cfare nuk pret nga antishqiptaret
cfare nuk pret nga antishqiptaret
Ceka: Zhurma e PS, alibi per humbjen
Denis Dedej
E Shtune, 28 Mars 2009
"Pretendimet dhe zhurma qe po ben kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne lidhje me kartat e identitetit, eshte nje alibi qe po perdor ai per te justifikuar humbjen e sigurt ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit". Kjo eshte deklarata e bere nga presidenti i Partise Aleanca Demokratike, per gazeten "Koha Jone", mbi shqetesimet e ngritura here pas here nga Partia Socialiste per ceshtjen e shperndarjes se leternjoftimeve. Ai sqaron se Rama e dinte qe ne momentin kur u bene ndryshimet Kushtetuese dhe per me teper ne momentin kur u miratua Kodi i ri Zgjedhor, se nuk do te hyhej ne zgjedhje pa karta identitetit ose pasaporta. "Dinte dhe afatet kohore, por atehere nuk foli. Ndersa tani, gjithe kundershtite, paralajmerimet, jane nje alibi per te justifikuar humbjen. Sot ai nuk duhet te flase me per Kodin apo per kartat e identitetit", shpjegoi Ceka shqetesimet e socialisteve. Perpos kesaj, edhe nenkryetari i Partise Aleanca Demokratike, Arben Demeti, u shpreh ne te njejten linje. Ai tha se problemi eshte qe Partia Socialiste po e perkeqeson situaten dhe po e pershkallezon sepse keshtu e gjykon. "Kjo i sherben per nje alibi, sepse qe atehere ka nje marreveshje midis Rames dhe Berishes mbi keto pune", deklaroi per "KJ", Demeti. Ndryshimet e fundit Kushtetuese, sipas nenkryetarit te PAD-se, u bene per dy arsye, qe Rama te marre keshtu lidershipin ne partite e majta dhe e dyta, te pastrohet nga xhaketat e vjetra dhe mendjen e ka te mbledhur, humbjen e ka te sigurt dhe te parashikuar. "Nuk ka asnje lidhje me ate elektorat, por ka si qellim t'i sherbeje vetvetes nepermjet pushtetit politik, te uzurpuar nga PS-ja, t'i sherbeje dhe interesave ekonomike dhe per t'u mbrojtur nga goditjet e mundshme qe mund t'i vijne", deklaroi Demeti. Sipas tij, Berisha i ka ne dore materialet shtrenguese, ka dosjet e korrupsionit, ka dosjet e Lustracionit, ka edhe dosjet e perversiteteve, fotografi, albume, filmime. Ai sqaron se gradualisht gjate kesaj kohe, kane dale te dhenat dhe PD eshte bere me agresive, duke akuzuar drejtperdrejt, i ka nxjerre nje pjese te materialeve dhe nje pjese i ka akoma aty. "Por Partia Socialiste, per te ardhur deri tek dita e zgjedhjeve, do te gjeje elemente te ndryshem qe lidhen me plotesimin e kushteve per nje proces zgjedhor te rregullt dhe te ndershem", theksoi Demeti. Ai vijon te me tej, se kjo parti do te dale te kartat e identitetit, me pas tek dicka tjeter, me vone zhvillimet, pastaj tek fushata, deri ne menyren se si do te votohet dhe menyren se si do te numerohen votat etj. "Te gjitha keto, do te jene elemente qe do te cojne drejt nje kontestimi", tha nenkryetari i PAD. Aleanca Demokratike eshte e mendimit se nuk ka asnje lloj diskutimi, qe zgjedhjet fitohen qartazi nga Partia Demokratike. "Ne keto kushte, Edi Rama eshte nje nga njerezit me te qarte ne kete drejtim, por do te perpiqet, do te gjeje shkaqe te ndryshme. Kemi informacione qe po shkon drejt kesaj dhe do te vije drejt nje kontestimi zgjedhor te fuqishem ne fund, qe do ta kete si alibi. Ai eshte me i qarte se te gjithe qe humbi, por do te beje nje kontestim te forte, mundesisht te shkoje drejt nje bojkotimi te zgjedhjeve", rrefeu Demeti.
koha jone
DYDRINAS nga 55-ēet paske kalu ke KJ-istet e Frangajteve qe flasin per Cekistet thinjosh enverosaliste...![]()
Blossoms of heaven, Ashes of hell...
Ceka eshte kopja e Xhuvelit, nje plere qe se ka shokun.
POLITIKĖ
Ulen ēmimet pėr marrjen e kartės sė identitetit, 300 lekė pėr pensionistėt, 200 lekė pėr studentėt dhe falas pėr invalidėt
30-03-2009 /
Gazeta 55
Vendimi ka dalė pėr tė pėrshpejtuar procesin e pajisjes sė qytetarėve me karta identiteti, para mbajtjes sė zgjedhjeve, por sėrish do tė mbeten nė fuqi sanksionet shtetėrore pėr qytetarėt qė nuk pėrmbushin kėtė detyrim ligjor
TIRANE - Qeveria shqiptare ka vendosur qė ti japė njė shtysė tė mėtejshme procesit tė pajisjes sė qytetarėve shqiptarė me kartat e reja tė identitetit, duke vendosur uljen e ndjeshme tė ēmimit pėr disa kategori nė nevojė. Ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, tha se vendimi i fundit prek tė gjithė pensionistėt qė kanė pensionet minimale nė qytet dhe tė gjithė pensionistėt nė fshat , tė cilėt kanė aplikuar deri mė tani apo do tė aplikojnė deri me datėn 1 maj 2009, pėr tė cilėt ēmimi i letėrnjoftimit do tė jetė 300 lekė tė reja.
Vendimi i fundit
Vendimi prek gjithė studentėt, pėr tė gjithė ata qė pėrfitojnė ndihmė ekonomike pėr shkak tė papunėsisė, si dhe pėr tė gjithė ata qė deri mė datė 28 Qershor 2009 mbushin 18 vjeē dhe votojnė pėr herė tė parė, tė cilėt kanė aplikuar deri mė tani apo do tė aplikojnė deri mė datėn 1 Maj 2009, ēmimi i kartės do tė jetė 200 lekė tė reja si dhe pėr tė gjithė personat para dhe tetra, plegjikė si dhe pėr personat e verbėr, letėrnjoftimet do tė jepen falas, deklaroi ministri Nishani.
Sipas tij duke filluar nga data 1 Prill 2009 deri mė datėn 1 Maj 2009 personat qė e kanė pasaportėn pėr udhėtim jashtė vendit nuk do tė lejohen tė aplikojnė pėr letėrnjoftimin elektronik. Nė njė kohė qė pėr tė gjitha ato komuna ku ende nuk ka filluar procesi i aplikimit, ky vendim do tė jetė nė fuqi deri mė datėn 1 qershor 2009.
Masat dhe sanksionet
Vetėm dy ditė mė parė zėdhėnėsi i kėtij dikasteri Fatmir Konja paralajmėroi qytetarėt se nuk do tė pėrfitojnė asnjė shėrbim nga institucionet shtetėrore nėse nuk paisen me kartat e identitetit. Konja saktėsoi se letėrnjoftimi elektronik ėshtė njė dokument qė nuk vlen vetėm pėr zgjedhjet parlamentare tė qershorit, por edhe pėr tė marrė shėrbimet e institucioneve shtetėrore dhe se mospasja e kartės sė identitetit do tė krijojė pamundėsinė e marrjes sė kėtyre shėrbimeve pėr pensionistėt, studentėt dhe tė gjithė qytetarėt e tjerė.
Deri nė datėn 28 mars procesi i aplikimit pėr letėrnjoftime elektronike deri mė tani ka filluar nė 210 njėsi vendore, ndėrsa deri nė datėn 26 Mars kanė aplikuar 350 mijė shtetas, ndėrkohė nė Qendrėn Kombėtare tė Personalizimit tė tė Dhėnave janė prodhuar 250 mijė karta identiteti.
Kryeministri Berisha ka kundėrshtuar pak ditė mė parė propozimin e Partisė Socialiste
pėr shpėrndarjen falas tė kartave tė identitetit si njė tendencė qė sipas tij qė synon zhvlerėsimin e kėtij procesi shumė tė rėndėsishėm pėr vendin.
Kompensimi i paralajmėruar
Pavarėsisht stigmave periodike opozitės sė majtė dhe kryesisht Partisė Socialiste nė lidhje me kėtė proces, qeveria ka qenė e ndjeshme ndaj impaktit social qė ky proces
ka tek shtresa tė caktuara tė popullsisė. Kėshtu vetėm dy muaj mė parė, saktėsisht nė 14 janar 2009, Kėshilli Ministrave vendosi qė tė kompensonte njė pjesė tė pagesės pensionistėt, studentėt, shtresat nė nevojė dhe administratėn pėr pajisjen me letėrnjoftime. Konkretisht vendimi parashikonte kompensimin nė masėn 65-70 pėr qind tė tarifės pėr shtresat nė nevojė dhe studentėt, 56 pėr qind pėr pensionistėt dhe 30 pėr qind pėr administratėn.
Me tarifat e miratuara asokohe studentėt dhe shtresat nė nevojė do tė paguanin pėr kartat vetėm 500 lekė, pensionistėt 800 lekė dhe punonjėsit e administratės 1 000 lekė tė reja. Kjo ulje e re e ēmimit tė kėsaj karte duke e reduktuar atė nė njė ēmim simbolik largon ēdo alibi pėr mospajisjen me kėtė kartė tė gjithė qytetarėve qė kanė tė drejtėn e votės nė zgjedhjet e 28 qershorit.
Vendimi i fundit
* Pėr tė gjithė pensionistėt qė kanė pensionet minimale nė qytet dhe tė gjithė pensionistėt nė fshat, tė cilėt kanė aplikuar deri mė tani apo do tė aplikojnė deri me datėn 1 Maj 2009, ēmimi i letėrnjoftimit do tė jetė 300 (treqind) lekė,
* Pėr tė gjithė studentėt, pėr tė gjithė ata qė pėrfitojnė ndihmė ekonomike pėr shkak tė papunėsisė, si dhe pėr tė gjithė ata qė deri mė datė 28 qershor 2009 mbushin 18 vjeē dhe votojnė pėr herė tė parė, tė cilėt kanė aplikuar deri mė tani apo do tė aplikojnė deri mė datėn 1 Maj 2009, ēmimi i kartės do tė jetė 200 (dyqind) lekė,
* Pėr tė gjithė personat para dhe tetra, plegjikė si dhe pėr personat e verbėr, letėrnjoftimet do tė jepen falas.
* Duke filluar nga data 1 Prill 2009 deri mė datėn 1 Maj 2009 personat qė e kanė pasaportėn pėr udhėtim jashtė vendit nuk do tė lejohen tė aplikojnė pėr letėrnjoftimin elektronik.
* Pėr tė gjitha ato komuna ku ende nuk ka filluar procesi i aplikimit, ky vendim do tė jetė nė fuqi deri mė datėn 1 Qershor 2009.
Vendimi i 14 janarit
Shtresave nė nevojė tu kompensohet pagesa pėr pajisjen me letėrnjoftim nė shumat, si mė poshtė vijon:
a) Nė masėn 700 (shtatėqind) lekė:
i. Ēdo anėtari tė familjes, qė trajtohet me ndihmė ekonomike dhe qė ėshtė mbi 18 vjeē, si dhe tė atyre qė e mbushin kėtė moshė para datės 30 qershor 2009;
ii. Personave me aftėsi tė kufizuar, tė lindur a tė bėrė tė tillė, tė cilėt deklarohen tė paaftė pėr punė me vendim tė KMCAP-sė, sipas pikės 3, tė nenit 7, tė ligjit nr. 9355, datė 10.3.2005, Pėr ndihmėn dhe shėrbimet shoqėrore, si dhe anėtarėve tė familjeve tė tyre, qė janė mbi 18 vjeē, kur personi me aftėsi tė kufizuar ėshtė kryefamiljar;
iii. Personave, qė pėrfitojnė pagesė papunėsie;
iv. Studentėve.
b) Nė masėn 400 (katėrqind) lekė:
i. Tė gjithė personave qė pėrfitojnė pension pleqėrie, nė fshat apo qytet, tė plotė ose tė pjesshėm, si dhe pension invaliditeti;
ii. Personave nė ngarkim tė pensionistėve, tė cilėt janė pa tė ardhura.
c) Nė masėn 200 (dyqind) lekė punonjėsve tė institucioneve buxhetore, me pagė mujore bruto jo mė tė madhe se 35 000 (tridhjetė e pesė mijė) lekė, si dhe personave nė ngarkim tė tyre, pa tė ardhura.
...
55
--
te shohim cdo shpiki edvin ruci perseri ndonje ankese per kartat..
kishte marre borxh vali leskaj tek arta dadja.. me pagu aplikimin per kartė..
gjynaf..
i poshter paska qenur ki berisha..
PS: Kartat, bojkotojmė zgjedhjet e qershorit
» Dėrguar mė: 02/04/2009 - 13:33
Partia Socialiste nuk do tė bėhet pjesė e zgjedhjeve nėse dėshton procesi i pajisjes sė gjithė shqiptarėve me letėrnjoftimet e reja. Sekretari organizativ, Blendi Klosi e ka bėrė kėtė tė qartė pėr herė tė parė, pas shfaqjes sė problemeve me procesin e kartave tė identitetit. Ēėshtja e letėrnjoftimeve tė reja elektronike ka qenė njė pikė e fortė debati mes Klosit dhe ministrit tė Brendshėm, Bujar Nishani, gjatė njė emisioni televiziv. Nėpėrmjet kėtij procesi vazhdoni tė konfuzoni pajisjen e qytetarėve me karta identiteti, vazhdoni qė tė keni nė kokė skema manipulimi pėr procesin zgjedhor, - i ka thėnė Klosi, ministrit Nishani, gjatė debatit. Zoti ministėr, e kemi bėrė publike nė konferenca shtypi dhe po ua them dhe drejtpėrsėdrejti, opozita shqiptare nuk do tė lejojė asnjėherė qė ky proces tė ndodhė dhe qė qytetarėt shqiptarė tė shkojnė nė 28 qershor tė sigurt qė zgjedhjet do tė jenė tė ndershme e tė lira, pėrndryshe nuk do tė ketė zgjedhje nė Shqipėri. Nuk do tė lejojmė qė tė afrohemi nė atė proces, - u shpreh sekretari organizativ i PS-sė, Blendi Klosi. Por, i menjėhershėm ka qenė reagimi i ministrit Nishani. Kjo ėshtė filozofia e ndjelljes sė tė keqes. Shqipėria merrte ftesėn pėr nė NATO, dhe ju dilni bėni protestė pėr tė treguar qė nė Shqipėri nuk ka stabilitet. Dhe, askush nuk ua mori pėr bazė. Juve ju shkon mendja tė qani vetėm tė keqen, duhet tė hiqni dorė nga kjo, sepse nuk ju jep asnjė pikė politike dhe asnjė avantazh nė kėtė pikė fushate qė jemi, - ėshtė kundėrpėrgjigjur Nishani. Ky i fundit ka bėrė tė qartė se nuk do tė pranohet kėrkesa e PS-sė pėr shpėrndarjen e kartave tė identitetit falas. Nishani ka dhėnė garanci se ky proces do tė realizohet me sukses. Deri mė tani, opozita, dhe nė veēanti PS-ja ka ngritur dhe ka bėrė publike vonesat nė aplikimin e shtetasve me karta identiteti. Deri tani, sipas shifrave tė PS-sė, ka aplikuar njė masė shumė e vogėl dhe periudha e shkurtėr nuk e lejon pajisjen e tė gjithė shtetasve me karta. Mirėpo, kjo, sipas socialistėve u refuzon shqiptarėve qė nuk kanė mjetin e ri tė identifikimit, tė drejtėn e votės. Pėr ecurinė e kėtij procesi, PS-ja propozoi kohė mė parė ngritjen e komisionit tė posaēėm pėr monitorimin e tė gjithė pėrgatitjes sė infrastrukturės zgjedhore. Mirėpo, aktualisht, ky komision drejtohet nga demokratėt. Nga ana tjetėr, vetėm dy ditė mė parė, Kryetari i Asamblesė Kombėtare tė PS-sė, Gramoz Ruēi lėshoi alarmin e rrezikut qė i kanoset standardeve zgjedhore. Sipas PS-sė, mbeten ende njė e pesta e votuesve tė papajisur me karta identiteti. Mė sė fundi, PS-ja i propozoi qeverisė edhe njė projektligj, sipas tė cilit deri nė datėn 28 qershor kartat tė jepen falas pėr ato kategori qė nuk mund ta blejnė atė. Mirėpo, qeveria as nuk e ka marrė parasysh kėtė propozim, por ka marrė njė tjetėr vendim, qė ulte tarifat pėr studentėt, deri nė 200 lekė dhe pėr njė kategori tė pensionistėve, deri nė 300 lekė. Pas disa herė thirrjesh drejtuar qeverisė, PS-ja ja kalon tė gjithė pėrgjegjėsinė asaj pėr dėshtimin e procesit. Kokėfortėsia e qeverisė ndaj ēdo propozimi tė arsyeshėm pėr qasjen ndaj problemit, e bėn atė plotėsisht fajtore pėr delegjitimimin e zgjedhjeve nė vendin mė tė ri anėtar tė NATO-s, - thuhej dje, nė njė deklaratė tė PS-sė.
gazeta shqiptare
Kartat, Islami: Tre Jo-tė e PS-sė pėr zgjedhjet
13/04/2009 - 10:49
Aristir Lumezi
Nėnkryetari i komisionit parlamentar ad hoc pėr kartat e identitetit, Kastriot Islami nė njė intervistė ekskluzive pėr Panorama tregon tre kushtet e PS pėr zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas tij, PS nuk do tė pranojė zgjedhje pa karta identiteti, jo ndryshim tė rezultatit me karta dhe nė asnjė rast nuk do pranojė zhvillimin e zgjedhjeve pėrtej afatit kushtetues tė 28 qershorit. Sipas tij, nė diskutimin pėr Kodin e ri Zgjedhor, ka qenė PD qė ka kėrkuar vazhdimisht shtyrjen e datės sė zgjedhjeve pėrtej qershorit.
Nė njė deklaratė tė pak ditėve mė parė, ju keni dhėnė alarmin pėr pamundėsi kohore nė realizimin e procesit tė pajisjes sė shtetasve pa pasaportė me karta identiteti. Si paraqitet ky proces sot dhe sa hapėsira kohore dhe fizike ka ende pėr tė rikuperuar kėtė proces?
Ripėrsėris se ēfarė kam thėne bazuar nė informacionin e dhėnė nė Komisionin ad hoc tė Kuvendit: i)Situata rezulton me mė shumė shqetėsim se njė javė mė parė; nga shpjegimet rezulton se gjendja ėshtė bėrė mė alarmante. Situata po pėrkeqėsohet dhe rreziku po rritet nė kuptimin e ezaurimit tė kapaciteteve teknike pėr pajisjen me karta identiteti tė votuesve pa pasaportė; besoj se java e ardhshme do tė pėrbėnte nė kėtė kuptim njė moment, kur do tė behej e pamundur edhe nė aspektin teknik realizimi i detyrimit kushtetues dhe tė pėrcaktuar nė Kodin Zgjedhor pėr votim me pasaportė apo kartė identiteti pėr tė gjithė votuesit, ii) Koha ėshtė elementi i parė qė po bėhet e pamjaftueshme; nė nivel makro edhe pėr vetėm pak ditė ndoshta 4-5 ditė dhe mund tė flasim pėr pamundėsi tė realizimit tė kėsaj detyre, iii) Deri nė datėn 6 prill, kur deri nė datėn 12 qershor mbeten vetėm mė pak se 9 javė ose jo mė shumė se 54 ditė punė, nėse punohet edhe tė shtunėn edhe tė dielėn, por nuk punohet tė hėnėn siē ėshtė deklaruar, iv) Deri nė datėn 6 prill janė kryer 159 000 aplikime nga votuesit pa pasaportė ose vetėm rreth 22 pėr qind e numrit prej 730 mijė tė votuesve pa pasaportė, ndėrkohė qė nga tė dhėnat tona ky numėr ėshtė mė i lartė dhe mbetet pėr tu saktėsuar, v) Mbeten nga shifra 730 mijė pėr tė aplikuar edhe 570 mijė votues pa pasaportė ose rreth 80 pėr qind e tyre; ose mė shumė se 730 mijėshi rezulton i rritur; vi) Numri total i kartave tė tėrhequra nga votuesit pa pasaportė dhe me pasaportė ėshtė vetėm 95 mijė, ndėrkohė qė i atyre pa pasaportė nuk jepet ende nga MB, por me siguri nuk do ta kalonte shifrėn 35 mijė ose rreth 4.7 pėr qind e votuesve pa pasaportė. Situata ėshtė mė e rėndė nėse analiza bėhet pėr ēdo njėsi tė gjendjes civile. Nga informacioni rezulton se janė vėnė nė punė 410 poste aplikimi; por nė realitet 1) Nė 62 prej tyre kanė aplikuar zero votues, 2) Nė 40 prej tyre ka aplikuar vetėm njė votues, 3) dhe nė 152 prej tyre kanė aplikuar nga 2-15 votues, 4) Pra nė 252 prej 410 posteve tė aplikimit ose nė 62 pėr qind tė rasteve aplikimi mund tė thuhet se nuk ka filluar ende. Mė keq situata paraqitet me aplikimet pėr votuesit pa pasaportė nė qarqet e i) Dibrės vetėm 4,2%, ii) Elbasanit vetėm 14,2%, iii) Vlorės vetėm 18,5%, etj; kurse nė rrethet i) Dibrės 6,2%; ii) Matit 3,5%; iii) Bulqizės mė pak se 1% etj.
Ju jeni shprehur se pas 7 ditėve, nė varėsi tė reagimeve tė qeverisė dhe kryeministrit pėr kėtė kategori, PS do tė shprehet pėr masat adekuate pėr kėtė proces. Mendoni se ka ende alternativa pėr tė pėrfunduar kėtė proces dhe cilat mund tė jenė ato propozime qė do tė ndihmonin procesin?
Ne besojmė se nėse ka realisht vullnet pėr tė organizuar zgjedhje tė lira e tė ndershme dhe pėr tiu larguar deklaratave demagogjike e thirrjeve emocionale, por pėr tė ndėrmarrė tė gjithė masat, qė tė tėrhiqen votuesit pėr tė aplikuar dhe nėse hiqet kjo taksė votim, atėherė tė gjithė kushtet teknike janė ende tė mjaftueshme, por nė limitet e tyre tė ezaurimit. Logjika ėshtė e thjeshtė: pėrderisa karta e identitetit nė 28 qershor do tė kėtė funksionin e kartės sė votimit, qė shmang tė gjithė llojet e manipulimeve dhe pėr kėtė kemi rėnė dakord kur ėshtė hartuar Kodi, atėherė duket qė kjo tė mos kthehet nė njė taksė qė pengon tė varfrit, pensionistėt, komunitetet romė e egjiptianė, njerėzit nė asistencė, njerėzit me aftėsi tė kufizuara e tjerė tė votojnė. Pra, kjo taksė votimi duhet hequr, bile duke e zhveshur edhe nga rimbursimi sepse shumė familje nuk mund ta paguajnė taksėn paraprakisht dhe pėr mė tepėr nuk kanė besim tek sistemi i rimbursimit, i cili realisht nuk funksionon. Konkretisht duke qenė se premtimi pėr tė pajisur me karta falas votuesit e komunitetit rom ėshtė totalisht nė linjė me propozimin e PS pėr heqjen e taksės sė votimit, kjo na bėn tė mendojmė se pėrtej arsyeve elektorale ekzistojnė tė gjithė argumentet, qė kjo taksė tė hiqet edhe pėr a)Komunitetin egjiptian, i cili vlerėsohet tė jetė nė tė njėjtėn gjendje sociale pėr tė mos thėnė mė tė vėshtirė, b) 92 mijė familjarėt nė asistencė qė ndryshe do tė thoshte minimalisht 200 mijė votues, c)150 mijė pensionistėt nė fshat qė nuk kanė mė shumė se 5500 deri 6500 lekė tė ardhura nė muaj, d) 100 mijė persona me aftėsi tė kufizuara me tė ardhura tė pamjaftueshme pėr tė jetuar dhe kuruar sėmundjet e tyre, e) 30 mijė invalidėt, qė po ashtu nuk do tė kishin mundėsi ta pėrballonin kėtė taksė tė votimit, f) dhe rreth 20 mijė tė tjerė, qė jetojnė me tė ardhura tė papunėsisė, pra rreth 500 mijė votues nė gjendje sociale tė vėshtirė dhe financiare tė pamundur pėr ta pėrballuar kėtė kartė.
Nisur nga ritmi me tė cilin po ecėn ky proces dhe kohės sė mbetur deri nė 28 qershor, pajisja e tė gjithė shtetasve pa kartė duket e pamundur nė njė ambient qė nuk gjeneron nxitje tė procesit. Mendoni se mospajisja me karta do tė detyronte opozitėn pėr tė mos hyrė nė zgjedhje nė 28 qershor?
Qėndrimi i PS ėshtė brenda kėsaj kornize : 1) Zgjedhjet do tė jenė konform standardeve ndėrkombėtare vetėm nėse tė gjithė votuesve u garantohet e drejta e votimit, qė sipas Kodit Zgjedhor sigurohet vetėm me pasaportė e letėr njoftimi elektronike, 2) PS nė asnjė rast nuk do tė lejojė ndryshimin e fitores sė saj nė 28 qershor 2009 pėrmes manipulimit selektiv me kartat e identitetit; 3) PS ka kėrkuar dhe ėshtė krejtėsisht e pėrgatitur dhe e vendosur pėr tė zhvilluar zgjedhjet nė 28 qershor 2009.
Nėse procesi dėshton cilat do tė ishin pėrgjegjėsitė politike, ndaj maxhorancės, por dhe ndaj opozitės e cila duke kėrkuar karta falas duket se e ka frenuar procesin e pajisjes? Ēfarė do tė kėrkojnė PS ndaj qeverisė dhe kryeministrit?
Nėse procesi dėshton, kjo ėshtė pėrgjegjėsi totale e maxhorancės dhe e qeverisė Berisha. Sė pari, kjo qeveri ėshtė e vonuar duke e sjellė kėtė proces nė 6 muajt e fundit para zgjedhjeve, debati se ju nuk e bėtė pėr tetė vjet nuk ėshtė aktual dhe ėshtė nė kontradiktė me premtimin e tyre pėr ta filluar kėtė proces nė vitin e parė tė qeverisjes. Sė dyti, ne i ndihmuam kur bėnė Kodin Zgjedhor, duke pranuar qė krahas kartės sė identitetit mund tė pėrdoret edhe pasaporta, sepse ata nė kėto 6 muaj duhet tė pajisnin me karta identiteti 3.2 milionė votues prezent nė listat e votuesve, ndėrkohė qė po ashtu si sot, ata deklaronin se i kishin tė gjithė mundėsitė e kapacitetet pėr mbi 3 milionė karta identiteti pėr 6 muaj (lexoni tė gjithė deklaratat e drejtuesve tė maxhorancės para hartimit tė kodit, pra para janarit 2009). Sė treti, qeveria erdhi nė janar 2009 pa asnjė program, plan dhe kalendar tė qartė veprimi pėr tė pajisur me karta identiteti vetėm rreth 1 milion votuesit pa pasaportė, por e filluan procesin vetėm nė Tiranė zhurmshėm e rrėmujshėm. Ndėrhymė dhe u bė vendimi i ri i qeverisė bazuar nė sugjerimet tona pėr tė pajisur me karta identiteti vetėm votuesit pa pasaportė. Procesi filloi, por pas pak kohėsh u vunė re dy dukuri i) tė gjithė kategoritė e pamundura financiarisht nuk po aplikonin dhe ii) akoma mė keq biznesmenė tė PD filluan tė blinin kuponė dhe tia jepnin falas militantėve tė PD, pra njė proces selektiv nė favor tė PD. Nė kėtė moment bėmė propozimin pėr heqjen e taksės sė votimit, pra pėr dhėnien e kartės falas pėr tė gjithė votuesit pa pasaportė dhe thjesht e jo me rimbursim tė shoqėruar mė kushte e detyrime e penallti nėse nuk aplikohet deri nė 28 qershor 2009. E sqarova gjatė kėtė ēėshtje se nuk ėshtė PS me propozimin e saj pėr karta falas pėr tė gjithė votuesit pa pasaportė qė ka penguar procesin por ka vetėm dy faktorė 1) mungesa e vullnetit tė kėsaj qeverie qė po shfaqet ēdo ditė e mė qartė dhe 2)paaftėsia e saj pėr tė realizuar detyra kaq komplekse e madhore. Nėse qeveria Berisha dėshton nė procesin e pėrgatitjeve tė zgjedhjeve tė lira ė tė ndershme, pra nė realizimin e objektivit mė tė madh me tė cilin lidhen edhe imazhi i vendit pas anėtarėsimit nė NATO dhe ecuria mė tej e procesit tė integrimit nė BE, atėherė PS dhe e gjithė opozita pas njė analize tė thellė e tė pėrgjegjshme do tė duhet tė formulojė njė qėndrim politik, qė besoj ėshtė standard pėr kėto raste.
Para njė procesi problematik zgjedhor tė kontestuar pėr standarde tė cenuara tė njė vendi tė NATO-s, PS do tė preferonte shtyrjen e zgjedhjeve deri nė pėrgatitjen e infrastrukturės zgjedhore, apo miratimin e ndonjė dispozite kalimtare nė Kod pėr votim edhe me certifikatė apo leje drejtimi automjeti?
Aktualisht, pėrsėris vetėm qėndrimin publik. Nuk mė lejohet tė jem hipotetik aq mė tepėr qė vazhdoj tė besoj se ka ende kohe qė kushtet teknike tė sigurojnė pajisjen e tė gjithė votuesve pa pasaportė me karta identiteti. Pėr momentin qėndrimi i PS ėshtė me 3-JO: 1) Jo zgjedhje pa karta e pa pasaportė. 2) Jo manipulim tė rezultatit tė zgjedhjeve dhe ndryshim tė fitores sė PS pėrmes kartave tė identitetit apo listat tė votuesve 3) Jo shtyrje tė zgjedhjeve pas afatit kushtetues.
Mendoni se shtyrja e zgjedhjeve, mė shumė plotėsimit tė standardit tė zgjedhjeve do ti interesonte maxhorancės pėr pėrfundimin e atyre veprave infrastrukturore nė proces, tė cilat rrezikojnė tė mos pėrurohen deri nė qershor dhe si do tė veprojė PS?
Nuk mė intereson analiza e PD. Kjo ēėshtje ėshtė shfaqur edhe gjatė hartimit tė Kodit Zgjedhor dhe ne kemi ngulur kėmbė tek formulimi pėr caktimin e datės sė zgjedhjeve, qė ėshtė sot nė Kushtetutė dhe nė kodin zgjedhor. Dhe mbi kėtė bazė ėshtė caktuar data e zgjedhjeve mė 28 qershor 2009. Ēdo shtyrje e zgjedhjeve do tė kėrkonte njė trajtim kushtetues tė komplikuar. Por pėrsėris, kjo nuk ėshtė nė axhendėn e PS. Ripėrsėris qėndrimin e PS qė kam shkruar edhe dy herė tė tjera mė lart, qėndrimin me 3-JO.
panorama
PS hedh hapin e dyte drejt bojkotimit te zgjedhjeve.
Hapi i pare ishte paralajmerimi permes konferencave te shytpit e prej sot nisi faza e dyte e skenarit, pra largimi nga parlamenti.
Sikur Berisha t'ua dergoje dere me dere kartat e identitetit dhe falas, perseri PS eshte e vendosur ne realizimin e skenarit te saj, bojkotitmit te zgjedhjeve!
Pse perdor PS kete skenar?
- sepse ajo nuk mundet dot ti fitoje keto zgjedhje, nga shkaku i arritjeve te qeverisjes se PD-se,
- sepse ata perpiqen te luajne me karten e vitit 1996, sepse ne zgjedhjet e kaluara nuk ju piu uje karta e vitit 1997,
- sepse nuk ka rruge tjeter per te shmangur deshtimin e Rames,
- sepse nuk kane se c'ti ofrojne publikut shqiptar,
Permes bojkotit ata synojne te gjunjezojne Berishen dhe mundesisht ta largojne ate nga qeverisja para zgjedhjeve, ne menyre qe zgjedhjet te behen ne kushtet e nje qeverisje teknike e te pranuar nga te gjitha palet, si e vetmja mundesi per t'u rikhtyer ne pushtet permes manipulimit.
Tiranė: Opozita largohet nga Parlamenti pėr kartat e identitetit
Ilirian Agolli, Tiranė
Zėri i Amerikės
16-04-2009
Deputetėt e Partisė Socialiste tė opozitės u larguan sot nga seanca plenare e parlamentit nė shenjė proteste ndaj shkeljeve dhe vėshtirėsive qė, sipas tyre, po kalon procesi i prodhimit dhe shpėrndarjes sė kartave tė identitetit. Pėrfaqėsues tė deputetėve socialistė deklaruan se vendimet e qeverisė pėr kartat e identitetit po e ngatėrrojnė procesin dhe se ata kėrkojnė qė kartat tė jepen falas.
Kryetarja e grupit parlamentar te Partisė Socialiste, Valentina Leskaj, tha se zgjedhjet e qershorit janė nė rrezik nga mėnyra se si po ecėn procesi i kartave, ndaj edhe deputetėt socialistė largohen nga parlamenti derisa kjo tė zgjidhet.
Duke shkelur tė drejtėn e votės ju po prishni zgjedhjet. - iu drejtua zonja Leskaj deputetėve tė shumicės demokrate. - Ndaj dua qė tu them se nuk ka zgjedhje pa zgjidhur kėtė problem. Ne kėrkojmė qė tė hiqni taksėn e votės, (ēmimin e kartės), hiqni barriera qė pengojnė qytetarėt tė ushtrojnė tė drejtėn e votės. Pėrsa kohė qė kėto tė dyja do tė zgjidhen, natyrisht qė ne do tė dalim nga parlamenti, - tha zonja Leskaj.
Ndėrsa deputetėt socialistė po dilnin nga salla, ministri i brendshėm, Bujar Nishani, deklaroi se procesi i pajisjes sė qytetarėve me karta identiteti po ecėn normalisht brenda tė gjitha parashikimeve kohore dhe parametrave teknikė.
Deri sot tė gjitha komunat dhe bashkitė e vendit kanė nė dispozicion kapacitete tė plota dhe puna pėr aplikimin nga ana e qytetarėve vazhdon normalisht. Deri tė martėn kanė aplikuar nė shkallė vendi mė shumė se gjysmė milioni qytetarė shqiptarė pėr letėrnjoftimet elektronike. Janė 512 mijė qytetarė, tė cilėt pavarėsisht pėrpjekjeve tė opozitės pėr ta dekurajuar kėtė proces, janė paraqitur pranė zyrave tė aplikimit dhe kanė realizuar kėtė proces. Nga kėto, janė prodhuar mbi 400 mijė letėrnjotime elektronike, qė tashmė janė prodhuar dhe po tėrhiqen gradualisht nga qytetarėt pranė zyrave tė gjendjes civile ēdo ditė, - tha zoti Nishani.
Pajisja e qytetarėve me karta identiteti ėshtė vendosur nė qendėr tė debateve politike. Ecuria e kėtij procesi po pėrcillet me komente kontradiktore nga pozita dhe opozita, tė cilat po pėrballen politikisht edhe pėr kėtė temė, ndonėse ėshtė fjala pėr njė procdurė teknike qė tashmė ka filluar.
Opozita pergatitet qe ne fillim te majit te nise nga protestat, permes se cilave do te synoje te terheqe vemendjen e opinionit publik, qe te mos marre pjese ne zgjedhje, duke perdorur si pretekst kartat e identitetit.
Islami: PS, thirrje njerezve te pergatiten per te shpetuar demokracine me
rrezistence paqesore
Thursday, 16 April 2009
Kryeministri nuk do tė mund tė kontrollojė rezultatin e zgjedhjeve duke e kthyer nė farsė provimin e madh tė 28 Qershorit. Nuk mund tė ketė zgjedhje po qe se edhe njė shqiptar nuk arrin tė votojė pėr shkak tė taksės sė votės. PSSH u bėn thirrje njerėzve tė pėrgatiten shpirtėrisht pėr tė shpėtuar demokracinė nė rrezik me rrezistencė paqėsore.
Askush tė mos vonojė tė aplikojė nėse e pėrballon taksėn e votės.
Asnjė masė serioze nuk ėshtė marrė dhe asnjė veprim i pėrgjegjshėm nuk ėshtė kryer nga ana e qeverisė lidhur mė pajisjen e votuesve me karta identiteti.
Por, fatkeqėsisht mė duhet tė deklaroj me keqardhje se:
Sot mė 16 prill, pas mė shumė se tre muaj nga dita e fillimit, rrjeti i stacioneve tė aplikimit ėshtė ende i pashtrirė plotėsisht dhe nė shumė komuna stacionet e aplikimit nuk janė funksionale;
Ritmet e aplikimeve kanė rėnė ndjeshėm dhe mbeten larg mundėsive teknike e premtimeve pėr rreth 100 mijė aplikime nė javė;
Komisioni ad hoc kuvendor ėshtė paralizuar nga paaftėsia e qeverisė pėr tė dhėnė nė kohė informacion dhe mungesa e vullnetit pėr njė proces transparent.
Dhe sė fundi pėr cudi Kompania Aleat, pėrmes njė shkrese nuk ka pranuar tė japė informacion direkt dhe tė degjohet nė Komisionin ad hoc tė Kuvendit, ndėrkohė qė ėshtė njė kompani koncensionare qė kryen njė shėrbim publik.
Mbi kėtė bazė PSSH vlerėson se:
kapacitetet teknike tė aplikimit nė fillim tė javės sė adhshme do tė ezuaroheshin plotėsisht;
dhe pėr rrjedhojė pajisja me karta identiteti e votuesve pa pasaporta do tė rezultonte e komprementuar dhe e dėshtuar.
Me deklaratėn e fundit, dhe Vendimin e djeshėm tė KM; Kryeministri ka pranuar pėrfundimisht gabimin e vendosjes sė taksės sė votės por nuk ka marrė asnjė masė pėr heqjen e saj dhe nuk ka ofruar zgjidhjen e pėrshtatshme.
Zgjidhja e dhėnė prej tij rezulton e cunguar, e komplikuar, konfuze dhe e pazbatueshme, pra, qė vazhdon tė mbajė peng procesin e pajisjes me karta identiteti tė votuesve pa pasaportė.
PSSH vlerėson se per shkak tė paaftėsisė deri mė sot, por mesa duket edhe mungesės sė vullnetin tė qeverisė, problemi i pajisjes sė votuesve pa pasaportė mbetet i pazgjidhur dhe shumė mė i rrezikuar se asnjėherė tjetėr deri tani. Gjendja ėshtė alarmante.
Kėrkesa e pėrsėritur, e thjeshtė dhe e qartė PSSH ėshtė:
Tė hiqet taksa e votimit dhe Karta e Identitetit pėr votuesit pa pasaportė tė trajtohet si mjet identifikimi vetėm pėr votimin nė 28 Qershor 2009.
Nga ana tjetėr qeveria duhet tė gjejė zgjidhjet e pėrshtashme nė pėrdorimin e saj pėr tė gjithė shėrbimet e tjera pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme.
Nėse situata nuk ndryshon PSSH do tė pėrshkallėzojė shprehjen e refuzimit ndaj kėtij procesi tanimė qėllimisht tė dėshtuar e tė komprementuar nga qeveria.
Nėse Sali Berisha mendon se mund tė kontrollojė rezultatin e zgjedhjeve duke kthyer nė farsė provimin e madh tė 28 Qershorit PSSH deklaron se nuk mund tė ketė zgjedhje po qe se edhe njė shqiptar nuk arrin tė votojė pėr shkak tė taksės sė votės.
PSSH me kėtė rast u bėn thirrje njerzve tė pėrgatiten shpirtėrisht pėr tė shpėtuar demokracinė nė rrezik me rrezistencė paqėsore.
Askush tė mos vonojė tė aplikojė nėse e pėrballon taksėn e votės.
Por, nga ana tjetėr gjithkush qė nuk e paguan dot kėtė taksė tė turpshme pėr shkak tė varfėrisė duhet tė dijė se PSSH do tė rrezistojė me tė gjithė mjetet demokratike pėr tė garantuar lirinė dhe ndershmėrinė e zgjedhjeve.
Nuk mund tė ketė zgjedhje tė lira e tė ndershme dhe nė pėrputhje me standartet demokratike pa zgjidhje tė kėsaj nyje qė po mbyt zgjedhjet.
ps.al
Krijoni Kontakt