Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Thaçi: Ndarja e Kosovës ndryshon kufijtë në Ballkan

    Me deklaratat e fundit të politikuajve tanë që i kemi në pushtet po i vjen era ndarje.

    Hashim Thaci dhe Skender Hyseni than..



    Thaçi: Ndarja e Kosovës ndryshon kufijtë në Ballkan



    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se ndarja e Kosovës do ta hapte çështjen e ndryshimit të kufijve në Ballkan, dhe prandaj askush nuk është i interesuar për hapjen e kësaj çështjeje.

    “Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i njohur dhe i garantuar ndërkombëtarisht, dhe Kosova me këto kufij do të integrohet në NATO dhe BE”, ka thënë Thaçi për agjencinë Beta.

    Ai ka thënë se gjendja e sigurisë është stabile dhe ndër sfidat më të rëndësishme është integrimi i pjesës veriore dhe zbatimi i ligjit në këtë pjesë të vendit.

    “Serbët e Kosovës do t’i realizojnë të drejtat e tyre në mënyrën më afirmative në kuadër të respektimit të plotë të integritetit territorial të Kosovës, të forcimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës dhe respektimit të plotë të planit të Ahtisarit”, ka thënë Thaçi.

    Sipas tij, Kosova është e gatshme që të bisedojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, por kurrë nuk do të pranojë të bisedojë për statusin e Kosovës.
    “Mund të bisedojmë si dy shtete të pavarura për çështjet konkrete në interes të dy vendeve” tha Thaçi.



    ********************



    Hyseni: Ndahet Kosova, ndahet Ballkani!


    “Po të ketë ndarje, ndryshimi i kufijve nuk do të ndalet në Kosovë por do ta përfshijë gjithë Ballkanin”, i ka thënë Radio Dukagjinit ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni.

    Sipas tij, Serbia nuk po e pengon vetëm Kosovën drejt anëtarësimit në BE por gjithë Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë ka bërë të ditur se pret që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë neutral. E ky qëndrim sipas tij do të ishte në të mirë të Kosovës.

    “Kërkesa për ndarje nënkupton destabilizim të të gjithë rajonit”, ka pohuar shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni. Ai ka thënë se tema e ndarjes është lansuar nga Beogradi për të parë reagimet në Kosovë. “Nuk ka ndarje të Kosovës”, ka potencuar Hyseni duke shtuar se ndarja do të nënkuptonte ndryshim të kufijve të gjithë Ballkanit.

    “Po e themi troç. Po të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës atëherë nuk do të ndalet në Kosovë, nuk përfundon në Kosovë, do ta përfshijë gjithë rajonin e Ballkanit”.

    Ministri i Jashtëm Hyseni shkon edhe më tutje. Ai fajëson Beogradin që po e pengon integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. “Pengesat që Beogradi po i vendosë në rrugën e konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës rrjedhimisht po pengojnë edhe integrimin e pjesës tjetër të Ballkanit në BE”.

    Këtë deklaratë, ministri Hyseni e mbështet në faktin që i gjithë Ballkani Perëndimor do të integrohej thuajse në të njëjtën kohë në BE.

    Hyseni për herë të parë ka përmendur mundësinë që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë neutral. E ky qëndrim, sipas tij, do të ishte në të mirë të Kosovës. “Mendimi i Gjykatës do të jetë krejtësisht i paadresuar, neutral, që do me thënë në të mirë të Kosovës, sepse do të dalë pikërisht ajo që e kemi thënë. Pavarësia e Kosovës është çështje me të cilën Gjykata nuk duhej të merrej fare”.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po boll mire paskan than more
    po a mos deshte te bajn be ty ne kuran a ne bibel a heeee bal he bal
    po se di perse te lejoin te hapesh turli far teme ty se
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Po boll mire paskan than more
    po a mos deshte te bajn be ty ne kuran a ne bibel a heeee bal he bal
    po se di perse te lejoin te hapesh turli far teme ty se
    Shif ti psikopat.

    Mos u bej kaq i trash me më repliku mua se asnjëher stë kam dhen kaq të drejt ty me më sha mua ok?

    Shko ofendo ke je mesu me ofendu por nick tim harroje sepse sta lejoj njeri budalla!

    Tema ashtu po bëher fjal e ty nqs stë pëlqen mos hy me lexu as me shkru gjo.

    budalla plak.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    E lehte eshte me ba ham, ham, ham, keshtu siq bejne thaqi, hyseni e disa karajfila te tjere. Shtrohet pyetja se cfare po punojne ne kete drejtim. Dhe ketu e kam fjalen per politiken gjithshqiptare e jo vetem te Kosoves? Pra cfare po bejne shqiptaretne drejtim te mbijeteses si komb dhe si qenje njerezore?
    Ne nuk mund te jemi te kenaqur, kur shofim se per njerezit e politikes, ky profesion ushtrohet vetem e vetem per tu pasuruar. Biles edhe ata te cilet tani me veq nuk ia dine skajin pasurise, vazhdojne edhe me tutje te pasurohen. E keqja tjeter ne kete drejtim eshte, se kjo praktike tani me eshte perqafuar nga te gjithe. Biles edhe nje pjese e popullit e shef si normale.

    E derisa " hashimat " e Kosoves bejne edhe me tutje ham, ham, ham, shkijet punojne ne destabilizimin e Kosoves dhe ne mbetjen ne varesi te shqiptareve nga ta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •