Close
Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 125
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk ka asnje shans qe te majtet te fitojne zgjedhjet e ardhshme dhe merita per kete i takon punes qe qeverise Berisha ne keto 4 vjetet e fundit dhe arritjet e padiskutueshme te saj te cilat njihen si nga shqiptaret edhe nga te huajt. Pra Berisha shkon ne keto zgjedhje me i sigurt se ne cdo zgjedhje te tjera te mbajtura ne keto 2 dekada per fitore, dhe fitorja mund te jete e bujshme.

    Dilema e Rames dhe Metes, dueli i tyre, nuk behet per te fituar zgjedhjet por per te fituar flamurin e se majtes: kush eshte zeri i pare i polifonise se majte, Rama apo Meta? Edvin Rama eshte i vetedijshem qe kriza dhe ndarjet qe pesoi PS pas largimit te Nanos dhe ngritjes se tij ne krye te Partise eshte hic asgje pas furtunes qe njerezit rreth tij i kane pergatitur diten pas zgjedhjeve, kur PS nen lidershipin e tij te dali e humbur ne keto zgjedhje. Keto jane zgjedhjet e para parlamentare ne te cilat Rama drejton Partine Socialiste, ky eshte testi i pare i madh i suksesit/deshtimit te lidershipit te Rames ne PS. Pra preokupimi kryesor i Rames eshte qe korriku i 2009 ta gjeje ende ne krye te PS dhe jo ne rruge si nje socialist/deputet i thjeshte.

    Ilir Meta perben sfiden me te madhe per Ramen, pasi Meta nuk e ka fshehur aspak ambicien qe te zgjeroje elektoratin e partise se tij ne kurriz te elektoratit te zhgenjyer te PS. Sipas Metes, nese LSI rrit perqindjen e elektoratit nga zgjedhjet e kaluara dhe numri i votave te PS ulet nga zgjedhjet e kaluara, ky do te jete nje sukses i madh per te. Pas zgjedhjeve Meta do te behet nje borizan i mire per tu thene shqiptareve: PS po vdes, LSI eshte qendra e se majtes. Elektorati yne po shtohet elektorati i PS po ulet.

    Nese rezultati i zgjedhjeve nuk do te reflektoje mire as per Ramen e as per Meten, lufta per kreun e se majtes do te ndizet fort dhe te gjithe te larguarit nga PS do te mundohen te kapin majen e saj.

    As Rama dhe as Meta nuk kane per ti bojkotuar zgjedhjet pasi Berisha ua ka lidhur edhe kembet edhe duart. Ua ka lidhur kembet me kodin e ri zgjedhor qe aprovuan ne kuvend se bashku me mirekuptim. Ua ka lidhur duart me entuziazmin e fushates se pajisjes se gjithe shqiptareve me karte identiteti brenda 6 mujorin e pare te 2009. Te shkosh te votosh ne votime me nje karte identiteti ne dore do te jete risia e madhe e ketyre zgjedhjeve qe do te bejne me transparent e te besueshem procesin dhe rezultatet zgjedhore.

    Albo

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    I nderuar Albo,

    Jeni shumė optimist pėr ecurinė dhe rezultatin e zgjedhjeve tė sivjeme nė Shqipėri.

    Dhashtė zoti tė jetė ashtu siē e keni thėnė e parashikuar Ju,por do tė ishte mirė,nese keni nė dorė apo ēasje nė ndonjė sondazh kredibėl,tė na shpalosni edhe neve nė FSH.
    Pėrndryshe,jeni njeriu qė deri mė tash e ka thenė me sigurinė mė tė madhe lajmin pėr fitoren e mundėshme tė djathės nė kėto zgjedhje tepėr tė rėndėsishme pėr rrjedhėn e reformave nė Shqipėri.
    Nuk e fsheh entuziazmin tim pėr kėtė parashikim,edhe pėr faktin se njė e djathtė e fortė nė Shqipėri,ndoshta do ta ringjallte kėtė frymė edhe nė Daradani,ku pėr momentin as qė bėhet fjalė pėr konsolidim tė krahut tė djathtė,demokratik e kombėtar.

    Shnet,
    Guri

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    ja cthot gazeta shqip:

    Veliaj, dhuratė pėr Obamėn: "Guximi pėr tė shpresuar"

    Kreu i lėvizjes politike G99 merr pjesė nė ceremoninė e programuar nė SHBA

    ...do t‘i dhurojnė Presidentit Barak Obama librin e tij nė shqip "Guximi pėr tė shpresuar"[/B] .

    Armiqėsia e mikut tė Ramės, Arthur J. Finkelstein, me ēiftin Klinton rresikon mbėshtetjen amerikane pėr socialistėt.



    Homoseksuali drejtues i fushatės sė socialistėve, dy libra kundėr ēiftit Klinton

    Edi Rama prej disa ditėsh ėshtė duke u ndjerė nė vėshtirėsi pėrpara situatės sė re tė krijuar nė politikėn ndėrkombėtare me ndryshimin e raporteve pas ardhjes nė pushtet tė demokratėve. Me ardhjen nė pushtet tė Obamės, socialistėt menduan se tashmė do tė kenė pėrkrahjen maksimale nga SHBA, pėr arsye se njė nga sponsorėt mė tė rėndėsishėm tė presidentit amerikan ėshtė George Soros i cili sponsorizon edhe karrierėn politike tė Edi Ramės. Nė fakt, gjatė gjithė periudhės kur Obama kurorėzoi fitoren e tij deri nė kurorėzimin e fronit para tre ditėsh, socialistėt me Edi Ramėn nė krye patėn njė ngritje adrenaline tė cilėn e mediatizuan nė pėrmjet mediave tė tyre, tė cilat nuk lanė rast pa nxjerrė Edi Ramėn si produkt tė politikės demokrate me erėn Obama. Edi Rama arriti deri nė atė pikė sa deklaroi se amerikanėt u ndanė nga politika e vjetėr duke pėrbuzur paraardhėsin e Obamės, George W. Bush.

    Sė bashku me kamikazin e tij tė bindur dhe tė pėrulur Edi Rama nuk la moment pa i bėrė reklamė vetes nėn emrin e Obamės. Por, ditėn e kurorėzimit tė fronit euforia Rama u shua dhe bashkė me euforinė Rama u shua dhe euforia Veliaj i cili trumbetoi para mediave se do i dhuronte presidentit Obama librin e pėrkthyer nė shqip me financimin e ambasadės amerikane. Gjithė demagogjia mediatike e ngritur me aq mund u shemb brenda natės sė hipjes nė fronin e presidentit tė Obamės. Edi Rama nuk ishte nė gjendje tė shkonte nė Capitol, Erion Veliaj pati fatin e keq tė mos dhuronte librin dhe pėr mė shumė ishte nė njė pozicion pėr tė ardhur keq midis 2.5 milionė amerikanėve. Deficenca e lejfenit Veliaj prodhoi zhgėnjimin Rama. Shqiptarėt panė me sytė e tyre se fushata mediatike Rama pėr miqėsi me Obamėn, ishte njė fiasko dhe kryesocialisti i shqiptarėve ngeli lakuriq si mbreti me rrobaqepėsit. Kulmi i dėshpėrimit Rama u pasqyrua me karshillėkun qė ky i fundit i bėri inaugurimit tė presidentit Obama duke dalė nė emisionin “Pesė pyetje nga Babaramo” pėr tė sqaruar strategjitė e tij politike tashmė tė dėshtuara. Atė ditė as ai dhe as formacioni politik PS nuk e pėrshėndetėn Obamėn, pėr tu kujtuar njė ditė mė pas kur gazeta SOT e bėri evident kėtė fakt para lexuesve tė saj. Tė nesėrmen, nėpėrmjet njė konference pėr shtyp nė mėnyrė tė sforcuar Edi Rama nuk la fjalė lavdėruese nė drejtim tė presidentit tė SHBA, duke treguar veten se ėshtė njė politikan i dėshtuar dhe pa horizont. Pakėnaqėsia e Ramės ndaj Obamės nė fakt nuk ka tė bėjė me Obamėn. Pozicionimi i Ramės varet nga pozicionimi i Soros me stafin e ri nė presidencėn e re. Pavarėsisht faktit qė Soros ka financuar pėr fushatėn Obama, nga tė gjithė shikohet qartė se Obama nuk ėshtė i vetėm nė kėtė presidencė. Nuk ėshtė mė Obama lojtari i kėsaj loje. Tashmė njė pjesė e dirigjencės sė shtetit amerikan ėshtė nė duart e ēiftit Klinton, i cili ka nė duart e tij thuajse gjithė stafin qė ka zėnė vendet nė qeverisjen e re. Tashmė tė gjithė e dinė se kush ėshtė ekipi qė ka bėrė fushatėn e Edi Ramės nė zgjedhjet e viti 2007. Arthur J. Finkelstein drejtuesi hebreo-amerikan i fushatės elektorale tė Ramės ėshtė armiku i deklaruar i familjes Klinton. Arthur J. Finkelstein ka shkruar dy libra kundėr familjes Klinton duke shfaqur hapur armiqėsinė e tij ndaj ēiftit mė tė suksesshėm tė botės. Armiqėsia e tyre u shfaq dukshėm edhe nė ceremoninė e inaugurimit tė presidencės Obama, ku ēifti Klinton refuzoi nė mėnyrė tė prerė tė komunikonte me Arthur J. Finkelstein, duke treguar se midis tyre nuk ka ura komunikimi.

    Edi Rama duke ditur se pozicionimi i miqve tė tij homoseksualė, nuk ėshtė ai i duhuri, gjendet nė vėshtirėsi nė aspektin e pėrkrahjes amerikane, pėrkrahje qė politikanėt shqiptarė e konsiderojnė si pėrkrahjen e Jezu Krishtit. Barometri politik i mbėshtetjes amerikane tashmė ėshtė nė pikat mė tė ulėta pėr kryesocialistin Rama. Fitorja e Obamės duket se nuk ishte ajo qė priste Edi Rama me grupimin e tij tė lejfenistėve. Sulmet e djeshme tė Sokol Ballės dhe Erion Velisė pėr shpenzimet e ēiftit Klinton nė emisioni Top Story, treguan qartė se dėshpėrimi nė kampin Rama ėshtė tejet i madh. Ndėrkohė qė nėse vėmė re me kujdes nė emision e VOA, tė nesėrmen kurorėzimit tė Obamės mungonin intervista e njerėzve tė Ramės, kryetares sė grupit Parlamentar Socialist Valentina Leskaj dhe Erion Veliaj. Rama dhe Veliaj nuk munguan tė dalin nė ditėt e konventės sė demokratėve, por qė munguan ditėn e kurorėzimit tė Obamės nė fronin e presidentit. Qeveria e re amerikane shumė shpejt ka pėr tė pėrcaktuar prioritetet e saj nė Shqipėri. Kjo gjė do tė vihet re nė momentin kur ambasada amerikane do tė ketė nė krye tė saj njė ambasador tė ri, i cili do tė pėrcaktojė rregullat e reja tė lojės. Ambasadori Uidhers e pėrcaktoi qartė qėndrimin e tij pro Ramės, duke u kthyer shpeshherė nė zėdhėnės tė tij. Duke qenė personazh i diskretituar edhe nė rastin e trafikut tė Gėrdecit, ky ambasador tregoi se ka qenė njė nga ambasadorėt mė tė dėshtuar nė historinė e diplomatėve amerikanė nė Shqipėri.


    Kush ėshtė Arthur J. Finkelstein

    Nė 8 prill 2005 gazeta “Neė York Times”, botoi lajmin sensacional se drejtuesi hebreo-amerikan i fushatės sė tashme elektorale tė Edi Ramės, Arthur J. Finkelstein, i cili ka krijuar dhe drejton njė kompani publiciteti me emrin “Arthur J. Finkelstein and Associates” para katėr muajsh, pra nė dhjetor 2004, ishte martuar nė mėnyrė sekrete me mashkullin me tė cilin bashkėjetonte, gjė tė cilėn Finkelstein e pranoi publikisht. Dhe rasti i z. Finkelstein ėshtė shembull edhe se nė Perėndim kėto gjėra tolerohen vetėm kur njeriu nuk ėshtė i lidhur me ēėshtjet publike, posaēėrisht politikėn, pasi me tė pranuar kėtė gjė, z. Finkelstein, i cili deri atėherė pati drejtuar fushatat elektorale tė shumė politikanėve tė njohur nė SHBA-tė dhe nė Izrael, u bė njė person i padėshiruar pėr politikanėt e shquar.




    http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=3553:armiqesia-e-arthur-j-finkelstein-mikut-te-rames-me-ciftin-klinton-rrezikon-mbeshtetjen-amerikane-per-socialistet&catid=34olitike&Itemid=60
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 23-01-2009 mė 14:33

  4. #14

    Opozita tė mos bėhet qesharake, Edi Rama tė aplikojė publikisht

    POLITIKĖ

    “Opozita tė mos bėhet qesharake, Edi Rama tė aplikojė publikisht”

    23-01-2009 / Leonard Quku


    Zėvendėskryeministri Genc Pollo, akuzon opozitėn pėr abuzimet pėr vite me radhė me kartat e identitetit

    TIRANE – Zėvendėskryeministri Genc Pollo, i ka kujtuar dje dėshtimin PS-ės, nė tentativėn e saj tė dėshtuar pėr vite me radhė, pėr pajisjen e shqiptarėve me karta identiteti, ndėrsa ka ftuar kreun e PS-ės, Edi Rama qė tė aplikojė publikisht pėr marrjen e kuponit tė pajisjes me kartė identiteti.
    “Pėr vite me radhė PS-ja dėshtoi nė pajisjen e shtetasve shqiptarė me karta identiteti. Edhe atėherė kur u duk se e realizoi kėtė proces, ndryshoi Kodin Zgjedhor, sepse karta e identitetit qė u shpėrndanė disa vite mė parė, nuk ishin aspak cilėsore. “Nuk ėshtė nevoja tani qė tė bėhet edhe mė qesharake opozita me akuza tė tilla dhe tė fyejė njerėzit pa pikė arsye. Unė do tė kėshilloja, ndoshta nuk ėshtė detyra ime ta bėj, por do guxoja ta bėja kėtė, qė vetė Edi Rama, nė mėnyrė publike, tė ftojė kamerat qė i ka pėr zemėr ta bėjė kėtė proces aplikimi duke i dhėnė mesazhin dhe votuesve tė PS, por dhe publikut, se ky ėshtė njė proces qė duhet kryer. Nė qoftė se ai nuk e bėn pėr arsyet e veta, le tė delegojė dikė, a Taulantin apo nje deputet tjetėr”, deklaroi Zėvendėskryeministri Pollo.
    Sipas Pollos, qeveria vlerėson procesin e shpėrndarjes sė kartave tė identitetit, ku pėrmes gjenerimit automatik pajis ēdo shtetas me numrin e identifikimit; ashtu si nė ēdo shtet modern.
    Zėvendėskryeministri Genc Pollo, deklaroi dje midis tė tjerave nė kuvend, se shpėrndarja e kartave tė identitetit ėshtė njė realitet tashmė me tė cilin pėrballemi.
    Pollo theksoi se Ministria e Brendshme do tė njoftojė pėr eliminimin e dublikatave dhe mbi kėtė bazė do tė dalin lista zgjedhore tė sakta.
    “Ka qenė bashkėpunimi i kryetarėve tė komunave dhe bashkive, njė pjesė e mirė e tyre socialiste, pėr tė realizuar kėtė proces me saktėsi dhe besueshmėri dhe reagimi i kėtyre komunave dhe bashkive socialiste ėshtė njė model shumė i mirė, qė duhet ndjekur dhe nga partia nė qendėr. Ka mėnyra tė tjera pėr tė bėrė tė sigurt qė ky kontingjent zgjedhėsish tė pajisen deri nė qershor tė kėtij viti; pasi edhe shtrirja jashtė Tiranės e aplikimeve do fillojė shumė shpejt. Njoftoj qė, kryesorja nuk janė komunat dhe qytetet e vogla. Sfida mė e madhe pėr koncesionarin dhe pėr e zyrat e gjendjes civile, Ministria e Brendshme e bashkitė pėrkatėse, janė qytetet e mėdha. Ėshtė Tirana, ku ka filluar tė shumėfishohen dhe forcat e aplikimit dhe sė shpejti do vijohet me Durrėsin,Vlorėn, Shkodrėn me Elbasanin dhe me Korēėn. Do ishte shumė mirė qė komisioni parlamentar ad hoc me pėrfaqėsues dhe nga opozita tė bėnte vizita tė tilla, tė komunikonte me zyrtarėt tanė, tė vizitonte Zyrat e Gjendjes Civile, tė fliste me kryetarė bashkie dhe minibashkie tė shikonte vetė Qendrėn e Personalizimit tė menaxhuar nga Koncesionari franko-amerikan ndoshta tė vizitojė dhe Hamburgun nė Gjermani ku prodhohet pasaporta apo Holandėn ku prodhohet letėrnjoftimi sepse vėrtet po tė shkojnė vetė atje do tė mėsojnė nga ekspertė neutralė objektivė se dokumentet tona janė mė tė mirat qė ka Evropa, jo se ne jemi detyrimisht mė tė mirėt por sepse kemi fatin qė aplikojmė teknologjinė mė tė fundit dhe kemi dokumentet mė tė mira sot pėr sot. Jam i sigurt qė kjo pėrshėndetet nga gjithė qytetarėt e kėtij vendi, dhe shpresoj dhe nga opozitarėt e kėtij vendi gjithashtu, tė ndodhė njė gjė e tillė. Mė mirė vonė se kurrė”, tha zėvendėskryeministri Pollo.
    Zėvendėskryeministri iu referua edhe propozimin e partisė Socialiste, pėr njė komision ad-hoc pėr tė ndjekur shpėrndarjen e letėrnjoftimeve, ēka u pėrsėrit dhe dje dhe nga deputetėt socialistė nė Kuvend. Ai theksoi se kjo tashmė ėshtė miratuar nga mazhoranca pasi ēdo masė qė ngjall besimin te ky proces, ēdo masė qė pėrfshin nė mėnyrėn e duhur edhe opozitėn, duhet ndėrmarrė.
    “Por ky propozim i PS, mendoj qė kėtė parti e sjell nė kohėn reale tė ēėshtjes sė Regjistrit Kombėtar tė Gjendjes Civile, tė numrit tė identitetit pėr ēdo qytetar, tė dokumenteve personale qė rrjedhin prej tij si letėrnjoftimet, pasaportat apo dokumente tė tjerė listat e zgjedhėsve, data-base institucioneve tė tjera qė do tė koordinohen me kėtė data-base qendrore tė shtetit, qė ėshtė Regjistri Kombėtar i Gjendjes Civile dhe qė pėr herė tė parė organizohet nė kėtė mėnyrė unike dhe elektronike”, tha Pollo.
    Gjithashtu Pollo solli nė vėmendje edhe paaftėsinė e qeverisė socialiste, pasi gjatė 8 viteve nuk qe nė gjendje tė nisė procesin e prodhimit tė kartave tė identitetit, por pėrkundrazi, humbje fondesh dhe fiktivitet e institucioneve pėrgjegjėse.

    55

  5. #15
    Zgjedhjet, tok me vendin, jane ne rrezik

    Letėr publike drejtuar kryetarit tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, zotit Edi Rama

    Mustafa Nano

    Ndėrsa po bie kambana e zgjedhjeve parlamentare, politika shqiptare po bėn atė qė ka ditur tė bėjė pėrherė nė prag zgjedhjesh nė harkun e tetėmbėdhjetė viteve tė fundit: tė bėjė diskutime pa bukė mbi listat e zgjedhėsve, mbi emrat e kėtyre tė fundit qė fanepsen dy herė nė regjistrin kombėtar, mbi hartimin elektronik tė regjistrit vetė, mbi kartat e identitetit, mbi komisionet zgjedhore nė qendėr e nė bazė, mbi Kolegjin Zgjedhor, e mbi procedura tė tjera nė funksion tė mbarėvajtjes sė zgjedhjeve. Keni pasur katėr vjet nė dispozicion, keni pasur premtimin e Kryeministrit aktual pėrpara se tė bėhet (e menjėherė pasi u bė) Kryeministėr, keni pasur "ngenė" opozitare pėr t‘u marrė nė mėnyrė tė posaēme me kėtė ēėshtje, keni pasur presionin e mbėshtetjen e nevojshme tė opinionit publik lidhur me kėtė gjė, keni pasur nė pjesėn mė tė madhe tė kohės dhe mbėshtetjen e mirėkuptimin e diplomatėve tė huaj nė Tiranė, e tė gjitha kėto do tė kishin mjaftuar qė tė hynim nė fushatėn elektorale tė pritshme me njė strukturė e infrastrukturė tė kopsitur elektorale. Por jo, s‘qenka e thėnė. Katėr muaj pėrpara zgjedhjeve, ne jemi duke zhvilluar diatribėn parazgjedhore, e cila nuk bėn gjė tjetėr, veēse i merr kohė kohės qė shtrėngon. Dhe kur dara e kohės shtrėngon, vetė koha nuk ėshtė aleat i opozitės suaj e opozitės sonė; pėrkundrazi, ėshtė aleat i mjeshtrit tė madh. Cili ėshtė mjeshtri i madh? E kush tjetėr? Ai qė e vonoi, dhe e vonoi, dhe e vonoi pa fund kėtė proces pėr tė ardhur nė kėtė moment, kur koha shtrėngon e kur tė gjithė ne, ndėrsa kėrkojmė kohė pėr tė bėrė gjėrat e mbetura pa bėrė, zbulojmė se dhe ajo na vidhet prej Sali Berishės. Ky ėshtė mjeshtri, pra.

    Deri mė tani, ju keni ndjekur lojėn e tij dhe anasjelltas, ai ka ndjekur lojėn tuaj. Sigurisht, Berisha ka marrė pėrfitimet e veta, siē janė neni pėr ndryshimin e Kushtetutės qė redukton fuqinė e kryetarit tė shtetit nė tė mirė tė kryetarit tė qeverisė, Kodi Elektoral, ligji mbi dosjet, etj., etj., por ju e keni pasur justifikimin tė hazėrtė. "Pikėrisht aty ku ai ka pėrfituar, kam pėrfituar dhe unė, nė mos ca mė shumė se sa ai" - thoni ju. E bėn vaki tė keni tė drejtė (po injoroj nė kėtė mes faktin qė, gjithė kėto ndėrhyrje tė forta tė maskuara e tė shitura pėr reforma, janė bėrė larg syve tė opinionit publik e pa asnjė debat politik; po bėj njė analizė amorale tė lojės suaj). Por pėr ēfarė ju lipsen kėto "fitore"? Sigurisht, ju lipsen veē nėse vini nė pushtet. Hm, dhe ja ku jemi, ku puna nuk ėshtė se hesapet i keni bėrė pa hanxhiun (pėrkundrazi, veē me hanxhiun i keni bėrė), por ku hanxhiu, nė mos jua ka hedhur, me siguri do t‘jua hedhė. Po e teproj e po ia fus kuturĆŗ? Ah, sa i lumtur do tė isha po ta teproja e po t‘ia fusja kuturĆŗ! Por faktet flasin ndryshe.

    Sali Berisha po futet nė zgjedhje ose me institucione tė vetat, ose me institucione tė trembura e tė zbythura. Po flitet qė njė numėr anėtarėsh tė Gjykatės Kushtetuese po bėhen gati tė japin dorėheqjen, pėrpara se ligji i miratuar pėr t‘i penalizuar ata tė publikohet nė Fletoren Zyrtare. Sulmi ndaj tyre ka filluar, dhe nė ditėt nė vijim do tė pėrshkallėzohet. Pėr pasojė, anėtarėt "e sėmurė" tė kėsaj gjykate, kush prej frikės, kush prej turpit tė dosjes, kush prej ndonjė premtimi nė kėmbim tė dorėheqjes, e kush prej militantizmit politik, do tė largohen njė e nga njė. E pėrse duhet tė rezistojnė nė fund tė fundit? Ai nuk di tė ndalet pėrpara asgjėje dhe nė kėtė kuptim - besojnė ata - nė mos me hir, ka pėr t‘i hequr me pahir. Ja, me Gjykatėn e Lartė u bė ē‘deshi ai, e pėr kėtė arsye nuk ėshtė mėkat tė mendohet se kjo gjykatė, edhe po tė mos jetė nė duart e tij, ėshtė e terrorizuar prej tij. Andej nga Prokuroria u hoq njė gur themeli, e pritet tė hiqen gurė tė tjerė. Andej nga Gjykatat e Shkallės sė Parė e tė Dytė punėt ecin vetė, bash ashtu si do Saliu: Nė mėnyrėn mė tekanjoze, shorti i hedh patatet e nxehta, d.m.th ēėshtjet penale qė kanė tė bėjnė o me familjarė tė Berishės, o me bashkėpunėtorė e sekserė tė tij, nė duar gjyqtarėsh me back-ground tė qartė politik (nuk mė shkon mendja tė paragjykoj vendimet e marra. Thjesht po bėj njė konstatim); por edhe sikur tė kishin njė back-ground tjetėr, do t‘u dridheshin leqet e kėmbėve nė kėtė klimė kontrolli e presioni mbi institucionet. Pikėrisht nė kėtė klimė, madje edhe nė njė klimė mė tė frikshme akoma, do tė punojė edhe Kolegji Zgjedhor i sapozgjedhur. Kjo ėshtė e para gjė. Dhe kėsaj gjėje, ju nuk keni ē‘t‘i bėni, zoti Rama. Tanimė ėshtė vonė, tepėr vonė. Por edhe po tė mos ishte vonė, ju prapėseprapė nuk do tė bėnit ndonjė gjė tė madhe. Kam pėrshtypjen, se nuk ėshtė nė stilin e nė fuqinė tuaj t‘u jepni zemėr apo t‘u shtini frikėn institucioneve, qė nuk kanė tė bėjnė me ju. E pėr kėtė, nuk ju bėj me faj. Por ju bėj me faj amĆ”, qė e latė Sali Berishėn tė arrinte deri kėtu, sa t‘u kallte datėn tė gjithėve. E ka rrezik tė vijė momenti tė na kallė datėn edhe juve, edhe mua.

    E dyta gjė: Ai ka nė dorė krejt policinė. Dhe kjo qė them nuk ėshtė metaforė. Ėshtė fakt. Arma e policisė ėshtė njė armė besnike e Saliut. Herė pas here ka bėrė njė numėr rokadash (kėshtu i quajnė gazetarėt e kronikės sė zezė) nė zinxhirin e komandave tė Ministrisė sė Rendit e tė Policisė sė Shtetit, dhe qėllimi asnjėherė nuk ka qenė pėrmirėsimi i rendit publik; pėrkundrazi, ka qenė krijimi i njė establishment-i policor tė mbushur me njerėz qė i ngjajnė shefit tė tyre mustaqelli e qė frymėzohen prej shefit tė tyre tė madh pa mustaqe. Frymėzohen pėr ēfarė? Pėr tė qenė gardianė tė ligjit e tė rendit? Jo, zotėri! Pėr tė qenė ose vjedhės votash, ose gardianė tė vjedhjes sė votave. Dihet pra se ē‘rol mund tė luajnė kėta njerėz me uniformė para, gjatė e pas procesit zgjedhor, nė mėnyrė qė ky i fundit tė prodhojė atė rezultat qė do Kryeministri. Pėrveē kėsaj, kjo lloj policie mund tė shėrbejė edhe si mbrojtėse apo motivuese e grupeve kriminale tė lidhura me pushtetin. Unė personalisht ndihem i pambrojtur nė kėto rrethana. Qysh sot ndihem i pambrojtur. Djegia e makinės sė Mero Bazes mė ka ligėshtuar sa s‘ka ku tė shkojė (e keni vėnė re qė Kryeministri ngushėlloi ditėt e fundit familjen e njė gazetareje jo shumė tė njohur pėr publikun, ngaqė kjo e fundit humbi jetėn pėr shkaqe qė s‘kanė tė bėjnė me profesionin - dhe mirė bėri! - por nuk tha asnjė fjalė kur Mero Bazes ia bėnė makinėn shkrumb e hi?). Pėrfytyroni pak se si mund tė ndihen nė kėto rrethana mijėra tė tjerė, tė cilėt, nė ndryshim nga unė e nga Mero, nuk kanė "famė e emėr" qė mund t‘i mbrojė sadopak.

    E treta: Kjo loja me kartat e identitetit fsheh gjėra rrezikzeza nė dėm tė zgjedhjeve tė lira e tė ndershme. Tanimė nuk ka mė kohė pėr ta kontrolluar procesin e prodhimit e tė shpėrndarjes sė kėtyre kartave. E vetmja gjė pėr t‘u bėrė ėshtė tė bėhet ē‘ėshtė e mundur pėr tė minimizuar dėmin. Dhe mund tė fillohet me njė gjė shumė tė thjeshtė, zoti Rama: Bashkėpunimi me Berishėn pėr ēėshtje jo elektorale ėshtė njė pesė me hiē. Nuk kam fuqi tė kuptoj gatishmėrinė tuaj pėr tė ndjekur edhe sot e kėsaj dite mazhorancėn nė ca lėvizje lunatike e surreale, siē ėshtė ajo e gjoja aplikimit pėr statusin e kandidatit pėr nė BE. Njė lėvizje, qė po tė bėhej para disa muajsh, d.m.th kur e kėrkuat ju vetė, nuk do tė ishte dobare e paragjykuar, por e bėrė pikėrisht tani tė ngjan me njė lėvizje kot mė kot, qė ndėrmerret sa pėr tė krijuar njė zhurmė e sa pėr t‘i bėrė berishianėt tė rrahin gjoksin pėr "arritjen" (ē‘arritje zeza!). Ju e mbėshtetėt, megjithatė. Nė vendin tuaj, pa pasur asnjė frikė prej akuzės si sabotator i procesit tė anėtarėsimit nė BE, unė do t‘i thosha Berishės kėto fjalė: "Kam qenė gjithė kohėn konstruktiv. E kam bėrė kėtė, edhe pse e kam ditur se pėrballė ju kisha juve, dinak, mujshar e destruktiv. E kam bėrė gjithēka nė emėr tė stabilitetit politik nė kėtė vend, nė emėr tė krijimit tė njė imazhi tė mirė kombėtar nė sy tė komunitetit ndėrkombėtar, nė emėr tė mbjelljes sė njė kulture tė re opozitare dhe nė emėr tė mbarėvajtjes sė zgjedhjeve. Nuk jam penduar qė jam sjellė kėshtu, s‘ka gjė se nuk ia dola mbanė deri nė fund. Por tani ėshtė koha pėr t‘ju thėnė "mjaft". Jemi katėr muaj para zgjedhjeve, e kjo punė nuk ka asnjė kuptim. Ē‘ishte pėr t‘u bėrė ėshtė bėrė. Reformat, ashtu si dhe punė tė tjera tė rėndėsishme (fjala vjen, aplikimi nė BE) nuk i pėrkasin mė kėsaj mazhorance; ato na pėrkasin neve tė pakicės, qė pas disa muajsh do tė jemi shumicė".

    E dini se ē‘gjė tjetėr t‘ju sugjeroja? Pasi tė bėnit gati njė listė me kushte ndaj qeverisė nė funksion tė mbarėvajtjes sė zgjedhjeve, nuk do ishte keq t‘i drejtoheshit qeraxhiut nė pallatin kryeministror: "Zoti Kryeministėr! Kėto nuk janė teka, kėto janė kushte nė funksion tė mbarėvajtjes sė zgjedhjeve, tė cilat garantojnė barazinė nė njė garė tė rregullt e tė ndershme, e tė cilat do tė na afrojnė me BE-sė shumė mė tepėr e shumė mė shpejt se sa aplikimet fantomatike. Nėse nuk i plotėsoni kėto kushte, jeni i lirė tė futeni nė zgjedhje i vetėm".

    Zoti Rama! Sa mė sipėr po t‘i thotė qė qytetar i shqetėsuar i kėtij vendi, njė qytetar qė ca rrethanat, ca njė besim naiv nė magjinė e ndryshimit e ca njė shpresė hutaqe se punėt do tė venė pakėz mė ndryshe "nėn hyqmin e Edi Ramės", e kanė hedhur nė krahun tuaj nė kėto kohė tė vėshtira. Duhet tė bėjmė ēmos tė gjithė sė bashku pėr ta ndalur vjedhjen e votave, rrjedhimisht vjedhjen e pushtetit. Por nga ana tjetėr, kam frikė se po rrėshqasim ose drejt trazirave, ose drejt legjitimimit tė pafund tė pushtetit tė njė familjeje mafioze (e tillė ėshtė familja Berisha). Ja, mė thoni ju, a mos vallė ėshtė njė panik i kotė? A mos vallė jam hipokondriak? Mė jepni pak shpresė, ju lutem!


    shqip

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nuk ka asnje shans qe te majtet te fitojne zgjedhjet e ardhshme dhe merita per kete i takon punes qe qeverise Berisha ne keto 4 vjetet e fundit dhe arritjet e padiskutueshme te saj te cilat njihen si nga shqiptaret edhe nga te huajt. Pra Berisha shkon ne keto zgjedhje me i sigurt se ne cdo zgjedhje te tjera te mbajtura ne keto 2 dekada per fitore, dhe fitorja mund te jete e bujshme.

    Dilema e Rames dhe Metes, dueli i tyre, nuk behet per te fituar zgjedhjet por per te fituar flamurin e se majtes: kush eshte zeri i pare i polifonise se majte, Rama apo Meta? Edvin Rama eshte i vetedijshem qe kriza dhe ndarjet qe pesoi PS pas largimit te Nanos dhe ngritjes se tij ne krye te Partise eshte hic asgje pas furtunes qe njerezit rreth tij i kane pergatitur diten pas zgjedhjeve, kur PS nen lidershipin e tij te dali e humbur ne keto zgjedhje. Keto jane zgjedhjet e para parlamentare ne te cilat Rama drejton Partine Socialiste, ky eshte testi i pare i madh i suksesit/deshtimit te lidershipit te Rames ne PS. Pra preokupimi kryesor i Rames eshte qe korriku i 2009 ta gjeje ende ne krye te PS dhe jo ne rruge si nje socialist/deputet i thjeshte.

    Ilir Meta perben sfiden me te madhe per Ramen, pasi Meta nuk e ka fshehur aspak ambicien qe te zgjeroje elektoratin e partise se tij ne kurriz te elektoratit te zhgenjyer te PS. Sipas Metes, nese LSI rrit perqindjen e elektoratit nga zgjedhjet e kaluara dhe numri i votave te PS ulet nga zgjedhjet e kaluara, ky do te jete nje sukses i madh per te. Pas zgjedhjeve Meta do te behet nje borizan i mire per tu thene shqiptareve: PS po vdes, LSI eshte qendra e se majtes. Elektorati yne po shtohet elektorati i PS po ulet.

    Nese rezultati i zgjedhjeve nuk do te reflektoje mire as per Ramen e as per Meten, lufta per kreun e se majtes do te ndizet fort dhe te gjithe te larguarit nga PS do te mundohen te kapin majen e saj.

    As Rama dhe as Meta nuk kane per ti bojkotuar zgjedhjet pasi Berisha ua ka lidhur edhe kembet edhe duart. Ua ka lidhur kembet me kodin e ri zgjedhor qe aprovuan ne kuvend se bashku me mirekuptim. Ua ka lidhur duart me entuziazmin e fushates se pajisjes se gjithe shqiptareve me karte identiteti brenda 6 mujorin e pare te 2009. Te shkosh te votosh ne votime me nje karte identiteti ne dore do te jete risia e madhe e ketyre zgjedhjeve qe do te bejne me transparent e te besueshem procesin dhe rezultatet zgjedhore.

    Albo
    Albo,ne Afrike ka 30 vjet qe perdoret karta identiteti per votime.
    Nese duhet te jemi entuziaste qe nje shtet ne 2009 po pajis me dokumenta popullsine,na mori lumi.

    Une si nje qytetar i thjeshte qe shpesh shkoj ne vendin tim,nuk shoh keto ndryshime mega galaktike.
    Shoh qe portofolin tim,jo me milionat borxh te qeverise.
    Ti dhe une mund te flasim e te perkrahim njeren pale apo tjetren ne zgjedhje,por ngelin fjale.
    Ti paguan taksat ne vendin ku jeton,une gjithashtu.
    Borxhet qe mer qeveria i paguajne shqiptaret qe jetojne atje,i paguajne tregtaret,i paguajne qindra dyqane qe mbyllen se nuk paguajne dot taksat.
    Ti dhe une nuk japim asnje kontribut per keto taksa.Heqim vetem ate 10 € ne aereoport.
    Shqiptaret jetonin me mire para 5 vjetesh,me te varfer ne shifra,por me mire.
    Arritjet e nje shteti maten me graden e mireqenies qe ajo arrin per popullin.
    Nuk i intereson popullit sa eshte luftuar korrupsioni virtual,sa mijera km rruge jane shtruar,virtuale edhe keto.

    Po te besh nje xhiro ne dyqanet e te shikosh listat e ushqimeve,dalin rezultate shume te ndryshme nga ato qe trumbeton qeveria.
    Te jesh pragmatik ne keto kohe,eshte shume me mire se optimizmi i injektuar dhe i pabazuar.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #17
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Epo kur e shohin PS se nuk po mundet atehere zgjedhe rruge te ndryshme qe te destabilizoje gjendjen e te vi disi ne Pushtet
    Pa si tha Albo nuk do munden qe ti fitojne keto zgjedhje arsya dihet Kjo Qeveri po bene pune te shkelqyer ne keto kater vite te qeverisjes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga YlliRiaN : 25-01-2009 mė 15:13

  8. #18
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Epo kur e ndjen humbjen qe pa nisur gara, te priten gjunjet nje vit para.

    Kjo po ndodh edhe me opoziten. Perse ndodh keshtu? Sepse Opozita eshte e papergatitur per te hyre ne zgjedhjet e ardhshme. Opozita ka shume probleme brenda per brenda saj dhe ndjen humbjen qe tani. Edi Rama ishte personi i gabuar qe u zgjodh kryetar partie. Ashtu si dhe u zgjodh ashtu edhe do ike, sepse ne zgjedhjet e ardhshme eshte i humbur. Ai nuk diti te bashkoje te majten. Perdori Ilir Meten si mashe per te fituar zgjedhjet vendore, dhe sapo i fitoi ato, e flaku tutje bashkepunimin me te. Pastaj, zgjodhi bashkepunimin me Partine Demokratike per ndryshimet kushtetuese persa i perket Kodit Zgjedhor si dhe disa ndryshimeve te tjera ne kushtetute, pa u konsultuar me perpara me Ilir Meten dhe si pasoje tani po has ne kundershtimet e forta te Metes. Dihet qe LSI ka realisht nje elektorat goxha te madh dhe padyshim qe eshte forca e trete politike ne vend. Ilir Meta ka deklaruar hapur qe nuk do hyje ne zgjedhje me Edi Ramen per arsyet qe ai i ka bere publike, madje ka krijuar dhe koalicionin e tij me te cilin do te hyje ne zgjedhje. Dhe, ne kete menyre i bie qe votat e te majtes te perēahen. Kjo eshte ne disfavor te opozites, pasi tani, me sistemin e ri zgjedhor, ne rajonet e ndryshme, shpallen fituesit, dhe votat e partive qe nuk kane kaluar pragun per te fituar ne ate rajon zerohen.

    Gjithashtu, Edvin Rama ka ndjekur nje opoziteberje te gabuar. Ai qe ne fillim duhet te kishte hartuar nje program qeverises ku te tregonte se si do te zgjidhte me te vertete hallet e popullit e jo vetem te identifikonte ato, ashtu si po ben me ate turin e tij te famshem neper Shqiperi. Shqiptaret i dine shume mire problemet e tyre dhe nuk eshte nevoja t'ua kujtoje Rama me femijet e tij te partise. Shqiptaret duan te dine menyren se si hallet e tyre do te zgjidhen, dhe kete Rama nuk e ka bere. Rama, nuk ka bashkepunuar atehere kur duhet me qeverine dhe ka bashkepunuar atehere kur nuk duhej te bashkepunonte me te. Rama eshte mare me shume me familjen e kryeministrit te Shqiperise se sa me hartimin e nje programi te qenesishem qeveritar per te majten, nese kjo e fundit do te vinte ne pushtet. Gabimi tjeter qe ka bere ka qene dhe largimi i disa figurave te mirenjohura nga PS dhe afrimi i femijeve te bashkise ne strukturat drejtuese te partise.

    Te gjitha keto qe permenda me siper, jane shkaqet qe mund te ēojne (dhe besoj se do ta ēojne) PS ne humbjen e zgjedhjeve te radhes. Dhe, duke pare keto arsye, duke pare qe nuk ka me dhe kohe qe te ndreqe gabimet, tani del e ben shantazhe te kota.

    Sa per punen e zgjedhjeve, Berisha ka deklaruar publikisht, une pres propozimet e PS per zgjedhjet, dhe jam gati ti miratoj te gjitha propozimet e tyre. PS deri tani eshte mare me llogje te kota dhe nuk ka bere propozime konkrete per problemin e zgjedhjeve. Atehere, ēfare faji i ka Berisha?

    Sa per kritikat e BE. Kritika o ka mare PS per pergatitjen e zgjedhjeve o nuk ka mare kush tjeter ne Shqiperi. Per kete jemi te gjithe te vetedijshem. Mjaftoni te kujtoni rastin e Luan Rames, i cili u gjet nga banoret e zones se Klosit te Rrethit te Matit, me kutite e votimit ne zyren e tij, duke i mbushur me vota. Dhe, u desh nderhyrja e kandidatit te PD, avokatit te mirenjohur, Avni Shehu, ne menyre qe Rama te shpetonte pa u demtuar aty, i cili mori dhe postin duke manipuluar haptazi votat e matjaneve. Gjithashtu, ne nje fshat tjeter po te rrethit te Matit, i genjeu banoret me kartmonedha 50 mije lekeshe fallco. Mjafton te kujtosh keto idiotesi e hajdutlleqe per te kuptuar se si vidhte PS.

    Shqiperia mori ftesen ne NATO si rrjedhoje e reformave te medha qe ndermori Qeveria. Pra, Shqiperia ka mare shume vleresime nga nderkombetaret ne 3 vitet e qeverisjes se saj, dhe nuk ka mare vleresime te dhena ne konferenca shtypi, por keto vleresime jane verejtur ne nenshkrimin e MSA me te gjitha vendet e Europes, ēka i hap rruge pranimit te Shqiperise ne BE si dhe Ftesa per anetaresim ne NATO. Gjithashtu, ditet e fundit edhe FMN eshte larguar perfundimisht nga Shqiperia, pasi e ka pare te arsyeshme se Shqiperia mund ti zgjidhe problemet edhe pa ndihmen e ketij organizmi nderkombetar, duke e vene keshtu Shqiperine ne nje shkalle me te larte pergjegjesie.

    Te gjitha keto qe permenda me siper do te jene te dukshme edhe ne zgjedhjet e pergjithshme qe po afrojne dhe besoj se dhe do te paracaktojne fitimin e tyre nga e djathta.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    he he shume optimiste per fitoren e zgjedhjeve , Po mos harroni se ketu keni te beni me faren me te keqe te komunizmit. Keto komuniste jane ne gjendje te bejne cdo gje, te perdorin cdo mjet qe te mund te rikthehen ne pushtet.......Megjithate me pelqen optimizmi i Albos dhe te tjereve ketu .Nje gje duhet te kemi parasysh qe arma me e fuqishme e komunisteve eshte propaganda. Dhe ne kete drejtim ata jane shume perpara nga krahu tjeter. Kjo vihet re ketu ne forum, ne gazeta, ne televizione etj etj.......

  10. #20
    PS dhe aleatet e saj kane pergatitur skenarin paszgjedhor.

    Kesaj i paraprin anketimi i permuajshem nga Zogby i cili do te shpalle cdo muaj fituese PS dhe aleatet e saj dhe nese rezulton se ne fund te zgjedhjeve fitues do te jete PD dhe aleatet e saj, atehere PS do te drejtoje nje seri protestash permes se cilave do te kerkoje "rikthimin e votes se lire", " mosnjohjen nderkombetare te rezultateve" etj.

Faqja 2 prej 13 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu nen akuze, publikon postet e familjes
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 09-03-2011, 14:57
  2. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  3. Kontestimet e rezultatit tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 10-09-2005, 19:02
  4. Lajmi mė i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •