Close
Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 125
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ambasadori amerikan Withers
    vetėdemaskohet si pėrgjegjėsi kryesor pėr prishjen e zgjedhjeve tė 28 Qershorit


    Nga Kastriot MYFTARAJ


    Ambasadori Withers, me fjalėt qė tha ditėn e enjte nė emisionin “Top story” u vetėzbulua si njeriu kryesor qė qėndron pas planit pėr t’ i prishur zgjedhjet e ardhshme nė Shqipėri. E gjithė kjo ėshtė pjesė e njė agjendės tė Edi Ramės pėr tė siguruar njė mazhorancė parlamentare aq tė madhe sa jo vetėm tė mos ketė nevojė pėr LSI, por tė pėrballojė dhe rrjedhjet e paevitueshme tė deputetėve tė partisė sė tij, pas ndarjes sė pushtetit. Ambasadori Withers bėri tė vetin argumentin kryesor tė Edi Ramės pėr kontestimin e zgjedhjeve tė ardhshme, atė tė 750 mijė qytetarėve pa pasaporta, tė cilėt nuk mund tė votojnė nėse nuk pajisen me karta. Ambasadori Withers u shpreh:
    “Ne jemi veēanėrisht tė shqetėsuar nė lidhje me njė grup prej rreth 700 mijė qytetarėsh qė nuk kanė as pasaportė, as letėrnjoftimet e reja pėr tė votuar. Mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme pėr besueshmėrinė e kėtyre zgjedhjeve, qė kėta qytetarė tė jenė fokusi kryesor, qė, kur tė vijė dita e zgjedhjeve, kjo e drejtė e votės, tė jetė njė fakt i demonstrueshėm dhe jo diēka qė shpresonim tė ishte. Nė fakt, kjo ėshtė edhe njė nga kritikat e forta tė opozitės, e cila e konsideron procesin tė dėshtuar”.
    Me kėtė deklaratė ambasadori amerikan, praktikisht vuri si standard pėr t’ i gjykuar kėto zgjedhje, standardin mė tė lartė tė mundshėm, atė qė kėto zgjedhje tė jenė perfekte, gjė qė realisht mazhoranca e sotme nuk mund ta bėjė, edhe sikur tė ketė gjithė vullnetin pėr kėtė gjė dhe kėtė Withers e di mirė. Ambasadori amerikan e di shumė mirė se, pajisja e popullsisė me karta identiteti mund tė bėhej nėse mazhoranca e majtė do tė kishte pėrfunduar gjatė tetė vjetėve qė ishte nė pushtet regjistrin kombėtar dixhital tė gjendjes civile, nė mėnyrė qė pastaj mazhoranca e sotme tė mund tė fillonte procesin e pajisjes sė shtetasve me karta identiteti qė nė fillim tė ardhjes sė saj nė pushtet, dhe tė kishte katėr vjet kohė pėr t’ u bėrė kjo gjė. Nuk ėshtė e vėshtirė qė ta kuptosh se pėrse opozita e sotme nuk e bėri regjistrin kombėtar tė zgjedhėsve, me anė tė njė kompanie tė huaj tė specializuar, siē bėri mazhoranca e sotme. Njė regjistėr kombėtar i zgjedhėsve me parametra perėndimorė minimizonte hapėsirėn pėr manipulim tė zgjedhjeve. E megjithatė, nuk dėgjuam ndonjė ambasador amerikan qė t’ ia kėrkonte me forcė kėtė gjė qeverisė sė majtė tė para vitit 2005.
    Dikush mund tė thotė se sot gjėrat ndryshojnė se jemi anėtarėsuar nė NATO dhe duhet tė zhvillojmė zgjedhjeve sipas standardeve tė vendeve tė NATO. Shumė bukur! Por opozita e sotme e majtė pretendon se arritja e standardeve pėr tė hyrė nė NATO ėshtė edhe kontribut i saj. Atėherė ēfarė ka bėrė opozita e sotme kur ishte nė pushtet pėr dy gjėrat kryesore qė duhen pėr tė realizuar njė proces zgjedhor tė denjė pėr vendet e NATO, dy gjėra qė janė regjistri kombėtar elektronik i gjendjes civile dhe kartat e identitetit? Asgjė! Prandaj opozita e sotme ka humbur tė drejtėn qė tė kėrkojė zgjedhje sipas standardeve tė vendeve tė NATO.
    Kur mazhoranca e sotme ishte nė opozitė, para vitit 2005, ajo ka bėrė kritika tė mėdha pėr standardin e zgjedhjeve tė organizuara nga e majta nė pushtet dhe kur i krahason me pėrgjigjet qė qeveria e majtė u jepte ankesave tė opozitės sė atėhershme, ankesat e sotme tė PS tė duken si “qiqra nė hell”. Opozita e sotme ėshtė nė gjendje qė tė japė shifrėn prej 750 mijė zgjedhėsish pa pasaporta, falė faktit se sot ka njė regjistėr kombėtar zgjedhėsish tė realizuar nga qeveria e sotme. Ndėrsa opozita e djeshme e djathtė nuk mund t’ i vėrtetonte katėrcipėrisht ankesat e saj tė pėrhershme pėr listat e zgjedhėsve pėr shkak se qeveria socialiste gjatė tetė vjetėve nuk e mbajti premtimin e saj pėr tė bėrė regjistrin kombėtar tė zgjedhėsve. Asnjė ambasador amerikan gjatė tetė vjetėve qė PS ishte nė pushtet nuk i kėrkoi qeverisė sė majtė qė tė krijonte njė infrastrukturė tė tillė zgjedhore qė tė bėhej e mundur tė verifikohej lehtė nėse ishte mohuar e drejta e votimit qoftė edhe njė qytetari tė vetėm.
    Opozita e sotme, me anė tė Kastriot Islamit, kėrcėnoi, nė mėnyrė kurioze nė tė njėjtėn ditė qė ambasadori Withers do tė dilte nė Top story, se nėse nuk sigurohet pajisja e zgjedhėsve me karta falas deri nė zgjedhje, do tė shkallėzojė protestat e saj, duke kėrcėnuar praktikisht me luftė civile. Mazhoranca e sotme, kur ishte nė opozitė, nė vitin 2000, pas zgjedhjeve vendore ku Edi Rama u zgjodh pėr herė tė parė kryetar bashkie, zhvilloi protesta me ankesa para tė cilave kjo qė bėn PS sot duket si luks.
    Ne kemi qenė dėshmitarėve tė zgjedhjeve vendore tė 2000, kur opozita e atėhershme kėrkoi hard diskun me listėn e pėrgjithshme tė zgjedhėsve dhe nuk iu dha me pretendimin se ishte sekret?! Opozita e atėhershme donte tė provonte se pėrjashtimi i qytetarėve nga listat e zgjedhėsve ishte bėrė mbi bazėn e votimit pėr referendumin pėr Kushtetutėn, nė tė cilin opozita e atėhershme u kishte bėrė thirrje mbėshtetėsve tė saj tė abstenonin duke mos marrė pjesė. E megjithatė atėherė ambasadori amerikan i kohės, i quajti zgjedhjet si brenda standardeve dhe e pėrgėzoi qeverinė pėr realizimin e tyre. Pėr protestat e opozitės sė kohės, ndaj zgjedhjeve tė vitit 2000, u ndalua nga policia kryetari i opozitės sė atėhershme Berisha dhe u vra njė protestues nė qytetin e Bajram Currit, akt pėr tė cilin qeveria e atėhershme shpėrbleu publikisht disa oficerė policie. Nėse opozita e sotme ka tė drejtė tė protestojė ndaj kėtyre lloj zgjedhjeve qė priten, ēfarė duhet thėnė pėr qėndrimin e opozitės sė sotme kur ishte nė pushtet nė vitin 2000 ndaj mazhorancės sė sotme e cila atėherė ishte nė opozitė?
    Dy vjet para zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2001, qeveria e majtė, si pėrgjigje pėr kritikat e opozitės pėr pasaktėsitė e njėanshme nė listat e zgjedhėsve shpalli se do tė bėnte regjistrin e zgjedhėsve dhe kartat elektorale personale tė zgjedhėsve, pėr tė siguruar opozitėn se zgjedhjet do tė qenė tė ndershme. Pasi kjo gjė nuk u arrit nė zgjedhjet vendore tė vitit 2000, qeveria e atėhershme e majtė deklaroi se nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001 shqiptarėt do tė votonin patjetėr me karta elektorale tė cilat do tė jepeshin falas. Por kjo gjė nuk u bė dhe edhe kartat qė u shpėrndanė dolėn jashtė parametrave se paratė i vodhi ministri i pushtetit vendor i kohės, i ngarkuar me kėtė detyrė, Blendi Klosi, i cili sot del dhe flet nė emėr tė PS pėr paaftėsinė e qeverisė sė sotme pėr t’ i pajisur zgjedhėsit me karta identiteti. Edhe kėtė herė ambasadori amerikan i kohės heshti.
    Nė zgjedhjet vendore tė vitit 2003, unė kam njė eksperiencė personale me njė episod qesharak tė shkaktuar nga manipulimi i listės sė zgjedhėsve, kur Prokuroria e cila mė kėrkonte mua nė listėn e zgjedhėsve pėr tė mė arrestuar pėr njė akuzė qė lidhej me njė libėr timin, nuk mė gjente dot pėr shkak tė skemės sė manipulimit tė listave, sipas sė cilės skemė ishin ndarė familjet duke shkuar anėtarė tė njė familjeje nė njė qendėr tjetėr votimi, shumė mė larg. Si unė e pėsuan dhe shumė tė tjerė, e megjithatė ambasadori amerikan i kohės i quajti zgjedhjet si brenda standardeve.
    Sot, ambasadori amerikan Withers e di shumė mirė, ashtu siē e di dhe Edi Rama, se pjesa mė e madhe e 750 mijė qytetarėve pa pasaporta nuk janė fare nė Shqipėri, por gjenden jashtė vendit me dokumente tė falsifikuara, dhe nė vendet ku janė deklaruar si kosovarė pėr tė siguruar strehim, ose kanė deklaruar identitet fals, nė pėrshtatje me pasaportat e personave tė tjerė qė kanė pėrdorur pėr tė shkuar nė shtetin ku gjenden. Kėshtu kanė shkuar dhe janė bėrė rezidentė nė Perėndim pjesa mė e madhe e shtetasve shqiptarė, veē atyre pak qė hynė nė ambasadat nė 1990 ose shkuan me eksodin e marsit 1991 nė Itali, se emigracion legal nuk ka pasur. Ata nuk kanė marrė pasaporta se nuk u duhen, madje u prishin punė, pasi nė vendet ku jetojnė kanė deklaruar tjetėr identitet. E vėrteta do tė dalė kur tė kėrkohen kėta 750 mijė vetė pa pasaporta pėr t’ u pajisur me karta identiteti. Unė jam plotėsisht i sigurt se as 20% e kėtyre njerėzve gjenden nė Shqipėri dhe se nėse kėta nuk marrin karta identiteti deri nė zgjedhje ėshtė se ata nuk duan tė votojnė.
    Nuk duhet harruar se nė Shqipėri numri i zgjedhėsve ka ardhur duke rėnė. Nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001, pjesėmarrja ishte 54.95%, ndėrsa nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005 pjesėmarrja nė votim ishte 49. 23%. Nė zgjedhjet e vitit 2005 votuan mė pak se 1.400.000 zgjedhės. Sipas kėsaj prirjeje, duhet pritur qė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė votojnė jo mė shumė se 44-45% e popullsisė, ēka do tė thotė se do tė votojnė jo mė shumė se 1.400.000 njerėz. Nė rast se do t’ i shikojmė zgjedhjet me standarde tė arsyeshme, atėherė kjo do tė thotė qė t’ i shikojmė nga pikėpamja se sa nga kėta qė do tė votojnė do t’ u mohohet e drejta e votimit. Unė kam bindjen, dhe jam i sigurt se edhe ambasadori amerikan ėshtė i bindur, se nga kėta 1.400.000 njerėz qė kanė ndėrmend tė votojnė, asnjėri nuk do tė rrijė pa u pajisur me kartė, nė rast se nuk ka pasaportė.
    Nėn dritėn e kėtyre fakteve, pėrvetėsimi nga ambasadori Withers i ankesės sė opozitės pėr mohimin e sė drejtės sė votės qė po u bėhet 750 mijė shtetasve pa pasaporta, duket absurd dhe me prapamendime destruktive. I njėjti ambasador, para pak kohėsh, gjeti mėnyrėn qė tė kėrcėnojė me Revolucion “Portokalli” nė Shqipėri pėr zgjedhjet, duke pėrdorur, me natyrėn e tij prej palaēoje, skenėn e spektaklit “Portokalli” nė tė njėjtin Top Channel, ku, duke folur pėrballė “Fahri Balliut” tė Edi Ramės, Sokol Ballės, pėrvetėsoi argumentin e opozitės pėr 750 mijė zgjedhėsit e supozuar pa pasaporta. Ambasada amerikane ka detyrimin qė t’ i kėrkojė PS qė tė hyjė nė zgjedhje nė 28 qershor, se me kėto standarde qė tashmė do tė kenė zgjedhjet e ardhshme, janė realisht zgjedhjet mė tė mira qė janė bėrė ndonjėherė nė Shqipėri dhe nėse nuk janė aq tė mira sa c’ do PS, pėrgjegjėsia ėshtė e kėsaj tė fundit, qė nuk bėri pjesėn qė i takonte pėr ndėrtimin e infrastrukturės zgjedhore kur ishte nė pushtet. Pastaj Washingtoni le tė paralajmėrojė Berishėn konfidencialisht se do tė ketė pasoja serioze nėse qeveria ve dorė mbi rezultatin e zgjedhjeve. Por jo vetėm Berishėn por edhe Edi Ramėn qė ka potencė tė madhe pėr tė vėnė dorė mbi zgjedhjet me anė tė strukturave tė tij paramilatare tė ish-ushtarakėve dhe ish-policėve. Le t’ i fitojė pastaj Edi Rama zgjedhjet e ardhshme.
    Por ambasadori amerikan nuk sillet kėshtu, se ai mbėshtet Edi Ramėn, i cili do zgjedhje tė dyfishta, pra zgjedhje tė reja qė zhvillohen pas zgjedhjeve tė kontestuara, nė mėnyrė qė nė zgjedhjet e dyta Edi Rama tė fitojė mazhorancėn qė do. Pra, plani i Edi Ramės ėshtė qė opozita tė hyjė nė zgjedhjet e 28 qershorit dhe pastaj me justifikimin se qytetarėve po u mohohet e drejta e votimit tė mos i njohė zgjedhjet dhe tė shkallėzojė protestat deri nė pėrsėritjen e zgjedhjeve, tė cilat mė pas do tė zhvillohen nė njė atmosferė tė ngjashme me atė tė zgjedhjeve tė vitit 1997. Kjo do t’ i mundėsojė PS tė Edi Ramės qė tė sigurojė njė mazhorancė aq tė madhe sa, jo vetėm tė mos ketė nevojė pėr LSI pėr tė formuar mazhorancėn, por tė pėrballojė edhe rrjedhjet e deputetėve tė pakėnaqur pas ndarjes sė pushtetit. Kjo praktikisht do tė thotė grusht shteti dhe atentat ndaj institucioneve. Shenjat pėr kėtė janė dhėnė derisa Edi Rama bėn veprime pa precedent pėr njė parti nė njė vend demokratik, duke grupuar ish-ushtarakėt dhe duke organizuar praktikisht struktura paramilitare me ish-policėt. Pėr tė gjitha kėto ambasadori amerikan hesht.
    Kur PD ishte nė opozitė dhe guxonte tė bėnte qoftė edhe aluzionin mė tė vogėl se do tė bojkotonte zgjedhjet nėse nuk arriheshin disa standarde qė ngjajnė minimale nė krahasim me ēka kėrkon sot PS, ajo vihej nėn presionin e madh tė ambasadės amerikane. Sot kur ėshtė nė opozitė PS, jo vetėm qė nuk ndodh aspak kėshtu, por ambasadori amerikan del dhe bėhet avokat pėr kėrkesėn e PS pėr “qiqra nė hell”. Ėshtė qesharake tė shikosh kur Edi Rama nxjerr Kastriot Islamin qė tė paralajmėrojė protesta nėse zgjedhjet nuk do tė zhvillohen sipas standardeve qė ka pėrcaktuar PS. Emri i Kastriot Islamit ėshtė i lidhur me zgjedhjet e 31 marsit 1991, nė parlamentin e dalė nga tė cilat ai u bė kryetar, i zgjedhur nga PPSH, e cila pas pak mė tepėr se dy muajsh do tė ndryshonte emrin nė PS. Standardi qė ofroi pėr zgjedhjet e 31 marsit 1991 qeveria e PPSH ku ishte ministėr Kastriot Islami si dhe nr. 2 i PS tė sotme Gramoz Ruēi ishte ministėr i brendshėm ishte se nuk u plotėsua kėrkesa e opozitės sė atėhershme pėr ligjin e depolitizimit, ēka do tė thoshte qė tė shpėrbėheshin organizatat e PPSH nė ushtri e polici, si dhe pėr shpėrbėrjen para zgjedhjeve tė Sigurimit tė Shtetit famėkeq. Tash ky Kastriot Islami kėrkon pėr zgjedhjet e ardhshme standardet e vendeve tė NATO, nė emėr tė PS, ku nr. 2 ėshtė ish-shefi i Sigurimit tė Shtetit nė vitin 1991. Kėta tė dy janė politikanė tė rinj, aq sa ē’ mund tė quhen sot si tė reja kėpucėt qė Edi Rama vishte nė vitin 1991.
    PS mburret se e ka dorėzuar paqėsisht pushtetin nė 2005. Por, ajo qė nuk duhet harruar ėshtė se testi kryesor pėr njė parti si PS, me njė traditė historike origjinare tė ardhjes nė pushtet me dhunė, nuk ėshtė mėnyra e dorėzimit tė pushtetit, por mėnyra e ardhjes nė pushtet. Edi Rama ėshtė i pėrgatitur tė njohė vetėm ato zgjedhje ku partia e tij e vetme do tė fitojė jo mė pak se 80 deputetė, se vetėm kėtė mazhorancė e quan tė sigurt. Kjo do tė thotė qė politika shqiptare tė bėhet praktikisht njėpolare, duke humbur PD statusin e partisė tjetėr tė madhe dhe duke u reduktuar nė njė tjetėr parti tė vogėl. Edi Rama e do kėtė gjė se kėshtu siguron jetėgjatėsinė e partisė sė vet nė pushtet. Nėse ndodh kėshtu, atėherė kjo do tė minojė jo thjesht demokracinė por edhe pluralizmin politik nė Shqipėri, duke e shndėrruar nė fiktiv, se kjo do tė thotė qė politika shqiptare tė bėhet njėpolare. Ambasadori amerikan e di kėtė plan tė Ramės, dhe duket qartė se ėshtė vėnė nė shėrbim tė kėtij plani.
    Gjatė emisionit, Sokol Balla e pyeti ambasadorin amerikan: “Ju keni mbajtur njė qėndrim tė fortė qė nė ditėn e parė nė ēėshtjen ‘Gėrdeci’. A mendoni se kėshtu po vepron edhe Prokuroria?”
    Pėrgjigjia e ambasadorit amerikan ishte e denjė pėr nė “Portokalli”: “Unė mendoj kėtė dhe e mendoj nga njė eksperiencė shumė personale. Njė shikim pa pengesa i tė gjithė fakteve, nė fund do tė ēojė tek e vėrteta dhe kjo ka qenė nė thelbin e deklaratave tė mia. Sistemi gjyqėsor tė ketė mundėsinė tė operojė i pavarur nga ndėrhyrjet politike apo presionet politike. Sistemit gjyqėsor duhet t'i jepet ajo hapėsirė qė tė bėjė punėn e tij nė pėrputhje me dispozitat e ligjit, jo diktimet politike. Ne dhe anėtarė tė stafit tonė, u ballafaquam me akuza nga njė komitet i Kongresit dhe ne na u desh tė punonim shumė qė tė paraqisnim faktet tona, pėr tė treguar se aludimet ishin tė rreme. Nė fund, Departamenti i Drejtėsisė na shpalli tė pafajshėm dhe ky zhvillim e riforcon bindjen time tė thellė, qė njė sistem gjyqėsor i zhvilluar, ku prokurorėve u lejohet tė hetojnė shtegun kudo qė tė ēojnė provat, pa sulme politike e presione, ėshtė me rėndėsi thelbėsore qė tė mund tė arrijmė tek e vėrteta. Pėr qeverinė time, njė gjyqėsor i pavarur, ėshtė themeli i evolucionit dhe rritjes demokratike nė vend”.
    Palaēoja diplomatik i “Portokallisė” kėtu gėnjen nė mėnyrėn mė tė paturpshme. E para, ēėshtja e tij as qė kaloi nė gjykatė nė SHBA, por pafajėsinė ai e mori nga ekuivalenti amerikan i Ministrisė sė Drejtėsisė nė Shqipėri. Departamenti i Drejtėsisė nė SHBA, ėshtė ekuivalenti i Ministrisė sė Drejtėsisė nė vendet europiane dhe nė Shqipėri, por qė ka dhe atributet qė ka nė Shqipėri Prokuroria e Pėrgjithshme. Nė SHBA, Ministri i Drejtėsisė ėshtė Prokurori i Pėrgjithshėm (Attorney General), i cili zgjidhet nga kryetari i qeverisė (Presidenti) dhe ėshtė anėtar i qeverisė. E thėnė mė qartė ėshtė njėlloj sikur Berisha tė caktonte Enkelejd Alibeajn Prokuror tė Pėrgjithshėm dhe ky pastaj tė ishte dhe anėtar i Qeverisė “Berisha”, si Ministėr i Drejtėsisė. Mėnyra se si e mori Withers pafajėsinė ėshtė njėlloj sikur Ministri i Drejtėsisė Alibeaj tė kishte kompetencat e Ina Ramės dhe ta shpallte tė pafajshėm Fatmir Mediun, duke mos e kaluar ēėshtjen fare nė gjykatė. Siē shihet, sistemit gjyqėsor amerikan nuk iu dha fare hapėsirė qė tė shprehet pėr ēėshtjen e Withers, gjė qė palaēoja diplomatik i “Portokallisė”, qė e ka ulur veten aq sa tė vihet nėn urdhrat e skenaristėve tė “Portokallisė” Vangjel Kozmės dhe Jani Durit, kėrkon qė tė bėhet nė Shqipėri pėr raste analoge. Kjo na qenka ndarja e pushteteve nė Amerikėn qė kėrkon t’ i ēojė shtetin ligjor Irakut dhe Afganistanit. Imagjinoni sikur Fatmir Mediu, pasi tė kishte marrė pafajėsinė nga Ministri Alibeaj, tė thoshte se nė Shqipėri gjyqėsori ėshtė i pavarur, duke e provuar kėtė me faktin se kolegu i tij nė qeveri nuk e ēoi atė para gjykatės si tė pandehur?!
    Ambasadori Withers, pasi mori “pafajėsinė” nga ministri-prokuror i qeverisė sė tij nė 8 mars 2009, dha kėtė njoftim pėr publikun nė Tiranė: “Jam mirėnjohės qė Departamenti i Drejtėsisė dhe Departamenti i Mbrojtjes tani i konsiderojnė pretendimet kundėr meje dhe zyrtarėve tė tjerė nė Ambasadėn nė Tiranė tė mbyllura. Kėta zyrtarė – Stiven Kristina, Patrik Leonard, Paula Thide, Viktor Majev, dhe Robert Njusėm – janė ndėr diplomatėt mė tė shkėlqyer qė kam njohur. Siē thashė vitin e kaluar, ‘njė shqyrtim i drejtė i fakteve do tė ēojė, nė fund, tek e vėrteta’ Jam i kėnaqur qė e vėrteta tani ėshtė e qartė dhe qė kėtyre zyrtarėve tė shkėlqyer u janė njohur kontributet ndaj shėrbimit tė vendit tonė”.
    Fatmir Mediu do ta kishte ėndėrruar njė sistem tė tillė drejtėsie ku “njė shqyrtim i drejtė i fakteve do tė ēojė, nė fund, tek e vėrteta”, siē thotė palaēoja diplomatik portokalli, tė bėhej nga Ministri i Drejtėsisė Alibeaj, i cili tė kishte dhe atributet e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Mund tė merret me mend si do tė kishte shkuar fati i Withers dhe i bandės sė tij tė pėrmendur mė lart, sikur kompetencėn pėr t’ i ēuar ose jo nė gjykatė ata sit ė pandehur, tė mos e kishte Ministria e Drejtėsisė e SHBA, por njė Prokurori e Pėrgjithshme e pavarur nga qeveria, pra sikur tė gjendeshin para tė njėjtit sistem drejtėsie si Fatmir Mediu.
    Ambasadori amerikan Withers fitoi njė thes me para nga afera qė plasi nė Gėrdec. Tash qė siguroi “pafajėsinė” pėr kėtė aferė, ai ėshtė angazhuar qė tė gėrdecizojė zgjedhjet e ardhshme, pėr llogari tė atyre qarqeve ndėrkombėtare qė mbėshtesin Edi Ramėn pėr t’ u bėrė autokrat i Shqipėrisė. Natyrisht Withers do tė marrė dhe njė thes me para nga Edi Rama pėr kėtė shėrbim.

    http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=8942:ambasadori-amerikan-withers-fahri-balliu-diplomatik-i-edi-rames-vetedemaskohet-si-pergjegjesi-kryesor-per-prishjen-e-zgjedhjeve-te-28-qershorit&catid=48pinione&Itemid=66
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 20-04-2009 mė 15:19

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Kasterjtot Myftari duhet te dije qe Amerika eshte ajo qe solli ne 2005 Sali Berishen me lutjen e lebetitjen ne kongresin Amerikan te Joe Diouguardi si dhe te shoqes se tij. Kjo nuk eshte asnjegje e re! Sa here e kam thene Amerika i dha Sales nje shanc si te marri per here te dyte qeverine edhe shume projekte qe edhe Amerikanet te fitonin edhe Sala te hante e te fryhej.

    Puna eshte se Sala nuk tregohet i afte per projektet qe i japin, mbasi projekte te tilla nuk behen me pune kalamaqerish, por me pune profesionale, pa le te hane se ne e dime qe te gjithe keta te pafryre vjedhin. Parlamenti Amerikan kishte dhene nen dore per kete projekt gati $ 300 miljon dollar qe kishte te hanin keta e te ngelej, mirepo "babezia" e tepert per te perfituar sa me shume i beri qe te villnin ose ne kete rast me mire tu plaste mbas oborrit te qeverise bomba. Keshtu qe me kete prove qe i dhane ata Sales dhe ai nuk diti si ta drejtonte ate pa ze, i beri amerikanet te shikojne me kujdesi se me ke duan ata te bejne biznes.

    E kam thene dhe po e them, po bere kontrate me Amerikanet ku ne jemi ne kontrate me ta koke e kembe, mos kujto se do besh si te duash vete, se ta nxjerrin diku po nuk ishe i kujdesshem. Ajo qe plasi ne Gerdec ofendoi edhe vete Amerikanet sepse kjo ishte nje pune private qe ata i besuan Sales, e u doli bitha ne shesht ne Ballkan, aq me teper kur ata po u ulin vlerat gjitoneve qe kemi verdalle. Po kush kupton thua, asnje, vetem dine te hane, pa pune e madhe se c'fare behet.

    Une te isha Kasterjot Myftaraj do te hiqja verejtje kushdo qeverije qe ishte ne pushtet per pakujdesine qe tregojne dhe paaftesine ne c'do moment qe ata kane, kur kane te tilla projekte kolosale dhe te rrezikshme ne duar.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    auvlone..

    me kte shkrimin ketu lart.. nuk me dukesh si vajz e vogel vlore qe po ben tetvjecaren ne amerike..
    hmmm..

    te tilla mendime i kane ne koke e i bluajn e i kuvendojne.. vetem gerxhot e vjeter te ppsh-se.. qe militojne lart ne ato klanet kryesore te PS-se..
    mo e ka shkruar babi kte?

    nejse se ne sa me shum mendje duam ne forum..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 20-04-2009 mė 23:09

  4. #84
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Ky K.M eshte nje teveqel burre, pffffffffff nje peshtirrosje e gjalle, tamam si ZP-istet e kohes xhaxhit !!!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po per ZP-istet sot cmendim ke o shkelqo meqe ata te kohes xhaxhit i paske inat.. ?

    lol..

  6. #86
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    po per ZP-istet sot cmendim ke o shkelqo meqe ata te kohes xhaxhit i paske inat.. ?

    lol..

    te njejtet jane Braro vetem se tani jane trashur me shume nga "te ngrenit" dhe vishen me kostume Made in Italy

    lol

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Prof. Dr. Bamir Topi u be sot per here te pare (per mendimin tim) Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė.

    .................................................. .................................................. ........


    Topi: Zgjedhjet nuk do te shtyhen




    Presidenti i Republikes hodhi poshte sot cdo mundesi qe zgjedhjet e 28 qershorit te shtyhen.(UPDATE)

    Ai nderhyri per here te pare ne debatin per ceshtjen e kartave dhe kerkoi nga politika zgjidhjen e saj dhe dhenien fund te debatit.

    "Ajo qe populli ka nevoje te degjoje tani - tha kryetari i shtetit - jane programet e partive per zhvillimin e vendit".

    Per here te pare qe pas fillimit te debatit per leternjoftimet, Presidenti i Republikes Bamir Topi, hodhi poshte prerazi cdo dyshim ne lidhje me implikimin qe debati mund te kete ne daten e zgjedhjeve.

    "Kur ka debate te ketij karakteri qe vene ne dyshim, do behen zgjedhjet, s'do behen zgjedhjet, keto corientojne qytetarin, dhe une jam sot ketu qe te apeloj per zgjidhjen sa me te shpejte te ceshtjeve dhe debateve dhe njerezit te shkojne te aplikojne per leternjoftimet dhe te mos vihen ne dyshim asgje per zhvillimin e zgjedhjeve me daten 28 qershor. E them per here te pare ne kete ambient, ky eshte nje hap i gabuar i politikes shqiptare, e cila kishte tere kohen e mjaftueshme per t'u marre me kete problem. Sot partite politike duhet te perballnin programet e tyre dhe kjo eshte ajo qe do te degjoje publiku”, u shpreh Topi.

    Presidenti u ndal me pas te cilesia e te berit politike, duke i cilesuar te dhimbshme rastet kur politikane te ndryshem dalin jashte karakterit te tyre.

    "Disa prej tyre klonohen, nuk kane me fytyren e tyre, marrin zakonet e liderit, gjestikulacionet e liderit, por nuk kane me jetegjatesi”, tha Topi.

    Kjo fraze e fundit ishte per studentet e shkolles politike te Keshillit te Europes, te cilet i pergatit qe ne angazhimin e tyre publik ne fushat prej nga vijne, do te hasen me brryla, qe nuk kane asgje te perbashket me kompeticionin. Por sipas Presidentit, e ardhmja jo vetem ne politike, eshte padiskutim e njerezve te ditur.


    http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=149363
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 21-04-2009 mė 13:14

  8. #88

    Ps Bojkot Kqz

    PS BOJKOT KQZ

    22 Maj 2009

    Tedi Blushi

    Partia Socialiste paralajmėron bojkotimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Forca mė e madhe e opozitės bėri dje tė ditur se shkak pėr marrjen e kėtij vendimi, “janė tentativat konstante tė kreut tė KQZ-sė, Arben Ristani pėr tė mbrojtur interesat politike tė Partisė Demokratike”. Deklarata u bė dje nė mbrėmje nga pėrfaqėsuesi i PS-sė nė kėtė institucion, Genc Gjonēaj. Ai braktisi mbledhjen e djeshme tė KQZ-sė pas debateve tė ashpra me Ristanin, nė lidhje me ēėshtjen e ligjshmėrisė sė listave tė kandidatėve pėr deputetė nė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit. Pėrplasjet Gjonēaj-Ristani nisėn nė momentin e interpretimit ligjor tė pikės 4, tė nenit 73 tė Kodit Elektoral, qė shprehimisht thotė se: “Emrat nė listat shumemėrore dhe renditja e tyre nuk mund tė ndryshohen pas miratimit pėrfundimtar nga ana e KQZ-sė”. Pėrfaqėsuesi i PS-sė, duke iu referuar Kodit sqaroi se, ēdo subjekt qė garon nė zgjedhje ka paraqitur pranė KQZ-sė 12 lista kandidatėsh qė korrespondojnė me 12 qarqet e vendit. Sipas tij, nė rast se nė njė apo disa nga kėto 12 lista KQZ-ja do tė konstatonte ndonjė parregullsi, atėherė kėtij subjekti t’i kthehej mbrapsht pėr rregullim vetėm ajo listė. Ndėrkohė qė pėr listat e kėtij subjekti qė do rezultojnė tė rregullta, KQZ-ja tė merrte vendim pėrfundimtar pėr miratimin e tyre. Nga ana tjetėr, Ristani propozoi qė subjektit politik t’i ktheheshin mbrapsht tė 12 listat nė qoftė se edhe nė njė prej tyre do tė konstatohej parregullsia mė e vogėl. Propozimet respektive u hodhėn nė votim dhe me 4 vota pro e 3 kundėr, u miratua propozimi i Ristanit. Nė kėtė moment, Gjonēaj akuzoi kreun e KQZ-sė, “se ju po luan interesat e PD-sė, pasi kam dyshime tė forta se kthimi mbrapsht i tė 12 listave pėr njė parregullsi tė vogėl nė njė prej tyre, ėshtė njė tentativė pėr tė ndėrhyrė direkt nė ndryshimin e renditjes brenda njė liste pėr tė rrėzuar poshtė njė listė tė tėrė, deri dhe pėr tė mos e regjistruar njė parti politike nė zgjedhje nė rast se kjo parregullsi nuk ndreqet brenda afatit 48 orėsh qė pėrcakton Kodi. Nė rast se njė kandidat i caktuar, dokumentacioni i tė cilit ka parregullsi, nuk do tė ketė mundėsinė pėr tė plotėsuar boshllėqet brenda 48 orėve. Jo vetėm ai do tė hiqej nga lista, por edhe subjekti do eliminohej nga gara. Kėshtu, KQZ-ja po ndikon direkt nė eliminimin e kandidatėve apo subjekteve tė caktuara nga zgjedhjet”, - argumentoi ai. Gjonēaj shtoi se, “kam tė gjithė autoritetin pėr tė deklaruar tėrheqjen e PS-sė nga pjesėmarrja nė KQZ, nė rast se vendimi qė morėt nuk rrėzohet”.

    30 % femra

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shkeli dje Kodin Elektoral, dhe konkretisht pikėn 5 tė nenin 67 tė tij qė thotė se: “Pėr ēdo zonė zgjedhore, tė paktėn tridhjetė pėr qind e listės shumemėrore dhe/ose njė nė tre emrat e parė tė listės shumemėrore duhet t’i pėrkasė secilės gjini”. Me propozimin e kreut tė KQZ-sė, Arben Ristani ky institucion votoi dje nė mbrėmje me 4 vota pro dhe 3 kundėr, qė tė miratojė listat kandidatėve pėr deputet tė partive politike qė nuk e plotėsojnė kuotėn e 30 pėr qindėshit, por qė i afrohen kėsaj kuote. E thėnė ndryshe, kjo do tė thotė se njė listė qė plotėson kuotėn e femrave me 25% apo 27.8 pėr qind, tė miratohet.

    Partitė

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi mbrėmjen e djeshme dokumentacionin shoqėrues tė listave tė kandidatėve pėr deputetė tė 8, nga 36 subjekte qė do garojnė nė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit. Me 7 vota pro, ky institucion regjistroi nė kėtė garė vetėm Partinė e Gjelbėr, listat e sė cilės, pėr 12 qarqet rezultuan nė rregull. Po me 7 vota, KQZ-ja ktheu mbrapsht ndėrkohė, listat e Partisė Agrare, Aleancės Kombėtare, Partisė sė Punės, Ballit Kombėtar, Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, Bashkimit Liberal-Demokrat dhe Demokracisė Sociale, qė rezultuan me mangėsi nė dokumentacion. Ndėrkohė, listat e kandidatėve pėr deputet tė dy partive tė mėdha, PD dhe PS do tė merren nė shqyrtim gjatė ditėve nė vazhdim.

    gazeta shqiptare



    Askush nuk po e beson, por PS dhe Rama jane te vendosur qe te bojkotojne zgjedhjet e 28 qershorit.

    Tashme ata i kane parapergatitur materialet qe do te paraqesin si justifikim para opinionit publik per bojkotin e zgjedhjeve.

    Gjate kesaj periudhe ata do te bejne nje fushate formale, sepse ne fakt ata do te punojne me shume ne mbledhjen dhe sajimin e fakteve.

    Per kete do te sherbejne qindra e mijera vullnetare, qe Rama i propogandon si vullnetaret e politikes se re, do te sherbejne ish-police te pajisur me pajisje speciale pergjimi dhe regjistrimi, qindra anetare OJQ, gazetare vendas dhe te huaj etj.

    Rama nuk kandidon, sepse nuk do qe te perdoret gjate ketyre zgjedhjeve te bojkotuara, por ai do te luaje rolin e Mesise gjate periudhes ne vijim, kur ai do te marshoje si protestues rrugeve te Tiranes.

    Ai e ka parandjere humbjen dhe po ashtu e ka parandjere fundin e tij si politikan!

    E vetmja barke shpetimi per te, ka per te qene bojkotimi i zgjedhjeve dhe shkaktimi i precedenteve nga individe qe do te paguhen shume mire per te kryer akte te ndryshme qe do te ulin besueshmerine e zgjedhjeve te 28 qershorit.


    http://en.wikipedia.org/wiki/Orange_Revolution

    http://en.wikipedia.org/wiki/Color_revolution
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 22-05-2009 mė 09:04

  9. #89

    Pjese nga plani i PS per te diskredituar procesin dhe per te justifikuar bojkotin!

    PD pėrgatit manipulimin e zgjedhjeve, socialistėt 5 kėrkesa pėr mosbojkotimin e tyre.

    PS, Islami: PD shpėrndan kuponė falas pėr militantė e saj


    Partia Socialiste hedh dyshime pėr procesin e pajisjes sė qytetarėve me kartat e identitetit dhe i bėn apel qeverisė tė marrė masa tė menjėhershme, pėrndryshe PS-ja nuk do t’i njohė zgjedhjet e 28 qershorit e as nuk do tė pranojė shtyrjen e tyre. Ky reagim erdhi pasi “Fiks Fare” denoncoi rastin nė Durrės, ku Partia Demokratike u shpėrndante kuponė falas simpatizantėve tė saj. Ndėrkaq, Sekretari pėr Ēėshtjet Zgjedhore i Partisė Socialiste, Kastriot Islami, i dha ultimatum qeverisė dhe Berishės, pėr tė gjetur njė zgjidhje, pasi opozita nuk do tė lejojė zhvillimin e zgjedhjeve pa standarde dhe as shtyrjen e tyre. Islami bėri njė panoramė tė detajuar tė procesit tė shpėrndarjes sė kartave tė identitetit, duke iu referuar shifrave zyrtare tė Ministrisė sė Brendshme. “Shifra 353 mijė aplikime pėr votuesit pa pasaportė dhe ritmi prej rreth 60-70 mijė aplikime nė ēdo 10 ditė, i bėn socialistėt tė arrijnė nė pėrfundimin se deri nė 12 qershor 2009 nuk mund tė ketė mė shumė se 450-460 mijė aplikime tė votuesve pa pasaporte.
    Mbrėmė Top Chanel nė emisionin Fiks Fare ka dhėnė prova tė qarta pėr gjithcka kemi ngritur deri mė sot pra qė procesi ėshtė jolegjitim, i manipuluar dhe selektiv dhe pėr mė tepėr drejtuesi i Zyrės sė Gjendjes Civile ka lėnė tė kuptohet se nuk ka asnjė mekanizėm pėr tė bėrė tė qartė nėse leternjoftimi ėshtė i vėrtetė apo fallso. Ndaj, dėshtimi i procesit tė pajisjes me letėrnjoftimi tė votuesve pa pasaportė ėshtė akoma mė i qartė dhe mė i dukshėm”, u shpreh Islami. Mė tej ai akuzoi qeverinė se militantė tė Partisė Demokratike shpėrndajnė kupona tek militantėt e PD-sė, tė cilėt pėr mė tepėr kanė certifikata fallso, ku sipas tij, kjo implikon rėndė sherbimin postar dhe zyrat e gjendjes civile si dhe Ministrinė e Brendshme.
    “I kėrkojmė Prokurores sė Pėrgjithshme tė fillojė menjėherė hetimet pėr kėtė rast qė nuk ėshtė i veēuar. Zgjedhjet e lira e tė ndershme janė nė rrezik mė shumė se ēdo herė tjetėr. Nga faktet e mbrėmshme rezulton se leternjoftimi ėshtė mė lehtėsisht i zotėrueshėm nė mėnyrė jolegjitime dhe mė lehtėsisht i fallsifikueshėm sesa certifikata e mėparshme. Krahas Prokurorisė sė Pėrgjithshme kjo situatė do ti bėhet prezent menjėherė vėzhguesve tė OSBE/ODHIR”, thksoi Islami. Duke u ndalur te procesi i pajisjes sė qytetarėve me letėrnjoftime elektronike, Islami bėri tė ditur se nė dhjetėditėshin e dytė tė majit, nga tė dhenat e MB rezulton se nuk kanė arritur tė kryehen mė shumė se rreth 70 mijė aplikime tė votuesve pa pasaportė. “Mbi 270-300 mijė shqiptarė nė listėn e votuesve nuk do tė mund tė votojnė. Ky do tė jetė pėrfundimi tragjik i taksės sė votės sė vendosur pėr kėto zgjedhje nga Berisha. Pra, sic e kishim parashikuar procesi rezultoi krejtėsisht i dėshtuar pėr shkak tė mekanizmit tė gabuar dhe tė komplikuar tė miratuar nga qeveria nė mėnyrė tė njėanshme dhe qė nuk mori nė konsideratė as heqjen e taksės sė votės dhe as propozimin pėr njė mekanizėm tė thjeshtė one stop shop.
    Prandaj edhe pas vendimeve tė 1 majit 2009 procesi mbeti demotivues, i manipuluar nga shėrbimi postar e strukturat vendore tė drejtuara nga PD dhe selektiv nga sekserėt e biznesmenet e PD qė i pamė mbrėme nė Fiks Fare”, vijoi Islami. PSSH e demaskon kėtė pėrpjekje tė fundit dhe deklaron se nuk do ta pranojė snjė arsyetim, duke e konsideruar njė pėrpjekje tjetėr pėr tė mbuluar dėshtimin. Duke pasur parasysh kėto rrethana negative, nė emėr tė PS-sė, Islami i paraqet 5 kėrkesa konkrete pėr qeverinė pėr tė shpėtuar zgjedhjet. PS-ja i kėrkon qeverisė tė vėrė nė dispozicion tė Komisionit ad hoc dhe tė OSBE/ODHIR listėn e votuesve pa pasaportė qė ende nuk kanė aplikuar, kėtė mė tepėr si detyrim ligjor.
    I kėrkon me forcė qeverisė tė bėje publike listėn e tė gjithė votuesve pa pasaportė qė kanė aplikuar pėr tė vlerėsuar me saktėsi se cfarė kategorish pėrfaqsojnė ata qė do tė mbeten pa aplikuar, sepse qe everia po pėrpunon gėnjeshtrėn e madhe tė rradhės se mbi 300 mijė votues pa pasaportė prezentė nė listėn e votuesve janė emigrantė ilegalė ose njė pjesė e tyre nuk dėshėron tė votojė. Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr qė Kryeministri dhe ministrat e tij po shpėrndajnė tek ndėrkombėtarėt, ende jo zyrtarisht. Mė tej i bėn thirrje qeverisė qė tė gjetjė njė zgjidhjen pėr tė gjithė ata qė do tė mbeten pa mjet identifikimi nė 12 qershor 2009 ose tė pranojnė publikisht dėshtimin pėr organzimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme. Sė fundmi Islami u shpreh se mungesa e transparencės pėr kėrkesat e PSSH dhe faktet e mbrėmshme i shtyn socialistėt tė pohojnė se prapa paaftėsisė dhe mungesė sė vullnetit qėndron edhe njė skemė e manipulimit tė sofistikuar pėr tė ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve pėrmes heqjes sė mundėsisė sė votimit tė 10 % tė votuesve nė listėn e zgjedhėsve.

    sot

    Ne cdo komision lokal, anetaret e opozites do te jene te pajisur me pergjues, po ashtu vezhgues te OJQ te ndryshme, gazetare etj. A lejohet qe anetaret e komisionit te mbajne pergjues?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 25-05-2009 mė 16:01

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    PD pėrgatit manipulimin e zgjedhjeve, socialistėt 5 kėrkesa pėr mosbojkotimin e tyre.

    PS, Islami: PD shpėrndan kuponė falas pėr militantė e saj


    ...Ky reagim erdhi pasi “Fiks Fare” denoncoi rastin nė Durrės, ku Partia Demokratike u shpėrndante kuponė falas simpatizantėve tė saj.

    ... Islami bėri njė panoramė tė detajuar tė procesit tė shpėrndarjes sė kartave tė identitetit, duke iu referuar shifrave zyrtare tė Ministrisė sė Brendshme. “Shifra 353 mijė aplikime pėr votuesit pa pasaportė dhe ritmi prej rreth 60-70 mijė aplikime nė ēdo 10 ditė, i bėn socialistėt tė arrijnė nė pėrfundimin se deri nė 12 qershor 2009 nuk mund tė ketė mė shumė se 450-460 mijė aplikime tė votuesve pa pasaporte.
    Prof. Dr. Islami mendon se meqenese shumica e shqiptareve nuk e njohin Max Plank-un, ateher ata nuk njohin as aritmetiken e fillores.

    Meqenese deri ne 12 Qershor do te kene aplikuar per leternjoftimet e reja 460 mije votues "demokrat" pa pasaport ( them demokrat sepse Kaē Islami pretendon se socit po bllokohen) , nga 700 mije qe eshte numri i pergjithshem i votuesve pa pasaporte, ateher i bie qe mbeten pa aplikuar edhe 240 mije votues "soci" pa aplikuar.

    240 mijė x 2 dollar = 480 mije dollar

    po e rrumbullakos dhe po e bej 500 mije dollar.

    I bie qe:

    Ed Rama per 500 mijė dollar (para xhepi keto per kandidatet per deputet te Partise te Bashkise, si Fidel Ylli, Ledia Shamku-Shkreli, Tom Doshi etc.) lejon qe ti digjen 240 mije votues socialist, ose e thene ndryshe 24 mandate deputetesh.

    Oooooooooooooooo Kaē !!!!!!!

    Shqiptaret e dine shume mire qe Ed Rama & Partia e Ndertuesve te Bashkise jane ne gjendje dhe te gatshem qe te blene 1 mandat deputetiti per 500 mije euro, prandaj mos u mundo ti mashtrosh.


    Jo per gje, por sepse me dobsite tuaja ne fushate po ja venitni fitoren Sales.
    Do thot bota:
    He mer ky Sala kot fryhet. Gjeti nje kal te ngordhet ene i shkuli patkojt. Ta provoj ene i her me Tos Qorrin po ja majti ne 2013
    .

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 25-05-2009 mė 19:25

Faqja 9 prej 13 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu nen akuze, publikon postet e familjes
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 09-03-2011, 14:57
  2. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  3. Kontestimet e rezultatit tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 10-09-2005, 19:02
  4. Lajmi mė i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •