshim nga sasia numerike e gjetjeve, ne mund ta kufizonim deri diku ngushtė edhe atdheun se ku u prodhua pėrkrenarja ilire. Nė qoftė se nuk gabohem, pėrkrenaret mė tė shumta, po tė marrim parasysh sipėrfaqen, janė zbuluar nė truallin shqiptar, nė krahinat qė shtrihen ndėrmjet lumenjėve Drin e Seman, ku deri mė sot kanė dalė nė dritė 10 helmeta tė tilla. Edhe nekropoli i Trebenishtit, me tetė pėrkrenaret e tij, qė ėshtė vetėm pak kilometra nga bregu i djathtė i Drinit, pėrfshihet gjeografikisht po nė kėtė truall. Nė favor tė lokalizimit tė prodhimit tė pėrkrenareve nė kėtė pell flet edhe pasuria e kėsaj krahine nė mineral bakri, i cili shfrytėzohet kėtu edhe sot e kėsaj drite (Rubik e Kurbnesh).

    Pėr iliricitetin e pėrkrenares sė tipit ilir flasin edhe gjetjet e saj jashtė tokave tė Ilirisė. Nė tokėn rumune, p.sh. kryesisht nė krahinat perėndimore dhe jugperėndimore, krahas tri pėrkrenareve ilire janė zbuluar edhe armė e sende tė tjera po tė kėsaj prejardhjeje24. Po tė mos niseshim apriori nga mendimi se pėrkrenarja e tipit ilir kishte prejardhje greke, rrethanat e gjetjes do tė kishin qenė tė mjaftueshme pėr tė parė tek ajo tė njėjtėn prejardhje si pėr objektet e tjera ilire tė zbuluara nė tė njėjtat krahina tė Rumanisė.

    Mirėpo D. Berciu, i bindur se gjetjet e pėrkrenareve ilire nė Olympia kanė po atė fuqi vertetuese sikurse tė ishin gjetur kudo tjetėr nė tokė greke, ėshtė i mendimit se helmeta ilire paska ardhur nė krahinat e pėrmendura rumune nga Greqia, me ndėrmjetėsinė e aristokracisė ilire, qė paska pasė qenė nė marrėdhėnie tė ngushta me aristokracinė geto-dake25. A nuk do tė kishte qenė shumė mė e lehtė dhe mė e natyrshme pėr aristokracinė geto-dake t'i kishte sjellė pėrkrenaret e veta nga kolonitė e shumta nė Detin e Zi, qoftė drejtpėrdrejt ose me anė tė fiseve dake e trake tė bregdetit, po tė ishte se kjo pėrkrenare do tė kishte qenė nė pėrdorim tek grekėt? A mos vallė geto-dakėt kishin njė dobėsi vetėm kėtė "tip pėrkrenareje greke", ndėrsa armėt e tjera u pėlqente t'i merrnin nga ilirėt? Si shumė pak e besueshme.

    Po tė ishte se pėrkrenaret e gjetura nė tokė rumune do tė kishin qenė objekte tregtie tė sjella nga Greqia me ndėrmjetėsinė e ilirėve dhe jo armė mbrojtjeje tė kėtyre, duhej tė pritnim tė gjenim nė radhė tė parė, nė mos pėrkrenare atike tė paktėn tė tilla tė tipit korintik, pasi trualli nga supozohet tė kenė ardhur pėrkrenaret ilre, d.m.th Adriatiku dhe pjesa veriore e Detit Jon26, ndodhej nė kėtė periudhė (shek. V) nėn ndikimin e plotė ekonomik ėt kolonive tė fuqishme korintike tė metropolit tė tyre.

    Sipas mendimit tė pėrgjithshėm, pėrkrenaret ilire kanė qenė nė pėrdorim nga mesi i shek. VII, deri inkluziv shek. V p.e.s. Prej ditės sė zbulimit tė pėrkrenares konike tė Argos, kur u shpreh mendimi nga E. Kunze se pikėrisht tek kjo duhej tė shihnim tani prototipin e saj, data e pėrdorimit tė saj si armė mbrojtėse, me gjithė monedhėn e mbretit Bastar, qė provon se pėrkrenarja nė fjalė nuk kishte dalė jashtė pėrdorimit as nė shek. IV p.e.sonė, nuk zbret mė poshtė se nė shek. V. Gėrmimet arkeologjike qė janė ndėrmarrė vitet e fundit nė vendin tonė e zbresin kėtė datė edhe pėrtej shek IV. Nė njė tumė tė Perlatit (Mirditė) u zbulua njė pėrkrenare ilire sė bashku me njė enė tė stilit Ganthia, qė nuk mund tė jetė mė e lashtė se fillimi i shek. III27.

    Njė pėrkrenare tjetėr e kėtij tipi u gjet nė fermėn e Dushkut (Lushnje), nė mes tė njė inventari tė kohės helenistike. Kėto do tė ishin gjetje tė mjaftueshme pėr ta zbritur kohėn e pėrdorimit tė pėrkrenares sonė nė mėnyrė tė ndjeshme nga sa ka pasė qenė propozuar mė parė. Por ne kemi edhe njė dokument tjetėr qė vėrteton se ky tip pėrkrenareje mbronte kryet e njė luftėtari ilir deri thellė nė kohėn helenistike: monedhat e Skodrės dhe tė Lisit (Lissos) qė pėrmendėm mė sipėr. Monedhat nė fjalė, me emblemė njė pėrkrenare ilire, janė prerė, siē dihet, nga fundi i shek. III dhe fillimi i shek. II para erės sonė28.

    Duke qenė se pėrfytyrimi i pėrkrenares ilire mbi monedhat e Skodrės dhe tė Lisit nuk pėrputhet me shek. V, gjatė tė cilit kjo helmetė paska shėrbyer pėr tė fundit herė, D. Berciu i konsideron pėrkrenaret mbi monedhat ilire si njė fenomen tė vonė qė shfaqet nė njė kohė kur helmeta nė fjalė nuk ekzistonte mė. Fenomene tė tilla paskan ndodhur shpesh nė veprimtarinė e punishteve monetare tė kohės antike29.

    Ėshtė e vėrtetė se monumente arkitekturore e skulpturore e tė famshme kanė qenė pėrfytyruar mbi monedhat antike shumė shekuj mė vonė nga ndėrtimi e pėrpunimi i tyre, por ēfarė i shtyu tė dy qytetet ilre, qė nuk mund tė mburren pėr tradita tė lashta tė kėsaj natyre, tė zbukurojnė faqen kryesore tė monedhave tė tyre me njė pėrkrenare, tė cilės, veē kėsaj, i mohohet prejardha ilire? Ėshtė e qartė se nuk ka asnjė arsye qė Skodra e Lisi tė gjidhnin si emblemė njė pėrkrenare, po tė mos kishte qenė kjo armė mbrojtėse e atyre ilirėve qė mbrojtėn me kėmbėngulje Lisin kundėr maqedonėve30 dhe nė vitin 168 u pėrleshėn pastaj me romanėt. Pėrkrenarja ilire nuk u zhduk pra si armė mbrojtėse pas 150 vjet shėrbimi, por vazhdoi tė pėrdorej si e tillė, tė paktėn deri nga mesi i shek. II para erės sone d.m.th. pesė shekuj me radhė.

    Njė jetė kaq e gjatė nuk duhet tė na ēuditė pėr fatkin se ilirėt ishin mjaft konservatorė dhe u pėrmbaheshin me kėmbėngulje dhe shekuj me radhė traditave kulturale e materiale tė trashėguara.

  3. #3
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Po t'i pėrmbledhim me pak fjalė ato qė thamė mė sipėr, do tė nxirrnim kėto konkluzione:

    1) Mungon ende mbėshtetja arkeologjike, qė do tė provonte nė mėnyrė tė qartė se pėrkrenarja ilire e ka prejardhjen nga helmeta nė formė konike e kohės gjeometrike tė zbuluar nė Argos.

    2) Nė tokat e Ilirisė dhe nė krahinat kufitare tė Maqedonisė, pėrkrenaren ilire e ndeshim kryesisht si inventar varri, pra si pjesė e pandarė e armatimit tė luftėtarėve. Nė tokė greke jo vetėm qė nuk e njohim, qoftė edhe njė rast tė vetėm tė tillė, por mesa tregojnė tė dhėnat e deri tanishme arkeologjike, kjo formė pėrkrenareje njihej kėtu, siē e tregojnė gjetjet e Olympisė dhe amazona e vazos sė Ruvos, vetėm si armė mbrojtjeje e barbarėve. As pėrkrenarja e Lindos, as ajo e zbuluar nė Akropolin e Athinės, tė vetmet mbėshtetje qė merren si argumente pėr tė faktuar prejardhjen helene tė pėrkrenares ilire, - nuk mund tė jenė argumente tė shėndosha e tė mjaftueshme pėr ta dokumentuar njė prejardhje tė tillė. Nė qoftė se do tė kishte pasur nė Greqi njė punishte pėr pėrpunimin e pėrkrenares ilire, kjo duhej tė kėrkohej vetėm nė Olympia dhe kurrkund tjetėr. Njė hipotezė e tillė do tė ishte mė se absurde, sidomos po tė mendohet edhe se kjo punishte duhej tė kishte punuar vetėm pėr tė mbuluar nevojat e ilirėve dhe tė maqedonėve.

    3) Gjetjet e Olympisė, pėr arsye tė rolit tė saj si vendi mė i shenjtė i botės antike dhe pėr dhuratat e shumta, kryesisht armė tė kapura armiqve, qė i vinin nga tė katėr anėt si dhunti kushtuar Zeusit, nuk mund tė vlerėsohen pėr tė mbėshtetur tezėn se pėrkrenarja ilire e ka atdheun e vet nė Peloponez apo nė Greqi.

    4) Ndėrsa pėrkrenaret e tipit korintik e atik i gjejmė tė pėrfytyrohen me mijėra herė nė artin helen, pėrkrenaren ilire e ndeshim me siguri dy herė tė vetme mbi kryet e njė amazone dhe mbi njė pjatė argjendi tė punuar sipas porosisė sė njė prijėsi barbar. Ky fatk flet qartė se pėrkrenarja ilire nuk kishte prejardhje greke, por "barbare", nė rastin tonė ilire.

    5) Edhe nė numizmatikėn helene na pėrfytyrohen vetėm pėrkrenare atike dhe korintike, ndėrsa mbi monedhat maqedone tė Aleksandrit I, Perdikės dhe Arhelaut (shek. V), mbi njė monedhė tė mbretit pajon Bastarit (shek. IV) dhe mė nė fund mbi monedhat e prera nė Skodra e Lis (fillimi i shek. II) figuron si emblemė njė pėrkrenare ilire.

    6) Pėr prejardhjen ilire tė pėrkrenares sonė flet, mė nė fund, edhe mbishkrimi i ngulitur mbi njė pėrkrenare tė Olympisė, i cili na kumton se pronari i kėsaj pėrkrenareje, kushtuar hyjnive nga ai vetė apo mė drejtė nga kundėrshtari i tij ngadhėnjyes, ishte njė farė Verzani i biri i Grabos; pra si ky ashtu edhe i ati me prejardhje ilire, ka shumė tė ngjarė, mbretėrore.

    7) Duke u mbėshtetur tek zbulimet arkeologjike tė kryera nė kėto vitet e fundit nė vendin tonė, mbi monedhat e mbretit Bastar dhe sidomos mbi ato tė prera nė Skodra e Lis, duhet tė heqim dorė nga shek. V si datė e fundit e pėrdorimit tė pėrkrenareve ilire dhe ta shtrijmė kėtė periudhė pėrtej shek. IV deri nga mesi, ndoshta edhe deri nė fund tė shek. II p.e.s. Nga sa mė sipėr, nuk kemi gjithashtu arsye pse tė ngjitemi deri nė shek. VIII. Jeta e saj mė se pesė shekullore, si armė mbrojtjeje e ilirėve, pa pėsuar ndryshime thelbėsore nė formė, pėrputhet me kėmbėnguljen e kėtij populli me tradita tė lashta. Ky ngulmim pėr tė pėrdorur shekuj me radhė forma tė trashėguara brez pas brezi vėrehet tek ilirėt edhe gjetiu.

    Argumentet, qė rreshtuam pėrmbledhurazi kėtu sipėr, janė, mendoj unė, tė mjaftueshme pėr ta kėrkuar atdheun e pėrkrenares ilire jo mė nė Greqi, por nė truallin johelen nė Veri tė saj. Dhe kush mund tė ishte ky vend veē Ilirisė, qė na ka falur pėrkrenarent mė tė shumta tė kėtij tipi dhe ku kjo armė mbrojtėse vazhdoi tė jetė nė pėrdorim qysh nga shek. VII e deri aty nga mesi apo mbarimi i shek. II para erės sonė? Mbiemrin ilir, me tė cilin arkeologjia e pagėzoi kėtė formė pėrkrenareje, kėtu e njė gjysmėshekulli mė parė, ajo e mban me plotė tė drejtė.

    1. B. Schörder, Thrakische Helme, "Jahrb.d.d.arch.Inst.", vol. XXVII 1912, fq.343.
    2. I pari qė shprehu mendimin se pėrkrenaret ilire duhet tė kenė qenė pėrpunuar nga vetė ilirėt ka qenė C. Truhelka shih "Wissensehaft Mitteil. aus Bosnien und d. Herzegovina", vol. VIII-1902, f.8.
    3. E. Kukahh, Der griechische Helm, Marburg, 1936, f. 53-55.
    4. M. Garasanin, Ilirsko-grcki slem iz Razane, nė "Vesnik vojnog muzeja" Nr. (1957) 37 vv.
    5. L. Berciu, Le casque greco-illyrien de Gostavat, nė "Dacia" II (1958) fq. 437-450. Shih edhe "Studi si cercetari de istorie veche" 1 (1959) 188.
    6. K. Kunze, VI, Berich über die Ausgrabungen in Olympia, Berlin, 1958, f. 118, v., shih edhe III Bericht über die Ausgrabungen in Olumpia, "Jahrb. d.darch.Inst." 56 (1941) 106-108.
    7. Kunze, VI Bericht, f. 125.
    8. H. Krahe, Lexion altillyrischer Prsonennamen, Heidelberg 1929, f. 75 e 126. Shih nga i njėjti autor edhe Sprache d. Illyrier I; 1955, f.83. I njėjti emėr (Βερσαντος) ndeshet edhe mbi njė kionisk helenistik tė Dyrrahut, V. Toēi, Mbishkrime e relieve nga nekorpoli i Dyrrahit, "B.U.Sh.T., Seria Shk. Shoq." 2 1962, fq. 72-73/
    9. Shih "Jahrb. d.d.arch.Inst." LIII/1938, "A.A.", Kol 574 10, Schröder, po aty., fq. 340. 11,5 dhe 16,2
    10. Ch. Blinkenberg, Lindos I, Copenhagen 1919, Tab. 22, 570.
    11. Edhe Konze, VI, Bericht, f. 137, shėnimi 30, ėshtė i detyruar tė pohojė se tempulli i Athinasė nė Lindos gėzonte njė nderim tė madh nė botėn helene dhe prandaj vlera vėrtetuese e pėrkrenares ilire tė Lindosit, nė ēėshtjen e pėrhapjes sė saj drejt Lindjes greke, duhej tė merrej me rezervė. Kunze e provon pra tėrthorazi se pėrkrenarja ilire mund tė jetė sjellė nė Lindos ex-voto, por nuk nxjerr tė njėjtin konkluzion pėr Olympian, qė ishte qendra e shenjtė mė e madhe dhe mė e adhuruar e grekėve, dhe ku gėrmimet kanė nxjerrė nė dritė sa e sa armė tė pajisura me mbishkrime kushtimi, tė sjella nga tė katėr anėt e botės helene dhe johelene, duke pėrfshirė kėtu dhe kolonitė.
    12. De Ridder, Bronzes de la soc.arch. Nr. 483, 484; Schröder, po aty., f. 342, tab. 16, 1.
    12. Njė orvatje pėr tė dalluar mbi vazot korintike pėrfytyrime tė pėrkrenares ilire bėn Schröderi, po aty., f. 340. Shih edhe Kunze, Bericht VI, f. 137, si edhe shėnimin 31. Pėr kėto pėrfytyrime, Kunze thotė se ka tė ngjarė se paraqesin pėrkrenare ilre.
    13. E. Pfuhl. Malerei und Zeichnung d. Griechen u.Römer, München 1923, tab. 187/188, f. 504.
    14. B. Filow-Iv. Welkow, Grabhügelfunde aus Duvanlii in Südbulgarien, "Jahrb.d.darch.Inst." vol XLV-1930, f. 288 vv.
    15. Tashti sė fundi G. Georgiev (Trakijskiat ezik, Sofje 1957, f. 5) sheh tek mbishkrimi Δαδαλεμε njė fjali trake dhe e shpjegon kėtė me gjuhėn e sotme shqipe, por kjo nuk e ndryshon aspak, bile do tė thoshim se e pėrforcon mė shumė tezėn e prejardhjes ilire tė pėrkrenares sonė. Por shih edhe E. Ēabej, Una le proale istoriei limbii albanese, "Studii si cercetari linguistice" 4 (1959) 552 vv.
    16. Mbi literaturėn pėrkatėse, shih mė poshtė, shėn. 23.

    17. Kunze, Bericht VI, f. 137.
    18. Dy apo tri pėrkrenare tė tipit korintik, tė pėrmendura nga Kunze (VI Bericht, f. 150, shėn 68) si tė gjetura nė toka ilire, mund t'i shohim edhe njė tjetėr tė kėtij tipi, tė zbuluar sė bashku me njė pėrkrenare ilire nė fshatin Bastar, nja 30 km nė verilindje tė Tiranės.
    19. Plutarch, Quaest,graec., 28.
    20. As zbulimi sporadik i ndonjė pėrkrenareje jashtė vendeve tė shenjta tė Greqisė nuk do tė kishte ndonjė vlerė tė madhe vėrtetuese nė ēėshtjen e prejardhjes sė saj, sidomos nė raste kur helmeta do tė dilte nė dritė nė krahina qė i dimė se kanė qenė pėrshkuar nga njėsi ushtarake ilire.
    21. Si njė shembull tipik mund tė pėrmendim kėtu zbulimet nė nekropolin ilir tė Trebenishtit. Shih Bogdan Filow, Die archaische Nekropole von Trebenischte am Ochrida-See, Berlin 1927.
    22. Pėrkrenaren ilire e gjejmė tė pėrfytyrohet mbi monedhat maqedone tė Aleksandrit I, Perdikės II dhe Arhelaut I (H. Gaebler, Antike Münzen Nordgriechenlands, vol. III 2, tab. 28, fig. 26 vv dhe tab. 29, fig. 14, 15), mbi njė monedhė tė mbretit pajon, Bastarit, qė sundonte nė shek. IV p.e.s (Gaebler, po aty., f. 147, Nr. 16, tab. 36, fig. 21) dhe mė nė fund mbi monedhat e Shkodrės dhe tė Lisit (Ceka, Veprimtaria monetare nė Ilirinė e Jugut, nė "B.SH.SH.", 1/1957/32-33, fig. 4). Pėr fat tė keq, helmeta e monedhės sė riprodhuar nė fig. 4 nuk ka dalė aq e qartė.
    Ėshtė tashmė njė fakt i njohur se ndėrmjet kulturės materiale ilire e maqedone tė kohės ės hekurit kishte njė pėrngjashmėri, bile nė shumė raste njė identitet tė plotė (St. Casson, Macedonia, Thrace and Illyria, Oxford 1926, f. 325 VV). Pėr kėtė arsye pėrfytyrimi i pėrkrenareve ilire mbi monedhat e mbretėrve tė parė maqedonė si dhe gjetja e tyre brenda territorit tė Maqedonisė nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme, aq mė tepėr kur ne dimė edhe se nė kohėn para Filipit II, Maqedonia plaēkitej e pushtohej vazhdimisht nga ilirėt. Nuk ėshtė pa kuptim qė mbretėrit e fundit tė Maqedonisė tė pėrdornin si emblemė shpine tė monedhave tė tyre jo mė pėrkrenaren ilire, por njė helmetė krejt tė ndryshme nga ajo dhe nga pėrkrenaret e njohura greke.
    23. Berciu, po aty., f. 437 vv.
    24. Berciu, po aty., f. 449.
    25. Berciu, po aty., f. 449.
    26. Kunze, VI Bericht, f. 134.
    27. Gėrmimet u zhvilluan kėtu nga S. Islami, i cili pati mirėsinė tė mė lejojė ta vlerėsoj kėtė zbulim interesant pėr qėllime datimi. Tė njėjtės kohė afėrsisht i pėrket edhe pėrkrenarja ilire qė doli nė dritė nė Durrės. S. Anamali, Nekropoli helenistik i Epidamit, "B.U.SH. Shk. Shoq." Nr. 1/1957.
    28. I. Brunsmid, Die Inschriften u.Munzen d.griech. Städte Dalmatiens, Wien 1893, f. 73.
    29. Berciu, po aty, f. 444, shėn. 22.
    30. Skodra nuk ka as tė dhėna burimore, as arkeologjike qė tė ketė qenė ndikuar ndonjėherė nga kultura helene. Lisi, megjithėse i themeluar nė vitin 385 nga Dionisi i Sirakuzės, (Diodor, XV, 13) i zhduku shumė shpejt pasojat e kėtij kolonizimi dhe nė vitin 213 qytetin e mbrojnė kundėr Filipit V tė Maqedonisė vetėm trupa ilire. Pėr helenė nuk flitet mė. Me sa duket kėta ishin tėrhequr ose ilirizuar (Polybi VIII 15,16).

  4. #4
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Gjitha keto me poshte jane gjetur ne Greqi:

    "Illyrian"-type helmet from the cemetery of Sindos, circa 520 BC. Archaeological Museum of Thessaloniki.



    Illyrian" type helmet. Bronze. Greek, 6th-5th century BC. From Argolis.

    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...n_helmet_1.jpg

    Illyrian type, ca. 6th century BC. Hammered from a single sheet of bronze, with twin reinforcing ridges on the top and two long pointed cheekpieces. Fine engraved decorative edging. 9.6 x 11.5"

    http://www.edgarlowen.com/b1094.jpg

  5. #5
    Prane Selanikut eshte zbuluar nje vareze ku jane gjetur dhe arme, ornamente ari etj



    Te gjitha varezat i perkasin dinastise maqedone, po ashtu dhe veshjet luftarake dhe armet.
    Midis tyre eshte gjetur dhe kjo perkrenare qe lehtesisht dallohet qe eshte ilire



    ndryshimi i vetem me kete perkrenare tipike ilire:



    eshte zbukurimi prej ari qe tregon per rangun shume te larte te helmetmbajtesit, i cili ishte ndoshta nje mbret. Shtesa prej ari eshte nje maske funerare qe i shtohet helmetes ne shoqerimin qe ajo i ben trupit pajete te personit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dias10 : 17-09-2008 mė 22:55
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  6. #6
    Po kjo helmete a ju kujton gje?



    Skenderbeu zgjodhi te njejtin simbol ""pagan"" DHINE e ZEUSIT 2000 vjete me vone:

    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  7. #7
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Skenderbeu zgjodhi te njejtin simbol ""pagan"" DHINE e ZEUSIT 2000 vjete me vone:
    Ajo lart ėdhtė Dash e jo dhi. Sidoqoftė mirė e ke ti.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    http://www.freeimagehosting.net/uploads/3629db01d0.jpg


    Kartela shoqeruese e muzeut te Venecias

    The accompanying “certificate of authenticity” for this listed the following:

    Artifact: Helmet
    Material: Bronze
    Region: Illyria
    Date: 6th-5th Century BC
    Reference: TBG-060

    Ancient Armor of an Ancient People

    Ancient Illyria comprised the area of the Western Balkans (Slovenia, Dalmatia, Croatia, Bosnia and Herzegovina, Montenegro, Serbia) including the region of Epirus in the Northwest of Greece. Illyria was populated by a multitude of “barbarous” tribes; barbarous as defined by the Greeks, i.e., non-Greek speaking. They lived primarily along the eastern shore of the Adriatic Sea and inland in adjoining mountains. By 700 BC, the Greeks were establishing colonies (e.g. Epidamnuss, Apollonia) along the Adriatic Coast, bringing the Illyrian tribes into contact with Greek civilization.

    The style of this helmet was originated by the Illyrians, and was much admired by the Greeks. It was adopted by the Greek military and was taken to the far reaches of the Greek Empir

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    6th century BCE-California
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Qė thoni ju, kėto helmeta ilire tė Selanikut dhe tė Athinės (nė Athinė numėrova tė paktėn dy ku thuhej si ishin ilire) i kisha parė nga afėr.

    Madje, kur kisha vizituar muzeun e Selanikut, kishte njė bufé sepse kishin bėrė disa zbulime tė reja edhe kishte disa tė pranijshėm, tė huaj edhe grekė.

    U futa edhe unė bashkė me njė shok edhe mbushėm barkun. Por mė kishin pėlqyer jashtė mase ato gotat e servicies. Edhe i them shokut, njė gotė do ta vjed se s'bėn. Aman ore, tha ai, do tė tė kapin, do na nxish bojėn. Mė nė fund e vodha, e futa nė xhaketė e ja mbatha.

    Kur u ktheva nė Athinė, ia tregoj babait. O ba, i them, e shikon kėtė? E vodha nga muzeu i Selanikut. Ua, tha babi, sa i lashtė ėshtė? loool. Po jo mer bab, jo, nuk ishte vjedhje e tillė....

    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •